Home Blog Page 3592

22 filmat që duhet t’i shihni në 2022-tën

0

Nga një thriller psikologjik me aktorët Harry Styles dhe Florence Pugh, te Robert Pattinson në rolin e Batman-it dhe vazhdimet e Avatar dhe Knives Out, kritikët e BBC kanë përzgjedhur publikimet më të mira të planifikuara për 2022.

Shihni më poshtë 22 filmat e përzgjedhur për këtë vit që duhet t’i shihni:

Out 2

A Hero

Belle The Batman

Everything Everywhere All at Once

Turning Red

Nope

The Northman

Killers of the Flower Moon

The Woman King

Spider-Man: Across the Spider-Verse (Part One)

The Unbearable Weight of Massive Talent

The Worst Person in the World

Don’t Worry Darling

She Said Babylon

Top Gun: Maverick

Avatar 2

Lightyear

Elvis

Blonde

Black Panther: Wakanda Forever

Knives Out 2

/GazetaSinjali/

Që nga sot për të hyrë në Kosovë duhet të jeni të vaksinuar me tri doza

0

Janë miratuar masat e reja antiCOVID në vend, pas rritjes së numrit të rasteve të reja pozitive me koronavirus.

Në masat e reja bënë pjesë edhe kërkesa për dëshmi të vaksinimit antiCovid me tri doza, për të hyrë brenda territorit të Republikës së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas masave të reja, çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme:

2.1 Certifikatën e vaksinimit me tri (3) doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen dhe mdozë përforcuese) kundër COVID-19;

2.2 Certifikatën e vaksinimit me dy doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen) kundër COVID-19, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më herët se 48 orë para nisjes (për udhëtarët që hyjnë në rrugë ajrore) ose 48 orë para mbërritjes në pikën kufitare (për ata që hyjnë në rrugë tokësore).

Dyshime se shumë vdekje nga COVID-19 nuk u raportuan në Kosovë

0

Gati 5300 vdekje të tepërta janë regjistruar në Kosovë në dy vitet e pandemisë, më 2020 dhe më 2021, në raport me mesataren 5-vjeçare, sipas disa statistikave që i ka publikuar të premten internisti Driton Vela. Kjo ka shtuar dyshimet se shumë vdekje nga COVID-19 nuk janë raportuar në vend gjatë valës së parë të COVID-19.

Ai ka thënë se në vitin 2020 janë regjistruar mbi 2000 vdekje të tepërta apo 23 për qind më shumë në raport me mesataren pesëvjeçare. Për vitin 2021, kanë qenë 3200 vdekje të tepërta në raport me atë mesatare. Në përqindje viti 2021 ka pasur 36 për qind më shumë vdekje në raport me mesataren.

“Edhe pse numri më i madh i vdekjeve ditore nga COVID-19 të raportuara zyrtarisht i takojnë periudhës gjatë valës delta, megjithatë, sipas Agjencisë të Regjistrit Civil numri më i madh i vdekjeve ka ndodhur gjatë valës alfa (muajt mars dhe prill 2021), gjithsej 3040 të vdekur apo rreth 100% më tepër vdekje në raport me mesataren para pandemisë për këta muaj. Këto të dhëna janë indikative për nën raportim më të theksuar të vdekjeve nga COVID-19 gjatë valës alfa”, ka shkruar ai në Facebook.

Vendet që do mbesin pa rrymë në Prizren, ky është orari i ndërprerjeve për sot

0

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji (KEDS) ka njoftuar se edhe sot do të ketë ndërprerje të rrymës në disa rajone.

Sipas kësaj kompanie, arsyeja e këtyre ndërprerjeve janë punimet e domosdoshme në rrjet.

Më poshtë gjeni vendet ku do të ketë ndërprerje:

Prizren

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 110/35/10 kV Prizreni 1 do të ndërprehet:

LP 10kV Betonjerka (kodi: 30000004) nga ora 09:30 deri 11:00

Vendet: rrugët: 107 Leka i Madh, 108 Fehim Ibrahimi, 109 Kolonel Ahmet Krasniqi, 110 Rexhep Kukaj, 111 Salih Çeku, 112 Gazmend Zajmi, 113 Rifat Ukimeri, 115 Joni, 121 Gjeravica, 122 Xhemil Fluku, 125 Mbreti Pirro, 131 Destan Billusha, 134 Ejup Statovci, 138 Shote Galica, 275 Beteja e Llapushinkut (një pjesë), 4 Remzi Ademi (një pjesë), 438 Tirana (një pjesë), 439 Besim Shala, 5 De Rada, 87 Ali Hadri dhe 90 Faik Konica (një pjesë).

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, ndërrimi i grupeve matëse dhe i transformatorëve të djegur matës rrymor në NS 10/0.4kV.

2.

Nga NS 110/10kV Prizreni 3 do të ndërprehet:

LP 10kV Kamenica (kodi: 31000029) nga ora 12:00 deri 13:30

Vendet: rugët: 101 Enver Hadri, 130 Beslidhja (një pjesë), 15 Faik çabrati (një pjesë), 17 Mbreti Gent, 18 Beteja e Pashtrikut, 196 Aleks Buda, 205 Janina, 206 Arta, 208 Flamuri, 222 Ali Pashë Tepelena (një pjesë), 239 Luj Pasteri, 240 Petro Marko, 35 Skender Latifi, 37 Verrat e Llukës, 38 Afrim Bytyqi, 40 Ismail Qemajli, 41 Lasgush Poradeci, 42 Ismet Gashi, 49 Aziz Kelmendi, 51 Jashar Salihu, 54 Enkelejt, 55 Sadik Ramë Gjurgjeviku, 65 Brigadat, 7 Ismail Kryeziu, Arban, Jeta e Re, Përparimi dhe Tranziti (një pjesë); fshatrat: Petrovë (një pjesë) dhe Rrallinë (një pjesë).

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, ndërrimi i grupeve matëse dhe i transformatorëve të djegur matës rrymor në NS 10/0.4kV.

3.

Nga NS 35/10 kV Zhuri do të ndërprehet:

LP 10kV Hoqë e Qytetit me (kodi: 30035005) nga ora 14:00 deri 15:30

Vendet: Fshatrat: Billushë, Hoçë e Qytetit, Jeshkovë, Leskovec dhe Lubiqevë.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, ndërrimi i grupeve matëse dhe i transformatorëve të djegur matës rrymor në NS 10/0.4kV.

KEDS apel kosovarëve: Bojlerin shfrytëzojeni pas orës 22:00, shpenzon 44% të shumës së faturës tuaj

0

Shfrytëzimi i lavatriçes, enëlarëses e bojlerit pas orës 22:00 do të ndihmonte që qytetarët e Kosovës të paguajnë më pak për rrymën e shpenzuar, thonë nga Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS).

Skemën e shpenzuesve të energjisë elektrike në Kosovë, 68 për qind e përbëjnë konsumatorët shtëpiakë.

Mesatarja e faturës së tyre mujore është rreth 30 euro, apo 450 kilovatë në orë energji elektrike.

Nga data 1 tetor deri më 31 mars, në Kosovë aplikohet tarifa e ulët e rrymës, prej orës 22:00 deri në 07:00.

Ndërsa, nga data 1 prill deri më 30 shtator, tarifa e ulët vlen nga ora 23:00 deri në 08:00.

Konsumatorët e Kosovës paguajnë rregullisht 6.75 centë për kilovat në orë, por me tarifën e ulët paguajnë 4 centë më lirë.

KEDS-i e ka identifikuar bojlerin si pajisjen që shpenzon më së shumti energji elektrike gjatë gjithë vitit. Bojleri përbën 44 për qind të shumës së faturës.

Për të kursyer rrymë nga kjo pajisje, Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë (ZRRE) u ka rekomanduar qytetarëve t’i ndërrojnë “bojlerët e vjetër”, pasi ata shpenzojnë më shumë.

“Bojleri të përdoret atëherë kur ju nevojitet, kurse termostati i bojlerit të jetë midis 50°- 55°C”, ka rekomanduar ZRRE-ja.

Gjatë dimrit, ndërkaq, shpenzuesi më i madh i energjisë elektrike në shtëpi e banesa është ngrohja me rrymë, e cila përbën deri në 70 për qind të shumës totale të faturës mujore.

Për të kursyer nga ngrohja, ZRRE-ja u ka rekomanduar qytetarëve t’i izolojnë objektet e banimit, t’i mbajnë mbyllur dyert e dritaret, të akumulojnë nxehtësi në termo gjatë natës dhe t’i ndalin mjetet e ngrohjes nëse nuk janë në shtëpi.

Sipas llogaritjeve të KEDS-it, fatura e rrymës rritet për 19 për qind nga pajisjet elektrike për zierje në kuzhinë, nëse nuk shfrytëzohen në mënyrë të duhur. Përdorni i furrave me mikrovalë thuhet se është më efikas dhe se ato shpenzojnë më pak.

Rekomandimet tjera që jep ZRRE-ja, përfshijnë: mosvendosjen e frigoriferit afër burimeve të nxehtësisë, fikjen e dritave në hapësira që nuk shfrytëzohen dhe përdorimin e poçeve elektrike kursyese.

Kurti sot bën homazhe në Prekaz me rastin e përvjetorit të sulmit të dytë të forcave serbe ndaj familjes Jashari

0

Kryeministri Albin Kurti sot bën homazhe me rastin e përvjetorit të sulmit të dytë të forcave serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz të Skenderajt.

Kurti do të jetë i shoqëruar nga ministri Hajrulla Çeku, anëtarë tjetër të kabinetit qeveritar, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe drejtues të institucioneve tjera shtetërore, shkruan Reporteri.net.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar/a përfaqësues/e të mediave,

Sot (22 janar 2022), do të shënohet përvjetori i sulmit të dytë i forcave serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz të Skenderajt, duke filluar prej orës 9:00.

Në shënimin e përvjetorit do të marrë pjesë Kryeministri i Kosovës, Sh.T. Albin Kurti, Ministri Hajrulla Çeku, anëtarë tjetër të kabinetit qeveritar, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe drejtues të institucioneve tjera shtetërore.

Në kuadër të kësaj ngjarjeje, do të bëhen homazhe tek dëshmorët, pastaj do të vizitohen kullat ku do të takohet edhe Familja Jashari, do të vizitohet shtëpia e Hamit e Salë Jasharit dhe të shihen ndërhyrjet emergjente në këtë shtëpi.

Arrestohet personi që goditi me grusht të moshuarin në Prishtinë

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një 34-vjeçar i cili dyshohet se sulmoi me grusht një person të moshuar në Rrugën C në Prishtinë.

Mediat vendore kanë raportuar dhe transmetuar pamje të një rasti ku një person sulmon një të moshuar në rrugët e kryeqytetit.

Nga pamjet e para shihet se si një person sulmon me grusht një person të moshuar, e pastaj edhe ia godet derën e veturës, përmes së cilës mund të supozojmë se lëndimet kanë qenë serioze.

Policia e Kosovës ka njoftuar pak minuta me vonë se personi i cili shihet teksa e sulmon të moshuarin është arrestuar.

I arrestuari është 34-vjeçar, ndërsa viktima është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.

Sipas njoftimit, arrestimi është bërë falë reagimit të shpejtë të njësiteve policore pasi e kanë identifikuar personin e dyshuar.

I arrestuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Policisë së Kosovës:

Arrestohet personi i dyshuar për sulm fizik në rrugën “C” Prishtinë

Sot rreth orës 18:30, kemi marrë informatën se në rrugën “C” në Prishtinë, një person është sulmuar fizikisht.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.

Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast, lëndime trupore ka pësuar një person , i cili është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ka qenë reagimi i shpejtë i njësiteve policore ai që ka mundësuar identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.

Personi i dyshuar:

A.M, mashkull, 34 vjeç, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast.

Acar e reshje bore, ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

0
Acar dhe ditë të akullta nga fundjava, me vransira e kthjellime. Të shtunën priten edhe reshje të dobëta bore.
Acari vazhdon edhe në fillim të javës së ardhshme, me vransira e kthjellime, dhe rënie të ndjeshme të temperaturës. Nuk përjashtohen mundësi edhe për rrebeshe të dobëta bore, ditën e hënë dhe mërkurë.
Qarkullimi i mirë ajror gjatë ditës edhe mund të ndihmojë në shpërndarjen e ndotësve ajror, ku indeksi edhe kalon në vlera të pranueshme, por me zgjatjen e periudhave të qetësisë orëve të mbrëmjes, vlerat e ndotjes kalojnë edhe në të dobëta e shumë të dobëta.
22.01 – Shumë ftohtë. Paradite kthjellime. Ditën me vransira, e priten edhe reshje bore, që vazhdojnë edhe orëve të mbrëmjes.
23.01 – Kryesisht me kthjellime e shumë ftohtë. Në mbrëmje mundësi për reshje të dobëta bore, përreth viseve malore.
24.01 – Shumë ftohtë, me vransira e intervale me diell. Mundësi për reshje të dobëta bore herët në mëngjes.
25.01 – Mbetet mot shumë i ftohtë, por kryesisht me kthjellime. Pasdite dhe në mbrëmje vransirat shtohen.
26.01 – Kryesisht me vransira dhe ftohtë. Vende-vende me mundësi edhe për reshje të dobëta bore.
Temperaturat zbresin ndjeshëm nën nën vlera mesatare, minimalet zbresin edhe deri në -10C e -13, e maksimalet në -2 e 0C, e ditën e hënë edhe në -5C.
Era frynë kryesisht nga krahu verior mesatare 6-12m/s, e ditën e martë më e lehtë.
Shtypja atmosferike me tendencë të rritje lartë mbi vlera normale.

Italia kërkon nga UNESCO statusin e trashëgimisë për kafen Espresso

0

Italia do të aplikojë për statusin e Unesco-s për kafen Espresso, duke pretenduar se ajo është “shumë më shumë se një pije e thjeshtë”.

“Është një ritual autentik dhe një shprehje e socialitetit tonë që na dallon në mbarë botën”, tha Gian Marco Centinaio, nënsekretari i bujqësisë, duke konfirmuar se aplikimi ishte dorëzuar.

Sipas Institutit Italian Espresso, i themeluar në vitin 1998 me qëllimin specifik për të mbrojtur dhe promovuar Espresson origjinale, tregu vlen më shumë se 4 miliardë euro në vit, me më shumë se 90% të italianëve që pinë nga një filxhan çdo ditë.

Rregulloret strikte të institutit për Espresson përfshijnë përdorimin e një përzierjeje të çertifikuar kafeje, pajisje të çertifikuara dhe madje edhe personel të licencuar, shkruan Theguardian.

Ai specifikon se kremi, shkuma më e lehtë që qëndron në majë të pijes së errët me kafeinë, “duhet të jenë uniforme dhe të qëndrueshme për të paktën 120 sekonda nga koha kur kafeja është shpërndarë pa u përzier”.

Ai thotë se ngjyra e tij duhet të jetë “kafe-lajthi në kafe të errët [dhe] e karakterizuar nga reflekse të errëta”.

Espresso u bë shpejt një pjesë integrale e identitetit kombëtar të Italisë pas krijimit në Torino në fund të shekullit të 19-të.

Asamblisti i LDK-së në Dragash, pagat e tij do t’ua dhurojë dy familjeve në nevojë

0

Anëtari i ri i Asamblesë Komunale të Dragashit nga radhët e LDK, Mehmet Spahiu, pagat e tij si asamblist do t’i dedikoj për humanizëm, duke ndihmuar dy familje në nevojë. Një gjë të tillë e ka bërë publike kryetari i këtij subjekti politik në Dragash, Qamil Kolloni, përmes një postimi në facebook.

Postimi i plotë:

Se LDK është parti e madhe tregon fakti se në gjirin e saj ajo ka njerëz me zemër të madhe. Si kryetar i Degës së LDK-së në Dragash, ndihem krenar dhe mburrem me gjestin humanist të veprimtarit të hershëm, aktivistit dhe tashmë edhe kuvendarit të ri, z. Mehmet Spahiu, i cili ka vendosur që pagën e tij si anëtar i Kuvendit Komunal ta ndajë për dy familje në nevojë. Ky vendim i tij dëshmon për vlerat më të larta njerëzore dhe humane që mishëron personaliteti i z. Mehmet Spahiu.

Dega e LDK-së në Dragash shpreh respekt të veçantë dhe mirënjohje të sinqertë për këtë veprimtar të paepur dhe besnik të madh të vlerave dhe rrugës demokratike që ka ndjekur presidenti ynë historik, Ibrahim Rugova. Së bashku do të punojmë që ta bëjmë vendin dhe komunën tonë më të mirë e më të jetueshme.

Me respekt,
Dega e LDK-së në Dragash
Qamil Kolloni, kryetar i Degës

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort