Home Blog Page 3590

Rryma në veri: Konjufca jep qershorin si afat optimal për gjetjen e një zgjidhjeje

0

Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, ditë më parë i ka dërguar një letër kreut të Qeverisë së KosovësAlbin Kurtit, ku ndër të tjera ka kërkuar që të bëhet një marrëveshje për çështjen e energjisë elektrike në veri të Kosovës.

Pas kësaj letre, një afat të mundshëm se kur potencialisht duhet të gjendet një zgjidhje, e ka dhënë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, teksa ka folur për zgjidhjen e krizës energjetike në vend.

Konjufca thotë se dy çështjet kritike janë kthimi në punë i Bllokut B2 dhe futja e veriut të Kosovës në pagesë të faturave të rrymës.

Sipas tij, nëse këto dy çështje zgjidhen deri në qershor, atëherë dimri tjetër do të jetë i pavërejtëshëm.

“Unë po mendoj që ajo që e tha Astriti si muhabet që u mundu t’i grumbullojë disa resurse, duke u mund me e dhanë pak ma optimist totalitetin e megavateve. Unë mendoj në gjashtë muajt e ardhshme, kritike është kthimi i bllokut, edhe kritike është futja e pjesës së veriut të Kosovës në pagesë. Na po jemi si afat, unë mendoj që nëse me 1 qershor vijm qetu, edhe qeto probleme janë zgjidh. Unë po e jap si një far verzioni. Unë mendoj që dimri i vitit 2022/3, ka me qenë krejtësisht i pavrejtshëm, si disa dimra të 2015-ës, 2016-ës”, ka thënë Konjufca në Rtv Dukagjini.

E dhimbshme: Bie nga lartësia ku po punonte, ndërron jetë 59-vjeçari

0

Një 59-vjeçar me iniciale K.K. ka rënë nga lartësia teksa po punonte në rrugën “Gjergj Legisi” në kryeqytet, duke ndërruar jetë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 të mesditës së sotme. Tashmë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të hetuar rrethanat e saj.

“Më datë 22.01.2022, rreth orës 13:00, në rrugën “Gjergj Legisi”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi K. K, 59 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rekord i ri i rasteve me COVID: Mbi 3200 raste të reja

0
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ️Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.620 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ️Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.742.039 doza të vaksinës.
ℹ️Deri më sot 800.754 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ️Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforëcuese dhe 7.866 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
ℹ️Nga 11.883 testime, 3.206 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ️Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ️Sot janë shëruar 357 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 160.247.
ℹ️Në total numri i rasteve aktive është 15.247.
➡️Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

Alarmojnë ekspertët: Në fund të vitit Kosova do të mbetet pa fuqi punëtore në shumë sektorë

0

Kryetari i Odës Ekonomike në Kosovë (OEK), Berat Rukiqi ka thënë se ekziston mundësia që deri në fund të vitit 2022 të ketë mungesë të fuqisë punëtore në shumë sektorë.

Day Travel
Megjithatë Rukiqi tha se sipas parashikimeve të Bankës Botërore rritja ekonomike këtë vit do të jetë 4.5%.

“Ka shenja të mungesës së shfaqjes së fuqisë punëtore dhe nëse vazhdon ky trend pritjet janë që deri në fund të vitit 2022 të ketë mungesë të dukshme të fuqisë punëtore në shumë sektorë”.

“Nëse shohim parashikimet e Bankës Botërore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe nëse i shohim vlerësimet për gjendjen ekonomike në rajon dhe në qoftëse bazohemi me trendët e viteve të kaluara presim të kthehemi në mesataren që kemi qenë diku rreth 4.5%”, tha Rukiqi për EO.

Ndërsa, ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Safet Gërxhaliu shtoi se ngritja e çmimit të energjisë elektrike është e paevitueshme dhe mund të qojë deri në largimin e të rinjve jashtë vendit.

Gërxhaliu theksoi se sfidat kryesore që do të ballafaqohet sektori privat në të ardhmen do të jetë mungesa e fuqisë punëtore.

Prandaj thotë ai duhet të ketë rritje të pagave në sektorin privat sepse nëse kemi rritje të çmimeve dhe këtë inflacion të rinjtë po kërkojnë rrugë për të dalë jashtë Kosovës.

“Nëse vazhdohet me këtë trend dhe nëse miratohet kërkesa për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike që është vërtetë e paevitueshme definitivisht krizë do të thellohet. Por në këtë drejtim Qeveria duhet të ketë masa adekuate apo një qasje më aktive në politikën sociale”.

“Duhet të ketë target familjen skamnore dhe të kontribuojë që qytetarët e Kosovë të shijojnë dorën e zgjatur të shtetit në këtë kohë pandemie ekonomike dhe sociale. Është krijuar një trend i cili vërtetë e ka kapluar Kosovën dhe vendet e rajonit ku ikja nga vendi është duke u kalkuluar si shpëtimi i vetëm. Në këtë drejtim Kosova është në një rrugë shumë të shqetësuar sa i përket migrimit sepse sot interesi kryesor i të rinjve është që të dilet jashtë vendit”.

“Evropa nuk është ajo që ka qenë përpara prandaj duhet kampanja vetëdijësuese që të krijohet një opinion të qëndrohet këtu. Duhet të ketë rritje të pagave në sektorin privat sepse nëse kemi këtë rritje të çmimeve dhe këtë inflacion dhe pagat janë në nivelin e njëjtë atëherë është një qasje demotivuese që të rinjtë po kërkojnë rrugë për të dalë jashtë Kosovës. Shqetësuese që një ndër sfidat kryesore që do të ballafaqohet sektori privat në të ardhmen do të jetë fuqia punëtore”, tha Gërxhaliu.

Zhduken dy vajza të mitura në Prizren

0
Around town

Janë zhdukur dy vajza të mitura në Prizren.Në lidhje me këtë, policia është njoftuar nga prindërit e vajzave.
“Rr. Dragomani, Prizren 21.01.2022 – 12:00. Dy meshkuj kosovarë kanë njoftuar policinë se vajzat e tyre të mitura kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre”, thuhet në raportin e policisë.

Tutje, në këtë raport bëhet e ditur se rasti është në hetime.

E konfirmon KEK-u: B2-shi pritet të rikthehet në prodhim kah mesnata

0

Skënder Bucolli, zëdhënës i KEK-ut, ka thënë se po bëhen testet e fundit në këtë bllok pas remontit dhe diku në orët e pasditës i njëjti do të startojë me punë, ndërsa diku kah mesnata B2-shi do të kyqet dhe të nisë prodhimin.

Dje është paralajmëruar se ky kapacitet shumë i rëndësishëm për prodhimin e energjisë elektrike dhe për furnizim të konsumit të Kosovës në këtë kohë të mungesave evidente të rrymës, do të rikthehet sot në mëngjes në prodhim. Mirëpo, prolongimi për disa orë i rikthimit të këtij blloku është bërë për shkak të testimit më të gjithanshëm të stabilimenteve të tij, pas remontit që zgjati 39 ditë, ose që nga 14 dhjetori kur ndali punën pasi që u konstatua defekti teknik.

Skënder Bucolli, zëdhënës i KEK-ut, ka thënë se po bëhen testet e fundit në këtë bllok pas remontit, dhe diku në orët e pasdites do të startojë me punë, ndërsa diku kah mesnata B2-shi do të kyqet dhe do të nisë prodhimin.

Në këtë mënyrë, nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, kah mesnata konsumi i Kosovës do t’i ketë edhe 260 megavat-orë energji elektrike, që do të thotë 260 megavat-orë më pak import të shtrenjtë të rrymës.

Sipas zyrtarëve të KEK-ut, gjatë ditës së premte është punuar kryesisht në finalizimin e të gjitha punëve, edhe atyre më të imtave dhe më të skajshme dhe në verifikimin e punëve remontuese që janë duke vazhduar që nga dhjetori i vitit të kaluar.

“Gjithçka rreth remontit tashmë është kryer, pra të gjitha punët rreth riparimit të defektit që largoi për mbi një muaj nga puna këtë njësi prodhuese të rrymës janë finalizuar dhe pas testimeve të fundit, sot kah mesnata B2-shi do të rikthehet në prodhim”, ka thënë zëdhënësi i KEK-ut për Buletinin Ekonomik.

Siç është informuar publiku shumë herë që nga 14 dhjetori i vjetshëm, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nënshkruar një kontratë në vlerë 248 mijë e 650 euro për angazhimin edhe të ekspertëve të huaj për inspektimin dhe riparimin e dëmeve të krijuara nga avaria në turbinën e shtypjes së ultë në Njësinë B2 të termocentralit B.

Fituese e kontratës është “GE Steam Power Service France Representative Office in Kosovo” dega në Kosovë, me të cilën është nënshkruar kontrata përmes procedurës së negociuar më 23 dhjetor. Financimi është bërë me mjete vetanake të KEK-ut ndërsa kohëzgjatja e kontratës është përcaktuar të jetë 21 ditë, që do të thotë përafërsisht është përmbushur afati i kryerjes së punëve remontuese sipas kontratës.

Në njoftimin për nënshkrimin e kontratës është theksuar që KEK-u nuk ka kapacitete teknike dhe ekspertizë profesionale të përballojë këtë avari me forcat e veta, prandaj është i domosdoshëm angazhimi i ekspertëve nga Gjermania të GE, të cilët njëherësh janë prodhuesit e turbinës.

Blloqet e termocentraleve Kosova B, përkatësisht termocentali Kosova B, sado që tashmë është goxha “i moshuar”, ka filluar punën që më 1979, është shumë i rëndësishëm, madje sipas ekspertëve, është qenësor në prodhimin e rrymës për konsumin kosovar. Bashkarisht, të dy blloqet, kanë kapacitet mbi 600 megavatë në gjenerator, ndërsa në rrjet kapaciteti i tyre është 520 megavatë. Secili bllok, pra ka kapacitetin në rrjet 260 megavat-orë. Pra, prej të dielës konsumit të Kosovës do t’i shtohen 260 megavat-orë energji elektrike, që do të thotë 260 megavat-orë më pak import të shtrenjtë të rrymës.

/GazetaSinjali/

Haradinaj: Produktet e Serbisë e kanë pushtuar tregun e Kosovës, ky është reciprociteti mashtrues i Albin Kurtit

0

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar për importimin e produkteve nga Serbia.

Haradinaj ka shkruar se në Qeverinë Kurti shifra e mallrave të importuara nga Serbia ka arritur në mbi 300 milionë euro, e që sipas tij kjo është pushtim i tregut të Kosovës me produkte të Serbisë.

Po ashtu, Haradinaj reciprocitetin e Kurtit e cilësoi si mashtrues.

Postimi i plotë:

O Popull, shpenzojeni një minutë për të parë çka është reciprociteti i Albin Kurtit. Në qeverinë time Serbia mundi që për një vit t’i shesë 4 milionë euro produkte të vetat edhe atë duke paguar taksë 100%! Në qeverinë e Kurtit kjo shifër vetëm për vitin 2021 ka mbërritur në mbi 300 milionë! Sot produktet e Serbisë e kanë pushtuar tregun e Kosovës. Ky është reciprociteti mashtrues i Albin Kurtit!

14-vjeçari fiton për herë të dytë rekordin Guinness për gojën më të madhe (Video)

0

Një adoleshent nga Minesota ka fituar për herë të dytë rekordin botëror Guinness, pasi që ai ka arritur të hap gojën 10 centimetra.

Në fillim, Isaac Johnson e fitoi rekordin në vitin 2019, kur hapja e gojës së 14-vjeçarit ishte 9.32 centimetra, por ai e humbi rekordin nga një adoleshente nga Pensilvania, vetëm disa muaj më vonë.

Johnson tani ka rimarrë rekordin, pasi hapja e gojës së tij u mat plot 10 centimetra.

“Unë mendoj se thjesht u rrit me kalimin e kohës teksa unë u rrita. Ndoshta duke e bërë atë, duke e hapur gojën, e shtrin atë. Ndoshta edhe kjo ndihmoi”, u shpreh Johnson.

“Përparon” FFK-ja, nga tani me top të brenduar për ndeshjet e Superligës

0

Federata e Futbollit të Kosovës, ka bërë të ditur se tani ndeshjet e Superligës dhe Ligës së Parë do të zhvillohen me top të brenduar.

Në njoftimin e FFK-së, thuhet se tashmë janë shpërndarë topat e unifikuar, të cilët janë të brenduar me logon e tyre.

Njoftimi i plotë:

Federata e Futbollit e Kosovës është duke i bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e garave të stinorit pranveror. Në këtë drejtim, FFK tashmë e ka bërë shpërndarjen e topave të unifikuar, të cilët janë të brenduar me logon e saj për të gjitha klubet e BKT Superligës dhe Viva Fresh Ligës së Parë.
Kësisoj, tashmë për herë të parë të gjitha ndeshjet e elitës dhe ato të kategorisë së parë do të zhvillohen me topin zyrtar të FFK-së, i cili është i cilësisë më të lartë. Garat në stinorin pranveror do të fillojnë me ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës më 5 e 6 shkurt, ndërsa BKT Superliga do të rinisë më 12 shkurt, teksa Viva Fresh Liga e Parë më 19 shkurt.

/Gazeta Sinjali Sporti/

Kosova s’ka gjasa reale për statusin e vendit kandidat

0

Qeveria e Kosovës planifikon që gjatë këtij viti të dorëzojë edhe kërkesën formale për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Këtë e kishte thënë në fund të vitit të shkuar kryeministri Albin Kurti, ndërsa e ka përsëritur së fundi edhe zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, në një postim në Twitter pas takimit me shefat e përfaqësive të vendeve të BE-së në Prishtinë.

Nuk është hera e parë që nga autoritetet e Kosovës paralajmërohet aplikimi për anëtarësim në BE, por Kosova nuk e ka bërë asnjëherë deri më tash këtë hap.

Kjo, sipas burimeve diplomatike, për shkak të “këshillave të miqve”, të cilët kanë tërhequr vërejtjen se një kërkesë e tillë nuk do të kishte gjasa të kalonte në Këshill për shkak se Kosova nuk është njohur nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së e procesi i zgjerimit, në secilin hap, është proces ku vendimet merren me konsensusin e të gjitha vendeve anëtare.

Kështu, Kosova vazhdon të mbetet i vetmi shtet i rajonit të Ballkanit Perëndimor që nuk ka kërkuar formalisht anëtarësim në BE, ndërkohë që BE-ja përsërit se “Kosova ka perspektivë evropiane”.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort