Home Blog Page 3576

Shtrenjtimi i rrymës ua rëndon akoma më shumë jetën komuniteteve në Kosovë

0

Nga 1 shkurti do të aplikohen bllok-tarifat për energjinë në Kosovë.

Gati dyfish më shtrenjtë do të paguajnë konsumatorët shtëpiakë që konsumojnë mbi 600 kilovatë.

Këtu hyjnë edhe familjet egjiptiane, rome e ato ashkalinje.

Deputetët që përfaqësojnë qytetarët e këtyre komuniteteve në Kuvend thonë se rritja e çmimit të faturave të energjisë ua rëndon akoma më shumë jetën atyre.

Fridon Lala është ligjvënës nga komuniteti Egjiptian.

“Komuniteti Egjiptian është njëri prej grupeve më të varfëra që jeton në Kosovë, kjo pasqyrohet edhe në të dhënat e institucioneve vendore edhe në raportet e institucioneve ndërkombëtare. Edhe në kushte normale ata e kanë të vështirë mbijetesën gjatë sezonës së dimrit. Sidomos tani, kur rritja e çmimit të rrymës po vie në kohë kur dhe inflacioni është rritur dhe çmimet e produkteve bazë janë rritur. Mbi 90% të egjiptianëve cilësohen si të papunë, e familjet që jetojnë në varfëri të skajshme vlerësohet se jetojnë me një mesatare me rreth 60 centë në ditë”, u shpreh ai për “Front Online”.

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të miratojë të hënën mocionin e partive opozitare kundër shtrenjtimit të rrymës.

Kjo për faktin se nuk pati kuorum, meqë në sallë ishin të pranishëm vetëm 45 deputetë.

Mocioni u la të votohet të mërkurën, kur është planifikuar seanca e radhës.

Deputeti rom, Erxhan Galushi nuk e përjashton mundësinë të votojë kundër rritjes së tarifave të rrymës kurdo që kjo çështje të vijë në Kuvend.

“Një pjesë e konsiderueshme e komuniteteve jetojnë në varfëri të skajshme. Po shpresoj që Qeveria do ta tejkalojë këtë krizë. Për momentin këto masa për subvencionimin janë ndihma e Qeverisë. 30 ose 40 % e komuniteteve janë në varfëri të skajshme. Ndoshta për momentin jam duke menduar se si të veprojë a do të votoj pro apo kundër shtrenjtimit të rrymës. Por duke e parë që gjendja e tyre ekonomike është e rëndë me gjasë do të votojë kundër shtrenjtimit të rrymës”, deklaroi Galushi për “Front Online”.

Shtrenjtimin e energjisë po e kundërshtojnë partitë opozitare shqiptare.

Kurti mbledh ministrat në ora 10:00

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do t’i mbledh ministrat.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga zyra e kryeministrit.

Nuk dihet se çfarë do të diskutohet në mbledhjen e Qeverisë, e cila pritet të fillojë në ora 10:00.

“Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë

KOHA: ‪10:00”, thuhet në njoftim.

Sot në ora 12:00 protestohet kundër shtrenjtimit të rrymës

0

Sot në kryeqytet do të protestohet kundër propozimit të Zyrës së Rregullatorit të energjisë për shtrenjtim të rrymës.

Protesta do të mbahet nga ora 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Kjo protestë ka dy kërkesa: të mos aprovohet bllok tarifa e propozuar nga ZRrE-ja dhe të nacionalizohet KEDS-i.

Njoftimi i plotë:

Të dashur/a qytetarë/e të Kosovës,

Ftoheni të merrni pjesë në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës në Kosovë më datën 26 janar 2022 nga ora 12:00 në Prishtinë.

Me 28 janar 2022 Qeveria e Kosovës pritet ta miratojë propozimin e ZRrE-së për vendosjen e bllok tarifës dhe rritjen prej 9% për të gjithë konsumatorët/et që shpenzojnë deri në 600 kWh, ndërsa rreth 200% rritje të çmimit për konsumatorët/et që e tejkalojnë 600 kWh.

Vendosja e bllok tarifës do ta afektojë jetën dhe buxhetin e secilit/ës prej nesh. Gjatë sezonës së dimrit konsumi energjetik i një familje mesatare në Kosovë e kalon në çdo formë 600 kWh. Kjo do të thotë që nëse ne e kemi paguar një faturë prej 58 eurove me tarifën e re do të paguajmë rreth 108 euro.

Përveç që i palogjikshëm, ky propozim do t’i pasurojë edhe më tej bizneset, në kurrizin tonë. Sipas propozimit, çmimi i energjisë për bizneset nuk rritet fare. Kjo i bie se një familje mesatare në Kosovë që synim e ka jetesën apo edhe mbijetesën, paguan edhe për bizneset që synim e kanë qarkullimin e fitimin.

KEDS-it nuk i mjaftojnë 17 milion euro fitim në vit por e ka bërë argat ZRrE-në dhe Qeverinë e Kosovës që nga ky vit kësaj kompanie private t’i shumëfishohet fitimi. E gjithë kjo nga buxheti, edhe ashtu i dërrmuar, i qytetarëve/eve të Kosovës.

Këto shantazhe, ne qytetarët e këtij vendi nuk do i lejojmë kurrsesi. Në këto kushte, protesta mbetet e vetmja rrugë që ta parandalojmë barrën që mundohen të na ngarkojnë Qeveria e Kosovës përmes ZRrE-së e me KEDS-in.Andaj, ju ftojmë që të mërkurën, duke filluar nga ora 12:00, të mlidhemi e ta kundërshtojmë e ta parandalojmë këtë padrejtësi të rradhës ndaj nesh. Protesta nisë tek sheshi “Zahir Pajaziti” dhe përfundon tek ndërtesa e Qeverisë dhe ka dy kërkesa kryesore:

1.Mos-aprovimi i bllok tarifës së propozuar nga ZRre-ja;
2. Nacionalizimi i KEDS-it

Kuvendi mban sot seancë plenare, këto janë pikat e rendit të ditës

0

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancën e radhës.

Në rend të ditës do të jenë pika të papërfunduara nga seancat e kaluara, si dhe votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me pagat në sektorin publik.

Rendi i ditës:

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 18, 19, 22, 23 nëntor dhe 6 dhjetor 2021:

Votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020,

Votimi i Raportit vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2020,

Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “KOSMONTE FOODS” Sh.P.K.

Pikat e papërfunduara nga Seancës plenare, e mbajtur më 13 dhe 14 dhjetor 2021:

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-071 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-060 për mbeturina,

Votimi i Raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2020,

Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me pagat në sektorin publik.

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur më 24, 28 dhe 29 dhjetor 2021 dhe 21janar 2022:

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-018 për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-021 për tregti me jashtë,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-099 për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-077 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-127 për regjistrimin e bujqësisë,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-078 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-041 për prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e duhanit,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-079 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L- 85 për peshkatari dhe akuakulturë,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-080 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/5 i Kosovës për farërat,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-081 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-085 për bujqësi organike,

Parashikimi i motit për sot dhe nesër në Prizren

0
Foto: Raim Kurtaj

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkuren dhe të enjten do të mbajë mot i ftohtë.

Në njoftim bëhet e ditur se do të ketë vranësira dhe intervale me diell.

Sipas IHK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -10 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius.

“Masat e ajrit me origjinë polare janë duke u zhvendosur drejt lindjes duke krijuar mundësi për zbutjen e këtij acari. Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -10 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius”, ka njoftuar IHK.

Raporti i Transparency International, Kurti synon që Kosova t’i afrohet Danimarkës e Finlandës

0

Kryeministri Albin Kurti po synon që Kosova t’i afrohet Danimarkës, Finlandës, sa i përket luftimit të korrupsionit.

Kurti është shprehur se do të vazhdojnë të punojnë derisa të afrohen në krye të listës.

Sipas indeksit të antikorrupsionit që u publikua nga organizata “Transparency International”, Kosova është ngritur për 17 vende, duke u renditur në vendin e 87-të.

“Lufta jonë kundër krimit të organizuar dhe inst. korrupsioni jep rezultate. Kosova ka përmirësuar pozitën e saj me 17 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, nga 104 në 87. E kënaqur me këtë vlerësim të organizatave kredibile. Puna jonë vazhdon, derisa të afrohemi në krye të listës”, shkroi Kurti në Twitter.

Osmani: Po ecim drejt çrrënjosjes së korrupsionit

0

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka mirëpritur sot publikimin e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021 të Transparency International, sipas të cilit Kosova ka shënuar ngritje në indeks për 17 pozita.

Osmani në një postim në Facebook ka shkruar se kjo paraqet ngritjen më të lartë vjetore për Kosovën në historinë e publikimit të Indeksit.

“Para një viti premtuam që luftimi i korrupsionit do të ishte një prej prioriteteve kryesore të institucioneve të reja. Sot, ky premtim po sheh rezultatet e para jashtëzakonisht premtuese. Gjatë vitit që lamë pas, Republika e Kosovës shënoi rritje prej 17 pozitave në publikimin e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021 të Transparency International – ngritja më e lartë vjetore për Kosovën në historinë e publikimit të Indeksit. Hap pas hapi, drejt çrrënjosjes së korrupsionit”, shkruan Osmani.

Organizata Transparency International nxorri të martën raportin e përvitshëm për Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit në botë ku arrin në përfundimin se 86 për qind e 180 vendeve dhe territoreve, kanë bërë pak ose aspak përparim në luftën kundër korrupsionit në 10 vitet e fundit.

Raporti që analizon zhvillimet e vitit të kaluar, e vë theksin tek lidhja mes korrupsionit dhe nivelit të demokracisë dhe të drejtave të njeriut, nga vendet me më shumë korrupsion e deri tek ekonomitë e përparuara.

Kosova ka shënuar përmirësim, me 39 pikë, tre pikë më lart sesa një vit më parë.

“Në Kosovë ka pasur tranzicione paqësore pushteti mes qeverive në vitet e fundit.”, thuhet në raport.

Po ashtu sipas raportit, vendi tregoi një vullnet të sinqertë për luftuar korrupsionin, duke hetuar udhëheqës të akuzuar për korrupsion.

Kosova ishte i vetmi vend në rajon dhe një nga vetëm pesë vendet në Evropë që nuk i transferoi kompetencat vendim-marrëse tek ekzekutivi por i mbajti në parlament.

Në 10 vite, Kosova ka pasur një rritje prej pesë pikësh, nga 34 në vitin 2012, në 39 në vitin 2021.

Kuvendi nesër mban seancë, votohet edhe rezoluta për pagat në sektorin publik

0

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mbajnë seancë, të mërkurën.

Në rend të ditës do të jenë pika të papërfunduara nga seancat e kalura, në kuadër të tyre është votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me pagat në sektorin publik.

Seanca do të fillojë nga ora 14:00.

Rendi i ditës:

1. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 18, 19, 22, 23 nëntor dhe 6 dhjetor 2021:

21. Votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020,

29. Votimi i Raportit vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2020,

32. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “KOSMONTE FOODS” Sh.P.K.

2. Pikat e papërfunduara nga Seancës plenare, e mbajtur më 13 dhe 14 dhjetor 2021:

9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-071 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-060 për mbeturina,

13. Votimi i Raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2020,

14. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me pagat në sektorin publik.

3. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur më 24, 28 dhe 29 dhjetor 2021 dhe 21
janar 2022:

26. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-018 për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme,
27. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-021 për tregti me jashtë,
28. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-099 për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore,
29. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-077 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-127 për regjistrimin e bujqësisë,
30. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-078 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-041 për prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e duhanit,
31. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-079 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L- 85 për peshkatari dhe akuakulturë,
32. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-080 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/5 i Kosovës për farërat,
33. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-081 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-085 për bujqësi organike,
34. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-082 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-120 për mbrojtjen e bimëve,
35. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-083 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.02/L-8 për verërat,
36. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-084 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.02/L-53 për Gjuetinë,
37. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-085 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.2004/13 për materialin fidanor,
38. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-086 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-114 për pasurimin e miellit,
39. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-087 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.04/L-040 për rregullimin e tokës,
40. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-088 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.02/L-111 për bletari,
41. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-089 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 2003/10 për plehrat artificiale,
42. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-090 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L- 10 për përkujdesjen ndaj kafshëve,
43. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-091 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/21 për veterinarinë,
44. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-092 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-029 për inspeksionin bujqësor,
45. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-093 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-042 i produkteve për mbrojtjen e bimëve,
46. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-094 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L-9 për ujitjen e tokave bujqësore,
47. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-095 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.2003/9 për kooperativat e bujqëve,
48. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
49. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-064 për tokën ndërtimore.

4. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare më 20 dhe 21 janar 2022:

1. Votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2020.

Zëvendësministri i Shëndetësisë: Mund të ketë rishikim të masave

0

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, ka thënë se mund të ketë rishikim të masave në ditët në vijim.

Berisha theksoi se këto janë masa të përkohshme, që sipas tij, çdo ditë merren të dhënat nga komiteti këshillëdhënës për përmirësimin e tyre, apo cilat kanë dhënë efekt pozitiv apo negativ.

“Nuk mund ta them saktë cila masë do të ndryshohet, por do të ketë rishikim të këtyre masave, këto janë vendosur në një afat dyjavor, por nuk do të thotë se nuk mund të ndërrohen brenda javës”, u shpreh Berisha në InfoMagazine.

Kamarier më emrin s´ma thonë, ma thonë mërgimtar

0

Shkruan: Blerina Ademi Sahiti

Kamarier më emrin s´ma thonë …

Jo, jo tani emrin e kam mërgimtar. Fill i vetëm po qëndroj në dhomën time dhe sa e sa mendime e kanë pushtuar kokën time…

Më kishin rrëfyer se gurbeti është i vështirë, por deri në këtë masë se kisha menduar…kalon sigurisht, mësohem me kohë edhe unë. Mësohem se tjetër zgjidhje s’më mbeti në vendin tim!

Një rrogë 300 euro, një grua me tre fëmijë e një nanë e sëmurë, shumë faktura për t’u paguar e shumë barna për t’u blerë. Tjetër zgjidhje s’më mbeti, ose gurbeti ose litari në fyt.

Eh, rinia ime e përkohshme… Dikur mezi prisje të zbardhte dita e të shkëlqeje mëngjeseve!

Me libra në dorë nguteshe për ta zënë orën e mësimit…tash më qeshet me ato momente.

Thuajse do të bëhesha ministër a president secilën mungesë me prindër e arsyetoja tek kujdestari dhe në fund përfundova kamarier…

Plot 6 vite punova në restorant. Jo që është turp të punosh e të fitosh me djersë, por ama ta mendosh se kisha studijuar në Histori dhe këmbët mezi i ndjeja nga qëndrimi në këmbë duke shërbyer 10 orë në ditë për një rrogë që as gjysmën e muajit s’ma mbulonte ishte kaq dëshpëruese. Jo, pse më vinte turp ta bëja punën e kamarierit se edhe ashtu në Kosovë tjetër zgjidhje s’kishe, por pas gjithë asaj lodhje e maltrerimi shefi të rëndonte me fjalë, kritikonte e ofendonte, ta merr mendja të ka skllav e jo punëtor.

Mos më qaj nga pas nanë! Më keq se që kam qenë atje, këtu nuk mund të jem, përveç mungesës tënde dhe fytyrës së fëmijëve që para syve i kam ngado, asgjë tjetër më keq se atje nuk është.

Mos më qaj nga pas nanë. Malli do të mbytë e bota do të sjellë veç dëshpërim, por nanë këtu ku jam edhe nëse duart më grithen nga puna e edhe nëse këmbët më ajen nga lodhja, ta dish nanë se puna më paguhet aq sa meritoj…

Ta dish nanë se sot po të kisha mundësi do të strehoja edhe ty këtu ku jam unë. Këtu nanë mjeku do të trajtonte ty e do të shëronte ku ke dhimbje, se atje në Kosovë nanë tri herë brenda muajit t’i patën ndërruar barnat duke mos e gjetur shkaktarin e dhimbjes së lukthit tënd, derisa ta dëmtuan organizmin.

Eksperintonin në ty nanë e mua rroga s’më mjaftonte që ta gjeja një mjek të mirë e në spital të shtetit pritnim me orë të tëra dhe në fund të rëndonin me fjalë mjekët sikur s’paguhen për të trajtuar të sëmurët. Secili më drejtor se tjetri!

U bënë 4 muaj që jam larg Kosovës e do të kalojnë edhe 40 të tjera dhe s’do të më merr malli bile të vij.

Pse të vij se?

Për të jetuar me frikën të dal në rrugë se mos po më vret dikush?

Për të jetuar me frikën se mos po më plaçkitë kush?

Për të mos mund ta vë kokën në jastak natën nga hallet e së nesërmes?

E din moj nanë se kurrë s’ta kam thënë ama sa herë e dërgoja djalin në shkollë më duheshte ta barti në krahë e të mos kishte mundësi të ecte trotuareve që mos t’i ndjente nga afër lodrat që ekspozoheshin në secilin dyqan se rroga s’do të mjaftonte t’ia plotësoja secilën kërkesë, mezi e kalonim muajin. Bile nanë në marketin e lagjes ende e kam emrin në librin e borxhlinjëve, por i kam premtuar se në pushim do t’ia paguaj të tërin.

Kosovë dje të lash unë, sot disa të tjerë e nesër edhe plot të tjerë.

Do të mbetesh shkretë një ditë pa rini, pa kuadro e pa pasur kush të shkel mbi ty, pos disa pleqve të përbetuar si soji i nanës sime që gjithmonë thotë: një në mbetë në Kosovë i gjallë pa e lëshuar këtë vend, do të jem unë…por pleq janë dhe nëse s’të braktisin të gjallë, një ditë nga vdekja do të shkojnë.

Prandaj, i dashur vend një ditë gjithë rinia do të të braktisë, se në ty veç me zorr po jetojmë, jo pse s’të duam, por pse s’na u dha mundësia për një jetë më të mirë. Kamarier emrin ma thoshin në Kosovë…

Prej mëngjesi 10 orë shërbeja kurrë pa u ndal dhe mezi arrija një kafshatë bukë ta ha ndonjëherë. Kohë të vështira kam përjetuar. Shumica e rinisë ma besojnë, se shumica jetën time bëjnë dhe shumica se dinë se kah t’ia mbajnë me 300 euro rrogë dhe 2 a 3 euro bakshish në ndonjë ditë. Shumica e dinë si është të qëndrosh në këmbë 10 orë dhe të shërbesh e të mos falënderohesh shumë herë.

Pse?

Sepse, kamarier punon dhe për këtë po paguhesh. Ama mirësjellja e falënderimi është kulturë. Sot unë kamarier. Nesër një i diplomuar tjetër dhe kështu me radhë.

Pse?

Sepse, as unë dhe as ai tjetri se kemi babën në pushtet për t’na punësuar në karrige, se me meritë e me diploma zorr se do të na vjen rendi.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort