Home Blog Page 3593

Haradinaj kundër masave të Qeverisë: Po i bie në qafë qytetarëve dhe gastronomëve

0

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dalë kundër masave që sapo miratoi Qeveria e Kosovës me synim frenimin e pandemisë.

Ai po thotë se kjo është papërgjegjësi e Qeveria që duhet ta bartin qytetarët.

“Për papërgjegjësitë e veta dhe keqmenaxhimin e situatës me pandeminë, qeveria tani po i bie në qafë qytetarëve dhe gastronomëve, duke kufizuar orarin e lëvizjes dhe mbylljen e hershme të gastronomisë”.

Haradinaj ka shkruar se këto masa tashmë nuk kanë asnjë efekt në parandalimin e përhapjes së virusit, siç, sipas tij, edhe është dëshmuar.

“Prandaj jemi kundër masave të votuara dhe i bëjmë thirrje qeverisë që të jetë më e përgjegjshme përballë situatave të ndjeshme si pandemia, duke analizuar mirë masat, e jo duke ndërmarrë veprime ad hoc e ndëshkuese ndaj qytetarëve pa asnjë efekt në pengimin e përhapjes së virusit”.

Qeveria ndanë 10 milionë euro për tejkalim të krizës energjetike

0

Qeveria e Kosovës në mbledhjen elektronike të mbajtur sot ka miratuar ndarjen e 10 milionë eurove mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike.

Kështu është bërë e ditur përmes komunikatës për media nga Zyra e Kryeministrit.

“Kabineti qeveritar ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej dhjetë milionë euro (10,000,000.00€), për zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike për masën 3.7 – Mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike”, thuhet në komunikatë.

Zyrtare: Ora policore fillon në ora 22:00, gastronomia punon deri në ora 21:00

0

Qeveria e Kosovës i ka miratuar masat e reja anti-COVID.

Kufizimi i lëvizjes do të jetë nga ora 22:00 deri në orën 05:00, për dallim që deri tash niste nga ora 00:00.

Vendimi i Qeverisë

Edhe në Suharekë po testohen nxënësit me rapid teste për Covid-19

0
Foto: Ilustrim

Shkollat e Suharekës kanë ndërmarrë masa, pas rritjes së rasteve me Covid-19 në Kosovë.

Në shkollat fillore të kësaj komune janë testuar nxënësit me teste rapide për covid.

Kujtojmë se ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka kërkuar nga drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit që të përcjellin me kujdes situatën me pandeminë në komunat e tyre, respektivisht në shkolla, dhe të marrin vendime bazuar në gjendjen epidemiologjike në baza ditore.

Ajo ritheksoi edhe një herë që “duhet të bëhet përpjekje maksimale që shkollat t’i mbajmë të hapura”, ndërsa shtoi se, vaksinimi krijon parakushtet për zhvillim të suksesshëm të procesit mësimor.

Vlen të theksohet se nga raporti i fundit i IKSHPK-së janë treguar afro 3 mijë të infektuar me Covid brenda 24 orëve.

Të hënën Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për shtrenjtimin e rrymës

0

Kuvendi i Kosovës, të hënën, do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme për të debatuar lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Seanca do të nisë nga ora 12:00.

Në po këtë ditë, në orën 11:00, do të mblidhet Kryesia e Kuvendit.

Rendi i ditës së mbledhjes së Kryesisë:

I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Pikat e papërfunduara nga seancat e mëparshme:

1. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 18, 19, 22, 23 nëntor dhe 6 dhjetor 2021:

21. Votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020,

29. Votimi i Raportit vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2020,

32. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “KOSMONTE FOODS” Sh.P.K.

2. Pikat e papërfunduara të Seancës plenare, më 13 dhe 14 dhjetor 2021:

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-071 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-060 për mbeturina,
Votimi i Raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2020,
Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me pagat në sektorin
publik.

III. Përgatitjet për Seancën plenare të radhës:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit ne.08/L-035 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-017 për ndihmën Juridike Falas,

Shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 04/L-139 për Procedurën Përmbarimore, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 05/L-118,

Shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,

Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komunitetit serb.​

IV. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Nga bojleri deri te furra: Si ta kursejmë rrymën?

0

Shfrytëzimi i lavatriçes, enëlarëses e bojlerit pas orës 22:00 do të ndihmonte që qytetarët e Kosovës të paguajnë më pak për rrymën e shpenzuar, thonë nga Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS).

Skemën e shpenzuesve të energjisë elektrike në Kosovë, 68 për qind e përbëjnë konsumatorët shtëpiakë.

Mesatarja e faturës së tyre mujore është rreth 30 euro, apo 450 kilovatë në orë energji elektrike.

Nga data 1 tetor deri më 31 mars, në Kosovë aplikohet tarifa e ulët e rrymës, prej orës 22:00 deri në 07:00.

Ndërsa, nga data 1 prill deri më 30 shtator, tarifa e ulët vlen nga ora 23:00 deri në 08:00.

Konsumatorët e Kosovës paguajnë rregullisht 6.75 centë për kilovat në orë, por me tarifën e ulët paguajnë 4 centë më lirë.

KEDS-i e ka identifikuar bojlerin si pajisjen që shpenzon më së shumti energji elektrike gjatë gjithë vitit. Bojleri përbën 44 për qind të shumës së faturës.

Për të kursyer rrymë nga kjo pajisje, Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë (ZRRE) u ka rekomanduar qytetarëve t’i ndërrojnë “bojlerët e vjetër”, pasi ata shpenzojnë më shumë.

“Bojleri të përdoret atëherë kur ju nevojitet, kurse termostati i bojlerit të jetë midis 50°- 55°C”, ka rekomanduar ZRRE-ja.

Gjatë dimrit, ndërkaq, shpenzuesi më i madh i energjisë elektrike në shtëpi e banesa është ngrohja me rrymë, e cila përbën deri në 70 për qind të shumës totale të faturës mujore.

Për të kursyer nga ngrohja, ZRRE-ja u ka rekomanduar qytetarëve t’i izolojnë objektet e banimit, t’i mbajnë mbyllur dyert e dritaret, të akumulojnë nxehtësi në termo gjatë natës dhe t’i ndalin mjetet e ngrohjes nëse nuk janë në shtëpi.

Sipas llogaritjeve të KEDS-it, fatura e rrymës rritet për 19 për qind nga pajisjet elektrike për zierje në kuzhinë, nëse nuk shfrytëzohen në mënyrë të duhur. Përdorni i furrave me mikrovalë thuhet se është më efikas dhe se ato shpenzojnë më pak.

Rekomandimet tjera që jep ZRRE-ja, përfshijnë: mosvendosjen e frigoriferit afër burimeve të nxehtësisë, fikjen e dritave në hapësira që nuk shfrytëzohen dhe përdorimin e poçeve elektrike kursyese.

Muajve të fundit, Kosova është futur në krizë energjetike, si pasojë e krizës së ngjashme që ka përfshirë Evropën.

Kriza në Evropë është thelluar kah mesi i vitit 2021, kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të gazit.

Kjo ka bërë që Kosovës t’i rriten çmimet e importit. Kosova nuk mund t’i përballojë e vetme kërkesat – kryesisht për shkak të vjetërsisë së termocentraleve që ka.

ZRRE-ja ka dalë me propozimin që nga muaji shkurt të rritet çmimi i rrymës.

Sipas propozimit, që pritet të finalizohet deri në fund të muajit, rritja do t’i prekë vetëm qytetarët që shpenzojnë mbi 800, përkatësisht mbi 1000 kilovatë në orë.

Kjo ka bërë që institucionet energjetike, por edhe Qeveria e Kosovës, të bëjnë thirrje për kursim të rrymës.

Por, Visar Azemi, nga iniciativa rajonale “Balkan Green Foundation”, e cila synon promovimin e zhvillimit të energjisë, thotë se konsumatorët nuk mund të kursejnë rrymë kur nuk kanë alternativa për ngrohje.

Mundësia eventuale për kursim, sipas tij, është që Qeveria e Kosovës t’i subvencionojë pompat termike – apo kaldajat qendrore për ngrohje – për qytetarët.

Këto pompa, thotë ai, konsumojnë më pak energji elektrike.

“Kërkesa më e madhe në këtë periudhë është për ngrohje – këtu është problemi më i madh, sepse nuk ka ndonjë subvencionim të mirëfilltë ose alternativa për qytetarët që t’i ngrohin shtëpitë e tyre”, thotë Azemi.

Disa qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë në Prishtinë, thonë se mundohen të kursejnë, porse jo gjithmonë e kanë të mundur.

Rejhane Behxheti, e cila me familjen e saj 4-anëtarëshe jeton në një banesë në Prishtinë, thotë se gjatë sezonit të dimrit nuk mund kursejë, për shkak të ngrohjes me rrymë.

“Unë i kam dy fëmijë të vegjël, nuk e ndal ngrohjen se tani fëmijët mund të sëmuren nga të ftohtët”, thotë Rejhanja, e cila për rrymë paguan mbi 50 euro në muaj.

Arbeni, me profesion ekonomist, thotë se nuk i shfrytëzon tarifat e ulëta dhe të larta të rrymës, por shton se, kohëve të fundit, ka nisur të kursejë rrymë.

“Nuk i lë dritat e ndezura, bojleri nuk qëndron në rrymë gjithmonë, edhe ngrohjen e përdor në rast nevoje, nuk mbaj temperatura të larta në ambient të shtëpisë”, thotë Arbeni.

Për të lehtësuar barrën e qytetarëve nga rritja e pritshme e çmimit të rrymës, Qeveria e Kosovës ka ndarë një shumë prej 75 milionë eurosh në formë subvencionimi për ta.

Subvencionet e Qeverisë do të shfrytëzohen për një periudhë njëvjeçare.

Faturat me rritje, në rast se propozimi i ZRRE-së kalon, do të shpërndahen nga data 1 shkurt, 2022, dhe shqyrtimi i rregullt i tyre do të bëhet në muajin mars të vitit 2023.

Pas 23 vjetëve, rivarroset 17-vjeçari i vrarë nga forcat serbe në Drenas

0

Pas 23 vjetëve, është rivarrosur Nuredin Dvorani, i cili, në moshën 17-vjeçare, në vitin 1999, ishte rrëmbyer dhe zhdukur dhunshëm nga forcat serbe.

Eshtrat e tij u gjetën në lokacionin e varrezës masive në Qirez të Skenderajt dhe u identifikuan përmes analizës së ADN-së.

Ai sot u rivarros në fshatin Tërstenik të Drenasit me përkrahjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit të Mjekësisë Ligjore, shoqatat e familjarëve të personave të zhdukur dhe institucionet komunale.

Nuredin Dvorani, si i ri, bashkë me disa bashkëfshatarë, ishte larguar nga shtëpitë e tyre, për t’u fshehur nëpër male nga serbët.

Mendim Rugova: Unë e dizajnova flamurin dardan

0

Mendim Rugova, djali i presidentit historik Ibrahim Rugova ka dhënë një rrëfim ekskluziv për emisionin “Frontal” në T7 lidhur me jetën dhe veprimtarinë e presidentit.

Rugova tregoi edhe për dizajnimin e flamurit dardan që është simbol i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Djali i presidentit historik, tregoi se ideja e flamurit ka qenë e presidentit Rugova, teksa dizajnimin e ka bërë ai.

“Dizajni patjetër që ka qenë ideja e presidentit, por në mënyrë grafike e kam diskutuar unë”, ka thënë ai.

Subvencioni 75 milionësh për rrymën, ministri Murati tregon se ku do t’i marrim mjetet

0

Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Financave, ende nuk ka vendosur se prej cilit kod buxhetor do t’i sigurojë mjetet e zotuara prej 75 milionë eurosh për subvencionimin e tarifave të shtrenjtuara për rrymën e shpenzuar deri në 600 kWH.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka dhënë detaje se ku do t’i gjejë Qeveria mjetet prej 75 milionë eurove për subvencionimin e rrymës për qytetarët dhe bizneset.

Ministri Murati theksoi se nuk kanë planifikuar mjete buxhetore për krizën energjetike me buxhetin e vitit 2022, mirëpo sipas tij këto para do të sigurohen nga mjetet e kontigjencës ose nga Pakoja e ringjalljes ekonomike.

“Kjo është një situatë emergjente dhe nuk është se kemi mundur ta parashohim një shumë të tillë në buxhetin të cilin e kemi dorëzuar në Kuvend në fund të tetorit. Mjetet duhet t’i sigurojmë, sepse ka linja buxhetore të kontigjencës, ka linja edhe nga Pako e ringjalljes ekonomike, sepse duhet pasur parasysh se mbështetja për të pasur furnizim të rregullt nënkupton edhe mbarëvajtje të ekonomisë në një formë. Në anën tjetër, nëse kthehen reduktimet ose çmimi shtrenjtohet në nivel të papërballueshëm kjo shkakton probleme zinxhirë edhe në ekonominë e vendit”, ka thënë Murati, transmeton KP.

Murati, në një konferencë për media ngriti çështjen e mosmiratimit të marrëveshjes ndërkombëtare, për projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në vend.

Për marrëveshjen rreth 47 milionë euro, ministri Murati theksoi se sot pasdite do të realizojnë një takim virtual me drejtorin e Zyrës së Bankës Botërore për mundësinë, siç tha ai, të vazhdimit tutje të kësaj marrëveshjeje.

“Sa i përket hapave të radhës, normalisht që kjo nuk është sinjal i mirë në raport me bashkëpunëtorët tanë, sidomos me Bankën Botërore. Megjithatë unë sot kam caktuar një takim në orën 16:00 që të kemi një takim virtual me drejtorin e Zyrës së Bankës Botërore për rajonin në mënyrë që të shohim se a mund të ripërsëritim apo si mund të vazhdojmë tutje për shkak se bëhet fjalë edhe për afate kohore të cilat duhet t’i respektojmë… Nëse nuk miratohet marrëveshja e tillë deri në qershor, fondet skadojnë dhe mbesin të pashfrytëzuara”, tha ai.

Ai tha se rrëzimi i marrëveshjes ndërkombëtare nga LDK-ja ishte i papritur.

“Për mua ishte një veprim i papritur, për rrëzimin e marrëveshjes financiare ndërkombëtare për reformimin e sistemit të asistencës sociale. Dhe kjo marrëveshje u rrëzua për shkak se Grupi Parlamentar i LDK-së votoi kundër. Në të kaluarën ka pasur raste që grupet parlamentare s’kanë marrë pjesë fare në votim për të mos e mundësuar formimin e kuorumit dhe kësisoj marrëveshjet janë shtyrë për seancën e radhës, por nuk ka ndodhur asnjë herë që me vota kundër një marrëveshje ndërkombëtare financiare të rrëzohet siç ndodhi sot… U tha që ne kinse i kemi kundërshtuar marrëveshjet e tilla dhe kemi vepruar ngjashëm. Po ashtu u tha që në të kulluarën nuk ka ndodhur asnjë herë që të hyhet në marrëveshje të tilla për të financuar skemat sociale, pra, që të dyja janë të pavërteta”, theksoi Murati.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës deputetët kanë miratuar pesë marrëveshje të tjera ndërkombëtare.

Kurti takohet me shefin e OSBE-së në Kosovë

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport, së bashku me Therese Abrahamsen, Zëvendës Shefe në Zyrën për Çështje Politike dhe Komunikim.

Temë diskutimi e takimit ishin të drejtat e pakicave, sundimi i ligjit, e çështjet e sigurisë dhe qeverisja e mirë.

Në takim u adresuan edhe zbatimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve Zyrtare dhe mbështetja për Zyrën e Komisionerit për Gjuhët si dhe gatishmëria e OSBE-së për të ndihmuar Zyrën e Kryeministrit dhe qeverinë në fushat me interes të përbashkët.

Kryeministri Kurti falënderoi z. Davenport për komunikimin e vazhdueshëm, përfshirë këtu edhe situatën me rastin e referendumit kushtetues të Serbisë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort