Home Blog Page 3597

Përleshja që përfundoi me fatalitet, si erdhi deri te vrasja e 26 vjeçarit në Pejë

0

Një përleshje ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Pejë, ku si pasojë një i ri ka mbetur i vdekur.

Nga përleshja, 26-vjecari E.M, ka marrë plagë nga mjeti i mbrehtë-thikë dhe si pasojë ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonl në Pejë, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

Në lidhje me këtë rast policia ka njoftuar se ka arrestuar dy persona, ku njëri prej tyre ka mbetur i lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor.

“Nga informatat e siguruara është kuptuar se në këtë përleshje ishin përfshirë tre persona: E.M., (viti i lindjes 1995, mashkull kosovar) kishte marrë plagë (dyshohet nga një mjet i mbrehtë-thikë) dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal Pejë.

Si pasojë e plagëve të marra, sipas mjekëve E.M., ka ndërruar jetë. Policia ka arrestuar të dyshuarin K.S., (viti i lindjes 1998, mashkull kosovar) i cili po ashtu ishte i lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor. Po ashtu, policia ka arrestuar edhe të dyshuarin e dytë që është i përfshirë në këtë rast: L.M., (viti i lindjes 1988, mashkull kosovar)”, kanë njoftuar nga Policia.

Po ashtu është bërë e ditur se viktima e rastit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se në vendngjarje është marrë me sigurimin e dëshmive dhe dëshmitarëve (ka intervistuar dy dëshmitarë). /Reporteri.net

Kosova me gati 3 mijë raste në ditë, ministri Latifi: Jemi shumë më stabil se vendet e tjera

0

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi thotë se edhe përkundër rritjes së numrit të rasteve me Covid-19 gjendja në vend është stabile.

Madje sipas tij, vdekshmëria nga pandemia në vend është më e ulët në Evropë.

Latifi ka bërë thirrje për vaksinim, ndonëse shprehet i kënaqur me menaxhimin e gjithë situatës nga ana e Qeverisë së Kosovës.

“Ne kemi diskutuar për gjendjen aktuale me Covid dhe kemi bërë konstatimin se edhe pse gjendja është jashtëzakonisht stabile në krahasim me vende të tjera ne kemi rritje të rasteve”.

“Këto raste nuk po shtohen edhe në mënyrë dramatike rritja e numrit të pacientëve nëpër spitale po megjithatë është shqetësuese se ne duhet të gjithë të vaksinohemi”.

“Ne kemi vdekshmërinë më të ulët në Evropë sa i përket vdekjeve nga Covid. Megjithatë jam i kënaqur sa i përket menaxhimit të pandemisë nga qeveria e Kosovës”, tha Latifi për EO.

Të enjten Komiteti për koordinim dhe vlerësim të situatës me pandeminë ka mbajtur mbledhjen e radhës ku është paralajmëruar ashpërsimi i masave, pas rritjes së numrit të rasteve ditëve të fundit.

Vetëm gjatë 24 orëve 2 708 raste pozitive me Covid-19 janë konfirmuar nga IKShPK-ja, përderisa numri i rasteve aktive ka shkuar në 9 771.

Mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

0

1 mijë e 745 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Numri i gjobave antiCOVID gjatë kësaj periudhe është 499.

Në 24 orëshin e fundit kanë ndodhur 27 aksidente me dëme materiale dhe 20 me të lënduar.

Ndryshe, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 23 persona dhe 17 janë dërguar në mbajtje.

Osmani: Kosovën do të vazhdojmë ta mbajmë me miq, siç këshillonte Rugova

0

Presidentja e Kosovës, Vosa Osmani e ka përkujtuar Presidentin Historik, Ibrahim Rugovën, në 16 vjetorin e vdekjes së tij.

Sipas Osmanit, Rugova është njëriu që trasoi hapat e bërjes së shtetit dhe ati themeltar.

Tutje, Osmani ka thënë se Rugova është fytyra e shtetit dhe do të ndjekin këshillat e tij për marrëdhëniet me shtetet mike të Kosovës.

“Emri i presidentit Rugova është përbrendësuar në secilin damar të shtetit. Fytyra e shtetit është ai. Shtetin do të vazhdojmë ta mbajmë me miq, siç këshillonte ai, e Rugovën do ta mbajmë si udhërrëfyes se si punohet për shtet”, ka shkruar Osmani.

Postimi i saj i plotë:

Kur ai foli për shtetin e pavarur të Kosovës, realizimi i idesë dukej jo vetëm i vështirë, por edhe i largët. Ai ishte njeriu që trasoi hapat e bërjes së shtetit, duke shndërruar trinomin: liri, pavarësi dhe demokraci në boshtin e aktivitetit për Kosovën shtet.

Që të trija u bënë realitet bashkërisht me shtetin e Kosovës.

Sot, në 16-vjetorin e ikjes në amshim, e kujtojmë me respekt dhe përulësi atin themeltar të shtetit të Kosovës, presidentin historik, dr.Ibrahim Rugova.

Ai jo vetëm që punoi për shtetin e Kosovës, por jetoi me këtë ide.

Rugova kishte vizion për Kosovën atëherë, por edhe për Kosovën tash.

“Vizioni im është të kemi një Kosovë të pavarur, demokratike, me një shoqëri politikisht tolerante dhe me një ekonomi solide, të integruar në Bashkimin Evropian, NATO dhe t’i vazhdojmë marrëdhëniet tona të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, kishte thënë në një nga deklarimet e tij me bindjen e plotë se “pavarësia e Kosovës duhet dhe do të njihet plotësisht”.

Emri i presidentit Rugova është përbrendësuar në secilin damar të shtetit. Fytyra e shtetit është ai. Shtetin do të vazhdojmë ta mbajmë me miq, siç këshillonte ai, e Rugovën do ta mbajmë si udhërrëfyes se si punohet për shtet.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se cilat rrugë nuk mund të kalohen nëse nuk keni pajisjet dimërore

0

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se pas reshjeve të borës në disa rrugë janë shfaqur vështirësi.

Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, disa rrugë mund të kalohen vetëm me pajisjet dimërore.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të përditësuar në ora 08:04, magjistralja Fusha-Pajtimit-Glloboçicë, Gjilan-Muçibabë, Pejë-Kullë, Prishtinë-Mutivodë, Mitrovicë-bërnjak, Mitrovicë-Jarinije, janë të kalueshme vetëm me pajisje dimërore.

Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se pas këtyre temperaturave dhe rrezeve të diellit që përfshinë vendin tonë, gjendja sinoptike do të ndryshojë dukshëm, si pasojë e prezencës së masave të ftohta të ajrit me origjinë polare.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se kjo situatë meteorologjike do të kushtëzoj mot kryesisht të vranët dhe me reshje bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s. /Telegrafi/

Abdixhiku bën homazhe të varri i Rugovës

0

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku do të bëjë homazhe tek varri i presidentit Ibrahim Rugova, me rastin e 16 vjetorit të vdekjes së tij.

Me bashkëpunëtorë, Abdixhiku do të shkojë tek varri në orën 10:00.

“Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe te varri i Presidentit Historik, Ibrahim Rugova, me rastin e 16 vjetorit të vdekjes së tij. (Ora 10:00)”, thuhet në njoftim.

Ky është rendi i ditës sot në seancën e Kuvendit

0

Seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës që ka filluar dje, do të vazhdojë sot, me fillim nga ora 10:00.

Në këtë seancë do të jenë në rend dite 6 pika. Një ndër pikat e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i Raportit vjetor i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2020.

Rendi i plotë i ditës:

6. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-101 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Projekti i Reformës së Sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”,

7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-013 për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës,

8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-015 për Gjykatën Komerciale,

9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-057 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 04/ L-089 për Deminim Humanitar,

10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,

11. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2020

Rreth 10 mijë raste aktive me koronavirus

0

2 mijë e 708 persona rezultuan pozitivë për COVID-19 në 24 orët e fundit në vend dhe një ka vdekur.

Rreth 10 minê raste janë aktive ndërkohëvetëm 202 u shëruan, njofton MSh.

I ftohti polar i afrohet Shqipërisë, priten temperatura deri -18 gradë

0

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton se bazuar në parashikimet e meteorologëve, në ditët në vijim Shqipëria do të goditet nga një valë i ftohti, ku temperaturat do të shkojnë disa gradë nën zero.

Situata më e vështirë pritet të jetë në zonën e Bulqizës dhe Pukës ku temperaturat pritet të arrijnë në -18 gradë, ndërsa në kryeqytet më e ulëta do të jetë -8 gradë Celcius.

Kulmi i temperaturave të ulëta pritet të jetë dita e hënë.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton qytetarët se është në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha njësitë vendore për të shmangur situata të rënda./A2 CNN

16 vjet nga vdekja e Presidentit Ibrahim Rugova

0

Sot shënohet 16-vjetori i vdekjes së ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Presidenti Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006,pas një beteje me kancerin në mushkëri. Ai u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

Në përvjetorin e 16-të të vdekjes së tij do të bëhen homazhe te varri i tij në Velani. Ndërkaq në ora 14:00 në Gjilan do të mbahet edhe një akademi përkujtimore.

Në përvjetorin e parë të vdekjes së Ibrahim Rugovës, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, e dekoroi Rugovën me Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë në vendin tonë që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës.

Kush ishte Ibrahim Rugova?

Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor të vitit 1944 në fshatin Cerrcë të Komunës së Istogut.

Më 10 janar 1945, komunistët jugosllavë ia pushkatojnë babanë, Ukë Rugova dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin gjatë Luftës së Dytë Botërore në krahinën e Rugovës.

Ibrahim Rugova mbaroi shkollimin e mesëm në Pejë më 1967. Diplomoi në Degën e Albanologjisë të Fakultetit të Filozofisë të Universitetit të Prishtinës më 1971.

Rugova qëndroi gjatë një viti akademik (1976-77) në Paris, në Ecole Pratique des Hautes Etudes, nën mbikëqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqendrim në teorinë letrare.

Ibrahim Rugova mori doktoratën në letërsisë në Universitetin e Prishtinës më 1984.

Më 1996, Rugova u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe të Shkencave të Kosovës.

Po në këtë vit ai u shpall doktor nderi i Universitetit të Parisit VIII në Paris.

Autor i dhjetë librave, Dr. Ibrahim Rugova ishte në nismëredaktor në gazetën e studentëve “Bota e re” dhe në revistën shkencore “Dituria” (1971-72), që botoheshin në Prishtinë. Pastaj për afro dy dekada, Dr. Rugova punoi në Institutin Albanologjik të Prishtinës si hulumtues i letërsisë. Për një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës “Gjurmime albanologjike”, që e nxirrte ky Institut.

Dr. Rugova është zgjedhur kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës më 1988, e cila u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare që po kundërshtonte sundimin komunist serb/jugosllav në Kosovë.

Si intelektual me nam që i jepte zë kësaj lëvizjeje intelektuale e politike, Dr. Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989 kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), partisë së parë politike në Kosovë që e sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi.

LDK-ja u bë shpejt forca politike prijëse në Kosovë, duke mbledhur shumicën e popullit, edhe pse në ndërkohë u shfaqën në skenë dhe parti e grupe të tjera.

Nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës, LDK-ja, në bashkëpunim me forcat e tjera politike shqiptare në Kosovë dhe me Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, përmbylli kornizën ligjore për institucionalizimin e pavarësisë së Kosovës.

Deklarata e Pavarësisë (2 korrik 1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i kushtetutës së saj (7 shtator 1990), referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës mbajtur në fund të shtatorit të vitit 1991, qenë prelud për zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës dhe zgjedhjet presidenciale në Republikën e Kosovës më 24 maj 1992.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort