Home Blog Page 3599

Gërvalla në Greqi: Kosova është e hapur për biznes, e mbyllur për korrupsion

0

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Greqi, është takuar sot më përfaqësues të komunitetit biznesor grek nën organizimin e Forumit Ekonomik Delphi.

Siç njofton MPJD, në fokus të këtij takimi ministrja Gërvalla kishte prezantimin e ofertës së Kosovës për investime të huaja direkte.

“Gërvalla shpjegoi para komunitetit të biznesit shumë arsye pse vlen të investohet në Kosovë, duke filluar nga taksat e ulëta dhe shërbimet pa burokraci, potenciali i madh njerëzor për punë profesionale, legjislacioni i bashkërenduar me atë të BE-së si dhe mbrojtja që i ofrohet investitorëve të huaj”, thuhet në kumtesë.

Kryediplomatja e Kosovës tha se ka nënvizuar faktin që Qeveria e vendit është shumë e përkushtuar në forcimin e shtetit ligjor dhe garantoi para komunitetit biznesor grek se Kosovën do ta gjejnë si vend “shumë të hapur për biznes dhe të mbyllur për korrupsion”.

Më tej ajo është përgjigjur interesimit të lartë të bashkëbiseduesve për çështje specifike që lidhen me ambientin e të bërit biznes dhe i ka ftuar që të vizitojnë Kosovën dhe të eksplorojnë mundësitë e shumta që ofron vendi për investimet e tyre eventuale.

Musliu: Qytetarët po luftojnë për mbijetesë, Kurti ka mashtruar

0

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se me ardhjen e Albin Kurtit në Qeveri, shumica e çmimeve të ushqimeve janë ngritur.

Ajo deklaroi se qytetarët aktualisht po luftojnë për mbijetesë, ndërsa trend i rritjes po vazhdon.

“Rritja e çmimeve ka dëmtuar shportën e konsumatorit, qytetarët po luftojnë për mbijetesë, po vazhdon trendi i importit. Kurti ka trumpetuar se me marrjen e pushtetit do të ulet çmimi i rrymës, ujit, derivateve, e vaji, qumështi, do të kenë çmim më të ulët. Viti i Albinit ishte vit i krizës ekonomike, vit i rënies së mirëqenies së qytetarëve”, deklaroi ajo.

Musliu, duke iu drejtuar Kurtit si “lideri shpirtëror” dhe “shenjtëria e tij”, tha se Kurti i ka mashtruar qytetarët, derisa kryeparlamentari Glauk Konjufca i reagoi duke thënë se nuk lejohen “komplimentet e tepërta”.

Musliu tutje ka thënë se mashtrimi është i dënueshëm, e premtimi i rremë është vetfundosës.

Resul Fetahu, emërohet nënkryetar i komunës së Dragashit

0

Gjatë ditës së sotme, kryetari i ri i Dragashit, Behxhet Xheladini, ka emëruar në postin e nënkryetarit, Resul Fetahun.

Njoftimi i plotë:

Sot, Kryetari i Komunës, z. Bexhet Xheladini, ka emëruar Nënkryetarin e Komunës së Dragashit, z.Resul Fetahun.

Resuli me profesion është inxhinier i komunikacionit rrugorë, ka qenë edhe i angazhuar si Zyrtarë Administrativ në Ministrinë e Infrastrukturës, gjegjësishtë në Departamentin për Menagjimin e Rrugëve.

Resul Fetahu deri më tani ka qenë asambleistë, ndërkaq pas kalimit në detyrë të re, në AK pritet të zëvëndësohet me z.Naser Myrtezani.

Organizohet protestë ndaj Qeverisë për shtrenjtimin e rrymës

0

Partia Socialdemokrate e Kosovës ka organizuar protestë kundër Qeverisë së Kosovës kundër rritjes enorme të çmimit të rrymës.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj.

Ai ka thënë se Qeveria është rreshtuar me bizneset e mëdha private të cilët nuk preken nga shtrenjtimi.

“Qeveria është rreshtuar me monopolin privat. KEDS-it po i bën zgjidhje, kurse qytetarëve diciplinë e shtrenjtim. Si zëdhënës i KEDS-it, kryeministri po pyet “ku ti marrim paratë për të paguar importin e rrymës”? Por nuk po bën pyetje nga pozicioni i qytetarëve: “me çka të ngrohemi ne, nëse jo me rrymë? Ku t’i marrim paratë për ta paguar rritjen e çmimit?”, ka thënë Molliqaj.

Postimi i plotë:

Qeveria është rreshtuar me monopolin privat. KEDS-it po i bën zgjidhje, kurse qytetarëve diciplinë e shtrenjtim. Si zëdhënës i KEDS-it, kryeministri po pyet “ku ti marrim paratë për të paguar importin e rrymës”? Por nuk po bën pyetje nga pozicioni i qytetarëve: “me çka të ngrohemi ne, nëse jo me rrymë? Ku t’i marrim paratë për ta paguar rritjen e çmimit?”

Qeveria ka marrë anë. Është reshtuar me bizneset e mëdha private. Të vetmit që nuk do të preken nga rritja e rrymës. Është koha të marrim anë edhe ne. Ne qytetarët që do t’ua paguajmë rrymën oligarkëve. Është koha të organizohemi kundër kësaj padrejtësie.

Të shtunën, më 29 janar, në orën 14:00, takohemi në Sheshin “Zahir Pajaziti” për të protestuar kundër këtij shtrenjtimi të energjisë elektrike.

Këto vendime të gabuara kanë opozitë në këtë vend. Dhe kanë opozitë të madhe. Prandaj ftojmë gjithë opozitën e shtrenjtimit të energjisë elektrike që të bashkohemi në protest.

Sqaron qeveria – Kush do të paguajë më shumë për rrymën?

0

Propozimet e ZRrE-së, për çështjen e tarifave të energjisë elektrike, janë ende në fazën e konsultimeve, ka bërë të ditur për Klan Kosovën, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Megjithatë bazuar në propozimet aktuale, ai tha se me subvencionim të qeverisë, rritje të çmimit të energjisë do të ketë për konsumatorët shtëpiakë që shpenzojnë mbi 600kWh.

”Duhet të kemi parasysh se propozimet e ZRrE-së janë ende në fazën e konsultimeve, megjithatë duke u bazuar në propozimet aktuale, me subvencionim të Qeverisë, nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë për konsumatorët shtëpiakë që shpenzojnë deri në 600kWh”.

Kryeziu, mes tjerash sqaroi në detaje për Klan Kosovën, se kush pritet të paguajë më shumë për energjinë elektrike.

”Familjet që shpenzojnë më shumë se 600kWh, 600kWh e para i kanë pa rritje kurse për shpenzimet mbi 600 kWh pritet të aplikohet rritja. Në kuadër të kësaj rritje, ZRrE ka propozuar që çmimi për tarifën e lartë të jetë 0.21 cent për kWh kurse për tarifën e ulët 0.09 cent për kWh”.

”Pas subvencionimit të qeverisë tarifa e lartë pritet të bëhet 0.14 cent kurse ajo e ulëta pritet të jetë 0.06. Pra për shpenzimet mbi 600 kWh, sepse deri në 600 kWh e parë gjithçka mbetet e pandryshuar, çmimi pritet të jetë 0.14 cent në tarifën e lartë dhe 0.06 cent në atë ulët”.

”Për shembull nëse një familje shpenzon 800 kWh, për 600 kWh subvencionohet plotësisht nga qeveria, pra çmimi mbetet i pandryshuar nga çka qenë, kurse për 200 kWh shtesë do të ketë një rritje e cila po ashtu pjesërisht subvencionohet nga Qeveria”.

Artan Abrashi – opozitës: Kemi me jua përmend 20-vjetëshin për 4 vjet t’lume

0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka thënë se do t’ua përmendin opozitës 20 vjet qeverisjeje për katër vjet.

Abrashi tha se faji për situatën aktuale me krizën energjetike është i opozitës së tanishme.

“Duhet ta theksojmë se mbi një miliard euro janë investuar për t’i përmirësuar kapacitetet gjeneruese dhe ja sot si është gjendja. Nëse jua vran ky 20 vjeçar veshin, kemi me jua përmend katër vjet të lume sepse përgjegjësia ka qenë vetëm e juaja dhe keni me dhënë përgjegjësi. Meqenëse nuk po jepni llogari para ligjit, së paku në foltore të Kuvendit kemi me jua përmend sa kemi me mujtë sepse faji është i juaji dhe ai nuk mund të tjetërsohet”, tha ai.

Sipas Abrashit, kriza energjetike është “rezultat i klasës së vjetër politike”.

Ekspertët shëndetësorë kërkojnë ashpërsim të masave anti-COVID, kjo kundërshtohet nga PDK

0

Për shkak të situatës epidemiologjike në vend shumë shpejt pritet që të ketë ashpërsim të masave anti-COVID. Ekspertët shëndetësorë dhe qytetarët pajtohen se nevojitet më shumë shtrëngim dhe zbatim rigoroz të masave anti-COVID, por me ashpërsimin e masave nuk po pajtohet Partia Demokratike e Kosovës.

Infektologu Hamdi Ramadani shprehet se masat antiCOVID që aktualisht janë në fuqi duhet të zbatohet në përpikëri, pasi mos zbatimi i tyre gjatë kësaj periudhe ka sjellë rritje të madhe të rasteve të reja.

Ai u shpreh se kufizimi i orarit të punës së gastronomisë dhe ora policore duhet të kufizohet dhe kontrollohet, ndërsa shtoi se edhe metodat online e punës duhet sa më shpejt të merren parasysh.

“Unë mendoj që masat e vendosura në nëntor dhe dhjetor duhet të zbatohen me përpikëri dhe jo të mbeten në letër, por të zbatohen në praktikë qoftë në gastronomi, qoftë në institucionet private, shkolla e fakultete sepse janë masa kufizuese pasi kufizohet numri i personave kërkohet vaksinimit, kërkohet higjiena, maska. Mendoj se këto janë masa të mira, por për fat të keq nuk u respektuan nga qytetarët dhe në anën tjetër organet përkatëse nuk i zbatuan masat e Qeverisë. Metoda online e punës duhet të futet si masë shtesë që sa më pak të ketë tubime dhe grumbullime, ndërsa gastronomia normalisht, ora policore as që mund të vijë në shprehje të zbuten, përkundrazi ato duhet të jenë të kontrolluara”, u shpreh Ramadani për KosovaPress.

Infektologu Ramadani u shpreh se aktualisht vendi po përballen me një gjendje të rëndë pandemike, por shtoi se varianti omicron ka simptoma më të lehta. Sipas tij ndër masat kufizuese, edhe vaksinimit kundër COVID-19 është faktor që do të ndikojë në uljen e rasteve pozitive.

“Mendoj që edhe në ditët e ardhshme mund të jetë po ashtu e rënduar, por masat antipandemike dhe vaksinimi me imunizim janë faktorë që do ta ndërgjegjësojmë qytetarin. Mendoj se jemi në valën e re të sëmundjes me pandeminë COVID-19… Për fat të mirë tani për tani aspekti i peshës së sëmundjes i tablosë klinike megjithatë po tregohet që është formë më e lehtë dhe e butë karshi variantit të mëparshëm delta dhe më me pak ndërlikime, por që kjo nuk e lejon që masat që janë në fuqi të mos zbatohen në përpikëri që vaksinimi dhe imunizimi të forcohet në maksimum”, u shpreh ai.

Por me shtrëngim të masave kundër koronavirusit nuk po pajtohet deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu i cili thotë se vendet perëndimore që janë goditur nga varianti omicron vetëm kanë liruar masat anti-COVID.

Sipas tij vendosja në bllok e masave antiCOVID vetëm sa po e pengon procesin e vaksinimit. Ai kërkoi që të ketë lehtësime për qytetarët e imunizuar karshi koronavirusit.

“Në situatën aktuale, duke llogaritur edhe vendet evropiane, ndonëse ka pasur rritje të madhe të rasteve me omicron, vendet e caktuara të BE po shkojnë duke liruar masat pasi ky variant është shumë më i lehtë. Pra, në aspektin shëndetësor krijon më pak probleme shëndetësore dhe mund të krijojë imunizim shëndetësor tek ata që atakohen dhe mund të krijohet edhe një imunizim i tufës … Vendosja e masave në bllok për mbyllje është një dekurajim për vaksinim. Pra, të gjitha këto situata duhet të diskutohen për të nxitur njerëzit në procesin e vaksinimit. Vendosja e masave në bllok siç ka bërë deri tani qeveria, e ka goditur procesin e vaksinimit”, tha Haxhiu.

Pas paralajmërimeve se gastronomia do të lejohet të punojë vetëm deri në orën 22:00, sipas Haxhiut, i cili është edhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, masat nuk duhet të rëndojnë punën e gastronomisë dhe ora policore është e panevojshme.

“Numri i rritur ka ndodhur për shkak se qeveria është munduar ta mbajë artificialisht numrin e vogël të rasteve për shkak të zvogëlimit të numrit të testimeve dhe dje kur ka rritur numrin e testimeve ka pasur rritje të numrit të rasteve. Ekspertët shëndetësorë duhet të vendosin hapat mbi masat. Unë nuk mendoj se duhet të ketë masa në bllok si për të vaksinuarit si për të vaksinuarit, sepse çdo masë të cilën po e merr qeveria po duket sikur ka diçka kundër gastronomisë. Masa e parë kundër gastronomisë është tërësisht e gabuar…Nuk ka nevojë për orë policore, është e panevojshme. Edhe këta muaj sa ka qenë, ishte tërësisht e panevojshme”, u shpreh ai.

Sot është takuar Komitetit për koordinim dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike i cili ka rekomanduar për masat e reja antiCOVID, masa të cilat pritet që sot apo nesër në mëngjes të dërgohen për miratim në qeveri.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi njoftoi se është e mundshme që qarkullimi i gastronomisë të lejohet deri në 22:00, ndërsa theksoi se masat do jenë në proporcion të mundësive që shkollat dhe ekonomia të jenë të hapura.

Në 24 orët e fundit është regjistruar rekord i rasteve të reja me koronavirus në Kosovë. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 2708 raste të reja nga testimi i 10.833 mostrave. Gjatë 24 orëve është regjistruar edhe një rast me fatalitet. /kp/

Gërvalla e quan të frytshëm takimin me homologun grek në Athinë

0

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka qëndruar për vizitë zyrtare në Greqi.

Ajo është pritur në Athinë nga homologu grek, Nikos Dendias, takim të cilin e ka quajtur produktiv.

“Madhështore që të kemi prapë një takim të frytshëm me kolegun tim të dashur nga Greqia”, nis postimi i Gërvallës në Twitter.

“Marrëdhëniet e lashta në mes të dy popujve tanë e forcojnë marrëdhënien tonë tradicionale. Shohim përpara drejt zhvillimit të marrëdhënieve për të mirën e qytetarëve të vendeve tona”.

Arrestohet një grup në Rahovec, dyshohet se kreu 20 vjedhje

0

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë të dyshuar në Rahovec, prej tyre tre të moshës madhore dhe dy të mitur nën dyshimin se kanë kryer afër 20 vjedhje.

Ata dyshohet se gjatë periudhës kohore tetor-nëntor-dhjetor të vitit të kaluar dhe janar të këtij viti, kanë kryer rreth 20 vjedhje kryesisht në Rahovec. Cak kanë qenë tri xhami dhe 15 objekte tjera të ndryshme, përfshirë dyqane, barnatore e shkolla.

Grupi dyshohet se ka vjedhur deri 1500 euro para të gatshme dhe deri 2000 euro gjësende, cigare e gjëra tjera.

“Përkitazi kësaj, Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Rahovec në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit ka ndërmarrë veprimet hetimore që kanë rezultuar me mbledhjen e provave materiale që quan në identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e pesë të dyshuarve, prej tyre: (tre madhor dhe dy të mitur 16 & 14 vjeçar). Pas dorëzimit të kallëzimit penal ndaj pesë të dyshuarve për 20 vepra penale të vjedhjeve të rënda, pranë Prokurorisë Themelore në Gjakovë dhe kërkesës pranë Gjykatës Themelore në Gjakovë, është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh për tre prej tyre ndërsa dy janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet nga Policia e Kosovës.

/GazetaSinjali/

Arrestohet gruaja që e sulmoj bashkëshortin e saj në spitalin e Gjakovës

0

Policia e Kosovës, ka arrestuar gruan e cila e rrahu bashkëshortin e saj në Spitalin e Gjakovës, derisa ai ishte duke u trajtuar në repartin e neurologjisë.

Lajmin për FrontOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për këtë rajon, Nysret Gjukaj.

Ai tha se pas arrestimi, e dyshuara është dërguar për trajtim në repartin e psikiatrisë, nën shoqërimin e zyrtarëve policor.

Njoftimi i plotë:
“Me datë 14.01. 2022 rreth orës 03:00 , e dyshuara kishte sulmuar fizikisht viktimën (burrin e saj), i cili është pjesërisht i pa lëvizeshim.
Rasti ka ndodhur në repartin e neurologjisë në spitalin “Isa Grezda” – Gjakovë.
Viktima ka pësuar lëndime trupore.
Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, si dhe mbrojtësi i viktimave është njoftuar për rastin e ndodhur, po ashtu prezent ka qene dhe punëtori qendrës sociale.
E dyshuara ( bashkëshortja) është shoqëruar në Stacionin policor, është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin kujdestar, e njëjta mbahet në ndalim policor, por për shkak te gjendjes se saj mendore, me udhëzim te mjekut psikiatër, e njëjta është hospitalizuar në repartin e psikiatrisë , nën shoqërimin e zyrtarëve policor.
Policia për rast është njoftuar përmes një video incizimi që është pranuar nga adresa elektronike në adresën policore.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort