Home Blog Page 3615

Rusia e pranon se nuk do të lejonte anëtarësimin e Bosnjës në NATO

0

Ambasadori i Rusisë në Sarajevë, Igor Kalabukhov, ka thënë se vendi i tij “nuk përzihet në të drejtën e Bosnjë-Hercegovinës për të vendosur për fatin e saj”.

Ai i quajti gënjeshtra deklaratat e ambasadorit të SHBA-së në Sarajevë, Eric Nelson, se Rusia nuk do të lejonte anëtarësimin e këtij vendi në NATO. Megjithatë, shtoi se nëse në këtë moment do të vinte deri te një vendim i tillë, Rusia do ta kundërshtonte.

“Bosnjë-Hercegovina, të cilën ne e konsiderojmë një vend mik, ka të drejtë sovrane për të zgjedhur. Por nëse zgjedhja është në favor të anëtarësimit në NATO, edhe pse është e qartë se nuk ka konsensus në vend për këtë çështje, Rusia ka çdo të drejtë të reagojë ndaj këtij zhvillimi hipotetik në përputhje me interesat e saj kombëtare”, theksoi Kalabukhov, përcjell Klix.ba.

Në të vërtetë, Rusia është gati të nisë një luftë, pasi nuk po merr garanci se vendi i saj fqinj, Ukraina, nuk do të anëtarësohet në NATO.

Bosnja, thuajse është e rrethuar nga shtetet që janë anëtare të NATO-s.

IKSHPK-ja alarmon për Omicronin: Tejet ngjitës, mbani maska në çdo mjedis

0

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë thirrje që të respektohen masat anti-COVID, pasi varianti Omicron është më dominuesi aktualisht dhe më ngjitësi. IKSHPK-ja shkruan në Facebook se duhet mbajtur maskat në çdo hapësirë dhe distanca mbi dy metra duhet respektuar, edhe në mjedise të hapura.

“Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së COVID-19, bëjmë thirrje në veçanti për kujdes dhe mosgrumbullim. Ndërsa, rekomandojmë institucionet përgjegjëse të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave për parandalimin dhe luftimin e pandemisë”, thuhet në komunikatë.

Instituti ka bërë thirrje që të gjithë personat mbi moshën 12-vjeçare të vaksinohen, me qëllim të parandalimit të koronavirusit.

Ditëve të fundit, numri i rasteve me COVID-19 po rritet çdo ditë. Të dielën u shënuan mbi 700 raste pozitive.

Kurti: Do të punojmë me Gjermaninë për t’i gjetur ekzekutorët e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës

0

Në 40 vjetorin e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, kryeministri, Albin Kurti, me presidenten, Vjosa Osmani, vizituan kullën e familjes Gërvalla në Dubovik të Deçanit.

Aty u pritën nga Suzana Gërvalla, bashkëshortja e Jusuf Gërvallës dhe Donika Gërvalla, e bija e tij, si dhe familjarë e miq të veprimtarëve.

Nga aty Kurti e Osmani dhe zëvendëskryeministrja Gërvalla, bënë homazhe dhe vendosën kurora me lule, te varrezat e Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës.

“Ne erdhëm sot në Dubovik, në 40 vjetorin e vrasjes së trefishtë në Shtutgart, më 17 janar 1982, kur u vranë Kadri Zeka e Jusuf e Bardhosh Gërvalla, që të vizitojmë kullën e lindjes, jetës dhe rritjes së tyre, por edhe varrin ku prehen ata, për të treguar kujtimin e pashlyeshëm dhe nderimin e pafund që kemi për këta heronj, të cilët na e dëshmojnë një luftë edhe para luftës çlirimtare. Meqenëse në vitet e ‘80-ta shqiptarët jo vetëm që persekutoheshin e burgoseshin, por edhe vriteshin nga regjimi i atëhershëm okupator, për shkak se dëshironin liri, republikë, demokraci e përparim”, ka deklaruar kryeministri, siç bëhet e ditur në një njoftim për media.

Tutje ai është zotuar se do të bashkëpunojë me shtetet e tjera, në veçanti me Gjermaninë, siç tha, që të zbardhet e vërteta edhe sa i përket edhe urdhërdhënësve edhe ekzekutorëve.

Sipas të parit të ekzekutivit bindjet, orientimi dhe qendra e tyre dihet, mirëpo emrat e përveçëm duhet të ndriçohen dhe të mundësohet drejtësia e ndëshkimi.

Derisa në nderim të tre veprimtarëve Kurti organizon Akademi Përkujtimore në Prishtinë në orën 17:00.

SHBA: Mijëra persona mbesin pa rrymë si pasojë e stuhisë dimërore

0

Një stuhi e madhe dimërore, e përcjellë nga bora dhe akulli, në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, ka përballur mbi 80 milionë banorë me paralajmërime për motin.

Më shumë se 145,000 persona janë pa energji elektrike në disa rajone jugore dhe lindore.

Virxhinia, Xhorxhia, Karolina Jugore dhe ajo Veriore, kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Shërbimi për Motin në SHBA, ka thënë se në disa rajone pritet të ketë mbi 30 centimetra borë.

Bora dhe akulli mund të “rrezikojnë udhëtimet, furnizimet me rrymë dhe mund të dëmtojnë pemët”, ka thënë Shërbimi për Motin.

Sipas agjencisë së lajmeve, Associated Press, nëpër autostrada është raportuar për qindra aksidente të automjeteve.

Më shumë se 3,000 fluturime brenda dhe jashtë SHBA-së janë anuluar të dielën, sipas faqes që vëzhgon fluturimet, FlightAware.

Aeroporti Charlotte Douglas në Karolinën Veriore është prekur më së keqi, me gati 90 për qind të fluturimeve të anuluara.

 

Pjesëtarët e FSK-së trajnohen nga ushtarët Amerikanë

0

Në kuadër të bashkëpunimit me ushtrinë Amerikanë, njëzetë pjesëtarë të Regjimentit të dytë të Këmbësorisë të Komandës së Forcave Tokësore përfunduan trajnimin një javor “Shkathtësi Malore”.

“Gjatë trajnimit pjesëtaret e Forcës së Sigurisë së Kosovës u aftësuan në teknika të ngjitjes në shkëmbinj, evakuimin e viktimave në terrene të thepisura, kalimin e pengesave ujore dhe repelim”.

“Në Komandën e Forcave Tokësore në Istog u mbajt ceremonia e certifikimit, ku të pranishëm ishin oficerë dhe nënoficerë të FSK-së dhe atyre Amerikanë, të cilët vlerësuan lartë rëndësinë e trajnimeve të tilla të cilat kanë qellim ngritjen e aftësive taktike të pjesëtarëve të FSK-së”, thuhet në njoftimin e tyre.

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës Muriq, do t’i bashkohet Galatasarayt

0

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muriq do të largohet nga Adana Demirspori në fund të sezonit por jo edhe nga Superliga e Turqisë. Mediumet turke kanë shkruar të hënën se Muriq do t’i bashkohet skuadrës së Galatasarayt, me kërkesën e trajnerit të ri, spanjollit Domenec Torrent.

Torrent është i bindur se portieri Muriq do të jetë përforcim i duhur për Galatasarayn sezonin tjetër pasi tashmë ka përvojë në elitën e futbollit turk. Mësohet se Torrent ka folur edhe me krerët e Cityt dhe parimisht ka arritur marrëveshje për huazimin e tij.

Trajneri Torrent ka marrëdhënie të shkëlqyera me Pep Guardiolan pasi ka punuar si asistent i tij te Bayerni dhe City ndërsa së fundi ka marrë drejtimin e gjigantit turk pas largimit të Fatih Terimit.

Muriq 23-vjeçar në fillim të këtij sezoni është huazuar te Adana Demirspori dhe këtë sezon ka 16 paraqitje për ekipin elitar të Turqisë,. Ai ka kontratë me Manchester Cityn deri në vitin 2024 kurse më herët ka qenë i huazuar edhe te Nottingham Foresti, Girona e Willem II. Ai në nëntor të vitit 2018 ka debutuar te Kosova dhe deri më tani ka 23 ndeshje të luajtura.

Nazife Kokollari- Tahiri largohet nga pozita e kuvendares të LVV-së, do të jetë e pavarur

0

Nazife Kokollari Tahiri nga LVV, përmes një postimi në facebook, ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e LVV-së në organin më të lartë legjislativ komunal të Prizrenit.

Postimi i plotë:

Te nderuar miq, shoke dhe dashamire dhe ju aktiviste te devotshem te Levizjes,të cilet me voten tuaj me dhate besimin ne mandatin e dyte rresht qe te jem zeri dhe brenga juaj brenda asamblese komunale, dua te ju njoftoj mbi vendimin tim, qe rrugetimin tim politik brenda asamblese do ta vazhdoj si anetare e pavarur, por ne maksimum e perkushtuar qe te jem zeri i gjithesecilit prej jush per te shpalosur brengat dhe kerkesat tuaja kundrejt egzekutivit aktual qe me propozimet tona tua lehtesojme perditshmerine tuaj si ne aspektin infrastrukturor e poashtu edhe ne ate te mireqienjes sociale dhe ekonomike.

Aresyet dhe shkaqet te cilat me sollen para nje vendimi aspak te lehte per mua jane te shumta, dhe kane nje kronologji.

Une si anetare e aktiviste shumevjeqare e Levizjes dhashe gjithqka nga vetja qe Levizjen si ideologji dhe subjekt me program e vizion ta shihja ne piadestal duke udhehequr me vendin dhe qytetin ne te cilin jam lindur dhe rritur.

Mundi dhe perkushtimi im dhe i shume e shume aktivisteve tane u shperblye dhe tanime kishim arritur te sjellim ndryshim dhe ti fitonim zgjedhjet komunale ne Prizren ne vitin 2017,mirepo ajo qka pame gjate ketyre kater viteve me kryetar Mytaher Haskuken la shume per te deshiruar, sepse kishim nje kryetare komune i cili u tregua mjafte i brishte dhe lehte i imponuar nga nje grup personash te cilet interesin personal e kishin paresor dhe tanime ky pushtet nuk identifikohej fare me parimet e Levizjes edhe pse Levizjen e kishin perdorur si mjet dhe mundesi per te ardhur ne pushtet.

E per te mos mjaftuar kjo ne zgjedhjet e mbrendshme brenda deges se Levizjes te cilat u mbajten pak para zgjedhjeve lokale, kem pasur rastin te shohim se sa joparimor dhe jodemokratit u shperfaqen eksponente te rendesishem te subjektit duke rikandiduar Mytaher Haskuken si kandidat per kryetar ne menyre kunderstatutore, perkunder faktit qe me votat e delegateve te deges ai veqse e kishte humbur kete te drejte,por u riemerua dhe la te zhgenjyer nje numer mjaft te madh aktivistesh te devotshem te Levizjes.

Qendrimin te cilin e kisha per kandidaturen e Haskukes, si duket nuk i pelqeu atij dhe grupit te tij dhe me tu emeruar si kandidat i Levizjes ne zgjedhjet e fundit lokale kerkoi qe une te perjashtohem nga lista e kandidateve per asamble komunale, vetem e vetem qe mendimi im ishte ndryshe ne preference kandidature, edhe pse ishte legjitim dhe i arsyeshem.

Mirepo besimin qe me dhane qytetaret per te fituar mandatin e dyte rresht deshmoi fuqine time politike edhe pse modeste por mjafte me vlere per subjektin.

Ajo qka me shtyu fuqishem qe te marre kete vendim qe pas shume vitesh te largohem nga Levizja, jane personat dhe pergjegjesit kryesore te deshtimit dhe humbjes se zgjedhjeve te cilet se fundmi ne diten kur u konstituua kuvendi me emerimin e kryesueses, aluduan dhe stigmatizuan ne emrin tim personal duke lansuar ne portalet lokale lajme te rreme dhe te pabaza, edhe pse ne realitet personat ne fjale, qe ne kete rast jane anetare te kuvendit brenda grupit te Levizjes, paraprakisht interesin e vetem e kishin berjen e kuorumit, e jo zgjedhjen e kryesuesit nga radhet e Levizjes sepse e dinin shume mire qe nuk i kishin numrat.

Ajo qka me ben te dyshoj dhe te vendos ti ndaj rruget me Levizjen eshte mos gadishmeria per te marre mbi supe pergjegjesit per humbje dhe mos reflektim nga anetare te deges dhe bartes te proceseve dhe fushates, e te cilet se fundmi edhe vishen me kompetenca per te koordinuar punet ne ristrukturimin e deges dhe pikave, pra te njetit qe deshtuan dhe ngulfaten demokracine brenda deges duke vepruar te izoluar ne grupe e klane dhe me agjenda personale.

Pra shpresa e shume e shume aktivisteve dita dites po venitet, sepse eshte logjike qe pas rezultateve te fundit, duhet hapur rruge kuadrove te reja dhe kualifikuara e me vizion te udheheqin me degen e jo me te njetet figura tash e sa vite, sepse jetojme ne kohera moderne dhe gjdohere duhet kerkuar alternativa e mundesi .

Perjetesisht falenderues aktivisteve te vertete te Levizjes, e juaja Nazife Kokollari Tahiri!

Abelard Tahiri: Kurti u tall me deputetët e opozitës

0

Anëtari i Kryesisë i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Abelard Tahiri është shprehur se PDK ka qenë subjekti i parë politik që ka kërkuar të mos mbahet referendumi, por që seanca e Kuvendit ka qenë tallje me deputetët e opozitës.

Sipas Tahirit, seanca do të duhej të mbahej në rast se kryeministri dhe qeveria nuk do të tregonin vullnet për ta bllokuar referendumin, por në rastin kur kanë qenë kundër tij ka qenë totalisht e panevojshme.

Kjo sipas Tahirir është edhe arsyeja e mospjesëmarrjes në seancën e Kuvendit të Kosovës që e cilëson si “tallje me deputetët e opozitës”.

“Partia Demokratike e Kosovës ka qenë subjekti i parë politik që ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të ruhet kushtetutshmëria dhe sovraniteti i shtetit tonë. Të mos lejohet mbajtja e një referendumi të organizuar nga Serbia në Kosovë sepse cënon direkt sovranitetin dhe rendin tonë kushtetues.Dhe ne e vlerësojmë që akti i qeverisë të mos lejohet një veprim i tillë dhe ka qenë një akt i detyrueshëm në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe të sovranitetit dhe kemi thënë edhe atë ditë që të thirret seancë t’i kërkohet kryeministrit zbatimi i ligjeve në vendin tonë është e panevojshme, prandaj në rast se kryeministri nuk do të vepronte në atë formë që të ndalonte mbajtjen e këtij referendumi, ne do të duhej të mblidhemi dhe t’i kërkojmë, ne nuk kemi parë vullnet nga qeveria që të mos bëhet një gjë e tillë dhe seanca e tillë ka qenë e panevojshme dhe e kam parë si tallje me deputetët e opozitës dhe ne nuk kemi dashur të bëhemi pjesë e një seance të tillë.”, tha Tahiri.

Më tutje i pyetur rreth deklaratave të ministrit të qeverisë Kurti, Goran Rakiq, Tahiri thotë se ministri do të duhej të shkarkohej.

“Besoj që një ministër i tillë do të duhej të shkarkohej. Një ministër që bën deklaratë kundër vendit që përfaqëson, nuk e ka vendin në qeveri.”, tha ai.

Më tutje, ai ka folur edhe rreth mospërkrahjes së QUINT-it për çështjen e kundërshtimit të referendumit. Ai shprehet se institucionet e Kosovës do të duheshin të bënin një ofenzivë diplomatike për t’i bindur shtetet aleate se referendumi cenon Kushtetutshmërinë e Kosovës.

“Është hera e parë që QUINT-in e kemi pasur në anën e kundër, ky është dëm i madh që e ka bërë pikërisht kjo qeveri me mosangazhimin e saj, kur është bërë kërkesa e Serbisë përmes OSBE-së për organizimin e referendumit, do të duhej të ndoshte një ofenzivë diplomatike e vendit tonë me aleatët dhe t’i bindim ata të mos përkrahet një kërkesë e tillë sepse cenon rendin tonë kushtetues. Qeveria jonë ka vendosur me heshtë dhe nuk ka ofruar argumentet e duhura përballe aleatëve tonë, përballë SHBA-ve si aleati më i rëndësishëm dhe kemi ardhur në një situatë ku kemi qëndruar të heshtur dhe fatkeqësisht në këtë situatë aleatët më të rëndësishëm nuk i kemi pasur në anën tonë. Unë besoj se kemi pasur argumente të mjaftueshme, të qëndrueshme t’i bindim aleatët tanë strategjik që kjo nuk duhet të ndodh. Mirëpo, ata kanë vendosur të rrijnë të heshtur deri dy ditë para referendumit sepse do të duhej me qenë presidentja, kryeministri, ministrja e jashtme të angazhuar në një fushatë diplomatike për të treguar që pala serbe është gabim.”, tha Tahiri.

Besnik Tahiri: Për çështje nacionale AAK-ja do ta mbështesë Qeverinë

0

Të enjten është caktuar dita kur do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës. Kjo u bë e ditur pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, që gjatë ditës së sotme.

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se në këtë seancë do të diskutohet edhe ngritja e çmimeve, si kërkesë e tyre.

“Sot u mbajt mbledhja dhe është caktuar një seancë për të enjten. Ajo në këtë seancë do të jetë debati i thirrur nga AAK për ngritjen enorme të çmimeve, një temë që duhet të trajtohet nga grupet parlamentare dhe Qeveria”.

“Ajo që dua të them është se vitin e kaluar ka qenë vit i dobët në draftimin e ligjeve, dhe ne do të punojmë që ky sesion të jetë më i mirë”, u shpreh ai.

Ndërsa ka thënë se kur ka të bëjë për çështje nacionale, AAK-ja do ta mbështes Qeverinë.

“Ju e keni parë qartë që pozicioni i AAK për referendumin ka qenë parimor dhe u kemi dhënë mbështetjen Qeverisë dhe nuk do të kërkojmë që në tema të rëndësishme nuk do të jemi opozitë”, ka thënë ai.

“Qeveria do duhej të bëjë një shpjegim për opinionin e brendshëm dhe ta bëjë një shpjegim për opinionin e jashtëm, pra me faktorin ndërkombëtar me të cilët kemi punuar nga 99-ta. Argumentet e seancës së shtunës kanë qenë argumentues nga ana e palës sonë”, u shpreh Tahiri./eo

Lajmërohet Gjergj Dedaj nga sheshi i Prishtinës: S’po më kërkon Policia

0

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Gjergj Dedaj është raportuar dje në media se po kërkohej nga Policia për shkak se nuk i kishte dorëzuar tabelat zyrtare diplomatike.

Por, ish-ambasadori Dedaj e ka mohuar një gjë të tillë në një intervistë për Indeksonline.

Ai është shfaqur para bustit të Gjergj Kastriotit në Prishtinë ku ka deklaruar se nuk ka problem me ligjin.

Dedaj e ka përmendur edhe shkarkimin e tij nga detyra e ambasadorit duke thënë se presidentja Osmani ka bërë një krim ndaj tij me këtë vendim.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort