Home Blog Page 3591

Gjyqtari nga Prizreni Fahret Vellija, zgjedhet anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

0

Gjyqtari i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Fahret Vellija, ka marr besimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, për anëtar të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) nga radhët e komuniteteve tjera.

Me shumicë votash nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, i përzgjedhuri konsiderohet si anëtar i KGJK-së, me mandati pesë (5) vjeçar.

Fahret Vellija është gjyqtar i Gjykatës Themelore në Prizren nga viti 2017. Në vitin 2009 përfundoi Fakultetin Juridik pranë Universitetit të Prishtinës. Në vitin 2012 përfundoi studimet master në drejtimin civil pranë Fakultetit Juridik – Universiteti i Prishtinës. Provimin e jurisprudencës e ka kryer në vitin 2014. Nga viti 2012 deri në vitin 2014 ka punuar si zyrtar ligjor pranë Federatës së Sindikatave Shëndetësore të Kosovës. Nga viti 2014 deri në vitin 2016 ka punuar si bashkëpunëtor profesional në zyrë noteriale. Nga viti 2016 e deri në vitin 2017 ka ushtruar pozitën e bashkëpunëtorit profesional në Gjykatën Themelore në Prizren.

Shqiptohen 478 gjoba për qytetarët që nuk i respektuan masat antiCOVID-19

0

Ani pse numri i rasteve pozitive me COVID-19 ka shënuar rritje, megjithëkëtë kjo nuk po ndikon që qytetarët të respektojnë masat antiCOVID-19.

Vetëm për një ditë Policia e Kosovës ka shqiptuar 478 gjoba ndaj qytetarëve që nuk respektuan masat për mbrojtje nga infektimi me virusin korona.

Ndërkohë që sot, Qeveria të premten ka miratuar vendimin për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 sipas vlerësimit të situatës epidemiologjike në vend nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin e Shëndetësisë Publike. Masat e miratuara hyjnë në fuqi sot dhe vlejnë deri më 4 shkurt 2022.

SHBA: Aksidentohet kamioni me 100 majmunë, zhduken disa prej tyre

0

Një kamion me rreth 100 majmunë u përfshi në një aksident trafiku të premten në Pensilvani, ka bërë të ditur Policia, ndërsa autoritetet kërkuan për të paktën tre nga majmunët që dukej se i kishin shpëtuar automjetit.

Kamioni që transportonte kafshët u përplas me një kamion tjetër pasdite në Montour County, ka thënë punonjësi i policisë së shtetit të Pensilvanisë, Andrea Pelachick.

“Kamioni ishte rrugës për në një laborator”, ka thënë Pelachick.

Autoritetet u kanë kërkuar banorëve që mund të shohin majmunët të telefonojnë policinë e shtetit.

Është e paqartë nëse në aksident janë lënduar njerëz apo kafshë.

Bekim Jashari: Familja Jashari bëri rezistencë 45 minuta dhe zmbrapsi forcat elitare serbe

0

Ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari bashkë me përfaqësues të OVL-UÇK-së kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. Në 24 vjetorin e sulmit të dytë nga forcat serbe ndaj kësaj familje në Prekaz, Jashari tha se u ndaj sulmit tinëzar të forcave elitare serbe, gra, burra e fëmijë në atë kohë bën rezistencë.

Pas homazheve në vendin ku prehën më shumë se 50 trupa të vrarë, Bekim Jashari tha se është nder, e obligim institucional që të kujtohet e kaluara me plot sakrifica.

“Një sulm që është bërë në mënyrë tinëzare pas syfyrit të asaj kohe, ku në shtëpi atë nate kanë qëlluar gjyshi me fëmijët, të cilët ishin më i madhi fëmijë, djali i dytë i axhës Adem, Fitimi, pastaj më të vegjël se ai, Besim, Kushtrim, Igballe e Blerim dhe babai Hamza në shtëpinë e fjetjes me gratë e vajzat dhe fëmijët tjerë. Që bën një rezistencë afërsisht 45 minuta ku i zmbrapsen ato forca atë njësi elite, se sipas informacionit flitet që ka qenë vetë Akani me njësitin e tij. Axhë Ademi nuk ka qenë në shtëpi atë ditë, me të dëgjuar të shtënat ka ardhur në shtëpi me shokët e tjerë, por që sulmi kishte përfunduar dhe kanë vazhduar jetën e tyre”, ka thënë ai.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku u shpreh se pushtuesi serb para 24 vitesh ka tentuar që të arrestojë në mënyrë tinëzare Adem Jasharin dhe të tjerët.

“Por, këto janë zmbrapsur me 22 janar të vitit 1998, gjë që kanë parë se këtu ka rezistencë dhe është dashur që aty të vijnë me forca më të shtuara me 5,6,7 mars e kanë sulmuar me taksa dhe atelieri familjen Jashari. Por, në atë kohë rezistenca e familjes Jashari ka bërë që nuk mund të pushtohet kollaj ky vend. Kërkojmë nga institucionet e Kosovës që këto vlera, këto sakrifica përveç që duhet t’i nderojnë duhet edhe të përkujdesen për to që sot e kësaj dite Kompleksi i Jasharajve, por edhe komplekse të tjera nuk janë të rregulluara dhe të mirëmbajtura nga institucionet e Kosovës”, u shpreh ai.

Para 24 vitesh, në orët e hershme të mëngjesit, nga Fabrika e Municionit të Gjuetisë, rreth 500 metra larg shtëpive të lagjes Jashari kishin lëvizur forca të policisë serbe të cilat ishin drejtuar drejt Kullës së Jasharajve, për ta sulmuar atë me armë të llojeve të ndryshme. Por meqë atë natë Ademi nuk ndodhej në shtëpi, rezistencë ndaj këtij sulmi kishte bërë Shabani, Hamza me nipa e mbesa.

Rreth 300 milionë import e më pak se 2 milionë euro eksport me Serbinë

0

Gjatë vitit që lamë pas Kosova ka importuar mallra nga Serbia në vlerë rreth 300 milionë euro, ndërsa ka eksportuar në këtë shtet fqinjë më pak se 2 milionë euro.

Derisa top pesë vendet kryesore nga janë importuar mallrat në vendin tonë, pas Gjermanisë është edhe Serbia, e cila shënon rritje në vitin 2021, në 300 milionë euro, krahasuar me vitin 2020, ku importi prej Serbisë ishte 174 milionë euro.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci ka thënë për KosovaPress, se nga Serbia dominojnë dy industri kryesore të cilat eksportohen drejt Kosovës, industria ushqimore si dhe industria e materialit ndërtimor.

“Në aspektin e importit të produkteve nga Serbia, gjatë vitit 2021, kemi pasur në vlerë të mallrave rreth 300 milionë euro që paraqet një ulje në krahasim me periudhën paraprake.

Në kohën kur Serbia ka eksportuar mallra drejt Kosovës vite më parë ka qenë deri 450 milionë euro, ndërsa në vitin e kaluar kjo paraqet një ulje në këtë aspekt. Derisa sa i përket eksportit të produkteve tona ka rënë drejt shtetit serb. Në vitin 2021, kemi pasur vetëm rreth 2 milionë euro eksporte drejt Serbisë… Krahasimi me periudhën kur ka pasur reciprocitet ose kur ka bllokadë ose zero import prej Serbisë, normal që është trend rritës”, theksoi Stavileci.

Zëdhënësi i Doganës ka treguar se cili shtet prinë me produktet e eksportuara drejt Kosovës.

“Vendi kryesor i cili prinë me produktet e saj në Kosovë është Gjermania…Italia, Turqia, Kina. Edhe Serbia, por ky shtet është më poshtë, Shqipëria është mbi Serbinë”, thotë ai.

Sipas zëdhënësit të Doganës, tri produktet kryesore të importuara në vend mbesin nafta, cigaret dhe automjetet.

“Sa i përket importeve, ne kemi produkte kryesore që Dogana i identifikon në aspektin sasior dhe të vlerës. Janë kryesisht derivatet e naftës, pastaj cigaret, si dhe automjetet. Këto janë top tri produktet të cilat importohen më së shumti në Kosovë. Derisa sa i përket eksportit, mund të themi se deri në vitin 2020, kanë prirë çeliku dhe mbetjet e ndryshme. Deri në këtë vit (2021) kemi një ndryshim, ku mobilieria apo artikujt e mobileve kanë arrit ta tejkalojnë. Tani mobilieria paraqet rreth 21 për qind të eksporteve kosovare drejt vendeve të ndryshme. Pastaj gjithashtu ka një ngritje edhe te pijet e ndryshme si pijet joalkoolike dhe ato alkoolike, të cilat paraqesin rreth 5 për qind të eksporteve, si dhe produktet të ndryshme të prodhuara nga druri”, thotë ai.

Ndryshe, për herë të parë Kosova, gjatë vitit 2021 ka shënuar rritje të eksportit të mallrave në vlerë totale 62 për qind.

Meshkujt duhet të kujdesen për prostatën: Këto janë vitaminat që do të parandalojnë sëmundjet më të rënda të këtij organi

0

Parandalimi i sëmundjeve është në një dietë të shëndetshme të pasur me fruta dhe perime, në marrjen natyrale e vitaminave dhe në përfshirjen e suplementeve nga konsumimi i përditshëm

Organi muskuloskeletor i meshkujve, ka formën dhe madhësinë e një kokrre gështenje, e vendosur në legenin e vogël përpara fundit të zorrës së trashë dhe poshtë fundit të fshikëzës urinare, transmeton Telegrafi.

Uretra kalon përmes prostatës dhe, përveç fshikëzave seminale, është përgjegjëse për prodhimin e lëngut seminal, prandaj ky organ është veçanërisht i rëndësishëm për jetën dhe shëndetin e meshkujve.

Vitaminat për shëndetin e prostatës

Përveç ilaçeve të shumta natyrale për prostatën, ka edhe vitamina dhe minerale shumë të rëndësishme që parandalojnë ndryshimet në prostatë.

Së bashku me zinkun, selenin dhe lecitinën, vitaminat më të mira për shëndetin e prostatës janë vitamina A dhe vitamina E.

Vitamina C ka një efekt rregullues në sistemin imunitar dhe gjendet kryesisht në fruta dhe perime.

Vitamina E është një antioksidant dhe vitamina kryesore përgjegjëse për rregullimin e hormoneve seksuale. Gjendet në vajrat e embrionit të grurit, lulediellit, susamit, arrës, farave të lirit, kikirikut.

Vitamina D ka një efekt imunomodulues, më së shumti gjendet në farat e lulediellit dhe peshqit blu. Trupi e prodhon atë kur bëjmë banja dielli.

Seleni ka një efekt antioksidant, ai gjendet më së shumti në frutat e thata, arrat braziliane, farat e kungujve, psyllium dhe perimet në përgjithësi. /Telegrafi/

Haradinaj: E pakuptueshme mjegulla që Qeveria po krijon për rrymën dhe transaksionet financiare

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar edhe një herë situatën me krizën energjetike në vendin tonë.

Haradinaj ka pohuar se Qeveria duhet të publikojë të gjitha shpenzimet që janë bërë në sektorin energjetik që nga tetori 2021, transmeton Telegrafi.

“Qeveria duhet të publikojë të gjitha shpenzimet që janë bërë në sektorin energjetik që nga 1 tetori 2021. Me këtë nuk nënkuptojmë vetëm ndarjet buxhetore, por tërë energjinë që është blerë nga KESCO/KOSTT (vlera e devijimeve) apo çfarëdo mekanizmi që ka blerë rrymë për Kosovë, si dhe të gjitha kontratat që janë bërë për kthime. Po ashtu është me rëndësi të posaçme të publikohen emrat e kompanive nga të cilat është blerë rryma dhe metodologjia e kontraktimeve”, thotë Haradinaj.

Kreu i AAK-së ka shtuar tutje se është “e pakuptueshme mjegulla që kjo qeveri po krijon në raport me rrymën elektrike dhe transaksionet financiare rreth saj”.

“E qartë që me bojlerët, filterat dhe lopatat le të merren ata që duan, por qytetarit të Kosovës kjo nuk i intereson. Duam llogaridhënie për paranë publike”. /Telegrafi/

Sanksionet për politikanët që promovojnë bashkimin Kosovë-Shqipëri, flasin nga Departamenti i Shtetit

0

Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian në “frymën e kompromisit të nevojshëm”, që të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e raporteve.

“Ne vazhdojmë t’u bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që ta kenë prioritetet dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, të punojnë në minimizimin e tensioneve dhe të ndjekin negociatat me fleksibilitet dhe në frymën e kompromisit të nevojshëm për të arritur një marrëveshje normalizimi gjithëpërfshirëse që do të mundësojë rrugën e tyre përkatëse evropiane”, tha për Radion Evropa e Lirë një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit.

Këtë përgjigje DASH-i e dha duke iu përgjigjur pyetjeve të REL-it për një raport të publikuar së fundmi nga Institutit për Politika të Jashtme të Universitetit Johns Hopkins (SAIS) dhe Qendrës Wilson, që ia rekomandonte administratës amerikane vendosjen e sanksioneve për politikanët e Kosovës dhe Shqipërisë që me deklaratat e tyre promovojnë bashkimin e të dyja shteteve.

“Ne e vlerësojmë këndvështrimin akademik dhe të organizatave për këto çështje. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për një Kosovë sovrane, të pavarur, multiektnike, siç parashihet në Kushtetutën e saj”, tha zëdhënësi i DASH-it, duke mos e komentuar këtë raport.

Një nga kontribuuesit në raportin e titulluara “Nga kriza në konvergjencë – Strategjia për të trajtuar paqëndrueshmërinë dhe burimin e saj në Ballkan”, Lulzim Peci, tha për Radion Evropa e Lirë se e sheh si mundësi reale që SHBA-ja të sanksionojë politikanët që promovojnë “bashkimin” e Kosovës dhe Shqipërisë.

“Në një të ardhme të afërt, nëse aktorët kryesorë politikë nuk i ndryshojnë qëndrimet e tyre politike, unë mendoj që ky opsion është shumë real, sepse, praktikisht, një retorikë e tillë e pengon stabilizimin e Ballkanit, por edhe arritjen e zgjidhjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Peci.

Por, vendosja e sanksioneve për këtë çështje nuk duket si masë reale për njohësin e çështjeve politike, Agon Maliqi.

“SHBA-ja nuk e ka praktikë të sanksionojë opinione. Në raste të tilla praktikohet shmangia e vizitave ose izolimi politik”, tha Maliqi për Radion Evropa e Lirë.

Së fundmi, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj politikanëve në Ballkanin Perëndimor lidhur me dyshimet për përfshirjen e tyre në korrupsion.

Në maj të vitit 2021, ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha u shpall ‘persona non grata’ (person i padëshiruar) për shkak të, siç tha Uashingtoni, përfshirjes në korrupsion të gjerë.

Ndërkaq, më 5 janar 2022, SHBA-ja zgjeroi sanksionet ndaj anëtarit serb të Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, për përfshirje në korrupsion dhe minimin e stabilitetit të Bosnjës dhe rajonit.

Zëvendësndimës Sekretari për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, njëherësh i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka paralajmëruar se SHBA-ja do të sanksionojë edhe politikanë të tjerë në këtë rajon.

DASH-i tha se SHBA-ja është e përkushtuar për suksesin e mbarë rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe integrimin e këtyre shteteve në BE, përfshirë edhe Kosovën “si shtet të pavarur, sovran dhe demokratik”.

“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të përkushtuara në të gjitha nivelet për suksesin e rajonit dhe Zëvendësndimës Sekretari për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, njëherësh i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor [Gabriel Escobar], së bashku me ambasadorët e SHBA-së në Prishtinë dhe Beograd, mbeten bashkëbiseduesit kryesorë të SHBA-së për këto çështje”, tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit.

Leblebiat, vlerat ushqyese të saj

0

Bishtajoret në përgjithësi janë një burim i pasur i proteinave të kualitetit të lartë me aminoacidet esenciale, kështu që nuk është befasi që shërbejnë si një zëvendësim për mishin. Ato përmbajnë shumë vitamina, me theks të veçantë ato të grupit B, sidomos acid folik, i cili është i vlefshëm për gratë shtatzëna.

Janë përplot me minerale të tilla si: kalcium, magnez, hekur, zink, selen dhe fibra të tretshme dhe të patretshme. Pas kësaj përmbledhjeje të shkurtër është e qartë se kemi nevojë për të ngrënë leblebia sa më shpesh. Në njëqind gramë përmbajnë rreth 360 kalori, 19 për qind proteina, gjashtë për qind yndyrë, 60 për qind karbohidrate, 17 g fibra dietike dhe 10.7 g sheqer.

– Leblebia dhe speci i kuq për më shumë energji: Një në pesë gra ka nivele të ulëta të hekurit. Konsumi i ushqimeve të pasura me hekur nuk do të ndihmojë shumë nëse trupi nuk është në gjendje që të tretë ushqimin. “Hekuri që vjen nga bimët në organizmin tonë shpesh është i vështirë për tretje”, thotë Heather Mangieri, pronarja e një qendre ushqyese në Pitsburg. Hekuri në leblebia tretet më shpejt në organizëm nëse i shtoni spec të kuq. Pikërisht vitamina C nga specat është thelbësor për të lehtësuar absorbimin e hekurit.

Përmirësojnë shëndetin: Falë fibrave, pasi të konsumoni leblebia, më gjatë do të ndiheni të ngopur, por kanë edhe një avantazh të madh në lidhje me shëndetin pasi kanë një efekt të dobishëm për kolesterolin dhe problemet me diabet, pasi e rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak. Gjithashtu kanë një efekt të mirë në shëndetin e zemrës për shkak të acidit folik.

​24 vjet nga sulmi në familjen Jashari

0

Kanë kaluar 24 vjet që nga sulmi i dytë nga forcat serbe ndaj familjes Jashari.

Në atë ditë të vitit 1998, në orët e hershme të mëngjesit, nga Fabrika e Municionit të Gjuetisë, rreth 500 metra larg shtëpive të lagjes Jashari, kishin lëvizur forca të policisë serbe, të cilat ishin drejtuar drejt Kullës së Jasharajve për ta sulmuar atë me armë të llojeve të ndryshme.

Meqë atë natë Adem Jashari nuk ndodhej në shtëpi, rezistencë sulmit të policisë serbe i kishin bërë Shabani e Hamza, me nipa e mbesa.

Në shënimin e përvjetorit do të marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri Hajrulla Çeku, anëtarë tjetër të kabinetit qeveritar, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe drejtues të institucioneve tjera shtetërore.

Në kuadër të kësaj ngjarjeje, do të bëhen homazhe tek dëshmorët, pastaj do të vizitohen kullat ku do të takohet edhe Familja Jashari, do të vizitohet shtëpia e Hamit e Salë Jasharit dhe të shihen ndërhyrjet emergjente në këtë shtëpi.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort