Home Blog Page 3612

Gjykohet kosovari, ka lënduar rëndë policen duke e bartur zvarrë me makinë

0
[Editor's note: gestellte Szene] Detailansicht der Uniform der Kantonspolizei Zuerich mit Schulterabzeichen, fotografiert am 24. August 2020 in Urdorf. (KEYSTONE/Gaetan Bally)

Një 20-vjeçar ka goditur një police në Strichplatz të Cyrihut gati dy vjet më parë, duke i shkaktuar lëndime të rënda. Duke filluar nga sot, ai duhet të përgjigjet në Gjykatën e Qarkut, në Cyrih
Në gjykimin e 20-vjeçarit, shtetas i Zvicrës me prejardhje nga Kosova, i cili për pak kishte mbytur një police të qytetit e cila po e kontrollonte në Strichplatz në Cyrih-Altstetten, i akuzuari është paraqitur sikur nuk dinte asgjë. Ai nuk e kishte parë policen dhe nuk e kishte vënë re se po e tërhiqte zvarrë – në ndryshim nga pasagjerët që i kishte në veturë, të cilët i bërtisnin të ndalonte, transmeton albinfo.ch.

Prokurori ka kërkuar 16 vite burg për veprën penale tentativë vrasje. Sipas tij akuzuari ka vepruar në mënyrë jashtëzakonisht të paskrupullt, shkruan 20minuten.ch. Avokati i polices së lënduar rëndë thotë se klientja e tij po vuan ende mendërisht dhe fizikisht nga pasojat e ngjarjes.

Ajo, prej vitit të kaluar punon me kohë të pjesshme në zyrën e policisë së qytetit.

Më 28 shkurt 2020, pesë të rinj kishin shkuar me makinë në Strichplatz (vendi ku grumbullohen prostitutat) pak pas orës 23:00 dhe kishin filmuar punonjëset e seksit. Kur njëra prej tyre ua tha këtë policëve të pranishëm, dy policë donin të kontrollonin makinën, transmeton albinfo.ch. Sipas aktakuzës, i akuzuari e ka nisur veturën mbrapa dhe është kthyer me shpejtësi.

Pasi ka bërë disa metra mbrapa, i dyshuari është ndalur, e ka futur veturën në shpejtësinë e parë dhe i ka dhënë gaz. Makina ka kapur policen dhe e ka tërhequr zvarrë për rreth gati 16 metra larg.

Gjykimi vazhdomn pasditen e sotme me marrjen në pyetje të të akuzuarit.

Mbi 5 mijë raste aktive me koronavirus, paralajmërohet përkeqësim i situatës

0

Gjatë ditëve të fundit është rritur dukshëm numri i rasteve pozitive me koronavirus në Kosovë. Me përhapjen e variantit të ri të koronavirusit, Omicron, institucionet shëndetësore kanë apeluar te qytetarët t’i respektojnë masat dhe të vaksinohen me vaksinat kundër COVID.

Ministria e Shëndetësisë të hënën njoftoi se për 24 orë janë testuar 5 mijë e 297 mostra, nga të cilat, 728 kanë rezultuar pozitive.

Kështu, numri i rasteve aktive me koronavirus ka shkuar në 5 mijë e 118.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk u shënua asnjë rast i vdekjes, derisa 99 qytetarë janë shëruar nga COVID019, duke çuar në 158 mijë e 750 numrin e të shëruarve, nga fillimi i pandemisë.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se nga fillimi i vaksinimit e deri të hënën në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 717 mijë e 379 doza të vaksinaës. Nga to, 796 mijë e 246 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, derisa janë dhënë 33 mijë e 156 doza përforcuese dhe 2 mijë e 169 dotza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

​AAK do të paraqesë rezolutë kundër ngritjes së çmimit të energjisë

0

Besnik Tahiri, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, tha se të enjten në seancën ku do të diskutohet për rritjen e çmimeve, duke shtuar se do ta kundërshtojnë me çdo kusht një rritje të tillë.

“Të enjten e kemi një debat, ku do të diskutojmë për ngritjen e çmimeve, është e pabesueshme se çfarëdo që e ka kritiku e përqeshë Kurti, siç thotë populli, atë po e vesh”, ka thënë Tahiri për Edicionin Special në Klan Kosova.

Sipas Tahirit, kjo është ndër qeveritë më të dobëta, pasi programet që ka prezantuar dhe premtimet që kanë dhënë, nuk po i realizon.

Ai tha se qëndrimet e Kurtit kanë qenë jashtëzakonisht të ashpra në raport edhe me pagesën e energjisë për serbët në veri edhe me shtrenjtimin e energjisë, dhe “tash duke harruar të gjitha premtimet, nuk është asgjë tjetër vetëm se mashtrim klasik që u bëhet qytetarëve.”

Sipas Tahirit, tarifat për pagimin e rrymës janë enorme dhe të papërballueshme për qytetarët e vendit.

“Tarifat janë tarifa enorme, konsumatorët që shpenzojnë 1000 kilovat për orë, e i kanë paguar 58 euro, tash duhet të paguajnë afër 110 euro, ata që kanë shpenzuar mbi 800 kilovat në orë, e kanë paguar 48 euro, tash duhet të paguajnë 78 euro, kjo rritje është e papërballueshme për qytetarët”, ka shtuar ai në Klan Kosova..

Ai tha se edhe AAK-ja sa ishte në qeveri ka kaluar në një situatë të tillë energjetike, por që, sipas tij, atë kohë Haradinaj ka ndenjur me javë të tëra në Korporatën Energjetike të Kosovës për të zhbllokuar situatën.

“Ne e kemi pasur një situatë shumë të ngjashme edhe ma të keqe kur kemi qenë në qeveri, atë kohë kryeministri Haradinaj ka qëndruar me javë të tëra në KEK për të zhbllokuar situatën, nga kjo qeveri kemi parë një neglizhim total”, ka vazhduar Tahiri.

“Do të kërkojmë të enjten pas përfundimit të debatit, një rezolutë ku do të kërkojmë që çmimi i energjisë të mos ngrihet, po ashtu do të kërkojmë nga qeveria me i marrë gjitha masat për rivitalizim të situatës”, tha ai.

Ai tha se nuk do të protestojnë pasi vendi ndodhet në një situatë të vështirë pandemike.

Ai tha që pret nga Vetëvendosje që t’i përkrahë për rezolutën e AAK-së, pasi sipas tyre edhe këta të fundit e kanë përkrahur të enjten për referendumin serb.

“Pres që Vetëvendosje ashtu siç ia dhamë ne mbështetjen pa kalkulim të premten edhe ata duhet ta votojnë rezolutën tonë të enjten”, shtoi ai.

Parashikimi i motit për katër ditët e ardhshme

0

Mot i ftohtë dhe ndryshueshëm gjatë javës, me kthjellime e shkurtimisht reshje bore të martën. Orëve të mëngjesit ngrica. Të premten borë, e në fundjavë ditë të akullta.

Të enjten mbrëma vransirat shtohen, e të premten në mëngjes priten edhe reshje bore, derisa temperaturat pësojnë rënie. Në fundjavë, sipas parashikimeve të fundit, temperaturat zbresin në vlera negative në të dy ekstremet, pra do të kemi ditë të akullta, derisa nuk përjashtohen edhe mundësi për rrebeshe të dobëta bore.

18.01 – Ftohtë. Në mëngjes vransira, vende-vende me reshje të dobëta bore. Nga mesdita kthjellët e me diell.

19.01 – Kryesisht kthjellët e me diell. Në mëngjes ngrica, e ultësirave me mundësi për mjegull apo mjegullinë.

20.01 – Kryesisht me kthjellime e diell. Në mëngjes ngrica, ultësirave mundësi për mjegull dhe mjegullinë. Në mbrëmje vransirat shtohen.

21.01 – Ftohtë. Në mëngjes vransira me reshje të dobëta bore. Gjatë ditës vransirat shpërndahen, e në mbrëmje kthjellime.

Temperaturat minimale luhaten nga -8C deri -3C, derisa në pjesët e ulëta ku mund të ketë mjegull, temperaturat minimale zbresin edhe për 2C e 4C nën këto vlera. Maksimalet luhaten nga 2C deri 5C, ditën e enjte, e më pas të premten zbresin në 0C.

Fillimisht frynë erë e lehtë dhe mesatare nga krahu verior 3-11m/s, e prej ditës së martë e lehtë nga juglindja 1-5m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes lartë mbi vlera normale, e më pas në rënie.

Vetura aksidentohet me një tufë derrash të egër në autostradë afër Prizrenit

0

Një veturë është përplasur me një tufë derrash të egër në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të Prizrenit.

Sipas njoftimit nga Policia, shoferi ka marrë lëndime të lehta trupore.

“Njësia e hetimeve dhe patrullat policore kanë dalë në vendngjarje dhe kanë siguruar lëvizjen e automjeteve në autostradë. Në vendngjarje kanë dal edhe njësitë relavante për mirëmbajtje të rrugës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka bërë të ditur se në lidhje me rastin në vendngjarje kanë ardhur edhe shoqata e gjuetarëve të cilët i kanë tërhequr derrat e egër.

“Vozitësi i veturës ka marrë lëndime trupore si dhe sipas informacioneve që kemi deri tash gjendja e tij është stabile. Rreth orës 21:30 rruga është hapur plotësisht për qarkullim”, thuhet tutje nga Policia.

 

Lewandowski fiton çmimin ‘The Best’ nga FIFA

0

Sulmuesi i Bayern Munichut, polaku Robert Lewandowski është shpallur futbollisti më i mirë i vitit 2021 nga FIFA. Polaku e ka pasur një vit të jashtëzakonshëm, në të cilin ka shënuar hiq më pak se 69 gola në total.

Për Lewandowskin, kjo është hera e dytë që e fiton këtë çmim pasi u shpall më i miri edhe për vitin 2020. Në konkurrencë për këtë çmim ishin edhe Lionel Messi që e fitoi “Topin e Artë” për vitin e shkuar dhe sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah.

Ndërkohë, në konkurrencën e femrave më e mira e vitit të shkuar nga FIFA është shpallur Alexia Putellas. Putellas muaj më parë e ka fituar edhe “Topin e Artë” për vitin 2021 pas sukseseve me Barcelonën duke u udhëhequr ekipin drejt “tripletës”. Putellas ka lënë pas vetes bashkëlojtaren e saj te Barcelona, Jennifer Hermoson dhe futbollisten e Chelseat, Sam Kerr.

Cahani: Komunat i nënshkruan kontratat e mëdha afër zgjedhjeve

0

Naim Cahani nga KDI ka folur për shpenzimin e parasë publike në kategorinë e subvencioneve dhe investimet kapitale në nivelin komunal.

Ai ka thënë se ideja ka qenë me shiku nëse kryetarët e komunave i shfrytëzojnë asestet publike për të ndikuar te elektorati.

Sipas tij, përqendrimi i nënshkrimit të kontratave të mëdha ka qenë në muajt para zgjedhjeve, përkatësisht tre muajt e fundit.

Cahani ka thënë se gjashtë komunat e mëdha, përjashtim Prishtinës, nuk e kanë respektuar periudhën e planifikimit.

“Implikimi i kontratave ka të bëjë komplet me elektoratin. Kur ne në shtator i lidhim kontratat, mundësia që elektorati ta mbështetë një parti është shumë më e madhe. Kapaciteti i komunave është shumë i vogël për të menaxhuar kontratat. Vet fakti që i lë në fund të vitit kontratat, mundësia për kontroll është më e vogël”, ka thënë ai në emisionin “60 minuta” në KTV.

Ai tutje ka shtuar se edhe nga auditori është thënë se ka lëshime të konsiderueshme nga niveli lokal.

Sipas tij, në kuadër të planit të prokuroimit janë paraparë rrjedhat se si do të shkojë ky plan i prokurimit, i cili është zhvendosur në prag të zgjedhjeve.

Cahani tutje ka thënë se komuna e Gjakovës kontratat i ka përqendruar në muajin shtator, ndryshe nga komuna e Prishtinës e cila nuk ka lidhur kontrata afër muajve zgjedhor.

Sipas tij, planifikimi i investimeve kapitale nga niveli qendror në nivelin lokal nuk ka qenë i mirë, duke shtuar se ka pasur disproporcion të shpërndarjes së investimeve.

“Edhe te subvencionet, është vërejtur një trend i rritjes së shpenzimeve të vazhdueshme nga fillimi i mandatit në fund. Kemi shumë marramendëse të kësaj kategorie. Në Prishtinë ka pasur rritje për 640 për qind në vitin e fundit të mandatit, krahasuar me fillimin e mandatit”, ka thënë ai.

Cahani ka thënë se kanë dërguar edhe informata në Prokurori për disa dyshime që ata i kanë hasur gjatë hulumtimeve.

Kurti uron Njësinë Speciale në 15-vjetorin e themelimit

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 15-vjetorin e themelimit të Njësisë Speciale Intervenuese, ka vizituar kampin e kësaj njësie me ç’rast e përgëzoi për punën, angazhimin dhe kontributin pa kursim që në Kosovë të sundojë ligji dhe të ketë siguri për të gjithë qytetarët e vendit.

Kurti ka deklaruar se Qeveria e Republikës së Kosovës është në shërbim të qytetarëve, por edhe në shërbim të mekanizmave shtetërorë si Policia e Kosovës, pa të cilët Kurti ka thënë se nuk mund ta mbajmë zhvillimin e progresin, mirëqenien dhe dinjitetin e qytetarëve.

Ai ju ka thënë pjesëtarëve të Njësisë Speciale Intervenuese se janë plotësisht të vetëdijshëm për nevojat e tyre dhe për mungesat që ekzistojnë, të cilat ju ka premtuar se do të trajtohen me prioritet jo vetëm nga Ministria e Punëve të Brendshme, por nga i gjithë kabineti qeveritar.

Fjalimi i plotë e Kurtit:

Dua t’i falënderoj sot të gjithë ata që ditë e natë, për muaj e vite, kontribuan, u angazhuan pa pushim, pa kursim, pa rezervë, në mënyrë që në Kosovë të sundojë ligji, të ketë siguri për të gjithë dhe në këtë mënyrë Republika e Kosovës të jetë vend i kushtetutshmërisë, i ligjshmërisë, i drejtësisë dhe i sigurisë.

Në veçanti dua të përshëndes kolonel Mentor Shabanin që është komandant i Njësisë Speciale Intervenuese me 52 zyrtarë, kolonelin Agron Nezaj, drejtor i drejtorisë së Njësive speciale me 378 zyrtarë, majorin Amir Gërguri, komandant i Njësisë speciale operative me 331 zyrtarë, kapitenin Muhamet Rushiti, shef i Njësisë për trajtimin e mjeteve eksplozive me 14 zyrtarë dhe togerin Ilir Gashi, komandant i Njësisë K9 me 44 zyrtarë.

Qeveria e Republikës së Kosovës është në shërbim të qytetarëve tanë, por edhe në shërbim të mekanizmave shtetërorë si Policia e Kosovës, pa të cilët nuk mund ta mbajmë zhvillimin e progresin, mirëqenien dhe dinjitetin e qytetarit të Republikës. Në të njëjtën kohë ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për nevojat tuaja dhe për mungesat që ekzistojnë dhe gjithashtu për mundësitë që duhet t’i shtojmë. E ajo që duhet për Policinë e Kosovës, ajo duhet edhe për Qeverinë e Kosovës. Prej çështjes së mungesës së pajisjeve dhe armatimit në disa prej njësive, pastaj prej mbrojtjeve shtesë në kushtet e rrezikshmërisë së lartë, pastaj çështjes së pagës së ulët që është tek ne.

Mandej kontratat për shërbime të ndryshme të cilat duhet të shtohen dhe gjithashtu edhe te zvogëlimi i afateve kohore për çështjen e blerjes së pajisjeve dhe armatimit, që të gjitha këto dhe shumë të tjera janë preokupim i yni dhe do të trajtohen me prioritet jo vetëm nga Ministria e Punëve të Brendshme, por nga i gjithë kabineti ynë qeveritar.

Duke ju falënderuar dhe duke qenë përjetësisht mirënjohës për sakrificën tuaj, për angazhimin tuaj për punën tuaj të përditshme, të përvitshme që bëni për situatat e zakonshme dhe jashtëzakonshme në të cilat ju ballafaqoheni me rrezikun dhe që garantoni siguri për të gjithë neve, t’ua uroj 15 vjetorin në këtë datë e cila është e shënuar për kombin shqiptar, ndonëse jo edhe vetëm me krenari dhe mburrje, por edhe me dhembje e pikëllim.

17 janari, Dita e Njësisë Speciale intervenuese koincidon edhe me 17 janarin e vdekjes së Skënderbeut, e me 17 janarin e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës, e Kadri Zekës.

Mirëpo kjo neve vetëm sa na mbushë me më shumë kurajo, sepse e dimë prej nga vijmë e çfarë borxhi të madh i kemi edhe heroit tonë kombëtar që e formësoi identitetin tonë në mesjetë dhe këtë e ushqejmë edhe sot e kësaj dite e deri tek para 40 viteve tre heronjtë të cilët po përpiqeshin që të bashkonin organizatat e ndryshme për lirinë e vendit tonë, për Republikën e Kosovës.

Andaj me amanetin e të parëve tanë që sakrifikuan gjithçka, por edhe me mendjen tek dëshirat e ëndrrat e qytetarëve të Republikës, do të jemi bashkë në secilën situatë në mënyrë që ju ta keni më të lehtë e Republika e Kosovës të shkojë mbarë e mirë në vitet e dekadat në vijim.

Ju faleminderit të gjithëve dhe secilit përzemërsisht.

Prodhuesit e qumështit thonë se gjendja është alarmante, kërkojnë ndihmë nga Qeveria

0

Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të aplikojë urgjentisht masa stimuluese shtesë dhe të bëjë pagesën e subvencioneve të mbetura.

Sipas njoftimit për media, gjendja e fermerëve është e stërngarkuar në bazë të rrethanave të krijuara së fundmi në sektorin e bujqësisë dhe kërkesave të vazhdueshme të fermerëve për përkrahje.

“Shoqata e prodhuesve të qumështit në bazë të rrethanave të krijuara së fundmi në sektorin e bujqësisë dhe kërkesave të vazhdueshme të fermerëve për përkrahje, për shkakë të ngritjes enorme të çmimeve të inputeve bujqesore dhe kostos tepër të lartë të prodhimit të ushqimit të kafshëve, kërkon nga qeveria, ministria e bujqësisë që urgjentisht të aplikojë masa stimuluese shtesë dhe të bëjë pagesën e subvencioneve të mbetura, të papaguara (poashtu edhe granteve të mbetura për pagesë) të cilat edhe më tepër e kanē rënduar gjendjen e sterngarkuar të fermerëve”, thuhet në njoftimin për media nga Shoqata e Prodhuesve të Qumështit.

Tutje, kjo shoqatë ka thënë se gjendja është tepër alarmante dhe si pasojë e rrethanave të krijuara, për çdo ditë ka mbyllje të fermave dhe zvogëlim të fondit blegtoral, përderisa në anën tjetër ka rritje të kërkesës për qumësht cilësor dhe produkte të tjera bujqësore elementare.

“Andaj, shpresojmë se duke pasur parasysh gjendjen e rënduar pagesat e lartëcekura të realizohen sa më shpejtë me çka sado pakë do të zbutej kjo gjendje e krijuar në sektorin e bujqesisë në përgjithsi, poashtu, ministria të rishqyrtoj dhe trajtojë me prioritet rrethanat mbi gjendjen e krijuar në sektorin e blegtorisë dhe të tjerë në Kosovë dhe më gjërë dhe të ndajë fonde dhe masa shtesë stimuluese pēr t’i mbijetuar situatës së krijuar dhe për të qenë konkurrent me regjionin të cilët janë duke aplikuar mbështetje shtesē nga qeveritë e tyre”, thuhet në njoftimin e shoqatës.

Njoftimi i plotë:

Kērkesë,

Shoqata e prodhuesve të qumështit në bazë të rrethanave të krijuara së fundmi në sektorin e bujqësisë dhe kërkesave të vazhdueshme të fermerëve për përkrahje, për shkakë të ngritjes enorme të çmimeve të inputeve bujqesore dhe kostos tepër të lartë të prodhimit të ushqimit të kafshëve, kërkon nga qeveria, ministria e bujqësisë që urgjentisht të aplikojë masa stimuluese shtesë dhe të bëjë pagesën e subvencioneve të mbetura, të papaguara (poashtu edhe granteve të mbetura për pagesë) të cilat edhe më tepër e kanē rënduar gjendjen e sterngarkuar të fermerëve.

Ju njoftojme, se, gjendja është tepër alarmante dhe si pasojë e rrethanave te krijuara kemi pēr çdo dite mbyllje te fermave dhe zvogëlim të fondit blegtoral, ndërsa në anën tjetër kemi rritje të kërkesës për qumësht cilesorë, por edhe produkte të tjera bujqësore elementare.

Andaj, shpresojmë se duke pasur parasysh gjendjen e rënduar pagesat e lartëcekura të realizohen sa më shpejtë me çka sado pakë do të zbutej kjo gjendje e krijuar në sektorin e bujqesisë në përgjithsi, poashtu, ministria të rishqyrtoj dhe trajtojë me prioritet rrethanat mbi gjendjen e krijuar në sektorin e blegtorisë dhe të tjerë në Kosovë dhe më gjërë dhe të ndajë fonde dhe masa shtesë stimuluese pēr t’i mbijetuar situatës së krijuar dhe për të qenë konkurrent me regjionin të cilët janë duke aplikuar mbështetje shtesē nga qeveritë e tyre!

Shpresojmë në mirëkuptim, përkrahje dhe bashkëpunim!

Me respekt,

Milazim Berisha

Kryetar, Shoqata e prodhuesve të qumështit tē Kosovës – SHPQK

Gashi për rrymën: Vetëm kjo qeveri ka aftësi që një gjendje të rënduar ta rëndojë edhe më tej

0

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar rreth kërkesës për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Sipas Gashit, rritja e çmimit të energjisë elektrike është kosto e paaftësisë qeverisëse.

“Nga kjo paaftësi rëndohet mirëqenia e qytetarëve, sepse rrit koston e jetesës dhe dëmton xhepin e tyre. Ndërkaq, cilado kategori që preket nga kjo rritje në thelb prek të gjithë pa përjashtim. Vetëm kjo qeveri ka ‘aftësi’ që një gjendje të rënduar ta rëndojë edhe më tej, duke na bindur për çdo ditë se ka ‘aftësi’ të qeverisë keq e më keq”, ka shkruar Gashi në Facebook.

“Çka është edhe më keq, të lë përshtypjen që nuk e dinë që s’dinë”, ka shkruar ai tutje.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort