Home Blog Page 3595

Gjermania e fut Kosovën në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë nga Covid-19

0

Instituti “Robert Koch” në Gjermani ka publikuar të dhënat e fundit mbi pandeminë në vend, por edhe të dhënat e reja mbi klasifikimin e shteteve të ndryshme.

Në bazë të të dhënave të fundit, Kosova ka hyrë në kategorinë e zonave me rrezikshmëri të lartë, si pasojë e rritjes së shifrave të të infektuarve kohëve të fundit me COVID-19.

Ky vendim hyn në fuqi nga data 23 janar.

Këto janë masat për udhëtarët nga Kosova:

Personat që kaluan kohë në një nga zonat e rrezikut brenda 10 ditëve para hyrjes në Republikën Federale të Gjermanisë duhet të ndjekin rregullore specifike.

• Detyrimi për t’u regjistruar: Udhëtarët që kanë kaluar kohë në një zonë me rrezik janë të detyruar të plotësojnë regjistrimin digjital në hyrje në https://www.einreiseanmeldung.de dhe të mbajnë konfirmimin me vete kur hyjnë në vend. Zonat e reja të rrezikut shfaqen në regjistrimin digjital me hyrjen në orën 00:00 të ditës së hyrjes në fuqi. Konfirmimi do të kontrollohet nga transportuesi dhe mund të kontrollohet gjithashtu nga Policia Federale brenda kuadrit të përgjegjësive të saj si agjenci e kontrollit kufitar.

• Detyrim i veçantë për të dhënë prova: Udhëtarët që kanë kaluar kohë në një zonë me rrezik të lartë duhet të mbajnë me vete një rezultat testimi ose dëshmi të vaksinimit ose rikuperimit dhe, nëse kërkohet nga transportuesi, të paraqesin një provë të tillë për qëllimin e transportit. Në rast të qëndrimit në një zonë me variantet shqetësuese, pranohet vetëm një rezultat i testit PCR.

• Dëshmia duhet të ngarkohet nëpërmjet portalit të regjistrimit digjital në hyrje në https://www.einreiseanmeldung.de. Udhëtarët duhet të përdorin linkun individual në konfirmimin e regjistrimit (dokument PDF) për këtë qëllim.

• Detyrimi për karantinë: Udhëtarët që kanë kaluar kohë në një zonë të rrezikshme duhet të shkojnë direkt në shtëpinë e tyre pas mbërritjes dhe të qëndrojnë të izoluar atje për një periudhë prej dhjetë ditësh (karantinë në shtëpi). Personat që kanë kaluar kohë në një zonë variantesh shqetësuese përpara hyrjes duhet të karantinohen për 14 ditë.

• Përfundimi i karantinës: Karantina në shtëpi mund të përfundojë më herët nëse prova e shërimit, dëshmia e vaksinimit ose një rezultat negativ i testit dorëzohet përmes portalit të regjistrimit digjital në hyrje në https://www.einreiseanmeldung.de. Linku individual në konfirmimin e regjistrimit (dokumenti PDF) duhet të përdoret për të ngarkuar dëshminë e rikuperimit, dëshminë e vaksinimit ose një rezultat negativ të testit. Karantina mund të përfundojë në çdo rast që nga momenti i paraqitjes së rezultatit negativ të testit. Nëse keni kaluar kohë në një zonë me rrezik të lartë përpara hyrjes, testi përkatës nuk mund të kryhet më herët se pesë ditë pas hyrjes (testi mund të lëshohet nga dita e pestë pas hyrjes). Personat e vaksinuar dhe të shëruar mund t’i japin fund karantinës që nga momenti kur dëshmia e vaksinimit ose e shërimit transmetohet përmes portalit për hyrje. Nëse transmetimi ndodh përpara hyrjes (rekomandohet fuqimisht), nuk nevojitet karantinimi.

2943 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

0
 Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.467 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.737.417 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 799.939 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforëcuese dhe 4.813 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
ℹ Nga 11.563 testime, 2.943 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 317 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159.890.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 12.396.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

Edhe LDK paralajmëron protestë kundër shtrenjtimit të energjisë

0

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka deklaruar se do të përdorin të gjithë mekanizmat demokratikë për të kundërshtuar shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Ai u shpreh se në një vend të varfër si Kosova duhet të jesh shumë i paditur për të propozuar rritjen e çmimit të energjisë.

“Do të përdorim të gjithë mekanizmat demokratikë sikur dje, sot, të hënën në seancë të jashtëzakonshme dhe do të konsultohemi me të gjithë, por edhe me qytetarët të cilët preken drejtpërdrejt nga paaftësia e kësaj qeverie. Do të shohim edhe format tjera të parandalimit, siç mund të jetë edhe protesta, një nga format demokratike të saj”, ka deklaruar ai.

Kthehet ora policore, gastronomia punon deri në 21:00 – konfirmohen masat e reja që hyjnë në fuqi nga nesër

0

Gjatë ditës së sotme pritet që Qeveria e Kosovës të miratojë masat e reja anti-COVID. Propozimet e Ministrisë së Shëndetësisë pritet që të hyjnë në fuqi prej nesër. Këto masa përfshijnë kufizimin e lëvizjes nga ora 22:00 deri në orën 05:00, ndërsa edhe veprimtaria e gastronomisë do të lejohet të zhvillohet deri në orën 21:00.

Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti i cili tha se këto masa kundër COVID-19 synojnë ngadalësimin e përhapjes së variantit Omicron si dhe parandalimin e mbingarkesës së klinikave me pacientë.

“Diskutimet dhe propozimet e djeshme në Komitetin për Vlerësim dhe Koordinim kundër COVID-19 në fakt MSH i ka transformuar tashmë në propozime të cilat shkojnë sot në Qeverinë e vendit dhe pritet që sot gjatë ditës së miratohen masat e reja të cilat duhet të hyjnë në fuqi nga dita e nesërme

Definitivisht për këtë do të informoj qeveria sapo t’i ketë miratuar por e rëndësishme është që është arritur pajtueshmëri për disa masa të cilat synim primar kanë ngadalësimin e përhapjes së variantit Omicron i cili është variant dominues edhe në vendin tonë dhe të parandalojmë mbingarkesën e tepërt spitalore dhe të parandalojmë format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID”, u shpreh ai.

Hoti deklaroi për KosovaPress se qytetarët që hyjnë në Kosovë duhet të kenë të tri dozat e vaksinës anti-COVID, apo edhe dy doza dhe testin PCR negativ.

Ai u shpreh se do të angazhohen që të ketë zbatim dhe mbikëqyrje më të rreptë të këtyre masave, sidomos në qendrat tregtare.

“Sigurisht që do të ketë masa sa i përket hyrjes në vendin tonë, qytetarët që vijnë në vendin tonë sigurisht që do të kenë 3 doza apo 2 doza dhe testin PCR të freskët për të dëshmuar mund të ketë kufizime edhe të kalimit të disa shërbimeve nga forma e dhënies së shërbimeve fizike në online.

Do të ketë kufizime sa i përket lëvizjes e dini që përpara ka qenë koha kur nuk ka pasur lëvizje nga ora 24:00 deri në 05:00 të mëngjesit, ndërsa tani kufizimet fillojnë nga ora 22:00 që automatikisht nënkupton që sektori i gastronomisë do të punoj një orë më pak që do thotë që veprimtaritë duhet të mbyllen në orën 21:00 si dhe do të ketë edhe masa tjera pa përjashtuar ndonjë sektor në mënyrë të veçantë. […] Ne presim që disa masa të prekin edhe qendrat e ndryshme tregtare ku qytetarët apo klientët që duhet të frekuentojë ato duhet të jenë të vaksinuar ose ata që refuzojnë vaksinimin duhet të kenë dëshmi mjekësore pse nuk mund të vaksinohen sepse kemi konsideruar se faktorët kryesorë që ndikojnë në rritjen e rasteve Omicron janë këto institucione apo veprimtaritë super shpërndarëse dhe qendrat tregtare janë disa prej tyre”, theksoi ai.

Meqenëse tashmë disa shkolla për shkak të rasteve pozitive me COVID kanë vazhduar mësimin në distancë, Hoti u shpreh se sistemi arsimor do të vazhdojë sipas skenarëve të paraparë më herët për vijueshmërinë e mësimit.

“Sa i përket sektorit të arsimit ekziston udhëzuesi për masat e përkohshme sa i përket COVID-19 i cili zbatohet në fushën e arsimit dhe vendimmarrja nëse një shkollë do të vazhdojë me prani fizike të nxënësve apo me cilindo prej skenarëve që janë në funksion i takon task-forcave të shkollave në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe MASHT, dhe do të jenë edhe më tutje në funksion të tri opsionet të cilat janë zbatuar deri më tani”, u shpreh Hoti.

Gjatë 24 orëve në Kosovë, një person ka humbur jetën si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar dhe 2 mijë e 708 raste të reja.

Ky lloj i zakonshëm i kërpudhave rrit shëndetin imunitar dhe ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut

0

Nuk duhet shpenzuar shumë për të korrur përfitime të rëndësishme shëndetësore.

Hulumtimet sugjerojnë se kërpudhat e bardha përmirësojnë funksionin e sistemit imunitar dhe kontribuojnë në një sistem të shëndetshëm kardiovaskular.

Çfarë janë kërpudhat e bardha?
Të njohura si Agaricus bisporus në komunitetin shkencor, kërpudhat e bardha janë një lloj kërpudhash i ngrënshëm. Atyre u pëlqen të rriten në tokë pjellore dhe të lagësht dhe shumë kopshtarë shtëpiak i kultivojnë në një përzierje plehrash dhe dheu.

Hulumtimet kanë treguar prej kohësh se kërpudhat janë antibakteriale, antivirale dhe anti-inflamatore , madje ndihmojnë në parandalimin e rritjes së tumorit. Në fakt, njerëzit kanë përdorur kërpudhat në mënyra medicinale për shekuj.

Sipas një studimi të kafshëve të botuar në The Journal of Nutrition, kërpudhat me butona të bardha përmirësojnë qelizat vrasëse natyrore të trupit – qelizat imune që vrasin qelizat e tumorit ose qelizat e infektuara me një virus.

Në fakt, të hash më shumë nga kjo shumëllojshmëri kërpudhash mund të rrisë imunitetin tuaj të lindur ndaj tumoreve dhe infeksioneve virale. /Telegrafi/

Kurti: Ligji për Gjykatën Komerciale i shërben shtetit të së drejtës si parakusht të zhvillimit ekonomik

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se sot kanë përmbushur një zotim të tyre zgjedhor, për krijimin e Gjykatës Komerciale.

Kurti ka falënderuar deputetët për votim, transmeton Telegrafi.

“Edhe formalisht u hap rruga për krijimin e Gjykatës Komerciale. Ishte ky zotim i yni zgjedhor, prioritet në programin qeveritar, që sot e mori epilogun nga Kuvendi i Republikës. I falënderoj të gjithë deputetët për votimin dhe diskutimet. Shumë gjatë sektori privat është ballafaquar me sfida që kanë frenuar bizneset e tyre për shkak të mungesës së efikasitetit gjyqësor, procedurave të stërzgjatura për zgjidhjen e rasteve, ekspertizave profesionalisht jo të kënaqshme apo numrit të vogël të gjyqtarëve. Vetëm për tri vite (2018, 2019 dhe 2020), në Departamentin për Çështje Ekonomike janë hapur 2260 konteste mes bizneseve, nga të cilat 15 raste kanë vlerë mbi 1 milion euro secila”, ka theksuar ai.

Kryeministri ka pohuar se, ligji për Gjykatën Komerciale krijon mundësi të mjaftueshme për rritjen e efikasitetit në zgjidhjen e kontesteve tregtare, me qëllim që të drejtat e bizneseve të fituara nga zgjidhja e mosmarrëveshjeve tregtare dhe administrative të realizohen pa vonesa, duke lehtësuar kësisoj shfrytëzimin e kapitalit.

“Ligji siguron lirinë e sipërmarrjes, barazinë e palëve, të drejtën e pronës dhe zbatimin e kontratave, në përputhje me kushtetutën dhe ligjet e vendit. Po ashtu, ndërton besimin e investitorëve, duke përfshirë mërgatën tonë, dhe i hap rrugë zhvillimit të qëndrueshëm dhe mirëqenies së qytetarëve të Republikës.

Departamenti Ekonomik i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka operuar me kapacitete mjaft të kufizuara, me ç’rast mesatarja e zgjidhjes së vetëm një rasti të natyrës ekonomike merrte 4 deri në 5 vite kohë”, është shprehur Kurti.

Më tej, kryeministri ka theksuar se themelimi i Gjykatës Komerciale do të përmirësoj gjendjen përmes aktgjykimeve meritore për zgjidhje përfundimtare të rasteve nga gjyqtarët, numri i të cilëve do të rritet konsiderueshëm, nga vetëm 5 sa kanë qenë deri tash.

“Mbi 3.000 raste qysh në fillim do të jenë subjekt shqyrtimi i kësaj Gjykate, që do të ketë juridiksion edhe për rastet përmbarimore, duke zgjidhur afërsisht 500 raste të kësaj natyre në vit.
Ky ligj do të ketë ndikim ekonomik tejet pozitiv në vendin tonë. Lehtësohet tërheqja e investimeve të jashtme, duke na bërë kredibil, seriozë dhe të përkushtuar për drejtësi dhe të drejtën, drejt zhvillimit ekonomik”, pohoi ai.

Kurti ka shtuar tutje se, ligji për Gjykatën Komerciale i shërben shtetit të së drejtës si parakusht të zhvillimit ekonomik. /Telegrafi/

Qeveria e Kosovës pritet që sot t’i miratojë masat e reja antiCOVID

0

Qeveria e Kosovës është duke mbajtur mbledhje në formë elektronike, ndërsa pritet që t’i miratojë masat e reja antiCOVID-19, pas rritjes së numrit të rasteve.

Propozimet e Ministrisë së Shëndetësisë pritet që të miratohen sot në Qeveri, ndërkaq të hyjnë në fuqi të shtunën.Masat e reja përfshijnë kufizimin e lëvizjes nga ora 22:00 deri në orën 05:00, ndërsa edhe veprimtaria e gastronomisë do të lejohet të zhvillohet deri në orën 21:00, raporton Telegrafi.

Ndryshe, një ditë më parë është mbajtur mbledhja e Komitetit për Koordinim dhe Vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19 në Kosovë.

Në takim është diskutuar për ndryshimin e masave antiCOVID, pasi gjatë këtyre ditëve ka pasur numër të lartë të personave të infektuar.

Pas takimit, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka deklaruar se janë duke biseduar për masa të reja kufizuese, ku po shqyrtohet mbyllja e lokaleve në ora 22:00, transmeton Telegrafi.

“Do të ketë ndryshim të masave. Do të jenë në balancim me mbajtjen e shkollave hapur, ekonomisë hapur. Secili duhet të vaksinohet, kemi vaksina mjaftueshëm, është më rëndësi që të gjithë të vaksinohemi. Është shumë e mundshme që lokalet të mbyllen në ora 22:00. Ne sot do t’i dërgojmë në Qeveri propozimet”, theksoi ministri Latifi.

Për situatën me COVID-19 ka folur edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ku ditët e fundit disa shkolla në vend kanë kaluar në skenarin C të mësimit, atë online.

Ajo ka thënë se janë të interesuar që shkollat të mbahen të hapura.

MSH u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat antiCOVID, duke njoftuar se varianti Omicron i coronavirusit tanimë është bërë variant dominues në qarkullim.

Aktualisht në Kosovë vlejnë masat kufizuese të ndërmarra gjatë vitit 2021, ku pas orës 24:00 deri në ora 05:00 vlen ora policore, ndërsa, nga 3 janari në Kosovë mund të hyjnë vetëm qytetarët që kanë marrë dy dozat kundër coronavirusit. /Telegrafi/

Kuvendi miraton pesë marrëveshje ndërkombëtare

0

Kuvendi i Kosovës me 80 vota “për”, ka miratuar amendamentin dhe projektligjin për ratifikimin e memorandumit të mirëkuptimit mes Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ministrisë së Arsimit për programin e shkëmbimit akademik Fulbright.Me 80 vota “për”, kuvendi ka miratuar edhe projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për statusin e pjesëmarrjeve të Forcave së Sigurisë së Kosovës dhe Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut gjatë qëndrimit të tyre të përkohshëm në territorin e shteteve përkatëse.Organi më i lartë legjislativ ka miratuar edhe marrëveshjen e tretë ndërkombëtare me 87 vota “për” projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e programit, nxitja dhe levimi i mundësive për sigurimin e ujit.

Po ashtu, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar një amendament dhe projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e BashkimitHorizon Europe, korniza e programit për kërkim dhe inovacion.

Pas shumë diskutimeve është miratuar edhe marrëveshja e pestë ndërkombëtare, për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e BE-së që quhet “Evropa kreative 2021-2027”.Kuvendi do të vijojë me seancë ne orën 14:30 për zgjedhjen e dy anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK).

Osmani dhe Kurti bëjnë homazhe te varri i Rugovës: Bashkoi popullin shqiptar kundër Serbisë okupatore

0

Presidentja e Kosovës,Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin Albin Kurti, kanë bërë homazhe te varri i ish presidentit Ibrahim Rugova.

Osmani ka thënë se Rugova është arkitektet i pavarësisë së Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Sot është 16 vjetori i shkuarjes në amshim të arkitektit të pavarësisë së Kosovës, ideatorit të pavarësisë, presidentit historik Ibrahim Rugova. Bëri gjithçka për shtetin tonë, ai punoi në një kohë të vështirë për të gjithë popullin e Kosovës, dhe arriti ta bëjë bashkë popullin e Kosovës. Ai arriti të ndërtojë miqësi aq të mëdha. Ne sot e gëzojmë shtetin tonë, por gëzojmë edhe miqësitë që i i ndërtoi presidenti Rugova”, deklaroi ajo.

Presidentja tha se kujtimi për Ibrahim Rugovën do të jetojë përgjithmonë në zemrat e qytetarëve.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti para mediave pohoi se Rugova ka dhënë kontribut të çmuar në bashkimin e shqiptarëve kundër Serbisë okupatore.

“Presidenti Rugova është presidenti i parë i Kosovës, i zgjedhur me votë popullore. Presidenti i parë i Kosovës së çliruar. Dr.Ibrahim Rugova para se të ishte president ishte intelektual, njeri paqësor, humanist, dha kontribut të çmuar në bashkimin e shqiptarëve kundër Serbisë okupatore”, theksoi Kurti.

Ish presidenti Ibrahim Rugova kishte ndërruar jetë më 21 janar 2006, pas një sëmundje të rëndë. /Telegrafi/

Ngrënia e çokollatës së zezë mund t’i ndihmojë njerëzit të shmangin kancerin, tregon një studim i ri

0

Ngrënia e çokollatës së zezë mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit, tregojnë studimet.

Magnezi i gjetur në ëmbëlsirën është identifikuar nga një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh, përfshirë nga Universiteti i Kembrixhit, si çelësi i përgjigjes imune të trupit.

‘Qelizat T’ vrasëse janë arma kryesore e trupit kundër qelizave kancerogjene drejtpërdrejt dhe eksperimentet laboratorike treguan se ato janë efektive vetëm në një mjedis të pasur me magnez, shkruan Mirror.

Autori Prof. Christoph Hess i Universitetit të Bazelit në Zvicër, tha: “Për të verifikuar këtë vëzhgim klinikisht te pacientët ne tani po kërkojmë mënyra për të rritur magnezin në tumore në një mënyrë të synuar”.

Rezultatet premtuese, të publikuara në revistën Cell, përfshinin gjithashtu të dhëna që mbështesin përfundimin e saj nga pacientët aktualë me kancer.

Trajtimet e imunoterapisë kundër kancerit ishin më pak efektive në ato me nivele të pamjaftueshme të magnezit në gjakun e tyre.

Terapistja ushqyese Sarah Brookes, nga Qendra Autoimune, tha: “Çokollata e zezë nuk është vetëm e shijshme, por edhe shumë e shëndetshme.

Është e pasur me magnez, duke e bërë atë trajtim të përsosur. Shumica e njerëzve kanë mungesë të magnezit dhe marrja e mjaftueshme mund të ndihmojë me stresin, gjumin, ankthin dhe relaksimin.

Ajo është gjithashtu e mbushur me hekur, bakër, kalium, kalcium dhe fosfor, si dhe fibra, antioksidantë dhe komponime bimore si polifenole dhe flavanole, të cilat janë të dobishme për shëndetin e përgjithshëm të zorrëve”. /Telegrafi/

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort