Home Blog Page 3605

Pas rrymës, në disa qytete shtrenjtohet dhe uji, vetëm në Pejë, Prizren dhe Mitrovicë nuk do të ketë rritje të çmimit

0

Në këtë kohë, kur po bëhet debati për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, është rritur edhe çmimi i ujit që merret nga ujësjellësi.

Këtë e ka bërë të ditur faqja “Mbrojtësit e Konsumatorëve”, përmes së cilës është njoftuar se nga janari i vitit 2022 kanë hyrë në fuqi tarifat e reja për metër kub uji për këtë vit.

Me këtë rast, uji në Prishtinë është shtrenjtuar për 1 cent për metër kub, KRU “Gjakova” ka shtrenjtuar çmimin e ujit të pijshëm për 1 cent gjithashtu, ndërsa “Bifurkacioni” në Ferizaj ka rritur çmimin për ujë për 2 centë.

Gjatë vitit 2022, ujin më së shtrenjti do ta paguajnë konsumatorët e KRU “Prishtinës”, ndërsa ndryshime në faturë nuk do të kenë konsumatorët e “Hidrodrinit” në Pejë, KRU “Mitrovicës” e “Hidroregjionit Jugor” në Prizren, thuhet në njoftim. /Zëri

Hoti del me propozime për daljen nga kriza me energjinë elektrike

0

Kosova është duke u përballur me një krizë energjetike e cila u nis me reduktime të energjisë dhe po vazhdon tashmë me përpjekjet për shtrenjtimin e çmimit të rrymës. Kjo ka ngjallur reagime të shumta, pakënaqësi në mesin e qytetarëve dhe paralajmërime për protesta nga parti opozitare.

Duke parë një situatë të tillë, ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka publikuar një reagim/analizë të gjatë në profilin e tij në të cilin jep disa udhëzime për dalje nga kjo gjendje dhe për gjetjen e një zgjidhje afatgjate.

Hoti thotë se Qeveria Kurti ka bërë një gabim strategjik gjeopolitik kur ka vendosur që të refuzojë projektin e gazsjellësit të financuar nga MCC-ja, e që sipas tij do të ishte një zgjidhje e duhur që do të rezultonte me një pavarësim energjetik.

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i LDK’së, jep edhe dy zgjidhje afatshkurta për krizën dhe liston më tej propozimet e tij për një zgjidhje afatgjate për punën e energjisë në Kosovë.

Hoti thotë se duhet bërë subvencionimi i rrymës derisa shton se nuk duhet të ketë shtrenjtim të çmimit të energjisë nën presionin aktual.

Reagimi i plotë:

ENERGJIA ËSHTË RESURS EKONOMIK DHE GJEOPOLITIK

Sot energjia nuk është vetëm resurs ekonomik, por edhe gjeopolitik. Kjo gjë duhet kuptuar qartë për të bërë zgjidhjen e duhur për furnizim stabil dhe pavarësi energjetike. Qasja gjeopolitike në fushën energjetike e qeverisë së kaluar ka qenë ndër arsyet kryesore për miratimin e projektit të gazit me MCC, të cilin Maqedonia e Veriut e nënshkroi para një muaji. Projekti i MCC-së përfshinte termocentralin me gaz, bateritë akumuluese dhe investimet në rrjet energjetik për të ulur humbjet. Refuzimi i këtij projekti nga qeveria aktuale ka qenë gabim strategjik i Kosovës, me kosto afatgjatë ekonomike dhe politike.

Është fakt se kriza energjetike në Kosovë është e imponuar nga jashtë. Por, sa e rëndë do të jetë kjo krizë për qytetarët, përcaktohet në masë të madhe nga veprimet e qeverisë. Kriza energjetike u paralajmëruar në fund të verës së vitit të kaluar. Disa shtete reaguan menjëherë me blerje të energjisë, planifikim të buxhetit dhe përgatitje të qytetarëve dhe bizneseve për krizën. Disa shtete e neglizhuan këtë paralajmërim. Kosova hynë më parë në mesin e shteteve që e neglizhuan paralajmërimin për krizë pasi nuk u ndërmor asnjë veprim që propozohej nga ekspertët e fushës.

ÇFARË TË BËJMË NË AFAT TË SHKURTËR?
Çmimi i energjisë nuk duhet të rritet nën presione momentale të tregut. Çmimi i energjisë duhet të rritet vetëm si rezultat i një strategjie afatgjate të investimeve në energji për të reflektuar kostot e investimeve, të cilat duhet të jenë të arsyetuara në detaje.

Në afat të shkurtër, janë dy masa që duhet ndërmarrë.

E para, duhet të bëhet subvencionimi i energjisë. Kjo është forma e vetme për të parandaluar rritjen e çmimit për konsumatorë dhe biznese. Megjithëse në mënyrë indirekte subvencionin e paguan taksapaguesi, subvencionimi i tillë i energjisë nuk shkakton çrregullime të tregut që vijnë nga rritja e kostos së jetës për qytetarë dhe kostos së prodhimit për biznese. Rritja e çmimit të energjisë për konsumatorë i prek disproporcionalisht familjet me të ardhura të ulëta. Rritja e çmimit të energjisë vetëm për biznese është mashtrim, sepse kjo i bartet konsumatorit përmes çmimeve më të larta të mallrave që rezultojnë nga rritja e kostove të prodhimit dhe, për më tepër, kjo e përkeqëson aftësinë konkurruese të bizneseve tona në tregun vendas dhe ndërkombëtar.

E dyta, në konsultime me ekspertët e fushës dhe me disa ndryshime eventuale, duhet konsideruar kthimi i sistemit të mëparshëm të tarifave të energjisë për të nxitur kursimin e energjisë. Raporti i fundit i ZRRE-së tregon qartë se rritja e konsumit të energjisë në tri vitet e fundit në masë të madhe i atribuohet ndryshimit të strukturë së tarifave të energjisë në vitin 2017. Me tarifat ekzistuese duket se nuk ka nxitje të mjaftueshme për kursim të energjisë.

CILA ËSHTË ZGJIDHJA AFATGJATË?
Në afat të gjatë, duhet detyrimisht të rriten kapacitetet dhe të sigurohet pavarësia energjetike. Kjo bëhet përmes katër masave, që duhet të shkojnë paralel me njëra-tjetrën.

E para, përmes projektit të MCC-së që përfshinë: (1) termocentralin me gaz prej 200 MËh, (2) bateritë për akumulim të energjisë dhe (3) investimin në rrjetin e shpërndarjes për të ulur humbjet. Këto investime mund të bëhet relativisht shpejt, veçanërisht bateritë dhe investimet në rrjet. Me qasjen refuzuese të çdo projekti të qeverive paraprake, u refuzua projekti i gazit me MCC-në dhe financuesit e tjerë duke u arsyetuar se duhet rillogaritur kostot dhe përfitimet edhe pse studimi i MCC-së ishte përgatitur për tri vite me radhë nga ekspertë vendorë e ndërkombëtarë.

E dyta, investimi në rivitalizim të termocentraleve Kosova A dhe Kosova B përmes teknologjisë moderne që përmbush në masë të pranueshme kriteret ambientaliste. Rivitalizimi i termocentralit Kosova A duhet të bëhet derisa të modernizohet Kosova B për të prodhuar energji të mjaftueshme dhe të qëndrueshme. Investimi në këto termocentrale është shumë i shtrenjtë pasi duhet plotësuar kriteret ambientaliste, si dhe duhet paraparë koston në formë të taksës ambientaliste për emetimet e CO2. Qeveria ekzistuese ka qenë shumë refuzuese edhe ndaj projektit Kosova C, i cili do të ishte alternativë më e përshtatshme sesa rivitalizimi i termocentraleve ekzistuese.

E treta, investimet në kapacitete energjetike duhet të bëhen në kontekst të qasjes komplementare në furnizim energjetik me Shqipërinë. Bazuar në një marrëveshje ndërshtetërore, këtu përfshihet ndërtimi i një hidrocentrali nga Kosova në territorin e Shqipërisë dhe vënia në dispozicion e termocentraleve me thëngjill për nevoja të Shqipërisë.

E katërta, duhet zgjeruar shumë më tepër programet ekzistuese të masave për kursim të energjisë në amvisëri, të cilat financiarisht mbështetet me disa linja kreditore që janë miratuar në qeveritë e kaluara. Duhet investuar më shumë, por me kujdes ndaj ruajtjes së ambientit, në burimet e ripërtërishme energjetike. Të dyja këto ndihmojnë vetëm marxhinalisht në furnizimin stabil me energji, por mundësojnë përmbushjen e kritereve të vendosura nga BE-ja.

Në Prizren gjobitet vozitësi me 300 euro gjobë, në zonën kufizuese me 130 km/h voziti 212 km/h

0

Policia e Kosovës ka gjobitur vozitsin me 300 euro gjobë si dhe i është ndaluar vozitja për 3 muaj drejtimi i mjetit me veprim motorik sepse kishte tejkaluar shpejtësinë në zonën ku kufizimi i shpejtësisë në 130 km/h, ai voziti në 212 km/h, raporton TV Prizreni.

“Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 130 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 212 km/h (gjobitet me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik).
Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.

Në QKUK për herë të parë kryhet operacioni i largimit të tumorit të hipofizës

0

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton se në Klinikën e Neurokirugjisë në QKUK, për herë të parë  është kryer operacioni i largimi i tumorit të hipofizës (gjëndra hormonale në tru), nëpërmjet rrugës nazale me qasje transfenoidale.

Më anë të një postimi në Facebook, SSHKUK bën të ditur se ekipi profesional i neurokirurgëve udhëhiqej nga Prof. Mentrol Petrela, i shoqëruar edhe nga neurokirurgët nga Kosova dhe se operimi përfundoi me sukses dhe pacientja  aktualisht është në gjendje stabile shëndetësore.

Maqedoni e Veriut: 11 të vdekur dhe 2 mijë e 269 raste të reja me COVID-19

0

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve 11 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 si dhe janë regjistruar 2 mijë e 269 raste të reja.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1 mijë e 420 pacientë, transmeton Klankosova.tv.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë shënuar 247 mijë e 663 raste pozitive, janë shëruar 222 mijë e 306 pacientë, kanë vdekur 8 mijë e 139 njerëz si pasojë e koronavirusit si dhe vazhdojnë të mbesin edhe 17 mijë e 218 raste aktive.

Mori gjithë vëmendjen, krahas 13 cm çelik, zbulohet VLERA e makinës së Erdogan

0

Ditën e djeshme (17 janar) presidenti turk Rexhep Taip Erdogan zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri, dhe për 8 orë qëndrimi në vendin tonë, kishte marrë me vete për të udhëtuar makinën e tij speciale “Mercedes-Maybach S 600 Guard”.

Makina e Erdogan renditet në listën e 10 makinave më të më të veçanta dhe të sigurta që presidentët botërorë kanë.

Vlera e makinës

Vlera e kësaj makinë është 474 mijë e 950 euro dhe çmimi i mjetit në Turqi është 20 milionë e 210 mijë e 138 lira.

Por, duke qenë se ajo është e fortifikuar, kostoja e “Mercedesit” shkon në 1.6 milion euro.

Siguria e saj

“Maybach-i” i Erdogan është një version i përmirësuar i blinduar i S600 me një trup të përforcuar të ndërtuar me aliazh titani dhe ka dyer rezistente ndaj plumbave pesë inç të trasha që mund t’i rezistojnë zjarrit të lehtë të mitralozit.

Makina është plotësisht e izoluar nga jashtë për të shmangur sulmet kimike dhe përdor goma të përforcuara me kabllo të brendshme çeliku me trashësi 13 cm.

Tahiri fton të votohet rezoluta kundër shtrenjtimit të rrymës, paralajmëron edhe protesta

0

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se në debatin e thirrur nga kjo parti nesër në Kuvend, tema kryesore do të jetë propozimi për shtrenjtim të rrymës.

Në një konferencë për media, Tahiri theksoi se ky propozim është i papranueshëm dhe afekton rreth 200 mijë familje. Ai ftoi grupet parlamentare për ta votuar rezolutën që stopon këtë propozim, ose në të kundërtën Tahiri tha se mund të ketë edhe protesta.

“Është e papranueshme që dikush që i ka paguar 58 euro të paguajë me tarifën e re 109 euro, 100% më shumë, dikush që shpenzon deri 800 KË që ka paguar 47 euro të paguajë 74 euro. Ne nesër në këtë debat që do të trajtojmë tema tjera, presim dy çështje, presim nga shumica parlamentare nga VV që të reflektojë dhe të votojë rezolutën tonë që kërkon nga ZRE dhe Qeveria që të mos shtrenjtoj rrymën.

Që të anulohet rekomandimi dhe ky vendim të mos hyjë në fuqi, ZRE-në e ka zgjedh ky kuvend, nesër në debatin që e kemi thirrur, përmes një rezolute të stopojmë ngritjen e çmimeve të rekomanduar nga ZRE”, tha Tahiri.

“Ku ka logjikë që një familjeje t’i dyfishohet çmimi i rrymës dhe pastaj me taksat e këtyre të paguhen një pjesë tjetër. Nuk ka logjik që dikush të paguajë për tjetrin, pse duhet një familje të pagujë faturën e dyfishtë dhe pastaj të subvencionohet një biznes që i ka më pak se 600 KË.

Vetëm disa ditë pasi që kryeministri Kurti thotë se rryma është shtrenjtë në Kosovë, ZRE propozon ngritjen e tarifave, mbi çfare logjike. Në këtë tarifë sipas të dhënave, mbi 200 mijë familje afektohen. A është analizuar kjo pjesë, kë po e mbron kjo qeveri, a po e mbron qytetarin apo interesin e korporatave?”, theksoi tutje Tahiri.

Mes tjerash, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, ftoi dhe shpreson se grupet parlamentare ta votojnë rezolutën që do ta propozojë kjo parti.

“AAK fton grupet parlamentare në Kuvend, në qoftë se ne kemi votuar bashkërisht në shumë tema, ky është interes i përbashkët, s’është i asnjë partie, kjo rezolutë të miratohet me shumicën absolute të të gjithë deputetëve, në të kundërtën, ne do t’i shterim të gjitha mekanizmat duke përfshirë edhe protestimin për këtë ngritje të çmimeve.

Kush i ka ndaluar të blejnë energji në kohën e verës, diçka që ka qenë paralajmërim i hershëm, pa dashtë të përfitojmë politikisht ne kemi mundësi nesër, e kemi ftuar debatin dhe do të propozojmë rezolutën shumë të thjeshtë që shpresoj që deputetët do ta votojnë”, tha Tahiri, njofton Klankosova.tv.

Si mund ta llogarisni faturën e rrymës me tarifat e reja – ZRRE publikon kalkulatorin

0

Zyra e Rregullatorit për Energji ka publikuar kalkulatorin për llogaritjen e faturës të energjisë elektrike, në të cilin qytetarët mund të plotësojnë të dhënat dhe të llogarisin sesa do të jetë vlera e faturës me tarifat e reja të propozuara nga ZRRE-ja.

Në shtyllat e kalkulatorit për konsumin, qytetarët duhet të vendosin kilovatët që shpenzojnë gjatë ditës në njërën rubrikë (A1) dhe ato gjatë natës në rubrikën tjetër (A2). Këto të dhëna qytetarët mund t’i marrin në faturë e rrymës.

Te pjesa ku shkruan konsumi mujor, janë rubrikat A1 (shpenzimi i rrymës gjatë ditës) dhe A2 (shpenzimi i rrymës gjatë natës).

Vlera të cilin do ta paguajë qytetari gjendet te rubrika “Fatura me subvencionim”.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka propozuar që të rikthehen bllok-tarifat e energjisë duke propozuar që çmimi i energjisë për ata që konsumojnë mbi 600 kWh të dyfishohet.

ZRRE propozon që tarifa për konsumatorët me 800 kWh rrymë të shpenzuar në muaj të rritet në vlerë prej 12.31 eurosh. Ndërsa, konsumatorët që shpenzojnë 1,000 kWh rrymë në muaj të paguajnë 24.62 euro më shumë të çmimit të rrymës.

Kurti e prezanton në orën 15:00, qëndrimin e Qeverisë lidhur me propozimin për shtrenjtim të rrymës

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se sot do ta shpalosë qëndrimin e Qeverisë lidhur me propozimin për rritje të çmimit të energjisë elektrike në vendin tonë.

Këtë ai e deklaroi gjatë një konference për shtyp pas vizitës që i bëri AKP-së, duke thënë se e kupton brengën e të gjithëve dhe se ekzekutivi është intensivisht duke e trajtuar këtë çështje, si dhe ftoi mediat që ta përcjellin në ora 15:00 në konferencë për media që tha se do ta mbajë së bashku me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanollin.

Si ndodhi aksidenti në Kroaci ku vdiqën 10 kosovarë, detaje të reja nga prokuroria

0

Prokuroria në Slavonski Brod ka ngre aktakuzë ndaj një shtetasi të Kosovës për aksidentin e rëndë në verën të vitit të kaluar, ku vdiqën 10 mërgimtarë nga Kosova.

52-vjeçari akuzohet se më 25.07.2021 rreth orës 6 të mëngjesit, duke besuar në mënyrë të pakujdesshme se nuk do të rrezikonte, ktheu kokën duke shikuar nga pjesa e pasme e autobusit ku kishte dëgjuar zhurmë, kështu që nuk ishte në gjendje të ndiqte situatën në trafik para vetes apo drejtimin e autobusit, për çka nuk ka vërejtur se autobusi kishte kaluar në korsinë e ndalimit emergjent e më pas në bar në anën jugore të rrugës derisa goditi një tabelë me pjesën e përparme, raporton Index.hr.

Ai akuzohet se më pas mori kthesën majtas dhe frenoi, duke shkaktuar rrëshqitjen e përmbysjen e autobusit, ku vdiqën dhjetë persona dhe u lënduan 44 tjerë, prej tyre 15 më rëndë.

Aksidenti kishte ndodhur më 25 korrik të vitit të kaluar, ku autobusi me targa të Kosovës u aksidentua në autostradën A3.

Fillimisht ishte spekuluar se shoferin e kishte zënë gjumi në timon, por avokati i tij e mohoi këtë.

Shoferi i autobusit ishte marrë në pyetje dhe ishte mbajtur në paraburgim pas aksidentit.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort