Home Blog Page 3586

Kryetarja e Preshevës e fton Qeverinë që të ndryshojë masat për hyrjen në Kosovë

0

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se masat e vendosura nga Qeveria Kurti për të hyrë në Kosovë, janë duke vështirësuar dukshëm lirinë e lëvizjes së qytetarëve të këtij qyteti.

Ajo ka ftuar qeverinë që të ndërrojë këto masa, sipas saj, ndikojnë në përmirësimin e jetës së preshevarëve.

“Duke qenë se një pjesë jo e pakët e tyre nuk mund ta marrin dozën e tretë sepse nuk kanë kaluar mjaftueshëm muaj nga doza e dytë dhe shumë prej bashkëvendësve tanë nuk kanë mundësitë financiare për ta kryer testin RT-PCR çdo herë që e kalojnë kufirin, kjo masë po e kufizon lirinë e lëvizjes midis Komunës sonë dhe Republikës së Kosovës, ku edhe punojnë, studiojnë, shërohen, apo edhe vizitojnë reciprokisht familjarët e tyre, etj”.

“Duke qenë e vetëdijshme për gjendjen e rënduar me Pandeminë COVID-19, ftoj Qeverinë e Kosovës, që ta rishqyrtojë vendimin përkatës, apo edhe ta plotësojë, drejt lehtësimit të lirisë së lëvizjes së qytetarëve të rajonit tonë”, ka shkruar Sinani në një postim në Facebook./GazetaSinjali/

Kosova dhe Bosnja dy vendet e vetme jo anëtare të platformës për certifikata dixhitale

0

Personat e vaksinuar me vaksinën anti COVID do të marrin një kod QR dhe mund ta dëshmojnë se janë të vaksinuar përmës certifikatës dixhitale COVID-19.

Por këtë nuk mund ta bëjnë edhe kosovarët, pasi Kosova ende nuk është anëtarësuar në platformën e BE-së për certifikatën dixhitale të vaksinimit kundër koronavirusit.

Përveç Kosovës në këtë platformë nuk është e regjistruar as Bosnja.

“Kosova edhe Bosnja dy vendet e vetme ne Evrope qe nuk jane anetaresu ende ne platformen e BE-se per certifikaten dixhitale te vaksinimit kunder Covid-19”, ka shkruar gazetari i Shëndetësisë, Bujar Vitia.
Në anën tjetër shumë shtete të Evropës janë anëtarësuar dhe kanë filluar përdorimin e certifikatave dixhitale.

Ata që kanë certifikatë dixhitale COVID-19 mund të provojnë se janë vaksinuar me aplikacionin CovPass të instaluar në telefonët e tyre të mençur.

Certifikata përfshinë emrin, mbiemrin, datën e lindjes së personit në fjalë, vaksinën e kompanisë që ka marrë si dhe informacione nëse e ka rezultuar pozitiv apo jo me COVID-19.

Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

0

Sot do të mbahet seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës në lidhje me shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Në rend dite është debati parlamentar lidhur me shtrenjtimin e rrymës.

Seanca e jashtëzakonshme është thirrur nga PSK-ja, në koordinim edhe me partitë tjera opozitare, LDK dhe AAK.

Mbledhja e kryesisë së Kuvendit do të mbahet në ora 11, ndërkaq seanca pritet të fillojë në orën 12:00.

Në 27 shkolla të Kosovës po zhvillohet mësim online, një e mbyllur

0

Janë 27 shkolla të vendit që do të zhvillojnë mësim online për shkak të rritjes së rasteve pozitive me COVID-19.

Kështu tregoi zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, i cili theksoi se vetëm një shkollë është mbyllur për shkak të problemeve në sistemin e ngrohjes.

“Nga 782 shkolla në Kosovë, vetëm 1, e cila për momentin është e mbyllur për shkak të një defekti në sistemin e ngrohjes dhe ka një javë që vazhdon kjo situatë. Ndërsa të premten, 27 shkolla kanë qenë online për shkak të numrit të lartë të infeksioneve. Disa klasa të mbyllura për shkak të COVID”, tha Pupovci.

Ai nënvizoi se Qeveria e Kosovës nuk preferon që të mbyllë shkollat plotësisht dhe në disa prej tyre për këtë arsye kanë zgjedhur mësimin online.

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

0

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në orën 11:00.

Në rend të ditës janë katër pika, përfshirë disa pika të papërfunduara nga seancat e mëparshme.

Gjithashtu, do të bëhen përgatitje për seancën plenare të radhës.

Rendi i ditës

I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Pikat e papërfunduara nga seancat e mëparshme:

1. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 18, 19, 22, 23 nëntor dhe 6 dhjetor 2021:

21. Votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020,

29. Votimi i Raportit vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2020,

32. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “KOSMONTE FOODS” Sh.P.K.

2. Pikat e papërfunduara të Seancës plenare, më 13 dhe 14 dhjetor 2021:

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-071 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-060 për mbeturina,

Votimi i Raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2020,

Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me pagat në sektorin publik.

III. Përgatitjet për Seancën plenare të radhës:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit ne.08/L-035 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-017 për ndihmën Juridike Falas,

Shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 04/L-139 për Procedurën Përmbarimore, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 05/L-118,

Shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,

Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komunitetit serb.​

IV. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave./GS/

Kuksianët protestojnë në Morinë, kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për tri vaksinat

0

Qytetarët e Kukësit  sot në ora 10:00 do të zhvillojnë një protestë paqësore në pikën kufitare në Morinë.

Kjo protestë është thirrur me qëllim të heqjes së pengesës për lëvizje të lirë të shtetasve shqiptarë, të cilët nuk janë të vaksinuar me të tri dozat e vaksinës kundër COVID-19, siç e parasheh vendimi i Qeverisë së Kosovës, që askush nuk mund të hyjë në Kosovë pa pasur dëshminë e vaksinimi me të tri dozat e vaksinës.

“Njoftohen të gjithë banorët e rrethit të Kukësit se më datë 24.01.2022 në orën 10 do të zhvillohet një grevë paqësore pranë doganës së Morinit.

Për arsye të heqjes së pengesave të lëvizjes së lirë të shtetasve shqiptarë nga ana e Qeverisë së Kosovës. kërkojmë mbështetjen e të gjithëve pasi nuk është protestë politike por paqësore në shërbim të komunitetit”, ka njoftuar organizatori i kësaj proteste Rakip Matmuja.

Ky është moti për ditën e sotme

0

Java e fundit e janarit fillon me acar edhe më të ashpër. Të hënën reshje të dobëta bore. Në pjesën e dytë të javës temperaturat në rritje, me vransira. Ditën e premte sërish mundësi për reshje bore dhe shiu, parashikon “Prishtina Weather”.

Të hënën priten mundësi edhe për reshje të dobëta bore.

Dita e martë sjell kthjellime, e nga e mërkura do të ketë edhe vransira dhe intervale me diell gjatë ditës, kur edhe temperaturat maksimalet fillojnë të rriten. Ditën e premte priten mundësi për të reshura bore, e në vise më të ulëta edhe të shiut.

Cilësia e ajrit, mbetet me indeks kryesish në vlera të pranueshme ditën e hënë, mirëpo nga dita e martë periudhat më të zgjatura të qetësisë, mbajnë ndotësit ajror më të përqëndruar pranë sipërfaqes, që bën indeksin të kaloj edhe në vlera të dobëta apo të pashëndetshme.

Datat:

24.01 – Shumë ftohtë e me erë. Orëve të mëngjesit reshje të dobëta bore. Ditën mbeten vransirat, vende-vende me mundësi për rrebeshe të dobëta bore.

25.01 – Kryesisht kthjellët e me diell, por mbetet shumë ftohtë.

26.01 – Shumë ftohtë, e kryesisht me vransira.

27.01 – Ftohtë e pjesërisht vranët. Ditën me intervale me diell.

28.01 – Kryesisht me vransira, me mundësi për të reshura bore, dhe shiu në vise më të ulëta.

Temperaturat në fillim të javës mbesin ndjeshëm nën vlera mesatare, e më pas me tendencë të rritjes. Minimalet zbresin edhe në -14C e -12C ditën e martë, e deri të premten rriten në -2C. Ndërkaq maksimalet të hënën ngjiten vetëm në -5C, e nga e enjta në 3C e 5C.

Era frynë nga verilindja, të hënën edhe mesatarisht e fuqishme 6-12m/s, e në ditët tjera fillon të qetësohet me drejtime të ndryshme 1-4m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes lartë mbi vlera normale, e nga mesi i javës në rënie të lehtë.

Kuksianët sot protestojnë në Morinë, kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për tri vaksinat

0

Qytetarët e Kuksit sot në ora 10 do të zhvillojnë një protestë paqësore në pikën kufitare në Morinë.

Kjo protestë është thirrur me qëllim të heqjes së pengesës për lëvizje të lirë të shtetasve shqiptarë, të cilët nuk janë të vaksinuar me të tri dozat e vaksinës kundër COVID-19, siç e parasheh vendimi i Qeverisë së Kosovës, që askush nuk mund të hyjë në Kosovë pa pasur dëshminë e vaksinimi me të tri dozat e vaksinës.

“Njoftohen të gjithë banorët e rrethit të Kukësit se më datë 24.01.2022 në orën 10 do të zhvillohet një grevë paqësore pranë doganës së Morinit. Për arsye të heqjes së pengesave të lëvizjes së lirë të shtetasve shqiptarë nga ana e Qeverisë së Kosovës. kërkojmë mbështetjen e të gjithëve pasi nuk është protestë politike por paqësore në shërbim të komunitetit”, ka njoftuar organizatori i kësaj proteste Rakip Matmuja.

Kërkesa për dëshmi për vaksinën e tretë për personat që hyjnë në Kosovë, Qeveria nesër pritet ta rishikojë vendimin

0

Qeveria e Kosovës ka vendosur masat të reja për të frenuar përhapjen e COVID-19.

Në pikën dy të këtyre masave thuhet se çdo person i cili hyn në territorin e Kosovës duhet të posedojnë certifikatën e tri dozave të vaksinave kundër coronavirusit ndërsa për të gjithë ata të cilët kanë vetëm dy doza të vaksinës duhet të posedojnë edhe testin RT-PCR të bërë 48 orë para mbërritjes në pikën kufitare.

Një vendim i tillë nuk është mirëpritur nga qytetarët të cilët për arsye të ndryshme u duhet të udhëtojnë në vendet e rajonit përmes pikave kufitare, e as nga ata që vijnë në Kosovë qoftë për shkaqe familjare, biznesore, studimore etj.

KALLXO.com merr vesh se një vendim i tillë pritet të rishikohet nesër nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë.

Sipas këtyre masave vendimi për kërkim të certifikatës për vaksinën e tretë nuk vlen për personat të cilët hynë në Kosovë tranzit, për shoferët, shtetasit e Kosovës të cilët kanë dalë nga vendi 12 orë më parë, qytetarët të cilët kalojnë përmes transportit të organizuar, diplomatët e huaj dhe pjestarët e KFOR-it.

Gjithashtu, ky vendim nuk vlen për qytetarët nën moshën 12-vjeçare. Personat 12 deri 16-vjeç duhet të posedojnë test RT-PCR.

Personat të cilët nuk kanë marrë dy doza të vaksinave anti-COVID janë të detyruar të karantinohen për shtatë ditë.

Rastet me coronavirus në Kosovë janë rritur dukshëm ditëve të fundit.

Brenda 24 orëve në nivel vendi një person i infektuar me SARS-CoV-2 ka vdekur përderisa janë regjistruar 2 mijë e 957 raste pozitive.

Aktualisht në nivel vendi janë 17 mijë e 743 raste aktive me COVID-19.

 

OBSH: Kufizimet e udhëtimit dhe provat e vaksinimit nuk nevojiten më

0

Ndalimet ndërkombëtare të udhëtimit duhet të lehtësohen ose të hiqen krejtësisht. Sipas rekomandimeve të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

OBSH ka publikuar një deklaratë nga takimi më i fundit i Komitetit të Emergjencave këtë javë – i dhjeti i tij që nga fillimi i pandemisë – duke diskutuar efikasitetin e ndalimeve të përgjithshme të udhëtimit dhe nëse ato duhet të anulohen.

Ndalimet e udhëtimit “nuk janë efektive në shtypjen e përhapjes ndërkombëtare (siç tregohet qartë nga përvoja e Omicron)”, thuhet në të. Si rezultat, këshilla e re është që të “heqin ose lehtësojnë ndalimet e trafikut ndërkombëtar, pasi ato nuk ofrojnë vlerë të shtuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë në stresin ekonomik dhe social” të disa vendeve.

Në vend të ndalimeve të udhëtimit, thuhet se duhet të ketë “masa udhëtimi” për të kontrolluar përhapjen e virusit. Shfaqja e statusit tuaj të vaksinimit ose dëshmia e një testi negativ në kufi ka qenë normë për muajt e fundit ndërsa ne përpiqemi të ringjallim industrinë tonë të udhëtimit, shkruan scan.

Por tani OBSH po pretendon se kjo kërkesë mund të mos jetë më “rruga e vetme” drejt udhëtimit ndërkombëtar. Ajo rekomandon një “qasje të bazuar në rrezik” në vend të kësaj e cila do të përfshinte “heqjen ose modifikimin e masave, të tilla si testimi dhe/ose kërkesat e karantinës, kur është e përshtatshme”.

LAJMI I PLOTË NGA DW

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort