Home Blog Page 3588

Këto janë gjobat e reje për personat që nuk e respekojnë orën policore e s’mbajnë maskë

0

Qeveria e Kosovës, ka miratuar masat e reja kundër pandemisë COVID-19, ku ora policore nis nga 22:00 deri në 05:00. Qytetarët janë të obliguar që të bartin maskën, pavarësisht vendit në të cilin ndodhen. Kurse, do të jenë të hapura deri në orën 21:00, ndërsa muzika lejohet deri në 20:30.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për shtimin e masave të reja anti-Covid, në mënyrë që përhapja e virusit të jetë sa më e vogël.

Me masat e reja, qytetarët janë të obliguar që të bartin maskën, pavarësisht vendit në të cilin ndodhen.

E në rast të mos vendosjes së maskës dhe shkeljes së orës policore, qytetarët do të gjobiten nga shteti.

Por, sa mund të dënohen qytetarët që nuk i përfillin masat e Qeverisë?

Bazuar në Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, qytetarët që nuk e respektojnë vendimin për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve, dënohen me gjobë deri në 200 euro, shkruan IndeksOnline.

Për persona juridikë, gjoba është 500 euro.

Ndërkohë, gjoba për ata që nuk i vendosin maskat dhe nuk e mbajnë distancën fizike është 35 euro.

Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19 hyri në fuqi gjatë gushtit të vitit 2020, ligj ky që ka krijuar bazën ligjore për institucionet shtetërore për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Llogaritët se mbi 300 mijë qytetarë janë gjobitur për mosrespektim masash kundër COVID-19 që nga muaji gushti i 2020-s e deri fund të dhjetor të 2021.

Blloku B2 i KEK-ut rikthehet në funksion

0

Korporata Energjetike e Kosovës, ka njoftuar pas mesnate se njësia B2 prodhuese për energji elektrike është rikthyer në funksion.

Kështu është bërë e ditur nga stafi i KEK-ut përmes një njoftimi në Facebook.

“Njësia prodhuese B 2 pas testimeve starton me sukses”, thuhet në njoftim.

Zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Skënder Bucolli tha se B2 do të startoj sot në mëngjes me funksion të plotë.

“Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të punëtorëve të KEK0ut dhe termocentralit Kosova B, blloku B2 ka startuar me punë. Në këto orë ku po flasim janë ndarë megavatet e parë dhe qysh nesër në mëngjes do të startoj me funksion të plotë”, tha Bucolli.

Kujtojmë që në dhjetor të vitit që lamë pas KEK-u ka angazhuar ekspertë të huaj për inspektimin dhe riparimin e dëmeve të krijuara nga avaria në turbinën e shtypjes së ulën, në Njësinë B2 të ‘Termocentralit B’.

Kosova është duke u përballur me një krizë energjetike që nga muaji dhjetor për çka tani ZRRE ka paralajmëruar edhe shtrenjtim të çmimit të energjisë, e cila është pranuar edhe nga Qeveria e Kosovë.

Ministria e Mbrojtjes shpall rezultatet fillestare për rekrutët e rinj në FSK

0

Ministria e Mbrojtjes njofton kandidatët për rekrutë në FSK, për rezultatet fillestare të kandidatëve që i janë nënshtruar testit të intervistës me datë 22 janar të këtij viti.

Sipas njoftimit, kandidatët e pa kënaqur me rezultatin kanë drejtë ankese, afati i ankesës është dy ditë, me datë 24.01.2022 dhe 25.01.2022 nga ora 09:00 deri 15:00 në Zyrën e Rekrutimit në G1SHPFSK (Hyrja nga Fushë Kosova), apo përmes e-mailit në adresën: [email protected].

Ankesat e bëra para apo pas afatit nuk do të pranohen.

Shënim 1: Në rast të ndonjë gabimi teknik, Ministria e Mbrojtjes mbanë të drejtën e përditësimit të listës fillestare.

Shënim 2: Lista me rezultatet përfundimtare të intervistës do të publikohet pas shqyrtimit të ankesave.

Shënim 3: Njoftimi për orarin e ekzaminimit mjekësorë do të publikohet ndërmjet datave 28.01.2022 deri me 04.02.2022.

Aleksandar Vuçiq: Qesh kur ndërkombëtarët thonë se Kurti s’po i dëgjon

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se vetëm qesh kur ndërkombëtarët i thonë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk i dëgjon kërkesat e tyre.

Duke komentuar çështjen e refuzimit të Kosovës që të mbahet brenda territorit të saj referendumi i Serbisë, Vuçiq është ankuar se Kosova s’është e interesuar për marrëveshje, por vetëm për shtet të pavarur.

I pyetur se a është bërë kryeministri i Kosovës më i fortë se QUINT-i dhe Bashkimi Evropian, Vuçiq e ka quajtur shaka të mirë.

“Qesh kur më thonë se kanë lëshuar deklaratë, por se Kurti s’i ka dëgjuar”, ka thënë ai në një intervistë për “Pink” duke shtuar se BE-ja ka qenë më e drejtë në këtë çështje duke folur haptas.

Vuçiq ka thënë se pret që serbët e Kosovës të lejohet të votojnë brenda Kosovës për zgjedhjet e prillit në Serbi.

“(Do të votojnë) Jo vetëm në veri, por në mbarë Kosovën”, ka thënë ai teksa ka shtuar se shpreson se “s’ka njerëz aq të mençur sa që të ndërhyjnë në këtë çështje”.

Kosova ditë më parë ndaloi organizimin e një referendumit të Serbisë, pavarësisht kërkesës nga QUINT-i dhe BE-ja.

Vuçiq po ashtu është ankuar në sanksionet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ua kanë vënë zyrtarëve serbë në Bosnje e Hercegovinë, por edhe të tjerëve në rajon. Sipas tij, Serbia s’është e interesuar për luftë në Bosnje e Hercegovinë, por se “Perëndimi po dërgon mesazh të keq duke vendosur sanksione”.

Sot mot i ndryshueshëm, maksimalja në Prizren 1 gradë Celsius

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat vende-vende mund të sjellin fjolla të dobëta bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2deri 1 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

Lëndohet skijatori pasi u aksidentua me një motor-sajë brenda shtigjeve të skijimit në Brezovicë

0

Një skijator është aksidentuar me një motor-sajë brenda shtigjeve të skijimit sot rreth orës 15:30 në Brezovicë.

Ai është lënduar në disa pjesë të trupit dhe është dërguar në Spitalin e Ferizajt nga anëtarët e Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor, të cilët u ndihmuan edhe nga qytetarët lokalë.

“Anëtarët tanë nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës fatmirësisht kanë qëlluar afër vendaksidentit dhe kanë reaguar menjëherë duke i ofruar ndihmën e parë viktimës. Në mungesë dhe vonesë të ekipeve mjekësore emergjente në qendrën skitare, dhe bllokim të rrugës nga kaosi i parkimit të automjeteve nuk ka mundur të mbërrijë autoambulanca.” Thuhet në një postim në Facebook të ShKShM-së.

Tutje, bëhet e ditur se pas ekzaminimeve mjekësore gjendja e të aksidentuarit është stabile dhe ai vazhdon të jetë nën mbikëqyrje mjekësore.

“Sipas rregullores së qendrës skitare të Brezovicës, dhe rregullave ndërkombëtare për shtigjet e skijimit, është rreptësishtë e ndaluar lëvizja e motor-sajave apo çfarë do lloji tjetër i mjeteve të motorizuara në shtigje të skijimit, përveç mjeteve të shërbimeve emergjente dhe autoriteteve të tjera zyrtare, të cilët doemos gjatë lëvizjes duhet të posedojnë shenja lajmëruese rotative dhe lajmërim akustik.”

ShKShM apelon që të ndalohen mjetet motorike në shtigje të skijimit dhe hapësira turistike ku ka lëvizje të vizitorëve,

“Lëvizja e motor-sajave në qendrën skitare të Brezovicës kohëve të fundit është në trend, dhe momentalisht janë më qindra motor-saja që paraqesin rrezik për skitarët dhe vizitorët, jo rrallëherë ndodhin edhe aksidente të ndryshme.”

Publikohen rezultatet e kandidatëve për rekrut në FSK

0

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar rezultatet fillestare të kandidatëve për rekrut në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në njoftimin e Ministrisë thuhet se të pakënaqurit me rezultatet kanë afat ankese prej dy ditësh.

“Kandidatët e pa kënaqur me rezultatin kanë drejtë ankese, afati i ankesës është dy ditë, me datë 24.01.2022 dhe 25.01.2022 nga ora 0900 deri 1500 në Zyrën e Rekrutimit në G1SHPFSK (Hyrja nga Fushë Kosova), apo përmes e-mailit në adresën: [email protected]. Ankesat e bëra para apo pas afatit nuk do të pranohen”, bëhet e ditur.

Rezultatet mund t’i shihni këtu.

Policia me një apel të rëndësishëm për të gjithë ngasësit e automjeteve

0

Policia e Kosovës ka bërë apel për kujdes përgjatë vozitjes, marrë parasysh vështirësitë në komunikacion që po shkaktojnë reshjet atmosferike.

“Apel për kujdes gjatë vozitjes dhe pjesëmarrjes në trafik

Prishtinë, më 22 janar 2022

Referuar reshjeve të borës dhe paraqitjes së ngricave nëpër rrugë, krijohet vështirësi në trafikun rrugor dhe rrugët potencialisht bëhen më të vështira për ngasje të automjeteve, prandaj Policia e Kosovës vazhdon të kërkoj nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që drejtimin e automjetit ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor si dhe të jenë shumë vigjilent.

Kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik, veçanerisht drejtuesve të automjeteve është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet.

Policia e Kosovës me njësitet e saj po ndërmerr dhe do të ndermerr masa ndaj atyre që bien ndesh me ligjin, me të vetmin qëllim reduktimin e aksidenteve dhe krijimin e sigurisë në trafik”, thuhet në njoftim.

REL: A do të ketë kryeministër shqiptar Maqedonia e Veriut?

0

Ndryshimet në modelin zgjedhor që pritet të propozohen nga opozita maqedonase, ngrenë dilemën nëse në tre muajt e fundit të mandatit të Qeverisë do të ketë ndërrim të kryeministrit, apo nëse kreu i ekzekutivit do të jetë shqiptar.

VMRO DPMNE-ja thotë se do të propozojë ndryshimin e modelit aktual, respektivisht të mos ketë qeveri teknike në fund të mandatit të ekzekutivit.

Qeveria teknike, ku merr pjesë edhe opozita, kishte nisur të zbatohet që në zgjedhjet e vitit 2016, bazuar në një marrëveshje mes partive për zgjidhjes e krizës politike.

Një qeveri e tillë kishte mandatin për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, që rezultati i tyre të jetë i pranueshëm për të gjitha partitë politike.

“Jemi duke e përgatitur dhe ditëve në vijim do të propozojmë ndryshimin e modelit zgjedhor, i cili nuk do të parashohë të ketë qeveri teknike në 100 ditët e fundit të funksionimit të ekzekutivit, përkatësisht nuk do të ketë 100 ditë humbje kohe për qytetarët e Maqedonisë. Do të mbetet vetëm afati kushtetues 45-60 ditë”, ka deklaruar kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Për heqjen e qeverisë teknike ishin dakorduar edhe ish-kryeministri Zoran Zaev me liderin e VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në një debat televiziv, më 30 qershor 2020, por që atëherë nuk ka pasur asnjë nismë për këtë çështje.

Ndërkohë, në zgjedhjet parlamentare në vitin 2020, BDI-ja doli në zgjedhje me moton, “Për kryeministrin e parë shqiptar”, por kjo nuk u arrit për shkak se kryeministri, bazuar në Kushtetutë, zgjidhet nga partia fituese e zgjedhjeve, megjithatë, BDI dhe LSDM arritën marrëveshje që në zgjedhjet e radhës kurdo që të mbahen ato në tre muajt e fundit të mandatit, apo qeverinë teknike ta udhëheq një kryeministër shqiptar.

BDI-ja mbetet në kërkesën e saj për kryeministër shqiptar, pavarësisht nëse do të hiqet ose jo qeveria teknike dhe beson se kjo do të mbështetet nga të gjitha partitë politike, si një e arritur e re, sipas BDI-së, që do të dëshmojë pjekurinë demokratike të Maqedonisë së Veriut.

“Premtimi për kryeministrin e parë shqiptar në 100-ditëshin e fundit të mandatit të Qeverisë, të propozuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim, tashmë ka përkrahjen e Lidhjes Social Demokrate, por jo vetëm, pasi ka përkrahjen edhe të VMRO DPMNE-së si dhe të subjekteve politike shqiptare në opozitë. Kjo arritje do të bëhet realitet dhe padyshim se do të jetë tregues i pjekurisë demokratike të Maqedonisë së Veriut dhe promotor më i mirë i vlerave proevropiane të bashkëjetesës dhe përparimit”, ka deklaruar Arbër Ademi, kryetar i Grupit Parlamentar të BDI-së.

Temelko Ristevski, njohës i çështjeve të Kushtetutës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se paralajmërimi për heqjen e qeverisë teknike është i mirëseardhur për faktin se një format i tillë, sipas tij, është i panevojshëm dhe krijon imazh të keq për vendin.

“Qeveria teknike bëhet me qëllimin e vetëm organizimin e zgjedhjeve, që ato të jetë të lira, demokratike dhe të pranueshme për të gjitha palët. Mendoj se një qeveri e tillë është joproduktive, e panevojshme, në veçanti për një shtet anëtar të NATO-s dhe një shtet që pret nisjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Formate të tilla të qeverive mund të ketë në vende jodemokratike, apo në ato shtete ku vërtet ka mosbesim të tillë në institucionet, apo që akuzohen për mungesë të demokracisë dhe respektimin e së drejtës më elementare, të drejtën e votës”, thotë Ristevski.

Por, ai gjithashtu kundërshton edhe idenë e ndryshimit të Qeverisë pak para zgjedhjeve vetëm sa për të plotësuar kërkesën e një partie për të pasur kryeministër. Ristevski thotë se në këtë rast, gjithashtu, humbet shumë kohë dhe nuk arrihet asgjë përveç plotësohet dëshira e një partie politike.

“Në rast se anulohet vendimi që të ketë qeveri teknike dhe në anën tjetër të insistohet në kryeministër shqiptar, kjo do të shkaktojë probleme të mëdha, meqë në këtë rast, me dorëheqjen e kryeministrit, për t’i lënë vendin kryeministrit të ri, duhet të dorëhiqet e gjithë Qeveria. Dorëheqja duhet të konstatohet nga Kuvendi, të caktohet mandatar i ri, të rrjedhin afatet ligjore prej 20 ditëve dhe në fund të zgjidhet Qeveri e re që do të kishte mandat vetëm tre muaj. Kjo më duket e palogjikshme, joproduktive, humbje kohë, harxhime e shumë procedura të tjera, vetëm për të plotësuar dëshirën e një partie politike”, vlerëson Risteski.

BDI-ja, përveç se me kërkesën për kryeministër shqiptar, në disa raste ka dalë edhe me kërkesën tjetër për president shqiptar. Me një kërkesë të tillë ka dalë pas bojkotit të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2014 pasi ishte refuzuar kërkesa e saj për gjetjen e një kandidati konsensual për president./REL

Krahasimi i fuqisë ushtarake të Ukrainës dhe të Rusisë

0

Një raport nga Global Firepower shfaq dallimet mes Ukrainës dhe Rusisë për nga fuqia ushtarake.

Sipas këtij raporti, Rusia ka 850 mijë trupa ushtarake aktive, ndërkaq Ukraina vetëm 200 mijë. Për nga numri i rezervistëve dy shtetet kanë numër të njëjtë.

Rusia në anën tjetër ka 1,511 aeroplanë luftarakë, kurse Ukraina 98 të tillë.

Numri i tankeve që posedon Rusia është 12,420 ndërkaq Ukraina ka 2,596 tanke.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort