Home Blog Page 3601

Të miturit nga Suhareka keqpërdorin fotot dhe videot e një vajze, nisin hetimet

0

Policia ka bërë të ditur se kanë nisur hetimet pasi disa të mitur kanë keqpërdorur disa foto dhe video të një vajze të mitur.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se rasti ka ndodhur mesditën e së mërkurës, në Suharekë.

Viktima është intervistuar në prezencë të prindit, ndërkaq rasti është duke u hetuar.

“Suharekë, 19.01.2022-13:00. Njësitet e hetuesisë kanë filluar hetimin pasi që disa persona të mitur kanë keqpërdorur disa foto dhe video të viktimës së mitur femër kosovare. Viktima është intervistuar në prezencë të prindit, ndërsa rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar policia.

Gashi i LDK-së: Çmimi i ri i rrymës në Kosovë lë pas edhe atë të Francës

0

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se sipas propozimit të ZRRE-s i bie që çmimi i rrymës në Kosovë pas rritjes të jetë më i lartë edhe sesa ai në Francë.

Sipas tij, Kosova barazon çmimin e rrymës më Italinë.

“Kryeministër i refuzove të gjitha projektet me ujë, solare, thëngjill, gazin amerikane. Po ankohesh se qeveritë e tjera e kanë fajin. Pajtohna me ty që e kanë pjesërisht fajin. Kosova me çmimin e rritur të rrymës shkon baras me Italinë. Nga 6 cent sa është tash 22 cent për kilovat. E lë pas edhe Francën”, tregoi ai.

Ai foli për pasojat e shtrenjtimit të rrymës.

“Thëngjilli ka me i myt qytetarët. Ka me i mbyt kanceri. Kanë mu zhvesh malet e Kosovës. Diqysh duhet me u nxe. Luks me u ngroh u bë”, u shpreh ai.

Kurti-deputetëve: Më tregoni si ta paguajmë rrymën?

0

Kryeministri Albin Kurti, para deputetëve në seancë ka thënë se vetëm ditën e djeshme Kosova ka importuar 2.5 milion euro rrymë. Ai ka pyetur ligjvënësit se si të paguhet kjo rrymë me çmimin e lartë të importit të saj.

“Unë po e marr vetëm shembullin e ditës së djeshme, 19 janar 2022, pra në ditën e djeshme i kemi pasë në punë A1,A2 dhe A3, ka punuar edhe B1 me 251 megavat, B2 vazhdon të jetë jashtë funksionit. Totali i gjenerimit të energjisë me kapacitetet tona ka qenë 727 megavat, piku ka qenë 1317 megavat.Në ditën e djeshme importi është mbi 10 gigavat orë, ndërkaq devijimi është mbi 400 megavat orë. Në bursën ndërkombëtare, çmimi bazë ka qenë 227 euro,vetëm importi dje ka kushtuar 2.5 milionë euro. Prandaj deputetë të nderuar më tregoni si ta paguajmë rrymën”, ka thënë Kurti.

Ai tha se gjatë vitit Kosova A dhe Kosova B janë jashtë funksionit për 10 javë përkatësisht 54 ditë.

“Nuk bëhet fjalë për çmimin e megavat orë që na vie prej KEK-ut por prej asaj që na vjen nga bursa ndërkombëtare. Gjatë vitit TC Kosova A ka 30 ditë riparim që është jashtë funksionit, totali është mbi 10 javë jashtë funksionit, ndërkaq TC Kosova B, është 54 ditë jashtë funksionit. Me 727 megavat e me konsum prej mbi 1.3 gigavat me import rreth 250 megavat orë ne po përfundojmë duke i shpenzuar 2.5 milionë euro në ditë”, tha Kurti.

Arrestohet edhe personi i dytë në Prizren për mashtrim me “viza pune” për Gjermani dhe Kroaci

0

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm në një komunikatë për media ka njoftuar se, nga muaji qershor i vitit 2021 ka qenë duke hetuar një rast të mashtrimit nga një agjenci punësimi e krijuar kinse për pajisjen e qytetarëve të Kosovës me viza pune për në shtetin Kroat dhe Gjerman.

Më datë 19.01.2022 njëri nga të pandehurit, i kërkuar me urdhërarrest është arrestuar dhe në bazë të deklaratës së tij është arrestuar edhe personi i dytë si bashkëkryerës në kryerjen e veprës penale “Mashtrimi” nga neni 323 paragrafi 1 lidhur me nenin 77 e lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria, ka lëshuar aktvendim për ndalim 48 orësh për dy të pandehurit, si dhe ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të njëjtëve.

Këta të pandehur dyshohen se me dashje dhe me anë të paraqitjes së rreme të fakteve, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten, i mashtrojnë personat tjerë dhe me këtë i nxisin të dëmtuarit që të kryejnë veprime në dëm të pasurisë së tyre, në atë mënyrë që të pandehurit me qëllim të përfitimit pasuror më datë 22.10.2020 krijojnë biznesin “Timi & Zaimi”, si agjenci punësimi, kinse për pajisjen e qytetarëve të Kosovës me viza pune për në Kroaci dhe Gjermani, nga të cilët kërkojnë plotësimin e dokumentacionit dhe si kundërvlerë paraprake marrin parapagime nga të dëmtuarit në shuma të ndryshme të të hollave.

Deri në këtë fazë, prokuroria ka arritur të sigurojë disa prej të dëmtuarve të këtij rasti, mirëpo duke pas parasysh provat e grumbulluara deri në këtë fazë, rezulton se numri i të dëmtuarve është tejet i madh, andaj Prokuroria bënë thirrje tek të gjithë qytetarët që janë pre e këtij mashtrimi që të lajmërohen në Prokurorinë Themelore të Prizrenit.
Prokuroria Themelore në Prizren, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin, thuhet në njoftim nga Prokuroria e Prizrenit./

Arrestohen dy persona në Prizren, dyshohet se janë marrë me prostitucion

0

Një burrë dhe një grua janë arrestuar në Prizren, të martën, pasi dyshohet se janë marrë me prostitucion.

Në raportin policor thuhet se me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ky është plani i Bill Gates “për të eliminuar COVID-in nga çdo cep i botës”

0

Bill Gates ka njoftuar në blogun e tij planet që fondacioni i tij do të realizojë në periudhën afatmesme. Në këtë publikim, Gates nënvizon se Omicron “ka çuar në një numër rekord të rasteve dhe shtrimeve në spital në mbarë botën”, por është “optimist” për mundësinë që fundi i pandemisë të jetë këtë vit.

Sidoqoftë, Bill Gates ka shpjeguar se, mënyra e vetme për t’i dhënë fund COVID-19 është “eliminimi i virusit kudo”.

Për shkak të kësaj situate dhe me synimin për të përshpejtuar procesin e afrimit të fundit të pandemisë, Bill Gates ka shpallur një investim prej 150 milionë dollarësh në Koalicionin për Inovacionet e Përgatitjes Epidemike (CEPI).

bill gates 1280×720
Ky plan u krijua në vitin 2017 nga Fondacioni Bill Gates, me qëllim përshpejtimin e zhvillimit të vaksinave kundër sëmundjeve të reja infektive. Për më tepër, një qëllim tjetër i këtij plani është të ndihmojë në sigurimin e aksesit të barabartë në vaksinat kundër COVID-19 për të gjitha vendet e botës.

Për më tepër, qëllimi i ri i planit të tij është të përgatisë zhvillimin e një vaksine të re që të gjitha vendet në botë mund të kenë akses “brenda gjashtë muajve pas zbulimit të një pandemie të mundshme”, sipas Gates.

/GazetaSinjali/

PDK kërkon të kthehet në pikën zero raporti i ZRRE-s për tarifat e rrymës

0

Partia Demokratike të Kosovës ka kërkuar kthehet në pikën zero raporti i ZRRE-s për tarifat energjetike, përmes të cilave është paraparë dyfishimi i rrymës për konusmatorët me mbi 600 kilovatë.

Në emër të partisë, foli deputeti Ferat Shala.

Sipas tij ngritja e çmimeve të rrymës po ndodh në një kohë kur situata ekonomike e familjeve kosovare nuk është e mirë.

“PDK po e përcjell me shqetësim krizën energjetike. Kemi shprehur gatishmërinë me gjetë alternativa për me e zbut këtë krizë. Kjo po ndodh në pikun e inflacionit më të lartë, në pikun e dimrit. Ky propozim i ZRRE-s tregon se ka ngritje të çmimit deri në 200 %. Pra kemi inflacion, e rritje të tarifave e në anën tjetër Qeveria s`ka paraparë rritjet të pagave për asnjë sektorë. Raporti i ZRRE-s është pasqyra më e mirë e Kurtit. Qeveria nuk duhet të lejojë të rrjedhin paratë e kontrolluara të buxhetit në veri për rrymën. Kërkojmë nga Qeveria në pikën zero këtë raport”, tha ai në Kuvend.

Zvicra do të lehtësojë rregullat e hyrjes

0

Rregullat e Covid-it për hyrjen në Zvicër, përfshirë testimin, do të lehtësohen nga e shtuna e tutje

Qeveria zvicerane njoftoi një sërë ndryshimesh në mënyrën se si vendi po e trajton pandeminë Covid.

Shumë nga masat ekzistuese Covid u zgjatën, ndërkohë që ka pasur ndryshime në rregullat e testimit dhe karantinës, transmeton albinfo.ch.

Lehtësimi i mëtejshëm i masave për Covid-in do të diskutohet më pas nga qeveria më 2 shkurt.

Duke testuar

Personat që mbërrijnë në Zvicër nuk do të kenë nevojë të tregojnë teste negative në hyrje nga data 22 janar e tutje, me kusht që të jenë të vaksinuar ose të shëruar nga virusi.

Personat e pavaksinuar dhe të pa shëruar do të duhet ende të bëjnë një test në hyrje.

Në fakt, kjo do të thotë se rregulli 3G zbatohet për të gjithë ata që hyjnë në Zvicër.

Rregullat e formularit të hyrjes gjithashtu janë zbutur, me vetëm ata që mbërrijnë me avionë ose autobusë në distanca të gjata që duhet të plotësojnë formularin, transmeton albinfo.ch.

Prioriteti i testimit PCR

Mungesa e testeve PCR në Zvicër ka çuar në një ndryshim në mënyrën se si këto teste janë prioritare.

Kjo bëhet me një prioritet hap pas hapi, siç parashtrohet nga Këshilli Federal më poshtë.

“Për shkak të kërkesës së lartë për teste dhe kapacitetit të zgjeruar laboratorik, Zyra Federale e Shëndetit Publik do t’u rekomandojë kantoneve një listë të re për t’i dhënë përparësi trajtimit të testeve PCR:

Njerëzit në rrezik të lartë me simptoma ose që kanë pasur kontakt me dikë që ka rezultuar pozitiv
Testet e pishinave në institucionet e kujdesit shëndetësor (spitale dhe klinika, shtëpi pensioni dhe kujdesi)
Testet e grupeve në infrastrukturat kritike (të përcaktuara nga kantonet)
Testet e njerëzve me simptoma (e mundur gjithashtu duke përdorur teste të shpejta të antigjenit)
Testet në pishina në shkolla
Testet e pishinës në vendin e punës
Testet për udhëtime profesionale ose private (nëse kërkohet testi PCR)
Testet sipas kërkesës (për të marrë një certifikatë testimi)
Për të lehtësuar më tej presionin mbi kapacitetet e testimit PCR, do të jetë e mundur në mënyrë të përkohshme që nga 24 janari të merret një certifikatë zvicerane që vërteton shërimin nga COVID-19 bazuar në një test të shpejtë antigjenik pozitiv. Kjo do të jetë e vlefshme për 270 ditë dhe vetëm në Zvicër.”, transmeton albinfo.ch.

Testimi i antigjenit tani është i vlefshëm për rikuperim

Për shkak të mungesës së testit PCR, njerëzit që rezultojnë pozitivë në një test antigjenik tani do të kenë të drejtën e një certifikate zvicerane Covid (për 270 ditë).

Më parë, ky duhej të ishte një test PCR. Vetë-testet nuk zbatohen, d.m.th. testi i antigjenit duhet të bëhet në një farmaci, spital ose institucion tjetër testimi.

0 0

Vjena, ndër destinacionet e preferuara për t’u vizituar këtë vit

0

Sa herë që mediat ndërkombëtare publikojnë destinacionet më të preferuara për të vizituar, Vjena thuajse gjithmonë është në renditjet kryesore, shkruan albinfo.at
Mediat ndërkombëtare kanë publikuar të martën destinacionet kryesore për të vizituar gjatë vitit 2022. Portali amerikan i lajmeve “Bloomberg” dhe e përditshmja britanike “The Indepedent” e kanë vendosur Vjenën në mesin e 25 qyteteve të preferuara për vitin 2022.

Sipas Bloomberg, Vjena është një nga “25 destinacionet më emocionuese” për pushime me miqtë dhe familjen. Për “The Independent”, Vjena është një nga “qytetet më të mira” për vitin 2022, raporton albinfo.at.

“Bloomberg” ofron informacione për destinacionet e njohura të udhëtimit çdo vit dhe këshillat e portalit janë ndër listimet më me ndikim dhe më të gjerë në tregun amerikan. Përveç projekteve novatore të hoteleve që “plotësojnë sharmin perandorak të qytetit me theks bashkëkohore”, faktori vendimtar për vlerësimin e mirë për Vjenën ishte edhe gama e gjerë e aktiviteteve kulturore dhe pasuria e kuzhinës, nga ëmbëlsirat deri te kultura klasike e kafeneve, përcjell albinfo.at.

Peter Hanke, këshilltar në Parlamentin e Vjenës dhe kryetar i Bordit Turistik të Vjenës, është shumë i kënaqur me nominimin e Vjenës, ndërkohë thekson se në këtë kontekst Vjena nuk ka humbur asgjë, pavarësisht pandemisë: “Kjo na jep shpresë për vitin 2022. Si qeverisje e kryeqytetit, ne duam t’i japim industrisë së turizmit të Vjenës mbështetjen më të mirë të mundshme, derisa vizitat ndërkombëtare të marrin përsëri shpejtësi dhe turizmi i qytetit të Vjenës të gjejë përsëri rrugën e suksesit”.

Sonte zhvillohet përballje titanësh, Arsenali dhe Liverpooli kërkojnë finalen

0

Sonte në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja gjysmëfinale në Carabao Cup në mes Arsenalit dhe Liverpoolit.

Kjo do të jetë ndeshja e dytë në mes këtyre dy skuadrave, pasi që ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 0-0, shkruan Gazeta Sinjali Sporti.

Kurse, në ndeshjen e sotme, Arsenalit do t’i mungojë futbollisti shqiptar Granit Xhaka, pasi që në ndeshjen e kaluar u ndëshkua direkt me karton të kuq për shkak të një ndërhyrjeje të ashpër ndaj sulmuesit Diego Jota.

Ndërsa te Liverpooli mungojnë Keita, Mane, Philips dhe Mohamed Salah. Fituesi i kësaj ndeshje do të përballet në finale me Chelsean.

/Gazeta Sinjali Sporti/

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort