Home Blog Page 3608

AAK-ja mendon për protesta kundër tarifave të reja të rrymës

0

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është duke menduar që të organizojë protesta për të kundërshtuar shtrenjtimin e paralajmëruar të rrymës elektrike.

Pas një takimi të Kryesisë së kësaj partie, AAK-ja ka dalë me reagim duke thënë se rritja e çmimeve në këtë kohë është “e patolerueshme”.

“Përderisa veriu i vendit nuk paguan fare për energjinë, është e padrejtë rritja enorme e çmimeve për pjesën tjetër të qytetarëve, ku goditën amvisëritë dhe bizneset. Gjithashtu, Kryesia kërkoi që të shqyrtohet mundësia e organizimit të protestave për te kundërshtuar shtrenjtimin e paralajmëruar të rrymës elektrike”, thuhet në njoftim.

AAK-ja ka thënë se do të përkrahë e lobojë për miratimin e ligjit për donacionet për Ushtrinë, që kushdo që dëshiron të dhurojë mjete financiare për zhvillimin e Ushtrisë.

Të martën Qeveria njoftoi se ka vendosur të ndajë 75 milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike për konsumatorët biznesorë dhe ata shtëpiakë me konsum deri në 600KWh.

Zyra e Rregullatorit për Energji ka lëshuar së fundmi raportin konsultativ për shqyrtim të jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë. Është propozuar rivendosja e bllok-tarifës deri në 600KWh për konsumatorët e amvisërisë dhe që të gjitha tarifat të ngrihen për 9 për qind për ata që konsumojnë deri në 600KWh, ndërsa për ata me më shumë shpenzime do të reflektohet çmimi i importit, që muajve të fundit ka arritur shifra rekorde.

Edhe dy partitë tjera opozitare, PDK-ja e LDK-ja të martën kanë shprehur shqetësimet për tarifat e reja të energjisë.

Kryetarët e komunave kundërshtojnë projektligjin për inspektimin administrativ

0

Asociacioni i Komunave të Kosovës, ka njoftuar se të martën, ka mbajtur takimin e Këshillit të Kryetarëve të Komunave të Republikës së Kosovës.

Në këtë takim kryetarët e Komunave kanë diskutuar lidhur me Projektligjin për Inspektimin Administrativ, problemet e Komunave me zbatimin e Kontratës kolektive në Arsim dhe Shëndetësi, problemet me mos funksionimin e Bordit të Organit Shqyrtues te Prokurimit, çështjen e Fondit Rezervë si dhe bashkëpunimin mes nivel lokal dhe atij qendror në Kosovë.

Takimin e hapi dhe e kryesoi Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës z.Imri Ahmeti i cili informoj Kryetarët e Komunave se si pushtet lokal nuk kemi qenë as të njoftuar e as të përfshirë në procesin e hartimit të Projektligjit për Inspektim Administrativ.

Kryetari Ahmeti shtoi se në këtë projektligj që prek administratën shtetërore në nivelin qendror dhe lokal ka dyfishim të institucioneve që mbulojnë këtë fushë por edhe interferim në gjashtë ligje ekzistuese si: Ligji për Zyrtarët Publik, Ligji për Procedurën e Përgjithshme Administrative, Ligji për organizimin e punës në Zyre, Ligji për organizimin e Administratës Shtetërore, Ligji mbi Arkivat Shtetërore dhe Ligji për Vulat në Institucionet e Republikën e Kosovës

Poashtu në takim kanë diskutuar edhe Kryetarët e Komunave që ishin në këtë takim, e ku njëzëri u deklaruan kundër këtij Projektligji.

Kryetarët e Komunave në fund u dakorduan me këto Konkluzione:

1. Kryetarët e Komunave kërkojnë të ndërpritet procedimi i mëtejmë i Projektligjit për Inspektimin Administrativ.
2. Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkon të jetë partner i Qeverisë së Kosovës gjatë procesit të hartimit të akteve ligjore dhe nënligjore që prekin qeverisjen lokale.
3. Ky Projektligj ndërhyn edhe në ligjet tjera që janë në zbatim në Kosovë.
4. Vlerësohet se ky Projektligj po cenon funksionimin e demokracisë lokale në Kosovë.
5. Ky Projektligj në formën e tillë vlerësohet se ndërhyn edhe në sistemin gjyqësor e prokurorial si dhe shkel Parimet e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës.
6. Ky Projektligj është në kundërshtim edhe me Kartën Universale të Drejtave te Njeriut dhe Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, thuhet në fund të këtij njoftimi.

SHBA-ja thotë se baza në Bondsteel dëshmon përkushtimin për stabilitet rajonal

0

Baza ushtarake në Bondsteel është dëshmi e përkushtimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për stabilitet rajonal, ka thënë ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pas një takimi me gjeneralmajorin e KFOR-it, Ferenc Kajari.

Sipas Hovenierit, SHBA-ja ofron mbështetje të palëkundur dhe të vazhdueshme për KFOR-in.

“Kontributi i trupave amerikane në Bondsteel, si një ndër më të mëdhenjtë mes aleatësh, është dëshmi e përkushtimit tonë për rolin e domosdoshëm të KFOR-it për të siguruar stabilitet rajonal”, ka thënë ai në Twitter.

Ndërkaq, në njoftimin e KFOR-it, Kajari ka thënë se e ka njoftuar me situatën e sigurisë në Kosovë dhe për aktivitetet e përditshme të KFOR-it.

Kur pritet të fillojnë të paguajnë më shtrenjtë konsumatorët që harxhojnë mbi 600 kWh energji

0

Sipas propozimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, tarifat e reja të energjisë elektrike, nëse miratohen, do të fillojnë të aplikohen nga 1 shkurti.

Sipas raportit të ZRRE’së, këto tarifa do të jenë të aplikueshme deri më 31 mars të vitit 2023.

“Në një proces të ndarë të shqyrtimit të jashtëzakonshëm, të publikuar në ueb-faqen e ZRRE-së krahas këtij raporti, ZRRE ka vlerësuar se të Hyrat Maksimale të Lejuara që mbulojnë kostot e arsyeshme të shërbimit me energji elektrike janë €446.7 milionë. Kjo pjesë e raportit konsultativ ofron propozimin e ZRRE-së për nivelin e tarifave të energjisë elektirke që do të jenë të aplikueshme për periudhën 1 shkurt 2022-31 mars 2023 për të mbluar nivelin e kostove të arsyeshme…”, thuhet në raport.

Raporti i ZRRE

Tarifat për konsumatorët që shpenzojnë deri në 600 kWh energji elektrike do të mbeten të njejëta, derisa për ata që shpenzojnë më shumë, do të ndryshojnë.

Bazuar në propozim, tarifa për konsumatorët me 800 kWh rrymë të shpenzuar në muaj të rritet në vlerë prej 13.31 eurosh, derisa konsumatorët që shpenzojnë 1000 kWh rrymë në muaj, do të përballen me një rritje prej 24.62 euro të çmimit të rrymës.

Ndryshe, palët që dëshirojnë të shprehin mendimet e tyre për qëndrimin e ZRRE’së kanë afat që ta bëjnë këtë deri më 28 janar, në orën 18:00.

“ZRRE-ja u ofron kompanive të rregulluara dhe konsumatorëve mundësinë që të shqyrtojnë dëshmitë dhe pikëpamjet e paraqitura në këtë raport konsultativ, me të cilat ata mund të mos pajtohen, dhe të komentojnë ato duke korrigjuar një gabim faktik, duke paraqitur kundër argumente ose duke ofruar të dhëna të reja të cilat ZRRE-ja mund të mos i ketë marrë parasysh. Palët që dëshirojnë të shprehin mendimet e tyre për qëndrimin e ZRRE-së ftohen t’i dorëzojnë komentet e tyre me shkrim në adresën [email protected] jo më vonë se 28 janar 2022, deri në ora 18:00h”, thuhet në raport.

Tri vjet pas tërmetit në Durrës, mijëra familje ende pa banesa dhe bonus

0

Ndonëse kemi hyrë në vitin e tretë pas tërmetit tragjik të nëntorit të vitit 2019, në bashkinë e Durrësit ka ende me mijëra familje që nuk janë rikthyer në apartamentet e tyre të dëmtuara nga lëkundjet e forta. Dhe sikur të mos mjaftojë kjo, prej disa muajsh nuk përfitojnë as bonusin e qirasë.

A2 ka vizituar disa prej këtyre familjeve, të cilat vijojnë të presin prej 26 muajsh.

Ankesat e tyre në bashki asnjëherë nuk kanë marrë një përgjigje konkrete mbi afatet që duhet të presin akoma për riparimin e apartamenteve.

Të lodhur dhe në kushte ekonomike sa vijnë e më të rënduar, këta banorë luten që sa më parë të nisë puna për riparimin e apartamenteve dhe rikthimin në banesat e tyre./A2/

Kryetari Totaj, priti në takim krerët e gjimnazit “Loyola” në Prizren

0

Kryetari i sapozgjedhur i Komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim drejtorin ekzekutiv të ALG “Loyola-Gymnasium”, z. Elias Koller, drejtorin e Gjimnazit “Loyola”, z. Enver Sulaj dhe drejtorin e Qendrës Eduaktive “Loyola-Profesionale”, z. Visar Hoxha.

Drejtuesit e “Loyola-Gymnasium” e uruan z. Totaj për detyrën e re dhe e njoftuan lidhur me punën, angazhimet, rezultatet e deritanishme, por edhe me sfidat e këtij institucioni për të përmbushur misionin e edukimit dhe arsimimit të gjeneratave të reja.

Gjatë këtij takimi z. Totaj shprehu konsideratën e tij për arritjet e ALG “Loyola-Gymnasium”, por edhe gatishmërinë për të mbështetur ALG-në në sferat që janë në kompetencën e Komunës së Prizrenit.

Një muaj paraburgim për prizrenasin që ushtronte dhunë ndaj gruas

0

Përmes një komunikate, Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, njofton se gjyqtari i procedurës – Fatmir Krasniqi, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 16.01.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 16.02.2022, ndaj të pandehurit K.P., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën dhuna në familje, nga neni 248 par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:

– Nga data e pavërtetuar, e gjer më 16 janar 2022, në shtëpinë e tyre të përbashkët familjare, i pandehuri K.P., si pasojë e problemeve psikike që e kanë afektuar, me dashje në vazhdimësi kryen dhunën ose keqtrajtimi fizik me qëllim të cenimit të dinjitetit të dëmtuarës – bashkëshortes së tij si viktimë e ndjeshme, ashtu që si rrjedhojë e problemeve të vazhdueshme familjare që kishin me të dëmtuarën, vazhdimisht ushtron dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të dëmtuarës, dhe me datë 16 janar në momentin kur e dëmtuara kthehet nga puna, me të hyrë brenda në shtëpi, i pandehuri në prezencën e fëmijëve të tyre, e sulmon të dëmtuarën duke e goditur me shuplaka në fytyrë.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh rrethanat dhe mënyrën e kryerjes së veprës penale, respektivisht i pandehuri ka kryer veprën panele në dëm të vlerave të shoqërisë e cila mbron integritetin dhe jetën e njerëzve brenda një marrëdhënieje familjare, gjithashtu duke pasur parasysh ambientin në të cilin është kryer vepra penale, pra në shtëpinë e përbashkët të të pandehurit dhe të dëmtuarës, ekziston rreziku se me lënien e të pandehurit në liri apo që ndaj tij të mos caktohet paraburgimi, i njëjti mund të përsërisë veprën e njëjtë penale, mund ta përfundoj veprën e kanosur penale, por mund të kryej edhe ndonjë vepër penale të natyrës më të rëndë me pasoja më të mëdha për të dëmtuarën dhe për familjen.

Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në se në rastin konkret caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, për zhvillimin e rregullt dhe normal të procedurës penale, duke pasur parasysh faktet dhe rrethanat e lartpërmendura, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale, andaj edhe Gjykata vendosi për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurës në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Shënim: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore në Prizren.

Bashkëjetoi me një person në Prizren, e më pas e kanosi, gjykata i cakton një muaj paraburgim një gruaje

0

Përmes një komunikate, Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, njofton se gjyqtari i procedurës – Fatmir Krasniqi, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 16.01.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 16.02.2022, ndaj të pandehurës S.H., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën kanosja, nga neni 181 par. 4 lidhur me par. 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurës ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:

– Më datë 19 korrik të vitit 2021, në orët e pasdites në Prizren, me qëllim të frikësimit ose shkaktimit të ankthit, e pandehura S.H., seriozisht e kanos personin tjetër me fjalë se do ta privojë nga jeta, këtu të dëmtuarin, në atë mënyrë që pasi e pandehura kanë bashkëjetuar për një kohë, me rastin e përkeqësimit të raporteve të tyre e pandehura e pakënaqur me këtë fillon që ta shqetësojë të dëmtuarin, ku ditën kritike përmes numrit të saj të telefonit i dërgon mesazh në telefonin e të dëmtuarit ku ndër të tjera e kanos me fjalët “… tash kemi për të vra se s’të kapi plumbi në Dibër tash vim te shpia jote se po të përcjellim, kemi qenë edhe mbrëmë te rruga yte por stë kemi parë, por diej që një ditë do të bish në dorë dhe ske me i shpëtue me plumbit si në Dibër”, me çka tek i dëmtuari ka shkaktuar frikë dhe ankth.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale. Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin se e pandehura ka qenë e paarritshme për organet e ndjekjes nga dita kur e ka kryer veprën penale deri në ditën kur është ndaluar në vend kalimin kufitar, shton dyshimin e bazuar që me lënien në liri të saj, përkatësisht nëse asaj nuk i caktohet masa e paraburgimit, e njëjta mund të fshihet apo arratiset dhe me këtë rast të shmanget nga organet e drejtësisë dhe përgjegjësia penale.

Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në se në rastin konkret caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, për zhvillimin e rregullt dhe normal të procedurës penale, duke pasur parasysh faktet dhe rrethanat e lartpërmendura, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale, në rastin konkret kemi të bëjmë me veprën penale të kanosjes, me të cilën vepër penale kanoset apo dëmtohet jeta dhe trupi i njeriut si një nga të drejtat elementare e fondamentale, andaj edhe Gjykata vendosi për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurës në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Shënim: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prizren.

Ministria e Ekonomisë ndan 75 milionë euro për faturat e energjisë-elektrike për qytetarët

0

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), institucion i pavarur përgjegjës për përcaktimin e tarifave që pasqyrojnë koston për konsumatorët fundor, ka lëshuar Raportin e saj Konsultativ për Shqyrtimin e Jashtëzakonshëm të Tarifave të Energjisë Elektrike.

Ministria e ekonomisë ka njoftuar se ka ndarë 75 milionë euro subvencionim për energjinë elektrike.

“ZRRE-ja ka propozuar rivendosjen e bllok tarifës deri në 600 KWh për konsumatorët e amvisërisë, si dhe që tarifat e energjisë elektrike të ngritën për 9% për të gjithë konsumatorët komercial dhe konsumatorët e amvisërisë që konsumojnë deri në 600 KWh, ndërsa tarifat për konsumin e amvisërisë mbi 600 KWh do të reflektonin çmimin e importit.Duke marrë parasysh situatën e jashtëzakonshme dhe të paprecedentë në tregjet evropiane të energjisë elektrike që ka ndikuar edhe Kosovën, Qeveria e Republikës së Kosovës me kërkesë të Ministrisë së Ekonomisë është zotuar të subvencionojë qytetarët e bizneset e Kosovës, duke i mbrojtur kështu nga rritja e tarifave. Subvencionet paraqesin të ardhura për sektorin që nuk është e nevojshme të mbulohen nga tarifat e energjisë elektrike dhe rrjedhimisht, zbusin rritjen e tarifës së energjisë elektrike.”, thuhet në njoftimin për media të ministrisë.

Gjatë kësaj kohe të jashtëzakonshme, qëllimi primar i subvencionit të ndarë nga Qeveria e Kosovës është për të mbrojtur veçanërisht konsumatorët e ndjeshëm nga ndikimi i çmimeve më të larta të energjisë elektrike.

Zëdhënësi i KEDS-it: 69 përqind e konsumatorëve nuk e kalojnë asnjë muaj gjatë vitit shifrën e 600 kWh

0

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka thënëse janë 69 përqind e konsumatorëve që nuk e kalojnë asnjë muaj gjatë vitit shifrën e 600 kWh.

Buzhala përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se gati 80 përqind e konsumatorëve nuk e kalojnë këtë shifër gjatë muajve të verës, teksa shtoi se edhe ata që e kalojnë për 600 kWh të parë paguajnë më lirë.

“Jane 69 per qind e konsumatoreve qe nuk e kalojne asnje muaj gjate vitit shifren e 600 kWh. Gati 80 per qind e konsumatoreve nuk e kalojne kete shifer gjate muajve te veres. Ndersa, edhe ata qe e kalojne per 600 këh te pare paguajne me lire, pra njejte per kete pjese shpenzimit”, ka shkruar Buzhala.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort