Home Blog Page 3610

A do të mbyllen shkollat pas rritjes së rasteve me Covid, flasin nga MASHT-i

0

Në vend vazhdon të ketë rritje të rasteve me coronavirus, ku vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 728 raste pozitive. Po dje, u bë e ditur se shkolla fillore “Ismail Qemali” ka kaluar në skenarin C të mësimit, pra atë online pasi ka pasur rritje të rasteve pozitive me coronavirus te mësimdhënësit dhe nxënësit.

E Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë bëri të ditur se janë Task Forcat në nivel komune që do të vlerësojnë dhe do të marrin vendime se me cilin skenar do të zhvillohet procesi mësimor bazuar në situatën epidemiologjike në komunat përkatëse.

Iliriana Pylla, zëdhënëse në MASHTI tha se MASHTI apelon vazhdimisht që procesi mësimor të vazhdojë ose me prezencë fizike ose sipas skenarëve të paraparë me Udhëzimin e rishikuar për organizimin e mësimit në kushte të pandemisë.

“Mund t`ju themi se aty ku situata pandemike është më e rënduar është në kompetencë të Task Forcave të shkollave dhe komunave që të vendosin për organizimin e mësimit në distancë për klasën apo shkollën, deri në përmirësim të kësaj situate”, tha ajo.

Sipas saj, rëndësia e respektimit të masave dhe përcjelljes së vazhdueshme të situatës pandemike në nivel klase e shkolle, planifikimi i mirë, njoftimi me kohë dhe bashkëpunimi me prindër në rastet kur kalohet në ndonjë nga skenarët tjerë të mësimit është përgjegjësi e të gjithë akterëve e veçanërisht i udhëheqësve të shkollave.

“Pra janë Task Forcat në nivel komune që do të vlerësojnë dhe do të marrin vendime se me cilin skenar do të zhvillohet procesi mësimor bazuar në situatën epidemiologjike në komunat përkatëse. Ndërsa,

Drejtoritë Komunale të Arsimit do të kujdesen për respektim të masave të përcaktuara nga IKSHPK dhe për dezinfektim të vazhdueshëm të hapësirave shkollore”, tha tutje Pylla.

Ndryshe, sipas zëdhënëses së MASHTI-it, përveç mësimit me prani fizike në shkollë, MASHTI ka në dispozicion edhe mundësitë për organizimin e mësimit online nëse paraqitet nevoja, si video-mësimet sipas planprogramit të klasave 1-9, që po vazhdojnë të transmetohen në televizionin publik (kanali RTK4), e që gjenden edhe në kanalin zyrtar të MAShTI, sikur edhe në platformën mësimore shkollat.org.

“Shkollat janë të lira të shfrytëzojnë edhe platforma dhe aplikacione të tjera”, tha ajo.

Ndryshe, javët e fundit janë rritur rastet pozitive me coronavirus si dhe rastet e hospitalizimit.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 728 raste pozitive me coronavirus, ndërsa po ashtu është rritur edhe numri i pacientëve që kërkojnë hospitalizim nga COVID-19.

Bazuar në raportet e datës 18 janar 2021 nga klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim mjekësor janë 81 pacientë nga COVID-19./Telegrafi

Turqia ndërron emrin e shtetit, e konfirmoi Erdogan

0

Autoritetet turke vendosën ta ribrendojnë imazhin e vendit në botë, kumtoi televizioni turk TRT.Paraprakisht këtë muaj, presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan publikoi kumtesë në të cilën ceket se emri i njohur ndërkombëtarisht i vendit ndërrohet nga “Turkey” në “Turkiye”, sqaroi televizioni.

Fjala “Turkiye” në mënyrën më të mirë i prezanton dhe përfaqëson kulturën, civilizimin dhe vlerat e kombit turk”, thuhet në kumtesë.Në gjuhën turke vendi quhet Turkije.

Vendi e pranoi emrin pas pavarësisë së fituar nga forcat perëndimore në vitin 1923, të cilët e okupuan përkohësisht.Gjatë historisë, evropianët e dinin si shteti osman, e më pas e njohën nën variacione të shumta të fjalës “Turqi”, Emri që mbeti më shumë ishte në latinisht “Turquia”, ndërkaq më i pranishëm ishte “Turkey”.Sipas fjalorit të Kembrixhit, fjala “Turkey” definohet si “diçka që duket keq” apo “person budalla” apo “qesharak”.

Shumica e njerëzve në Turqi besojnë se emërimi i vendit sipas variacionit të vet lokal ka kuptim dhe është në pajtim me qëllimet e vendit të përcaktojë se si duhet ta identifikojnë të tjerët.

Në pajtim me këtë, kumtesa e m; hershme në mënyrë të qartë bëri me dije se në kontekst të përforcimit të brendit “Turkiye”, në të gjitha llojet e aktiviteteve dhe korrespondencave, posaçërisht në marrëdhëniet zyrtare me vendet e tjera dhe institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, do të përdoret termi “Türkiye” në vend të shprehjeve si ‘Turkey’, ‘Turkei“, ‘Turquie’ e kështu me radhë./TV21

Roberta Metsola, presidente e re e Parlamentit Evropian

0

Eurodeputetja Roberta Metsola është zgjedhur presidente e Parlamentit Evropian.

Metsola zëvendëson në këtë post David Sassolin, i cili vdiq pak ditë më parë, shkruan “Euronews”.

Anëtare e grupit të partive të djathta EPP, maltezja 42-vjeçare ishte mes katër kandidatëve që garuan për këtë pozicion: Sira Rego nga Spanja, radikale e majtë; polakut Kosma Zlotowski euroskeptik; dhe suedezes Alice Bah Kuhnke nga partia e gjelbër.

Metsola është eurodeputete nga viti 2013 dhe zëvendëpresidente e Parlamentit Evropian nga viti 2020. Ligjvënësja konservatore kohët e fundit siguroi mbështetje të madhe teksa zëvendësoi Sassolin, i cili për shkak të gjendjes shëndetësore ishte tërhequr më herët nga posti.

Nënë e katër fëmijëve, 42-vjeçarja ka marrë edhe kritika nga disa kolegë lidhur pikëpamjet e saj kundër abortit, që janë shumë të përhapura në Maltë, vendi i fundit i BE-së ku aborti është ende i ligjshëm.

Federata ankohet se shtigjet në Brezovicë nuk i plotësojnë kushtet për gara

0

Federata Skitare e Kosovës (FSK) ka njoftuar për anulimin e garave “Kupa e Brezovicës 2022” dhe “Kampionati i Kosovës”, që kishte paraparë t’i organizonte në fundjavë.

Në FSK ankohen se shtigjet në qendrën më të madhe të skijimit në Kosovë, Brezovicë, nuk i plotësojnë kriteret për gara. Garat është dashur të organizohen në disiplinën e sllallomit dhe sllallomit të madh.

“Sipas kalendarit zyrtar të FSK-së, për këtë fundjavë, më 22 janar dhe 23 janar, janë paraparë organizimi i garave ‘Kupa e Brezovicës 2022’ dhe ‘Kampionati i Kosovës’ për kategoritë e vjetra në disiplinën e sllallomit dhe sllallomit të madh. Por për shkak se kushtet e pistave nuk janë me standarde për organizimin e garave në skijim, FSK-ja ka marrë vendim që kjo garë të anulohet apo rishikohet mundësia e organizimit në një datë tjetër”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Në Brezovicë FSK-ja ka paraparë të organizojë edhe garën ndërkombëtare të FIS-it për të rritur në sllallom dhe sllallom të madh. Gara është planifikuar të mbahet më 11 dhe 12 mars.

Telashet aktuale nuk janë të reja për Federatën Skitare. Në shumë raste kjo organizatë nuk ka arritur t’i mbajë garat shkaku që nuk kanë arritur marrëveshje me ata që kanë menaxhuar qendrën e skijimit në Brezovicë, ku ndër kushtet kryesore ka qenë edhe mosshfaqja e simboleve shtetërore. Në një rast ishte plaçkitur zyra e Federatës Skitare të Kosovës në Brezovicë.

Në FSK presin që nëse fillon të punojë teleferiku, të kenë mundësi të mbajnë gara në qendrën e skijimit në Brezovicë.

“Kemi pasur një takim me ministrin Liburn Aliu, ku i kemi parashtruar disa kërkesa që duhet të përmbushen në qendrën e skijimit në Brezovicë, në mënyrë që garat të kalojnë pa ndonjë telashe. Kemi disa garues që janë në normë dhe sigurisht se tani edhe standardet janë rritur, pra nuk kemi më mundësi t’i fusim në shtigje ku mund të kenë pasoja. Aktualisht qendra e skijimit në Brezovicë nuk i përmbush kriteret për gara dhe kemi kërkuar që çdo mëngjes pista të jetë e ngjeshur në mënyrë që të krijohet siguri për skiatorët tanë elitarë dhe të gjithë qytetarët e Kosovës. Nëse nuk kanë mundësi, atëherë kemi thënë se ne si ekspertë të skijimit të menaxhojmë për të mos pasur telashe. Po ashtu duhet të ketë ekipe të kërkimshpëtimit për çdo lloj fatkeqësie eventuale nëpër gjitha qendrat e skijimit”, ka thënë kryetari i FSK-së, Milaim Kelmendi, të hënën për KOHËN.

Brnabiq: Do të flas me BE-në që Kosova s’na e lejoi referendumin

0

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, e ka quajtur të turpshëm vendimin e qeverisë së Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e referendumit kushtetues të Serbisë në Kosovë.

Brnabiq ka thënë se këtë çështje do ta ngris në Bruksel gjatë vizitës së saj më 25 janar.

“Në Bruksel do të marr pjesë në Këshillin për Stabilizim-Asociim dhe do të kem takime me zyrtarë të BE-së. Do t’i pyes ata pas dyerve të mbyllura se çka kanë ndërmend të bëjnë lidhur me mosmbajtjen e referendumit”, ka thënë Brnabiq, shkruan KosovOnline.

Kryeministrja Brnabiq ka ripërsëritur se vendimi i Kosovës “është skandaloz dhe i turpshëm” por edhe se nuk i ka kuptuar komunitetin ndërkombëtar të cilët thanë se kanë bërë çfarë kanë mundur.

“Kanë mohuar të drejtën themelore të serbëve për të votuar në Kosovë dhe besoj se kjo do të ketë pasoja afatgjate. Do të varet se si do të sillen në zgjedhjet e 3 prillit por sigurisht se do të jetë në agjendën e të gjitha takimeve tona në të ardhmen”, tha Brnabiq.

“Mos luni me shtet se…”, i riu flet pasi lirohet nga burgu ku hyri pasi u tall me policinë në telefon

0

Është liruar nga burgu i njohuri i “Tik-Tok”-ut në Kosovë, Dardi. pasi i njëjti kishte telefonuar policinë për një raportim të rremë.

Në videon e publikuar ai dëgjohej t’i ketë thënë policisë se ndodhet në qytetin e Klinës dhe disa persona janë mbledhur për t’u rrahur në mes vete.

Lidhur me arrestimin e tij, ai është deklaruar në rrjetet sociale.

“Mos luani me shtet (polici v.j.) se po ju kajke nana. Era e keqe e WC-së (n’burg), mos vet. Në shtëpi, gjumë kam qenë. Me kanë hy policia në shtëpi dhe mi kanë lidh duart…”, u shpreh ai.

Shumë lodra mund të ndikojnë negativisht tek fëmijët

0

Sipas shkrimeve të Medical Express dhe ABC News, studiuesit shpjeguan se është e mundur që fëmijët të kenë tepër shumë lodra. Ka edhe disa këshilla që prindërit të mësojnë të përfitojnë sa më shumë nga disa lodra, aq sa duhet të kenë fëmijët e tyre.

Shqetësimi më i madh në lidhje me sasinë e tepërt të lodrave është problemi i stimulimit të tepruar, i cili mund të ndikojë në aftësinë e tyre për të mësuar dhe luajtur në mënyrë krijuese.

Të rrethuar nga shumë lodra, fëmijët shpesh nuk dinë me çfarë të luajnë dhe përfundojnë duke kërcyer nga lodra në lodër, në vend që të përqendrojnë vëmendjen e tyre në një.

Hulumtimet kanë vënë në dukje faktin se më pak lodra mund të çojnë në kohën më cilësore të shpenzuar duke luajtur dhe u lejojnë fëmijëve të ndërtojnë aftësinë për t’i kushtuar vëmendje dhe për të qenë krijues.

Nëse prindërit duan që fëmijët e tyre të kufizojnë numrin e lodrave, ata mund të mos dinë nga të fillojnë. Është e rëndësishme të theksohet se nuk është e nevojshme të hidhen lodrat, por riorganizimi cilësor është thelbësor.

Një nga metodat më të mira është orari i rrotullimit, ku grupi i lodrave ndaj të cilave ekspozohen fëmijët ndryshohet në baza javore ose mujore.

Është gjithashtu e rëndësishme të fokusohemi në kategoritë e lodrave që ndihmojnë zhvillimin e fëmijës. Është e dëshirueshme që fëmija të ekspozohet ndaj lodrave funksionale dhe aktive, të cilat nxisin kreativitetin dhe zhvillimin e tij kognitiv./FrontOnline/

Sinjale negative nga Franca për vizat: Kosova s’i ka plotësuar 95 kriteret e BE-së në mënyrë efektive

0

Franca, që po e udhëheq presidencën e BE-së, është njëra nga shtetet skeptike sa i përket heqjes së regjimit të vizave për kosovarët. Burime diplomatike të Gazetës Express në Ministrinë e Jashtme të këtij shteti thonë se edhe pozicioni i BE-së është se Kosova nuk i ka plotësuar në mënyrë efektive të gjitha 95 kriteret e përcaktuara për liberalizim të vizave. Ndërkohë nga zyra për medie e Komisionit Evropian kanë konfirmuar për Gazetën Express se ende qëndron vlerësimi i vitit 2018 se Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave.

Gjashtëmujori i parë i 2022-shit i presidencës franceze s’pritet të sjellë ndonjë ndryshim sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave në Këshillin e BE-së, pasi nga Parisi zyrtar vazhdojnë të deklarojnë se Kosova ende nuk i ka plotësuar në mënyrë të prerë kushtet e caktuara nga Brukseli. Madje thonë se ky konstatim për mosplotësimin e kushteve është qëndrim edhe i Bashkimit Evropian.

Kështu kanë thënë për Gazetën Express burime diplomatike brenda diplomacisë shtetërore franceze.

“Sa i përket liberalizimit të vizave, ne e mirëpresim punën që tashmë është përfunduar nga Prishtina dhe e përkrahim progresin e saj të vazhdueshëm. Pozicioni i tanishëm evropian është vërtet se Kosova ende nuk i ka plotësuar të gjitha 95 kriteret në rrugën e përcaktuar nga Bashkimi Evropian më 2012, që duhet të plotësohen në mënyrë efektive dhe të qëndrueshme. Për më tepër, ne jemi duke zhvilluar bashkëpunim të ngushtë dhe të rregullt në fushën e sigurisë së brendshme me autoritetet përkatëse kosovare me qëllim të adresimit të shqetësimeve tona, posaçërisht në lidhje me emigrimin e paligjshëm, dhe për të bërë ndërtim kapacitetesh”, ka thënë ky burim diplomatik.

Megjithatë, Franca do të organizojë një samit për Ballkanin Perëndimor gjatë presidencës së saj. Ky burim diplomatik njofton se Kosova do të jetë e përfshirë ngushtë në përgatitjen e këtij samiti.

“Ballkani Perëndimor është një nga prioritetet gjeografike të Presidencës Franceze të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe do të jetë temë e një konference në qershor, hollësitë e së cilës do të saktësohen në një datë të mëvonshme. Presidenca Franceze dëshiron të promovojë një agjendë pozitive në lidhje me Ballkanin Perëndimor, të mbështetur përreth bashkëpunimit konkret. Njësoj si shtetet tjera në rajon, Kosova do të jetë e përfshirë ngushtë gjatë përgatitjes së saj (agjendës)”, ka thënë tutje.

Ndërkaq nga Zyra për Medie e Komisionit Evropian në një përgjigje për Gazetën Express thanë se vlerësimi i vitit 2018 se Kosova i ka përmbushur kriteret qëndron ende.

“Komisioni konfirmoi në korrik të vitit 2018 se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e procesit të Liberalizimit të Vizave. Vlerësimi ynë qëndron ende”, thuhet në përgjigje.

Tutje nga KE-ja deklaruan që shtetet anëtare të vazhdojnë tutje me heqjen e vizave për Kosovën.

“Pas votimit të favorshëm të Parlamentit Evropian më 2019, tash u takon shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që ta çojnë çështjen përpara. Ne i inkurajojmë ato që të vazhdojnë me largimin e kërkesës për viza për Kosovën”, thuhet tutje.

Se roli i Francës mbetet kyç në shtyrjen përpara apo jo të liberalizimit të vizave e thanë para disa ditësh edhe eksperti i çështjeve të Ballkanit Florian Bieber dhe eurodeputetja Viola von Cramon.

Profesori universitar, Florian Biber, është skeptik që Franca do ta çojë përpara në Këshill heqjen e vizave për kosovarët, marrë parasysh zgjedhjet presidenciale që do të mbahen atje në prill.

“Do të isha skeptik, pasi Franca është vend kyç në bllokimin e e liberalizimit dhe zgjedhjet e ardhshme presidenciale nuk janë mjedis pozitiv. Veçanërisht në kohën kur sfiduesit kryesorë janë nga spektri i së djathtës ekstreme ose konservatorët. Prandaj, do të prisja ndonjë mundësi pas zgjedhjeve. Do të varet nga bashkëpunimi francezo-gjerman për reformimin e BE-së dhe gjetjen e një agjende të përbashkët dhe për atë se si Gjermania mund ta ulë Francën në tavolinë për ta vlerësuar këtë si çështje të rëndësishme si pjesë e zgjerimit”, ka deklaruar Bieber për Gazetën Express.

Edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, thekson se janë pikërisht francezët që e kundërshtojnë futjen në votim të liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Zakonisht, për gjëra arrihet pajtim paraprakisht në mesin e 27 vendeve të BE-së para se të vendosen për votim në Këshill. Prandaj, pasi nuk ka marrëveshje për këtë për shkak të kundërshtimit të francezëve dhe të disa vendeve tjera anëtare të BE-së, thjesht nuk është vendosur ende në votim”, ka thënë eurodeputetja Cramon.

Radhë të gjata të qytetarëve për t’u testuar në IKSHPK

0

Situata epidemiologjike në Kosovë vazhdon të jetë kritike, si pasojë e rritjes së madhe të numrit të rasteve të reja me COVID-19.

Kjo gjë ka bërë që sot në oborrin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të shihet një numër i madh i qytetarëve të cilët po presin për t’u testuar.

Një gjë e tillë shihet në fotografitë që kanë ardhur në adresë të Telegrafit, ku shihet se rendi i qytetarëve që po presin për t’u testuar është shumë i gjatë.

Kujtojmë se dje në Kosovë janë konfirmuar 728 raste të reja me COVID-19, ndërkaq numri i rasteve aktive ka arritur në 5 mijë e 118.

Si rezultat i kësaj situate, dje komisioni këshillëdhënës për masat kundër COVID-19 ka mbajtur takim në Ministri të Shëndetësisë ku ka diskutuar për situatën epidemiologjike në vend dhe për shqyrtimin e masave anti COVID në fuqi.

Në këtë takim është theksuar nevoja e respektimit të plotë të masave të ndërmarra më parë përmes mbikëqyrjes së zbatimit të tyre nga të gjitha institucionet përgjegjëse, ndërkohë që popullatës i është bërë thirrje që të vaksinohen plotësisht përfshirë edhe marrjen e dozës përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.

Ndryshe, është rritur edhe numri i pacientëve që kërkojnë hospitalizim nga COVID-19.

Bazuar në raportet e datës 18 janar 2021 nga klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim mjekësor janë 81 pacientë nga COVID-19.

51 prej tyre të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 30 të tjerë post-COVID.

Javën që lamë numri i pacientëve me COVID-19 të shtrirë në QKUK dhe spitalet e përgjithshme varionte nga 23 deri 36 pacientë. /Telegrafi/

CEO i Pfizer jep lajmin e shumëpritur: Do t’i rikhehemi normalitetit në pranverë

0

“Shumë shpejt do ti rikthehemi normalitetit, tha CEO i Pfizer, Albert Bourla, ndërsa paralajmëroi një investim të madh në Francë për prodhimin e pilulës së re kundër koronavirusit.

Duke folur për rrjetin televiziv francez BFM TV, drejtori ekzekutiv i kompanisë amerikane tha se “kjo do të jetë vala e fundit me kaq shumë kufizime”.

I pyetur nga gazeta franceze Le Figaro nëse varianti Omicron do të sillte fundin e pandemisë, Burla tha se do të ishte e pamundur të parashikohej diçka e tillë pasi virusi pëson vazhdimisht mutacione.

Ai shtoi, megjithatë, se “ne së shpejti do të jemi në gjendje t’i rikthehemi jetës normale” deri në pranverë për shkak të testeve, vaksinave, trajtimeve të reja si Pfizer Paxlovid.

Në të njëjtën kohë, Bourla paralajmëroi një investim prej 520 milionë eurosh në Francë gjatë pesë viteve të ardhshme, duke forcuar kapacitetet prodhuese të industrisë farmaceutike për Paxlovid, në bashkëpunim me kompaninë franceze Novasep.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort