Home Blog Page 3587

Qytetarët e Shqipërisë revoltohen pasi ju kërkohen 3 doza për të hyrë në Kosovë: Turp, 30 euro me u fut në tokën tonë

0

Për të dytën ditë me radhë dhjetra qytetarë të Shqipërisë janë duke u kthyer në kufi në Morinë të Kukësit për shkak të vendimit të qeverisë së Kosovës për të mos lejuar qytetarët që nuk janë të vaksinuar me 3 doza.

Shqiptarët në kufi shprehen se ata janë të vaksinuar me dy doza ndërsa për testin PCR thonë se kushton shumë shtrenjtë.

Edhe të dielën dhjetëra qytetarë shqiptarë nuk u lejuan të futen në Kosovë përmes pikës kufitare të Morinës në Kukës.

Shkak është bërë vendimi i fundit i qeverisë së Kosovës ku për tu futur atje duhen 3 doza të vaksinën ose 2 doza bashkë me testin PCR.

Qytetarët shqiptarë e quajtën skandal atë që po ndodh në kufi në temperatura që shkojnë disa gradë nën zero.

Kurti u vendos “traun” shqiptarëve! Në Kosovë me 3 doza vaksine, kthehen pas shqiptarët: Të vëmë dhe ne kufirin
“Nuk më duket e drejtë, derisa kanë dalë vaksinat nuk është i nevojshëm testi PCR”.

“Skandal, s’ka më turp se me pagu 30 euro me hy në tokë tënden”.

 

30 ditë paraburgim për burrin që kanosi postierin e gjykatës në Prizren

0

Gjykata Themelore në Prizren, ka njoftuar se të dyshuarit me inicialet F.H. i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh sepse ka kanosur postierin e gjykatës.

Ai, sipas gjykatës, ishte i përfshirë në vepra të ndryshme penale në të kaluarën dhe këto e arsyetojnë, siç thuhet në njoftim, dyshimin se me qëndrimin e tij në liri, mund të përfundoj veprën.

“Më datë 21 janar, në orët e mesditës në Prizren, seriozisht e kanos personin zyrtar, i cili ishte në detyrë zyrtare, se do ta privojë nga jeta të dëmtuarin – punëtorin e gjykatës, në atë mënyrë që derisa i dëmtuari ishte në orar të punës në pozitën e dorëzuesit të postës së gjykatës, e takon të pandehurin të cilin e njofton zyrtarisht se djali i tij duhet të paraqitet në gjykatë, për të cilin ka një ftesë, të cilën ftesë ia ofron të pandehurit, mirëpo ky i fundit i revoltuar, fillimisht tenton t’i vërsulet fizikisht, pastaj e ofendon me fjalë fyese dhe pastaj, i drejtohet të dëmtuarit me fjalët kanosëse “kam me ju vra edhe ty edhe gjyqtarët nëse bjen kësi letra”, me ç ’rast të dëmtuarit i shkakton frikë, ankth dhe pasiguri.” Thuhet në njoftimin e gjykatës.

Tutje, bëhet e ditur se në fazat e mëtejme të procedurës penale do të vlerësohet se a do të argumentohen këto fakte.

“Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë mënyrën dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, ku i pandehuri dyshohet se ka kryer formën më të rëndë të kualifikuar pasi që ka kanosur personin zyrtar, gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare dhe lidhur me ushtrimin e detyrës zyrtare duke e kanosur me jetë të dëmtuarin.”

Derisa paraburgimi do të llogaritet  prej kohës së arrestimit 21.01.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 21.02.2022.

Pacolli: Nuk besoj se virusi do të jetë aktiv vetëm prej orës 22:00

0

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka kritikuar qeverinë për vendosjen e masave të reja kundër COVID-19.

Pacolli përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se nuk është e drejtë vendosja e orës policore, pasi nuk e beson se virusi do të jetë aktiv vetëm prej orës 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit.

Tutje, Pacolli tha që duhet t’iu lehtësohet jeta qytetarëe në këtë kohë kur përballen me mungesën e rrymës dhe sfidat tjera.

“Sot është dita e dytë që përsëri do të kemi orën policore. Masat (tubimet, takimet nëpër vende publike, puntoritë e ndryshme etj) janë masa të nevojshme dhe efektive për mbrojtjen nga Covidi 19, por ora policore nuk di çka shërben?”, ka shkruar Pacolli.

“Nuk besoj se virusi do të jetë aktiv vetëm prej ores 22:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit?!”.

“Kjo nuk është e drejtë, qytetarët tanë nuk e meritojnë këtë!”, shtoi Pacolli.

“Ne duhet t’ua lehtësojmë jetën qytetarëve ne këtë kohë kur ata edhe përballen me mungesën e rrymës dhe sfidat tjera të jetesës!”.

COVID-19, qytetarët kërkojnë më shumë qendra të testimeve

0

Rritja e rasteve me COVID-19 ka bërë që një numër më i madh i qytetarëve të Kosovës t’u drejtohet qendrave të testimit për ta bërë testin RT-PCR. Megjithatë, ata po kërkojnë të ketë më shumë qendra për testime.

Sipas raportit të fundit tëInstitutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike të Kosovës, brenda 24 orëve janë bërë 11.883 testime, nga të cilat mbi 3200 kanë dal pozitiv me COVID-19.

Ekipi i KosovaPress-it në mëngjesin e së dielës ishte te qendra “1 Tetori” ku tashmë po testohen qytetarët, mirëpo dyert e saj ishin të mbyllura. Kurse, pranë tendës së Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHOPK), ishin dhjetëra qytetarë që prisnin për t’u testuar, mirëpo pritjet nuk zgjasnin më shumë se 5 minuta.

Qytetari Vedat Magjistina thotë se e ka sjellë djalin për t’u testuar kundër COVID-19, pasi që kishte temperaturë. Ai shton se tek IKSHPK-ja po ka shumë rend dhe gjithçka po shkon mirë.

“Jo unë djalin e solla se për vete jo sepse ka pasur temperaturë dhe dyshuam mos ka diçka. Duhet me pas sepse i kam parë në televizion që ka pas rend, e sot nuk paska se me pas rend në këtë kohë të ftohtë është pak problem. Tash nuk pati rend, në rregull. Mirë shumë shpejtë po shkojnë, vetëm të dhënat kërkohen, numri i letërnjoftimit nëse e ke, ose për të vegjël numrin e telefonit të prindërve”, ka thënë ai.

Edhe Hysni Zeka potencon se duhet të ketë më shumë vende për testime ndaj COVID-19.

“Jo 5 minuta, është më mirë me pas vende më shumë, me u testu popullata sa më shumë është më mirë, por edhe të vaksinohen…Procedura po shkon shumë në rregull”, thotë ai.

Drenusha Bajrami thotë është testuar ndaj COVID-19 për shkak se vajza e saj kishte dalë pozitiv me koronavirus. Ndërkohë, ajo shton se duhet të ketë më shumë vende që qytetarët të testohen.

“Nuk na ka ra për momentin edhe shumë me prit, ia kam bërë vajzës se më dal me COVID, mandej të nesërmen më kanë lajmërua se është me COVID, dhe doja me ardh të testohem edhe unë. Duhet me pas shumë sepse po shihet që kanë shumë tollovi edhe po shihet dhe gjynah edhe nga stafi, kanë shumë punë dhe kur janë 20 mijë mostra në ditë, ajo kuptohet se janë tepër shumë”, thotë Bajrami

Mbi 3. 200 raste me COVI-19 janë shënuar gjatë ditës së djeshme, duke rritur kështu numrin e rasteve aktive në mbi 15 mijë.

IKSHPK: Bartni maskat dhe vaksinohuni, Omicron po vazhdon të përhapet me intensitet të lartë

0

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), u ka bërë thirrje sërish qytetarëve që të respektojnë masat antiCOVID-19.

IKSHPK ka theksuar se varianti Omicron po vazhdon të përhapet me intensitet të lartë dhe është varianti dominues në qarkullim.

“Virusi është kudo andaj mos neglizhoni rekomandimet themelore: maska, distanca, higjiena. Shmangni udhëtimet, qëndroni në shtëpi dhe ajrosni ambientet e mbyllura”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë!

Ne jemi çdo ditë në shërbimin tuaj!

Ju lutemi bartni maskat në çdo vend dhe vaksinohuni!

Omicron (B.1.1.529) po vazhdon të përhapet me intensitet të lartë dhe është varianti dominues në qarkullim.

Virusi është kudo andaj mos neglizhoni rekomandimet themelore: maska, distanca, higjiena. Shmangni udhëtimet, qëndroni në shtëpi dhe ajrosni ambientet e mbyllura.

IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik.

Prandaj, në vazhdimësi vlen për secilin person dhe më tej vazhdojmë të bëjmë thirrje:

Mbulo gojën dhe hundën me maskë!

Mbaj higjienën!

Respekto distancën!

VAKSINOHU!

Deri tani janë dhënë 44 mijë e 143 doza përforcuese antiCOVID

0

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se deri më sot në Kosovë janë dhënë 44,143 doza përforcuese, si dhe 10,781 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Në njoftimin e MSh-së thuhet se në 24 orët e fundit janë dhënë 6,806 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,745, 974 doza të vaksinës.

Deri më sot 801,281 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 44,143 doza përforcuese dhe 10,781 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19

Sinani e fton Qeverinë që të ndryshojë masat për hyrjen në Kosovë

0

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se masat e vendosura nga Qeveria Kurti për të hyrë në Kosovë, janë duke vështirësuar dukshëm lirinë e lëvizjes së qytetarëve të këtij qyteti.

Ajo ka ftuar qeverinë që të ndërrojë këto masa, sipas saj, ndikojnë në përmirësimin e jetës së preshevarëve.

“Duke qenë se një pjesë jo e pakët e tyre nuk mund ta marrin dozën e tretë sepse nuk kanë kaluar mjaftueshëm muaj nga doza e dytë dhe shumë prej bashkëvendësve tanë nuk kanë mundësitë financiare për ta kryer testin RT-PCR çdo herë që e kalojnë kufirin, kjo masë po e kufizon lirinë e lëvizjes midis Komunës sonë dhe Republikës së Kosovës, ku edhe punojnë, studiojnë, shërohen, apo edhe vizitojnë reciprokisht familjarët e tyre, etj”.

“Duke qenë e vetëdijshme për gjendjen e rënduar me pandeminë COVID-19, ftoj Qeverinë e Kosovës, që ta rishqyrtojë vendimin përkatës, apo edhe ta plotësojë, drejt lehtësimit të lirisë së lëvizjes së qytetarëve të rajonit tonë”, ka shkruar Sinani.

Një viktimë dhe dy mijë e 957 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

0
DCIM100GOPROGOPR9099.JPG

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹNë 24 orët e fundit janë dhënë 6.806 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹPrej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.745.9 doza të vaksinës.
ℹDeri më sot 801.281 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹDeri më sot janë dhënë 44.143 doza përforëcuese dhe 10.781 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
ℹNga 11.913 testime, 2.957 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹGjatë 24 orëve të fundit, është shënuar një rast i vdekjes.
ℹSot janë shëruar 458 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 160.705.
ℹNë total numri i rasteve aktive është 17.743.

➡Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/embed/reporting/2e546d77-8f7b-4c35-8502-38533aa0e9e8/page/MT0qB

Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

Ministri i Shëndetësisë kundër mbylljes së shkollave

0

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se është e rëndësishme ruajtja e shëndetit mendor të fëmijëve, duke shtuar se nëse mbyllen shkollat duhet të mbyllen të gjitha aktivitet e tjera.

“Fokusi i ministrisë është se me të gjitha dikasteret e Qeverisë edhe ministritë t’i planifikojmë dhe të marrim masat e përbashkëta. Kujdesi ndaj fëmijëve është ndër më të rëndësishmit që ne mund të bëjmë ne vendin tonë”.

“Veçmas duhet ta ruajmë aftësinë që fëmijët të shkollohen, por edhe shëndetin mendor të tyre. Secila shkollë e komunë do të bisedojnë për masat që duhet marrë. Tash për tash do ta koordinojmë me Ministrinë e Arsimit”.“Unë nuk besoj se duhet të mbyllen shkollat. Nëse mbyllim shkollat duhet të mbyllim të gjitha aktivitet e tjera. Shkollat janë të fundit që duhet të mbyllen, por duhet të marrim masa që në shkollë fëmijët të jenë të sigurt të vaksinuar”, tha Latifi për EO

“Çmimet si në Zvicër”, ankohen qytetarët

0

Rritja e çmimeve për produktet bazë të konsumit si ato të mishit, qumështit, perimet, uji e lëngjet, lëndët djegëse është paralajmëruar edhe këtë vit, përkundër që ngritje pati edhe në fund të vitit që shkoi.

Qytetarë konsiderojnë se çmimet në Kosovë janë “të larta si në Zvicër”. Ata po kërkojnë që Qeveria të marrë masa të menjëhershme, pasi nuk mund t’i përballojnë çmimet.

Nazlije Arifi ka ironizuar me rritjen e çmimeve ne vend, ngase kur u pyet për këtë çështje ajo shkurt tha “agjërojmë më shumë”.

Blerim Ahmeti, thotë se veç një litër vaj kushton gati 2 euro, duke e krahasuar këtë me çmimet në Zvicër.

“Ma shtrenjtë se në Zvicër, një litër vaj është bërë 1.80 cent më e lira. Nuk i përballon askush jo veç ne. Janë inspektorët e tregut që merren me këtë punë, ata duhet të merren. Ne çka kemi me bë?!”.

Përderisa, Gëzim Berisha tha se ngritja e çmimeve ka ardhur edhe si pasojë që Kosova importon shumicën e produkteve e ka pak prodhim.

Berisha konsideron se rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore qytetarët nuk mund ta përballojnë.

“Kosova nuk prodhon pothuajse asgjë, këtu është problemi te importi, po edhe këtu Qeveria mundet me ndërhy për me i ul tatimet”.

Alfret Halili tha se në Kosovë është rritur çdo gjë përveç pagave dhe numrit të vendeve të punës.

“‘Më keq më veç vdekja’. Mendoj që kjo çështje i takon Qeverisë, është dashtë me i parashikuar këtë gjëra më herët, mos me ndejt në zyrat e tyre edhe me statuse në Facebook”.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Safet Gërxhaliu, tha se pandemia ka ndikuar që të ketë edhe rritje çmimesh, por edhe fakti që Kosova është e varur nga importi.

Sipas tij, në vitin 2021 është arritur një rekord ku janë importuar më tepër se 4 miliardë e 700 milionë euro mallra.

Në kuadër të pandemisë ekonomike, më shumë është duke pësuar shporta e qytetarëve sepse e tëra kjo ka ndikuar në një rritje spekulative të produkteve strategjike”.

“E tëra kjo e dëshmon që vërtetë shporta e qytetarit është shumë e shtrenjtë. Në këtë drejtim besoj që duhet të punohet më tepër në minimizimin e varfërisë në Kosovë. Raporti i Bankës Botërore e ka alarmuar situatën edhe në Kosovë edhe në Shqipëri”.

Edhe Jakup Bellaqa, njohës i çështjeve ekonomike si dhe profesor universitar, për Ekonomia Online tha se ngritje e çmimeve të produkte ushqimore ka ardhur si pasojë e pandemisë dhe importit.

“Ne jemi ekonomi  e ndërvarur ekonomi e vogël, e varfër me një buxhet më të voglin në rajon. Mendoj se deri nga fundi i gjashtë mujorit të parë të këtij viti do të ketë ngritje mirëpo ne si shoqëri jemi përgatit për ekonomi të tregut, por në këtë rast ndërhyrja minimale e shtetit kishte me qenë e domosdoshme”.

 

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort