Home Blog Page 3582

‘Gane mos ma kërcëno kryeministrin’: Musliu e quan Kurtin frikacak, ndërhynë Konjufca

0

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musli e ka quajtur frikacak kryeministrin Albin Kurti, e menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.

Deputetja e PDK’së Ganimete Musliu ka marrë fjalën për të diskutuar për çështjen e shtrënjtimin të rrymës, mirëpo me ta marr fjalën, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, u largua nga salla.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetës së PDK’së, duke i kërkuar të qëndrojë në sallë dhe të ballafaqohet me realitetin, ku kjo e fundit nuk kurseu edhe ofendimet.

“Rri o kryeminstër, rri more ku je tu shku. Rrri ballafaqohu me realitetin. Frikacak!”, ka thënë Musliu nga foltorja e revoltuar me qeverinë që sipas saj po mashtron qytetarët.

Pas kësaj reagoi kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili me shaka i tha deputetes që të mos e kërcënojë kryeministrin.

“Gane mos ma kërcëno kryeministrin.”, tha ai.

Kurti lë seancën, Musliu e quan frikacak

0

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i ka thënë kryeministrit të vendit, Albin Kurtit, të mos ik nga përgjegjësia e tij.

Kjo kërkesë e saj vjen derisa ajo ishte duke e mbajtur fjalim në foltoren e Kuvendit të Kosovës, dhe në ato qaste, Kurti u largua nga ulësja e tij dhe e doli nga salla.

“Rri more rri, mos u frikëso, hajde ulu këtu, mos ik prej përgjegjësisë, frikacak”, ka thënë Musliu.

Pas kësaj thirrjeje të deputetes, reagoi kryetari i Kuvendi të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili i tha: “Gane, mos ma kërcëno kryeministrin!”.

Pas këtij, zhvillimi Musliu e vazhdoi fjalën e saj të cilën e kishte nisur, ku tha se Kurti ishte kryeministër i superpremtimeve dhe tani është i superarsyetimeve.

Lekaj: Tash edhe borë kur të bie kanë faj qeveritë e kaluara

0

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka folur në lidhje me krizën e energjisë elektrike, duke thënë se qeveria Kurti është duke u munduar që t’i mashtrojë qytetarët.

“Tani nuk është më për t’u çuditur që qeveria Kurti 2, mundohet që t’i mashtrojë prapë qytetarët ashtu siç ka vepruar në fushatë zgjedhore, por ajo dallimi në mes fushatës dhe tani përgjegjësit që i ka si kryeministër i qeverisë së Kosovës, tani është se këtu ka përgjegjësi, atë në fushatë ka mashtruar mjaftë qytetarët dhe po del e kundërta dhe sot qeveria Kurti së bashku me ministrat u munduan që mos të dramatizojnë çmimin e ngritjes së çmimit të energjisë elektrike, por kot e kanë se tani qytetarët e kanë kuptuar që shtrenjtimi i çmimi i energjisë elektrike është fakt i kryer”, u shpreh Lekaj në InfoMagazine.

Tutje Lekaj theksoi se është momenti i fundit që qytetarët të ngritën në revoltë popullore, teksa sipas tij është Kurti që po i shtyn, me vetëdije apo pavetëdije, njofton Klankosova.tv.

“Durimit i ka ardhur fundit edhe nga qytetarët dhe zhgënjimi është parë që në muajt e parë dhe po shihet se po ngritët ajo revolta e qytetarëve, sepse përpos energjisë elektrike që do të bëhet në 100 përqind, kemi edhe artikujt të tjerë ushqimorë që i është rritur mjaftë çmimi”, shtoi Lekaj.

Lekaj shtoi gjithashtu se kryeministri Kurti ka qenë kundërshtuesi më i madh i investimeve në sektorin e energjisë elektrike.

“Zotëri Kurti vet ka qenë kundërshtuesi më i madh i investimeve në sektorin e energjisë elektrike”. Tani të hedh fajin në 20 vitet e kaluara është e pakuptimtë, tani është bërë sinonim i 20 vjeçarit, tash edhe borë kur të bie kanë faj qeveritë e kaluara”.

Kancelari i Austrisë i shkruan Kurtit: Vazhdimi i dialogut Kosovë – Serbi shumë i rëndësishëm

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, ka pranuar një letër falënderimi nga z. Karl Nehammer për urimin që kryeministri ia pati dërguar me rastin e zgjedhjes Kancelar Federal i Republikës së Austrisë.

Në letrën e tij, kancelari Karl Nehammer ka shprehur mbështetjen e shtetit austriak për Republikën e Kosovës dhe ka shtuar se për të si kancelar do të jetë çështje e rëndësishme që të thellojë më tej marrëdhëniet tradicionalisht të ngushta ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.

“Forumi ekonomik Kosovë-Austri, të cilit i jeni referuar, do të jetë një mundësi e mirë për ta vënë në praktikë këtë angazhim edhe në fushën ekonomike“, është shprehur kancelari austriak.

Kancelari duke kujtuar një vizitë pune më 28 shtator të vitit të kaluar në Prishtinë, atëkohë si Ministër Federal i Punëve të Brendshme, thotë se ka pasur mundësi të shoh nga afër dhe të bindet për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet vendeve tona në fushën e sigurisë së brendshme dhe menaxhimit të migracionit. Kosova është partner i dëshmuar dhe i besueshëm në këtë aspekt.

Austria, shkruan ndër tjerash ai, do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në konsolidimin e pozitës së saj si anëtare e bashkësisë ndërkombëtare dhe në ndjekjen e rrugës së saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për të cilin vazhdimi i dialogut për normalizimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ketë një rëndësi të veçantë.

Letra e plotë e Kancelarit Federal të Republikës së Austrisë, Karl Nehammer në gjuhën shqipe:

Vjenë, janar 2022

I nderuar z.Kryeministër!

Me shumë kënaqësi kam pranuar letrën tuaj të urimit me rastin e emërimit tim Kancelar Federal i Republikës së Austrisë.

Për mua si Kancelar do të jetë një çështje e rëndësishme të thelloj më tej marrëdhëniet tradicionalisht të ngushta ndërmjet Kosovës dhe Austrisë. Forumi ekonomik Kosovë-Austri, të cilit i jeni referuar, do të jetë një mundësi e mirë për ta vënë në praktikë këtë angazhim edhe në fushën ekonomike.

Gjatë një vizite pune në Prishtinë më 28 shtator të vitit të kaluar, në cilësinë time si Ministër Federal i Punëve të Brendshme në atë kohë, pata mundësi të shoh nga afër dhe të bindem për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet vendeve tona në fushën e sigurisë së brendshme dhe menaxhimit të migracionit. Kosova është partner i dëshmuar dhe i besueshëm në këtë aspekt.

Austria do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në konsolidimin e pozitës së saj si anëtare e bashkësisë ndërkombëtare dhe në ndjekjen e rrugës së saj drejt anëtarësimit. Në këtë proces, vazhdimi i vendosur i dialogut për normalizim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ketë rëndësi të veçantë.

Me përshëndetjet më të mira,

Karl Nehammer

Kancelar Federal i Republikës së Austrisë.

Kryetari i Bashkisë së Kukësit: Kuksianët janë të lidhur me Prizrenin, shpresoj në mirëkuptimin e Qeverisë së Kosovës

0

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, ka thënë se qytetarët e kësaj ane janë të zhgënjyer me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos i lejuar të futen në Kosovë pa pasur të marra të tri vaksinat anti-COVID apo dy vaksina dhe testin negativ.

“Për këtë edhe janë vetorganizuar dhe kanë protestuar sot pranë Doganës”, ka thënë Gjici në një bisedë në emisionin “60 Minuta” në KTV.

Gjici ka thënë se qytetarët e Kukësit, Hasit e Tropojës janë shumë të lidhur me Kosovën, sidomos Prizrenin.

“Mbi 70 për qind e biznesit, qytetarët e Kukësit e bëjnë me Prizrenin po jo vetëm”, tha ai. “Ka pakënaqësi dhe shpresojmë në mirëkuptimin e Qeverisë së Kosovës”.

Gjici ka thënë se shumë kuksianë janë të punësuar në Prizren dhe gjatë ditës lëvizin. Një problem tjetër për shtetasit në Shqipëri është se dozën e tretë të vaksinës nuk mund ta marrin pa u bërë 6 muaj nga doza e dytë. Në Kosovë lejohet marrja e vaksinës së tretë tre muaj pas të dytës.

Gjici ka folur edhe për një vendin të dy qeverive, që është marrë më 26 nëntor. Sipas tij, banorët deri në 30 km larg kufirit lejohen të kalojnë kufirin pa procedura.

“Nga ana e jonë kjo po zbatohet, por jo edhe nga Kosova”, tha Gjici.

Ai tha se shumë qytetarë të Kukësit, në Prizren vijnë edhe për shërbime mjekësore.

“Sidomos ata me dializë”, tha ai.

Haradinaj: Unë si kryeministër nuk e lejova rritjen e çmimit të energjisë

0

Gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ku u diskutua lidhur me rritjen e paralajmëruar të energjisë elektrike, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se gjatë kohës sa ishte kryeministër i Kosovës ishte përballur me situatën e njëjtë me të cilën po përballet tani Kurti, ku atëkohe ishte pikërisht ZRrE e cila pati kërkuar rritjen e çmimit të energjisë.

Haradinaj ia rikujtoi Kurtit deklaratat e mëhershme, i cili sa ishte opozitë pati premtuar zbritjen e çmimit të energjisë.

“Sa isha kryeminister nuk e lejova rritjen e çmimit të energjisë. Kryeministri Kurti duhet ta bëj të njëjtën gjë pavarësisht që nuk është një zgjidhje e lehtë”, u shpreh ai.

MSH-ja nuk mendon ta heqë vendimin për hyrjen në Kosovë me tri doza të vaksinës

0

Përmes një postimi në Facebook, MSH-ja ka bërë të ditur se të gjitha masat e ndërmarra kanë qenë rezultat i analizës së rregullt të situatës epidemiologjike në vend, konsultimeve me profesionistët shëndetësor dhe Komisionin këshill-dhënës lidhur me COVID-19, të cilat janë trajtuar në Komitetin për koordinim dhe vlerësim lidhur me COVID-19, ku përfaqësohen institucionet përgjegjëse për menaxhimin e situatës me COVID-19.

Sipas Ministrisë, vendimi nuk kërkon domosdoshmerisht dëshminë e vaksinimit me tri doza të vaksinës për të hyrë në Kosovë, duke pasur gjithashtu mundësinë e hyrjes me dy doza bashkë me praninë e testit negativ RT PCR jo më të vjetër se 48 orë, rregull për të cilin thotë se, është praktikuar edhe nga shtete te tjera.

“Vendimi parasheh lehtësim për ata me tri doza të vaksinës, për shkak të rrezikut dukshëm më të ulët për t’u infektuar, derisa shtetasit e Republikës së Kosovës mund të hyjnë në vend duke qenë të vaksinuar vetëm me dy doza, pa pasur nevojën e prezantimit të testit negativ RT PCR, dhe po ashtu edhe nëse nuk i kanë dy doza të vaksinës, por duke iu nënshtruar karantinimit shtëpiak për një periudhë prej shtatë ditësh që nga hyrja në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ministria e Shëndetësisë rikujton se nga mesi i javës së kaluar Kosova ka parë një rritje të shpejtë të raste të COVID-19, duke shkuar deri në mbi 3.000 raste të reja në ditë, dhe kjo ka ndikuar edhe në rritjen e numrit të pacientëve në spitale, ndërkaq shkalla e lartë e vaksinimit është thelbësore në mënyrë që sistemi shëndetësor të mos mbingarkohet, e në këtë drejtim të minimizojmë rastet e vdekjeve.

MSH-ja bën të ditur se vendimi për masat kundër COVID-19 vlen për periudhën deri me 04 Shkurt 2022, dhe se bazohet në vlerësimin e situatës së intensitetit të përhapjes dhe kapacitetit të sistemit shëndetësor për t’u përgjigjur, por duke i vlerësuar ato edhe nën dritën e efekteve të këtyre masave që mund të ketë në mirëqenien e përgjithshme të shoqërisë dhe individëve.

“Mekanizmat kundër COVID-19 do të monitorojnë në baza ditore situatën epidemiologjike lidhur me COVID-19 dhe deri në fundin e javës, institucionet tona do të mund të kenë një pasqyrë më gjithëpërfshirëse se cili ka qenë ndikimi i rritje së rasteve të COVID-19 në ngarkesën spitalore dhe në varësi të kësaj, si dhe të numrit të rasteve të reja gjatë ditëve në vijim, të gjitha masat do të mund të rishikohen”, thuhet në njoftim.

Kurti: Opozita kërkon që premtimet katërvjeçare t’i realizojmë për dhjetë muaj

0

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se në fushatën e zgjedhjeve të përgjithshme të 6 tetorit të vitit 2019 kishte thënë se do ta kenë synim uljen e çmimit të energjisë elektrike.

Ai, në Kuvend, iu përgjigj deputetëve të opozitës, duke u thënë se premtimet e tij i jep për katër vjet qeverisje dhe jo për vitin e parë.

“Është shumë interesante, një numër i madh i kritikave që i bëhet qeverisë sonë është sikur të ishim në vitin 2024. Jemi akoma në vitin 2022, ka mundësi që këta dhjetë muaj u janë dukur shumë të gjatë në opozitë. Ama viti është vetëm 2022, nuk është 2024, nuk jemi në përmbyllje të mandatit. Ende nuk është bërë asnjë vit i mandatit tonë dhe ju kërkoni që ne t’i realizojmë premtimet tona katërvjeçare dhe atë të kësaj fushate të fundit, por të asaj para kësaj. Shikoni me çfarë standardi na matni neve”.

“Me fjalë të tjera, kundërshtarët tanë i kanë pritshmëritë më të mëdha se votuesit tanë. Votuesit po kërkojnë që premtimet t’i kryejmë për katër vjet dhe ju po kërkoni që ne t’i realizojmë për 10 muaj. Me fjalë të tjera, pritjet e opozitës janë më të mëdha se të qytetarëve të Kosovës,” ka thënë Kurti.

I pari i ekzekutivit ka shtuar se kanë në plan rindërtimin e Kosovës A edhe për dy blloqe të reja te Kosova B.

Ministri Mehaj pas takimit me ambasadorin amerikan: Jetike mbështetja e SHBA-së për FSK-në

0

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.

Duke i dëshiruar mirëseardhje dhe fillimin e misonit diplomatik në Kosovë, ministri Mehaj i shprehu edhe mirënjohjen e thellë për SHBA-në në mbështetjen e pazëvendësueshme për Kosovën në ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e gjithmbarshëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Ai, gjithashtu, theksoi se mbështetja e deritashme e SHBA-së ka qenë jetike në zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të ndërveprueshme me forcat aleate të vendeve partnere dhe anëtare të NATO-së, që u kurorëzua edhe me pjesëmarrjen e kontingjentit të parë të FSK-së në misionin e parë jashtë vendit së bashku me forcat ushtarake amerikane.

Gjithashtu, ministri Mehaj e ka njoftuar ambasadorin Hovenier edhe me objektivat kryesore të tij duke shprehur vullnetin për realizimin e tyre në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me SHBA-në dhe vendet tjera partnere.

Ndër të tjera, ministri Mehaj theksoi se, FSK është dhe do të jetë forcë profesionale me vlera dhe standarde të vendeve të NATO-s nën kontrollin civil demokratik dhe gjithnjë në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim. Nga ana e tij, ambasadori Hovenier, premtoi se SHBA, përmes bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të Ajovës dhe programeve tjera, sikur edhe deri më tash, do të vazhdojë partneritetin e fuqishëm me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në.

Në fund, të dy ishin të një qëndrimi që të intensifikohet edhe më tej bashkëpunimi bilateral në mes dy vendeve partnere në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale dhe më gjerë.

Zemaj: Kryeministër, ju ka humbur rruga në oborr

0

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kritikuar Qeverinë dhe kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se është vonuar në veprime sa i përket krizës energjetike.

Zemaj në fillim të fjalimit ka treguar një lajm se si një australian ka telefonuar Policinë e ka thënë se ka humbur. Ai ka treguar se australiani kishte humbur në oborrin e shtëpisë së vet.

“Kryeministër ju ka humbur rruga në oborr, s’po dini qa me na thënë neve e as qytetarëve të Kosovës”, tha Zemaj.

Ai ka thënë se derisa shtetet tjera po mendonin qysh vitin e kaluar për krizën energjetike, Kosova nuk e kishte prioritet këtë.

“Atë kohë derisa Greqia filloi të merrej me krizën energjetike, debati aty ishte si të ndihmohen ekonomitë e mesme dhe qytetarët me ardhura të pakta, kryeministri i jonë po mbante ligjërata për Platonin e Aristotelin në Greqi. Jeni vonuar, s’keni qenë serioz nuk keni qenë hap me kohën”, ka thënë Zemaj.

Ndërkohë deputetja e AAK-së, Time Kadrija, i ka përmendur Kurtit rezultatin jo të mirë të Vetëvendosjes në zgjedhjet lokale.

“Kurgjo nuk ishte Shën Valentini çka ishte shën balotazhi. Ishit partia me më së paku komuna të fituara”, ka thënë Kadrija.

Ajo e kritikoi Qeverinë për krizën energjetike. Ndërsa ka folur edhe për masat e reja anti-COVID të Qeverisë ku për hyrje në Kosovë kërkohet një qytetar të jetë i vaksinuar me tri doza, apo dy doza dhe test PCR jo më të vjetër se 48 orë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort