Home Blog Page 3600

Kryegastronomi pyet Qeverinë: Tash kush i ka fajet për shtimin e rasteve të reja

0

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi ka pyetur Qeverinë Kurti se kush e ka fajin tash për rritjen enorme të rasteve me virusin korona.
Në një postim në Facebook, Kllokoqi ka thënë se me keqardhje po e shohim situatën me numrin e rritjeve të rasteve edhe në vendin tonë.

“Sa here kemi pas rritje te tille, gjithmonë gishti osht drejtu te dasmat, organizimet, klubet dhe gastronomia ne pergjithesi. Po tash qe dasmat e klubet nuk kane punu dhe gastronomia ka funksionu me kufizime e masa nga me te rreptat ne rajon dhe cdo dite shumica e bareve jane denu, a thu KUSH I KA FAJET?”, ka shkruar ai.

Tutje ai ka ftuar Qeverinë që të ndalet dhe të mendoj pak para se te merrni vendime e masa te reja.

“Diskutoni me njohes te fushave te ndryshme. Merrni shembull vendet e ndryshme ne rajon e gjithandej botes. Nuk eshte ne rregull qe kufijte te jene te hapur per te pa vaksinuarit, te mos kete dallime ne mes te biznesve qe jane te fizkalizuara dhe atyre qe funksionojne ne menyre informale, te mos kete dallime mes te vaksinarve dhe ta pavaksinuarve dhe ne fund gjithmone te jete kurban gastronomia”, ka shkruar Kllokoqi.

Ndryshe dje nga 9.194 testime, 2.050 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Në fund të marsit funksionalizohet spitali i ri i fëmijëve

0

Në fund të marsit do të funksionalizohet i gjithë spitali i ri i fëmijëve, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi në Kuvend, duke u përgjigjur pyetjeve se përse ka pasur vonesa në hapje të spitalit, shiriti për të cilin u pre në muajin shtator.

Ai ka thënë se duhen edhe disa intervenime teknike për të funksionalizuar gjithë spitalin.

Sipas tij, ky projekt duhet të jetë mësim për institucionet e Kosovës që të mos vonohen me funksionalizime kur ndërtimi fizik përfundon. Ai ka thënë se një dështim i tillë rrezikon edhe interesimin e shteteve tjera për investime në Kosovë.

“Nëse arrijnë të gjitha instrumentet, lloj shërbimesh teknike, në muajin shkurt, ne do të arrijmë që spitalin ta hapim me të gjitha funksionet në fund të marsit”, ka thënë ai.

Omicroni është tepër ngjitës, IKSHPK apel qytetarëve: Vaksinohuni

0

IKSHPK ka bërë thirrje sot për vaksinim të qytetarëve në kohën kur situata epidemiologjike mund të përkeqësohet edhe më shumë në ditët në vijim.

Duke pasur parasysh se omicron po vazhdon të shtojë intensitetin dhe është varianti dominues në qarkullim, IKSHPK kërkon nga qytetarët të respektojnë masat antiCOVID, të shmangin udhëtimet, të qëndrojnë në shtëpi dhe të ajrosin ambientet e mbyllura.

“Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së COVID-19, bëjmë thirrje në veçanti për kujdes dhe mos grumbullim. Ndërsa, rekomandojmë institucionet përgjegjëse të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave për parandalimin dhe luftimin e pandemisë”, thuhet në komunikatë.

Për më tepër, IKSHPK paralajmëron se varianti omicron është tejet ngjitës, andaj thotë se vaksinimi është mënyra më e mirë dhe më e sigurt për t’u mbrojtur nga infeksioni i rrezikshëm.

“Vaksinat mund të merren çdo ditë në të gjitha institucionet e kujdesit parësor në komunën tuaj. Gjithashtu apelojmë për vaksinimin me dozën përforcuese dhe dozën e tretë që mund ta marrin të gjithë qytetarët mbi 18-vjeç. Duke u vaksinuar vetë, ju mbroni veten, njerëzit për rreth jush, në rend të parë familjen”, thekson IKSHPK-ja.

Ndryshe, Kosova dje ka konfirmuar 2050 raste të reja me koronavirus.

Rekord i zi: 2708 raste të reja ditore me COVID-19

0
created by dji camera
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.731 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.732.948 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 799.114 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Deri më sot janë dhënë 43.760 doza përforëcuese dhe 2.199 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
ℹ Nga 10.833 testime, 2.708 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 202 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159.573.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 9.771.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

Dogana konfiskon barna të kontrabanduara në barnatore në Prishtinë

0

Dogana e Kosovës ka realizuar një aksion për identifikimin e kontrabandës, me ç’rast në dy barnatore të të njëjtit pronar në lokacione të ndryshme në Prishtinë (Vranjevc e Breg të Diellit) kanë konfiskuar qindra barna që llogariten të kontrabanduara.

Shumica e tyre ishin pa banderola, ndërsa kishte edhe të atillë me banderola të shteteve të huaja si nga Turqia e Serbia, dhe barna me afat të skaduar.

Vlera e tyre konsiderohet mijëra euro, ndërsa sasia nuk dihet meqë akoma janë duke u numëruar e klasifikuar.

Pronari i barnatores në fjalë është shoqëruar në Doganën e Kosovës dhe me të do të merret prokuroria.

Vala e re e COVID-it, rritet edhe numri i pacientëve të shtrirë në QKUK e spitale

0

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot në klinikat COVID dhe spitalet rajonale në trajtim mjekësor nga COVID-19 janë 100 pacientë.
Sipas SHSKUK’së, prej tyre, 70 janë të konfirmuar me COVID-19 dhe 30 të tjerë post- COVID-19.

Me oksigjeno-terapi janë 49 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 2 pacientë me maskë oksigjeni.

Raporti, sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 28 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 3 pacientë me maskë oksigjeni

Klinika e Pediatrisë, 5 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 7 pacientë

Spitali i Prizrenit, 4 pacientë

Spitali i Pejës, 6 pacientë

Spitali i Gjakovës, 9 pacientë

Spitalit Mitrovicës, 8 pacientë

Spitali i Ferizajt, 3 pacientë

Reagon ministrja Rizvanolli: Tarifa mesatare mbetet më e ulëta në Evropë edhe nëse miratohet propozimi i ZRRE-së

0

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka reaguar ndaj deklaratave të opozitës sot në Kuvend, ku u morr si referencë çmimi për 21 cent dhe krahasimi me Italinë.

Rizvanolli theksoi se në Kuvend u thanë shumë të pavërteta për tarifat e energjisë të propozuara nga ZRRE-ja.

“Për hir të opinionit publik dua të përmirësoj këto të pavërteta: Në fakt, tarifa (mesatare) për konsumatorët shtëpiakë mbetet më e ulëta në Evropë, me përjashtim të Ukrainës, edhe nëse rritet tarifa në përputhje me propozimin e ZRrE dhe subvencionin e Qeverisë”, ka shkruar Rizvanolli në Facebook.

Postimi i plotë:

Sot në Kuvend u thanë shumë të paverteta rreth tarifave të energjisë të propozuara nga ZRrE dhe të subvencionuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Një nga më të rëndat ishin deklaratat e disa deputetëve të opozitës se çmimi i energjisë po bëhet 21 cent/kËh, ngjashëm me vendet si Italia.

Për hir të opinionit publik dua të përmirësoj këto të pavërteta:

Në fakt, tarifa (mesatare) për konsumatorët shtëpiakë mbetet më e ulëta në Evropë, me përjashtim të Ukrainës, edhe nëse rritet tarifa në përputhje me propozimin e ZRrE dhe subvencionin e Qeverisë. /Telegrafi/

Kryetari Totaj së bashku me drejtoreshën e Arsimit dhe atë të Shëndetësisë, vizituan disa shkolla dhe çerdhe në Prizren

0

Kryetari i Komunës Shaqit Totaj, së bashkë me drejtoreshën për Arsim, Luljeta Gutaj Veselaj si dhe Drejtoreshën e DKSH-së, Burbuqe Berisha, gjatë ditës së sotme kanë vizituar disa shkolla dhe çerdhe të Komunës së Prizrenit, raporton TV Prizreni.

“Sot së bashku me Drejtoreshën e DKA-së, Luljeta Gutaj Veselaj, Drejtoreshën e DKSH-së, Burbuqe Berisha dhe me bashkëpunëtor, vizituam disa shkolla dhe çerdhe në Komunën e Prizrenit.
Drejtoria e Shëndetësisë dhe Drejtoria e Arsimit dhe Shkencës, në bashkëpunim, kanë formuar ekipet mobile të QKMF-së dhe grupet e task forcave nëpër shkolla, këta akter po kujdesen për testimin me teste rapide për fëmijët me simptoma dhe për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.
Këto teste realizohen brenda objekteve shkollore nga ana e ekipeve mobile të QKMF-së.
Të gjithë akterët relevant së bashku me drejtoreshat, janë 24 orë në shërbim për të siguruar mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe për të mundësuar parandalimin e përhapjes së virusit me shpejtësi tek fëmijët.
Kujdesi ndaj fëmijëve është prioritet i ynë!

Sveçla: Ligji për Paga procedohet në Qeveri në muajin mars

0

Ligji për Paga do të procedohet për miratim në Qeveri në muajin mars.

Këtë zotim e dha Xhelal Sveçla, Ministri i Punëve të Brendshme.

Ai në Kuvend tha se analizimi i ligjit merr kohë.

“Lista duhet të jetë parimore e të reflektojë barazi. Në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, janë eliminuar pjesët ku është vlerësuar se janë tejkaluar kompetencat e Qeverisë. Me ligjin që planifikohet të miratohet do të ketë sistem të mirëfilltë, afatgjate, të zbatueshme e funksionale të pagave dhe shpërblimeve”, ka thënë ai në Kuvend.

Debati publik për këtë temë do të hapet në muajin shkurt.

Për çfarë do të flasë Gërvalla me Dendiasin gjatë vizitës në Athinë

0

Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, po qëndron nga dje për një vizitë zyrtare në Greqi. Gërvalla do të takohet sot në Athinë me homologun grek, Nikos Dendias.

Kjo vizitë e Gërvallës në shtetin helen pason vizitën që Dendias e kishte realizuar në Kosovë gjatë qershorit të vitit 2021. Të dy kryediplomatët do të dalin me deklarata për mediat rreth orës 13 e 30, pas bisedave që do të kenë.

Siç bëhet e ditur nga Athina, Gërvalla e Dendias do të flasin për bashkëpunimin ekonomik në mes të Prishtinës dhe Athinës, tregtinë dhe kulturën. Gjithashtu në këtë takim do të flitet për çështjet rajonale, përfshirë perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe gjithashtu për dialogun në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

Lidhur me këtë vizitë informacione kanë dhënë edhe nga zyra për media e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Siç kanë bërë me dije dje nga MPJ, fokus i kësaj vizite do të jetë thellimi i raporteve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Greqisë.

“Fokus i kësaj vizite është thellimi i marrëdhënieve bilaterale mes të dy shteteve.Ministrja Gërvalla gjatë qëndrimit në Greqi do të zhvillojë takime edhe me diplomatë dhe me komunitetin e biznesit për të inkurajuar avancimin e marrëdhënieve ekonomike dhe për të promovuar ofertën kosovare për investitorët e huaj.Ministrja Gërvalla gjithashtu do të ketë në fokus gjatë takimeve të saja forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e arsimit, kulturës, por edhe në fusha të tjera që janë të rëndësishme për të dyja vendet”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Kjo vizitë e ministres Gërvalla në Greqi vjen pas shumë zhvillimeve që kanë lënë të kuptohet se Athina zyrtare po shkon drejt njohjes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Se njohja e Kosovës nga Greqia është jetike, thuhet edhe në raportin e publikuar para dy ditësh nga disa autorë të huaj. Siç thuhet në këtë raport, SHBA-ja duhet të angazhohet për të nxitur Greqinë për ta njohur Kosovën.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort