Home Blog Page 3584

COVID-19 i ka kushtuar 350 miliardë euro ekonomisë gjermane

0

Masat kufizuese me lockdown, problemet me rrjetet e furnizimit dhe rezervimi i klientëve: të gjitha këto kanë çuar në rënien e ndjeshme të koniunkturës, sipas Institutit të Ekonomisë Gjermane.

Pasojat e pandemisë së koronavirusit në dy vitet e fundit i kanë kushtuar 350 miliardë euro ekonomisë gjermane në rendimentin e saj, konstaton Instituti i Ekonomisë Gjermane (IW). Kjo shumë në pjesën më të madhe ka të bëjë me rënien e konsumit, llogarit IW në ditën e shpërthimit të pandemisë në Gjermani.

Kësaj i shtohen edhe pakësimi i investimeve të ndërmarrjeve. Në tre muajt e parë të vitit 2021 janë krijuar humbje të tjera në vlerën 50 miliardë euro, deklaron instituti. “Ripërtëritja ekonomike do të zgjasë me vite”, parashikojnë studiuesit e ekonomisë.

Në fillim të pandemisë masat kufizuese deri në lockdown shkaktuan probleme në proceset e prodhimit dhe vështirësuan furnizimet brenda dhe jashtë vendit, shpjegojnë ekspertët e këtij instituti. Humbje janë shkaktuar edhe nga kufizimi i mundësive për konsum dhe rezervimi i klientëve. Bizneset jashtë vendit pësuan rënie.

Në tremujorin e dytë të vitit 2020 produkti bruto në vend ra me 11 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Gjatë ecurisë së pandemisë rënia e numrit të infeksioneve përkohësisht i rriste shpresat për një ripërtëritje të qendrueshme ekonomike – por me valët e reja të infeksioneve këto shpresa shuheshin. Në vitin e dytë të koronavirusit, sipas studimit, problemet kryesore u krijuan me rrjetet e furnizimit: mungesa e pjesëve të këmbimit i krijuan vështirësi kryesisht industrisë së prodhimit të automjeteve, raporton DW.

Shpenzimet e shtetit në pandemi dhe eksportet të paktën pjesërisht funksionuan gjatë vitit të dytë të pandemisë, i thanë DW-së nga Instituti i Ekonomisë Gjermane. Por parashikohet që edhe gjatë muajve të ardhshëm të ketë humbje.

“Varianti i ri Omikron i koronavirusit megjithatë jep shkas edhe për shpresë”, shpjegon ekonomisti i IW Michael Grömling: “Nëse sivjet ne hyjmë në fazë endemike, sërish mund të ketë hov në ekonomi. “Vitet e ardhshme është i nevojshëm një hop i fuqishëm ekonomik, për të rikuperuar humbjet./GazetaSinjali/

Shala: Sot të gjithë duhet t’i themi jo rritjes së çmimit të energjisë elektrike

0

Ferat Shala, deputet nga radhët e  PDK-së, ka deklaruar se sot të gjithë presin që ti themi jo rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

“E di që kryeministri ka pushtetin absolut, e di që kjo qeveri i ka të gjitha, pro sot ku jeni, sot nuk jeni askund me premtimet që i keni dhënë, asnjë projekt kapital nuk është duke u zhvilluar. I nderuar kryeministër ju duhet të jeni këtu për të menaxhuar krizën me energji, për të menaxhuar situatën me pandeminë”, ka thënë ai, raporton FrontOnline.

Ai ka pasur edhe disa kërkesa ndaj kryeministrit Kurti.

“Fillo me projektet, mos i përsërit gabimet, fillo me investime, të gjitha resurset i kë në dorë kryeministër, fillo me përgatitje dhe ndërtimin e kapaciteteve të reja, nëse guxon, për këtë mund të hapim debat, fillo zgjerimin e kapaciteteve të reja me erë, ende ka fusha ende, zgjeroji kapacitete energjetike të erës edhe në Çyqavic, në Golesh po ashtu, merr vendim për gazin amerikan”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se nuk janë të hapur të bisedojën për rritje të çmimit të energjisë elektrike./

Protestë në Morin, kërkohet heqja e kufizimeve për të hyrë në Kosovë

0

Disa qytetarë kanë protestuar afër pikëkalimit kufitar Kosovë – Shqipëri në Morinë, duke bllokuar me një veturë hyrjen për në Shqipëri, të cilëve nuk po iu lejohet hyrja pasi po iu kërkohet dëshmi për dozën e tretë të vaksinës ose testi PCR.

Në kufi kishte prezencë të shtuar të forcave policore të cilat negociuan me qytetarët që të zhbllokonin rrugën e bllokuar. Situata është tensionuar për shkak të rregullave të rrepta anti-covid që Kosova po i aplikon së fundmi në kufij.

Protestuesit kanë kërkuar heqjen e masave kufizuese pasi tashmë për t’u futur në Kosovë duhen tri doza të vaksinës kundër Covid-19, ose dy doza dhe një test negativ PCR.

Ndryshe, sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, nga fundi i javës së kaluar, askush nuk mund të hyjë në Kosovë pa pasur dëshminë e vaksinimit me të 3 dozat e vaksinës dhe të testit PCR për 48 orë, në rast se kanë marrë dy doza të vaksinës.

Automekaniku, Lavdim Brahimi shoqërohet nga një mace gjatë rregullimit të veturave, bën thirrje për kujdes ndaj kafshëve

0

Kujdesi ndaj kafshëve në Kosovë ende nuk është në nivelin e duhur. Në shtetet perëndimore, sidomos në shtetet skandinave, trajtimit të kafshëve i kushtohet një rëndësi e jashtëzakonshme.

Një fillim të mbarë e ka filluar edhe Lavdim Brahimi nga Mitrovica, i cili gjatë gjithë punës së tij është i shoqëruar me një mace. Ai ka bërë thirrje të gjithëve t’i kushtojnë rëndësi të veqant kafshëve të ndryshme.

Ai ka publikuar një fotografi me macen e tij gjatë orarit të punës në biznesin e tij.

 

Të enjteve rahovecasit do të mund të takohen me kryetarin për tu informuar rreth çështjeve që u interesojnë

0

Komuna e Rahovecit ka njoftuar se qytetarët do të mund ta takohen me kryetarin çdo të enjte.

Takimi i kësaj jave bëhet e ditur se do të zhvillohet  nga ora 13:00 deri në orën 15:00, transmeton Klankosova.tv.

“Këto Takime do të  mbahen në zyrën e Kryetarit, ku të gjithë të qytetarët kanë mundësi që të informohen drejtpërdrejtë nga kryetari i kësaj komune, për të gjitha çështjet, në të cilat shprehin interes.” thuhet në një njoftim për media të Komunës.

Gjithashtu masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19 thuhet se do të zbatohen.

Deklarimi i tatimeve dhe kontributeve nga 1 shkurti bëhet online

0

Administrata Tatimore e Kosovës, ka njoftuar tatimpaguesit se nga data 1 shkurt 2022, deklarimi i të gjitha Tatimeve dhe Kontributeve të aplikuara në Kosovë, do të bëhet vetëm në mënyrë elektronike përmes Sistemit Elektronik EDI.

Përmes një komunikate bëhet e ditur se Sistemi Elektronik EDI është plotësisht funksional dhe është vlerësuar lartë, si nga komuniteti i biznesit, ashtu edhe nga palë të tjera të interesit.

Sipas ATK-së, deri më tani, 98% e të gjithë tatimpaguesve potencial për të deklaruar Tatime dhe Kontribute në Kosovë, deklarojnë përmes Sistemit Elektronik EDI.

“Për të gjithë tatimpaguesit, të cilët ende nuk janë regjistruar në Sistemin Elektronik EDI, Administrata Tatimore e Kosovës, ju bën thirrje që të regjistrohen sa më parë dhe të përdorin këtë sistem për deklarim. ATK, që nga data 01 Shkurt 2022 do të ndërpresë mundësinë e shkarkimit të formularëve elektronik për Tatime dhe Kontribute dhe këto do të mund të deklarohen vetëm përmes Sistemit EDI”, thuhet tutje në njoftim.

Sipas ATK-së përparësitë e Sistemit Elektronik – EDI, janë:

Reduktim i dokumenteve;

Reduktim i raporteve periodike;

Kursim i kohës dhe kostos;

Deklarim i tatimeve në çdo kohë – 24 orë në ditë;

Pagesa on-line në çdo kohë – 24 orë në ditë;

Reduktim i vizitave të shumta në zyrat e ATK-së;

Dorëzim i menjëhershëm, i besueshëm dhe i sigurt;

Procesim i shpejtë dhe i saktë i deklaratave;

Qasje në historinë e deklarimeve;

Kontrollim i historisë dhe bilancit tatimor, etj.

🇽🇰 Instruktorët amerikanë trajnojnë FSK-në 🇺🇸

0

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë realizuar trajnimin “Reaguesi i Parë në Fushëbetejë”, të mundësuar nga ekipi i instruktorëve amerikanë.

FSK-ja ka njoftuar se pjesëtarët e saj po trajnohen si të reagojnë në fushëbetejë, duke shtuar se pjesëmarrës në këtë trajnim ishin një toge e Kompanisë 2A të Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë.

“Gjatë realizimit të këtij trajnimi pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës përveç që përfituan në aspektin e njohurive dhe eksperiencave të reja sa i përket reaguesve të parë në fushëbetejë ata përfituan edhe eksperienca sa i përket ndërveprueshmërisë me partnerët”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Ceremonia e certifikimit për të gjithë pjesëtarët që arritën ta përfundojnë me sukses trajnimin, u organizua në ambientet e kazermës “Ushtarët e NATO-s” në Istog.

Konfiskohen 171 patentë shofer në këto zona të Kosovës

0

Gjatë javës qe shkoi, duke u bazuar ne Vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Covid 19), Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, gjegjësisht stacionet policore: Prizren, Prizren VERI, Suharekë, Dragash dhe Mamush kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19.

Jo vetëm këto, por kanë shtuar aktivitetet në parandalim të aksidenteve dhe kontrollimin e rrjedhës së trafikut, “ku në pasqyrimin e aktiviteteve tjera dhe kontrollimin e komunikacionit policia ka shqiptuar gjithsej 1261 tiketa të kundërvajtjeve të ndryshme në komunikacion si dhe janë konfiskuar 17 patentë shofer”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Aktiviteti i policisë ishte përkushtuar në realizimin dhe zbatimin e urdhëresave nga gjykata, vetëm gjatë javës së kaluar njësitet e stacionit policor ne Prizren kanë realizuar gjithsej 38 urdhëresa, ku 38 persona të dënuar apo të ftuar për intervista janë ndaluar sipas vendimeve të gjykatës themelore në Prizren”, thuhet tutje në njoftim.

Policia shton aktivitetet në Prizren, shqipton 295 gjoba

0

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, me datat 21/22/23 janar 2022, duke u bazuar ne Vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Covid 19), Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, ka zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19.

Gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti covid-19 në qendrat tregtare, sheshe dhe lokacionet tjera në komunën e Prizrenit, Suharekës dhe Dragashit policia ne mbështetje të njesitit të NJRSH dhe inspektorve të AVUK-ut, ne lokale te ndryshme ka shiptura gjoba, per mos respektimin e orarit te puns dhe ka larguar musafiret nga keto lokale, pasi qe të njejtit nuk kan respektuar orarin e punës .Nga ana e policisë janë shqiptuar 295 gjoba personave fizik në zbatim te ligjit 07/L-006.
Aktivitete të tilla do të jene në vazhdimësi, thuhet në njoftim./

Ftohen qytetarët që të aplikojnë për renovimin dhe meremetimin e shtëpive apo banesave në Prizren

0

Komuna e Prizrenit, përmes faqes së saj zyrtare në facebook, njofton se Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, i fton qytetarët e komunës së Prizrenit që të aplikojnë në thirrjen e kësaj drejtorie për të përfituar nga projekti për renovimin dhe meremetimin e shtëpive apo banesave.

Nga ky projekt do të mbështeten familjet skamnore pa strehim dhe ato me shtëpi të dëmtuara nga vjetërsia.

Pyetësori i plotësuar dhe dokumentet (dëshmitë) për vërtetimin e gjendjes së banimit, duhet të dorëzohen në sportelet e administratës komunale, nga sot 24.01.2022, deri më 25.02.2022, thuhet në fund të këtij njoftimi.

 

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort