Home Blog Page 3578

Shifrat tregojnë se kosovarët janë turistët kryesorë në Shqipëri

0

Kosova ia ka shpëtuar turizimin Shqipërisë, edhe gjatë vitit të kaluar, raporton Express.

Bazuar në të dhënat e INSTAT, 46 përqind e turistëve gjatë vitit 2021, kanë qenë nga Kosova.

Këto shifra e bëjnë të qartë faktin se pa turizmin patriotik, ecuria e sektorit do të ishte më e dobët. Në raport me vitin më të mirë të turizmit, 2019, Kosova është rritur me 17.5 për qind.

Rritja e ndjeshme e numrit të turistëve ka bërë që pesha e hyrjeve nga Kosova të rritet në raport me totalin.

Sipas statistikave të INSTAT, në vitin 2019, turistët nga Kosova ishin sa 35 për qind e totalit , derisa në vitin 2021, 46 për qind, pra thuajse sa gjysma e hyrjeve.

Në total në Shqipëri gjatë vitit 2021, kanë hyrë rreth 5.7 milionë turistë apo 11.2 për qind më pak sesa viti 2019.

Lumezi: Brenda sistemit të drejtësisë ka gjëra që duhet të përmirësohen

0

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, duke folur për pavarësinë institucionale, ka theksuar se nuk është rastësi ndarja e pushteteve dhe se kjo ndarje duhet të respektohet nga të gjithë.

“Nuk është rastësi as fakti se jemi mekanizëm i pavarur kushtetues. Ne bëjmë punën tonë. Pavarësisht nëse kjo i pëlqen dikujt tjetër apo jo. Mirëpo është jetike për një shtet demokratik dhe për një shoqëri demokratike që ndarja e pushteteve të mos figurojë vetëm si garanci kushtetuese në letër, por kjo të garantohet në praktikë dhe të respektohet plotësisht. Veprimtaria e organeve të pushtetit gjyqësor nuk mund të kontrollohet nga organet e një pushteti tjetër”, tha Lumezi.

Ai këto komente i bëri në tryezën e pestë të Komitetit Drejtues të Programit të Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë “EUKOJUST”, ku qëllimi i kësaj tryeze ishte prezantimi i Raportit për Ndarjen e pushteteve dhe Pavarësia e Gjyqësorit.

Lumezi gjatë fjalës së tij vuri theksin në ndarjen e pushteteve, respektimin e pavarësisë së pushtetit Gjyqësor dhe bashkëpunimin ndërinstitucional në kuadër të përgjegjësive dhe kompetencave të përcaktuara nga Kushtetuta dhe ligjet në fuqi.

Kryeprokurori i Shtetit, ka deklaruar se edhe brenda sistemit të drejtësisë ka gjëra që duhet të përmirësohen, mirëpo adresimi i tyre duhet të bëhet vetëm nga institucionet e pavarura kushtetuese, përkatësisht nga pushteti gjyqësor dhe jo nga pushtetet tjera.

“Nuk pretendoj se ne nuk kemi gabime. Mirëpo gabimet që kemi, duhet të adresohen vetëm nga institucionet e pavarura kushtetuese, përkatësisht nga pushteti gjyqësor. Andaj Ekzekutivi dhe Legjislativi mund të përmirësojnë punën tonë, duke na ndihmuar me përkrahje në buxhet, miratim të ligjeve dhe respektim të pavarësisë që kemi, si dhe me anë të fuqizimit të mekanizmave brenda vetë sistemit për të adresuar problemet dhe lëshimet e hasura deri më tani”, ka thënë Lumezi.

Në fund, Kryeprokurori i Shtetit, shprehu gatishmërinë e tij për të rritur bashkëpunimin dhe koordinimin me institucionet e tjera, mirëpo vetëm në suaza të mosndërhyrjes në punët e njëri-tjetrit dhe duke respektuar pavarësisë institucionale dhe kushtetuese.

Franca, Kosovës: Vazhdojeni progresin kundër korrupsionit, e keni mbështetjen tonë

0

Ambasada e Francës në Kosovë, ka shprehur mbështetjen e plotë për Kosovën në luftën kundër korrupsionit.

Kjo deklaratë vije pas progresit që shënoi Kosova duke u ngjitur për 17 vende në krahasim me vitin e kaluar në Indeksin e Perceptimit të Korrupsioni.

Ambasada e Francës i dha mesazh Kosovës se ky progres duhet vazhduar.

“Duhet vazhduar këtë progres. Franca e mbështet plotësisht Kosovën në luftën e vazhdueshme kundër korrupsionit”, thuhet në postimin e Ambasadës së Francës në Kosovës.

Kujtojmë se pikërisht Franca është njëra ndër vendet më kundër që Kosovës mos t’i liberalizohen vizat për shkak të krimit dhe korrupsionit.

Amerika vendos 8.500 trupa në “gatishmëri të lartë” mes tensioneve në Ukrainë

0

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd J. Austin III ka vënë 8,500 trupa amerikane në “gatishmëri të lartë” për vendosje të mundshme në Evropën Lindore, ndërsa NATO dhe Shtetet e Bashkuara po përgatiten për një pushtim të mundshëm rus të Ukrainës, ka bërë të ditur Pentagoni.

Sipas medieve të huaja, shumica e 8.500 trupave do të marrin pjesë në një forcë reagimi të NATO-s që mund të aktivizohet së shpejti, tha John F. Kirby, zëdhënësi i Pentagonit.

Personeli i mbetur do të ishte pjesë e një reagimi specifik të SHBA-së ndaj krizës në thellim, thanë zyrtarët e Departamentit të Mbrojtjes, me shumë gjasa për t’u dhënë garanci aleatëve amerikanë në Evropën Lindore, të cilët kanë frikë se planet e Rusisë për Ukrainën mund të shtrihen në Baltik dhe vende të tjera në të ashtuquajturin krahu lindor i NATO-s.

“Është shumë e qartë se rusët nuk kanë asnjë qëllim për momentin të de-përshkallëzojnë”, tha zoti Kirby në një konferencë shtypi të hënën. “Megjithatë, ajo që bëhet fjalë është siguria për aleatët tanë të NATO-s”.

Njoftimi i zotit Kirby vjen pasi New York Times raportoi të dielën se presidenti Joe Biden po konsideronte vendosjen e disa mijëra trupave amerikane, si dhe anijeve luftarake dhe avionëve, në aleatët e NATO-s në Baltik dhe Evropën Lindore.

Pjesa më e madhe e trupave që janë vënë në gatishmëri më të lartë janë trupa tokësore në detyrë aktive, duke përfshirë brigada luftarake, dhe forcat mjekësore, aviacioni, transporti, inteligjencës dhe mbikëqyrjes me pajisjet e tyre, u tha zoti Kirby gazetarëve.

Ai nuk pranoi të identifikonte njësitë specifike, duke thënë se familjet po njoftoheshin të hënën.

Maqedonia e Veriut e gatshme të luftojë krah NATO-s kundër Rusisë

0

Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Slavjanka Petrovska, është shprehur se ka mundësi që ushtria e vendit të saj të përfshihet në një luftë të mundshme mes NATO-s dhe Rusisë, nëse paraprakisht sulmohet Ukraina.

Sipas saj, Maqedonia e Veriut është për zgjidhje diplomatike të kontestit ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, por ekziston mundësia që të përfshihet në ndonjë luftë të mundshme, nëse NATO-ja kërkon diçka të tillë.

Një veprim i tillë, sipas saj, do të ishte i mundur vetëm me pëlqimin e presidentit të Maqedonisë së Veriut, Steve Pendarovski.

Maqedonia është pjesë e NATO-s prej vitit 2020.

Por qëndrim krejt të kundërt ka Kroacia, po ashtu një anëtare e NATO-s apo të paktën presidenti i saj.

Presidenti Zoran Milanoviq, ka thënë se nëse vjen deri te lufta, Kroacia do të tërheq të gjithë ushtarët e saj.

“NATO po e rrit praninë e saj, ne nuk duhet të bëjmë asgjë për këtë. Nëse ka një përshkallëzim, ne do të tërheqim edhe ushtarin e fundit kroat. Kjo nuk ka të bëjë fare me Ukrainën, por me politikën e Joe Bidenit, unë shoh mospërputhje dhe sjellje të rrezikshme. Ka mënyra tjera për të ndihmuar Ukrainën”, tha Milanoviq.

Ai ka akuzuar presidentin e SHBA-së, Biden se po vepron nën trysninë e republikanëve, që ai i ka quajtur skifterë.

“Unë shoh një interes të fortë rus, shoh edhe Ukrainën. Ajo nuk e ka vendin në NATO. Ajo është një prej shteteve më të korruptuara në botë dhe për këtë Kroacia nuk do të marrë pjesë”, tha Milanoviq sot para gazetarëve në Zagreb.

Ai ka akuzuar edhe kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, që është rreshtuar me Perëndimin sa i përket krizës së Ukrainës.

Me Perëndimin janë rreshtuar edhe Kosova, Shqipëria, Mali i Zi e Maqedonia, por jo edhe Serbia e Bosnjë-Hercegovina.

Rusia ka kohë që ka stacionuar mbi 100 mijë trupa në kufi me Ukrainën dhe shtetet perëndimore besojnë se nga dita në ditë pritet sulmi mbi këtë vend. Bota demokratike në krye me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe tashmë kanë nisur t’i dërgojnë ndihmë ushtarake Ukrainës për t’u mbrojtur.

Rusia kërkon nga NATO garanci se Ukraina nuk do të bëhet kurrë pjesë e kësaj aleance.

PDK-ja i quan ekstreme dhe anti-shqiptare masat e fundit anti-COVID

0

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i konsideron të ngushtme, joprofesionale dhe ekstreme, masat e fundit anti-COVID të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, si pasojë e rritjes së rasteve ditore me koronavirus.

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka thënë se këto masa janë shumë të dëmshme edhe për bizneset brenda Kosovës, dhe ato jashtë, të cilat bashkëpunojnë me bizneset e brendshme.

“PDK-ja masat e fundit anti-COVID i konsideron të ngutshme, joprofesionale dhe shumë të dëmshme në shumë dimensione. Këto masa janë të dëmshme për bizneset tona, bile edhe për ato jashtë Kosovës që bashkëpunojnë me vendin tonë dhe jo parimore në raport me të drejtën e lëvizjes së lirë të qytetarëve. Kjo qeveri në mungesë të kapaciteteve dhe të vizionit për të menaxhuar me pandeminë, ka zgjedhur masa ekstreme, në pamundësi që të merr masa, të shtojë kapacitetet, parapëlqejë të ndërmarrë masa ekstreme, duke kufizuar lëvizjet e qytetarëve dhe duke penalizuar dhjetëra-mijëra biznese të cilat edhe ashtu nuk po i ndihmon”, ka thënë Avdullahu.

Ai ka shtuar se PDK-ja kërkon nga Qeveria që t’i rishikojë masat e fundit që ka vendosur.

Sipas tij, Qeveria duhet t’i rrisë kapacitetet menaxhuese dhe t’i zbatojë masat e duhura, në mënyrë që qytetarët e vaksinuar me të dy dozat, të kenë mundësi të lëvizin lirshëm dhe pa kufizime.

Abdullahu ka kritikuar në mënyrë të veçantë masën që kushdo që dëshiron të futet në Kosovë, duhet të ketë tri dozat e vaksinës anti-COVID, duke e quajtur atë anti-shqiptare.

Sipas masave të fundit të vendosura këtë muaj nga Qeveria, ora policore zbatohet nga ora 22:00-05:00, ndërkaq për ata që duhet të hyjnë në Kosovë, duhet të kenë tri dozat e vaksinës apo dy dozat plus testi PCR negativ jo më i vjetër se 48 orë.

Ky është reagimi i Kurtit për pozicionin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka mirëpritur lajmin për pozicionin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit.

Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se do të punojnë edhe më shumë, derisa Kosova të jetë afër e bashkë me vendet e pastra për nga korrupsioni, transmeton Klankosova.tv.

“Zotimi ynë për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit institucional është duke dhënë sinjalet e para shumë optimiste. Nga pozita 104 në pozitën e 87, në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, Kosova e ka përmirësuar pozitën e saj për 17 vende. Ende pa u bërë një vit nga marrja e detyrës, veprimet tona kundër korrupsionit, vlerësohen pozitivisht nga organizata kredibile. Sigurisht që duhet edhe më mirë e sigurisht që do të punojmë më shumë, derisa Kosova të jetë afër e bashkë me vendet e pastra për nga korrupsioni”, ka shkruar kryeministri.

Konfirmon Borrell: Escobar dhe Lajçak të hënën vijnë në Kosovë

0

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borrell, ka konfirmuar se emisari evropian për dialogun Miroslav Lajçak dhe i dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar të hënën e 31 janarit vizitojnë Kosovën.

Kryediplomati evropian bëri me dije se Lajçak dhe Escobar një ditë pas vizitës në Kosovë do të shkojnë në Serbi.

Këtë Borrell e tha në një konferencë të përbashkët me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, pas takimit që e kishin në Bruksel.

 

2.707 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

0
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹNë 24 orët e fundit janë dhënë 6.492 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹPrej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.754.334 doza të vaksinës.
ℹDeri më sot 802.301 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹDeri më sot janë dhënë 44.143 doza përforëcuese dhe 16.991 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
ℹNga 11.144 testime, 2.707 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹGjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.
ℹSot janë shëruar 556 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161.726.
ℹNë total numri i rasteve aktive është 21.668.
➡Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

Nëntë mijë e 495 foshnje kanë marrë trajtime mjekësore në ShSKUK gjatë 2021

0

Klinika e Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, gjatë vitit 2021 ka pranuar për trajtim mjekësor nëntë mijë e 495 foshnje.

Prej tyre, tetë mijë e 879 foshnje u transferuan nga Klinika e Gjinekologjisë, ndërsa 616 të tjera nga spitalet e përgjithshme.

Në saje të raportit vjetor të punës, janë realizuar dy mijë e 659 vizita ambulatore dhe janë ofruar një mijë e 27 Eho të Zemrës në kuadër të shërbimeve diagnostike.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort