Home Blog Page 3614

Dy kartëmonedha të reja në tregun shqiptar

0

Banka e Shqipërisë ka nxjerrë në qarkullim dy kartëmonedha të reja më 17 janar.

Bëhet fjalë për prerjen 500 dhe 2.000 Lekë.

“Të dyja kartëmonedhat vijnë me një dizajn të rifreskuar, por ruajnë të njëjtat motive të paraqitura në prerjet ekzistuese përkatëse,” – thuhet në njoftimin e Bankës së Shqipërisë.

Me këto dy kartëmonedha plotësohet nxjerrja në qarkullim e serisë së re që përbëhet nga 6 prerje, 200, 500, 1.000, 2.000, 5.000 dhe 10.000 Lekë.

Në njoftim bëhej thirrje gjithashtu që të gjithë përdoruesit të jenë të kujdesshëm në mënyrë që të rritet jetëgjatësia e kartëmonedhave dhe të ruhet cilësia e tyre.

Gati 1 milion pasagjerë nga Zvicra në Kosovë gjatë vitit 2021

0

Në tre vjetët e fundit mërgimtarët nga Zvicra përbëjnë numrin më të madh të ardhjeve në Kosovë, në krahasim me shtetet e tjera të botës, me theks të veçantë, të Evropës.

Si në vitin 2019, ashtu edhe në vitet 2020 dhe 2021 mërgimtarët nga Zvicra janë në krye të listës për nga numri më i madh i ardhjeve në Kosovë përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Lidhur me numrin e ardhjeve totale të udhëtarëve dhe përqindjet sipas shteteve, Albinfo.ch ka bërë një analizë, sipas së cilës gjatë vitit 2019 nga Zvicra në Kosovë kanë ardhur 595,456 mërgimtarë. Në vitin 2020 rrjedhimisht kanë ardhur më pak për shkak të valës së parë pandemike dhe kufizimeve, duke arritur totalin prej 239, 308 të ardhurish. Ndërsa viti 2021 pati rekord ardhjeje nga Zvicra, me 818,190 pasagjerë.

“Numri më i madh i udhëtarëve që fluturojnë nga aeroporti i Prishtinës kanë destinim Zvicrën, me qytetet e saj si Bazeli, Cyrihu dhe Gjeneva”, bën të ditur Zyra për Informim e Aeroportit të Prishtinës.

Ndërkohë, udhëtarët nga Gjermania zënë vendin e dytë, gjegjësisht, për tre vjet radhazi pasagjerët nga ky shtet u renditën në të dytët sa u përket ardhjeve totale.

Albinfo.ch raporton se mërgimtarët e këtij shteti në vitin 2019 ishin 529,362, gjithsej, kurse në vitin 2020 numri i tyre ishte 236,876. Nga ana tjetër, viti 2021 ishte viti ku pati rritje të dukshmeedhe nga Gjermani, me një total prej 677,617 udhëtarësh.

“Prej destinacioneve, me më së shumti udhëtarë nga ky shtet dallohen Dyseldorfi, Shtugarti, Mynihu, Berlini, e kështu me radhë”.

Nga ana tjetër, pavarësisht se sipas statistikave të ardhjeve të mërgimtarëve Turqia renditet e treta, duhet theksuar se pjesa dërmuese e mërgimtarëve nga SHBA-ja dhe Kanadaja fluturojnë nëpër Turqi, për të ardhur më pas në Kosovë, shkruan albinfo.ch.

Duke qenë se nuk ka fluturime direkte nga Shtetet e Bashkuara në Kosovë, mërgimtarët zgjedhin Turqinë për shkak të biletave me çmime më të arsyshme për udhëtuar më pas në vendlindjen e tyre.

Pra, rrjedhimisht, mërgimtarët nga SHBA-ja dhe Kanadaja renditen në vendin e tretë. Në vitin 2019 kishte 248,311 pasagjerë, në vitin 2020, 75,718 dhe në vitin 2021 kishte rritje të numrit të udhëtarëve nga këto dy vende, duke arritur në 331,410.

Ardhjet e mërgimtarëve nga Austria renditen në vendin e katërt të listës. Gjatë vitit 2019 nga ky shtet pati 81,614 pasagjerë. Në 2020-ën kishte 36,742, ndërkaq në 2021-ën kishte rritje të numrit të udhëtarëve me 134,261 në total.

Zyra për Informim nga Aeroporti i Prishtinës ka treguar numrin e ardhjeve totale për tre vjetët e fundit në përgjithësi, e po ashtu edhe të fluturimeve.

Theksohet se muaji gusht i vitit 2021 ka pasur numrin më të lartë të ardhjeve në aeroportin e Prishtinës, me gjithsej 383,776 udhëtarë, që pasohet nga muaji korrik me 340,446 udhëtarë. Nga ana tjetër, numri më i ulët ka qenë gjatë muajit prill, me 79,278 udhëtarë, pasuar nga muaji shkurt, me 96,442 udhëtarë.

Kërcënimet për greva nga sindikatat, Murati: Ata u mashtruan e manipuluan nga qeveritë e kaluara

0

Sindikatat e Kosovës kanë kërcënuar me greva nëse nuk miratohet Ligji i Pagave.

Ministri i Financave, Punës e Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se deri tek këto kërcënime ka ardhur për shkak se sindikalistët janë mashtruar nga qeveritë e kaluara.

Ai ka thënë se kërkesat e sindikalistëve nuk janë të sinqerta.

“Diskursi publik nga disa prej përfaqësuesve të sindikatave nuk konsideroj që është i sinqertë. Kjo, për shkak se kemi të bëjmë me një qeveri që ende nuk i ka bërë një vit. Nëse kemi thënë që i zgjidhim problemet brenda mandatit, unë mund të kuptoj që vitin e tretë, mundet me pas kritika, por jo ende pa i bë një vit”, tha Murati.

Murati theksoi se më herët janë dhënë premtime që nuk janë mbajtur, ndërsa tani do të mbahen premtimet, nga qeveria aktuale.

“Unë besoj që sindikatat por edhe punëtorët, do të duhej ta dinin që janë mashtruar sa e sa herë, që janë mashtruar e janë manipuluar prej këtyre partive që kanë qenë në qeverisje, nuk duhet besuar në to”, tha Murati.

“Edhe më herët janë dhënë premtime, nga qeveritë paraprake, por e kemi parë sa janë realizu. Tash e kemi një qeveri, kur e jep një zotim edhe e realizon. Nuk jemi anashkalues, por vetëm e konsiderojmë që është e pasinqertë të thuhet se po kërkohen të drejtat e punëtorëve dhe të kërkohet të realizohet çdo gjë në një vit dhe të kërcënohet me greva. Greva duhet të jetë fjala e fundit e një diskutimi social”, tha Murati.

Ai u shpreh se më herët kanë përkrahur grevat për shkak se qeveritë e kaluara nuk i kanë mbajtur premtimet.

“Është bërë një Ligj i Pagave, i cili ka qenë një listë dëshirash, pra kanë plotësuar kërkesa dhe dëshira, por që ka qenë i parealizueshëm. Ka qenë edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese në Kuvend e kam cituar, ku thuhet se edhe po të hynte në fuqi, ka qenë i pazbatueshëm, sepse nuk ka qenë i buxhetuar”, u shpreh Murati.

Tutje, ministri i Financave shtoi se, “Ky është rezultati, këtë e ka thënë edhe aktgjykimi, nuk kanë qenë të buxhetuara. Pse duhet një qeveri ta marr përsipër zbatimin e gënjeshtrave të partive tjera. Kemi zgjidhje. Fillimisht Ligji i Pagave bën harmonizim. Ligji i Pagave bën harmonizim. Është një ligj tjetër që është për rritje të pagave në sektorin publik, është ai për financa publike dhe përgjegjësitë”, tha Murati.

Abazoviq: Ofrojmë qeveri të pakicës që synon zhbllokimin e rrugës drejt BE-së

0

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, njëherësh lider i Lëvizjes Qytetare URA, ka thënë se koalicioni “E zeza në të bardhën” ofron krijimin e një qeverie të pakicës, e cila sipas tij, është zgjidhje për krizën qeveritare.

Në një konferencë për media, Abazoviq ka njoftuar se oferta për mbështetje për qeverinë pakicë do t’u dërgohet 81 deputetëve dhe në të nuk do të ketë vend për DPS-në dhe DF-në. Ky model sipas tij është një zgjidhje e mundshme e krizës politike.

“Ne ofrojmë të krijojmë një qeveri të pakicës, të mbështesim të gjithë, do të ofrohen 81 deputetë në parlament, me dëshirën që konsensusi të jetë sa më i gjerë dhe të paktën 49 deputetë”, raporton RTCG.

Abazoviq tha se qëllimi i saj është zhbllokimi i rrugës drejt Bashkimit Evropian. Ai gjithashtu shtoi se partnerët ndërkombëtarë po kërkojnë stabilitet, i cili duhet të arrihet nga forcat e brendshme në vend.

“Nëse dikush ka një zgjidhje që është e qëndrueshme, ne jemi këtu për ta dëgjuar atë”, tha Abazoviq, duke deklaruar se koncepti i tyre është i qartë.

Ai gjithashtu thekson se zgjedhjet mbeten një opsion i hapur dhe se mandati duhet t’u kthehet qytetarëve. Nëse nuk i realizon dot idetë e tij nga qeveria, siç tha ai, nuk është problem që ata të largohen.

Kuvendi mblidhet të enjten në seancë plenare

0

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme, të parën për këtë sesion, përcaktoi agjendën e punës së kuvendit për këtë javë.

Kryesia vendosi që kuvendi të mblidhet në seancë plenare të enjten, më 20 janar 2022, në të cilën pritet të shqyrtohen disa projektligje, të zhvillohet një debat, si dhe të shqyrtohen çështje të tjera të përcaktuara në rend të ditës.

Seanca do të fillojë me deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare, për të vijuar me zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

Në vazhdim të seancës, deputetët do të debatojnë lidhur me ngritjen e çmimeve.

Pas debatit, Kuvendi do të hyjë në pjesën e shqyrtimit të projektligjeve.

Fillimisht, pritet të shqyrtohet Projektligji nr.08/L-101 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Projekti i Reformës së Sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”, për të vijuar më tej me shqyrtimin e dytë të tri projektligjeve: Projektligjit nr. 08/L-013 për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës, Projektligjit nr. 08/L-015 për Gjykatën Komerciale, si dhe Projektligjit nr. 08/L-057 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 04/ L-089 për Deminim Humanitar.

Seanca pritet të vazhdojë me shqyrtimin e parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës, për t’u përmbyllur me shqyrtimin e Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2020.

Pas përfundimit të kësaj seance, do të vazhdojë seanca me pikat e papërfunduara më 24, 28 dhe 29 dhjetor 2021.

Ndryshe, në mbledhjen e sotme, Kryesia shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj.

“Bisha” që po e shoqëron Erdoganin në Shqipëri

0

Presidenti turk Erdogan është duke lëvizur me makinat e tij gjatë vizitës disa orëshe në Shqipëri. Para se ai të zbriste në Rinas, kanë mbërritur dy makinat luksoze të tipit “Mercedes-Maybach” S600, version “Pullman Guard”, të cilat janë të blinduara dhe shoqërojnë liderin turk në të gjitha vizitat e tij brenda dhe jashtë vendit

Makina është version më i avancuar i “Mercedesit” dhe kushton rreth 1.6 milion euro dhe përdoret po ashtu nga diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Makina, me të cilën udhëton Erdogani, është e blinduar dhe rezistenente ndaj të gjitha sulmeve me armë zjarri. “Mercedesi” është i veshur nga një fletë çeliku 13 cm të trashë.

Po ashtu, makina në fjalë është e izoluar tërësisht nga ambienti i jashtëm me qëllim parandalimin e çdo sulmi me armë kimike apo biologjike.

Presidenca turke bleu tre makina të tilla dy vjet më parë duke shkaktuar reagime të shumta në vend për shkak të kostos së lartë.

Të njëjtat makina ai i mori edhe në vizitën e fundit që kreu në SHBA./abcnews.al

728 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

0

Në 24 orët e fundit, në Kosovë janë regjistruar 728 të infektuar me koronavirus, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 99 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 158.750.

Sipas MSH-së, numri total i rasteve aktive është 5.118.

Vitin e kaluar në Onkologji u trajtuan 1.626 pacientë me kancer

0

Në Klinikën e Onkologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, vitin e shkuar janë trajtuan 1 mijë e 626 pacientë si raste të reja me sëmundje malinje.

Sipas një njoftimi të ShSKUK-së, prej tyre, 400 raste ishin të identifikuara me kancer në gji, 214 raste me kancer në mushkëri, 391 raste me kancer në traktin gastrointestinal, 419 raste me kancer në sistemin urgjenital dhe gjinekologjik, si dhe 205 raste me kancer në regjionin kokë-qafë.

“Gjatë vitit 2021, gjithashtu, në Klinikën e Onkologjisë ishin të shtrirë 356 pacientë për trajtim. Nga janari deri në dhjetor në këtë klinikë janë ofruar mbi 300 mijë shërbime të ndryshme onkologjike, mes tyre 105 seanca të brahiterapisë, mbi 11 mijë seanca të rrezatimit, më shumë se 29 mijë terapi me citostatikë dhe më tepër se 1 mijë pacientë janë trajtuar me radioterapi”, thuhet në njoftim.

Stano: Prishtina dhe Beogradi të bien dakord për mënyrën e votimit për serbët në të ardhmen

0

Zëdhënësi i BE-së Peter Stano thekson se BE-ja shpreh keqardhje për faktin që serbët nga Kosova nuk u lejuan të votojnë në referendumin e djeshëm dhe u bën thirrje të dyja palëve të bien dakord për një zgjidhje të pranueshme reciproke që do t’u mundësonte serbëve të votojnë në Kosovë në zgjedhjet e ardhshme.

“Votimi i serbëve në Kosovë me ndihmën e OSBE-së është një praktikë e vendosur prej kohësh, e aplikuar disa herë nga viti 2012 deri në vitin 2020. Na vjen keq për vendimin që këtë herë të mos e zbatojmë këtë mekanizëm të njohur”, tha Stano.

Peter Stano i bënë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të fillojnë bisedimet për modalitetet për pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në zgjedhjet e prillit.

“Edhe pse nuk ka marrëveshje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për këtë çështje në kuadër të dialogut, ne presim që palët të fillojnë negociatat për modalitetet që do t’u mundësonin serbëve të votojnë në zgjedhjet e organizuara nga Serbia në të ardhmen dhe ne jemi të gatshëm të ndërmjetësojmë”, theksoi Stano.

Stano shtoi se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nuk është ngecur, por se ai vazhdon “çdo ditë”, përmes kontakteve me të gjitha palët.

“Përfaqësuesi i lartë Borrrel foli javën e kaluar me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti. Fakti që nuk ka takime në nivelin më të lartë nuk do të thotë se nuk ka dialog. Një takim në nivel eksperti ose politik do të bëhet kur të vijë koha”, tha Stano.

Murati: Nuk mund të shfrytëzohet çmimi i energjisë si për të zier ushqim si për kriptovaluta

0

Ministri i Financave, Punës e Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se janë duke parë alternativa tjera, si do të rregullohet çështja e mihjes së kriptovalutave në Kosovë.

Murati në “Përballje”, theksoi se janë duke menduar një zgjidhje afatgjatë, sepse nuk mund të shfrytëzohet çmimi i energjisë elektrike si për amvisëri, si për pajisje të kriptovalutave që për dikë është profitabile.

“Vendimi është i përkohshëm, por megjithatë unë mendoj se duhet ta mendojmë në afatgjatë ne këtë çështje. Duke e shfrytëzuar çmimin e energjisë elektrike që është i paraparë për amvisëri për t’i përmbushur nevojat bazike për ta ngrohur ambientin, apo për të zier ushqim, e ta shfrytëzojmë për dikë që është profitabile, atëherë o duhet të ndryshoj sistemi tarifor, që ata të kalojnë në një tarifë tjetër, o duhet të shihet një zgjidhje afatgjatë. Sepse edhe të kriptovalutat ka sisteme të ndryshme”, tha Murati.

Ai shpjegoi që janë dy sisteme për mihje të kriptovalutave njëra që konsumon energji elektrike në mënyrë intensive e tjetra që konsumon më pak.

Murati po ashtu tha se “në një situatë, kur nuk mund t’i përmbushim gjenerimet e energjisë elektrike, sidomos në periudhën shtator-mars, nuk mund t’i përmbushim nevojat vetanake, është problem”.

“Sa i përket aspektit të konfiskimit dhe procedurave ligjore, këto janë gjëra që i dinë më mirë organet e rendit”, tha Murati. Ai foli foli edhe për aksionet e Policisë së Kosovës, ku tha se 272 pajisje të sekuestrua shpenzojnë energji elektrike sa një fshat me 500 shtëpi.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort