Home Blog Page 3607

Presidentja Osmani denoncon në polici Gjergj Dedajn për kërcënim publik

0

Presidentja Osmani ka denoncuar në Polici për kërcënim publik ish-ambasadorin e Kosovës në Maqedoninë e Veriut.

Vjosa Osmani për T7 thotë se me rastin e deklaratës së ish ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Degajt, tash po merret Policia e Kosovës.

E se po merren organet kompetente me këtë rast e ka konfirmuar edhe këshilltari për media i presidentes Osmani.

Por, ky denoncim nuk po i bën përshtypje ish-ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut.

Gjergj Dedaj deri në mesditë ka thënë se nuk është kontaktuar nga organet e rendit.

Ndërsa, Policia e Kosovës nuk janë përgjigjur zyrtarisht për veprimet e ndërmarra për këtë rast, megjithatë Televizioni mëson se kanë pranuar denoncimin nga zyra e Presidencës.

Gjithë kjo situatë është krijuar nga një deklaratë e ish-ambasadorit Dedaj.

Albulena Haxhiu: Konfiskimi i pasurisë do të vlejë që nga viti 2008

0

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një intervistë në RTK për projektligjin e konfiskimin e pasurisë ka thënë se nuk është kundër Kushtetutës së Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Ajo tha se në momentin kur byroja konsideron se ka bazë për konfiskim të pasurisë ia bën kërkesën Gjykatës dhe kur qëndrojnë faktet e ofruara bëhet konfiskimin i pasurisë.

Haxhiu pohoi se afati kohor se prej kur do të nis konfiskimi i pasurisë është sygjeruar që të bëhet që nga viti 2008, pas shpalljes së Pavarësisë.

“Në momentin që do të hyjë në fuqi ky ligj askush nuk duhet ta ketë frikën secili që e ka fituar pasurinë me nder do të rrinë të qete dhe ata që e kanë keqpërdorur djersën e popullit duhet ta kthejnë atë pasuri”, tha Haxhiu, transmeton IndeksOnline.

“Ata të cilët kanë theksuar që ky projektligj shkel Kushtetutën e Kosovës në asnjë rrethanë nuk kanë cek ndonjë nen se cilin e shkel.

Ne kemi bashkëpunuar me një ekspert që ka qenë në Gjykatën e Strasburgut dhe ka dhënë një raport shumë të vlefshëm dhe jam e interesuar që ta ndajmë me ata që kanë dyshime.

Nuk ka asnjë problem që të funksionoj byroja pa ndryshime kushtetuese. Në momentin kur buroja vlerëson do të vlerësoj se një person ka pasuri në shpërputhje me pagën.

Shumë ekspert që na kanë ndihmuar në këtë veprim na kanë rekomanduar që të ketë një prag si dyshim ose kur byroja mund të nis verifikimin e asaj pasure, pragu me 25 mijë euro, nëse zyrtari nuk mund ta arsyetoj atë pasuri ia bën propozimin Gjykatës nëse ky institucion vlerëson se byroja ka të drejtë atëherë ta bëj konfiskimin e pasurisë.

Është shumë e rëndësishme që në krye të byros të jetë një person apolitik apo jopartiak.

Tash për këtë po thënë që është hakmarrje. Pak me dasht një prokuror mundet me ba kallëzim për një person në Kosovë, ka pasur raste të tilla. Edhe në paketën ligjore nuk e ndalon që dikush të hakëmarret ndaj ndikujt. Individët kanë të drejtën e ankesës”, tha ajo.

ShBA-ja paralajmëron se Rusia mund ta pushtojë Ukrainën ‘në çdo moment’

0

Zyrtarët amerikanë paralajmëruan se Rusia mund të nisë një sulm në Ukrainë “në çdo moment”, duke e quajtur situatën jashtëzakonisht të rrezikshme.

“Presidenti Putin e ka krijuar këtë krizë duke grumbulluar njëqind mijë trupa ruse përgjatë kufijve të Ukrainës. Kjo përfshin lëvizjen e forcave ruse në Bjellorusi kohët e fundit për stërvitje të përbashkëta dhe kryerjen e stërvitjeve shtesë në kufirin lindor të Ukrainës”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

“Pra, le të jemi të qartë, pikëpamja jonë është se kjo është një situatë jashtëzakonisht e rrezikshme, ne jemi tani në një fazë ku Rusia në çdo moment mund të nisë një sulm në Ukrainë”, shtoi ajo, shkruan Euronews.

Diplomati i lartë i SHBA-së planifikon të udhëtojë në Ukrainë, ndërsa tensionet rriten nga frika e një pushtimi.

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, do të udhëtojë në Kiev, të mërkurën, dhe do të takohet me presidentin Volodymyr Zelenskyy dhe ministrin e Jashtëm, Dmytro Kuleba, për të përforcuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë.

Udhëtimi vjen pas negociatave në Evropë midis ShBA-së dhe Rusisë, të cilat bënë shumë pak për të qetësuar tensionet në rritje.

MPJD-ja jep detaje për gjendjen e kosovarëve të aksidentuar në Bullgari

0

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se të gjithë qytetarët e Kosovës që ishin brenda autobusit të vetaksidentuar në mëngjesin e sotëm në Kystendil të Bullgarisë, janë transferuar nga kompania e njëjtë e autobusit në Kosovë dhe se nuk kanë pësuar lëndime trupore, me përjashtim të shoferit të autobusit që ka marrë lëndime të lehta.

MPJD-ja ka thënë se me të pranuar informacionin, përmes Ambasadës së Republikës së Kosovës në Sofje, ka komunikuar me autoritetet përkatëse, ka ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm konsullor dhe gjithashtu zyrtari i ambasadës ka dalë në vendin e ngjarjes për të ofruar asistencën e nevojshme.

Sipas të dhënave nga terreni deri tek aksidenti kishte ardhur pasi që autobusi i cili operonte në linjën Prishtinë-Stamboll duke kaluar në rrugën Kystendil – Gyeshevo kishte devijuar rrugën për shkak të një druri në rrugë që kishte rënë si pasojë e erërave të forta.

IPK ka filluar hetimet rreth rrjedhjes së informacioneve për aksionet e policisë në veri të Kosovës

0

Të shumta kanë qenë aksionet e Njësive të Specializuara të Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Shpesh herë këto aksione nisën në kuadër të luftimit të korrupsionit, e disa herë edhe për mos-bindje të serbëve të veriut për vendimet që merrnin institucionet e Kosovës.

E padyshim se në të gjitha këto aksione, në rrezikun më të lartë ishin vetë pjesëtarët e Njësive të Specializuara të Kosovës.

Por, shumë shpesh ka ndodhur që informacionet e planifikimit të këtyre aksioneve të rrjedhin dhe të arrijnë tek subjektet e hetimit.

Informacionet e këtyre aksioneve çoheshin deri tek ata që pikërisht kishin të bënin me rastet, e kjo çështje ngriti dyshimet nga më të ndryshmet.

Pengesë është bërë disa herë radhazi rrjedhja e informacioneve nga Policia e Kosovës për zbatimin e operacioneve në tërësi.

Madje si shkak i zbulimit të detajeve që kishin të bënin me këto zhvillime, zyrtarët policorë të Kosovës disa herë u gjetën para situatave që në një situatë të rregullt nuk do të duhej të ndodhnin.

Por është pikërisht Inspektorati Policor i Kosovës që po merret me këtë situatë të krijuar brenda përbrenda institucionit më të besueshëm në vend, atë të Policisë së Kosovës.

Në një përgjigje të dhënë për lajmi.net, Inspektorati Policor i Kosovës ka konfirmuar se janë duke hetuar rastin dhe se janë ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë.

“Duke ju referuar kërkesës suaj, në këtë fazë të hetimeve vetëm mund t’ju konfirmojmë se IPK është duke hetuar rastin dhe është duke ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me prokurorinë kompetente”, është thënë shkurt në përgjigjen e Inspektoratit të Policisë së Kosovës.

Por ishte pikërisht dalja e informacioneve nga institucioni i Policisë së Kosovës që ndikoi në reagimin e shumë zyrtarëve shtetërore.

Të njëjtit në disa raste kërkuan që të hetohen në tërësi personat e dyshuar dhe që të mos përsëritet një situatë ku rrjedha e informacioneve bëhet pikërisht nga Policia e Kosovës.

Madje në një nga operacionet e fundit të Policisë së Kosovës në veri dyshohet se kishte rrjedhje të informacionit dhe si pasojë mëngjesin e 10 tetorit të vitit të kaluar Policia e Kosovës nuk ia doli që të prangos 10 persona që ishin në cak të hetimeve.

Nga 18 personat që po kërkoheshin, vetëm tetë nga ta përfunduan të arrestuar.

E shqetësim lidhur me rrjedhjen e informacioneve pati përcjellur edhe vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.

E rrjedhje të informacionit dyshohet se pati edhe në aksionin e policisë në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, javëve të kaluara në veri të Kosovës.

Ishte Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla i cili ishte shprehur i shqetësuar për rrjedhën e informacioneve, ku tha se në një nga lokacionet është vërejtur infrastruktura, por mungonin pajisjet për këtë veprimtari të jashtëligjshme.

“Duke marrë parasysh këtë fakt, Policia e Kosovës është duke zhvilluar hetime intensive për rrjedhje të informatës zyrtare”, kishte njoftuar Sveçla.

E njohësi i çështjeve të sigurisë në vend, Nuredin Ibishi deklaroi se rrjedha e informacioneve mund të ketë pasoja për zyrtarët policorë apo doganorë të cilët janë pjesëmarrës në aksione.

“Rrjedhja e informacioneve pos dështimit të operacioneve mund të sjellë pasoja të rënda edhe për zyrtarët policorë dhe zbatues tjerë të ligjit siç janë doganierët apo zyrtarë tjerë shtetëror…Tashmë supozohet se ka përsëritje të rrjedhjes së informacioneve dhe duhet të merren patjetër masa për të kuptuar se nga ku po ndodh kjo rrjedhje e informacioneve”, deklaroi Ibishi.

E avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi pati e cila njëashtu ishte më parë pjesë e strukturave të Policisë së Kosovës, tha se ruajtja e informacionit është e vështirë kur në operacione përfshihen struktura të ndryshme shtetërore.

“Në çështjet e sigurisë është i përfshirë edhe faktori ndërkombëtarë apo KFOR-i, që është mjaft e vështirë të fokusohen dyshimet në hetimin e rrjedhjes së informacioneve”, deklaroi Gashi-Bytyqi.

E aksionet shpesh herë më të suksesshme dhe pa rrjedhje të informacioneve zhvillohen në kuadër të gjithë territorit të Kosovës, duke përjashtuar në disa raste veriun e vendit.

Problemet më të shpeshta me rrjedhje të informacioneve sa i përket operacioneve policore mjaftë të rëndësishme për shtetin shfaqen pikërisht kur rastet kanë të bëjnë me veriun, apo pjesën më të ndjeshme sa i përket hetimit dhe luftimit të krimit dhe korrupsionit.

Latifi: Sistemi shëndetësor i përgatitur në rast të shtimit të të hospitalizuarve

0

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se sistemi shëndetësor është i përgatitur për reagim adekuat në rast të rritjes së mëtejshme të numrit të të infektuarve dhe spitalizimeve nga COVID-19.

Këtë deklaratë ai e ka bërë në një takim me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.

Hovenier theksoi bashkëpunimin e ngushtë dhe të frytshëm mes dy vendeve derisa nënvizoi mbështetjen e SHBA-së në fushatën e vaksinimit kundër Covid-19 dhe në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore edhe përmes bashkëpunimit me organizatat e tjera ndërkombëtare.

Latifi në anën tjetër e informoi ambasadorin rreth situatës me COVID-19 dhe theksoi se Kosova posedon tani sasi të mjaftueshme të vaksinave për të gjithë qytetarët, kurse sistemi shëndetësor është përgatitur për reagim adekuat në rast të rritjes së mëtutjeshme të numrit të të infektuarve dhe spitalizimeve nga COVID-19.

Tutje, Ministri Latifi tregoi edhe për planin konkret të Ministrisë së Shëndetësisë për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore tek të gjitha komunitetet në Kosovë edhe përmes aplikimit të Telemjekësisë.

Ambasadori Hovenier ritheksoi se ShBA edhe në të ardhmen do t’i ofrojnë mbështetje Kosovës për arritjen e qëllimeve të saja drejt përmirësimit të kujdesit shëndetësor.

Lumir Abdixhiku kundërshton shtrenjtimin e rrymës

0

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për qasjen ndaj krizës energjetike, duke thënë se ndërmori veprime të vonshme dhe zgjidhje skandaloze.

Ai tha se reagimi i vonshëm kushton dhe se për këtë do të paguajnë familjet kosovare.

“Në fillim thanë s’kemi krizë. Më pas i dhanë 100 milionë euro për blerje të energjisë. Para të buxhetit të shtetit që mund t’i përdornim shumë më mirë. Tani kemi edhe krizë, edhe 100 milionë më pak, edhe shtrenjtim të energjisë”.

“Papërgjegjësia kushton. Reagimi i vonshëm kushton. Dhe dy javë nga sot, këtë padituri e papërgjegjësi të Qeverisë, përtej 100 milionëshit të djegur tashmë, do ta paguajnë më shumë se gjysma e familjeve kosovare në faturat e tyre mujore të energjisë. Për çdo muaj në vijim, një e treta e pagës mesatare në Kosovë do të shkojë për energji. Tani kjo është krizë”.

Abdixhiku tha se ky është shtrenjtimi më i lartë i energjisë elektrike në gjithë historinë e Kosovës dhe përveç se “po paguajmë shtrenjtë, përveç se familjet po diskriminohen pa ndonjë kriter logjik, nuk ka as plan e as ide për një zhvillim strategjik afatgjatë energjetik. Vendime të vonshme dhe zgjidhje skandaloze – ky është epilogu i paaftësisë”.

Abdixhiku ka thënë se është i bindur se “edhe këtë herë” do të gjejnë një fajtor diku në 20 vjet.

“Por s’ka gjë që mund ta mbulojë këtë jokompetencë. S’ka gjë që mbulon barrën financiare që po ja vënë familjeve kosovare. Prandaj, paralajmërimin e sotëm skandaloz të Qeverisë, LDK do ta kundërshtojë këtë të enjte në seancë parlamentare. Presim që këtë vendim ta kundërshtojë çdo deputet i përgjegjshëm në Kuvend. Përtej kësaj, një dëm të tillë s’mund ta lejojmë e trajtojmë pa përgjegjësi”.

Osmani shpreh gatishmëri për të ndihmuar Luginën e Preshevës

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot priti në takim një delegacion të Këshillit Kombëtar Shqiptar për Luginën e Preshevës, të përbërë nga Ragmi Mustafi, Lirona Zuka dhe Alban Alili.

Në takim me këtë delegacion, Osmani ka shprehur gatishmëri për ta mbështetur Këshillin Kombëtar Shqiptar të Luginës së Preshevës.

Gjithashtu, ajo ka bërë të ditur se në vazhdimësi angazhohet për promovimin e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc dhe ka adresuar problemet, me të cilat ballafaqohen këta qytetarë, siç janë pasivizimi i adresave, mosnjohja e diplomave nga Serbia dhe problemet e vazhdueshme me punësimin.

“E keni mbështetjen time dhe ju siguroj se do të përpiqem që zëri juaj të dëgjohet. Qytetarët e Luginës së Preshevës janë brengë e jona e përhershme dhe do të ndërmarrim çdo veprim të mundshëm për t’i ndihmuar sa më shumë”, ka theksuar Osmani, duke u zotuar se problemet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës do të vazhdojë t’i ngritë në instancat më të larta ndërkombëtare.

Shqipëria shënon numrin më të lartë të infektimeve që nga fillimi i pandemisë

0

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit është shënuar numri më i lartë i infektimeve që prej fillimit të pandemisë.

Në 24 orët e fundit janë kryer 8.746 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 2832 qytetarë. Ndërkohë, kanë ndërruar jetë 6 persona të prekur me COVID-19, ndërsa 1732 janë shëruar.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 130 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.

Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë 1.156, Shkodër 183, Durrës 133, Fier 130, Vlorë 107 etj.

Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: dy qytetarë nga Tirana 59 dhe 90-vjeç, një qytetar 69-vjeç nga Konispoli, një qytetar nga Burreli 71-vjeçe, një qytetar nga Rrogozhinë 75-vjeç, një qytetar nga Tepelena 81-vjeç.

Shqipëria ka regjistruar gjithsej 236.486 raste me koronavirus, 211.187 janë shëruar, 22.022 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.277 pacientë. /Kp/

Xhaçka në KS të OKB-së përmend gratë e përdhunuara gjatë luftës në Kosovë

0

Ministrja e jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, gjatë mbledhjes në Këshillin e Sigurimit në OKB theksoi se nuk mund të ketë paqe pa gratë. Në mbledhjen me temë “Gratë, Paqja dhe Siguria” tha se kjo çështje është prioriteti kryesor i agjendës së Shqipërisë për dy vitet e ardhshme.

Xhaçka tha se gratë ndër vite janë ndjerë të shtypura e se ndaj tyre u ushtrua dhunë, teksa përmendi gratë në Kosovë që u përdhunuan, torturuan e u vranë gjatë luftës.

“Është një e vërtetë e trishtuar e historisë, por është gjithashtu një e vërtetë e trishtuar e ditëve dhe epokës tonë që ndërsa burrat aktualisht shkaktojnë pjesën më të madhe të luftimeve, gratë shpesh mbajnë peshën kryesore të tyre. Nuk e them këtë si një slogan klishe. E them si një mësim që ne shqiptarët e kemi nxjerrë nga historia jonë. E pamë këtë në Kosovë. Gratë u lanë pas për t’u kujdesur për familjet e tyre, gratë u lanë pas për të mbledhur pjesët e mbetura. Gratë përdhunoheshin, torturoheshin dhe vriteshin si shënjestra të qëllimshme të një fushate kriminale të spastrimit etnik”, ka thënë ajo.

Kjo, shtoi Xhaçka, shihet edhe në vendet tjera në botë sot duke përmendur aktivistet të cilat përballen me kërcënime.

“Aktivistet gra përballen me kërcënime dhe rreziqe, ku përfshihen ndalimet arbitrare, rrëmbimet e zhdukjet nga autoritetet qeveritare, madje edhe vrasje nga autoritetet qeveritare, jo vetëm për shkak të rreziqeve të zakonshme që vijnë me aktivitete e tilla në zonat e konfliktit, por edhe për faktin që janë gra”.

Ndërkaq, krenare u paraqit kur përmendi Shqipërinë. Ministrja ka thënë se Shqipëria renditet aktualisht ndër 5 qeveritë e para me barazi gjinore të balancuar, me 75% të posteve ministrore të mbajtura nga gratë. “Një përqindje e ngjashme e posteve ekzekutive të nivelit të lartë dhe të mesëm, si dhe disa nga postet kryesore më të larta publike – duke përfshirë institucionet e pavarura, agjencitë, departamentet në fusha kyçe të shtetit – mbahen nga gratë”.

Xhaçka ka paraqitur katër pika për mbrojtjen e grave: vënien në dispozicion të burimeve për organizatat e OKB-së për mbrojtje për gratë, krijimin e mekanizmave financues për të vepruar shpejt kur gratë liderë përballen me kërcënime, rritjen e fondeve për organizatat dhe lëvizjet për të drejtat e grave, dhe rritjen e llogaridhënies në lidhje me gratë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort