Home Blog Page 3585

Hoxha: 76% e nxënësve nuk dinë të lexojnë

0

Përmes një shkrimi në rrjetin e tij social Facebook, ai ka kritikuar SBASHK’un, derisa ka thënë se stafi akademik i universiteteve publike nuk i justifikon titujt akademik.

” 76% e nxënësve nuk dinë të lexojnë, të tretët nga fundi në PISA 2018 (79 vende pjesëmarrëse). SBAShK thotë se PISA na ka bo me hile, se metodologjia e PISA-s nuk është kompatibile me metodat tona të mesimdhënies, në ndërkohë e vetjma gjë kompatibile për ta, është rritja e pagave”, ka shkruar ai

Shkrimi i tij i plotë:

Në ditën ndërkombëtare të arsimit në Kosovë:

76% e nxënësve nuk dinë të lexojnë, të tretët nga fundi në PISA 2018 (79 vende pjesëmarrëse).

SBAShK thotë se PISA na ka bo me hile, se metodologjia e PISA-s nuk është kompatibile me metodat tona të mesimdhënies, në ndërkohë e vetjma gjë kompatibile për ta, është rritja e pagave.

Stafi akademik i universiteteve publike, nga 44% Prishtina deri te 65 % Prizreni e Gjilani, NUK i justifikojnë titujt akademik.

Shumica e universiteteve publike shpenzojnë mbi 50% të buxhetit për paga dhe mëditje të stafit akademik, me 75 % Mitrovica dhe 53 % Ferizaji.

Profesorët plagjiatorë vazhdojnë me “iluminu” rinën me shkencë.

Mbi 20,000 diploma të pavlefshme për shkak të dallavereve të kolegjeve private.

Sipas Agjensisë së Statistikave numri i studentëve në vend është 95,335, sa prej tyre do gjejnë punë?! Sa prej tyre angazhohen për me ndryshu këtë gjendje?!

Kryetarët e komunave kërkojnë të ndërpritet procedimi i mëtejmë i Projektligjit për Inspektimin Administrativ

0

Kryetarët e komunave të Kosovës kanë kërkuar të ndërpritet procedimi i mëtejmë i Projektligjit për Inspektimin Administrativ.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Ai ka thënë se kundërshtimi është bërë njëzëri, përveç atyre që i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje.Madje, konsiderojnë se ky projektligj po hartohet me qëllim që të frikësohen shërbyesit civilë, teksa shton se është në kundërshtim edhe me Kartën Universale të Drejtave te Njeriut dhe Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale.

“Asociacioni i Komunave të Kosovës ka mbajtur takimin e Këshillit të Kryetarëve të Komunave të Republikës së Kosovës. Në këtë takim Kryetarët e Komunave prezent kanë diskutuar lidhur me Projektligjin për Inspektimin dhe u dakorduan, përveç përfaqësuesit nga Podujeva që të ndërpritet procedimi i mëtejmë i Projektligjit për Inspektimin Administrativ”, tha ai për EO.

“Kryetarët e Komunave se si pushtet lokal nuk kemi qenë as të njoftuar e as të përfshirë në procesin e hartimit të Projektligjit për Inspektim Administrativ. Kryetarët e komunave kërkojnë nga Qeveria e Kosovës partneritet në hartimin e projektligjeve që prekin pushtetin lokal. Ky projektligj që prek administratën shtetërore në nivelin qendror dhe lokal ka dyfishim të institucioneve që prekin këtë fushë. Përveç përfaqësuesit nga komuna e Podujevës, Kryetarët e Komunave ishin, njëzëri kundër procedimit të këtij projektligji”, u shpreh Ibrahimi.

Komisioni për Siguri miraton Projektligjin për Policinë Ushtarake

0

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes gjatë takimit të sotëm ka shqyrtuar Projektligjin për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës si dhe Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Statusin e Forcave në mes të Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Kuvajtit.

Kryetari i Komisionit Bekë Berisha propozojë projektligjet në fjalë për miratim.

Projektligji për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Statusin e Forcave në mes të Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Kuvajtit u miratuan me shumicën e votimit në mbledhjen e parë.

Pse gjithë këto ndarje të çifteve në Kosovë? (Video)

0

Psikologu Naim Telaku ka folur për Ora Shtatë të Klan Kosovës rreth ndarjeve të shumta të qifteve përgjatë vitit 2021.

Pse ndodhë kjo, cilat janë shkaqet por edhe pasojat e kuptojmë përmes rrëfimit

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, zyrtarizon koalicionin me PDK-në

0

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka zyrtarizuar koalicionin qeverisës me PDK-në. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai ka njoftuar se kanë mbajtur takimin në parë të Bordit të drejtorëve, në mesin e të cilëve dy shihet që janë nga radhët e PDK-së, si Fatmir Rudari (ish-shef i Grupit të këshilltarëve të PDK-së në mandatin e kaluar dhe Antoneta Ejupi.

“Sot kemi mbajtur takimin e parë të Bordit të Drejtorëve, në të cilin kemi folur për punët e mëdha, projektet dhe detyrat që i kemi para vetës. Zotimet që i kemi dhënë para qytetarëve, do të jenë edhe puna e përditshme e jona. Si qeverisje lokale do t’ju qëndrojmë pranë atyre që kanë më së shumti nevojë, do të jemi të hapur, bashkëpunues e transparent me qytetarët, shoqërinë civile e mediat”, ka shkruar Bulliqi.

Tutje ka thënë se ekipi me të cilin do të punojë në katër vitet e ardhshme është ky:

Nënkryetare e Komunës: Marigona Lahu,

Drejtore e Drejtorisë së Administratës: Antoneta Ejupi,

Drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa: Fatlum Osmani,

Drejtor i Drejtorisë së Arsimit: Avni Fetahu,

Drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale: Driton Veliu,

Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim: Bahri Selimi

Drejtore e Drejtorisë së Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi: Bahrie Shatrolli Mehmeti,

Drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural: Fatmir Rudari,

Drejtor i Drejtorisë së Inspeksionit: Besnik Mulliqi,

Drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport: Pajtim Balaj,

Drejtor i Drejtorisë për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik: Vigan Salihu.

Kryetari i Podujevës ka shkruar se ekzekutivi shpejt do të plotësohet edhe me drejtorin e Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mbrojtje e Mjedisit.

Pos dy drejtorive, atë për Bujqësi dhe të Administratës, PDK ka marrë edhe kryesuesin e Kuvendit.

SHBA-ja ua kërkon shtetasve të vet të largohen nga Ukraina

0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë lëshuar urdhër të afërmve që stafit të ambasadës në Ukrainë që të tërhiqen nga aty, pas frikës së pushtimit rus. Një gjë e tillë u është kërkuar edhe qytetarëve amerikanë në Ukrainë, derisa u potencoi se pushtimi rus mund të jetë i mundshëm.

Gjithashtu, siç raportojnë mediat e huaja, SHBA-ja i ka paralajmëruar shtetasit e vet të mos udhëtojnë në Ukrainë e Rusi, shkak i reagimeve të shumta që kohëve të fundit janë shtuar.

“Rusia po planifikon veprime të rëndësishme ushtarake ndaj Ukrainës”, është thënë tutje.

Ministri i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov ka deklaruar të dielën se kontingjenti i dytë i armëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbërriti në Ukrainë në kuadër të ndihmës mbrojtëse, vlera e të cilave është 200 milionë dollarë.

Nis protesta e kuksianëve në pikën kufitare Shqipëri-Kosovë

0

Një grup qytetarësh nga Kukësi dhe fshatrat përreth, kanë protestuar sot para pikës kufitare në Morin, duke kundërshtuar vendimin e qeverisë së Kosovës që po ua ndalon hyrjen qytetarëve pa dëshminë e vaksinimit për tri dozat e vaksinës, raporton TV Prizreni.

Kjo protestë ishte thirrur me qëllim të heqjes pikërishtë të kësaj pike që po paraqet pengesë për lëvizje të lirë të shtetasve shqiptarë, të cilët nuk janë të vaksinuar me të tri dozat e vaksinës kundër COVID-19.

Sondazh nga Pyper: 73.20% e qytetarëve mendojnë se privatësia e individëve do të jetë më e vogël në të ardhmen shkak i inteligjencës artificiale

0

Zhvillimi i teknologjisë ka ndikuar në përditshmërinë e shumë njerëzve, madje edhe në punësimin e tyre. Këtë e tregon edhe sondazhi i fundit i kryer nga Pyper ku 40.05% e qytetarëve tregojnë se teknologjia ka ndikuar në përzgjedhjen e profesionit të tyre, ndërsa 39.3% shprehen se ka ndikuar deri diku tek ata.

Të pyetur po ashtu se çfarë ndikimi mendojnë se do të ketë teknologjia e së ardhmes në jetët e tyre, pjesa më e madhe ishin optimist rreth kësaj. 85% e qytetarëve u përgjigjën se në përgjithësi do të ketë ndikim të mirë. Ndërsa 15% u përgjigjën se do të ketë ndikim të keq.

Megjithatë, 73.2% qytetarëve në shkallë të ndryshme pajtohen se si rezultat i zhvillimit së inteligjencës artificiale do të zvogëlohet nevoja që njerëzit të bashkëpunojnë mes vete.

Përveç kësaj, qytetarët e anketuar shprehen të shqetësuar sa i përket privatësisë së tyre. 73.20% e qytetarëve mendojnë se privatësia e individëve do të jetë më e vogël në të ardhmen si rezultat i inteligjencës artificiale. Për dallim, 6.7% mendojnë se privatësia do të jetë edhe më e madhe. /Telegrafi/

Gruaja në Prizren ushtroi dhunë psiqike ndaj burrit, intervistohen nga policia

0

Një burrë në Prizren ka njoftuar policinë se gruaja e tij ka ushtruar dhunë psiqike ndaj tij.

Sipas raportit 24 orësh, të dyja palët janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij femër kosovare, ka ushtruar dhunë psiqike ndaj tij. Të dy palët janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”.

Keqtrajtoi fizikisht vëllain e tij, arrestohet gjakovari

0

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë, pasi që i njëjti kishte keqtrajtuar fizikisht vëllain e tij.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:00, njofton policia përmes raportit 24 orësh.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka keqtrajtuar fizikisht vëllain e tij mashkull kosovar. Viktima ka marrë tretman të nevojshëm mjekësor ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort