Home Blog Page 3611

Shpendët në lagunat dhe liqenet e Shqipërisë janë shtuar gjatë vitit 2021

0

Në liqenet dhe lagunat e Shqipërisë është konstatuar një rritje e numrit të shpendëve.

Rreth 60 specialistë të “birdwatching” kanë numëruar shpendët në mbi 18 ligatina në të gjithë vendin, në kuadër të censusit kombëtar që po zhvillohet.

Nga të dhënat paraprake, në qarkun e Shkodrës paraqitet një prani e shtuar e shpendëve ujorë në të gjithë territorin.

E veçantë për këtë vit ishte prezenca e pelikanit kaçurrel në Lagunën e Vilunit, si edhe e zhytësit të mesëm me çafkë, të cilët nuk janë hasur më parë në këto habitate.

Sipas biologëve, prezenca e shpendëve varet nga kushtet klimaterike dhe aktiviteti njerezor, si gjuetia, peshkimi apo prishja e habitateve, si edhe nga mungesa e ushqimit.

Nga monitorimi në Vlorë ka rezultuar se janë 40 lloje shpendësh, ku më specifike mbeten flamingot dhe pelikani kaçurrel. Sipas specialisteve, ky vit ka shënuar një rritje të ndjeshme të numrit të shpendëve.

Në Lagunën e Nartës, të Orikumit, në liqenin e Butrintit dhe në lagunën e Kallendës, në krahasim me vitin e vjetshëm shikohet një përmirësim i numrit shpendëve.

“Krahasuar me vitin 2021 ku numëroheshin rreth 15 mijë individë ka një rritje të numrit, duke mos lënë mbas edhe Flamingon që njihet si simbol i Lagunës. Kjo lagune ka përreth 40 lloje shpendësh, më të zakonshmet janë disa lloje rosash, sqepbiza, por edhe pelikani kaçurrel që njihet si vizitor i zonës dhe nga vrojtimet e kryera kemi një shtim të numrit”, tha Artion Seferi, specialist i ADZM.

Laguna e Nartës është laguna e dytë më e madhe në Shqipëri për nga rëndësia, pas lagunës së Karavastasë. Në këtë lagunë jetojnë rreth 20 mijë shpendë të mbi 40 llojeve. Kjo lagunë shërben si vend ushqimi edhe për pelikanin kaçurrel.

Pas vitit 1997, në Shqipëri flamingot dhe shpendët e tjerë të mbrojtur filluan shtegtimin masiv për shkak të gjuetisë së paligjshme. Në vitin 2016 qeveria vendosi të ndalojë gjuetinë me anë të një moratoriumi./Euronews Albania

Shpërthimi i variantit Omicron në Kosovë, Ambasada gjermane: Terminet e caktuara për viza mund të anulohen apo shtyhen

0

Javët dhe ditët e fundit në Kosovë ka pasur rritje të madhe të rasteve të reja me coronavirus.

E si rezultat i kësaj situate, Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka njoftuar se ka reduktuar numrin e terminëve për aplikim për viza.

“Për shkak të rritjes së numrit të Covid-it dhe variantit Omikron, i cili po përhapet edhe në Kosovë, përkohësisht numri i termineve që vihen në dispozicion çdo ditë për aplikime për viza është dashur të reduktohet ndjeshëm”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të bërë në faqen e ambasadës, thuhet se ekziston mundësia që edhe terminët e konfirmuar mund të anulohen apo shtyhen.

“ Nuk mund të përjashtohet mundësia që edhe terminet që janë rezervuar dhe konfirmuar tashmë mund të anulohen/shtyhen. Nëse e keni rezervuar një termin, ju lutemi kontrolloni rregullisht kutinë tuaj të postës elektronike”, thuhet në njoftimin e ambasadës gjermane.

Kujtojmë se dje në Kosovë janë konfirmuar 728 raste të reja me COVID-19. /Telegrafi/

Komisioni Evropian: Mbushës për vetura elektrike çdo 60 kilometra nëpër autostrada

0

Sipas pakos së madhe të masave të paraqitura nga Komisioni Evropian gjatë vitit të kaluar të quajtur “Fit for 55”, vendet anëtare do të detyrohen të ndërtojnë një rrjet mbushësish për veturat elektrike në të gjithë BE-në.

Çdo 60 kilometra përgjatë autostradave do të duhej të ndërtohej nga një stacion për mbushje të shpejtë, e për mjetet transportuese (pesha të mëdha) çdo 150 kilometra do të instalohej një stacion për furnizim me hidrogjen, transmeton Telegrafi.

Kjo rregullore siguron që në çdo shtet anëtar të ekzistojnë kapacitete të mjaftueshme të mbushësve publikë, për të plotësuar nevojat e flotës së veturave me emetim zero që pritet të arrijnë në treg, ka paralajmëruar Komisioni Evropian.

Çfarë nënkupton kjo? Deri më 2025, do të duhej të kishte një milion mbushës, e deri më 2030 deri në 3.5 milionë. Për mbushës në autostrada deri në vitin 2025 do të jenë të disponueshëm deri në 300 kW – pra nga dy mbushës me fuqi. /Telegrafi/

Shqiptohen 353 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat antiCOVID-19

0

Përkundër rritjes së rasteve pozitive me COVID-19, qytetarët po vazhdojnë të mos i respektojnë masat antiCOVID-19.

Vetëm gjatë së hënës Policia e Kosovës shqiptoi gjoba për 353 qytetarë të cilët nuk i respektuan masat antiCOVID-19.

Ndërkohë vazhdojnë të jenë në fuqi masat për parandalimin e përhapjes së virusit korona.

Aktualisht në vend janë 5,118 raste aktive me koronavirus. Më së shumti raste aktive me COVID-19 janë në Komunën e Prishtinës.

Në kryeqytet janë 2 mijë e 232 raste aktive, ndërsa në Mitrovicë janë 436 raste.

Sipas raportit të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) në vend 728 qytetarë rezultuan pozitivë me COVID-19.

Fondacioni Avni Hyseni kërkon ndihmë financiare për shërimin e 27-vjeçarit nga Gjilani

0

Fondacionit Humanitar Avni Hyseni, ka kërkuar ndihmë financiare për shërimin e 27-vjeçarit nga Gjilani, Drinor Gashi.

Fondacioni ka bërë të ditur se nevojiten 100 mijë euro për kurimin e tij.

“Drinor Gashi 27 vjeçari nga Gjilani i vetmi djalë i familjes Gashi i goditur nga shumë semundje, per shkak se infeksioni ka dëmtuar mushkëritë, të dy veshkat (dializë), infeksion në melçi dhe zemër dhe është i intubuar nën përkujdesjen intentenzive në Spital në Turqi. Ai po lufton me jetën në çdo moment dhe ka nevojë urgjente për mbështetjen e secilit bamirës kudo në Kosovë dhe diasporë”, thuhet në njoftim.

“Fondacionit Humanitar Avni Hyseni në emër të familjes Gashi i drejtohet bamirësve për ndihmë e që përmes ndihmes tuaj t’iu lehtesojmë dhimbjen dhe frikën e familjes Gashi po edhe mundesinë që ta shpëtojmë jetën e Drinorin të vetmin djalë dhe vëlla duke e siguru shumën e nevojshme”, thuhet tutje.

Mundësitë për ndihmë për Drinorin janë:

https://gofund.me/0b2ef146

Deponimi në llogarinë bankare të Fondacioni Humanitar Avni Hyseni.

Fondacioni Humanitar Avni Hyseni.

Rruga Ramush Lajqi, Pejë, 30000 Kosovë.

Transfer brenda Kosovës në llogarinë bankare në Banka Kombetare Tregtare: 1920004242031191

Transfer jashtë Kosovës ne llogarinë bankare, Banka Kombetare Tregtare:

IBAN : XK05 1920004242031191

Dy të arrestuar në Bukosh të Suharekës, poseduan substancave narkotike

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy të dyshuar për posedim të 119.56 gram, substancave narkotike, të llojit marihuanë.

Kjo ngjarje ka ndodhur në Bukosh të Suharekës.
Në këtë lokacion sipas policisë janë konfiskuar edhe 9 fara të bimës kanabis sativa, një peshore digjitale, një pako rrizlla, një grinder, 37 qese të zbrazëta, dy telefona dhe vetura.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar katër qese me 119.56 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, 9 fara të bimës kanabis sativa, një peshore digjitale, një pako rrizlla, një grinder, 37 qese të zbrazëta, dy telefona dhe vetura.

Po ashtu gjatë kontrollit të shtëpisë se njërit prej të dyshuarve janë gjetur edhe 0.70 gram substance narkotike marihuanë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, bënë të ditur policia.

Pas kësaj me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Çfarë dihet për asteroidin gjigant “potencialisht të rrezikshëm” që kalon sot afër Tokës – të cilin ju mund ta shihni drejtpërdrejt

0

Astronomët po ndjekin një asteroid potencialisht të rrezikshëm të quajtur 7482 (1994 PC1) përmes qiellit të martën e kësaj jave, ndërsa ai është vendosur të bëjë një kalim relativisht afër planetit tonë – dhe ju mund ta shikoni drejtpërdrejt.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, “shkëmbi hapësinor”, një nga më të mëdhenjtë që pritet të vijë pranë Tokës në muajt e ardhshëm, mendohet të jetë me një diametër prej rreth 1 kilometër.

Siç shkruan Newsweek, 1994 PC1 nuk pritet të godasë planetin tonë, por do të vijë brenda rreth pesëfishit të distancës midis planetit tonë dhe hënës.

Kalimi i afërt i tij do të bëhet rreth orës 22:51 më 18 janar.

Ndryshe, 1994 PC1 nuk është vetëm i madh, por edhe i shpejtë.

Kur të jetë më afër Tokës, shkëmbi hapësinor pritet të udhëtojë me një shpejtësi prej rreth 45,000 milje në orë.

Pavarësisht shpejtësisë së tij, astronomët shpresojnë të kenë një pamje të mirë të PC1 të vitit 1994.

Projekti Virtual Telescope është vendosur të ketë një transmetim të drejtpërdrejtë të asteroidit ndërsa ai kalon të martën.

Grupi i astronomëve ka qenë gjithashtu në gjendje të kapë imazhe të teleskopit hapësinor James Webb nëpërmjet pajisjeve të tij të teleskopit me bazë tokësore kohët e fundit.

Ndryshe, 1994 PC1 ka qenë lajm kohët e fundit për shkak të madhësisë dhe qasjes së tij.

Sipas Qendrës së NASA-s për Studimet e Objekteve Afër Tokës (CNEOS), asteroidi klasifikohet si një “Asteroid potencialisht i rrezikshëm” ose PHA.
Sidoqoftë, një asteroid i klasifikuar si PHA nuk do të thotë se pritet të godasë Tokën.

Turqia furnizon Shqipërinë me dronë intelegjentë në vlerë 8 milionë euro

0
venta de drones para seguridad

Dronët inteligjentë pritet të përdoren për kontrollin e territorit në Shqipëri nga policia

Turqia do të furnizojë Shqipërinë me dronë super inteligjentë. Qeveria shqiptare do të paguajë 8 milionë euro për këtë.

Dronët do të shërbejnë për rritjen e sigurisë kombëtare në tërësi, transmeton Euronews Albania, përcjell Albinfo.ch.

Megjithatë, ende nuk dihet se kur këto dronë do të jenë në dispozicion të policisë shqiptare.

Në rishikimin e buxhetit për vitin 2021 qeveria shqiptare e cilësonte këtë projekt si prioritar, i cili do të kushtojë 8 milionë euro.

Ministri i brendshëm Bledi Çuçi ka parë nga afër disa nga modelet e mjeteve fluturuese. Këta dronë janë prodhim i kompanisë turke “Baykar Technologies”.

Sipas asaj që raporton vetë kompania turke, marrëveshje për furnizim me dronë inteligjentë ka lidhur edhe me shtete si Polonia, Ukraina, Azerbajxhani, Letonia dhe Pakistani.

“Donald Trump kërkoi të rrëzohet Qeveria Kurti 1”

0

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, vazhdon të thotë se ishte ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ai që dha udhër për rrëzimin e qeverisë Kurti I.

Selmanaj në “Prime Time” Kanal 10, e konfirmoi se presidenti Trump kishte kërkuar përmes njerëzve të tij që ta rrëzojnë Albin Kurtin nga pushteti.

”Po, Administrata Trump na kërkoi rrëzimin e Albin Kurtit nga pushteti”, tha Selmanaj, raporton Gazeta Blic.

Kosovë: Kur priten masat e reja anti-Covid?

0

Rritja e infektimeve me Covid-19 në Kosovë po i rrit edhe gjasat për ashpërsimin e masave
Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë u kanë konfirmuar mediave se janë duke monitoruar situatën për të vepruar më tutje, transmeton Albinfo.ch.

Nga ana tjetër, këto masa nga opozita po shihen si të panevojshme, derisa sipas tyre nuk po zbatohen të vjetrat.

Nga ana tjetër, nga Oda Ekonomike e Kosovës nuk presin që të vendosen masa të paargumentuara mirë.

Edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës po kritikon marrjen e masave të reja pa u pyetur ata.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort