Home Blog Page 3575

PSD-ja e bën Qeverinë “zyrë të KEDS-it”

0

Partia Socialdemokrate ka mbajtur sot një aktivitet protestues në objektin e Qeverisë së Kosovës, duke i vendosur një baner të KEDS-it në hyrje të kësaj zyre.

Sipas Nol Nushit nga kjo parti, Qeveria i është nënshtruar totalisht një kompanie private siç është KEDS-i. Ai u ankua edhe për sjelljen e Policisë teksa po mban aktivitetin protestues.

“Ishit dëshmitar të një sjellje totalisht absurde nga rojet dhe Policia e kësaj Qeverie për një baner që është i letrës. E shihni nga çfarë aktiviteti frikësohet kjo Qeveri, por s’kanë faj sepse janë totalisht të panikuar me vendimet që po i marrin dhe i janë nënshtruar totalisht një kompanie private siç është KEDS-i. Kjo nuk është zyrë e Qeverisë që përfaqëson interesat qytetar, por është një zyrë e nënshtruar totalisht ndaj KEDS-it dhe KESCO-s”, deklaroi Nushi.

PSD-ja ka paralajmëruar një protestë për të shtunën, në lidhjen me shtrenjtimin e çmimit të energjisë.

Bashkohen Omicron dhe Delta, arrin varianti “Frankenshtajn”?

0

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se përparimi marramendës i llojit omicron siguron që nuk do të jetë versioni i fundit i virusit korona që do të shqetësojë botën.

Çdo infeksion i jep virusit një shans për mutacion dhe omicron ka një avantazh ndaj paraardhësve të tij – ai përhapet shumë më shpejt pavarësisht se shfaqet në një kohë kur imuniteti global nga vaksinat dhe sëmundjet e mëparshme është forcuar.

Kjo do të thotë më shumë njerëz tek të cilët virusi mund të vazhdojë të zhvillohet.

“Sa më shpejt të përhapet omikroni, aq më shumë mundësi ka për mutacion, i cili potencialisht mund të çojë në më shumë variante,” i tha AP Leonardo Martinez, një epidemiolog në Universitetin e Bostonit.

Hulumtimet tregojnë se varianti Omicron është të paktën dy herë më ngjitës se delta dhe të paktën katër herë më ngjitës se versioni origjinal i virusit.

Dhe ka disa rrugë të mundshme për evolucionin e tij.

Një nga rrugët e mundshme është se me omikron dhe delta, njerëzit mund të marrin infeksione të dyfishta që mund të çojnë në, siç tha Dr. Ray, “variantin frankenshtajn” (Variant Frankenstein +), hibride me karakteristika të të dy llojeve.

Megjithëse omicron është më i mirë në shmangien e sistemit imunitar sesa delta, vaksinat ende ofrojnë mbrojtje dhe përforcuesit reduktojnë në masë të madhe gjasat e sëmundjeve të rënda, shtrimit në spital dhe vdekjes.

Arrestohen dy motra në Prizren, kanosën me thikë një të mitur

0

Dy të mitura në Prizren janë arrestuar pasi kanë kanosur me thikë një tjetër.

Sipas raportit të policisë, të dyshuarat kanosjen e kanë incizuar me telefon dhe e kanë shpërndarë në rrjete sociale.

“Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare, të mitura pasi që me një mjet të mprehtë, thikë kanë kanosur viktimën femër kosovare- e mitur. Të dyshuarat kanosjen e kanë incizuar me telefon dhe e kanë shpërndarë në rrjetet sociale. Me  vendim të prokurorit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje”, njofton më tej policia.

Filmi dokumnetar “Pa Vend” triumfon në “Trieste Film Festival”

0

Filmi dokumentar ” Pa vend”, i Samir Karahodës, po vijon të rrëmbejë çmime nga festivale prestigjioze. “Pa Vend” është shpallur filmi më i mirë i shkurtë në Edicionin e 33- të Festivalit të filmit në “Trieste Film Festival – Alpe Adria Cinema”.

Juria e garës së filmit të shkurtër, e përbërë nga Špela Čadež (regjisore, producente dhe animatore nga Slovenia), Wim Vanacker (anëtar i Komisionit Përzgjedhës të Konkursit të Filmit të Shkurtër në Festivalin e Filmit në Kanë) dhe Gerald Weber (zëvendës drejtor menaxhues i sixpackfilm – Vjenë) thanë që filmin e zgjodhën për këndvështrimin e tij origjinal.

Për më tepër juria u shpreh “Në një film që kalon kufirin mes dokumentarit dhe fiksionit, një tavolinë Ping Pongu bëhet një alegori për realitetin politik, por edhe një metaforë për kërkimin e një vendi në kohë ndryshimi të shtëpisë dhe migrimit.

Pa Vend na bindi me vendimet e tij formalisht të sakta, kuadrin e tij të pazakontë, këndvështrimin e tij të përqendruar dhe ritmin e tij të saktë.”, thuhet në vlerësimin e jurisë së këtij festivali.

Policia dënon 405 qytetarë, s’respektuan masat antiCovid

0

Po vazhdojnë gjobat ndaj qytetarëve të cilët nuk po respektojnë masat antiCOVID-19.

Vetëm brenda një dite Policia e Kosovës ka shqiptuar 405 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk i respektuan masat që u vendosen për parandalimin e përhapjes dhe mbrojtës nga koronavirus.

Aktualisht në vend janë 21 mijë e 668 raste aktive me COVID-19.

Kostot e jetesës – Kosova më e lira në Evropë, Shqipëria më e shtrenjta në rajon

0

Në raport me New Yorkun, kosto e jetesës në Tiranë në janar 2022 rezultoi 5 pikë përqindje më e lirë se vitin e kaluar.

Sipas Numbeo, Shqipëria u rendit në vendin e 99 në 136 vende, me përmirësim 10 vende nga janari 2021.

Përllogaritjet e këtij viti tregojnë se në Shqipëri kostot e jetesës janë sa 35.5 për qind e shpenzimeve që duhen për të jetuar në New York, pa përfshirë Tiranën.

Në raport me vetveten, Shqipëria nuk është bërë më e lirë për të jetuar në vitin 2022, por çmimet në New York janë rritur me ritme më të shpejta se në Shqipëri.

Numbeo llogarit kostot e jetesës kudo në botë në raport me qytetin e New Yorkut, që do të thotë se çdo indeks duhet të jetë 100. Nëse një qytet tjetër ka, për shembull, indeksin e qirasë 120, kjo do të thotë që mesatarisht në atë qytet qiratë janë 20 për qind më të shtrenjta se në New York. Nëse një qytet ka indeksin e qirasë prej 70, kjo do të thotë se qiraja mesatare në atë qytet është 30 për qind më e lirë se në qytetin e New Yorkut.

Në raport më rajonin, Shqipëria ishte vendi më i shtrenjtë pas Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, teksa më të lira se Shqipëria ishin Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Kosova, në vendin e 134, është më e lira në Evropë dhe ndër gjashtë më të lirët në botë me 27 për qind të mesatares së New Yorkut.

Turizmi gjatë vitit 2021 në Shqipëri filloi rimëkëmbjen, Kosova shpëtoi sektorin

0

Edhe pse vitin e kaluar, turizmi shfaqi shenja rimëkëmbje, sërish Shqipëria mbetet larg periudhës së para pandemisë.

Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se gjatë vitit 2021, numri i të huajve që vizituan Shqipërinë arriti në 5.6 milionë, duke u dyfishuar në krahasim me 2020-n, që konsiderohet edhe si viti pandemik.

Por rikthimi në normalitet është ende larg.

Kundrejt 2019-s, në Shqipëri janë futur 2.9 milionë turistë të huaj më pak.

Turizmi patriotik ishte shpëtimi edhe vitin e shkuar.

Referuar të dhënave të Institutit të Statistikave nga Kosova erdhën më shumë se 2.6 milionë qytetarë, të cilët përbëjnë 46 për qind të ardhjeve totale.

Pas Kosovës renditen Maqedonia e Veriut, Greqia dhe Italia.

Por pavarësisht pandemisë, të shumtë kanë qenë shqiptarët që kanë udhëtuar jashtë vendit, jo vetëm për turizëm, por edhe për qëllime të tjera.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se gjatë viti që lamë pas, 4.2 milionë shqiptarë kanë dalë jashtë vendit nga 2.9 milionë në vitin 2020./A2 CNN

Lulzim Kabashi, dorëhiqet nga pozita e kryetarit të AAK-së në Prizren

0

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook, kryetari i Degës së AAK-së në Prizren, Lulzim Kabashi është tërhequr nga pozita e kryetarit duke mbetur vetëm anëtar i thjeshtë brenda këtij subjekti, raporton TV Prizreni.

Njoftimi i plotë:

Të nderuara struktura, anëtarë dhe simpatizant të AAK-së!
Pas një rrugëtimi të përbashkët politikë në kuadër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,
Një përvoje jashtëzakonisht të mire dhe sfiduese, e në të njejtën kohë dhe një pune sfilitëse,
Fakti i një rezultati jo të knaqëshm për disa parë zgjedhje të AAK-së dega në Prizren, duke ndjerë obligim moral që pjesa dërmuese e përgjegjësisë bie mbi Mua, është mëse e domosdoshëme që të hap rrugën për kuadro të reja dhe profesionale.

Pasi veq jemi në proces të rregullt zgjedhorë të AAK-së në të gjitha nivelet, kam vendosur që tani dhe tutje të mos jem pjesë e garës për pozitat politike në radhet e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, përveçse anëtar i thjeshtë.

Poashtu nuk do të jem pjesë e asnjë pozite ekzekutive në nivel të qeverisjes lokale apo asaj qendrore.
I inkurajoj që të gjithë kuadrot e reja që të vazhdojnë garën politike me qëllim rritjen e nivelit politik mbrenda Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dega në Prizren , ku dhe ju bëjë thirrje që të gjithë Ata ose Ato të cilët janë të interesuar të hyjnë në garën politike , që kan ambicje , energji dhe sjellin vlera të reja , të garojn dhe të marrin përgjegjësi legjitime përmes zgjedhjeve në AAK-ë.

Poashtu dua të theksoj se në kuadër të AAK-së dega në Prizren dhe Aleancës në nivel qendrorë, pata rastin dhe kënaqësinë të njof njerzë të mrekullueshëm, profesional dhe atdhetarë të cilët prezentojn vlera të larta njerzore e kombëtare, e posaqërisht një respekt të veqant kam për kryetarin e AAK-së Z.Ramush Haradinaj i cili është një njeri me vlera të rralla dhe ishte fat i madhë për Mua që për një kohë relativisht të gjatë isha njëri prej bashkëpuntorëve të tij.

Me respekt për të gjithë Ju !
Lulzim I. Kabashi

Makina fluturuese certifikohet nga rregullatori sllovak – ajo shndërrohet brenda tre minutave nga vetura në aeroplan

0

Një makinë fluturuese e aftë për të arritur shpejtësi mbi 160 kilometra për orë dhe lartësi prej 2,500 metrave është certifikuar me aftësi ajrore nga Autoriteti Sllovak i Transportit.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, makina-aeroplan hibrid, AirCar, është e pajisur me një motor BMW dhe funksionon me karburant të rregullt me pompë benzine.

Makinës i duhen dy minuta e 15 sekonda për t’u shndërruar në aeroplan.

Certifikimi i saj vjen pas 70 orëve testim fluturimi dhe më shumë se 200 ngritje dhe ulje, tha kompania.

“Certifikimi i AirCar hap derën për prodhimin masiv të makinave fluturuese shumë efikase”, tha krijuesi i tij Stefan Klein. /Telegrafi/

Situata me Covid-19, ministri Latifi raporton në Komision

0

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale sot do të mbajë mbledhje.

Në këtë komision do të raportojë ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.

RENDI I DITËS

Miratimi i rendit të ditës;
Votimi i Raportit për monitorimin e Ligjit 05/L-025 për Shëndetin Mendor;
Raportim i ministrit të Ministrisë së Shëndetësisë z. Rifat Latifi
Tema: Menaxhimi i situatës epidemiologjike me COVID-19;

Të ndryshme.
Vendi: N10 Koha: 12:00

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort