Home Blog Page 3606

Zhduket një vajzë në Prizren

0

Një vajzë është zhdukur në Prizren, rastin në polici e ka raportuar babai i saj.

“Prizren , 18.01.2022 – 14:55. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij nuk është kthyer në shtëpi dhe nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, është iniciuar lënda e rastit dhe vazhdon të hetohet…

Gjendet një person i vdekur në shtëpinë e tij në Prizren

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë është gjetur një person pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren.

“Prizren, 18.01.2022 – 19:11. Është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili kishte qenë duke jetuar i vetëm në shtëpi, nga të afërmit e tij ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor, ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

Bidenit i rekomandohen sanksione për të gjithë ata që kërkojnë “Shqipërinë Etnike”

0

Shkolla e Studimeve Ndërkombëtare të Avancuara të Universitetit “Johns Hopkins” dhe Qendra Wilson në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këtë të martë, kanë dalë me një raport, i publikuar nga gjashtë autorë, në të cilin katër prej tyre vijnë nga vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, përkatësisht Serbia, Sllovakia, Spanja dhe Serbia, ndërsa dy autorë të tjerë vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova.

Në raport, SHBA-së i kërkohet që t’i sanksionojë të gjithë ata që kërkojnë një bashkim të mundshëm të Kosovës me Shqipërinë dhe gjithashtu i kërkohet edhe emërimi i një emisari tjetër special për sigurimin e njohjeve për Kosovën.

“Kërkohet zbatimi i hapave nga ana e Administratës Biden, duke përfshirë emërimin e një të “Dërguari Special për Njohjen e Kosovës” së bashku me një paralajmërim të SHBA-së që të sanksionojë çdo lider në Kosovë e Shqipëri që promovon idenë e ndonjë ‘bashkimi’ mes të dyja vendeve”, thuhet në raport, transmeton Klankosova.tv.

Gjithashtu, në këtë dokument thuhet se dialogu, i cili, sipas autorëve të dokumentit, cilësohet i vdekur, do të transformohej vetëm atëherë kur Kosova do të njihej nga katër vendet anëtare të NATO-s që janë Spanja, Sllovakia, Greqia dhe Rumania.

“Të bindësh katër shtete anëtare të NATO-s, si dhe të pestën – Qipron, e cila është anëtare e Bashkimit Evropian, por jo e Aleancës Veriatlantike, nuk është e lehtë. Do të duhet një përpjekje e madhe nga administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, së bashku me aleatët tjerë, për t’i bindur vendet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës ta ndryshojnë qëndrimin e tyre”.

“Politikëbërësit përtej oqeanit do të investojnë në këtë strategji vetëm nëse janë të bindur për domosdoshmërinë, përfitimet më të mëdha dhe qëndrueshmërinë e një qasjeje të tillë”, janë shprehur autorët ndër të tjera.

Disa arsye pse duhet të hani sa më shumë ullinjë

0

Ekspertët shëndetësor thonë se ullinjtë janë të pasur me fibra që ndihmojnë në sistemin e tretjes. Vitamina E dhe yndyrat e pangopura parandalojnë çdo dëmtim të shkaktuar nga radikalët e lirë në zorrët. Një filxhan ulliri të zi siguron 17 për qind të marrjes së rekomanduar ditore të fibrave, që do të thotë se ata do të rritin ndjeshëm tretjen tuaj.

Ne të gjithë duan që të sigurohemi se ushqimi që hamë është më i miri në treg.

Por gjithnjë duhet të bëjme kujdes edhe për vlerat ushqyese të gjërave që konsumojmë, prandaj sonte portali arbresh.info sjell për ju vlerat dhe arsyet pse duhet në konsumoni sa më shumë ullinjë.

Forcojnë sistemin imunitar dhe mbrojnë enët e gjakut.

Ullinjtë janë antioksidantë dhe pastrojnë trupin, duke eliminuar çdo materie të dëmshme. Rregullojnë nivelin e kolesterolit, që do të thotë se ata mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare. Për më tepër forcojnë edhe sistemin imunitar dhe përmbajnë lëndë ushqyese që do t’ju ndihmojnë kundër alergjive.

Humbje peshe

Ullinjtë janë të pasur me yndrya të mira, për të cilën edhe ka nevojë trupi jonë. Këto yndyra trupi nuk i ruan si depozita, prandaj edhe duhet plotësuar. Ato kontribuojnë shumë në humbje të peshës në mënyrë të shëndetshme. Ullinjtë janë një delikatesë e jashtëzakonshme dhe ju mund t’i shtoni ato në ushqimin tuaj të preferuar, ose thjesht hani ato në mes të ngrënies tuaj. Ata janë jashtëzakonisht të shëndetshëm dhe në gjendje t’ju mbrojnë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Trajton dhimbjet dhe inflamacionet

Ullinjtë dhe vaji i ullirit të virgjër janë antioksidantë të fuqishëm. Ky ushqim i shijshëm dhe i kripur do të ju ndihmojnë të lehtësoni dhimbjen, kështu që ato përdoren shpesh si një ilaç.

Mbrojnë flokët dhe lëkurën

Ullinjtë dhe vaji i ullirit të virgjër përmbajnë komponime që mbrojnë lëkurën dhe flokun tuaj. Acidet yndyrore të pangopura dhe acide yndyrore omega-3 gjenden në sasi të mëdha dhe këto acide yndyrore ushqejnë, mbrojnë dhe lagështojnë lëkurën dhe flokun tuaj. Të pasura me vitaminën E janë ideale për lëkurë dhe flokë të shëndetshëm. Ullinjtë ose vajin e ullirit mund ta përdorni edhe si maskë për flokë dhe lëkurë.

Nxisin sistemin e tretjes

Ullinjtë janë të pasur me fibra që ndihmojnë në sistemin e tretjes. Vitamina E dhe yndyrat e pangopura parandalojnë çdo dëmtim të shkaktuar nga radikalët e lirë në zorrët. Një filxhan ulliri të zi siguron 17 për qind të marrjes së rekomanduar ditore të fibrave, që do të thotë se ata do të rritin ndjeshëm tretjen tuaj.

A duhet lejuar mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë? Flasin njohësit e Kushtetutës

0

Kosova morri vendimin të mos lejojë referenumin e Serbisë, duke iu dhënë mundësinë qytetarëve serbë, me shtetësi të dyfishtë, të votojnë përmes postës apo zyrës ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë.

Komisioni i Zgjedhjeve ka marrë vendim që serbët e Kosovës të votojnë në katër qytete të Serbisë si: Kurshumlia, Rashkë, Novi Pazar dhe Vranjë, kjo pasi Kosova nuk lejoi mbajtjen e referendumit serb në Republikën e Kosovës.

Me 3 prill të këtij vitit pritet që të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Serbi.

E mbajtja e tyre po kërkohet që të lejohet edhe në Kosovë, ashtu siç është lejuar në të kaluarën.

Salihu: Mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë është në kundërshtim me Kushtetutën

Por kundër mbajtjes së këtyre zgjedhjeve është profesori i së drejtës penale, Ismet Salihu.

Ai në një prononcim për FrontOnline, tha se lejimi i mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

“Kjo që vendosi qeveria aktuale është një vendim i drejtë dhe konform ruajtjes së sovranitetit dhe Pavarësisë së Kosovës. Serbët e Kosovës që kanë dy shtetësi mund të votojnë nëpërmjet postes ose të shkojnë atje të votojnë. Në territorin e Kosovës nuk duhet të lejohen zgjedhjet e Serbisë të cilat do të mbahen në prill të këtij viti sepse ajo është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës”, tha ai.

Në vitin 2022, ish-kryeministrit, Avdullah Hoti, e kishte lejuar mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë, e këtë e ka quajtur të padrejtë njohësi i së drejtës penale, Ismet Salihu.

Ai tha se mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë, është gabim i Qeverive të kaluara.

“Ato zgjedhjet që janë lejuar deri më tani kanë qenë të padrejta në kundërshtim me Kushtetutën, posaçërisht me sovranitetin e Kosovës, lejimi tyre ka qenë një gabim i qeverive të mëparshme”, tha tutje ai për Front Online.

Ish-gjyqtari Kryeziu: Me Kushtetutë nuk ndalohet mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë

Mendim të kundër për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, ka ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu.

Ai për FrontOnline, tha se Gjykata Kushtetuese nuk e ndalon në mënyrë eksplicite mbajtjen e zgjedhjeve.

“Mendoj se rastin e zgjedhjeve nuk duhet me ndalu, d.m.th. rasti i zgjedhjeve është për atë arsye se me zgjedhje në një formë lehtësohet jeta e qytetarit me ndërrimin e pushteteve të tjera lehtësohet jeta e qytetarit. Edhe me pakon e Ahtisarit qytetarët serb që janë në Kosovë kanë të drejt të ndihmon në aspektin financiar përmes Serbisë dhe kjo shkon përmes buxheti të Kosovës, andej është një lidhshmëri jetike e këtyre qytetarëve kështu që konsideroj se nuk duhet me i ndal. Gjykata Kushtetuese, nuk e lejon në mënyrë eksplicitet, por çdo gjë që nuk është e ndaluar lejohet”, tha Kryeziu.

Lajmin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë e kërkoj edhe ministri i Qeverisë “Kurti” Goran Rakiq.

Ai tha se nëse një gjë e tillë nuk lejohet Serbia do të vendos reciprocitet

“Qysh tash po i themi Prishtinës, se më 3 prill do të mbahen zgjedhjet presidenciale të Serbisë kudo që ka serbë në Kosovë. Nëse nuk lejohemi, do të vendosim reciprocitet”, tha ministri i Qeverisë, Goran Rakiq.

Valon Syla: Qeveria Kurti po rren, rrymën do ta paguajmë 4 herë më shtrenjtë

0

Opinionisti dhe gazetari Valon Syla ka komentuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke thënë se Qeveria po gënjen dhe se qytetarët do të paguajnë rrymën katër herë më shtrenjtë.

Syla ka thënë se Qeveria ka qasje ideologjike në çështjen e rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

“Brenga ime kryesore me këtë vendim të qeverisë është se vendimi për energjetikën së pari është politik. Ka qasje ideologjike, s’ka qasje të trajtimit të njerëzve që s’kanë, nevojtarëve, shtresës sociale, nuk ka trajtim të njerëzve që prodhojnë, por është një vendim ad-hoc që me 75 milionë që i lëshon extra e rrit çmimin e energjisë edhe na shtin neve si konsumatorë me pagu në katër faza. Komplet barra shkon kështu. Së pari paguajmë faturën në KEDS, e dyta është indirekt me subvencione që i japim prej taksave tona, e treta është, kjo kategoria e shtrenjtë e mbanë përsipër 65 për qind të tjerëve që duhet me iu lënë më lirë, që është vendim i padrejtë, dhe e katërta që edhe në veri të Kosovës paguhet rryma me taksat tona”, tha Syla në T7.

Tutje ai ka thënë se në qeveritë Thaçi e Mustafa, s’u pagu katër herë.

“Në qeveritë Thaçi e Mustafa, s’u pagu katër herë. Ka pasur raste që është paguar 2 herë por jo katër herë. Subvencione s’ka pas në qeveritë e tyre”, shtoi Syla.

Kosovari në Zvicër dënohet me 11 vjet burg

0

Procesi gjyqësor në Gjykatën e Qarkut të Cyrihut ndaj 20-vjeçarit me prejardhje nga Kosova, i cili ka goditur dhe lënduar rëndë një police në Strichplatz në Cyrih-Altstetten, ka përfunduar.

Gjyqtarët e kanë dënuar të riun nga Cyrihu me 11 vjet e tre muaj burgim për tentim dhe realizim të lëndimit të rëndë trupor, transmeton albinfo.ch. Ai është shpallur fajtor edhe për shkelje të tjera, që kanë të bëjnë me tejkalim të shpejtësisë në trafik.

Prokurori kishte kërkuar 16 vjet burg për tentim vrasje, ndërsa avokati është deklaruar për dënim me gjashtë vjet burg. Kjo, sipas tij duhet të pezullohet në favor të një trajtimi në Qendrën e marrjes së Masave në Uitikon, ku i akuzuari mund të kryejë një trajnim profesional (zanat). Por, gjykata ka zgjedhur rrugën e mesme, shkruan 20minuten.ch.

Ky është versioni i prokurorisë: Pesë të rinjtë kanë shkuar me makinë në Strichplatz (vend ku qëndrojnë prostitutat) në Cyrih-Altstetten pak pas orës 23:00 më 28 shkurt 2020 dhe aty kanë filmuar ato. Kur një nga gratë u tregoi për këtë policëve të pranishëm, dy nga ta vendosën të kontrollonin makinën. Sipas aktakuzës, i akuzuari është ndalur për një kohë të shkurtër, e ka ngarë veturën mbrapa dhe është kthyer me shpejtësi. Një punonjës i SIP Züri, i cili gjithashtu kishte ndërhyrë, mundi të hidhej në vend të sigurt në sekondat e fundit me një kërcim anash.

Pasi ka bërë disa metra mbrapa, i dyshuari është ndalur, e ka futur veturën në shpejtësinë e parë dhe i ka dhënë gaz. Makina ka kapur policen dhe e ka tërhequr zvarrë për rreth gati 16 metra larg.

Kurti bashkë me Rizvanollin e Muratin vizitojnë sot AKP-në

0

Kryeministri Albin Kurti do të vizitojë sot Agjencinë Kosovare të Privatizimit. Bashkë me të do të shkojnë edhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.
Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizitojnë Agjencinë Kosovare të Privatizimit”, thuhet në njoftim.

Kjo vizitë pritet të nisë në orën 09:00.

Mbi 5 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

0

Në vendin tonë aktualisht janë 5 mijë e 678 raste aktive me Covid-19.Vetëm në 24 orët e fundit nga 4.785 testime, 720 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me këtë virus.Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.722.865 doza të vaksinës.

Këto vende në Suharekë, sot do të kenë ndërprerje të rrymës

0

KEDS ka njoftuar për vendet ku sot do të ketë ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve që do të kryhen në rrjet

Punimet do të kryhen nga ekipet e KEDS-it, ndërsa janë të domosdoshme për siguri të sistemit.

Prizren

1.

Nga NS 110/10 kV Therandë do të ndërprehet:

LP 10kV Peqani (kodi: 32000007) nga ora 11:00 deri 14:00

Vendet: fshatrat: Bllacë, Breshani, Duhël, Kastërc, Nishor, Peqan, Semetishtë dhe Sllapuzhan.

Arsyeja Ndërprerje emergjente për siguri të sistemit – Balancim i ngarkesës ne TR1 dhe TR2 në NS 110/10kV Theranda

2.

Nga NS 110/10 kV Therandë do të ndërprehet:

LP 10kV Shvepsi (kodi: 32000013) nga ora 11:00 deri 14:00

Vendet: 28 konsumatorë komercial në Shirokë dhe Zonën Industriale.

Arsyeja Ndërprerje emergjente për siguri të sistemit – Balancim i ngarkesës ne TR1 dhe TR2 në NS 110/10kV Theranda.

20.01.2022

Punime nga palët e treta

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort