Home Blog Page 3616

Hyseni për referendumin: Qyqarllëk i Kurtit e Osmanit, servilizëm i Abdixhikut

0

Ish-Koordinatori Shtetëror për Dialog, Skender Hyseni, ka deklaruar se ndalimi i mbajtjes së referendumit serb në Kosovë ka qenë obligim kushtetues i Qeverisë dhe kjo duhej të ndodhte në koordinim me aleatët e Kosovës.

Ish-ministri në disa mandate dhe zyrtari shumëvjeçar i LDK-së, Hyseni, në shkrimin e postuar në Facebook me titullin: “Rezoluta kundër referendumit serb, qyqarllëku i binomit Kurti-Osmani dhe servilizmi e hipokrizia politike e Abdixhikut”, tha se kryeministri Albin Kurti se presidentja Vjosa Osmani kanë pasur kohë dy muaj të bindin faktorin ndërkombëtar se nuk duhet të mbahet referendumi i Serbisë në Kosovë, mirëpo në vend të konsultave, sipas tij, kanë zgjedhur opsionin e “demonstrimit të sovranitetit të padiskutueshëm”.

Për t’u arritur ky koordinim dhe dakordim Kurti e Osmani kanë pasur gati dy muaj kohë. Por, në vend të koordinimit, konsultimeve dhe dakordimit, Kurti e Osmani kanë zgjedhur opsionin e demonstrimit të ‘sovranitetit të padiskutueshëm’ nën sloganin ‘ne nuk kemi nevojë për aleat e as miq dhe nuk lejojmë askend të përzihet në punët tona të brendshme’”, shkroi ai.

Hyseni i ka quajtur strucë Kurtin e Osmanin, duke thënë se të dy e çuan në Kuvend këtë iniciatëve për ta hequr përgjegjësinë nga vetja.

“Dhe këtë përkrahje e gjetën, ku tjetër pos te servili dhe hipokriti politik, aleati i tyre Lumir Abdixhiku i LDK-së, i cili me aleancën e tij të heshtur me Kurtin e Osmanin, përkatësisht me servilizmin dhe hipokrizinë e tij politike, e ka infektuar keq edhe një pjesë të LDK-së. Po e nënvizoj: ‘Një pjesë të LDK-së’. LDK vështirë që do të mund të dal nga kurthi në të cilin e ka futur Lumir Abdixhiku, duke e bërë këtë parti pjesë të një politike populiste, rrënuese për vendin, politikë e rrezikshme e cila sapo ka zënë të ngre kokë”, shkroi tutje ish-zyrtari i LDK-së.

Ai tha se problemi me Serbinë nuk mbyllet me zgjidhje parciale, “qofshin ato edhe fitore simbolike si kjo e referendumit”.

“Prandaj, dialogu me Serbinë, si një proces i pashmangshëm dhe i domosdoshëm për një Marrëveshje Gjithpërfshirëse është prioritet dhe urgjencë. Një marrëveshje e tillë është thelbësore dhe e domosdoshme, sepse vetëm ashtu zgjidhen, në pako, të gjitha çështjet e veçanta të interest të ndërsjellë. Duhet përsëritur këtu se çdo zvarritje e mëtejme e marrëveshjes me Serbinë mbanë peng stabilitetin afatgjatë të Kosovës dhe konsolidimin ndërkombëtar të shtetësisë përmes rrumbullakësimit të subjektivitetit të saj, deri në antarësim të plotë në NATO, BE dhe OKB”.

Hyseni shtoi se duhet komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me Administratën e re amerikane të presidentit Joe Biden, Brukselin, Londrën, Parisin dhe Romën, për të ndihmuar në arritjen e zgjidhjes.

Kryetari i ri i LDK-së, Abdixhiku, kohëve të fundit është sulmuar për veprimet politike edhe nga disa zyrtarë të tjerë të LDK-së.

Në të vërtetë, kjo ishte hera e parë që një qeveri e Kosovës ndalon një votim të Serbisë në Kosovë, qoftë për zgjedhje apo referendum.

Një shenjë komunikacioni e veçantë në Gjermani

0

Nga shenja që shihni në foto nuk është e vështirë të konstatohet se është i ndaluar tejkalimi i motoçiklistëve dhe i çiklistëve. Por a e dini pse?

Kjo tabelë është e vendosur në qytetin gjerman, Shtutgart në rrugët e “Böblinger” e “Kaltentaler”.

Për motoçiklistët e çiklistët ka shirit të ndarë veçmas, por meqë rruga është e ngushtë, veturave iu ndalohet të tejkalojnë. Sipas ligjeve të komunikacionit në Gjermani, veturat duhet të kenë 1.5 metra distancë anësore gjatë tejkalimit, përndryshe nuk lejohet të bëhet ky veprim.

Dhe, kjo tabelë në dy rrugët e Gjermanisë përfshinë 1.5 km distancë, që do të thotë se veturat duhet të shkojnë pas motoçiklistëve e çiklistëve.

Gjoba për mosrespektim të rregullores është 70 euro. \autoblog

Veç Kosova pa liberalizim të vizave në Ballkan/ A rrezikohet BE-ja nga azilkërkuesit

0

Me përjashtim të Kosovës, për më shumë se 12 vjet, të gjitha vendet tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor gëzojnë liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian. Kjo u mundëson qytetarëve të tyre të udhëtojnë pa viza për një periudhë në vendet e zonës Shengen, që pos shumicës së vendeve të BE-së përfshinë edhe Zvicrën, Islandën, Lihtenshtajnin dhe Norvegjinë.

Por, gjatë kësaj periudhe për disa vende anëtare të Bashkimit Evropian ky liberalizim ka paraqitur një sfidë pasi ka shkaktuar ardhjen e një numri të madh të qytetarëve, të cilët e kanë keqpërdorur liberalizimin e vizave për të qëndruar ilegalisht në to, për të kërkuar azil pa ndonjë bazë apo edhe për t’u përfshirë në aktivitete kriminale.

Përvojën me shembuj të tillë disa shtete edhe sot e përmendin si arsyetim për skepticizmin e tyre ndaj heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës, ndonëse Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet para katër vjetësh.

Franca ka qenë ndër shtetet më skeptike në këtë drejtim. Dhe, vërtet, nëse shikohen shifrat për kërkesat e bazuara për strehim politik (azil), sidomos nga Shqipëria, Franca ka qenë destinacioni më i madh dhe kjo ka përbërë një barrë për administratën e këtij vendi. Por, ka pasur edhe vende tjera me përvojë të ngjashme.

“Kur janë liberalizuar vizat për Shqipërinë dhe Gjeorgjinë, Komisioni po ashtu pati thënë se janë përmbushur të gjitha kushtet. Por, pas heqjes së vizave patëm shumë njerëz që erdhën në vendet tona, përfshirë edhe kriminelë dhe ekstremistë. U keqpërdor ky liberalizim dhe u rrit numri i azilkërkuesve të rrejshëm. U desh të kalojë një kohë që ta zgjidhim këtë problem”, ka thënë para disa ditësh një diplomat i lartë i BE-së.

Ai ka argumentuar se vendet skeptike tash duan që “në rastin e Kosovës së pari të bindemi se ka besim të plotë me autoritetet se nuk do të kemi problem, e atëherë të liberalizohen vizat”.

Por, me kalimin e kohës, sipas ekspertëve të BE-së dhe të shteteve anëtare, me disa prej të cilëve ka biseduar Radio Evropa e Lirë, ky problem është zvogëluar dukshëm. Ndonëse ende ka një numër të konsiderueshëm të kërkesave të pabazuara për azil dhe qëndrim mbi 90 ditë në vendet e BE-së që është shkelje e ligjit dhe keqpërdorim, sidomos nga shtetasit e Shqipërisë, që nga viti 2014 ky numër është në zvogëlim e sipër.

Shqiptarët më nuk janë ndër grupet më të mëdha të azilkërkuesve të pabazuar në vendet e BE-së. Dhe, Shqipëria jep kontribut në anën tjetër edhe për përpjekjet e përbashkëta me BE-në për të menaxhuar migrimin ilegal.

Një rol të tillë pozitiv për vendet e rajonit, që ka qenë një rutë refugjatësh në vitin 2015 dhe 2016, e ka pranuar edhe Këshilli i BE-së në konkluzat e fundit për vendet e procesit të zgjerimit. Këshilli, me atë rast, ka lavdëruar nivelin e bashkëpunimit të vendeve të Ballkanit me BE-në për çështjet e kontrollimit të migrimit.

“Sa i përket migracionit, Shqipëria është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor ku Marrëveshja për statusin e gardës kufitare dhe bregdetare evropiane ka hyrë në fuqi. Operacioni i parë i përbashkët i BE-së me Frontexin është dëshmuar si i suksesshëm. Numri total i kërkesave të pabazuara për azil është zvogëluar dukshëm, por kjo duhet të monitorohet për së afërmi nga autoritetet e Shqipërisë edhe në vazhdim”, kanë thënë ministrat e BE-së.

Ndonëse numri i kërkesave të pabazuara për azil nga shtetasit e Shqipërisë ishte zvogëluar secilin vit, Franca mbetet shteti me përqindjen më të madhe të shtetasve të Shqipërisë për azil në mesin e shteteve të BE-së.

Që nga viti 2014 është zvogëluar vazhdimisht edhe numri i azilkërkuesve nga Bosnja e Hercegovina dhe nga Serbia. Por, edhe ata të paktë që vendosin ta bëjnë këtë, kryesisht kanë shkuar në Francë.

Në rastin e Serbisë, BE-ja ka nënvizuar “nevojën që Serbia të përmbushë obligimet për përshtatje me politikën e vizave të BE-së”. Ky është një problem sepse shtetasit e vendeve, për të cilët kërkohet viza për hyrje në BE, mund të vijnë në Serbi pa viza e nga atje të nisen ilegalisht drejt BE-së. Në të kaluarën ka pasur shumë raste të tilla për disa shtete nga Azia për të cilat Serbia i kishte hequr vizat. BE-ja kërkon që vendet e rajonit të vendosin viza, aq sa është e mundur, për vendet për të cilat vetë BE-ja ka regjim të vizave.

Maqedonia e Veriut është lavdëruar po ashtu për rolin e saj në menaxhimin e migrimit. “Këshilli mirëpret faktin se Republika e Maqedonisë së Veriut vazhdon të luajë rol aktiv dhe konstruktiv në menaxhimin e valëve të ndryshme të migrantëve duke bashkëpunuar në mënyrë efikase me vendet fqinje dhe shtetet anëtare të BE-së”.

Ndoshta sfidën më të madhe sa i përket migrimit e ka Bosnja e Hercegovina, por jo për shkak të shtetasve të saj që shkojnë në BE, por më shumë për shkak të presionit të imigrantëve nga vendet e treta që kanë ardhur në këtë shtet dhe tentojnë të hyjnë në Bashkimin Evropian. Por, BE-ja, po ashtu, e ka lavdëruar këtë shtet për rolin e tij.

“Këshilli mirëpret hapat pozitivë të ndërmarrë për të përmirësuar menaxhimin dhe koordinimin e migracionit dhe përpjekjet e tilla duhet të vazhdojnë” është thënë në konkluzat e fundit të BE-së nga muaj dhjetor dhe është kërkuar që ky shtet të sigurojë një funksionim të duhur të sistemit të azilit për t’u përballur me sfidën e migracionit.

Ndonëse kohë pas kohe disa shtete të BE-së shprehin shqetësim kur shohin rritje të numrit të azilkërkuesve, që ndodh nga një muaj në tjetrin, varësisht nga rrethanat, në selinë e BE-së në Bruksel mendojnë se një rrezik i bazuar nuk ekziston. Për ta më shumë sfidë është ardhja e refugjatëve nga vendet e treta përmes vendeve të Ballkanit sesa rreziku nga ardhja e qytetarëve nga ky rajon.

Një prej problemeve që përmendin ekspertët evropianë janë edhe disa shema për t’u dhënë shtetësi personave nga vendet e tjera që investojnë shuma të caktuara, e me ato pasaporta mund të udhëtojnë pa viza në territorin e BE-së. Komisioni Evropian në vazhdimësi u ka bërë ftesë shteteve që kanë liberalizim vizash që të heqin dorë nga një praktikë e tillë.

Për të siguruar mekanizma për veprim të shpejtë, në raste të rritjes së rrezikut për BE-në apo vendet anëtare, ishin miratuar edhe mekanizmat për suspendimin e përkohshëm të liberalizimit të vizave. Por, në praktikë një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri më tash, megjithëse ka pasur para disa vitesh kërkesë nga Holanda që kjo të ndodhë për Shqipërinë. Por, Komisioni Evropian nuk ishte pajtuar se ekzistimi i liberalizimit të vizave për shtetasit e Shqipërisë paraqet rrezik domethënës për BE-në.

Mekanizmat e suspendimit të liberalizimit të vizave parashohin se ato mund të rivendosen përkohësisht në rast të rritjes së madhe të keqpërdorimeve, mbi 50 për qind rritje, qoftë përmes qëndrimit të palejuar të zgjatur, refuzimit të hyrjes apo kërkesave të pabazuara për azil. Po ashtu, mund të rivendosen nëse një shtet që ka liberalizim vizash refuzon riatdhesimin e atyre që kanë qëndruar ilegalisht në vendet e BE-së.

Megjithëse ka një “trend pozitiv” dhe bashkëpunimit gjithnjë e më të madh të vendeve të Ballkanit, ekspertët e BE-së kërkojnë vazhdim të vëmendjes sepse valët e emigrantëve varen nga faktorë të ndryshëm. Dhe, zvogëlimi i madh i numrit të tyre nga vendet e Ballkanit në vitin 2020, që merret si vit reference në raportet e fundit të BE-së, mund të ketë qenë pjesërisht edhe për shkak të pandemisë.

Rreziku nga azilkërkuesit e rrejshëm nga Ballkani Perëndimor në BE, jo realPor, së paku më nuk shihet si problem mungesa e shteteve të rajonit për të bashkëpunuar në parandalimin e keqpërdorimeve të liberalizimit të vizave, për çka, mendojnë në BE, ka ndihmuar edhe ekzistimi i mundësive që liberalizimi edhe të suspendohet./GazetaSinjali/

Presidentja Osmani përkujton vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka kujtuar vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën, me rastin e e 40 vjetorit të atentatit ndaj tyre.

Ajo këtë e ka bërë përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social, Facebook, duke publikuar një thënie të Jusuf Gërvallës.

“Në kujtim të Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës”, ka shkruar Osmani.

Ndërkaq, thënia e Jusuf Gërvallës të cilën e ka shpërndarë ajo është: “Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja, rrugë e vërtetë për njerin. Dhe, kush u mundue për nder, nder ka me gjetë”./GazetaSinjali/

Pesë metoda të vjetra për uljen e temperaturës në mënyrë natyrale

0

Përpara se të merrni ilaçe, provoni mënyra natyrale për të ulur temperaturën që përdornin paraardhësit tanë. Do të habiteni!

Temperatura normale e trupit shkon nga 36°C deri në 37°C, edhe pse te disa persona mund të kalojë 37 gradë nëse qëndrojnë në diell për një kohë të gjatë.

Temperatura e trupit luhatet gjatë ditës, kështu që është më e larta ndërmjet 17 dhe 20 orë, dhe më e ulëta midis tre dhe pesë orë. Gjithashtu, temperatura mesatare e trupit të njeriut ulet me moshën dhe ndryshon shumë nga temperatura e fëmijëve.

Kur duhet ta ulim temperaturën?
Temperatura te të rriturit zvogëlohet vetëm kur kalon 38 °C, ndërsa më e ulëta nuk ulet sepse ne e lëmë trupin të luftojë. Por nëse i kalon 38 dhe nuk e ulim, ethet mund të kenë pasoja si dehidratimi dhe mund të ndikojnë në tru.

Temperatura tek fëmijët zvogëlohet nëse është mbi 37.7 °C. Nëse temperatura e fëmijës suaj është më e lartë se 38.5 °C, kontaktoni menjëherë mjekun tuaj.

Si të ulni temperaturën?
Ethet shfaqen si në infeksionet bakteriale ashtu edhe në ato virale, por trajtimi është shumë i ndryshëm. Bakteret vriten nga antibiotikët, por ato nuk janë efektive kundër viruseve. Gjithçka që mund të bëni nëse keni një të ftohtë ose grip është të pushoni dhe të pini shumë lëngje, mundësisht ujë ose çaj pa sheqer, dhe nëse keni oreks, hani ushqime të lehta si supat që do t’ju fuqizojnë dhe do ta përshpejtojnë shërimin.

Mënyra më e lehtë dhe më e shpejtë për të ulur temperaturën është marrja e medikamenteve me bazë paracetamol (në disa raste ibuprofen), por gjithashtu mund të hiqet në mënyrë efektive në mënyrë natyrale, gjë që është gjithmonë një zgjedhje më e mirë. Këtu janë disa nga më të famshmet që janë përdorur në mjekësinë popullore prej shekujsh.

Mënyra natyrale për të ulur temperaturën:

Dush me ujë të vakët
Mënyra e vjetër e uljes së temperaturës është padyshim të bëni dush me ujë të vakët. Ftohja nuk rekomandohet aspak sepse trupi mund të pësojë tronditje dhe të rrisë edhe më shumë temperaturën. Sigurohuni që të matni temperaturën para dhe pas dushit.

Presidenti turk mbërrin në Tiranë, pritet me ceremoni zyrtare

0

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka arritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, në Tiranë, ku me një ceremoni zyrtare është pritur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Aty kanë dal edhe dhjetëra përkrahës të tij, të cilët sipas mediave janë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut.

Pas kësaj ceremonie të pritjes, Erdogan dhe Rama janë nisur për ceremoninë e përurimit të 524 banesave të ndërtuara pas tërmetit në Laç.

Po ashtu, do të zhvillohet ceremonia e emërtimit të sheshit në Laç me emrin e presidentit të Turqisë.

Ndërsa në orën 13:00 do të zhvillohet takimi midis presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Në orën 15:00 do të zhvillohet nënshkrimi i marrëveshjeve dhe konferenca e përbashkët për shtyp, në 16:00 do të jetë ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut

Në orën 17:00 presidenti i Turqisë do të përshëndesë Kuvendin e Shqipërisë. Në 18:00 do të jetë nisja drejt aeroportit të Rinasit.

Escobar: Sanksionet janë një mjet i rëndësishëm në stabilizimin e Ballkanit, do të ketë edhe të tjera

0

Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit dhe i dërguari special për Ballkanin, Gabriel Escobar, ka thënë se sanksionet nuk janë mjeti kryesor i angazhimit amerikan në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por se ato kanë efekt dhe se do të ketë edhe të tjera.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe, Escobar vlerësoi se korrupsioni është problemi kryesor në Ballkan, përcjell Telegrafi.

Duke folur për sanksionet e vendosura kundër anëtarit të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik dhe dy zyrtarëve të tjerë boshnjakë, pastaj kundër Milan Radoiçiqit dhe Zvonko Veselinoviqit në Kosovë, ai tha se nuk dëshiron që njerëzit të mendojnë se Shtetet e Bashkuara po angazhohen në rajon kryesisht përmes sanksioneve.

Ai, megjithatë, theksoi se administrata në Uashington është shumë e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe se një nga mjetet në këtë luftë janë sanksionet.

“Dhe mund të them se do të ketë sanksione të tjera, por ky nuk do të jetë mjeti kryesor i angazhimit tonë”, citohet të ketë thënë Escobar.

Ai shtoi se ato sanksione nuk kanë për qëllim vende apo popuj të caktuar, por, siç tha ai, individë që janë thellësisht të përfshirë në korrupsion.

I pyetur nëse njoftimi për më shumë sanksione vlen për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, ai ka thënë se po.

Escobar ka theksuar tutje se politika dhe angazhimi i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor kanë qenë tradicionalisht të lidhura me pajtimin multietnik dhe integrimin në BE, por se sfera e vëmendjes që ka marrë Ballkani Perëndimor në administratën amerikane ka ndryshuar vitin e fundit.

Escobar vuri në dukje se ka një përpjekje të ripërtërirë që Shtetet e Bashkuara të angazhohen në të gjithë mekanizmat që ishin të suksesshëm, dhe kjo, sipas tij, është të forcojë Marrëveshjen e Dejtonit, të mbështesë dhe rinovojë dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe bashkëpunimin e ngushtë me partnerët e NATO-s dhe për të siguruar që ata të mund të përmbushin detyrimet e tyre të NATO-s. /Telegrafi/

“Qeveria, Presidenca dhe Kuvendi u bënë bashkë në mbrojtje të Kushtetutës”

0

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka reaguar pasi Serbisë iu ndalua mbajtja e referendumit në Republikën e Kosovës.

Ai ka thënë se Qeveria, Presidenca dhe Kuvendi i Republikës së Kosovë u bënë bashkë në mbrojtje të Kushtetutës.

Postimi i tij i plotë:

Qëndrimet tona janë edhe veprime tona, pat paralajmëruar kryeministri Kurti me 29 dhjetor 2021 në lidhje me e referendumin e Serbisë në Kosovë. Qëndrimet përveçse veprime i bëmë edhe vendime të zbatuara.

Qeveria, Presidenca dhe Kuvendi i Republikës së Kosovë u bënë bashkë në mbrojtje të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, dhe kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë dhe praktikave të dëmshme të deritanishme.

Mbi 30 mijë qytetarë në Kosovë e kanë marrë dozën përforcuese të vaksinës antiCOVID

0

Ditëve të fundit është rritur numri i të infektuarve me COVID-19, ku ë 24 orët e fundit u shënuan 771 raste të reja, nga gjithsej 6 mijë e 553 testime.

Ndërkaq, qytetarët kanë filluar marrjen e dozës së tretë, përforcuese të vaksinës antiCOVID, që nga dhjetori i vitit të kaluar.

Deri me tani, këtë dozë e kanë marrë gjithsej 32 mijë e 414 persona, përcjell Klankosova.tv.

Me dozën e parë të kësaj vaksinë, janë vaksinuar 885 mijë e 613 qytetarë, ndërkaq me të dytën 796 mijë e 31.

Ndryshe, numri total i dozave të administruara ka arritur në 1 milion e 716 mijë e 223.

Fotografja kap reagimet e njerëzve kur iu thuhet se janë të bukur (VIDEO)

0

Cila është përgjigjja juaj kur ju thonë se jeni të bukur?

Fotografja dhe studentja 18 vjeçare, Shea Glover, ka kryer një eksperiment të mahnitshëm social mbi efektin e pozitivitetit të thjeshtë dhe një komplimenti. Reagimet janë perfekte!

Gjithçka filloi kur Shea Glover, një studente nga Çikago, filloi një projekt të pavarur në të cilin ajo thjesht do të shëtiste nëpër qytetin e saj dhe do të fotografonte gjërat që i dukeshin të bukura.

“Dua të sqaroj se qëllimet e mia nuk ishin të marr një reagim nga njerëzit. Unë thjesht po filmoja bukurinë dhe ky është rezultati”, tha ajo.

Më poshtë mund të shihni reagimet.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort