Home Blog Page 3609

720 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

0
created by dji camera
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.478 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.722.865 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 797.229 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Deri më sot janë dhënë 36.925 doza përforëcuese dhe 2.182 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
ℹ Nga 4.785 testime, 720 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 159 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.909.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 5.678.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

Si u ndikua ekosistemi i aplikacioneve mobile ndaj pandemisë COVID-19 në 2021?

0

Pandemia e COVID-19 vazhdon të ndikojë në ekosistemin e aplikacioneve mobile, sipas një retrospektive vjetore të publikuar nga kompania e inteligjencës së aplikacioneve Sensor Tower.

Në ditët e para të pandemisë, një numër aplikacionesh kanë patur rritje me shumë shpejtësi të vēllimit tē përdorimit–si për shembull ato apikacione të fokusuara në blerjet në internet, argëtimin, biznesin dhe edukimin.

Megjithëse pjesa më e madhe e botës është hapur tani, mirëpo gjërat nuk janë kthyer në normalitet në tregjet e aplikacioneve. Disa kategori aplikacionesh po shohin ende vëllimin e shkarkimit shumë më të lartë krahasuar me nivelet para pandemisë, ndërsa të tjerat nuk janë rikuperuar ende plotësisht, thuhet në raportin e ri.

Aplikacioneve të udhëtimit, natyrisht, se iu dha një goditje e madhe nga pandemia, pasi vendet mbyllën kufijtë e tyre për vizitorët dhe turistët dhe shumë ngjarjet u anuluan.

Për më tepër, rritja e punës në distancë çoi në më pak nevojë për aplikacione për ndarjen e udhëtimit dhe të tjera që lidhen me një udhëtim të përditshëm. Të kombinuara, kategoritë e aplikacioneve të udhëtimit dhe navigimit ishin më të goditurat nga pandemia, me instalimet që ranë rreth 40% në prill 2020 krahasuar me totalin e vitit 2019.

Aplikacionet mjekësore, padyshim, panë gjithashtu rritje të përdorimit gjatë pandemisë. Kategoria është rritur ndjeshëm nga nivelet e vitit 2019, me rritje të shkarkimeve me 187% në dhjetor 2021, krahasuar me një mujore mesatare në vitin 2019.

Kategoritë e tjera të aplikacioneve vazhdojnë të përfitojnë nga rritja e nxitur nga pandemia, por në një shkallë më të vogël. Kategoritë e aplikacioneve Lojërat, Shëndeti dhe Fitnesi dhe Edukimi janë ende në rritje me 39%, 31% dhe 19%, respektivisht, krahasuar me nivelet e tyre të vitit 2019.

Aplikacionet sportive u rikthyen shpejt kur ligat u rihapën në gjysmën e dytë të 2020 dhe u rritën me 3% në vitin 2021 krahasuar me nivelet e tyre të vitit 2019.

Sopi: UÇK ka luftuar për çlirimin e vendit, forcat serbe kanë djegur civilë

0

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Fatmir Sopi i cili po dëshmon në gjykimin ndaj Salih Mustafës në Hagë ka thënë se UÇK ka luftuar për çlirimin e vendit.

Ai ka rrëfyer për ofensivën e 7 dhe 18 prillit dhe ka thënë se në atë kohë në fshatrat e Gollakut ndodheshin mijëra njerëz të cilët forcat serbe i kishin shpërngulur me dhunë nga Prishtina, Podujeva e vende të tjera të Kosovës. Ngjarjet gjatë ofensivës ai i ka quajtur të tmerrshme dhe ka thënë se forcat serbe kanë djegur të gjallë fëmijë, pleq e gra të cilët ishin strehuar nëpër shtëpi.

Kliko këtu, na t’çojmë te vendi ku jon produktet me çmimin ma t’lirë n’Kosovë
E SPONSORUAR
KLIKO KËTU
Në ditën e parë të dëshmisë së tij në Hagë, prokurori Cezary Mihailzcuk e ka pyetur atë për rolin të cilin e ka pasur në këto ofensiva.

“Në prill të vitit 1999 kemi pasur dy ofensiva serbe, njëra ka qenë më 7 prill të vitit 1999 nga drejtimi i kufirit me Serbinë në fshati ne quajtur Prapashticë, forcat serbe kanë depërtuar në drejtim të pozicioneve ku gjendej batalioni i Prapashticës i Brigadës 153 dhe në 7 prill nga mesdita ka filluar konfrontimi me forcat serbe ku kam qenë pjesë edhe vet unë dhe komandanti i Brigadës Adem Shehu. Deri më 18 prill 1999. Në ato luftime unë nga shtabi i brigadës 153 kam kërkuar që të caktohem komandant i operacioneve të luftës në Prapashticë, detyrë të cilën e kam kërkuar vullnetarisht dhe më është lejuar nga shtabi i brigadës 153”, ka thënë Sopi.

Ai ka thënë se luftimet i ka mbajtur deri më 18 prill ku sipas tij në drejtim të Brigadës 153 dhe pozicioneve të saj ka filluar një ofensivë serbe nga të gjitha drejtimet.

“Në atë kohë në fshatrat e Gollakut ndodheshin me mijëra e mijëra njerëz të shpërngulur apo të zhvendosur me dhunë nga Prishtina, Podujeva dhe nga rajonet e tjera të Kosovës të cilët nga lufta ishin tërhequr dhe vendosur në Prishtinë, edhe ata persona i depërtojë në drejtim të Gollakut ushtria dhe policia serbe dhe për të cilët ne jemi kujdesur gjatë gjithë kohës. Ndërsa më 18 prill kur ka filluar ofensiva e përgjithshme prapë në ato beteja në ato luftime kemi qenë aktiv pothuajse të gjithë ushtarët e brigadës 153. Kjo ofensivë ka zgjatur katër ditë ku në mesin e ushtarëve tonë dhe në mesin e civilëve ka pasur shumë humbje, forcat serbe kanë garantuar me mjetet dhe teknologjinë që kanë poseduar nga të gjitha drejtimet, duke mos kursyer as civilët dhe as fëmijët, gratë dhe pleqtë, gjatë kësaj ofensive kanë ndodhur ngjarje të tmerrshme ku familje të tëra apo njerëz që kanë qenë në shtëpitë e tyre janë garantuar dhe janë djegur për së gjalli”, ka thënë ai.

Sopi ka thënë se forcat serbe kanë sulmuar civilët shqiptar, në mesin e tyre, fëmijë e pleq që ishin të strehuar në rajonin e Gollakut.

“Nëse një ushtar serb ka pasur një arsye që të vdes në Kosovë, ne ushtarët e UÇK-së i kemi pasur 100 arsye sepse ata kanë udhëhequr një luftë për të mbajtur Kosovën në pushtim ndërsa forcat tona kanë punuar dhe kanë luftëtar për çlirimin e vendit”, ka thënë ai.

Prokurori e ka pyetur Sopin edhe për Nazif Metollin dhe pseudonimin “Tabuti” për çka dëshmitari ka thënë se e ka dëgjuar emrin e tij por që i njëjti sipas tij nuk ka qenë pjesë e Brigadës 153.

Fatmir Sopi është dëshmitari i 11 i cili po dëgjohet në procesin gjyqësor ndaj Salih Mustafës dhe seanca po zhvillohet e hapur për publikun.

Ai ka thënë se i ishte bashkuar UÇK-së që prej fillimeve të saj në vitin 1998 dhe ka kryer detyrën e organizatorit në rajonin e Gollakut ndërsa sot është kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prishtinë.

Gjykimi i cili ka filluar më 15 shtator 2021 është i pari në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ndërsa deri tani janë dëgjuar dhjetë dëshmitarë të mbrojtur të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Dorëzohet drafti përfundimtar për themelimin e Fondit Sovran

0

Kryetari i grupit punues për themelimin e Fondit Sovran, Besnik Pula, ka njoftuar se e ka dorëzuar draftin përfundimtar të Koncept Dokumentit për themelimin e Fondit Sovran të Kosovës.

“Sot, në emër të Grupit Punues për Themelimin e Fondit Sovran, pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë që në Qeverinë e Republikës së Kosovës ta dorëzoj draftin përfundimtar të Koncept Dokumentit për Themelimin e Fondit Sovran të Republikës së Kosovës”, ka thënë Pula.

“Ky dokument përben bazën konceptuale dhe strategjike për themelimin e Fondit Sovran, përfshirë konceptin dhe hapat për vendosjen e bazës ligjore dhe institucionale të Fondit”.

“Ai është produkt i një pune të gjerë dhe sistematike të Grupit Punues me përbërje nga Arta Hoxha, Edison Jakurti, Emanuel Bajra dhe Tea Blakaj Hoxha, dhe të koordinuar nga unë”.

Pula e quajti këtë veprim si hap të parë drejt themelimit të Fondit Sovran.

Duhet theksuar se ky është vetëm hapi i parë në rrugën drejt themelimit të Fondit Sovran. Qeverinë e presin punë të shumta dhe të mëdha. Besoj se flas në emër të gjithë anëtarëve të Grupit Punues që mbesim të gatshëm dhe të përkushtuar që ta mbështesim këtë proces deri në fund”.

“Për informim të drejtë: publikimi i Koncept Dokumentit në fjalë nuk është në autoritetin e Grupit Punues. Sipas procedurave të parapara, ai bëhet publik pas shqyrtimit dhe miratimit nga Komiteti Ekzekutiv i Qeverisë së Kosovës”.

Sot takohen kryetarët e komunave, diskutojnë për Projektligjin për Inspektim Administrativ

0

Kryetarët e komunave të vendit do të takohen sot për të diskutuar për Projektligjin për Inspektim Administrativ.

Kështu bëri të ditur për Gazetën Sinjali dje kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Ai tha se ky takim do të fillojë në orën 11:00.

Në këtë takim do të diskutohet për problemet me kontratat kolektive në arsim dhe shëndetësi, mjetet financiare të komunave që shkojnë në fondin rezervë, për mosfunksionimin e OShP-së dhe tema tjera.

Kosova mirënjohëse ndaj Japonisë për përkrahjen në procese të rëndësishme

0

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, priti sot në takim të Ngarkuarin e ri me Punë pranë Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka.

Kryetari Konjufca uroi Yamanaka për detyrën e re dhe e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë ndaj vendit tonë.

Japonia mike, përveçse kontribuese e madhe në rindërtimin dhe zhvillimin e Kosovës, vazhdon të jetë përkrahëse në procese të rëndësishme të shtetndërtimit të saj dhe për këtë u jemi shumë mirënjohës, theksoi kryetari Konjufca, duke shprehur njëherësh gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit bilateral në fusha me interes të përbashkët.

Nga ana tjetër Yamanaka konfirmoi përkushtimin për nxitjen dhe fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet Japonisë dhe Kosovës

Flasin nga kompania “SheroTours”, nuk ka të lënduar nga pasasgjerët që ndodheshin në autobus

0

Një autobus i kompanis Shero Tours nga Kosova, i cili po kthehej nga Turqia për në Kosovë, është aksidentuar në orën 04.30 të mëngjesit në vendin Kyustendill të Bullgarisë. Për fat të mirë, 29 pasagjerë që ndodheshin në autobus, gjashtë prej të cilëve janë fëmijë, kanë shpëtuar pa lëndime, përveç shoferit të autobusit i cili ka marrë lëndime të lehta.

Front Online ka kontaktuar me kompaninë “Shero Tours” dhe të njëjtit e kanë konfirmuar se mëngjesin e sotëm ka ndodhur aksidenti, por fatmirësisht pa të lënduar nga pasagjerët. Sipas një zyrtari nga kjo kompani, i cili nuk u prezantua me emër, autobusi po kthehej nga Turqia derisa është përplasur me një kamion që po barte drurë.

Lëndime të lehta ka marrë shoferi i autobusit. “Unë tani jam duke shkuar në vend të ngjarjes. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, lëndime të lehta ka marrë vetëm shoferi i autobusit. Autobusi po kthehej nga Turqia për në Kosovë”, ka thënë zyrtari i kompanisë “Shero Tours” për Front Online.

Një autobus me pasagjerë nga Kosova është përplasur në Bullgari, vetëm shoferi i lënduar lehtë

0

Një autobus me pasagjerë nga Kosova ka goditur një kamion të ndaluar që bartte dru, afër Kyustendil të Bullgarisë.

Kështu raportojnë mediat bullgare, sipas të cilave, ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:30 të mëngjesit të së martës, përcjell Telegrafi.

Shoferi i kamionit ndaloi sepse një pemë kishte rënë në rrugë.

Ai ka tentuar të sinjalizojë rrezikun për drejtuesit e tjerë, por nuk ka arritur të parandalojë aksidentin.

Ngasësi i autobusit që udhëtonte në drejtim të Gueshevës është lënduar lehtë dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Kyustendil.

Ndërkohë, 29 nga pasagjerët, duke përfshirë gjashtë fëmijë, u vendosën në një ndërtesë komunale.

Për rastin ka nisur procedimi paraprak dhe është njoftuar prokurori kujdestar. /Telegrafi/

Mediumi bullgar: Aksidentohet autobusi me pasagjerë nga Kosova

0

29 pasagjerë nga Kosova, gjashtë prej të cilëve fëmijë janë strehuar në Bullgari pasi autobusi me të cilin po udhëtonin mëngjesin e sotëm u aksidentua në qytetin e Kyustendilit, raporton mediumi Struma, transmeton Gazeta Express.

Sipas mediumit bullgar, aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:30, kur autobusi me pasagjerë nga Kosova e ka goditur një kamion të ndaluar që transportonte dru.

Një studente kosovare zbulon një metodë të re për të humbur peshë
Drejtuesi i kamionit raportohet se po përpiqej t’u tregonte të tjerëve në trafik se një pemë kishte rënë në rrugë. Autobusi e goditi kamionin dhe ai doli nga rruga.

Shoferi i autobusit ka pësuar lëndime të lehta dhe është dërguar në Qendrën Mjekësore Qendrore në Kyustendil për ekzaminime dhe ndihmë.

Vendi i ngjarjes është ekzaminuar nga Policia, ndërkohë që për aksidentin ka nisur procedimi paraprak dhe është njoftuar prokurori kujdestar.

Propozimi i ZRRE-së për tarifat e reja të rrymës – sa pritet të rritet çmimi i faturave të energjisë?

0

Zyra e Rregullatorit për Energji në raportin e fundit konsultativ ka bërë shqyrtimin për ndryshimin e tarifave të energjisë elektrike në Kosovë.

ZRRE thotë se nuk ka nevojë për rritje të çmimit të rrymës për konsumatorët që shpenzojnë deri në 600 kWh energji elektrike në muaj.

“Subvencioni i dhënë nga Qeveria e Kosovës efektivisht ndikon që tarifat e konsumatorëve biznesor të mos pësojnë rritje dhe faturat për konsumatorët shtëpiak të mos rriten për konsumin që mund të ofrohet me tarifën ekzistuese nga kapacitetet vendore në Kosovë deri në 600 kWh për muaj”, thuhet në raport, shkruan Telegrafi.

Në raport, ZRRE propozon që tarifa për konsumatorët me 800 kWh rrymë të shpenzuar në muaj të rritet në vlerë prej 12.31 eurosh. Ndërsa, konsumatorët që shpenzojnë 1,000 kWh rrymë në muaj të paguajnë 24.62 euro më shumë të çmimit të rrymës.

Nëse Qeveria nuk i ndan subvencionet, ZRRE thotë se e konsideron të nevojshëm rritjen e çmimit të rrymës edhe për kategoritë tjera. Në këtë rast, ZRRE propozon që tarifat e energjisë elektrike të ndryshohen në mënyrë që për konsumatorët biznesor të paguajnë 9 për qind më shumë.

Sipas kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi nuk do të ketë rritje të tarifave për bizneset.

“Nuk pritet të ketë rritje të tarifës së energjisë elektrike, për kategorinë e bizneseve”, ka reaguar Rukiqi në Facebook.

Rritje e çmimit të rrymës me të njëjtën përqindje është propozuar edhe për amvisëritë, të cilat konsiderohet se shpenzojnë deri në 600 kWh energji në muaj. Për këtë propozohet që aplikimi i tarifës prej 0.21 euro/kWh për energjinë e shpenzuar në kohën e tarifës së lartë gjatë ditës dhe 0.09 euro/kWh për energjinë e shpenzuar në tarifën e ulët gjatë natës.

Bazuar në të dhënat e Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), konsumi mesatar nga viti 2012 – 2020 për amvisëritë që shpenzojnë mbi 300 kWh në muaj është rreth 460 kWh/muaj. Konsumi mesatar gjatë 2021-së për amvisëritë që shpenzojnë mbi 300 kWh/muaj energji elektrike është rreth 440 kWh. Gjatë vitit, 44 për qind e konsumatorëve nuk e kalojnë këtë prag në asnjë muaj.

Konsumatori me konsum 600 kWh në muaj paraqet konsumin bazik minimal të një konsumatori me ngrohje elektrike gjatë dimrit, në bazë të analizave gjatë vendosjes së bllokut në tarifat e kaluara, 69 për qind të konsumatorëve nuk e kalojnë këtë prag në asnjë muaj gjatë vitit dhe 79 për qind të konsumatorëve nuk e kalojnë këtë nivel gjatë muajve të verës.

Propozimi i ZRRE-së ka bërë që të reagoj opozita, ku këtë veprim e kanë quajtur paaftësi të qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti.

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi në reagimin e tij ka thënë se për situatën e krijuar fajtore është Qeveria.

“Rritja e çmimit të energjisë elektrike është kosto e paaftësisë qeverisëse. Nga kjo paaftësi rëndohet mirëqenia e qytetarëve, sepse rritë koston e jetesës dhe dëmton gjepin e tyre. Ndërkaq, cilado kategori që preket nga kjo rritje në thelb prekë të gjithë pa përjashtim”, thuhet në reagimin e Gashit.

Lexo po ashtu:
Gashi reagon pas propozimit për rritje të çmimeve të energjisë: Është kosto e paaftësisë qeverisëse
Gashi reagon pas propozimit për rritje të çmimeve të energjisë: Është kosto e paaftësisë qeverisëse
Në anën tjetër, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka thirrur debat parlamentar pas ngritjes së çmimeve të konsumit dhe paralajmërimit për ngritje të çmimit të energjisë elektrike.

“Aleanca ka thirrur debat parlamentar për ngritjen enorme të çmimeve të artikujve elementar për këtë të enjte. Ndërkohë veç paska rrjedhur një propozim i ZRRE për shtrenjtimin e rrymës që për konsumatorin mesatar familjar mund të mbërrijë mbi 80 për qind. Kjo është e papërballueshme”, ka shkruar kryetari i AAK-së, Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

Ndërsa, për Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut shtrenjtimi i rrymës mund të hapë rrugë për destabilizim social në Kosovë.

“Shtrenjtimi i paralajmëruar i energjisë elektrike i krijon të gjitha parakushtet për shprehje të pakënaqësisë qytetare në kërkim të një jete më të dinjitetshme dhe jo prapakthim siç do të ndodhë nëse Qeveria e Kosovës nuk do t’i rrisë pensionet por edhe pagat në përputhje me inflacionin dhe rritje të çmimeve të shportës së shpenzimeve për një familje”, thekson KMDLNJ.

Ministri Murati: Duhet ndryshuar sistemi tarifor

Ministri i Financave, Punës e Transfereve, Hekuran Murati gjatë një interviste për Telegrafin ka thënë se duhet ndryshuar sistemi tarifor në vend.

Murati ka theksuar se janë duke menduar një zgjidhje afatgjatë, sepse sipas tij nuk mund të shfrytëzohet çmimi i energjisë elektrike si për amvisëri, si për pajisje të kriptovalutave që për dikë është profitabile.

“Vendimi është i përkohshëm, por megjithatë unë mendoj se duhet ta mendojmë në afatgjatë ne këtë çështje. Duke e shfrytëzuar çmimin e energjisë elektrike që është i paraparë për amvisëri për t’i përmbushur nevojat bazike për ta ngrohur ambientin, apo për të zier ushqim, e ta shfrytëzojmë për dikë që është profitabile, atëherë o duhet të ndryshoj sistemi tarifor, që ata të kalojnë në një tarifë tjetër, o duhet të shihet një zgjidhje afatgjatë. Sepse edhe të kriptovalutat ka sisteme të ndryshme”, ka thënë Murati.

Lexo po ashtu:
Murati: Duhet ndryshuar sistemi tarifor, nuk mund të shfrytëzohet çmimi i energjisë si për të zier ushqim si për kriptovaluta
Murati: Duhet ndryshuar sistemi tarifor, nuk mund të shfrytëzohet çmimi i energjisë si për të zier ushqim si për kriptovaluta
Në fund të vitit 2021, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar vendimin e Qeverisë për shpalljen e gjendjes emergjente me energji elektrike.

Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së 51-të ka marr vendim që ta shpallë emergjente gjendjen energjetike, e cila do të vlejë për 60 ditë.

Sipas dokumentit të publikuar nga Zyra e Kryeministrit, masat emergjente në furnizim me energji përfshijnë vendosjen e kufizimeve në furnizim me energji për konsumatorët dhe vendosjen e obligimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë.

Përmes këtij vendimi është vendosur edhe për themelimin e Komitetit Teknik Emergjent në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë – ky Komitet do të përbëhet nga një përfaqësues i Ministrisë së Ekonomisë, një nga ZRRE, një nga KOSTT, një nga KEK-u, një nga KEDS, një nga KESCO, një nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, një përfaqësuese nga MPB-ja, një nga Komisioni për Miniera dhe Minerale dhe një anëtarë nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës. /Telegrafi/

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort