Home Blog Page 3598

Rikthehen reshjet e borës, këto janë temperaturat sot dhe nesër

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të premten dhe të shtunën do të ketë mot të vranët dhe me reshje shiu e bore.

Në njoftimin e IHK-së bëhet e ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius.

Pas këtyre temperaturave dhe rrezeve të diellit që përfshinë vendin tonë, gjendja sinoptike do të ndryshojë dukshëm, si pasojë e prezencës së masave të ftohta të ajrit me origjinë polare. Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzojë mot kryesisht të vranët dhe me reshje. Fillimisht do të ketë riga shiu, meqë temperaturat janë në vlerat pozitive. Mirëpo, pas rënies së fushave termike, rigat e shiut do të shoqërohen në reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s”, ka njoftuar IHK.

Konjufca për referendumin serb: Do ishte fatal për shtetin e Kosovës

0

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka komentuar refuzimin e mbajtjes së referendumit serb në Kosovë, për të cilën ripërsëriti se qe veprim i duhur.

Ai këtë e quajti lloj sfide për shtetin e Kosovës, dhe u shpreh në TV Dukagjini se mbajtja e këtij referendumi do të ishte fatal për shtetin e Kosovës.

”Referendumi do të ishte fatal për shtetin e Kosovës. Na prapë ishim çu të nesërmen, kurgjo s’na kish gjetë. Si thotë populli ‘’copë s’na u kish heq’’ po në kuptimin kushtetues, në nenin 1 ish kanë dëm”.

”Nëse mbet njëshi, sepse njëshi s’bën të preket, se të tjerat nuk na vyjnë pastaj”.

Austria miraton vaksinimin e detyrueshëm – personat që nuk vaksinohen do të gjobiten deri në 3600 euro

0

Parlamenti austriak miratoi sonte ligjin për vaksinimin e detyrueshëm kundër coronavirusit për të rriturit, me kërcënimin e një dënimi të lartë, duke filluar nga shkurti i vitit 2022.

Kështu Austria u bë vendi i parë në Evropë që prezantoi anti-vaksinimin e detyrueshëm për të gjithë, raporton france24.

“Siç ishte planifikuar, ne po vendosim vaksinimin e detyrueshëm për njerëzit mbi 18 vjet në fillim të shkurtit”, u tha gazetarëve kreu i qeverisë konservatore, të cilën ai e drejton së bashku me ambientalistët.

Pothuajse dy muaj më parë, qeveria njoftoi se në fillim të këtij viti do të vendoste vaksinimin e detyrueshëm.

Të shtunën, 27 mijë njerëz protestuan në kryeqytetin austriak, Vjenë, kundër masës së diskutueshme, e cila besohet se shkel liritë individuale.

Në fillim të shkurtit do të vendosen kontrollet ndërsa personat e pavaksinuar do të gjobiten nga 600 deri në 3600 euro në rast të përsëritjes së krimit.

Ndryshe, kujtojmë se një masë e tillë hyri në fuqi edhe në Ekuador, Taxhikistan, Turkmenistan, Indonezi dhe Mikronezi.

Gjermania, një propozim të ngjashëm pritet ta shqyrtojë në Bundestag gjatë fundit të janarit.

Nga sot, 5.8 milionë njerëz në Austri kanë një leje vaksinimi, e cila ka 7.4 milionë njerëz që mund të vaksinohen.

Çeku: Po punojmë që “Zgjoi” të nominohet për “Oscar”

0

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka deklaruar se është duke u punuar shumë për çmimin “Oscar”, derisa tha se shpreson shumë në arritjen e çmimit.

Ai deklaroi në DESK-un e KOHËS se për “Oscar” përpos artit dhe cilësisë, nevojitet edhe lobimi, dhe se ndaj ekipit janë kryer dy “infuzione financiare” në betejën e tyre.

“Po punojmë shumë për Oscar. Është angazhim i madh, kemi shpresë, e kam kuptuar në këtë angazhim që është lobim përpos art e cilësi. Kemi shumë njerëz të angazhuar, po na jep shumë shpresë. I kemi kryer dy ‘infuzione financiare’ ndaj ekipit në betejën e tyre. Jemi shumë më afër pas 15-shit që është mbërritur tash”, deklaroi ai.

Çeku tha se kritika dhe shkrimet e huaja, përfshirë edhe vlerësimit, e bëjnë Zgjoin film shpresëdhënës për përfshirje në 5-shen.

“Komuniteti artistik është shumë më përpara sesa niveli ku institucionet janë. Duhet të bëjmë shumë ta mbyllim këtë lloj hapësire. Sukseset që i kemi mbërri janë rezultat i një pune vetmohuese të artistëve e filmbërësve”, tha tutje.

Çeku potencoi se sukseset e arritura vitin e kaluar shpreson të vijojnë edhe sivjet.

Veriu i Kosovës nuk njeh shtrenjtim të rrymës, dritat ndezur në pikë të ditës

0

Banorët në Veriun e Kosovës thonë se nuk paguajnë rrymë, ndërsa tregojnë se për çfarë e përdorin.

Tabelë që tregon që po hyn në veri të Mitrovicës nuk ka.

Por nga dritat rrugore mund të vërehet lehtë që ke hyrë në këtë pjesë të Kosovës.

Dikush madje me fuqitë e veta, po u ndihmon këtyre dritave ta ndriqojnë rrugën kryesore.

Por llampat e kësaj shtëpie nuk do të jenë të vetmet që qëndrojnë ndezur edhe gjatë ditës në pjesën veriore të vendit.

Madje ato drita që nuk ndriçojnë gjatë ditës mund të kenë ndonjë defekt, andaj po bëhet sanimi i tyre.

E sanim nuk u duhet këtyre orëve të rrymës të cilat ani pse janë të rralla në Zveçan, nuk kanë edhe pse të përdoren.

Një banor i kësaj komune me shumicë serbe thotë se edhe pse nuk e paguajnë rrymën, ditë pas dite ka edhe reduktime.

Lidhshmëria e tyre me rrymën është shumë e madhe, andaj reduktimet po u shkaktojnë nervozizëm.

Reduktimet e rrymës po u shkaktojnë probleme edhe bizneseve që gjenden në këtë pjesë.

E për një banor të nacionalitetit shqiptar, përfitimet prej mospagimit të rrymës janë të shumta.

E gjithë ndërtesa ku ky banon thotë se ngrohen me rrymë, ndërsa askush nuk shkon për të dërguar fatura të rrymës.

Rryma për ngrohje përveç ambienteve të brendshme përdoret edhe në ato të jashtmet.

Në këtë qendër të vaksinimit, këto nxehmje lëshohen për t’i ngrohur ata që presin jashtë kur temperaturat janë më të ulta.

Cili është efekti i Orës Policore?

0

Ministria e Shëndetësisë po shqyrton masat e reja anticovid.

Në mesin e këtyre masave do të jetë edhe shkurtimi i orarit të lëvizjes së lirë të qytetarëve, apo siç njihet ora policore.

Por që ajo të kthehet nga ora 22.00 deri në mëngjes po e sheh të panevojshme ish-drejtori i Policisë, njëherësh deputet i PDK-së, Rashit Qalaj, që shton se tash kur është dimër ashtu-kështu qytetarët nuk dalin jashtë pas orës 22.00, njofton Klan Kosova.

Ndërsa edhe qytetarët po theksojnë se kufizimi i lëvizjes së lirë është i pakuptueshëm meqë tashmë janë mësuar të bashkëjetojnë me pandeminë.

Liberalizmi i vizave për Kosovën, 10 vjet nga hapja e shampanjës – izolimi vazhdon

0

Një dekadë është bërë nga fillimi i negociatave për liberalizimin e vizave ndërmjet Kosovës e Komisionit Evropian, e kosovarët vazhdojnë të mbesin jashtë zonës shengen. Përderisa pushteti aktual fajësojnë ish-kryeministrat e kaluar për dështimin, opozita e konsiderojnë si të politizuar procesin, e njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare si padrejtësi për Kosovën.

Kur Komisioni Evropian kishte propozuar Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian që Kosovës t’i hiqeshin vizat në Kosovë ishin hapur shampanjat.

Një dekadë më vonë Kosovarët ende nuk mund të lëvizin lirshëm në Evropë.

Tërë këtë proces ish-zëvendësministri i Jashtëm Ibrahim Gashi e sheh të tej zgjatur dhe të padrejtë.

“Kur flasim për 4-5 vitet e fundit është proces i tej zgjatur që në disa raste i kemi kontribuar edhe vet me disa vendime politike. Por dihet se vende të caktuara të BE-së e kanë frenuar këtë proces”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Ibrahim Gashi.

Në anën tjetër Agon Batusha nga Lëvizja Vetëvendosje fajin për mosliberalizimin e vizave ua lë qeverive të kaluara.

“Procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën para 10 viteve kishte filluar me hapa të shpejtë, por që u devalvu nga deklaratat e ish-kryeministrave apo ish-ministrave që kanë dhënë deklarata të paqena për qytetarët e Kosovës”, deklaroi Agon Batusha.

Deputeti i AAK-së Pal Lekaj thotë se çështja e liberalizimit të vizave është kthyer në çështje politike.

“Mendoj se procesi më shumë lidhet me çështjet politike përfshirë dialogun. Vizat i kanë si adut për dialogun dhe ta kushtëzojnë Kosovën”, deklaroi Lekaj.

Kosova është vendi i vetëm në Evropa që nuk ka liberalizim të vizave. Shqipërisë e Bosnjës i janë dashur nga tre vjet për liberalizim të vizave, derisa Malit të Zi e Maqedonisë e Serbisë nga dy vjet.

Franca e cila kryeson presidencën e BE-së për gjashtë muajt e parë të këtij viti, nuk ka dhënë shumë shpresë se mund të ketë lëvizje në atë drejtim që Kosovës t’i jepen vizat.

Infektologu Ramadani: S’duhet shikuar dëmi i gastronomisë për disa ditë, por të shtypet pandemia

0

Infektologu Hamdi Ramadani po ia lë fajin mosrespektimit të masave për rritjen e madhe të rasteve me COVID-19 në Kosovë.

Ai tha se nga viti i ri vendi ynë ka hyrë në një situatë të rëndë dhe se varianti Omicron veçse e shtoi përkeqësimin, njofton Klan Kosova.

Ramadani u ankua se sugjerimet dhe opinionet e tyre s’janë marrë me seriozitet.

”Masat që quhen anti-COVID nuk u zbatuan nga qytetarët dhe as institucionet kompetente s’ishin në nivelin e duhur për t’i shikuar rishqyrtuar ato. Maska që duhej të mbahej brenda dhe jashtë nuk u respektua, distanca s’u zbatua fare, e gjithashtu edhe higjiena”.

”Ardhja e Omicron ishte shqetësuese”.

Ndërkaq, Ramadani në Info Magazine propozoi që të shtrëngohen masat për të përmirësuar situatën epidemiologjike.

”Në këtë situatë të rëndë me pandeminë nuk duhet të shihet gastronomia nëse dëmtohet për një javë ose dy, por duhet shikuar se si të kufizohet dhe lokalizohet dhe si të shtypet pandemia sikur që kanë bërë vendet e tjera”.

Qeveria paralajmëron masa të reja anti-COVID

0

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar masa të reja pas rritjes së rasteve me COVID-19.

Kjo është thënë nga vet Qeveria me anë të një komunikate për media pas takimit që ka pasur Komiteti për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me Pandeminë.

“Ky variant i ri kërkon edhe përditësim të masave, me qëllim kryesor ngadalësimin e rritjes së rasteve. Kështu u tha edhe në mbledhjen e sotme të Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës me pandeminë COVID-19”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

“Masat kanë për qëllim primar ruajtjen e shëndetit si dhe sigurimin e funksionimit të sistemit shëndetësor, që të mos rrezikohet nga një fluks i madh dhe i përnjëhershëm i pacientëve nëpër spitale, apo nga mungesa e punonjësve shëndetësorë të infektuar”, thuhet tutje në komunikatë.

Njoftimi i plotë i Qeverisë:

Gjatë ditëve të fundit ka rritje të ndjeshme të rasteve pozitive të Covid-19 në vendin tonë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka konfirmuar se pothuajse të gjitha këto raste janë të variantit Omicron, i cili përhapet jashtëzakonisht shpejt.

U bëjmë thirrje që të mos nënvlerësohet varianti Omicron.

Të gjitha informatat nga vendet e tjera dëshmojnë qartë, se ky variant mund të shkaktojë sëmundje të rëndë dhe humbje jete.

Si gjithmonë, mjeti më i fortë dhe më efikas për të mbrojtur vetveten dhe të tjerët përreth nesh, mbetet vaksinimi masiv.

Prandaj vaksinohuni sa më shpejt dhe, në veçanti, merrni dozën përforcuese posa të kalojnë tre muaj pas marrjes së dozës së dytë.

Ky variant i ri kërkon edhe përditësim të masave, me qëllim kryesor ngadalësimin e rritjes së rasteve. Kështu u tha edhe në mbledhjen e sotme të Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës me pandeminë COVID-19.

Masat kanë për qëllim primar ruajtjen e shëndetit si dhe sigurimin e funksionimit të sistemit shëndetësor, që të mos rrezikohet nga një fluks i madh dhe i përnjëhershëm i pacientëve nëpër spitale, apo nga mungesa e punonjësve shëndetësorë të infektuar.

Po ashtu, një ngadalësim i tillë do t’u japë kohë për t’u vaksinuar sa më masivisht, qoftë me dy dozat e para, qoftë me dozën përforcuese.

Respektimi i masave dhe vaksinimi do të na ndihmojë që të kalojmë sa më shpejt valën aktuale dhe me sa më pak pasoja.

Testet rapide do të realizohen edhe gjatë fundjavës në Prizren

0

Komuna e Prizrenit, përmes faqes së saj zyrtare njofton se, duke u bazuar në rritjen e numrit të rasteve me COVID-19 në nivel vendi, Drejtoria Komunale e Shëndetësisë, nëpërmjet Qendrës Kryesore të Mjeksisë Familjare (QKMF), duke filluar nga data 22.01.2022, do të ofrojë realizimin e testeve rapide AG SARS2 edhe gjatë fundjavëve në vijim.

Ofrimi i këtij shërbimi do të bëhet në hapësirat e QKMF-së, ndërsa për t’u testuar, pacienti duhet të ketë udhëzimin nga Mjeku familjar për një gjë të tillë, thuhet në fund të këtij njoftimi.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort