Home Blog Page 3617

Policët, të rrezikuar në punë dhe pa sigurim jetësor dhe shëndetësor

0

Policët sulmohen dhe lëndohen në punë por trajtimin duhet ta bëjnë me para të veta. Kurse, gjykata dhe prokuroria nuk po veprojnë fuqishëm dhe me një dinamikë më të madhe ndaj sulmuesve.

Kështu ka thënë kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imri Zeqiri, sipas të cilit janë 21 policë të vrarë gjatë kryerjes së detyrave, qindra policë të lënduar, rreth 300 policë të sëmurë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare dhe policë me sëmundje kronike. E pikërisht për këtë, është jetik të bëhet sigurimi jetësor dhe shëndetësor.

“Shpresojë që së paku kjo qeveri do të bëje diçka, do të bëjë lëvizje që ky ligj të hyjë në agjendë dhe të përpilohet një ligj për sigurimin jetësor dhe shëndetësor. Është jashtëzakonisht i nevojshëm dhe i arsyeshëm, sidomos për Policinë e Kosovës, puna e tyre është shumë specifike dhe me një rrezikshmëri shumë të lartë edhe për jetën, edhe për shëndetin e tyre dhe kuptohet kur nuk kemi sigurim shëndetësor ku të mbështeten ata. Një polic i lënduar në detyrë, i sulmuar të gjitha shpenzimet për shërimin e tij i bart vet. 21 policë të vrarë gjatë kryerjes së detyrave, mandej kemi qindra policë të lënduar, mandej kemi diku rreth 300 policë që janë të sëmurë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, kemi diku 300 policë që kanë vdekur gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, kanë vdekur, nuk janë ma, kemi zyrtarë me sëmundje kronike dhe kjo është ajo arsyeja që është e domosdoshëm dhe jetik dhe në këtë drejtim i bëj apel qeverisë që këtë vit ta fut në agjendë sigurimin jetësor dhe shëndetësor për Policinë e Kosovës”, u shpreh Zeqiri.

Zeqiri thotë për KosovaPress, se policët po përballen me rreziqe të mëdha dhe për këtë kanë merituar të shpërblehen nga shteti.

“Unë mendoj që ky shpërblim i pagës, i një page ekuivalente ka qenë një kërkese mjaft modeste në krahasim me kërkesat e tjera. Kemi mbaj një takim zyrtar dhe gjatë takimit jemi dakordu për shumicën e kërkesave që i ka Policia e Kosovës, konkretisht sindikata jonë, sindikata e policisë. Ndër të tjera ka qenë edhe kërkesa për një shpërblim për fundvit për gjithë punonjësit. Neve kemi përcjell një kërkese me shkrim ministrit Sveçla dhe kemi informacione të sakta se ministri e ka përcjell kërkesën tonë në Ministrinë e Financave, por që as ai nuk ka marrë përgjigje e as ne nuk kemi marrë përgjigje. Dhe këtu ishte ai mllefi pse së paku nuk kemi marrë një përgjigje nga Qeveria me u arsyetu, cila është arsyeja që nuk është bërë kjo pagesë”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, Zeqiri shton se po akuzohen padrejtësisht në lidhje me trajtimin e rasteve dhunës në familje.

“Rasti në Llaushë të Skenderajt me keqardhje është që ka ndodh vrasja, mirëpo e them me qind për qind siguri pa fajin e policisë. Policia në rastin e tillë ka intervenu, i është përgjigjur rastit dhe i ka kryer të gjitha procedurat në kompetencat e policisë, bazuar në ligjin dhe autorizimet policore. Është marrë, është trajtu edhe viktima e rastit, është trajtuar edhe i dyshimti… Policia e Kosovës një person të ndaluar për intervistim ka të drejtë ta mbajë gjashtë orë, mbas gjashtë orëve është kompetencë e prokurorit nëse e dërgon në mbajtje për 48 orë, pa vendim të prokurorit nuk ka mundësi me e dorëzu dhe le ta dinë edhe opinioni që prokurori është ai që i udhëheq hetimet në të gjitha rastet, policia i kryen punët në bazë të urdhrave të prokurorit”, ka thënë ai.

Ai madje kërkon që të ketë dënime më të ashpra për sulmuesit ndaj policëve.

“Të gjithë kryerësit e veprës penale të dënohen sipas ligjit, as më shumë, as më pak dhe mendoj se do të ishte një parandalim për parandalimin e sulmeve ndaj zyrtarëve policorë. Përndryshe derisa ata kryerësit e këtyre veprave, sulmueset, të dyshuarit që sulmojnë Policinë e Kosovës nëse shkojnë me dënime më të buta apo të them të ketë aty tolerancë, atëherë ata veç po fuqizohen dhe sulmet ndaj Policisë së Kosovës nuk do të ndalen asnjëherë. Nuk po dua me akuzuar as prokurorinë, as gjykatën në atë aspektin se nuk po veprojnë fare, por mendoj se duhet të veprojnë më fuqishëm, me një dinamikë më të madhe dhe të zbatojnë ligjet që janë në fuqi dhe të gjithë ata që sulmojnë policinë të marrin dënimin”, u shpreh ai.

Të gjitha këto kërkesa, Zeqiri shprehet se do i paraqes në një takim me kryeministrin Albin Kurti.

Ndërkohë, njofton se që nga fillimi i pandemisë në Kosovë, janë infektuar 2210 zyrtarë policor dhe aktualisht janë 40 policë me COVID-19. /Telegrafi/

Ofendoi dhe pengoi zyrtarët policor, arrestohet i dyshuari nga Suhareka

0

Një person është arrestuar në Suharekë, pasi që i njëjti ka ofenduar dhe penguar zyrtarët policorë.

“ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti i ka ofenduar verbalisht dhe ka penguar zyrtarët policor në kryerje të detyrës zyrtare”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prizren: Arrestohet gruaja që kanosi ish-bashkëshortin

0

Policia në Prizren njofton se dje e ka arrestuar një të dyshuar femër, shtetase e Shqipërisë, e cila raportohet që në korrik të vitit të kaluar e kishte kanosur ish-bashkëshortin e saj me të cilin ka bashkëjetuar.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Erdogan sot në Shqipëri, ky është orari i vizitave

0

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan sot do ta vizitoi Shqipërinë.

Pritja e tij do të bëhet në orën 09:25, ku është parashikuar edhe mbërritja e tij në aeroportin “Nënë Tereza”.

Me mbarimin e ceremonisë, Erdogan viziton në Laç një prej shtëpive të rindërtuara pas tërmetit të 21 nëntorit të vitit 2019 dhe aty parashikohet edhe dorëzimi i të gjitha banesave, investim direkt i Turqisë.

Duket se Laçi do ta nderojë presidentin turk, ku një shesh do të emërtohet tashmë “Recep Tayyip Erdogan”.

Vizita në Laç pason direk takimin me kryeministrin Edi Rama, në orën 13:00, ndërsa pas 2 orësh ata do ta nënshkruajnë disa marrëveshje, kryesisht me temë ekonomike dhe do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp. Në orën 16:00, Erdogan inauguron xhaminë e Et’hem Beut, shkruan A2CNN, transmeton Klankosova.tv.

Në fund, presidenti turk do të mbërrijë në Kuvendin e Shqipërisë, ku do të mbajë edhe fjalën përshëndetëse.

Ndërkaq, Policia e Shtetit, njofton qytetarët se aksi Milot-Vorë-Milot apo rrugët hyrëse dhe dalëse, nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 14:00, do të jetë i bllokuar për lëvizjen e kamionëve. Por do të ketë kufizimi edhe për kategoritë e tjera të automjeteve që përdorin rrugë dytësore për të qarkulluar në këtë orar, në këtë zonë.

Gjithashtu do të ndalohet lëvizja e mjeteve tek aksi mbikalimi i Laçit-Laç, në datën 17.01.2022, nga ora 08:30 deri në orën 12:30. Prej orës 08:30 deri në orën 10:00, do të ketë ndalim qarkullimi për automjetet, në segmentin rrugor Rinas-Vorë-Rinas.

Kufizime të lëvizjes do të ketë dhe për bizneset që ushtrojnë aktivitetin në aksin rrugor Vorë-Milot-Vorë, si dhe bllokime të lëvizjes së automjeteve në disa segmente rrugore në Tiranë, në orare të ndryshme.

Gati rregullorja e re e Kuvendit, do t’iu zbritet paga bazë deputetëve që mungojnë në seanca

0

Në këtë rregullore janë paraparë sanksionet financiare të deputetëve për mungesë në seanca. Pas përfundimit të draftit për rregulloren e re të punës së Kuvendit të Kosovës, pritet që i njëjti të shqyrtohet dhe miratohet në lexim të parë brenda këtij muaji.

Deri në këtë fazë të gjitha partitë politike janë shprehur pro miratimit.

Rregullorja e re e punës së Kuvendit do t’i përfshijë edhe sanksionet financiare për deputetët që nuk marrin pjesë në seanca plenare dhe nuk e lajmërojnë paraprakisht kryetarin e Kuvendit.

Nga KDI thonë se zgjedhjet lokale ndikuan në punën e Kuvendit të Kosovës, me ç’rast edhe u vonua procedimi i rregullores së re të Kuvendit.

‘Fillimisht ishte menduar që rregullorja të procedohet në sesionin pranverorë të vitit të kaluar, më pas u shty për atë vjeshtorë, por zgjedhjet lokale penguan dinamikën…Duket se këtë herë ka gatishmëri që të arrihen së paku 80 vota dhe rregullorja e re të kalojë në Kuvendin e Kosovës”, deklaroi Agnesa Haxhiu nga KDI.

Anëtari i LVV-së në grupin punues, Adnan Rrustemi pret që kjo rregullore gjatë këtij muaji të jetë në Kuvend për procedim dhe miratim.

“Rregullorja e re e Kuvendit, iu shërben të gjithëve. Gjithsesi pres që në janar rregullorja të jetë në shqyrtim dhe lexim të parë, pastaj në përputhje me procedurat që ka rregullorja e vjetër, të presim amandamentimet që sjellin deputetët”, deklaroi Rrustemi për RTV 21.

Anëtarët e PDK e LDK në grupet punuese nuk janë deklaruar nëse do të votojnë pro rregullores së re, derisa nga AAK kanë thënë se do ta votojnë këtë rregullore.

“Edhe kjo legjislaturë sikurse edhe ato paraprake janë vonuar në miratimin e rregullores. Në fakt rregullorja nuk është miratuar pasi LVV ishte kundër gjatë gjithë këtyre viteve. Ne jemi për dhe kemi marrë pjesë në hartimin e rregullores”, deklaroi Besnik Tahiri.

Rrustemi thotë se me rregullore parashihet edhe ndëshkimi i deputetëve nëse ata mungojnë në seanca pa lajmëruar paraprakisht Kryetarin e Kuvendit.

“Rregullorja e re adreson edhe çështjen e mospjesëmarrjes së deputetëve në seanca parlamentare. Natyrisht se është paraparë se ashtu siç marrin mëditje deputetët duke marrë pjesë në seanca, do të ndëshkohen financiarisht nga paga bazë deputetët që nuk marrin pjesë në seanca pa njoftuar paraprakisht Kryetarin e Kuvendit”, deklaroi Rrustemi.

Për këtë rregullore nevojitet vota e 2/3 së deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Kompanitë ‘online’ po i dëmtojnë bizneset e regjistruara në Kosovë

0

Ekonomia joformale është sfida kryesore, me të cilën përballet një kompani për prodhimin e produkteve natyrale higjienike në Kosovë.

Themeluesja e saj, Arbërore Riza, thotë se produkte të ngjashme, gati me të njëjtin emër, qarkullojnë po ashtu në treg.

Kjo, sipas saj, ka shkaktuar konfuzion te klientët, por edhe dëme financiare për kompaninë që udhëheq.

Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, kompania e Rizës është regjistruar në vitin 2018.

Sipas Rizës, kjo është kompania e parë e regjistruar me këtë markë.

“Gjatë pandemisë [COVID-19], pamë kompani me emër shumë të ngjashëm, ndryshim vetëm me një shkronjë. Dhe njerëzit, duke menduar se jemi ne, kanë filluar të marrin produkte të tjera [prej saj]. Me sa e di, kompania tjetër nuk funksionon si biznes; punon në kushte shtëpie… Kjo ka sjellë dëme të mëdha financiare, njëkohësisht është dëmtuar edhe emri kompanisë”, thotë Riza.

Kompania, për të cilën Riza pretendon se i ka bërë konkurrencë joligjore, nuk figuron e regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë, por është aktive në rrjetet sociale me shitje online.

Radio Evropa e Lirë e ka kontaktuar këtë biznes, por ai nuk i është përgjigjur.

Ekonomia joligjore apo “e fshehtë”, përfshin aktivitete, si: shmangie nga tatimi, mungesë regjistrimi, mosfiskalizim, kontrabandim i mallrave, e të tjera.

Në raportin e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të publikuar më 11 janar, thuhet se “niveli i lartë i ekonomisë joligjore në Kosovë ndikon negativisht në konkurrencën, kushtet e punës dhe madhësinë e firmës, duke kufizuar rritjen ekonomike”.

Kjo konkurrencë dëmton dhe dekurajon bizneset e formalizuara, thotë për Radion Evropa e Lirë Arian Zeka, shef ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane të Kosovës.

“Është me rëndësi që bizneset ta kuptojnë se kanë rol të rëndësishëm në luftimin e ekonomisë joformale, rrjedhimisht krijimin e kushteve të barabarta për veten e tyre, sidomos tatimpaguesit e rregullt. Të gjitha bizneset duhet t’i njoftojnë organet përgjegjëse të shtetit për ndonjë aktivitet ilegal ekonomik, që ndodh qoftë brenda sektorit të tyre, ose në ekonominë e përgjithshme të vendit”, thekson Zeka.

Sipas tij, ekonomia joligjore dëmton jo vetëm bizneset, por edhe buxhetin e shtetit.

Për këtë nevojitet angazhim më serioz nga Administrata Tatimore e Kosovës, duke i fuqizuar aktivitetet e brendshme të kontrollit tatimor, në mënyrë që të klasifikohen sektorët, ku mund të ketë shmangie më të madhe të tatimeve, thotë ai.

“Aktivitetet joformale ekonomike janë shumëdimensionale, natyrisht që ndikojnë me më pak të hyra në buxhetin e Kosovës edhe ashtu shumë të vogël. Kjo pamundëson edhe përmirësimin e shërbimeve publike dhe vonon realizimin e projekteve kapitale të vendit”, thotë Zeka për Radion Evropa e Lirë.

Drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, thotë se angazhimi kundër ekonomisë joligjore nuk mungon. Ai beson se ka një ulje të shkallës se ekonomisë joformale, por, siç thotë, jo në nivel të kënaqshëm.

“Në kompetencat tona kemi dy vegla; njëra përmes ngritjes vullnetare që të përmbushen obligime tatimore, dhe në anën tjetër përmes veglës së kontrollit dhe vlerësimit tatimor. Përmes këtyre veprimeve identifikojmë fillimisht rreziqet tatimore, pastaj edhe shmangien tatimore. Nëse i referohemi [vitit] 2021, atëherë rezulton se kemi identifikuar mbi 60 milionë euro të shmangies tatimore”, thotë Murtezaj për Radion Evropa e Lirë.

Në raportet ndërkombëtare vazhdimisht theksohet se ekonomia joligjore në Kosovë përbën më shumë se 30 për qind të Bruto Produktit Vendor(BPV), që, përkthyer në shifra, është rreth 1.8 miliard euro në vit.

Kosova nuk ka ndonjë mekanizëm që e mat nivelin e ekonomisë joligjore.

Me qëllim të luftimit të këtij aktiviteti, Qeveria e Kosovës, në programin e saj për vitet 2021-2025, ka thënë se do t’i fuqizojë kapacitetet e inspektorëve tatimorë, aftësitë hetimore, inteligjencën dhe koordinimin më të mirë ndërmjet institucioneve përgjegjëse për parandalimin dhe ndalimin e punës së padeklaruar.

Për të mbrojtur emrin e kompanisë dhe produktet e saj, Arbërore Riza është pajisur me markën tregtare.

“Tashmë kemi mbrojtur markën tregtare, emrin e kompanisë dhe logon tonë. Së shpejti do të ndërmarrim masa përmes rrugëve ligjore, për shkak të dëmit që i është bërë kompanisë sonë”, thotë Riza.

Marka e regjistruar tregtare i ofron mbrojtje ligjore pronarit të kompanisë, duke i siguruar të drejtën ekskluzive për ta përdorur atë, me qëllim identifikimin e mallrave ose shërbimeve, apo ta autorizojë dikë tjetër për ta përdorur atë në këmbim të pagesës.

Mbrojtja e markës tregtare zbatohet nga gjykata, e cila ka kompetencë për t’i bllokuar shkeljet e markave tregtare.

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

0

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

Në njoftim bëhet e ditur se mbledhja e Kryesisë së Kuvendit do të fillojë në orën 11:00.

“Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla  C-301, ora 11:00)”, thuhet në njoftim.

Në mbledhjen e Kryesisë pritet të caktohet mbajtja e seancës së radhës plenare të Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe, seanca e fundit që u mbajt në Kuvend ishte e jashtëzakonshme, ku u miratua rezoluta për të mos e lejuar mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë.

Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se temperaturat minimale gjatë 5 ditëve të ardhshme do të lëvizin ndërmjet -7 deri në -2, ndërsa ato maksimale, ndërmjet 2-6 gradë Celsius.

Sipas këtij instituti, gjatë të martës në disa vende mund të ketë edhe reshje, intensiteti i të cilave pritet të rritet nga dita e enjte.

Njoftimi i plotë:

Parashikimi i motit për pesë ditë (17 – 21 janar 2022)

Java fillon me mot kryesisht të ngjashëm. Të martën vende-vende ka mundësi të ketë reshje të dobëta. Reshje të intensitetit mesatar deri të lartë priten nga dita e enjte. Pas reshjeve do të ketë rënie të ndjeshme në vlerat e temperaturave minimale, por edhe maksimalet do të jenë tipike dimërore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7 m/s.

Aleksandar Vuçiq: Mbi 60 për qind i thanë “po” referendumit

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për media pas mbylljes së vendvotimeve (në ora 20:00) për referendumin për ndryshimin e Kushtetutës në fushën e drejtësisë tha se rreth 60 për qind e atyre që kanë marrë pjesë në votim kanë votuar “Po” në pyetjen se a janë për ndryshime kushtetuese.

“Në bazë të 97,02 për qind të qendrave të votimit të përpunuara, rezultatet janë – 60,48 për qind të qytetarëve që votojnë “po”, dhe 39,52 për qind qarkullon “jo”, ka thënë presidenti serb, përcjell Tanjug.

Pyetja e referendumit thotë: “A jeni për konfirmimin e Ligjit për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Serbisë?”, dhe qytetarët mund të rrethojnë “po” ose “jo”.

Të drejtë vote në referendum kishin mbi 6 milionë e 510 mijë votues.

Sipas autoriteteve serbe, në votim kanë marrë pjesë rreth 30 për qind e votuesve.

Ndryshimet kanë të bëjnë me mënyrën e zgjedhjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Është propozuar që Kushtetuta të ndryshohet në seksionet Gjykatat dhe Prokuroria Publike, si dhe në disa nene të tjera që rregullojnë gjyqësorin.

“Argumenti bazë për ndryshimin e Kushtetutës në fushën e drejtësisë është fakti se Kushtetuta aktuale i lë shumë hapësirë ndikimit të pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv në zgjedhjen e titullarëve të funksioneve gjyqësore”, thuhet në shpjegimin brenda propozimit të miratuar nga Qeveria e Serbisë.

Brenda këtij propozimi të miratuar vlerësohet se ky ndikim “mund të çojë në politizim të padëshiruar të gjyqësorit”.

Më 30 nëntor 2021, ministrja e Drejtësisë e Qeverisë së Serbisë, Maja Popoviq, sqaroi se politika përjashtohet nga zgjedhja e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Sipas ndryshimeve në Kushtetutë, këtë do ta vendosin dy organe të pavarura, të cilat duhet të konstituohen pas referendumit.

Gjyqtarët do të zgjidhen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, ndërkaq prokurorët nga Këshilli i Lartë i Prokurorëve.

Këshilli i Lartë Gjyqësor është një organ i pavarur, autonom, i cili tashmë ekziston, por me ndryshimet në Kushtetutë, anëtarët e tij do të rizgjidhen sipas një procedure të re.

Sipas njoftimeve të ministres Popoviq, Këshilli i Lartë Gjyqësor do të përbëhet nga gjashtë gjyqtarë të zgjedhur nga kolegët e tyre, katër anëtarë nga radhët e juristëve të shquar të zgjedhur me shumicën e dy të tretave të deputetëve të Kuvendit, si dhe nga kryetari i Gjykatës së Lartë, sipas pozitës.

Sipas Kushtetutës aktuale, të miratuar në vitin 2006, gjyqtarët janë zgjedhur nga deputetët në Kuvendin e Serbisë për të ashtuquajturin mandat provues trevjeçar, në mënyrë që më pas, Këshilli i Lartë Gjyqësor i zgjidhte për një mandat të përhershëm.

Kur bëhet fjalë për zgjedhjen e prokurorëve, ata do të zgjidhen nga Këshilli i Lartë i Prokurorëve, si një organ i pavarur që siguron dhe garanton pavarësinë e asaj dege të drejtësisë.

Këshilli i Lartë i Prokurorëve do të zëvendësojë Këshillin ekzistues të Prokurorëve të Shtetit.

Siç ka paralajmëruar ministrja Popoviq, nëse miratohen ndryshimet, pesë anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorëve do të zgjidhen nga prokurorët, katër do të zgjidhen nga Kuvendi me propozimin e komisionit kompetent dhe me shumicë prej dy të tretave, ndërkaq prokurori i Lartë Publik dhe ministri i Drejtësisë, janë anëtarë sipas pozitës.

Prokurorët deri më tani i janë propozuar Kuvendit nga Qeveria, e cila është pjesë e pushtetit ekzekutiv.

Procedura për zgjedhjen e zëvendësprokurorëve ishte e tillë që ata zgjidheshin në parlament për një mandat të parë (për tre vjet), pas së cilës Këshilli i Prokurorëve të Shtetit i zgjidhte me mandat të përhershëm.

Kjo, praktikisht, do të thotë se deputetët e Kuvendit, të cilët janë edhe anëtarë të partive politike, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë i zgjidhnin anëtarët e dy organeve gjyqësore, ndonëse Kushtetuta e Serbisë, në Nenin 4, parasheh ndarjen e pushtetit në legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor, kur rrjedhimisht “pushteti gjyqësor është i pavarur”.

Ministrja Popoviq ka deklaruar disa herë se ndryshimi i Kushtetutës në fushën e drejtësisë, do të jetë kusht për reformimin e mëtejmë të sistemit juridik, si dhe reforma më e rëndësishme në fushën e sundimit të ligjit.

 

Pas 22 vitesh, Kosova fillon menaxhimin e Brezovicës

0

Pas 22 vitesh, Kosova më në fund ka arritur që të fillojë menaxhimin e Brezovicës.

Teleferiku tashmë ka filluar të funksionojë, kështu duke u zgjidhur problemi i cili i solli humbje të mëdha bizneseve atje.

Indeksonline ka siguruar një biletë teleferiku bashkë me kuponin fiskal, ku shihet që në menaxhim tashmë e ka Republika e Kosovës.

Më parë kjo qendër u menaxhua nga strukturat paralele serbe, ku edhe të gjitha shërbimet janë kryer pa ndonjë kupon fiskal./Indeksonline/

 

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort