Home Blog Page 3596

Njihuni me 49-vjeçarin nga Prishtina që voziti mbi 30 vite pa leje

0

Ismail Krasniqi nga fshati Grashticë i Prishtinës, vozit veturë nga mosha 13-vjeçare. Gjatë gjithë jetës së tij, ai ka vozitur pa patentë shoferi.

Ai ka treguar për emisionin #Gjesi në T7  se për herë të parë është pajisur me leje të vozitjes këtë muaj.

Thotë se ishin kushtet financiare që ia kanë pamundësuar ta marrë më herët patentë shoferin.

“Ideja nuk më ka ardh mu,  po ideja iu ka ardh fëmijëve, se kam shku me jua regjistrua lejën atynr, dhe ata më kanë nxit që me hi edhe unë për leje”, ka deklaruar ai.

49-vjeçari, përgjatë këtyre dy dekadave të fundit thotë se ka punuar shumëçka, madje edhe taksist. E fati duket të ketë qenë në anën e tij, pasi thotë se policia nuk e ka ndaluar asnjëherë.

“Kurrë asnjëherë nuk më ka dënua, asnjë dënim hiç asnjë s’e kam, as kurrë se kam dhanë…Hiç kurrë nuk më kanë ndalë, hiç nuk hi në tejkalim, kurrë nuk voziti palidhje, e mmbaj drejtimin tem”, ka deklaruar ai.

Përveç që ka vozitur rrugëve të Kosovës, Krasniqi thotë se këtë e ka bërë edhe jashtë vendit, pikërisht pa patentë shofer.

ShSKUK: 80 pacientë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, 40 post-COVID

0

Në bazë të raporteve të datës 21 janar 2022 nga klinikat COVID-19 në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme, të spitalizuar janë 120 pacientë, prej tyre 80 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 40 të tjerë post-COVID19.

Me oksigjeno-terapi janë 48 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 4 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 30 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 34 pacientë post-COVID

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 4 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 5 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 15 pacientë

Spitali i Prizrenit, 4 pacientë

Spitali i Pejës, 7 pacientë

Spitali i Gjakovës, 8 pacientë

Spitalit Mitrovicës, 8 pacientë

Sindikata e RTK-së: Nga fillimi i janarit 150 persona që po punojnë pa kontratë pune

0

Sindikata e pavarur e RTK përmes një njoftimi për media kanë shprehur shqetësimin se prej fillimit të janarit rreth 150 persona janë duke kryer detyra të punës në RTK pa kontrata pune.

Në reagim thuhet se do t’i drejtohen edhe Inspektoratit të Punës dhe Avokatit të Popullit.

Lexoni të plotë reagimin:

Prej një janarit të këtij viti, rreth 150 persona janë duke kryer detyra të punës në RTK pa kontrata pune.

Kjo që po ndodhë për tash e 21 ditë në RTK përveç që është e paligjshme është edhe jo humane. Ata janë duke ardhur në punë nën ethet se a do të marrin kontratë pune apo do të largohen.

Në mesin e tyre ka nëna e gra. Cilin do veprim që do ta ndërmarrë Bordi i RTK-së në raport me ta për muajin janar do të bëjë shkelje ligjore, për arsye se nuk ka dhënë përgjigje për këtë çështje me kohë.

Nëse vendos t’ju jap kontrata atëherë këtë do të duhej ta bëjë retroaktivisht e që është e kundërligjshme. Nëse vendos të mos u jap kontrata , që do të thotë të mos i paguaj për punën që po e bëjnë prapë do të bëjë shkelje për shkak se ata kanë punuar për këto 21 ditë.

Jo gjithherë gabimet ndodhin nga veprimi. Shpeshherë ato ndodhin nga mosveprimi, si në këtë rast.

Ju bëjmë me dije se si Sindikatë, qysh të hënën rastin do ta drejtojmë në Inspektoriat të Punës dhe te Avokati i Popullit.

Po ashtu shqetësuese për Sindikatën është edhe mosmiratimi i buxhetit të RTK-së, kur dihet se sot jemi me datë 21 janar.

Ashtu siç e kemi dëshmuar edhe në të kaluarën, si Sindikatë nuk do të heshtim asnjëherë që para syve tanë të ketë shkelje të të drejtave elementare të punës si dhe veprime johumane. /Telegrafi/

‘Avullimi’ i afër 105 mijë eurove në SHSKUK, paraburgim për zyrtarin e IT-së

0

Zyrtari i IT-së në Shërbimin Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), Leotrim Jahja ka përfunduar dje në prangat e Policisë, pasi dyshohet se ka keqpërdorur detyrën e tij në rastin e ‘avullimit’ të afër 105 mijë eurove në këtë institucion. Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se pas kallëzimin penal dhe provave të siguruara, prokurori i çështjes ka hartuar kërkesën për paraburgim, e cila së shpejti do të dorëzohet në Gjykatën Themelore në Prshtinë.

Si u ‘avulluan’ afër 105 mijë euro brenda SHSKUK-së?

Të njëjtat burime kanë dhënë detaje se si për këtë rast të keqpërdorimit, ku Jahja si kryertar i komisionit kishte nënshkruar se ka pranuar pajisje, të cilat nuk u gjetën në depon e këtij institucione, ani pse u paguan afër 105 mijë euro.

Sipas burimeve të Sinjalit, Jahja dyshohet se më 22 dhjetor të vitit 2020, duke e shfrytëzuar pozitën e tij, në cilës të menaxherit të kontratës nuk i ka përmbushur detyrat e tij zyrtare, me qëllim të përftimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore.

Ai dyshohet se ka përpiluar dhe nënshkruar një raport, në të cilin ka cekur se materiali i pranuar nga komisioni ka qenë në përputhshmëri me kontratën dhe të gjitha pajisjet janë montuar dhe janë në funksion të plotë, edhe pse ky raport ka qenë në kundërshtim me gjendjen faktike.

Kjo për shkak se projekti nuk ishte përfunduar dhe asnjë nga pajisjet nuk ka qenë funksionale. Kështu zyrtari Jahja buxhetit të QKUK-së i ka shkaktuar dëm material në shumën prej 104 mijë e 751 euro.

Burimet e Gazetës Sinjali po ashtu kanë njoftuar se tashmë Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj të dyshuarit Leotrim Jahaj dhe Egzon Hajzerajt e Ylber Krasniqit, që ishin pjesë e komisionit, që nënshkroi raportin në fjalë dhe i shkaktoi dëm buxhetit të këtij institucioni shëndetësor.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

Foto e rrallë e gjunjëzimit të Nekibe Kelmendit para arkivolit të Rugovës

0

Ish-bashkëpunëtorja e afërt e presidentit Ibrahim Rugova, Nekibe Kelmendi, gjatë homazheve për vdekjen e Presidentit Ibrahim Rugova ishte gjunjëzuar para arkivolit të tij në shenjë nderimi për presidentin e ndjerë.

Arkivoli i presidentit Rugova ishte ekspozuar në hollin e Parlamentit të Kosovës dhe qytetarët e shumtë kishin pasur mundësi që të bënin homazhe.

Ndërkaq një fotografi e veçantë tregon ish-bashkëpunëtoren e afërt të Presidentit Rugova, dhe anëtaren e LDK-së, Nekibe Kelmendin duke u gjunjëzuar para arkivolit të tij.

Presidenti i parë i Kosovës ka vdekur para 16 vjetëve dhe populli i Kosovës kishte marrë pjesë masivisht në nderim të veprës së presidentit Ibrahim Rugova dhe kontributit të tij për lirinë e Kosovës.

Gjashtëmbëdhjetë vjet më parë, shumë qytetarë patën pritur me orë të tëra për të bërë homazhe pranë trupit të pajetë të Ibrahim Rugovës, edhe përkundër temperaturave tejet të ulëta që kishin shkuar deri në -15 gradë Celsius.

Në varrimin e Ibrahim Rugovës kishin marrë pjesë me dhjetëra burrështetas, nga shtetet më të fuqishme në botë, duke e konsideruar këtë, si lamtumirën më të madhe në rajon.

Nuk kalon marrëveshja për Reformën e Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë

0

Për shkak se nuk përkrahjen e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës për të grumbulluar 2/3 e nevojshme, marrëveshja për “Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë”, nuk u miratua në Kuvendin e Kosovës.
Kjo marrëveshje nuk është miratuar pasi mori 75 vota për, 8 vota kundër dhe asnjë abstenim.Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se vlera totale e kësaj marrëveshje pritet ta kap shumën deri në 47 milionë euro.Murati tha se kjo do t’ia mundësojë qeverisë që të përmirësojë efikasitetin e sistemit të asistencës sociale.

“Përmes testit të varfërisë do të targetohen më mirë shpenzimet e qeverisë të cilat shkojnë drejt familjeve në nevojë si dhe avancimin e sistemeve të integruara sociale në mënyrë që të krijohet mundësia që të krijohet mundësia që në të ardhmen të zgjerohet baza e asistencës sociale në raport me nevojat e qytetarëve”, tha Murati.
Partitë opozitare përveç Lidhjes Demokratike të Kosovës e kanë mbështetur këtë marrëveshje.

Avdullah Hoti, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, tha se kjo marrëveshje lidhet me rishikimin e skemave sociale, por sipas tij nuk ka ndodhur asnjëherë të merret kredi për skema sociale.Hoti tha se nuk do ta mbështesin këtë marrëveshje edhe pse sipas tij skemat sociale në Kosovë duhet të rishikohen, pasi Hoti thotë se ka qytetarë që i plotësojnë kushtet e nuk janë në skema sociale dhe anasjelltas.

“Të merret kredi për skema sociale nuk ka ndodh asnjëherë…. Çfarë shteti jemi ne që me të hyrat që mbledhim mos të arrijmë t’i paguajmë skema sociale e shpenzime elementare në arsim, e shëndetësi”, tha Hoti.Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku tha se grupi i tij parlamentar e mbështet këtë marrëveshje.

Besnik Tahiri kryetar i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tha se e mbështesin këtë marrëveshje. Por Tahiri tha se në të dhënat e vitit të kaluar, ka pasur rritje të madhe të numrit të familjeve që i janë shtuar skemës sociale.

“Ne si grup parlamentar propozojmë që mos të ketë pozicion uniform me komunat duke e ditur se qyteti me më së shumti familje që janë në skemë sociale sipas Agjencisë të Statistikave të Kosovës është Mitrovica me 2 mijë e 438 ndërsa më e vogla është Mamusha me 18 sosh”, shtoi Tahiri.

Hoti i drejtohet Muratit: Asnjëherë nuk ka ndodhur që të merret kredi për të financuar skemat sociale e pensionale

0

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se asnjëherë nuk ka ndodhur që të merret kredi për t’i financuar skemat sociale e pensionale në një situatë normale.

Hoti këtë deklaratë e bëri në Kuvend, pasi ministri Murati prezantoi një marrëveshje ndërkombëtare për kredi nga Banka Botërore në vlerë 47 milionë euro për skemat sociale, transmeton Telegrafi.

“Që të rishikohen skemat pajtohemi sepse ka qytetarë që plotësojnë kushtet dhe s’marrin dhe anasjelltas. Të merret kredi për pagesë të skemave sociale kjo nuk ka ndodhur asnjëherë ndoshta prej vitit 2008 e këndej që shteti i Kosovës të marrë kredi për të paguar skemat sociale ose paga. Në fund të fundit çfarë shtetit jemi nëse nuk arrijmë që me të hyrat që kemi të paguajmë skemat sociale e pensionale”, ka pohuar Hoti.

Hoti shtoi tutje se është e pakuptimtë të merret kredia pas buxhetit të miratuar.

Ndërkaq, ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se janë siguruar që gjatë marrëveshjes me Bankën Botërore pjesa më e madhe e mjeteve të shkojnë në xhepat e qytetarëve.

“Ne si Ministri e Financave kemi nënshkruar marrëveshjen e financimit për projektin e reformimit të sistemit të ndihmës sociale me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim që është në kuadër të Bankës Botërore. Vlera totale kap shifrën e 47 milionë eurove dhe do t’i mundësojë qeverisë së Kosovës që të përmirësojë efikasitetit e sistemit të asistencës sociale ku përmes testit të varfërisë do të targetohen më mirë shpenzimet e qeverisë të cilat shkojnë drejt familjeve në nevojë si dhe avansimin e sistemeve të integruara sociale në mënyrë që të krijohet mundësia që në të ardhmen të zgjerohet baza e asistencës sociale në raport me nevojat e qytetarëve. Jemi siguruar që gjatë negocimit të sigurojmë kushte sa më të mira që sa më shumë mjete të shkojnë në xhepat e qytetarëve, asistenca teknike është e kufizuar”, u shpreh Murati.

Seanca është duke vazhduar. /Telegrafi/

Një muaj paraburgim për gruan që rrahu bashkëshortin e saj në Spitalin e Gjakovës

0

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se është caktuar masa e paraburgimit për gruan që ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit të saj, në Spitalin e Gjakovës.

Në njoftim thuhet e pandehura i ka shkaktuar lëndime të rënda bashkëshortit të saj, transmeton Telegrafi.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurës V.N., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Lëndim i rëndë trupor”, dhe “Dhuna në familje”.

Prokuroria njofton se, rasti ka ndodhur më 14 janar 2021, në Spitalin Rajonal “Isa Grezda”, në Gjakovë, pikërisht në repartin e neurologjisë, ku e pandehura me dashje i shkakton lëndime të rënda viktimës së ndjeshme, të dëmtuarit, bashkëshortit të saj A.N”, thuhet në njoftim.
Prokuroria bën të ditur se, i dëmtuari përderisa ishte duke u trajtuar në spital, e pandehura e revoltuar se duhej të kujdeset për të, e sulmon fizikisht të dëmtuarin dhe e godet me shuplakë në regjionin e fytyrës, e në pjesë të ndryshme të trupit.

“Gjithashtu nga kohë e pacaktuar e deri më 18 janar 2022, në shtëpinë e tyre të përbashkët, e pandehura shkakton dhunë në familje, keqtrajtim fizik dhe psikik, të dëmtuarit, bashkëshortit të saj A.N, duke e ofenduar ne mënyrë të vazhdueshme, kanosur dhe duke e goditur fizikisht, ku tek i dëmtuari ka shkaktuar dhembje fizike dhe shqetësim të madh emocional”, njofton Prokuroria.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurës V.N., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, e cila është aprovuar nga Gjykata kompetente.

E pandehura, me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 18 janar 2022. /Telegrafi/

Arrestohet gjakovari që e detyronte gruan të bënte prostitucion, ia gjente vet klientët

0

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ka ndaluar te pandehurin L.P., për shkak te dyshimit se ka kryer veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion”.

“I njëjti në vazhdimësi i ka mundësuar te dëmtuarës, bashkëshortes së tij, ushtrimin e veprimtarisë së prostitucionit duke i siguruar klientë, ku i pandehuri, nga kjo veprimtari ka përfituar te holla dhe te mira materiale nga disa persona”, njofton prokuroria.

I pandehuri L.P., me urdhër te prokurorit kujdestarë, është ndaluar për 48 orë, dhe ndaj te njëjtit do te paraqitet kërkesë për caktimin e paraburgimit, në Gjykatën kompetente.

Shërbimi korrektues ndalon vizitat familjare për të burgosurit, shkak rritja e rasteve me COVID-19

0

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka shtrënguar masat për të gjithë të burgosurit, për shkak të gjendjes së përgjithshme në të cilën gjendet vendi si pasojë e COVID-19.

Përmes një komunikate për media, SHKK-ja ka njoftuar se do të ndalojë vizitat familjare për të gjitha kategoritë e të burgosurve, ndalimin e vikendeve për të dënuarit nëpër institucionet korrektuese e disa masa të tjera, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

“Ndalimin e vizitave familjare për të gjitha kategoritë e të burgosurve, ndalimin e vikendeve për të dënuarit nëpër institucionet korrektuese, ndalimin e vizitave në lokalet e veçanta, aplikimin e sistemit virtual të komunikimit “Skype” lejimin e numrit të shtuar të thirrjeve telefonike gjatë kësaj periudhe, pastrimi i rrobave për të paraburgosur do të organizohet në Institucione”, thuhet në njoftim.

Sipas SHKK-së, nga këto masa përjashtohen Institucioni i Avokatit të Popullit dhe mbrojtësit (avokatët) në rastet kur gjykimi është në zhvillim.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim”, thuhet tutje në njoftim. /Reporteri.net/

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort