Home Blog Page 3604

Macron konfirmon perspektivën për anëtarësim të Ballkanit Perëndimor

0

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, deklaroi të mërkurën se Bashkimi Evropian duhet të rishikojë raportet e tij me Ballkanin Perëndimor.

Ai tha se shteteve të Ballkanit, BE-ja duhet t’iu ofrojë perspektivë “të sinqertë” për anëtarësimin në bllokun evropian.

Nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, Serbia dhe Mali i Zi kanë përparuar më shumë në bisedimet për anëtarësim në BE. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë dështuar që të nisin bisedimet për anëtarësim, për shkak se Bullgaria ka vendosur veto duke u thirrur në mosmarrëveshjet që ka me Shkupin sa i përket historisë dhe gjuhës. Ndërkaq, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina janë të fundit në procesin e integrimit drejt BE-së.

Franca, që nga 1 janari ka marrë kryesimin gjashtëmujor të Presidencës së BE-së, ka dhënë sinjale se do ta ketë në fokus të Presidencës rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ndërkaq, gjatë një fjalimi të ndarë para Parlamentit Evropian, Macron foli edhe për tensionet në rritje mes Ukrainës dhe Rusisë. Ai tha se shtetet e BE-së duhet të punojnë së bashku për një marrëveshje të re për stabilitetin dhe sigurinë, për të cilën më pas do të mund të diskutonin me Rusinë.

Duke iu referuar si “përpjekje destabilizuese” në kontinent, Macron, duke folur në cilësinë e kryesuesit të Presidencës së BE-së, tha se Evropa dëshiron të gjejë një përgjigje politike për konfliktin në Ukrainë.

“Siguria e kontinentit tonë është e pandashme”, tha Macron duke iu referuar Rusisë. Ai shtoi se Evropa duhet të definojë standardet e saj të sigurisë.

Macron tha se Evropa duhet ta “sjellë veten në pozicion që (standardet) të respektohen”, por nuk dha më shumë hollësi.

Më herët gjatë ditës, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, që po qëndron në Kiev, paralajmëroi se Rusia mund të nisë një sulm të ri ndaj Ukrainës.

Kievi dhe Perëndimi janë të shqetësuar se Rusia është duke u përgatitur që ta pushtojë Ukrainën, pasi Moska ka grumbulluar rreth 100,000 trupa përgjatë kufirit që i ndanë këto dy shtete.

Rizvanolli: Propozimi i ZRRE-së nuk do të jetë final

0

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka folur në lidhje me me krizën e energjisë elektrike dhe propozimin e ZRRE-së.

Ajo tha se se rritja e paprecedentë e energjisë eletrike ka prekur edhe Kosovën në muajt e fundit.

“Zyra e Rregullatorit të Energjisë si institucion i pavarur përgjegjës për rregullimin e sektorit dhe caktimin e tarifave ka publikuar para dy ditësh raportin konsultativ për shqyrtimin e jashtëzakonshëm, ky shqyrtim vjen pas dy elementeve kryesore, kriza energjetike botërore dhe rritjen e jashtëzakonshme dhe të paprecedent të çmimeve të energjisë elektrike në tregun evropian e cila e ka prekur edhe vendin tonë, posaçërisht tani që ne detyrohemi të importojmë shumë gjatë muajve të dimrit, dhe vendimit të ish-bordit të ZRRE-së të vitit 2017, i cili nën presion politik ka hequr bllok-tarifat, që ka shkaktuar rritjen në konsum, ku tani është kundërshtuar zëshëm nga ZRRE-ja”.

“Pas shqyrtimit të situatës ZRRE ka propozuar rivendosjen e bllok-tarifës për amvisëritë dhe rritjen për të gjithë konsumatorët shtëpiak dhe komercial”.

Tutje, Rizvanolli theksoi se propozimi i ZRRE-së nuk është final, duke shtuar se do ta trajtojnë dhe do të japin propozime aty ku duhet.

“Propozimi i ZRRE-së nuk është final dhe do ta trajtojmë ku do të japim propozime shtesë aty ku ka nevojë”

“Kostot e importit janë ngritur shumë dhe që subvencioni është i pashmangshëm, ku kemi vendosur një subvencion prej 75 milionë euro për të mos lejuar që të i bie barra e gjitha qytetarëve dhe bizneseve”.

Kurti: Vetëm dje kemi shpenzuar 2.3 milionë euro, dikush duhet ta paguajë këtë rrymë

0

Kryeministri Albin Kurti vlerëson se vendi ndodhet para dy opsioneve sa i përket krizës me energjinë elektrike.

“Ose duhet të bëjmë çkyçje, ose duhet të kalojmë tek rritja e tarifave”, është shprehur ai në konferencë për media.

“Dje në orën 23:00 konsumi ka qenë prej një mijë e 318 megavatë, kurse ai minimal prej 834 në orën 05:00 të mëngjesit, derisa i gjithë prodhimi ynë ka qenë prej 727 megavatë. I kemi konsumuar një mijë e 318 megavatë dhe këto dikush duhet t’i paguajë”, ka shtuar Kurti.

“Rreth 1.8 milionë banorë që jemi dje kemi shpenzuar 2.3 milionë euro energji të importuar”.

Ndahet nga jeta mjeku dhe aktivisti i AAK-së në Prizren,Kristë Dulaj

0

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prizren, përmes një postimi morir në facebook, ka njoftuar për vdekjen e aktivistit të saj dhe mjekut, Kristë Dulaj. I ndjeri ka punuar për vite të tëra në shërbimin stomatologjik në Prizren.

Njoftimi i plotë i AAK-së:

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta e më të dashurit tuaj dhe mikut e bashkëpunëtorit tonë, Krist Dulaj.

Humbja e tij lë pas vetes dhimbje për ju si familje, por edhe për ne që e njohëm. Vepra e tij jetësore prej një burri të ndershëm do të jetë ngushëllim për të gjithë.

Prehu i qetë në parajsë!

Ministria e Shëndetësisë së shpejti del me masa kufizuese pasi u konfirmuan dy mijë raste me COVID-19

0

Në Kosovë sot janë konfirmuar 2050 raste me coronavirus, shifër kjo rekorde që nga gushti i vitit të kaluar.

E duke u bazuar në situatën epidemiologjike, Ministria e Shëndetësisë së shpejti do të dalë më masa të reja kufizuese. Kështu ka konfirmuar për Telegrafin, Drin Podrimqaku, këshilltar në Ministrinë e Shëndetësisë.

“Ministri është në vazhdimësi në takime dhe duke përcjellë situatën epidemiologjike, bazuar në rekomandimet së shpejti do të dalim me masa të reja”, konfirmoi ai.

Aktualisht në Kosovë vlejnë masat kufizuese të ndërmarra gjatë vitit 2021, ku pas orës 24:00 deri në ora 05:00 vlen ora policore.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: nga 9.194 testime, 2.050 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

“Sot janë shëruar 462 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159.371. Në total numri i rasteve aktive është 7.266. Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.348 doza të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

MSH gjithashtu ka njoftuar se, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.728.214 doza të vaksinës.

Deri më sot 798.225 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 40.561 doza përforcuese dhe 2.191 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Kurti: Çmimi i propozuar nga ZRRE barrë shumë e rëndë, rrjedhimisht kemi ndarë 75 milionë

0

Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur gabim heqjen vite më parë të bllok-tarifave të energjisë, që sipas tij ka reflektuar në krizën energjetike që e ka përfshirë vendin.

Ai në konferencë për media ka thënë se për ta përballë propozimin e çmimit të energjisë nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, Qeveria e Kosovës ka ndarë së fundmi 75 milionë euro.

“Çmimi nga ZRRE është barrë shumë e rëndë për t’u përballur nga qytetari në Kosovë. Rrjedhimit ne do të vëmë 75 milionë euro në dispozicion. Kemi zvogëluar ndikimin nga rritja e çmimit të konsumatorëve shtëpiakë që konsumojnë mbi 600 kilovatë. Ngritja e tarifave nuk i ka prekur bizneset”, është shprehur Kurti.

“Qeveria do ta rrisë mbështetjen për konsumatorët në nevojë. Ata që do të preken më së shumit do të kenë një rrjet sigurie dhe ua garantojmë konsumin. Rritja e çmimit të energjisë nuk ka ndodhur të pjesa e energjisë së prodhuar në Kosovë. Ngritja ka ndodh në pjesën e importuar. Importi është i lartë dhe kjo e ka rritur koston”.

Ndër të tjera Kurti ka hedhur fajin tek qeveritë e kaluara që nuk kanë investuar në termocentralet e tanishme.

Egzon Gashi pjesë e Fondaciont Obama në programin Liderët e Evropës

0

Drejtori Ekzekutiv i Teach For Kosova, Egzon Gashi është përzgjedhur në programin e Liderëve të Evropës për 2022 të Fondacionit Obama, fondacion që udhëhiqet nga ish-Presidenti amerikan Barack Obama dhe gruaja e tij Michele Obama.

Presidenti Obama përmes rrjetit social #Twitter ka uruar kandidatët e përzgjedhur, duke u shprehur që mezi pret të shohë rezultatet e punës së përbashkët. Egzon Gashi, drejtor ekzekutiv i Teach for Kosova, i lumtur me lajmin u shpreh se është gati për të përfaqësuar vendin dhe komunitetin në këtë program të rëndësishëm global.

“Jam shumë i gëzuar të ndaj me ju se jam përzgjedhur në programin e “Obama Foundation” të Liderëve të Evropës për vitin 2022. Ky është një Felloëship gjashtëmujor për zhvillimin e udhëheqësisë së bashku me 35 liderë të rinj në të gjithë Evropën. Që kur isha i ri, Presidenti Barack Obama ka qenë model për mua; një person që më mësoi se të qenit lider empatik ishte njekohësisht e mundur dhe e rëndësishme, madje edhe në nivelin më të lartë të udhëheqjes. Unë punoj për t’i zhvilluar këto cilësi në udhëheqjen dhe punën time me Teach for Kosova.” u shpreh Gashi.

Misioni i “Fondacionit Obama” është të frymëzojë, fuqizojë dhe lidhë njerëzit për ta ndryshuar botën e tyre. Programi “Leaders Europe”, i cili filloi në vitin 2020, është pjesë jetike e punës së organizatës për t’u angazhuar me liderë të rinj anembanë botës, në mënyrë që t’i ndihmojë ata të fitojnë më shumë aftësi dhe të ngriten në punën e tyre.

Visar Berisha, sërish rikthehet te KF ” Liria”

0

Skuadra e Lirisë ka përfunduar transferimin e mbrojtësit të njohur kosovar, Visar Berisha.

Tri javë më parë, Visar Berisha kishte njoftuar largimin e tij nga skuadra e Ballkanit, teksa tani është bërë me ekip të ri.

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se FC Liria ka arritur marrëveshje me Visar Berishën dhe se lojtari do të jetë në dispozicion të trajnerit Granit Begolli për pjesën e sezonit pranveror të Ligës së Parë në futboll.
Skuadra nga Prizreni po tenton të përforcohet me futbollistë cilësor që në fund të arrijë objektivin e madh, rikthimin në Superligën e Kosovës.

2050 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

0
DCIM100GOPROGOPR9099.JPG
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.348 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.728.214 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 798.225 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Deri më sot janë dhënë 40.561 doza përforëcuese dhe 2.191 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
ℹ Nga 9.194 testime, 2.050 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 462 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159.371.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 7.266
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

Ekipet mobile të DKSH në Prizren, po kryejnë testime anti-covid edhe nëpër shkolla

0

Përmes një postimi në facebook, drejtori i QKMF në Prizren, Xhevat Elezkurtaj, njofton se ekipe mjekësore të Kujdesit Parësor Shëndetësor, po kryejnë testime me fëmijët kundër covidit 19 në shkolla.
” Pas rritjes se rasteve me covid 19 të fëmijëve nëpër shkolla, QKMF- Prizren në bashkëpunim me DKA dhe DKSH kanë formuar ekipe mobile për të bëre testimin e nxënësve nëpër shkolla .

Ekipet mobile do të bashkëpunojë ngushtë me Task forcën që ka çdo shkollë dhe është duke menaxhuar situatën mirë.
Pres bashkëpunim nxënës, arsimtar dhe personel shëndetësor.
Falënderoj drejtoreshën e Shëndetësisë, Burbuqe Berisha dhe drejtoreshën e Arsimit, Luljeta Veselaj- Gutaj për mbështetjen, ndërsa prindërit dhe arsimtarët për bashkëpunimin.”, ka shkruar drejtori Elezkurtaj.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort