Home Blog Page 3613

Erdogan mban fjalim në Kuvendin e Shqipërisë

0

Presidenti i Turqisë Rexhep Tayib Erdogan tha në Parlamentin e Shqipërisë se dy vendet tashmë janë aleatë strategjikë. Erdogan përmendi njohjen e menjëhershme të Kosovës si shtet i pavarur, ndërsa shkoi larg në histori duke thënë se dy popujt ishin miq që prej 600 vitesh.

“Edhe pse ka kufij fizik mes nesh, për ne Shqipëria është fqinji ynë me zemër. Gjurmët e historisë tonë të përbashkët janë në ndërtesat e ngurta të Shkodrës. Këto marrëveshje bashkëpunimi, që rrënjët i kanë të thella janë të forta e të pa lëkundura. Deklarimi i njëanshëm i kryeministrit në 2013, që Turqia është një nga partnerët strategjikë, është panorama e asaj që po shohim sot. Ne kemi ngritur zyrtarisht marrëdhëniet tona në nivelin e partnerit strategjike”, tha presidenti turk.

“Kur ne të bashkojmë duart, nuk do të kemi asnjë problem që nuk do ta zgjidhim”, vijoi ai.

Ndër të tjera, Erdogan tha:

Rritja e bashkëpunimit mes deputetëve tanë do të japë fryt në marrëdhëniet tona. Me shpalljen e Republikës turke 1923, është bërë një nga marrëveshjet e para me Shqipërinë, që quhet Marrëveshje e Përjeteshme. Këto marrëdhënie nuk janë vetëm mes shteteve, por dhe popujve tanë. Edhe pse ka kufij fizk mes nesh, Shqipëria është fqinji ynë në zemër. Këto marrëveshje të bashkëpunimt i kanë rrënjët të thella, tradficionale dhe të palëkundura.

Deklarimi i njëanëshëm i kryeministrit Rama në 2013 se Turqia është një nga 5 parterët strategjikë, është plotësim I kësaj panoramave me firmosjen e marrëveshjes së bashkëpunimit politik. I kemi ngritu marrëdhëniet tona në nivel strategjik. Do të vazhdojmë të kontribuojmë për paqen në rajon.

Kur Turqia e Shqipëria të bashkojnë duart me lejen e të madhit, nuk do të ketë asnjë problem që të mos kapërcehet. Përderisa mbrojmë vëllazërinë, qëllimet tona të përbashkëta, unë sinqerisht besoj. Nuk do të lejojmë askënd që të prishë këtë panoramë kaq të bukru dhe të këndeshme siç e shikojmë së bashku.

Krijimi i një mjedisi të përhershëm besimi ,paqeje dhe stabilitetit, sigurimi I marrëdhënieve të mira fqinjësore janë prioritete të politikës së jashtme turke. Njohim rolin konstruktiv që Shqëipëria ka luajtur në Ballkan.

AKP shpallë 68 prona me qera, ja procedura e ofertave të juaja

0

Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton opinionin publik se ka shpallur dhënien me qira të një numër të aseteve atraktive në disa komuna të Kosovës. Shpallja publike është e hapur që nga dita e sotme, ndërsa hapja e ofertave dhe publikimi i çmimeve do të bëhet me datë 31 janar 2022 në pesë zyrat rajonale: Prishtinë, Gjilan, Pejë, Mitrovicë dhe Prizren.

Periudha e qiradhënies është për 1 vit me mundësi vazhdimi gjithashtu parashihet edhe ndërprerja e saj në rast të privatizimit. Ofertat mund të bëhen në mënyrë individuale për secilën njësi veç e veç dhe me zarf të mbyllur (një zarf – një ofertë për një njësi), dorëzohen në Zyrën Rajonale ku është aseti për të cilin ofertohet.

Në rastet e qiradhënies në vlera mbi € 1,000 mujore, para nënshkrimit të kontratës do të kërkohet nga ofertuesi fitues të sjellë garancionin bankar (jo letër zotimi nga banka) në lartësinë e kontratës. Për dorëzimin e ofertës duhet te përdoret Formulari për Dorëzimin e Ofertës, i cili mund të merret në Zyrën Rajonale të AKP-së, apo të shkarkohet nga ueb-faqja: www.pak-ks.org.

Kriteri për përzgjedhjen e ofertuesit fitues të njësive përkatëse do të jetë çmimi i ofertës më të lartë.

Ofertat do të pranohen me 31.01.2022 prej orës 10:00 – 12:00 në zarf të mbyllur, zarfet do të hapen 15 minuta pas dorëzimit, pra në orën 12:15, kurse ofertat përmes faksit ose postës elektronike nuk do të pranohen.

Të dhënat e detajuara për pronat lëndë e ofertës mund të merren në Zyrën regjionale të AKP-së ku gjendet aseti për të cilin interesoheni.

Për më shumë informata për secilën ndërmarrje shoqërore apo aset, klikoni në faqen e internetit të AKP-së: www.pak-ks.org, ku në r

Kosova luan miqësore të veçantë, përballet me Zvicrën

0

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të luajë një miqësore të madhe në muajin mars. “Dardanët” do të përballen me Zvicrën më 29 mars. Kjo është konfirmuar nga Federata e Futbollit e Zvicrës, të hënën.

Ndeshja do të luhet në stadiumin e Zuerichut, Letzigrund. Te Zvicra lojtarët kryesorë janë Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka. Tashmë po ftohen edhe Andi Zeqiri e Kastriot Selmani.

Kosova e Zvicra përballen për herë të parë.

Zvicra është në momentin më të mirë të saj si përfaqësuese. Është kualifikuar në botërorin “Katari 2022” dhe është paraqitur me suksese në ngjarjet e mëdha të futbollit në dekadën e fundit. Zvicra është e 13-a në ranglistën botërore, ndërsa Kosova është e 111-a.

Zvicra fillimisht takohet me Anglinë më 26 mars në “Wembley” e më pas luan ndaj Kosovës në “Letzigrund”.

“Dueli me ekipin senior nacional të Kosovës, që është në FIFA prej vitit 2014, do të jetë i pari në histori për Zvicrën. Detajet për biletat e ndeshjes së parë në shtëpi për vitin 2022, që luhet më 29 mars, do të bëhen të ditura së shpejti”, ka njoftuar Federata zvicerane.

Ndeshja Zvicër – Kosovë pritet të jetë shumë tërheqëse për shikuesit, përkatësisht për mijëra shqiptarët që jetojnë në shtetin helvetik.

Lidhjet e futbollit mes dy vendeve janë shumë të forta. Skuadrat zvicerane janë të mbushura me futbollistë shqiptarë. Po ashtu edhe ekipet përfaqësuese të Zvicrës. Ndërkohë shumë futbollistë të Kosovës ishin pjesë e sistemit zviceran të futbollit. Superliga e Zvicrës është bazë e rëndësishme e përfaqësueses së Kosovës dhe kështu pritet të jetë për shumë vjet. Nga numri i madh i shqiptarëve në futbollin zviceran ka përfituar dhe përfiton edhe Shqipëria, që po ashtu ka reprezentues që luajnë në klubet helvetike.

Deri vonë përzgjedhës i Kosovës ishte Bernard Challandes, zvicerani që pati ndikim të madh në rritjen e përfaqësueses.

Ka pasur edhe përplasje mes dy federatave në të kaluarën. Natyrisht të lidhura me lojtarët. Madje ka pasur mëdyshje nga zyrtarë të FFK-së lidhur me ndikimin e helvetikëve në procesin e pranimit të Kosovës në UEFA.

Ka pasur shpresë te një grup tifozësh se Shaqiri, Xhaka dhe yjtë e tjerë të Zvicrës do të luanin për Kosovën. Por te kjo lëvizje, së cilës i janë frikësuar shumë zviceranët, nuk erdhi.

Te Zuerichu, që ndeshjet i luan në “Letzigrund”, janë dy reprezentues të Kosovës, Fidan Aliti e Mirlind Kryeziu. Të tjerë shqiptarë të kësaj skuadre janë Lindrit Kamberi, Blerim Xhemaili e Bledian Krasniqi.

Pensionistët, të pakënaqur me vendimin e Qeverisë

0

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ditën e martë, ka miratuar propozim-vendimin e Ministrisë së Financave për rritjen e pensioneve për 4 kategori të pensionistëve. Pensioni bazik tanimë nuk do të jetë nën 100 euro.

Pensionistët në kryeqytet kanë shprehur pakënaqësi ndaj vendimit të qeverisë.

Shemsi Berisha, thotë se nuk e ka vënë re që ka rritje të pensioneve nga ana e Qeverisë, duke e konsideruar si “asgjë”.

“Asgjë nuk kanë rritë 100 euro ka qenë qe 3,4 muaj ashtu kanë qenë. Asgjë nuk kanë rrit asgjë nuk kanë bë sa i përket pensionisoneve. Po shpresojmë që po thonë një buxhet më i madh për këtë vit. Mirëpo këto kategoritë e ulëta mos pyet, por edhe ne pensionistët kontribut dhënës e kemi të ulët pensionin ”, u shpreh Berisha.

Ndërkaq Sejdi Merkaja e konsideron edhe si turp për qeverinë që ka vepruar vetëm me rritjen e pensionit minimal.

“Është turp që qeveria të veprojë në këtë mënyrë që me e rrit vetëm pensionin minimal. Është dashur të shkohet me rritje për të gjitha pensionet. Të kemi një pension më dinjitoz në mënyrë që të kemi një jetë më mirë sepse pensionistet janë shtresa më e dëmtuar e Kosovës”, tha Merkaja.

Kurse për disa të tjerë këtë e arsyetojnë me mos buxhetin e mjaftueshëm të qeverisë.

“Nuk i ka rritë mjaftueshëm mirëpo nuk ka para për më shumë. Neve që jemi pensionist me kontribute nuk na e kanë rrit, nashta na e rritin më vonë dikur”.

E në anën tjetër dikush thotë që ndjehet i lodhur me diferencimet që u janë bërë pensionistëve nga ana e qeverisë.

“Unë i vetëm katër fjalë bëni të fala Kryetarit të Qeverisë sepse këto diferencimet ma kanë pru shpirtin në fyt qe një shekull. Tani mos të bënë diferencime këtij po ia rriti kaq, këtij kaq. Prej të parit deri tek i mbrami le ta rrit sipas, kushteve të Republikës së Kosovës jo kështu të bëjë diferencime. Unë jam pensionit kontribut dhënës dhe i marr 180 euro”, tha Selatin Nikçi.

“Pensionet shumë të vogla, me 100 euro çka të bëjë me to, vetëm për barna nuk mjaftojnë. E arsyetoj këtë rritje nga Qeveria mirëpo prapë të vogla janë”, tha Rifat Hajdari.

Albesjana Iberhysaj, ambasadorja e re e Kosovës në Çeki

0

Albesjana Iberhysaj është ambasadorja e re e Kosovës në Çeki.

Iberhysaj ka bërë të ditur se këtë të hënë ia ka paraqitur letrat e kabinetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Çeke.

“Sot ia paraqita letrat kabinetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Çekisë, duke nisur zyrtarisht mandarin tim si shefe e misionit të Kosovës në Çeki”, ka shkruar Iberhysaj.

Ajo tha se ndjehet e bekuar që do ta përfaqësoj Kosovën në Çeki.

“Mezi presim të punojmë ngushtë, të thellojmë dhe të forcojmë më tej marrëdhëniet e Kosovës me Çekinë”, ka shkruar Iberhysaj në llogarinë e saj në Twitter.

Nënshkruhen 7 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Turqisë

0

Shtatë marrëveshje bashkëpunimi janë nënshkruar sot mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Në një konferencë të përbashkët, presidenti turk Erdogan dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama vlerësuan bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve, veçanërisht në aspektin ekonomik, raporton Euronews.al.

Marrëveshjet e nënshkruara mes dy qeverive:

Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet drejtorisë së arkivit shtetëror të Turqisë dhe drejtorisë se përgjithshme të arkivit të Shqipërisë.Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e rinisë dhe sporteve ndërmjet dy ministrive të dy vendeve.Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet agjencisë Anadolu dhe agjencisë telegrafike shqiptar.Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve për zbatimin e ligjit ndërmjet qeverisë së Turqisë dhe Shqipërisë.Memorandum mirëkuptimi në fushën e menaxhimit të fatkeqësive ndërmjet drejtorisë se emergjencave dhe ministrisë së brendshme të Turqisë.Memorandum mirëkuptimi ndërmjet ministrisë së jashtme të Turqisë dhe ministrisë se jashtme të Shqipërisë për bashkëpunimin ne fushën e protokollit.Protokoll bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë se Përgjithshme Shtetërore të Operës dhe Baletit dhe ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë dhe Ansamblit të Operës dhe Baletit te folklorit shqiptar.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri këtë të hënë.

Pritet ndryshim i masave për luftimin e COVID-19

0

Këtë të hënë është mbledhur Komisoni këshillëdhënës për masat kundër COVID-19 në Kosovë.

“Në këtë takim është theksuar nevoja e respektimit të plotë të masave të ndërmarra më parë përmes mbikëqyrjes së zbatimit të tyre nga të gjitha institucionet përgjegjëse, ndërkohë që popullatës i është bërë thirrje që të vaksinohen plotësisht, përfshirë edhe marrjen e dozës përforcuese të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në kumtesë, transmeton Klankosova.tv.

“Komisioni ka theksuar se janë duke u analizuar indikatorët kryesorë që pasqyrojnë situatën epidemiologjike në vend, ndërsa secili veprim apo masë që do të propozohet do të ketë për qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejme të virusit si dhe parandalimin e formave të rënda të sëmundjes që rrisin ngarkesën spitalore dhe vdekjet, nga varianti Omicron apo variantet e tjera në qarkullim të SARS COV-2”.

Më tej përmendet se mekanizmat antiCOVID-19 do t’i marrin për bazë indikatorët shëndetësorë për të propozuar masa sa më adekuate lidhur me COVID-19 në Kosovë.

Deri në ndryshimin e masave të tanishme qytetarëve u bëhet thirrje që ta rrisin kujdesin.

Haradinaj kërkon reagim nga Qeveria për rritjen e çmimeve

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, rritjen e çmimeve e ka quajtur të papërballueshme për popullin.

Ai tutje ka njoftuar se partia e tij ka thirrur debat parlamentar për siç ka thënë ai, ngritjen enorme të çmimeve të artikujve elementar për këtë të enjte.

Ndërkohë, sipas tij, veç paska rrjedhur një propozim i ZRRE për shtrenjtimin e rrymës që për konsumatorin mesatar familjar mund të mbërrijë mbi 80 për qind. Një gjë të tillë, Haradinaj e ka quajtur të papërballueshme.

“Prandaj i bëj thirrje Qeverisë, që në këtë periudhë kur inflacioni ka rritur çmimin e shportës së përditshme të qytetarëve, të ndajë buxhet për mbulimin e kostos shtesë nga çmimi i tanishëm i energjisë. Kjo s’duhet të mbetet në nivel diskutimi të papërcaktueshëm të qeverisë”, ka shkruar ai.

Erdogan pret shiritin e inaugurimit të lagjes në Laç, një shesh merr emrin e tij dhe shpallet “Qytetar nderi”

0

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka mbërritur këtë të hënë për një vizitë zyrtare në Shqipëri. Kjo është vizita e tij e parë për këtë vit jashtë shtetit.

Gjatë qëndrimit të tij rreth 7 orë Presidenti Erdogan do të nënshkruajë shtatë marrëveshje me vendin tonë, ndërsa ka marrë pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së çelësave të banesave në Kurbin, të rindërtuara pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 që tronditi vendin.

Mirëseardhjen në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, Presidentit turk ia uroi kryeministri Edi Rama. Pas përshëndetjes së rastit, në këmbët e avionit nga ku Erdogan zbriti, u kënduan himnet e dy shteteve.

Dy liderët kanë vazhduar të ecin mbi tapetin e kuq për t’u përshëndetur me ministrat e kabinetit qeveritar, të gjithë të pajisur me maskë, ku dhe u shmangën shtrëngimet e duarve si pasojë e pandemisë. Ata e përshëndeten me dorë në zemër, një gjest ky reciprok.

Më pas, kryeministri Rama dhe Presidenti Erdogan u nisën të vizitonin banesat e rindërtuara në Kurbin, një financim i qeverisë turke.

Presidenti turk në fjalën e tij u shpreh se gëzimi i shqiptarëve është edhe gëzimi i tij, duke shtuar se “vëllai i qëndron pranë vëllait, kur ka nevojë dhe jo kur thirret”.

Për numrin një të Qeverisë shqiptare 17 janari është një ditë e veçantë, pasi sipas tij, Erdogan është një “mik i çmuar, jo vetëm i shqiptarëve por edhe i imi”.

Rama u kthye pas në kohë, në takimin e parë me presidentin turk, duke deklaruar se dikur ai i kishte thënë se “Shqipëria dhe Kosova janë në zemrën time”.

Ceremonia u hap me fjalën e kryetares së Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara, e cila u shpreh e lumtur dhe mirënjohëse karshi Qeverisë turke, që ka investuar në kompleksin rezidencial, pas dëmtimeve që la tërmeti në këtë qytet.

Fjalën pas saj e mori ministri i Mjedisit dhe Urbanizmit në Turqi, Murat Kurum. Ai ka vlerësuar marrëdhëniet e ngushta mes Turqisë dhe Shqipërisë.

“Ka pasur një bashkëpunim të shkëlqyer të kompanive shqiptare të angazhuara në ndërtimin e kësaj lagjeje, me kompaninë turke, që dua t’i falënderoj për profesionalizmin”, tha Kurum.

Nga ana tjetër, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla tregoi një histori personale të kryebashkiakes së Kurbinit, e cila humbi banesën e saj nga tërmeti.

Në tërësi, do të jenë 524 apartamente të reja, në dispozicion të familjeve të dëmtuara nga tërmeti. Njësi shërbimi do të jenë 37 ndërsa është menduar edhe për vendparkimet nëntokësore me 375 të tillë.

E gjithë zona do të gëzojë një infrastrukturë bashkëkohore me një shkollë, qendër tregtare dhe standarde urbane të cilësisë së parë.

Fjala është për shtatë marrëveshje, të cilat priten të firmosen ditën e sotme. E para ka të bëjë me një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë Anadolu dhe Agjencisë Telegrafike Shqiptare.

E dyta mësohet se do të jetë një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve për zbatimin e ligjit ndërmjet qeverisë së Turqisë dhe Shqipërisë.

Pritet të ketë edhe një protokoll bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Arkivit Shtetëror të Turqisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivit.

Nuk do të mungojë as një memorandum mirëkuptimi për Bashkëpunimin në Fushën e Rinis dhe Sporteve ndërmjet ministrisë se Turqisë dhe asaj shqiptare.

Pas këtyre marrëveshjeve, Erdogan do të marrë pjesë dhe në ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut në kryeqytet.

Ndërsa siç është bërë publike më herët, në orën 17:00, Erdogan do të ngjitet dhe në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë, nga ku do mbajë një fjalim përshëndetës./TCh

Dy persona dërgohen në emergjencë, pas një aksidenti në Suharekë

0

Sot rreth orës 15:23 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Suharekë-Biraq.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Në aksident ishin të përfshirë një kamion dhe një automjet, ku përveç dëmeve materiale edhe dy persona kanë marrë lëndime.

Të njëjtit janë dërguar në emergjencën rajonale të Prizrenit.

Kurse me rastin po merren njësiti i trafikut rajonal në Prizren.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort