Home Blog Page 3618

Aksident në Prishtinë, vetura futet në një lokal gastronomie

0

Një aksident ka ndodhur në “Rrugën C”, në kryeqytet.

Një qytetar ka dërguar në adresë KALLXO.com foto të cilat tregojnë se vetura ka përfunduar në lokal gastronomie.

Nuk dihet ende nëse ka pasur të lënduar ndërkaq KALLXO.com është në pritje të përgjigjes nga Policia e Kosovës.

Erdogan nesër viziton Tiranën, inauguron 524 apartamente të financuara nga qeveria turke

0

Të hënën, presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, do të nisë vizitën zyrtare në Shqipëri.

Erdogan do të mbërrijë në Tiranë rreth orës 09:00, ku do të pritet nga kryeministri Edi Rama në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Pas pritjes në aeroport, presidenti Turk do të niset drejt Laçit për të inauguruar 524 apartamente të financuara nga qeveria turke pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019.

Më vonë do të zhvillohet ceremonia e emërtimit të sheshit në Laç me emrin e Presidentit të Republikës së Turqisë, Erdogan.

Në orën 14:00, Erdogan do mbërrijë në Tiranë ku do të mbajë një konferencë të përbashkët për mediat me kryeministrin Rama.

Dy orë më vonë, Presidenti turk do të vizitojë Xhaminë e Et’hem Beut, e cila është restauruar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

Pas kësaj vizite, Erdogan do të mbajë një fjalë përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë në seancën e parë plenare të sesionit të dytë të legjislaturës së X-të.

771 raste të reja me koronavirus në Kosovë

0

Ministria e Shëndetësisë nnjfoton se në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 771 raste të reja pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është raportuar për ndonjë rast me fatalitet.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë testuar 6553 mostra.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 119 qytetarë, duke çuar numrin total të shëruarve në 158.651. Aktualisht janë 4489 raste aktive.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3064 doza të vaksinës anti-COVID. Në total janë administruar në Kosovë 1.716.223 doza të vaksinës. 796.031 qytetarë janë vaksinuar me dy doza, ndërsa janë dhënë deri më sot 32.414 doza përforcuese e 2.165 doza të treta të vaksinës anti-COVID.

Bashkë me rritjen e rasteve rritet edhe interesimi për vaksinim

0

Me rritjen e rasteve të COVID-19, qytetarë të shumtë janë drejtuar qendrave të vaksinimit për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese anti-covid, madje ata apelojnë që edhe tjerët të vaksinohen.

Mëngjesin e së dielës shihet një interesim i konsiderueshëm i qytetarëve për vaksinim.

Murteza Zautaj tregon është vaksinuar me dozën e tretë të vaksinës.

Po ashtu, ai shton se më përhapjen e valës së tretë të versionit Omicron, vaksinat nuk janë edhe shumë efektive, mirëpo siç thotë ai është një lloj lehtësimi nëse infektohesh.

“Kjo është doza e tretë e vaksinës. Tash është një problem rreth vaksinës, edhe këto teoritë konspirative, kjo vala e fundit e infektimeve i ka bërë qytetarët që në një far forme ta humbin besimin te efekti i vaksinës. Megjithatë për çdo eventualitet, për çdo mbrojtje duhet ta marrin edhe vaksinën e tretë. Tash vala e tretë e fundit në Evropë që është e ashpër ka treguar se vaksinat nuk janë tepër efektive në mbrojtjen e njerëzve, mirëpo megjithatë ofrohet një lloj lehtësimi nëse eventualisht infektohesh”, ka thënë ai.

Edhe qytetari Shyqri Dumani potencon se është vaksinuar me tri dozat e vaksinës, derisa apelon tek qytetarët për vaksinim.

“Po jam vaksinuar me të tri dozat. Gjithsesi apeli im është personal dhe apeloj tek të gjithë qytetarët e Kosovës dhe të tjerët që t’i marrin vaksinat dhe të vaksinohen në mënyrë që ta fitojmë luftën me këtë virus i cili e ka përfshirë tërë globin tokësorë. Kjo për momentin vaksinat janë opsioni i vetëm që na është ofruar nga ekspertët e mjekësisë, kështu që duhet që të gjithë qytetarët në bazë të preferncave të mjekut të vaksinohen në mënyrë që ta tejkalojmë këtë luftë”, ka shtuar ai.

Edhe Fiqrie Stublla-Muqolli, tha se tashmë është vaksinuar me tri doza të vaksinës.

“Po jam vaksinuar me dy doza përpara, kjo është doza përforcuese e treta me rradhe. Jo me gjithë dëshirë e kam për shëndetin tim edhe mendoj mirë jo vetëm për vete por edhe për të gjithë që duhet të vaksinohen. Jo të gjithëve u kisha propozu të vaksinohen sepse kjo është për të mirën e shëndetit tonë. Prandaj ju lutem të vaksinohet çdo kush sepse është për të mirën tonë”, ka përfunduar Stublla-Muqolli.

Përndryshe, dje është njoftuar se që nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.713.150 doza të vaksinës.

Deri më sot 795.476 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe deri dje janë dhënë 30.281 doza përforëcuese dhe 2.162 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Mustafa: Guximi për të kundërshtuar referendumin duhet të shoqërohet me guxim për të përmbyllur dialogun

0

Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e vlerëson plotësisht të drejtë vendimin e institucioneve të Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës.

Në një prononcim për Indeksonline, Mustafa thotë se guximi për të kundërshtuar referendumin e Serbisë duhet të shoqërohet edhe me guximin për të përmbyllur dialogun me Serbinë.

“Vendimi për të mos lejuar mbajtjen e referendumit të shtetit serb në Kosovë është plotësisht i drejtë. Sidomos kur kihet parasysh se Serbia akoma e mban Kosovën si pjesë të saj në preambulën e Kushtetutës serbe. Tjetër është fragjiliteti i marrëdhënieve dhe i bashkëpunimit me partnerët tanë, pa të cilët nuk mund të përmbyllet procesi i marrëveshjes për njohje reciproke me Serbinë. Për aq sa ne po vonohemi, Serbia po fiton terren në përkrahjen ndërkombëtare. Guximi për të kundërshtuar referendumin e Serbisë duhet të shoqërohet me guximin e institucioneve që e kanë votën më të madhe për të përmyllur dialogun”, ka thënë ish kreu i LDK-së për Indeksonline.

Më tutje, ai ka thënë se nëse kjo nuk ndodhë, atëherë Serbia do të krijojë probleme të vazhdueshme ashtu siç po paralajmëron.

Kujtojmë se sot në Serbi po mbahet referendumi për disa ndryshime kushtetuese në gjyqësor.

Serbët e Kosovës po udhëtojnë drejtë Serbisë për të marrë pjesë në këtë referendum.

Ndërsa në orët e hershme të mëngjesit një grup prej rreth 100 serbëve kanë kundërshtuar nëpërmjet një proteste në Veri, vendimin e Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e këtij referendumi në Kosovë.

Policia e arreston një person dhe i konfiskon mbi 5 kilogramë marihuanë

0

Policia i ka konfiskuar sot 5 kilogramë e 185 gramë marihuanë, në fshatin Llabjan të Gjilanit.

Ato janë gjetur në një veturë, në të cilën ishin dy persona, në momentin kur policia kishte tentuar t’i ndalonte ata nuk iu bindën urdhrit.

Kështu, kishin vazhduar të lëviznin, por më pas, vetura ishte ndalur dhe policia kishte arrestuar njërin nga të dyshuarit, tjetri kishte ikur.

“Personi i dyshuar tani më i arrestuar i është caktuar masa e ndalimit, përderisa edhe një person tjetër i dyshuar për rastin ndodhet në arrati dhe është në kërkim nga autoritetet policore”, thuhet në njoftimin e PK-së .

Tërmet në Greqi

0

Një tërmet me magnitudë 5.3 shkallë të Rihterit e ka goditur të dielën Greqinë.

Sipas webfaqes së specializuar sizmike, këto lëkundje të tokës janë shënuar përkatësisht në Detin Egje, derisa thellësia e këtij tërmeti ishte 10 km.

Ky tërmet i cili raportohet të ketë ndodhur në orën 11:48, ka goditur 137 km në juglindje të Selanikut dhe 35 km në lindje të Sykias në Greqi.

Greqia është goditur edhe nga disa tërmete tjera javën e kaluar, përkatësisht më 9 janar. Ai është ndier edhe në Kosovë.

Tërmeti, sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mediterane (EMSC), ndodhi 137 kilometra në drejtim të Shkupit.

Sipas informacioneve, dridhjet kanë prekur edhe Bosnjën, Malin e Zi, Shqipërinë e Bullgarinë.

Ndërkohë brenda minutave në vijim u regjistruan tre paslëkundje të tjera, 3.5 Rihter, 19 km në veriperëndim të Folorinës dhe në thellësi fokale 5 km, 3.5 Rihter në thellësi fokale 10 km dhe 4.1 Rihter gjithashtu në një thellësi 10 km.

Britania e Madhe synon heqjen e masave kufizuese kundër COVID-19

0

Qeveria e Britanisë së Madhe ka thënë të dielën (16 janar) se synon të largojë masat e fundit kufizues më vonë këtë muaj derisa vala e infeksionit me Omicron po bie.

Muajin e kaluar, Anglia kaloi te “Plani B” në lidhje me masat kufizuese duke vënë në fuqi sërish udhëzimet për punë nga shtëpia dhe kërkesat për pasaportë vaksinimi për të marrë pjesë në evente më të mëdha.

Qeveria do të largojë këto masa më 26 janar por obligimi për vendosjen e maskës mund të vazhdojë sipas raportimeve.

Ministri Oliver Doëden, bashkëkryetar i partisë konservatore të kryeministrit, Boris Johnson, tha se “shenjat ishin inkurajuese”.

“Ka qenë gjithmonë shpresa ime që do të kishim kufizimet e Planit B për periudhën më të shkurtër të mundshme,” tha ai në Sky Neës.

“Unë nuk kam asnjë dyshim llojin e ngarkesave që kjo i vendos mikpritjes, biznesit më të gjerë, shkollave dhe kështu me radhë dhe unë dua që ne t’i heqim qafe ato nëse mundemi”, tha ai.

Pasi u shfaq varianti Omicron, numri i rasteve ditore me COVID-19 në Britani arriti një rekord prej 200,000 infeksionesh në fillim të janarit, por tani ka rënë në më pak se gjysmën e tij.

Relaksimi i ardhshëm thuhet se do të jetë pjesë e planeve të Johnson për të rifituar postin e tij të kryeministrit ndërsa ai lufton me një mori akuzash për festat pavarësisht masave kufizuese, ose aferën “partygate” në Doëning Street.

Udhëheqësi i Partisë Laburiste të opozitës, Keir Starmer, ra dakord me nevojën për të hequr kufizimet “sa më shpejt të jetë e mundur” nëse shkencëtarët e qeverisë bien dakord, por vuri në dukje sfondin e skandalit politik.

“Unë dua që ato të hiqen sepse shkenca mjekësore thotë se ato duhet të hiqen, jo thjesht sepse kryeministri është në një rrëmujë të vërtetë dhe ai po përpiqet dëshpërimisht të dalë prej saj,” tha ai për BBC.

Shumë deputetë konservatorë janë të shqetësuar për raportet e thyerjes së rregullave në Doëning Street dhe tashmë e kishin paralajmëruar Johnson se nuk mund të llogarisë në mbështetjen e tyre për të zgjatur kufizimet kundër COVID-19.

Duke u përballur me mbështetësit e shqetësuar të konservatorëve, kryeministri kundërshtoi thirrjet e disa shkencëtarëve për të vendosur një bllokim të plotë në dhjetor dhe lejoi që ngjarjet sportive të vazhdojnë me turma në Angli.

Qeveritë e Skocisë dhe Uellsit vendosën ndalime për turmat e mëdha në ndeshjet sportive muajin e kaluar, por tani e kanë hequr atë rregull në kohë për turneun e rugbit të Gjashtë Kombeve që fillon muajin e ardhshëm.

Serbët nga Kosova nisen me autobusë për të votuar në Serbi

0

Afro dhjetë autobusë janë nisur nga Mitrovica e Veriut për në Serbi, ku qytetarët serbë të Kosovës do të votojnë në referendumin e Serbisë për ndryshime kushtetuese.

Qytetarët serbë të Kosovës, sipas një të marrë nga Komisioni Zgjedhor i Serbisë mund të votojnë në referendumin e Serbisë në qendrat e votimit në Kurshumli, Novi Pazar, Rashkë e Vranjë.

Më herët në Mitrovicën Veriore rreth 100 qytetarë kishin mbajtur një tubim simbolik, ku kishin bërë sikur po votojnë. Pas tubimit kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq ka paralajmëruar reciprocitet.

U paralajmërua një protestë tjetër për ora 12:00, por vetëm pak qytetarë u mblodhën.

Në Spitalin e Prizrenit po trajtohen 6 pacientë me Covid-19

0

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës dhe në spitalet e tjera të përgjithshme, aktualisht janë të shtrirë 72 pacientë, prej tyre 43 pacientë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 29 të tjerë post-Covid.

Sipas njoftimit thuhet se me oksigjeno-terapi janë 38 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë të shtrirë 3 pacient.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 10 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 23 pacientë post-covid, Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë.

Spitali i Gjakovës, 5 pacientë, Spitali i Pejës, 8 pacientë, Spitali i Prizrenit,6 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 6 pacientë dhe Spitali i Ferizajt, 3 pacientë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort