Home Blog Page 3619

Rakiq paralajmëron reciprocitet, shprehet i bindur se do të lejohet votimi më 3 prill

0

Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka paralajmëruar reciprocitet pas vendimit që të mos lejohet mbajtja në Kosovë e referendumit të Serbisë për ndryshime kushtetuese.

Qytetarët serbë të Kosovës po votojnë në referendumin e Serbisë në qytetet në Serbi si Kurshumli, Rashkë, Novi Pazar e Vranjë.

Në veri të Mitrovicës u tubuan sot rreth 100 qytetarë, ku bënë një manifestim, duke hedhur vota në një kuti votimi.

Aty ishte prezent edhe Rakiq.

Ai iu adresua mediave pas këtij manifestimi, që ka përfunduar pa ndonjë incident.

“Ne paralajmërojmë Prishtinën dhe komunitetin ndërkombëtar se vendimi për ndalimin e referendumit do të ketë pasoja të paparashikueshme që do të çojnë në vendosjen e reciprocitetit ndaj Prishtinës veri të Kosovës e M., në të gjitha fushat që Prishtina ua mohon serbëve”, ka thënë Rakiq, që është ministër i Komuniteteve dhe Kthimit në Qeverinë e Kosovës, raporton “Kossev”.

Ndërkohë ai ka thënë se është i bindur se do të lejohet votimi në Kosovë në zonat e banuara me shumicë serbe për zgjedhjet presidenciale në Serbi më 3 prill.

“Nëse Prishtina nuk e lejon më 3 prill mbajtjen e zgjedhjeve do ta shohë e dëgjojë se çfarë do të thotë reciprocitet. Ne presim dhe jemi të sigurt se do të mbahen zgjedhjet më 3 prill”, tha Rakiq.

Panik ndërsa Kosova ndalon mihjen e kriptovalutave për të kursyer energji

0

Për entuziastët e Bitcoinit në Kosovë që janë më të prirë për të rrezikuar, ka qenë një javë e mirë për të arritur marrëveshje për pajisje kompjuterike që mund të krijojnë, apo “mihin”, kriptovaluta.

Nga Facebooku e deri në Telegram, postimet e reja në grupet online të personave që merren me kriptovaluta në rajon u dominuan nga kosovarët që përpiqeshin të shisnin pajisjet e tyre për mihje – shpesh me çmime të ulëta.

“Ka shumë panik dhe po tentojnë t’i shesin apo t’i lëvizin ato në vendet fqinje”, thotë cryptoKapo, një investues i kriptovalutave dhe administrator i disa prej faqeve më të mëdha të komunitetit kripto në rajon.

Këto veprime vijnë pas një vendimi të marrë nga Qeveria e Kosovës në fund të vitit të kaluar për të ndaluar menjëherë prodhimin e kriptovalutave, si pjesë e masave emergjente energjetike.

Bitcoini dhe kriptovalutat tjera krijohen nga kompjuterë të fuqisë së lartë që konkurrojnë për të zgjidhur enigma komplekse matematikore në atë që është një proces shumë intensiv i energjisë, e që shpërblen njerëzit bazuar në sasinë e fuqisë kompjuterike që ata ofrojnë.

Nxitja për të hyrë në lojën e mihjes së kriptovalutave në Kosovë, një prej shteteve më të varfra të Evropës, është e qartë. Bitcoini aktualisht shitet me më tepër se 31.500 funte, ndërsa Kosova ka çmimet më të lira të energjisë në Evropë pjesërisht për shkak se 90 për qind e energjisë vjen nga prodhimi vendas, e që vjen nga djegia e rezervave të pasura të linjitit, një qymyr me cilësi të ulët.

Numri më i madh i personave që merren me mihje të kriptovalutave gjenden në veri të Kosovës, ku popullsia me shumicë serbe refuzon ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe rrjedhimisht nuk ka paguar energjinë elektrike për më tepër se dy dekada.

Ka para të mira për të fituar, veçanërisht kur nuk paguhet energjia elektrike. Numri i njerëzve që merret me prodhimin e kriptovalutave në Kosovë është rritur dukshëm gjatë viteve. Grupet si Albanian Crypto Amateurs në Facebook dhe Crypto Eagles në Telegram kanë shpërthyer me mijëra anëtarë të rinj, ndonëse është e paqartë se sa prej tyre merren me mihje të kriptovalutave, apo në çfarë shkalle merren.

Por, kohëve të mira duket se u ka ardhur fundi – së paku për tash – dhe zhvillimet në Kosovë vënë në pah një nga pyetjet e mëdha për të ardhmen e Bitcoinit dhe valutave tjera të tilla digjitale.

Llogaritjet e fundit nga Universiteti i Cambridget për indeksin e konsumit të energjisë elektrike të bitcoinit, tregon se në nivel global për mihje të bitcoinit konsumohen 125.96 terawatt në orë elektricitet gjatë vitit, duke shpenzuar më tepër energji se Norvegjia (122.2 TWh), Argjentina (121 TWh), Holanda (108.8 Twh) e Emiratet e Bashkuara Arabe (113.20 TWh).

Ndërkohë kosovarët ditët e fundit të vitit 2021 i kaluan në errësirë pasi faktorët vendas dhe ata ndërkombëtar u kombinuan për të shkaktuar mungesë të energjisë elektrike dhe reduktime nëpër vend. Në kulmin e krizës, një mbyllje e paparashikuar e njërës prej dy termocentraleve të vjetëruara bëri që Kosova të importonte rreth 40 për qind të energjisë së saj në treg ndërkonbëtar, ku çmimet janë rritur dukshëm, dhe Qeveria u detyrua të jepte një subvencion emergjent për të mbuluar shpenzimet.

“Ne kemi ndarë 20 milionë euro për subvencionim të energjisë, që ndoshta nuk do të jetë mjaftueshëm, dhe këto janë para të taksapaguesve tanë që do të subvencionojnë konsumin e energjisë. Nga ana tjetër kemi mihjet e kriptovalutave, që është një aktivitet që kërkon shumë energji elektrike e që nuk është i rregulluar”, tha ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Kosova nuk është e vetme që ka marrë një vendim të tillë. Shtatorin e kaluar, dhjetë rregullatorët më të fuqishëm në Kinë u zotuan për të shkatërruar atë që ishte industria më e madhe e mihjeve të kriptovalutave në botë në atë kohë.

Në Islandë, kompania nacionale e energjisë, Landsvirkjun, ka thënë se do të largojë personat që merren me prodhim të kriptovalutave, ndërsa vendi po përballet me mungesë të energjisë. Javën e kaluar, Komiteti i Energjisë në Kongres në SHBA ka njoftuar se do të mbajë seancë për këtë çështje. Mihësit e kriptovalutave në SHBA besojnë se janë konsumuesit më të madh të energjisë, pasuar nga ata në Kazakistan e Rusi.

“Është koha të kuptojnë dhe trajtojmë ndikimet e mëdha në energji dhe mjedis që ka në komunitetet tona dhe planet tona”, ka thënë kryetari i Komitetit, Frank Pallone dhe Dianna DeGette, që mbikëçyrë panelin.

Alex de Vries, një ekonomist me seli në paris, ka thënë se vlerësimet fillestare që do të botohen më vonë jëtë vit, janë se vetëm çereku i energjisë që përdoret nga mihësit është e ripërtritshme.

“Pyetja e vërtetë është: Çfarë po merrni në këmbim?”

Jason Deane, shef i analistëve të bitcoinit në “Quantum Economics”, ka thënë se përfitimet kanë qenë të shumta, nga fitimet e shpejta e deri te transaksionet falas, pa përdorur palë të treta.

Që kur autoritetet kosovare kanë marrë vendimin, Policia dhe Dogana në Kosovë ka filluar bastisjet e rregullta, duke sekuestruar qindra pajisje.

Derisa masa emergjente energjetike prej 60 ditëve mbetet në fuqi në Kosovë, rregulloret e reja që pritet të hyjnë në fuqi për kriptovaluta e po ashtu rritja e çmimeve të energjisë që pritet të ndodhë, e lënë të ardhmen të paqartë.

“Ka shumë njerëz që kanë investuar në pajisje për prodhim të kriptovalutave dhe nuk është investim i vogël. Njerëzit madje kanë marrë edhe hua për të investuar dhe ndikimi tash është mjaft i rëndë në jetët e tyre”, ka thënë cryptoKapo.

Në zonën 80 km/h Policia kapë në radar shoferin me rreth 200 km/h, më pas e gjobit me 300 euro

0

Policia e Kosovës ka gjobitur një vozotës i cili zhvilloi shpejtësinë maksinale 193 km/h.

Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 193 km/h (gjobitet me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik).

Policia e Kosovës vazhdon me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve ligjore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë.

 

Njësia Speciale vendoset në veri të vendit, autoblinda të shumta janë parë afër Zveçanit

0

Forca të shumta të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës janë parë sot në pjesën veriore të Kosovës.

Autoblindat e Njësisë Speciale janë parë tek sa janë vendosur afër Zveçanit, saktësisht rreth 6 kilometra nga baza e policisë në jug të Mitrovicës.

Pamje nga atje ka sjellë RTV Dukagjini, ku shihet se pjesëtarët e policisë janë duke e monitoruar situatën.

Kujtojmë se sot në orët e mëngjesit një grup i qytetarëve serb ishin tubuar për të kundërshtuar kështu moslejimin e mbajtjes së referendumit serb në Kosovë.

Policia ka deklaruar për Telegrafin se tubimi ka përfunduar pa incidente, derisa ka bërë të ditur se për në orën 12:00 është paralajmëruar mbajtja e një proteste tjetër.

Në këtë tubim prezent ishte edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, deputeti Igor Simiq, si dhe kryetarët e komunave veriore të vendi.

Rakiq tha se do të vendosin reciprocitet në veri të vendit nëse Qeveria e Kosovës nuk e lejon mbajtjen e zgjedhjeve serbe të 3 prillit.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës të shtunën (15 janar) kanë miratuar një rezolutë që shpreh kundërshtimin që në Kosovë të mbahen votime për një referendum të shtetit të Serbisë për ndryshime kushtetuese.

Sipas rezolutës, mbajtja e referendumit të Serbisë në Republikën e Kosovës, “cenon sovranitetin dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, është në kundërshtim me Kushtetutën, ligjet e Republikës së Kosovës, si dhe me normat e praktikat ndërkombëtare”.

Hajnat i hyjnë në shtëpi dhe i vjedhin stoli në Suharekë

0

Një burrë nga Suhareka ka raportuar në polici se person-a të panjohur me forcë kanë hapur derën e shtëpisë së tij.

Ai ka treguar se janë kontrolluar dhomat e shtëpisë dhe janë vjedhur stoli ari.

Derisa policia në raportin 24 orësh bënë të ditur se rasti është në hetime./klankosova/

Njësitë Speciale me autoblinda vendosen në rrugën për Leposaviq (Video)

0

Forcat policore të Kosovës me mjete të blinduara janë vendosur në rrugën Mitrovicë- Leposaviq.

Nga terreni, gazetarët e KALLXO.com raportojnë se njësitë speciale janë vendosur në vendin e njohur si “Dudi Kerrsh”.

Dje, institucionet e Kosovës kanë marrë vendim për të mos lejuar mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë.Përballë kësaj situate, autoritetet e Serbisë kanë vendosur që qytetarët serbë të Kosovës të votojnë në referendum në katër qytete në Serbi që janë më së afërmi me territorin e Kosovës.

Këto janë pamjet nga veriu i Kosovës:

https://www.youtube.com/watch?v=mLOHGv2UOdw&ab_channel=TVPrizreniOfficial

 

Ky është vendimi i fundit që mori Gjermania për Kosovë

0

Të gjitha vendet tjera të Ballkanit Perëndimor nga sot hyjnë në listën e shteteve me rrezik të lartë për përhapje të koronavirusit.
Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnjë-Hercegovina dhe Serbia nga e diela kategorizohen si shtete me rrezik të lartë për përhapje të koronavirusit për Gjermaninë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Robert Koch, vetëm Kosova bën përjashtim nga vendet e Ballkanit Perëndimor përbën vetëm Kosova.

DW raporton se zonat me rrezik të lartë janë vendet ose rajonet ku numri i të infektuarve gjatë shtatë ditëve të kaluara ka qenë mbi 100 për çdo 1000 banorë. Ky është kriteri kryesor, por ka edhe të tjerë, si shpejtësia e lartë e përhapjes, shkalla e shtrimit në spital ose shkalla e ulët e testimit

Policët, të rrezikuar në punë dhe pa sigurim jetësor dhe shëndetësor

0

Policët sulmohen dhe lëndohen në punë por trajtimin duhet ta bëjnë me para të veta. Kurse, gjykata dhe prokuroria nuk po veprojnë fuqishëm dhe me një dinamikë më të madhe ndaj sulmuesve.

Kështu ka thënë kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imri Zeqiri, sipas të cilit janë 21 policë të vrarë gjatë kryerjes së detyrave, qindra policë të lënduar, rreth 300 policë të sëmurë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare dhe policë me sëmundje kronike. E pikërisht për këtë, është jetik të bëhet sigurimi jetësor dhe shëndetësor.

“Shpresojë që së paku kjo qeveri do të bëje diçka, do të bëjë lëvizje që ky ligj të hyjë në agjendë dhe të përpilohet një ligj për sigurimin jetësor dhe shëndetësor. Është jashtëzakonisht i nevojshëm dhe i arsyeshëm, sidomos për Policinë e Kosovës, puna e tyre është shumë specifike dhe me një rrezikshmëri shumë të lartë edhe për jetën, edhe për shëndetin e tyre dhe kuptohet kur nuk kemi sigurim shëndetësor ku të mbështeten ata. Një polic i lënduar në detyrë, i sulmuar të gjitha shpenzimet për shërimin e tij i bart vet. 21 policë të vrarë gjatë kryerjes së detyrave, mandej kemi qindra policë të lënduar, mandej kemi diku rreth 300 policë që janë të sëmurë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, kemi diku 300 policë që kanë vdekur gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, kanë vdekur, nuk janë ma, kemi zyrtarë me sëmundje kronike dhe kjo është ajo arsyeja që është e domosdoshëm dhe jetik dhe në këtë drejtim i bëj apel qeverisë që këtë vit ta fut në agjendë sigurimin jetësor dhe shëndetësor për Policinë e Kosovës”, u shpreh Zeqiri.

Zeqiri thotë për KosovaPress, se policët po përballen me rreziqe të mëdha dhe për këtë kanë merituar të shpërblehen nga shteti.

“Unë mendoj që ky shpërblim i pagës, i një page ekuivalente ka qenë një kërkese mjaft modeste në krahasim me kërkesat e tjera. Kemi mbaj një takim zyrtar dhe gjatë takimit jemi dakordu për shumicën e kërkesave që i ka Policia e Kosovës, konkretisht sindikata jonë, sindikata e policisë. Ndër të tjera ka qenë edhe kërkesa për një shpërblim për fundvit për gjithë punonjësit. Neve kemi përcjell një kërkese me shkrim ministrit Sveçla dhe kemi informacione të sakta se ministri e ka përcjell kërkesën tonë në Ministrinë e Financave, por që as ai nuk ka marrë përgjigje e as ne nuk kemi marrë përgjigje. Dhe këtu ishte ai mllefi pse së paku nuk kemi marrë një përgjigje nga Qeveria me u arsyetu, cila është arsyeja që nuk është bërë kjo pagesë”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, Zeqiri shton se po akuzohen padrejtësisht në lidhje me trajtimin e rasteve dhunës në familje.

“Rasti në Llaushë të Skenderajt me keqardhje është që ka ndodh vrasja, mirëpo e them me qind për qind siguri pa fajin e policisë. Policia në rastin e tillë ka intervenu, i është përgjigjur rastit dhe i ka kryer të gjitha procedurat në kompetencat e policisë, bazuar në ligjin dhe autorizimet policore. Është marrë, është trajtu edhe viktima e rastit, është trajtuar edhe i dyshimti… Policia e Kosovës një person të ndaluar për intervistim ka të drejtë ta mbajë gjashtë orë, mbas gjashtë orëve është kompetencë e prokurorit nëse e dërgon në mbajtje për 48 orë, pa vendim të prokurorit nuk ka mundësi me e dorëzu dhe le ta dinë edhe opinioni që prokurori është ai që i udhëheq hetimet në të gjitha rastet, policia i kryen punët në bazë të urdhrave të prokurorit”, ka thënë ai.

Ai madje kërkon që të ketë dënime më të ashpra për sulmuesit ndaj policëve.

“Të gjithë kryerësit e veprës penale të dënohen sipas ligjit, as më shumë, as më pak dhe mendoj se do të ishte një parandalim për parandalimin e sulmeve ndaj zyrtarëve policorë. Përndryshe derisa ata kryerësit e këtyre veprave, sulmueset, të dyshuarit që sulmojnë Policinë e Kosovës nëse shkojnë me dënime më të buta apo të them të ketë aty tolerancë, atëherë ata veç po fuqizohen dhe sulmet ndaj Policisë së Kosovës nuk do të ndalen asnjëherë. Nuk po dua me akuzuar as prokurorinë, as gjykatën në atë aspektin se nuk po veprojnë fare, por mendoj se duhet të veprojnë më fuqishëm, me një dinamikë më të madhe dhe të zbatojnë ligjet që janë në fuqi dhe të gjithë ata që sulmojnë policinë të marrin dënimin”, u shpreh ai.

Të gjitha këto kërkesa, Zeqiri shprehet se do i paraqes në një takim me kryeministrin Albin Kurti.

Ndërkohë, njofton se që nga fillimi i pandemisë në Kosovë, janë infektuar 2210 zyrtarë policor dhe aktualisht janë 40 policë me COVID-19.

Serbet protestojnë në Veri kundër ndalimit të referendumit në Kosovë

0

Rreth 100 qytetarë serbë po protestojnë sot në veri të Mitrovicës, pas miratimit të rezolutës kundër mbajtjes së referendumit serb në territorin e Republikës së Kosovës.

Në mesin e protestuesve janë edhe ministri Goran Rakiq, deputeti Igor Simiq, si dhe kryetarët e komunave veriore të vendit. Ndërsa protestuesit mbajnë në duar pankarta me mbishkrimet “Serbët nga Kosova janë fuqishëm me shtetin e tyre Serbinë”, “Votoj për paqe jo për terror”, “Edhe serbët kanë të drejtat njerëzore”, dhe të ngjashme.

Për pak minuta pritet që para mediave të flas ministri për kthim dhe komunitete, Goran Rakiq.

Ata kanë vendosur një kuti votimi në qendër të qytetit si performancë, ku kanë votuar disa nga të pranishmit./KSP

Kryeministri Kurti paralajmëron veprime nëse ka referendum ilegal

0

Kryeministri Albin Kurti dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla kanë thënë se nuk do të mbahet referendumi i Serbisë në Kosovë as legalisht as ilegalisht. Kryeministri Kurti ka paralajmëruar veprime nëse mbahet referendumi ilegalisht.

Deklarata e përbashkët e kryeministrit Albin Kurti, presidentes Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarit Glauk Konjufca, kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në vendin tonë, duket se nuk ka bindur shtetin tonë fqinj të heqë dorë nga ky organizim.

Kjo pasi që në Mërdare, natën e mbrëmshme, Policia e Kosovës ndaloi dy kamionë që po fusnin material zgjedhor në vendin tonë. Si pasojë 6 persona fillimisht u arrestuan, e pastaj u kthyen për Serbi gjatë ditës.

E në rast se një përpjekje e tillë përsëritet apo në çfarëdo forme do të ketë tentim për tu mbajtur ilegalisht referendumi, Kosova është gati për të penguar këto veprime.

Këtë gjë e bëri të ditur kryeministri i vendit Albin Kurti, në një deklaratë për T7.

“Qëndrimi jonë është parimor, nuk është politik. Është qëndrim në mbrojtje të kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë në vendin tonë. Çfarëdo qëndrimi tjetër do të na vinte neve në një situatë ku ne shkelim ligjin, ne nuk respektojmë kushtetueshmërinë, andaj një qëndrim i tillë parimor nuk ka se si ndryshon”, tha Kurti, përcjell Reporteri.net.

Edhe vartësja e tij, zv/kryeministrja e kryediplomatja Donika Gërvalla. tha se referendumi nuk do të lejohet të mbahet, as legalisht e as ilegalisht.

“Nuk jemi të interesuar as të shkaktojmë tensione dhe as të shkaktojmë incidente. Është në interesin e përbashkët si të Serbisë ashtu edhe të tonin, që dita e nesërme të kalojë qetë”, tha Gërvalla.

Gërvalla shtoi se ka vetëm një mënyrë që në Kosovë mund të votohet gjatë së dieles, por tha se atë Serbia e refuzoi.

Ajo gjithashtu shtoi se raportet me shtetet e Qunitit dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbesin të shkëlqyera edhe përkundër refuzimit për mbajtjen e referendumit.

Gjatë ditës, Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën kundër referendumit të Serbisë në Kosovë me 76 vota pro dhe vetëm 1 abstenim, në një seancë të jashtëzakonshme.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort