Home Blog Page 3583

Ftohen qytetarët e Prizrenit që të aplikojnë edhe për projektin ndërtimi i kulmeve

0

Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale fton qytetarët e komunës së Prizrenit që të aplikojnë në thirrjen e kësaj drejtorie për të përfituar nga projekti për ndërtimin ekulmit, thuhet në një njoftim në faqen zyrtare të komunës së Prizrenit.

Nga ky projekt do të mbështeten familjet skamnore pa strehim dhe ato me shtëpi të dëmtuara nga vjetërsia.

Pyetësori i plotësuar dhe dokumentet (dëshmitë) për vërtetimin e gjendjes së banimit, duhet të dorëzohen në sportelet e administratës komunale, nga sot 24.01.2022, deri më 25.02.2022.

Pyetësorin për aplikim e gjeni këtu: https://kk.rks-gov.net/…/uploads/sites/26/2021/01/File.pdf

Rizvanolli: Kemi dy opsione, reduktime të ashpra ose rritje të tarifave

0

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, derisa u deklarua në Kuvend të Kosovës për rritjen e çmimit të Energjisë, gjatë këtij diskutimi ka kujtuar disa çështje që për to janë pasqyrë reale për vendin.

Rizvanolli tha se Kosova si shtet nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të prodhuar rrymën që konsumohet, sidomos gjatë dimrit dhe varësia nga importi nuk ka qenë problem derisa nuk është rritur çmimi i importit.

Sipas saj, në situatën në të cilën ndodhet vendi, ekzistojnë vetëm dy opsione: reduktimet e ashpra ose rritje të tarifave.

Rizvanolli gjatë fjalës së saj në foltore të Kuvendit, ka sqaruar se me subvencionimin prej 75 milionë eurove, do të parandalohet edhe rritja e çmimeve nga bizneset.

“Ne si shtet nuk kemi kapacitete të mjaftueshme për të prodhuar energjinë që konsumojmë, sidomos gjatë dimrit ne varemi nga importi. Varësia jonë nga importi nuk ka qenë aq problem derisa kemi importuar 6 centë në orë, mirëpo sivjet kemi importuar me 15 centë kWh në orë. Jemi shteti më i varfër në Evropë, por prodhuesit nuk na pyesin për këtë. Janë rrethana të papara më parë. Janë dy opsione, reduktime të ashpra ose rritje të tarifave, kjo e para është zgjidhje më e keqe për qytetarët. Çmimi po bëhet 21 centë/kWh në orë, e sakta është kështu: për familjet që harxhojnë deri në 600 kWh në orë, 6.7 centë ditën dhe 2.9 centë natën. 14 centë ditën, 6 centë natën, asnjëra nga këto nuk është 21 centë. Është thënë që do të rriten çmimet e të gjitha produkteve sepse po rriten çmimet për bizneset, pas subvencionimit nuk ka arsye për të mendar këtë rritje të çmimeve”, ka thënë ajo.

Rizvanolli më tej tha se Qeveria nuk e ka mundësinë për të refuzuar kërkesën apo propozimin e një institucioni të pavarur siç është ZRRE-ja.

“Çka mund të bëjmë ne është ajo që e kemi bërë, kemi zotuar subvencion që e zbutë ndikimin te konsumatorët dhe bizneset. Në këtë krizë nuk jemi të vetmit, çmimet pritet të rriten në pranverë mbi 40 për qind në Britani e Turqi”, ka thënë më tej ajo.

Të shtëna me armë në një universitet në Gjermani, raportohet për disa të plagosur

0

Disa persona u plagosën kur një person i panjohur hapi zjarr në Universitetin e Heidelberg në Gjermani.

Sipas informacioneve të para, sulmuesi ka vdekur, përcjell Telegrafi.

Mediat raportojnë se sulmuesi ka hapur zjarr në një amfiteatër.

Vakia që i ndodhi sot Xhavit Halitit në Kuvend, i grisen pantallonat

0

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti, është përballur me një situatë të pakëndshme në Kuvendin e Kosovës, e ky moment është kapur nga fotografët.

Deputetit Haliti i janë grisur pantallonat dhe duket se në momentin kur është fotografuar, ai nuk ka qenë në dijeni për këtë.

Aktualisht Kuvendi i Kosovës është duke mbajtuar seancë të jashtëzkaonshme ku po diskutohet propozimi për shtrenjtimin e rrymës. /Express/

2.243 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

0
24 Janar 2022: Kosovës, informon:
ℹNë 24 orët e fundit janë dhënë 1.861 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹPrej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.747841 doza të vaksinës.
ℹDeri më sot 801.524 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹDeri më sot janë dhënë 44.143 doza përforëcuese dhe 12.200 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
ℹNga 8.416 testime, 2.243 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹGjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.
ℹSot janë shëruar 465 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161.170.
ℹNë total numri i rasteve aktive është 19.519.
➡Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit nga Prizreni që kanosi personin zyrtar

0

Gjykata Themelore në Prizren në një komunikatë për media ka njoftuar se, Departamenti i Përgjithshëm gjyqtari i procedurës– Fatmir Krasniqi, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 21.01.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 21.02.2022, ndaj të pandehurit F.H., për shkak të dyshimit të bazuar…

Prizren, 23 janar 2022 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm gjyqtari i procedurës– Fatmir Krasniqi, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 21.01.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 21.02.2022, ndaj të pandehurit F.H., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kanosja, nga neni 181 par. 3 lidhur me par. 2 të Kodit Penal të Kosovës.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit F.H., avlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:

– Më datë 21 janar, në orët e mesditës në Prizren, seriozisht e kanos personin zyrtar, i cili ishte në detyrë zyrtare, se do ta privojë nga jeta të dëmtuarin – punëtorin e gjykatës, në atë mënyrë që derisa i dëmtuari ishte në orar të punës në pozitën e dorëzuesit të postës së gjykatës, e takon të pandehurin të cilin e njofton zyrtarisht se djali i tij duhet të paraqitet në gjykatë, për të cilin ka një ftesë, të cilën ftesë ia ofron të pandehurit, mirëpo ky i fundit i revoltuar, fillimisht tenton t’i vërsulet fizikisht, pastaj e ofendon me fjalë fyese dhe pastaj, i drejtohet të dëmtuarit me fjalët kanosëse “kam me ju vra edhe ty edhe gjyqtarët nëse bjen kësi letra”, me ç ’rast të dëmtuarit i shkakton frikë, ankth dhe pasiguri,

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë mënyrën dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, ku i pandehuri dyshohet se ka kryer formën më të rëndë të kualifikuar pasi që ka kanosur personin zyrtar, gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare dhe lidhur me ushtrimin e detyrës zyrtare duke e kanosur me jetë të dëmtuarin.

Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit është i arsyeshëm dhe i domosdoshëm, pasi që ka vlerësuar edhe karakteristikat personale të të pandehurit i cili sipas të dhënave lidhur me të kaluarën kriminale, rezulton se i njëjti është i përfshirë si kryerës i veprave të ndryshme penale, këto arsyetojnë dyshimin e bazuar se me qëndrimin e të pandehurit në liri, i njëjti mund të përfundoj veprën e kanosur penale, të përsërisë veprën penale të natyrës së njëjtë apo të kryej ndonjë vepër tjetër penale të natyrës edhe më të rëndë.

Shënim: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

‘Kosova’ e Jusuf Buxhovit promovohet në Universitetin e Harvardit

0

Monografia “Kosova” e Jusuf Buxhovit do të promovohet sot në Universitetin e Harvardit në Massachusetts të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Faton Bislimi, anëtar ekzekutiv i bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, përmes një postimin në Facebook ka bërë të ditur se promovimi i Monografisë, “Kosova” do të bëhet në ora 17:30, sipas kohës amerikane, në Harvard.

Bislimi po ashtu ka bërë të ditur se libri historiografik “Kosova” është prezantuar një ditë më parë edhe në Bibliotekën Memoriale të Fan S. Nolit në Boston, SHBA.Monografia “Kosova”, në gjuhën angleze është botuar nga Shtëpia Botuese “Jalifat Publishing” në Houston SHBA e përkrahur nga “Santefarm” në Kosovë.

Abdixhiku: Qeveria ta refuzojë propozimin e ZRRE-së, pyetjet se ku t’i merr paratë Kurti është dashur t’i bëjë në tetor

0

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ku po debatohet për energjinë, ka thënë se kosovarët nuk e shpenzojnë energjinë elektrike për luks.

Ai deklaroi në Kuvendin e Kosovës se Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për situatën e krijuar në vend, duke shtuar se shtetet e tjera në rajon, me çështjen e energjisë elektrike janë marrë që nga tetori i 2021-së.

“Tani mohimi i krizës kur shtetet e tjera bënin zgjidhje, shkakton dëm. Nga 150 milionë euro deri në 200 milionë, kjo është shumë që shoqëria kosovare do të djegë sivjet energji. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi edhe për 1 euro të shpenzuara, lëre më për më shumë. Dëmi është bërë dhe a mund qytetari ta paguajë atë. Pyetja se a mund të përballohet ky çmim, nuk zë vend më. Vend zë se ku t’i gjej paratë shteti. Flitet nga perspektiva e karriges së pushtetit, si brengë e kryeministrit. Pyetjet se ku i merr paratë shteti është dashur kryeministri t’ia bëjë vetes në tetor”, tha Abdixhiku.

Ai tha se Qeveria duhet ta refuzojë propozimin e ZRRE-së për shtrenjtim të rrymës, sepse ai nuk merr përsipër përballimin nga qytetarët.

“Kuvendi duhet të refuzojë tendencën e Qeverisë dhe ZRRE-së sepse s’ka dhënë kohë për të zëvendësuar paralajmërimin për rritje rekorde, në mes të dimrit. Është dënim dhe s’është zgjidhje”, tha tutje. /Telegrafi/

Kurti: Aq lirë ka qenë çmimi i energjisë, saqë qytetarët nuk e kanë ditur sa po paguajnë

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se gjysma e dytë e vitit që lam pas u karaktezua me një rritje të çmimeve të energjisë elektrike që u ndikuan nga kërkesat për gaz në Azi.

Sipas tij, aq lirë ka qenë çmimi i energjisë, saqë qytetarët nuk e kanë ditur sa po paguajnë

“Kurrë nuk ka pasur numër më të madh të qytetarëve të Republikës së Kosovës sesa në këto katër vitet e fundit që nuk e dinë se sa paguajnë për energji elektrike. Aq lirë ka qenë, sa që nuk e kanë ditur as sa paguajnë”, tha Kurti.

Sipas, Kurtit si shtet importues edhe Kosova është ndikuar nga rritja e çmimeve.

“As në gusht e as në tetor e as në nëntor nuk ka mundur të parashihet që në dhjetor bëhet 515 euro një megavt orë energji. Kjo ka ndikuar nga ndryshimet e strukturës tarifore. Kurrë nuk ka pasur numër më të madh të qytetarëve që nuk e dijnë sa paguajnë për energji elektrike. Ka ndodhur pra rritja e çmimit të energjisë e që është problem edhe për neve që jemi vend importues i energjisë”, ka thënë ai, raporton FrontOnline.

Kurti, ka deklaruar se gishti për situatën me energji nuk mund të drejtohet nga Qeveria e tyre.

“Në një treg të rregulluar janë vetëm tri opsione për të kaluar nga kriza, reduktimi përmes çkyqjeve të nga rrjeti energjetik, mbulimi nga shteti përmes subvencioneve, dhe rritja e çmimit. Sikur tregu të mos ishte i rregulluar vet operatori do ti kishte shumëfishuar çmimet që nga muaji gusht e shtator e pastaj do të ishte në duar të konsumatorëve a duan import apo jo. Të thuhet që ne kemi votuar për këtë Qeveri e nuk duam të konsumojmë energji me çmim astronomik e nuk duam të kemi reduktime, nuk duhet të paguajmë e Kurti të gjej zgjidhje është njësoj sikur të kërkohej nga unë që të mbahet 24 orë dita e të mos bie nata”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se i falënderon të gjithë ata që po japin ide të reja, por thotë se këto kanë qenë ide të tyre që në vitin 2013.

“Pra edhe riparimi i termocentraleve ekzistuese, edhe ndërtimi i blloqeve të reja është propozuar nga ne në vitin 2013”, ka shtuar kryeministri Kurti./FrontOnline

Tre persona shoqërohen në polici, sekuestrohen dy armë në Malishevë

0
Foto: Astrit Hoti

Tre persona janë shoqëruar në polici në Malishevë, të cilëve u janë sekuestruar dy armë.

Kështu ka bërë të ditur sot për Telegrafin zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj i cili ka informuar se lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar.

“Datë 23.01.2022 rreth orës:17:00, derisa patrulla policore ka qenë në pikë kontrolli në rrugën ‘Skënderbeu’ në Malishevë ka ndalur një automjet në të cilin kishin qene tre persona, ku pas kontrollit për siguri, policët kanë vërejt se në brendi të automjetit kanë dy armë zjarri. Në verifikim del se armët te cilat i kanë hasur ishin pa leje përkatëse mbi bartjen dhe mbajtjen e tyre. Armët ishin: – Një pushke gjuetie MAGNUM Churchill dhe – Një revole ZORAKI cal.7.65 me karikator dhe me një fishek”, ka bërë të ditur Xhurkaj.

Sipas tij, të dyshuarit kanë pohuar se armët i përkasin vozitësit të automjetit dhe se të tre i kanë përdorur duke gjuajtur me to në pyll. /Telegrafi/

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort