Home Blog Page 3580

Gjobë 300 euro, tri pikë negative dhe 6 muaj heqje e patent shoferit, për shoferin që tejkaloi shpejtësinë e lejuar

0

Po vazhdojnë aktivitetet e policisë nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor të Ferizajt, ku dje kanë ndaluar shoferin i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën ‘’Driton Islami’’ në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 50 km/h zhvilloi shpejtësi 94 km/h.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikatë për medie nga policia.

“Në lidhje me këtë, policia ndaj shoferit me inicialet A.RR (M/K) i moshës 20 vjeçar i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor 300 euro, 3 pikë negative dhe gjashtë (6) muaj masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit)”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, bëhet e ditur se ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, policia thotë se veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Aeroporti i Stambollit mbetet i mbyllur, shkak bora

0

Pezullimi i fluturimeve në Aeroportin e Stambollit është shtyrë të martën për shkak të reshjeve të dendura të borës, përderisa moti dimëror shkaktoi pengesa në transport në mbarë qytetin, ku banojnë rreth 16 milionë njerëz.

“Pezullimi i operacioneve të fluturimit është shtyrë deri në orën 10:00 më 25 janar për shkak të kushteve të papërshtatshme të motit”, thuhet në uebfaqen e Aeroportit të Stambollit.

Autoritetet turke të martën shpallën pushim administrativ për tërë punëtorët e sektorit publik për ta zvogëluar lëvizshmërinë, shkruan Reuters.

Guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya, tha se automjetet private nuk do të lejohen rrugëve deri në orën 10:00, gjatë kohës kur ekipet emergjente vazhdojnë t’i pastrojnë rrugët.

Të hënën, kompania e njohur ajrore turke, “Turkish Airlines”, tha se i ka anuluar të gjitha fluturimet nga Aeroporti i Stambollit, pasi aeroporti e ndërpreu operimin./GazetaSinjali/

AUV: S’po i testojmë aditivët në bukë sepse po duam ta kursejmë buxhetin shtetëror

0

Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi, ka deklaruar se analizat e aditivëve në bukë nuk po bëhen për shkak se AUV dëshiron të kursejë buxhetin e shtetit.

“Pse ne të shpenzojmë buxhet shtetëror dhe pse të shpenzojmë energji të inspektorëve për të matë një parametër i cili me rregullore nuk ka limit”, ka deklaruar Thaçi.

Sipas Thaçit, përdorimi i aditivëve në bukë është i rregulluar me Rregulloren për Aditivët Ushqimorë dhe bën pjesë në grupin e aditivëve që nuk kanë limit të përdorimit.

“Ne e kontrollojmë edhe aditivin kur hyn në doganë. Nuk importohet shumë aditiv dhe është në proporcion me kërkesat. Përdorimi i aditivëve në bukë nuk ka limit, pra mund të vendoset sipas recetës së furrës. Përdorimi i aditivit sipas rregullores së aditivëve përcaktohet me termin Quantumsatis dhe mund të përdoret varësisht prej furrës. Është rregullore e BE dhe është harmonizuar me rregulloren tonë”, ka shtuar më tej Thaçi.

Sipas Rregullores për Aditivët Ushqimorë, Quantumsatis është sasi e dëshiruar që nënkupton se nuk është përcaktuar ndonjë vlerë më e lartë numerike dhe se aditivët përdoren në pajtim me praktikat e mira të prodhimit në sasi e cila nuk është më e lartë nga ajo e nevojshme për arritjen e qëllimit, me kusht që kjo të mos shkaktojë huti për konsumatorin.

Identifikohen tre të dyshuarit në Prizren për sulmin fizik dhe dëmtimin e veturës së qytetarit

0

Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se Policia në Prizren, kishte pranua një informatë se në rrugën “Ahmet Prishtina” në Prizren, në orën 00:55 ,viktima deklaron se persona të dyshuar ia kanë dëmtuar automjetin e tij, ku të njëjtit kanë tentuar edhe ta sulmojnë fizikisht me një shkop druri.

Pas një pune operative hetimore të hetuesve të Stacionit Policor, është arritur të identifikohen personat e dyshuar në lidhje me ketë rast e të cilët janë:

· L.U., i datëlindjes 1983
· B. U., i datëlindjes N/N
· M.M., i datëlindjes N/N

Pas veprimeve operative-hetimore në terren dhe në bashkëpunim me qytetarë, në bazë të video- incizimeve të siguruara, hetuesit policorë kanë arritur t’i identifikojnë, ku njërin prej të dyshuarve (L.U.)e shoqërojnë në Stacionin Policor në Prizren. I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, ku i njëjti është mbrojtur në heshtje.

Pasi intervistimittë dyshuarit është njoftuar prokurori kujdestar, Departamenti për Krime tëPërgjithshme i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim për 48 orë.

Ndërsa ndajtëdyshuarve B. U., dhe B. M., janë duke vazhduar hetimet, thuhet në njoftim..

Ndërron jetë veterani dhe invalidi i UÇK-së nga Zhuri , Ilmi Kurtaj

0

Ka ndërruar jetë në moshën 63 vjeçare veterani dhe invalidi i luftës së UÇK-së nga fshati Zhuri, Ilmi Shefki Kurtaj.

I ndjeri kohëve të fundit u rëndua nga shëndeti, pas plagëve që kishte marr në Gorozhup në luftën e Kosovës.

Ilmi Kurtaj ishte pjesë e Brigadës 128 të Zonës Operative të Pashtrikut.

Sipas familjarëve, varrimi i të ndjerit bëhet nesër me datë: 26.01.2022./ tvprizreni.net/

SHBA: Gruaja i dhuron veshkën të dashurit i cili më pas e tradhtoi dhe e la

0

Një grua që i dhuroi veshkën të dashurit të saj pretendon se ai e tradhtoi dhe e la disa muaj pas operacionit.

Colleen Le, 30 vjeçare, tha se ajo i ofroi të dashurit të saj të atëhershëm një nga veshkat e saj sepse ai po luftonte për të jetuar me sëmundjen kronike të veshkave si adoleshent.

Në moshën vetëm 17-vjeçare, burri i paidentifikuar duhej të bënte trajtim me dializë dhe i tha asaj se veshka e tij funksiononte në më pak se pesë përqind.

Colleen, nga Shtetet e Bashkuara, thotë se ajo mori vendimin për të dhuruar pasi një test tregoi se çifti i ri ishte në përputhje dhe të dy u shëruan plotësisht pas procedurës së suksesshme. Por vetëm dhjetë muaj më vonë, ajo pretendon se ai i anuloi gjërat pasi ishte jobesnik ndaj saj dhe e akuzoi atë se vazhdoi me transplantin “për t’u dukur mirë”.

Colleen është bërë virale në TikTok ku flet për akuzat e saj brutale nën emrin @colleeeniie dhe ka fituar më shumë se dy milionë pëlqime.

Në një video, ajo tha: “Vendosa të testohesha për të parë nëse po përputheshim, sepse nuk doja ta shikoja atë duke vdekur. Isha shumë nervoze”.

Në një klip të mëvonshëm, Colleen shpjegoi se marrëdhënia e çiftit ndryshoi me të dashurin e saj duke pretenduar se ai do të shkonte në një festë beqarie në Vegas me grupin e tij të kishës shtatë muaj pas operacionit.

Studentja tha se nuk shqetësohej për pushimin e fundjavës, sepse ai ishte një i krishterë i përkushtuar dhe se ajo vendosi të fokusohej në studimet për provimet e saj. Por ajo thotë se u trondit kur ai mbërriti në shtëpi dhe pranoi se e kishte tradhtuar gjatë udhëtimit.

Tre muaj më vonë, ai i dha fund lidhjes dhe i tha: “Nëse jemi të destinuar për njëri-tjetrin, Zoti do të na bashkojë përsëri”.

Colleen tha se ai e bllokoi në të gjitha rrjetet sociale.

Shumë nga ndjekësit e saj e përgëzuan studenten për shpëtimin e jetës së ish të dashurit të saj dhe thanë se ai nuk e meritonte atë, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.

Policia shqipton 539 gjoba për mos respektim të masave anti-COVID

0

Policia e Kosovës ka shqiptuar 539 gjoba për qytetarët që nuk i respektuan masat antiCOVID-19.

Masa këto të vendosura nga institucionet e vendit për të parandaluar përhapjen e virusit.

Me rritjen e numrit të rasteve të infektimeve me COVID-19, Qeveria e Kosovës mori vendim për masat e reja antiCOVID-19.

Masat e reja parashohin bartjen e maskës, përveç gjatë ngasjes së automjetit kur je vetëm apo kur në automjet janë prezentë anëtarët e ngushtë të familjes, gjatë vrapit të çiklizmit dhe ushtrimeve fizike dhe gjatë ngrënies dhe pijes.

Masë tjetër është edhe që gastronomia të punojë vetëm deri në orën 21:00, ndërsa ora policore është vendosur në ora 22:00.

Po ashtu masë tjetër që ngjalli reagime ishte edhe kufizimi dhe lejimi i qytetarëve në Kosovë. sipas këtyre masave çdo person i cili hynë në Kosovë duhet të posedojë certifikatën e vaksinimit me tri doza(ose me një dozë të vaksinës Janssen dhe dozë përforcuese) kundër COVID-19; Certifikatën e vaksinimit me dy doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen) kundër COVID-19, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më herët se 48 orë para nisjes (për udhëtarët që hyjnë në rrugë ajrore) ose 48 orë.

Acari polar, këto janë vitet kur në Kosovë ishin temperaturat më të ulëta (1985, 2000)

0

Sot parashihet të jetë dita më e ftohtë e kësaj jave, ndërkaq në mëngjes temperatura ishte – 18C.

Sipas faqes Prishtina Weather, acari polar e ka përfshirë Europën juglindore, ndërkaq temperaturat më të ulëta në Kosovë janë shënuar më 26 janar 2000, -29.2C.

Ndërkaq, në janar të vitit 1985 në Prishtinë ishte shënuar temperatura -27.2C.

“Sado këto temperatura të regjistruara në vendin tonë të jenë të ulëta, duhet cekur se temperatura më e ulët në Prishtinë është regjistruar më 13 janar të vitit 1985 me -27.2C, e në aeroportin e Prishtinës -29.2C më 26 janar të vitit 2000. Herën e fundit temperatura minimale edhe deri në -24C u regjistruan para pesë vitesh në janarin e vitit 2017”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, thuhet se acari polar që ka pushtuar Europën juglindore në këto ditët e fundit, në rajonin tonë solli temperatura mjaft të ulëta.

“Dita e martë edhe parashihej të ishte më e ftohta e kësaj jave. Mëngjesin e sotëm në aeroportin e Prishtinës u regjistrua temperatura prej -18C, e në qytet deri në -14C. Në pjesët tjera të vendit në Anamoravë zbriti në -15C, -13C e -11C në Dukagjin”, thuhet në njoftimin e Prishtina Weather.

“Mirëpo ngricat u shtrinë edhe nga Shqipëria, deri në bregdet, -4C u regjistrua temperatura minimale në Durrës e -5C në Vlorë, e krejt në jug në Sarandë -2C. Më në brendi u regjistruan temperatura prej -8C në aeroportin e Tiranës, -5C në qytet në Tiranë, me -8C ishte Kuçova si dhe Gjirokastra, -6C Shkodra, e vendet më të ftohta ishin Korça e Peshkopia me -13C. Ngricat prekën edhe Ulqinin me -3C, Podgoricën me -3 e -1C, ndërkaq vendi më i ftohtë në rajon ishte Sjenica me -25C”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, mot i acartë mbetet edhe në ditët e ardhshme, mirëpo që temperaturat gradualisht fillojnë të rriten, me maksimale edhe në vlera pozitive. /Telegrafi/

Zemaj: Masat janë amatoreske, qeveria s’ka kontakt as me OBSh-në

0

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka folur për menaxhimin e pandemisë nga ana e Qeverisë së Kosovës duke shtuar se të gjitha thirrjet rreth situatës pandemike kanë hasur në vesh të shurdhër.

Sipas Zemajt, ka rënë efekti i imunizimit dhe për këtë arsye është numri rekord i infeksionit në Kosovë. Ai e sheh shqetësuese numrin e madh të fëmijëve të infektuar me virus.

“Nuk kemi parë menaxhim. Kemi thirrur Ministrinë e Shëndetësisë dhe Qeverinë e Kosovës që të rikthejë vëmendjen rreth situatës pandemike. Këto thirrje kanë hasur në vesh të shurdhër dhe nuk kemi parë ndonjë menaxhim. Fatkeqësisht u pa që Qeveria ka hequr dorë nga menaxhimi i situatës me pandeminë dhe kjo është arsyeja primare pse kemi një numër të lartë të infeksionit. Këto pasoja janë evidente dhe kogja vështirë të riparueshëm në një afat të shkurtër kohor”.

“Janë dy probleme që kemi parë e që janë në çakordim me njëra tjetrën. Është vaksina kundër gripit sezonal dhe kujdesi kundër gripit dhe çështja e marrjes së dozës përforcuese, por edhe vaksinimi i moshave të reja. Këto nuk i kemi parë nga Ministria e Shëndetësisë. Një shkëputje nga zinxhiri motivues i profesionistëve dhe personeli shëndetësor. Tashmë ka rënë edhe efekti i imunizimit, i cili nuk është përcjellë në dozën përforcuese dhe për këtë arsye është numri rekord i infeksionit në Kosovë. Ne jemi në një valë enorme të rritjes së rasteve. Do të duhej të ishin shqetësuese fëmijët sepse një numër i madh i tyre janë nën moshën 9 vjeçare deri në moshën 16 vjeçare”, tha Zemaj.

Mes tjerash, Zemaj tha se masat e marra së fundi nga Qeveria janë “amatoreske” duke shtuar se institucionet përgjegjëse nuk kanë kontakt as me OBSh-në për të marrë opinionin e tyre në lidhje me këtë cështje, raporton EO.

“Masat janë ad-hoc. Janë masa jo kompetente për situatën aktuale dhe janë masa të cilat janë kopjuar keq pa një sinkronizim për të parandaluar infeksionin. Këto masat për mbylljen e kufijve me vëllezërit tanë sidomos të Luginës së Preshevës kanë vështirësi në lëvizjen e tyre qoftë me familjarët e tyre në Maqedoni. Këto janë masa amatoreske dhe të cilat lënë shije të keqe për një institucion kredibil që do të duhej të ishte Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës. Këta nuk kanë kontakt as me OBSh-në”.

Deputeti i LDK-së shtoi se ka ankesa të shumta nga qytetarët që detyrohen të drejtohen për testime në institucionet private.

“Sa i përket testimeve do ta adresojmë në Ministri të Shëndetësisë sepse ka ankesa nga qytetarët që detyrohen nga pamundësia për tu testuar në institucione publike të drejtohen në institucione private shëndetësore e cila është një kosto e shtuar për ta në ngarkesën financiare për jetesën e tyre”.

Sot vazhdon gjykimi ndaj Salih Mustafës

0

Sot, në Gjykatën Speciale të Kosovë në Hagë do të vazhdojë procesi gjyqësore ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafës, raporton Gazeta Sinjali.

Gjykimi ndaj tij do të nisë në ora 9:30.

Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor 2020, ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendime për krime lufte.

Ai po qëndron në qendrën e paraburgimit në Hagë, ndërsa në deklarimin e tij para trupit gjykues është deklaruar i pafajshëm./

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort