Home Blog Page 3577

Adrit Krasniqi, zgjedhet shef i grupit të kuvendarëve të PDK-së në kuvendin e Prizrenit

0

PDK në Prizren përmes një njoftimi ka bërë të ditur se Adrit Krasniqi, është zgjedhur shef i grupit të kuvendarëve të PDK-së në kuvendin e Prizrenit.

Njoftimi i plotë:

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prizren, pas mbledhjes së grupit të kuvendarëve sonte, e martë me datën 25.01.2022, kanë zgjedhur për Shef të Grupit të Kuvendarëve të PDK-së në Kuvendin e Komunës së Prizrenit, Adrit Krasniqin, ky propozim është përkrahur unanimisht nga gjithë kuvendarët e Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Prizren.

Adrit Krasniqi është zgjedhur kuvendar për herë të parë në zgjedhjet lokale të vitit 2021 dhe ka qenë njëri ndër më të votuarit nga radhët e PDK-së. Ai poashtu është kryetar i Rinisë Demokratike dhe anëtar i kryesisë së degës së PDK-së në Prizren.

Ambasada Britanike e përshëndet suksesin e Kosovës lidhur me çështjen e korrupsionit

0

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë i është gëzuar rezultatit të fundit të Transparency International lidhur me radhitjen e shtetit tonë në Indeksin e Perceprimit të Korrupsionit, ku Kosova është ngjitur për 17 vende.

“Rezultati i Kosovës është përmirësuar dhe është ngjitur me 17 vende në pozitën e 87-të në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International për vitin 2021. Përgëzojmë qeverinë dhe institucionet”, thuhet në një pjesë të postimit të ambasadës në Twitter.

“Rezultati i Kosovës është përmirësuar dhe është ngjitur me 17 vende në vendin e 87-të në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International për vitin 2021. Ne përgëzojmë qeverinë dhe institucionet e Kosovës. Lajm i mrekullueshëm pasi presim me padurim që ta vazhdojmë mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë në këtë fushë përmes projektit tonë të Rekrutimit dhe Prokurimit Publik. Le të ngjitemi edhe më të lartë vitin e ardhshëm!”

Ky progres i Shtetit të Kosovës është përshëndetur sot edhe nga ambasada e Francës dhe Gjermanisë.

Presidenti kroat rreshtohet pro Dodik’ut: Nëse dikush voton për sanksione kundër tij për mua është tradhtar

0

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, është rreshtuar pro Dodik-ut duke thënë sot se kushdo që voton në Këshillin e BE-së për të vendosur sanksione ndaj Milorad Dodikut është tradhëtar.

Milanoviq tha se ka të tjerë më të kqinj në Bosnje sesa Dodiku, shkruan Klix.ba.

“Njëri nga ta është Bakir Izetbegoviq, ai blen copa të tendave dhe pret për aq kohë sa kroatët të lodhen. Ai vjedh nga ta dhe i gënjen ata gjatë gjithë kohës. Republika Srpska është trup i ndarë brenda Bosnje e Hercegovinës”, ka thënë Milanoviq.

“Në zgjedhjet e fundit, disa vendvotime u zaptuan dhe njerëzit aty votonin ashtu siç ju ka thënë Izetbegoviq. Kroatët që kanë qenë faktorë politikë me boshnjakët janë zhdukur tashmë”, tha ai.

Milanoviq tha se as Milorad Dodik dhe as Vladimir Putin s’janë etnonacionalistë.

“Mos vendosni sanksione, nëse dikush nga Kroacia në Këshillin e BE-së voton për këto sanksione, ai është tradhtar për mua. Unë do të marr pjesë në seanca që askush të mos mund të votojë për sanksione”, tha ai.

Çfarë ka ndikuar në përparimin e Kosovës në uljen e korrupsionit?

0

Korrupsioni në prokurimin publik dhe zvarritja e këtyre rasteve dhe të tjerave në prokurori e gjykata kanë bërë që Kosova, në raporte ndërkombëtare, të renditet në mesin e vendeve me nivel të lartë të korrupsionit, thonë organizatat që monitorojnë punën e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021, Transparency International e ka renditur sërish Kosovën në mesin e vendeve që kanë nivel të lartë të korrupsionit, pavarësisht se është shënuar një përparim i lehtë.

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Gzim Shala, thotë se prokuroritë dhe gjykatat e Kosovës nuk janë efikase në hetimin dhe gjykimin e rasteve të korrupsionit, sidomos në fushën e keqpërdorimit në prokurim publik.

“Prolongimi i këtyre rasteve ka qenë aq i gjatë, saqë në disa raste ndoshta edhe i ka humbur kuptimi vetë nxjerrjes së një vendimi meritor nga ana e gjykatës kompetente”, thotë Shala.

Sipas tij, në bazë të monitorimit sistematik të rasteve të korrupsionit në prokurim publik, del se këto raste, të cilat dyshohet se lidhen me qindra-mijëra dhe miliona euro keqpërdorime, vazhdojnë të zvarriten me vite. Në të shumtën e tyre, shton ai, aktgjykimet janë shfajësuese për të akuzuarit.

“Sistemi i drejtësisë nuk është i fokusuar në drejtim të luftimit të korrupsionit në fushën e prokurimit publik përmes sekuestrimit dhe konfiskimit, për shkak se prokurorët, në parim, vetëm në raste përjashtuese parashtrojnë kërkesë për sekuestrimin dhe konfiskimin e parave që janë përfituar apo përdorur për kryerjen e veprës penale”, thotë Shala.

Shala thotë se prokuroria, në vazhdimësi, ka heshtur edhe në raport me gjetjet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, në të cilat identifikohen shkelje dhe keqpërdorime në prokurim publik, si nga niveli qendror, ashtu edhe nga komunat.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) bën të ditur se gjatë vitit 2021 ka pasur në trajtim gjithsej 23 raste, që kanë qenë të lidhura me keqpërdorime në fushën e prokurimit publik.

Sipas KPK-së, në këto raste kanë qenë të përfshirë gjithsej 58 persona.

Prej këtyre rasteve janë zgjidhur vetëm 10, në të cilat kanë qenë të përfshirë 27 persona.

Trembëdhjetë raste mbesin të pazgjidhura dhe përfshijnë 31 persona.

KPK-ja nuk ofron të dhëna se sa raste janë iniciuar bazuar në gjetjet e Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Për zgjidhjen e një rasti, 2,125 ditë

Dhjetorin e vitit të kaluar, Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin: “Ndjekja dhe Gjykimi i Korrupsionit në Prokurimin Publik”.

Në këtë raport janë identifikuar disa raste, kur sistemit të drejtësisë i janë dashur njëmijë e më shumë ditë për t’i zgjidhur ato.

Një nga këto raste, ku të dyshuarit akuzoheshin për keqpërdorim në procedura të prokurimit publik, ishte ai i ish-kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, dhe gjashtë personave të tjerë.

Sipas IKD-së, më 2 shtator, 2012, është ngritur kallëzim penal kundër asokohe kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku.

Më 5 tetor, 2012, një prokuror i EULEX-it – misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë – ka nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimit, kurse më 16 janar, 2015, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër Sami Lushtakut, Esat Tahirit, Milazim Lushtakut, Driton Pruthit, Arben Gjukajt, Hysni Hoxhës dhe Azem Durakut për veprat penale: “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “falsifikim i dokumenteve në bashkëkryerje”, “shtytje për keqpërdorim të pozitës zyrtare ose të autorizimit” dhe “mashtrim”.

Ata janë akuzuar për keqpërdorim të një tenderi milionësh për sigurim fizik të objekteve të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Nga EULEX-i, rasti ka kaluar te vendorët dhe është zvarritur për arsye të ndryshme, duke bërë që gjatë procesit gjyqësor të shtyhen gjithsej 14 seanca gjyqësore – herë me arsyetime të gjykatës, herë të prokurorisë e herë të mbrojtëseve.

Më 20 maj, 2019, Lushtaku dhe të tjerët janë shpallur të pafajshëm nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Pas ankesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, rasti ka shkuar në Gjykatën e Apelit, ku, në nëntor të vitit 2020, kjo gjykatë ka vërtetuar aktgjykimin lirues për Lushtakun dhe të tjerët.

Nga dita e ngritjes së aktakuzës e deri në aktgjykimin e Gjykatës së Apelit kanë kaluar gjithsej 2,125 ditë.

Çfarë e ka ndikuar përparimin në renditjen e Tranparency International?

Arben Kelmendi, nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) – degë e rrjetit global në luftën kundër korrupsionit “Transparency International” – thotë se pavarësisht se është renditur disa pikë më mirë se në indeksin e vitit të kaluar, Kosova mbetet në mesin e shteteve me nivel të lartë të korrupsionit.

Këtë vit, Kosova është vlerësuar me 39 pikë – tri më shumë sesa vitin e kaluar.

Kelmendi përmend proceset zgjedhore dhe tranzicionin demokratik të pushtetit, që kanë ndodhur në Kosovë gjatë vitit 2021, si indikacione pozitive që e kanë renditur Kosovën më lart.

Si indikacione të ngjashme, ai veçon edhe arrestimet për vjedhjen e 2 milionë eurove nga Thesari i Kosovës, arrestimet për rastet e keqpërdorimit të subvencioneve në Ministrinë e Bujqësisë në Kosovë, si dhe arrestimet për ndërtimet në Brezovicë.

“Të gjitha këto raste janë nën hetim, mirëpo tregojnë se është intensifikuar puna edhe në Prokurorinë e Shtetit. Ne besojmë se kjo vjen si rrjedhojë e ndryshimeve në Kosovë dhe krijimit të një ambienti më të sigurt edhe për prokurorinë, edhe për gjyqësorin, në përmbushjen e obligimeve të tyre ligjore që i kanë në ndjekjen e krimit dhe korrupsionit”, thotë Kelmendi.

Në një komunikatë të lëshuar nga KDI të martën, thuhet se për t’u vazhduar progresi në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, institucionet e Kosovës, mes tjerash, duhet të vazhdojnë zbatimin e reformës në sistemin e drejtësisë, lufta kundër korrupsionit duhet të intensifikohet në drejtim të masave parandaluese dhe transparenca dhe llogaridhënia duhet të rriten në të gjitha fazat e procedurave të prokurimit publik.

Gzim Shala, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se në bazë të monitorimit të rasteve gjyqësore, del se zyrtarët e lartë kanë mbetur të paprekshëm për sistemin e drejtësisë.

“Duhet ta kemi parasysh se nga të gjitha rastet e korrupsionit, ne ende nuk e kemi një zyrtar të profilit të lartë të dënuar me burgim efektiv”, thotë Shala.

Lëvizja “FOL”, e cila bën fushatë kundër korrupsionit në Kosovë, ka publikuar në muajin dhjetor të vitit 2021 një raport të titulluar: “Perceptimet e sektorit privat rreth prokurimit publik”.

Sipas këtij raporti, mbi gjysma e bizneseve të anketuara, apo 56 për qind, mendojnë se korrupsioni në prokurim publik është i pranishëm.

Ky raport evidenton se disa praktika negative që ndikojnë në procesin e prokurimit publik, janë: përshtatja e specifikave tenderuese për kompani të caktuara, paqartësia e informatave në tenderë, abuzimi me dispozita ligjore për përfitime apo edhe konflikti i interesit.

Nga bizneset e intervistuara për këtë raport, 45 për qind kanë thënë se besojnë se në procese tenderuese përshtaten specifikat për kompani të caktuara.

Për dyshimet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, në muajin tetor të vitit 2021, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj ish-ministres për Integrime Evropiane, Dhurata Hoxha, ish-sekretarit të kësaj ministrie, Demush Shasha, dhe tre personave të tjerë.

Siç thuhet në aktakuzë, ministrja Hoxha, më 11 maj, 2018, ka kërkuar nga Shasha nisjen e procedurave të prokurimit për aktivitetin e prokurimit: “Shërbime të konsulencës për nevojat e Ministrisë për Integrime Evropiane”, duke përcaktuar procedurën që duhej aplikuar dhe emrin e kompanisë “Majorelle PR & Events”, me të cilin duhej lidhur kontrata.

Sipas aktakuzës, ish-ministrja Hoxha ka ndërhyrë në procedura të prokurimit, edhe pse e ka ditur se nuk është kompetencë e saj. Dëmi i pretenduar nga ky veprim, në aktakuzë thuhet se është rreth 500 mijë euro.

Ky rast është në proces gjyqësor.

Aksionet anti-korrupsion

Gjatë vitit 2021 janë zhvilluar disa aksione kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Dhjetëra persona janë arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të subvencioneve të ndara për bujqit nga ana e Ministrisë së Bujqësisë.

Në mesin e të arrestuarve ka edhe zyrtarë të kësaj ministrie, si dhe qytetarë që kanë përfituar jashtëligjshëm.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Labinot Grudës dhe Kadri Shalës, të cilët akuzohen për disa vepra penale në lidhje me vjedhjen e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Në fillim të këtij viti, në një aksion të gjerë janë arrestuar dhjetë persona, përfshirë ish-kryetarin e Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikolliq, nën dyshimet për marrje të ryshfetit dhe dhënien e lejeve për ndërtimin e vilave në Brezovicë. /rel/

Këshilli i BE-së me rekomandime të reja për lëvizje të lirë gjatë pandemisë

0

Këshilli Evropian miratoi sot rekomandimet rreth një qasje më të koordinuar për të lehtësuar lëvizjen e sigurt dhe të lirë gjatë pandemisë COVID-19.

Sipas rekomandimeve të reja të miratuara të Këshillit të Bashkimit Evropian, të cilat nuk janë të detyrueshme dhe u lënë shteteve anëtare vet të vendosin për vaksinimin, testimin ose statusin e rikuperimit të qytetarëve nga COVID-19, siç konfirmohet nga certifikata dixhitale e vlefshme e BE-së, të jenë përcaktuesit kryesorë të udhëtimit.

Prandaj, rekomandohet që masat kundër coronavirusit të zbatohen duke marrë parasysh statusin individual në vend të situatës në nivel rajonal, me përjashtim të zonave ku virusi qarkullon në nivele shumë të larta, shton institucioni evropian.

Këshilli i BE-së miratoi një rekomandim për një “qasje të koordinuar”, e cila lejon lëvizjen e sigurt gjatë pandemisë COVID-19.

Siç u tha, ky rekomandim do të hyjë në fuqi më 1 shkurt 2022, nga kur periudha e vlefshmërisë së certifikatës së COVID-19 do të kufizohet në 270 ditë.

https://twitter.com/EUCouncil/status/1485910056700977156?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1485910056700977156%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fkeshilli-se-rekomandime-te-reja-per-levizje-te-lire-gjate-pandemise%2F

Mustafa: Nuk duhet të pranohet që të rritet çmimi i rrymës

0

Ish-kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka folur për krizën me energjinë elektrike që është duke u përballur vendi.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka kërkuar që të rritet çmimi i rrymës, për këtë Mustafa, ka thënë se nuk duhet të pranohet kjo kërkesë.

“Kërkesa për rritje ka pasë përherë, gjithmonë kemi konsideruar se ZRrE-ja duhet t’i studiojë mirë këto kërkesa dhe që rritja të mos bëhet pa pasur arsyetim shumë të madh. Rritja e çmimit nuk mund të ndodh vetëm për shkak të ZRrE-së dhe Qeverisë, mirëpo duhet të shihet se si e gjithë kjo shprehet tek shporta e konsumit të qytetarëve të Republikës së Kosovës”.

“Mendoj se nuk duhet të pranohet propozimi i ZRrE-së që të rriten me norma të tilla çmimet e energjisë elektrike. Duhet të gjendjet një zgjidhje që është e pranueshme edhe për konsumatorët edhe për rregullatorin energjisë elektrike, edhe për Qeverinë. Kjo sepse këto nuk janë fantazi të konsumatorit se ata dëshirojnë të kenë energji me çmime të ulëta, mirëpo është në gjendje reale që Kosova në pikëpamje të pagave është larg vendeve të tjera. Një njeri që është me standard disa fish më i ulët se qytetarët në vendet e tjera nuk mund të përballojë rritje të energjisë elektrike si me vendet tjera”,ka thënë Mustafa.

Ushtria e Kosovës në pritje të 40 aeroplanëve të dorës nga SHBA-ja

0

Forca e Sigurisë së Kosovës do të pajiset së shpejti me 40 aeroplanë të veçantë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Siç shkruajnë disa media amerikane për ushtrinë, FSK-ja do të marrë pajisje të quajtura “RQ-20 Puma Long Endurance UAS”, të prodhuara nga “AeroVironment”.

Marrëveshja me “AeroVironment” ka qenë që prodhimi i këtyre pajisjeve të përfundojë më 25 janar. Kosova ka porositur 40 njësi në total, në vlerë prej rreth 215 mijë dollarësh.

“Puma LE” janë aeroplanë të cilët lansohen me duar dhe shërbejnë për mbikëqyrje territori. Shërbejnë sikur dronët. Mund të qëndrojnë në ajër deri në 6.5 orë dhe mund të operojnë në të gjitha ambientet.

Trupat ushtarake amerikane në Kosovë, si pjesë e misionit të KFOR-it, janë të njohur për përdorimin e këtyre aeroplanëve për mbikëqyrjet e kufijve.

Në fund të qershorit, Qeveria e Kosovës pati konfirmuar porosinë e pajisjeve të ndryshme ushtarake, në vlera milionëshe, nga SHBA-ja.

Dy protesta këtë javë për rrymën, IKSHPK apel: Mos u grumbulloni

0

Rritja enorme e numrit të rasteve të reja me COVID-19 ka bërë që IKSHPK të dalë çdo ditë me apele për qytetarët e Kosovës ku bëhet thirrje për zbatim të masave dhe kujdes.

IKSHPK në apelin e radhës ka thënë se nuk duhet të neglizhohen rekomandimet themelore që janë maska, distanca e higjiena.

Instituti tutje u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, të shmangin udhëtimet dhe të ajrosin ambientet e mbyllura.

“IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështërsi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen”, ka thënë Instituti.

Pasë parasysh se këtë javë do të mbahet protestë kundër shtrenjtimit të rrymës, IKSHPK ka bërë thirrje që të mos ketë grumbullime.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë!

Ju lutemi bartni maskat nē çdo vend dhe vaksinohuni!

Omicron (B.1.1.529) po vazhdon të përhapet me intensitet të lartë dhe është varianti dominues në qarkullim.

Virusi është kudo andaj mos neglizhoni rekomandimet themelore: maska, distanca, higjiena. Shmangni udhtimet, qëndroni në shtëpi dhe ajrosni ambientet e mbyllura.

IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështërsi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen.

Situata epidemiologjike mund të përkeqësohet edhe më shumë ditët në vazhdim, andaj IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët që të respektohen masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Na ndihmoni që të ju ndihmojmë!

Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së COVID-19, bëjmë thirrje në veçanti për kujdes dhe mosgrumbullim. Ndërsa, rekomandojmë institucionet përgjegjëse të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave për parandalimin dhe luftimin e pandemisë.

Është i domosdoshëm kujdesi i shtuar i të gjithëve që në mënyrë strikte të respektohet distanca fizike, të përdoren maskat, të bëhet dezinfektimi dhe ajrosja e hapësirave, duke pamundësuar dhe shmangur përhapjen eventuale të mëtejme të infeksionit të COVID-19.

Omicron është tejet ngjitës, andaj mbani maskat në çdo vend, mbani distancën mbi dy metra edhe në mjedise të hapura edhe po qe se të gjithë bartin maska!

Duke qenë se vaksinimi është mënyra më e mirë dhe më e sigurt për të parandaluar COVID-19, veçanërisht format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet, ne vazhdojmë të apelojmë fuqishëm për vaksinim sa më gjithpërfshirës, sa më të gjerë dhe sa më të shpejtë të popullatës nga mosha 12 vjeçare.

Vaksinat mund të merren çdo ditë në të gjitha institucionet e kujdesit parësor në komunën tuaj.

Gjithashtu apelojmë për vaksinimin me

dozën pērforcuese dhe dozën e tretë që mund ta marrin të gjithë qytetarët e moshës mbi 18 vjeçare.

Vaksinohuni dhe ftoni të tjerët të vaksinohen!

Duke u vaksinuar vetë, ju mbroni veten, mbroni edhe njerëzit për rreth jush, në rend të parë familjen.

Të gjitha të dhënat nga vendet tjera dëshmojnë qartë dhe pa asnjë dyshim, se ky variant mund të shkaktojë sëmundje të rëndë dhe humbje jete, sidomos mes personave të pavaksinuar dhe, deri diku, edhe mes atyre që nuk kanë marrë dozën përforcuese. Andaj, Vaksinimi mbetet arma më e fortë për të parandaluar hospitalizimin dhe rastet e rënda klinike.

Të gjithë pa dallim dhe domosdoshmërisht duhet të vazhdojmë të zbatojmë masat parandaluese kundër COVID-19 dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësor!

Prandaj, në vazhdimësi vlen për secilin person dhe më tej vazhdojmë të bëjmë thirrje:

Mbulo gojën dhe hundën me maskë!

Mbaj higjienën!

Respekto distancën!

VAKSINOHU!.

Mërgimtari përplaset ashpër me policin: Pse po m’dënon, ku është radari?

0

Rastet kur shoferët përplasen me patrullat e policisë së trafikut rrugor, nuk janë edhe të rralla në vendin tonë.

“Plus Televizion” ka publikuar një video ku shihet një debat i fortë, mes një shoferi dhe një polici lidhur me pretendimet për vozitje të shpejtë.

Biseda mes tyre, për pak sa nuk ka eskaluar në përplasje fizike. Siç shihet në pamje, vozitësin që ishte mërgimtar, e ka ndaluar policia për shkak të shpejtësisë.

Shoferi, që sipas medias lokale, është mërgimtar, pretendon se nuk ishte shpejt, polici rrugor shprehet i bindur se shoferi ka bërë kundërvajtje, dhe derisa shoferi i nervozuar i flet, polici plotëson fletën e gjobës.

I gjithë incidenti raportohet se ndodhi në Pozheran të Vitisë, natën e 23 janarit, kur shoferi me inicialet Sh. S., i cili teksa po udhëtonte në rrugën kryesore të fshatit ndalohet nga dy zyrtarë policorë që ishin duke patrolluar në ato momente.

Raportohet se përplasja erdhi pasi mërgimtari që erdhi nga Holanda, asesi nuk e pranonte se bëri ndonjë kundërvajtje në trafik.

Për më shumë shihni videon:

Një muaj paraburgim për personin i cili sulmoi një person tjetër në Prizren, dy të tjerë në arrati

0

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, njofton se gjyqtarja e procedurës – Shpresa Emra, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 24.01.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 24.02.2022, ndaj të pandehurit L.U., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale sulm nga neni 184 par.2 lidhur me nenin 31, dhe asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë nga neni 321 par.1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:

– Me datë 22 janar 2022, në orët e mesnatë, në Prizren, ne bashkëveprim edhe me dy të pandehur të tjerë (të cilët aktualisht janë në arrati), me dashje përdorin forcën ndaj të dëmtuarit L.M., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshjeje paraprake që kishin në mes veti, derisa i dëmtuari L.M., ishte i ndalur me automjetin e tij, të pandehurit fillimisht tentojnë ta nxjerrin te dëmtuarin nga vetura, e me pas i pandehuri L.U., me një shkop druri e godet te dëmtuarin L.M., ne kokë dhe trup e me pas edhe dy të pandehurit tjerë e godasin me mjete te forta-shkop druri të dëmtuarin L.M., ne pjesë të ndryshme të trupit por që nuk i shkaktojnë dëmtime të dukshme trupore.

Me datë, kohë, vend të njëjtë si më lartë, i pandehuri L.U., dëmton pasurinë e personit tjetër, konkretisht automjetin e të dëmtuarit L.M., në atë mënyre që pas përfundimit të përleshjes fizike mes tyre, ne shenjë revolte me mjete të forta e godasin automjetin duke ia thyer xhamat, me ç’ rast me këtë veprim të dëmtuarit i shkaktojnë dëm material.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin se hetimet penale janë në fazën fillestare, dhe me lënien në liri tët të pandehurit ekziston rreziku se i njëjti do të pengojë rrjedhën normale të kësaj procedure penale, gjithashtu duke marrë për bazë mënyrën dhe rrethanat në të cilat janë kryer veprat penale, ku i dëmtuari sulmohet me mjete të forta – shkop druri, dhe i pandehuri e duket e goditur në vazhdimësi, tregon vendosmërinë për të kryer veprën penale.

Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se në rastin konkret caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, për zhvillimin e rregullt dhe normal të procedurës penale, duke pasur parasysh faktet dhe rrethanat e lartpërmendura, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale.

Shënim: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore në Prizren.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort