Home Blog Page 3594

Pal Lekaj lirohet nga aktakuza për keqpërdorim me subvencione

0

Gjykata Themelore në Gjakovë, këtë të premte ka shpallur aktgjykim lirues ndaj katër personave, ku në mesin e tyre është edhe ish-kryetari i Gjakovës, tani deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.

Sipas Gjykatës Themelore në Gjakovë, i pandehuri G.R., lirohet ga aktakuza për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, P.L dhe I.L të cilët akuzoheshin se në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrat” si dhe V.H i cili akuzohej për veprën penale “Mashtrim lidhur me subvencionet”, tashmë janë liruar nga aktakuza

“Trupi gjykues, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit dhe analizimit të të gjitha provave, si dhe rekomandimeve të Gjykatës së Apelit, ka ardhur në përfundim se nuk është vërtetuar se të akuzuarit kanë kryer veprat penale si në aktakuzë”, thuhet në njoftimi e gjykatës.

Pal Lekaj, dhe i dyshuari tjetër me iniciale I.I, akuzoheshin se kanë keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare gjatë shpërndarjes së subvencioneve gjatë periudhës 2008-2014, ku Lekaj në atë kohë ishte kryetar i Gjakovës, ndërsa personi tjetër me iniciale I.I ishte drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë.

“Të pandehurit P.L. dhe I.I., akuzohej se kanë keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare gjatë shpërndarjes së subvencioneve gjatë periudhës 2008-2014, duke vepruar në cilësinë e personave zyrtarë, i pari në cilësinë e kryetarit të Komunës së Gjakovës, ndërsa i dyti si drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, kanë shpërndarë subvencione, përmes kompanisë “U.-V.”, në kundërshtim me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike”.

“Ndërsa i pandehuri V.H., akuzohej se në cilësinë e përgjegjësit kryesor të biznesit “U.-V.”, me seli në Gjakovë, në periudhën kohore 2008-2014, ka dhënë informacione të pasakta se kinse të gjithë aplikuesit për subvencione kanë pranuar subvencionet dhe se ka lejuar që në vend të fermerëve që kanë qenë në lista për të marrë subvencione, të marrin persona tjerë që nuk kanë pasur të drejtë”, thuhet në komunikatë, përcjell Klankosova.tv..

Ndërsa, i pandehru G.R, akuzohej se gjatë periudhës 2008-2012 në cilësinë e personit financiar në komunën e Gjakovës, kishte bërë alokimin dhe aprovimin e mjeteve monetare me qëllim të përfitimit për vete ose për personin tjetër.

“I pandehuri G.R., akuzohej se gjatë periudhës kohore 2008 – 2012, në cilësinë e personit zyrtar, financiar në Komunën e Gjakovës, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete ose për personin tjetër, apo që t’i shkaktojë dëme personit tjetër, kishte lejuar alokimin dhe aprovimin e mjeteve monetare. Sipas aktakuzës, kjo kishte të bënte me pagesat që i janë bërë biznesit “DPT U.-V.”, me pronar V. H., për shpërndarjen e subvencioneve pa asnjë procedurë, pa kontratë si dhe pa pasur fatura të rregullta”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore në Gjakovë.

Sekuestrohet një numër i madh pajisjesh për kriptovaluta në Prishtinë

0

Policia e Kosovës ka vazhduar aksionet për sekuestrimin e pajisjeve për mihje të kriptovalutave.

Sipas njoftimit, Policia sot ka arritur të sekuestrojë “një numër të madh” pajisjesh për kriptovaluta në një lagje të Prishtinës, mirëpo nuk e ka bërë të ditur numrin e saktë.

“Operacioni është realizuar në një lagje të Prishtinës, ndërkohë që zyrtarët doganorë kanë proceduar më tej me rastin”, thuhet në njoftim.

Qeveria e Kosovës ditë më parë mori vendim për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave për shkak të krizës energjetike.

Kjo është vetura e ish-presidentit Rugova, sot e vozit një figurë e njohur politike

0

Veturën ‘Cadillac’ që dikur e voziste ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, sot e posedon ish-ministri në Qeverinë e Kosovës, Astrit Haraqija.

Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, posedonte disa vetura sa ushtronte këtë detyrë. Shumica nga to ishin prodhim amerikanë dhe kishin fuqi të madhe të motorit.

Njëra nga veturat e tij ka qenë edhe një ‘Cadillac Deville’, ku ka pasur një motor prej 32 ventila dhe i pajisur me 275 kuaj fuqi, që për atë kohë të rralla kanë qenë veturat me këtë kapacitet të motorit.

Këtë veturë sot e vozit dikush tjetër. Bëhet fjalë për ish-ministrin e Qeverisë së Kosovës Astrit Haraqijan.

Haraqija ka qenë përkrahës i madh i Ibrahim Rugovës dhe njëri nga personat më të afërt me familjen e presidentit.

Ai këtë veturë ‘Cadillac Deville’ a ka marrë dhe e ka riparuar tërësisht dhe ka disa vite që e vozit, ku shihet shpesh në rrugët e kryeqytetit.

Siç shihet edhe në fotografi, vetura është e regjistruar me tabela të rajonit të Gjakovës dhe në tabelën e saj mban të vendosur një flamur Dardan apo siç edhe njihet flamurin e presidentit Rugova.

Shkollat mbeten të hapura

0

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka folur edhe për vijimin e mësimit në shkolla.

Hoti u shpreh se sistemi arsimor do të vazhdojë sipas skenarëve të paraparë më herët për vijueshmërinë e mësimit.

“Sa i përket sektorit të arsimit ekziston udhëzuesi për masat e përkohshme sa i përket COVID-19 i cili zbatohet në fushën e arsimit dhe vendimmarrja nëse një shkollë do të vazhdojë me prani fizike të nxënësve apo me cilindo prej skenarëve që janë në funksion i takon task-forcave të shkollave në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe MASHT, dhe do të jenë edhe më tutje në funksion të tri opsionet të cilat janë zbatuar deri më tani”, u shpreh Hoti.

IKSHP ripërsërit thirrjet: Bartni maskat në çdo vend dhe vaksinohuni!

0

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë thirrje për bartje të maskës dhe vaksinim, në mesin e rritjes së rasteve me koronavirus.

“Omicron po shton intensitetin dhe është varianti dominues në qarkullim. Virusi është kudo andaj mos neglizhoni rekomandimet themelore: maska, distanca, higjiena. Shmangni udhëtimet, qëndroni në shtëpi dhe ajrosni ambientet e mbyllura”, thuhet në apelin e IKSHP-së.

IKSHP alarmoi se situata epidemiologjike mund të përkeqësohet edhe më shumë ditët në vazhdim.

“Duke qenë se vaksinimi është mënyra më e mirë dhe më e sigurt për të parandaluar COVID-19, veçanërisht format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet, ne vazhdojmë të apelojmë fuqishëm për vaksinim sa më gjithëpërfshirës, sa më të gjerë dhe sa më të shpejtë të popullatës nga mosha 12 vjeçare”, thuhet tutje në postimin e institutit në Facebook.

Instituti gjithashtu apeloi për vaksinimin me dozën përforcuese.

“Të gjitha të dhënat nga vendet tjera dëshmojnë qartë dhe pa asnjë dyshim, se ky variant mund të shkaktojë sëmundje të rëndë dhe humbje jete, sidomos mes personave të pavaksinuar dhe, deri diku, edhe mes atyre që nuk kanë marrë dozën përforcuese. Andaj, Vaksinimi mbetet arma më e fortë për të parandaluar hospitalizimin dhe rastet e rënda klinike”.

Për 12 muaj, në Klinikën e ORL-së janë kryer 1 mijë e 521 operacione

0

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka treguar se sa operacione janë kryer për 12 muaj në Klinikën e ORL-së në QKUK.

“Përkundër vështirësive dhe telashve me Pandeminë COVID-19, Klinika e ORL-së në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës gjatë vitit 2021 ka ofruar mjëra shërbime mjekësore për pacientët. Për 12 muaj, sipas raportit vjetor të punës, janë kryer 1 mijë e 521 operacione”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Në njoftimin e tyre, bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe janë realizuar 5 mijë e 347 vizita specialistike ambulantore.

“Brenda periudhës janar-dhjetor të vitit të kaluar, 12 mijë e 476 pacientë ishin shtrirë në repartet e Klinikës së ORL-së për tretman të nevojshëm mjekësor”, thuhet në njoftim.

Prizren: Ia vjedh prindit 150 euro e më pas edhe e kanos, gjykata i jep një muaj paraburgim

0

Përmes një komunikate, Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, njofton se gjyqtari i procedurës – Fatmir Krasniqi, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 19.01.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 19.02.2022, ndaj të pandehurit C.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale vjedhja, nga neni 313 par. 1 dhe kanosja nga neni 181 par. 4 lidhur me par. 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:

– Se me datë 18 janar, në Prizren, respektivisht në shtëpinë e tij, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete i ’a merr pasurinë e të dëmtuarit – prindit të tij, në atë mënyrë që duke e shfrytëzuar momentin e volitshëm kur askush nuk ishte në shtëpi, hynë në dhomën e prindit të tij dhe i ’a merr paratë në shumë prej 100 euro, ndërsa edhe të nesërmen përsëri duke e shfrytëzuar momentin e volitshëm i ’a merr paratë në shumë prej 50 euro, të cilat para del dhe i shpenzon në qytet.

Kurse, me datë 19 janar, saktësisht në shtëpinë e tij familjare, i pandehuri me qëllim të frikësimit, seriozisht i kanos personat tjerë, me fjalë se do t’i shkaktoj ndonjë të keqe të dëmtuarve – babait dhe vëllait të tij, në atë mënyrë që pasi të dëmtuarit kuptojnë që i pandehuri i ka marrë paratë e prindit pa njohurinë e tij, kur kthehet në shtëpi e pyesin të pandehurin se ku i ka harxhuar ato para, por i njëjti revoltohet dhe tenton që ta sulmojë vëllain e tij, por aty ndërhynë prindi i tij dhe e ndalon, mirëpo i pandehuri vazhdon duke i kanosur të njëjtit me fjalët “nëse e thirrni policinë kur të dal prej policisë kam me ju vra, kam me ju zhduk”, me çka tek të dëmtuarit ka shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri për jetën e tyre.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin se hetimet penale janë në fazën fillestare dhe me lënien e të pandehurit në liri, ekziston rreziku se i njëjti do të pengojë rrjedhën normale të kësaj procedure penale, gjithashtu duke marrë për bazë mënyrën dhe rrethanat në të cilat janë kryer veprat penale, ekziston rreziku se me lënien e të pandehurit në liri apo që ndaj tij të mos caktohet paraburgimi, i njëjti mund të përsërisë veprën e njëjtë penale, mund ta përfundoj veprën e kanosur penale, por mund të kryej edhe ndonjë vepër penale të natyrës më të rëndë me pasoja më të mëdha për të dëmtuarit dhe për familjen.

Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se në rastin konkret caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, për zhvillimin e rregullt dhe normal të procedurës penale, duke pasur parasysh faktet dhe rrethanat e lartpërmendura, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale, andaj edhe Gjykata vendosi për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurës në kohëzgjatje prej një (1) muaji

Shënim: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prizren.

Shteti jep 100 mijë euro për “Zgjoin” drejt “Oscarit”

0

Përderisa “Zgjoi” është në pritje të lajmit të madh nëse do të nominohet për “Oscar”, gati 100 mijë euro është buxheti që ka vendosur të japë shteti për fushatë e lobim drejt çmimit të madh. KOHA ka marrë vesh se sot në mbledhjen e cila ende po vazhdon, Qeveria ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Kulturës që 95 mijë e 725 euro të përdoren për “mbështetje të pjesës së dytë të kampanjës së filmit ‘Zgjoi’”. Vendimi vjen 17 ditë para se të publikohet lista me 5 të nominuarit për çmimin e “Academy Awards” për filmin ndërkombëtar.

Filmi nën regji të Blerta Bashollit është në listë të ngushtë. “Zgjoi” konsiderohet si një rrëfim që shpalos plagët e thella që lufta e fundit vragoi mbi fate njerëzish, duke shërbyer njëkohësisht si frymëzim për mbijetesë. Filmi për të cilin Basholli ka shkruar edhe skenarin është i bazuar në rrëfimin e Fahrie Hotit dhe shpërfaq sfidat e grave në mungesë të burrave si pasojë e luftës së fundit në Kosovë. Më 21 dhjetor u dha lajmi se “Zgjoi” është në listën e 15 filmave që presin nominimin. Më 27 mars pritet të mbahet ceremonia kryesore e çmimeve të mëdha.

Përfundojnë punimet në B2, nis testimi

0

Punimet në bllokun B2 në termocentralin Kosova B janë përfunduar. Burime brenda korporatës i kanë thënë Klan Kosovës se tani procesi është në fazën e testimit, ndërsa pritet që prodhimi të fillojë të shtunën.

Ky informacion ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga menaxhmenti i KEK-ut.

Turbina në njësinë B2 është prishur rreth një muaj më parë, në një periudhë të rëndë të krizës energjetike, që uli kapacitetet prodhuese në KEK.

Teksa rregullimet duket se u bënë pak më vonë se afati i parashikuar, pasi asokohe u tha që punimet do të përfundonin deri më 20 janar.

Për ta riparuar B2-shin është angazhuar edhe një ekspert gjerman.

Për herë të parë në histori, veturat elektrike shitën më shumë sesa me naftë

0

Shitjet e veturave elektrike po rriten kryesisht për shkak të stimujve për të blerë në shumë vende evropiane.

Në Evropë, në dhjetor 2021, pjesa e tregut në shitjet e automjeteve thjesht elektrike (pa përfshirë hibridët plug-in) ishte 21 për qind, duke tejkaluar pjesën në shitjet e automjeteve me motorë dizel për herë të parë në histori, me 2 për qind.

Ndërsa shitjet me naftë ranë me 26 për qind krahasuar me një vit më parë, pati një rritje të mprehtë në numrin e automjeteve elektrike të regjistruara rishtazi prej rreth 91 për qind krahasuar me vitin 2020.

Shitjet e veturave elektrike po rriten kryesisht për shkak të stimujve për të blerë në shumë vende evropiane, por edhe përmirësimeve në infrastrukturën e karikuesve, sipas të njëjtit burim.

Ndryshe, Bashkimi Evropian synon që shumica e veturave të jenë elektrike deri në vitin 2035. /Telegrafi/

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort