Home Blog Page 3589

Administrohen 4.620 doza të vaksinës kundër Covid-19

0

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë administruar 4.620 doza të vaksinës kundër Covid-19.

Të vaksinuar me një dozë deri më tani janë 889.259 qytetarë.

Ndërkaq me dozën e dytë janë vaksinuar 799.939 qytetarë.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.742.039 doza të vaksinës.

Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforcuese dhe 7.866 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Vetëm sot në Kosovë janë regjistruar 3.206 raste të reja me virusin Covid-19.

Ministria e Arsimit jep rastet kur shkollat duhet të kalojnë në mësim online

0

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, parasheh që zhvillimi i mësimit në shkolla të bëhet në përputhje me katër skenarët e propozuar më herët, në varësi të situatës me COVID-19.

Sipas kësaj ministrie vendimin për aplikimin e skenarit më të përshtatshëm e merr task forca e shkollës.

“Brenda një shkolle mund të aplikohet më shumë se një skenar, pra disa klasë mund të punojnë me prezencë fizike dhe orar të plotë (Skenari i Rikthimit), ndërsa ndonjë klasë tjetër online (Skenari C)”, ka shkruar MAShTI në Facebook.

MAShTI njoftoi se mundësia për kalim të klasës, përkatësisht shkollës, në skenarin C (mësimi online), bëhet në njërin nga këto raste: Nëse brenda 3 ditësh konfirmohen 2 ose më shumë raste të infektimit të nxënësve me COVID-19 brenda një klase, nëse më shumë se 5 për qind e nxënësve të shkollës janë aktualisht të infektuar me këtë virus, nëse shkalla e infeksionit në mesin e personelit të shkollës është e tillë që mungesat nga puna pamundësojnë organizimin e procesit mësimor me prezencë fizike.

Në çdo situatë, sipas MAShTI-t, duhet marrë parasysh faktin se mësimi online nuk është zëvendësim për mësimin me prezencë fizike, gjë që vlen, në veçanti, për fëmijët e moshave të vogla.

Në institucionet e arsimit të lartë, mësimi mund të organizohet me prezencë fizike me kusht që grupet me mbi 50 persona të akomodohen në jo më shumë se 50 për qind të hapësirës.

Kryeministri Kurti në takim me komunitetin sportiv: Na duhet edhe masivizimi edhe shkëlqimi i sportit

0

Për të diskutuar për sportin dhe rëndësinë e tij, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u takua me komunitetin sportiv në një ngjarje të organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunimin me Komitetin Olimpik të Kosovës. Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësues të institucioneve publike, të nivel qëndron e lokal, si dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme sportive.

Kryeministri Kurti falënderoi ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe Komitetin Olimpik për ftesën, mikpritjen dhe për organizimin e kësaj tryeze, që i dedikohet strategjisë dhe Ligjit për Sportin.

Përveç rezultateve të veçanta në arenën ndërkombëtare, e që janë të mëdha, ai tha se sporti na duhet edhe si kulturë e përgjithshme e popullsisë.

“Na nevojitet edhe masivizimi dhe shkëlqimi i sportit”, tha kryeministri gjatë diskutimit. Për të arritur këtë padyshim se infrastruktura sportive është e rëndësishme dhe kjo do të trajtohet me prioritet shtetëror në qeverinë tonë”, u shpreh më tej kryeministri Kurti.

Ai shtoi se dëshmi për këtë prioritizim të sportit përbën fakti, që për herë të parë në Kosovën e pavarur, sporti dhe zhvillimi i tij do të jetë pjesë e Strategjisë Nacionale për Zhvillim.

Kryeministri Kurti po ashtu veçoi edhe rëndësinë që ka lidhja në mes sportit dhe arsimit.

“Ura lidhëse në mes sportit dhe arsimit edhe si veprimtari shoqërore edhe si institucionale shtetërore, duhet të jetë e fuqishme, sepse asisoj i zbulojmë herët talentet e i mbështesim me kohë, dhe e bëjmë sportin trend e kulturë për të gjithë”, tha ai.

Bitcoin bie nën 31 mijë euro

0

Kriptovaluta me çmimin më të lartë në treg, Bitcoin, është duke kaluar nëpër një fazë rënëse, ku vlera aktuale e tij është 30 mijë e 889 euro.

Me këtë vlerë, Bitcoin ka pësuar rënie prej 9.30 për qind, e cila shënon uljen më të madhe në së paku gjashtë muajt e fundit.

Si pasojë e kësaj rënie, raportohet të jetë situata e krijuar së fundmi në Kazakistan, ku shteti e ndali rrymën në tërë territorin e vendit, duke e pamundësuar prodhimin e bitcoinëve të rinj, pasi që Kazakistani njihet si shteti i dytë me prodhimtarinë më të madhe të kësaj kriptovalute.

Kujtojmë se edhe në Kosovë, prodhimi i Bitcoin është i ndaluar, pasi që aparatet të cilat përdoren për prodhimin e tyre shpenzojnë sasi të madhe të energjisë elektrike.

Hotelierët i reagojnë Qeverisë: Hoteleria – gastronomia nuk është vatër e infeksioneve

0

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit i ka reaguar Qeverisë së Kosovës pas vendosjes së masave të reja anti-COVID, sipas të cilave restorantet dhe kafeteritë do të lejohen të punojë vetëm deri në orën 21:00.

Në reagimin e hotelierëve thuhet se masat e reja janë marrë pa asnjë konsultim me organizatat apo shoqatat që përfaqësojnë bizneset, dhe ata për këto masa kanë përmes rrjeteve sociale dhe mediave.

Hotelierët thonë se edhe pse bizneset nuk punuan deri tani me kapacitete të plota, dasmat nuk u lëshuan dhe asnjë masë nuk u lehtësua as edhe për festat e fundvitit, pavarësisht kërkesave dhe presioneve të tyre dhe përkundër kësaj, rastet u rritën dhe kësaj radhe si asnjëherë më parë!

“Me këtë vijmë në përfundim që hotelieria/gastronomia nuk ka qenë dhe nuk është vatër e infeksioneve”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë i hotelierëve:

“Tash e sa ditë jemi koshient se fatkeqësisht rastet me Covid-19 janë rritur shumë edhe në vendin tonë.

Masat asnjëherë nuk janë lehtësuar për sektorin e hotelerisë dhe gastronomisë, kufizimet për këto sektore kanë qenë gjithmonë prezente, nuk u është lejuar të punojnë me kapacitete të plota, janë përballur me masa të rrepta dhe me dënime të shumta të paarsyeshme.

Si çdoherë, edhe kësaj here masat e reja janë marrë pa asnjë konsultim me organizatat apo shoqatat që përfaqësojnë bizneset, e këto masa si zakonisht i kemi kuptuar vetëm përmes rrjeteve sociale apo medieve tona!

Pse bizneset nuk punuan deri tani me kapacitete të plota, pse dasmat nuk u lëshuan dhe asnjë masë nuk u lehtësua as edhe për festat e fundvitit, pavarësisht kërkesave dhe presioneve tona!

Edhe përkundër kësaj, rastet u rritën dhe kësaj radhe si asnjëherë më parë!

Dhe me këtë vijmë në përfundim që hotelieria/gastronomia nuk ka qenë dhe nuk është vatër e infeksioneve.

Përveç këtyre duhet ta ripërmendim prap që si sektor jemi më të dëmtuarit, dhe më të pa mbështeturit nga Institucionet e Kosovës, pra nuk është bërë asnjë subvencionim ndaj këtyre sektoreve, edhe një ndihmë sadopak e vogël që ka qenë ajo e TVSH-së tani veçse është ngritur prapë në 18%!

E mos të flasim për dënimet e përditshme që ndodhin, e me theks të veçantë shtrejtimin e energjisë elektrike, gjë e cila tash e disa ditë ka shkaktuar dëme shumë të mëdha qoftë te qytetarët apo te bizneset.

Kjo për shkak se vetëm është rritur çmimi i energjisë elektrike dhe nuk është bërë asnjë lehtësim për bizneset, asnjë subvenconim e as ndonjë rritje page ndaj punëtorëve!

Për mos ta zgjatur shumë rritja e rasteve të të infektuarve është një fatkeqësi, dhe krejt kjo po ndodh falë neglizhencës së Qeverisë si ndaj shëndetit publik ashtu edhe ndaj shëndetit ekonomik.

Ju bëjmë thirrje përsëri që të na ndëgjoni, konsultohuni me përfaqësues të bizneseve dhe me biznese direkt, sepse ne jemi ata që i shohim problemet nga afër, i dijmë hallet e bizneseve dhe do të ishte mirë që mendimet apo propozimet tona të mirren parasysh e jo të veproni në këtë mënyrë sepse problemet dhe dëmet po shtohen çdo ditë e më shumë!” (sic), thuhet në reagimin e Odës së Hotelerisë dhe Turizmit.

Me vendimin e Qeverisë së Kosovës për masat e reja anti-COVID objektet hoteliere, restorantet dhe kafiteritë do të punojnë deri në orën 21:00, kurse muzika nëpër lokale do të lejohet deri në orën 20:30.

Nesër moti i vranët dhe me temperatura deri në -8 gradë

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në vend do të mbajë mot i vranët dhe me interval me diell.

Sipas IHMK-së vranësirat vende-vende mund të sjellin fjolla të dobëta bore.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2deri -1 gradë Celsius.” thuhet në njoftimin e Institutit.

Gjithashtu parashihet se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

Fotografi të rralla të Adem Jasharit

0

Liria e Kosovës padyshim se është e lidhur ngushtë me emrin e komandantit legjendar, Adem Jashari.

Në ditë të dalluara e festa të rëndësishme për vendin jo rrallëherë publikohen pamje të tij.

E në këtë 24-vjetor të sulmit mbi familjen Jashari, ju sjellim një kolazh fotografish të rralla të komandantit me bashkëluftëtarët e ditëve të para.

E rrallë: Kosovari 67 vjeçar zbulon se ka dy palë organe gjenitale, mashkullore dhe femërore

0

Mediat ndërkombëtare janë duke raportuar për një rast të rrallë ndodhur në Kosovë.

Mjekët që operuan për zgjatimin e organeve, babain kosovar të tre fëmijëve, u tronditën kur zbuluan se fryrja në të vërtetë përmbante një testis dhe një organ gjenital femëror.

”67 vjeçari, i cili ishte lindur vetëm me një testikul, shkoi në spitalin në Kosovë duke u ankuar për ënjtje në ijë që kishte i zgjatur për një dekadë. Kirurgët inspektuan masën 15 me 10 cm, vetëm për të zbuluar mitrën, qafën e mitrës, tubin fallopian dhe vezoren, si dhe testikun e tij të munguar”, theksohet në raport.

Mjekët e diagnostikuan burrin, i cili përndryshe kishte organe gjenitale normale mashkullore, me sindromën e kanalit “Mullerian Persistent”, që është një gjendje jashtëzakonisht e rrallë dhe ndodh kur burrat kanë gjithashtu organe riprodhuese femërore pranë organit të tyre mashkullor, shkruan Daily Mail.

Rasti është zbuluar në revistën Urology Case Reports nga mjekë që punojnë në Universitetin e Prishtinës në Kosovë.

A rare case report – Ovary attached to testicle inside hernia sac

Pacienti vuante nga një gungë për 10 vjet që bëhej më e madhe kur ngrihej në këmbë ose kollitej, por rrafshohej kur shtrihej, megjithatë nuk është e qartë nëse ai e kishte pasur gungën që nga lindja.

Ndryshe, simptomat e gjendjes përfshijnë testikujt e pazbritur dhe herniet në ijë, por organet femërore zakonisht nuk zbulohen nëse nuk kryhet operacioni për të trajtuar masën.

Kosova me pensionet më të ulëta në rajon

0

Sipas të dhënave të siguruara nga Anadolu, Maqedonia e Veriut është ndër vendet me pensione më të larta në rajon, duke arritur shifrën mesatare prej rreth 258 euro në muaj ndërsa Shqipëria renditet ndër vendet me numrin më të lartë të pensionistëve pasi në këtë vend janë regjistruar gjithsej 674.092 përdorues të pensioneve.

Kosova, megjithëse ka numrin më të ulët të përdoruesve të pensioneve, po ashtu me një pension bazë prej 100 euro është vendi me pensione më të ulëta në rajon.

Maqedonia e Veriut me pensione mesatare prej 258 euro

Në muajin nëntor të vitit të kaluar, sipas të dhënave të publikuara nga Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor, në Maqedoninë e Veriut kanë qenë të regjistruar 325.156 përdorues të pensioneve. Prej tyre, pjesa më e madhe (219.856) janë përdorues të pensioneve të pleqërisë ndërsa pjesa tjetër janë përdorues të pensioneve familjare (75.080) dhe pensioneve invalidore (30.220).

Në nëntor të vitit të kaluar pensioni mesatar në këtë vend ishte rreth 258 euro. Vlen të theksohet se shuma mesatare e pensioneve të pleqërisë ishte rreth 278 euro, e pensioneve familjare rreth 206 euro dhe e pensioneve invalidore rreth 232 euro. Shumë mesatarisht më të madhe të pensioneve marrin përdoruesit e pensioneve ushtarake, edhe atë rreth 375 euro.

Në muajin nëntor, pensioni më i lartë i paguar ka kapur shumën prej rreth 942 eurosh. Nga Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor njoftojnë se shuma minimale e pensioneve është rreth 170 euro.

Shqipëria me pensione mesatare rreth 126 euro

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH), në Shqipëri deri në muajin shtator të vitit 2021 përfitues nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore janë në total 674.092 pensionistë. Mes tyre 553.509 janë përfitues të pensionit të pleqërisë, 68.649 përfitues të pensionit invalidor dhe 51.934 përfitues të pensionit familjar.

Masa maksimale e pensionit është rreth 238 euro, për pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet e plota familjare. Për të njëjtat kategori, masa minimale e pensioneve është rreth 119 euro në muaj.

Një kategori në mesin e pensioneve në Shqipëri është përfshirë edhe pensioni social në masën rreth 65 euro, që konsiderohet në masën më minimale të pensioneve. Ky pension i jepet çdo shtetasi shqiptar, i cili ka mbushur moshën 70-vjeç, është me qëndrim të përhershëm në Shqipëri të paktën për pesë vitet e fundit dhe nuk plotëson kushtet për asnjë lloj pensioni nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore.

Duke iu referuar kategorive të ndryshme të pensioneve, masa mesatare e pensioneve në Shqipëri është rreth 126 euro.

Kosova me pensione më të ulëta dhe me më pak përdorues të pensioneve

Në Kosovë rreth 121 mijë qytetarë të moshës mbi 65-vjeç janë në listat që paguhen për pensionet bazike ndërsa numri i pensionistëve kontribut-pagues është rreth 43 mijë. Në total janë rreth 165 mijë përfitues të pensioneve në Kosovë.

Për disa vite me radhë që nga paslufta, pensionet bazë të moshës në Kosovë kanë qenë 75 euro ndërsa në vitin 2019 ato u bënë 90 euro. Nga viti 2021 me vendim të përhershëm të qeverisë, pensionet bazike, pensionet e aftësisë së kufizuar, pensioni familjar dhe pensioni invalidor i punës janë bërë nga 100 euro.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve është përgjegjëse për çështjet administrative dhe materiale në rregullimin e pensioneve. Ajo tash e disa vite, pjesën më të madhe të buxhetit të saj apo mbi 90 për qind të buxhetit të saj e shpenzon për skema sociale dhe pensione.

Buxhetit të shtetit kosovar dhënia e pensioneve i kushton rreth 165 milionë euro për pensionet bazike të moshës ndërsa rreth 119 për ato të kontribut-paguesve.

Policia në SHBA në kërkim të majmunëve që ikën pas aksidentit me kamion

0

Policia në SHBA është në kërkim të dy majmunëve që u arratisën pasi një kamion me 100 prej tyre u përfshi në një aksident.

Rimorkio, e cila po transportonte majmunët në një laborator në Florida, u përplas me një kamion në një autostradë në Pensilvani.

Askush nuk u lëndua, por disa majmunë arritën të iknin.

Dy janë gjetur, ndërsa dy të tjerë mbeten në arrati, raporton BBC.

Makakët me bisht të gjatë janë të kërkuar për eksperimente me vaksinat e koronavirusit.

Policia i ka kërkuar publikut të mbajë distancën dhe të telefonojnë në 911 nëse shohin ndonjë nga kafshët.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort