Home Blog Page 3574

Një bankë kosovare alarmon klientët: Nëse iu telefonon dikush mos ia jepni të dhënat bankare

0

Bankat vendore kohëve të fundit kanë ngritur shqetësimin se persona të panjohur po telefonojnë klientët e tyre. Të njëjtit duke u thirrur si persona zyrtarë të bankave po ua kërkojnë qytetarëve të dhënat personale.

Prandaj sot Banka Ekonomike u ka bërë thirrje klientëve të saj të mos i ndajnë informatat personale me askënd.

“Në asnjë rrethanë, Banka Ekonomike nuk ju kontakton për të kërkuar informata mbi kartelat bankare apo informacionet e tjera të ndjeshme. Andaj, mos u ekspozo ndaj përpjekjeve mashtruese, asnjëherë mos i ndani informatat e ndjeshme përmes telefonit, SMS, e-mail, apo/dhe platformave të tjera”, thuhet ndër të tjera në thirrjen e bankës.

Postimi i plotë i tyre:

Glauk Konjufca infektohet me coronavirus

0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Kjo është bërë e ditur nga nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujvci në seancën e sotme në të cilën po shqyrtohen pikat e papërfunduara të seancave të kaluara.

“Kryetari ka rezultuar pozitiv me COVID-19 kështu që nuk mund të marrë pjesë në seancë, kjo është për njoftimin tuaj dhe natyrisht për njoftim të publikut, shpresoj që do të kalojë shumë shpejtë dhe me lehtësi”, ka thënë Bogujevci.

Gjithashtu është bërë e ditur se edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka rezultuar pozitiv me coronavirus. /Telegrafi/

Burbuqe Berisha dhe Xhevat Elezkurtaj vizitojnë QMF-të në Piranë, Gjonaj dhe Romajë

0

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, Xhevat Elezkurtaj, përmes një postimi në facebook ka njoftuar se së bashku me Drejtoreshën e Shëndetësisë, Burbuqe Berisha dhe kryeshefin Eshref Kryeziu, sot kanë vizituar QMF-të në fshtrat Piranë, Gjonaj dhe Romajë.

Ata janë informuar nga afër me punën e angazhimin e stafit shëndetësorë si dhe duke u zotuar njëherit për vazhdimin e mbështetjes institucionale për këto qendra shëndetësore.

Spitali i pediatrisë “Sheikha Fatima” ende jashtë funksionit, MSh kërkon plotësimin edhe të tri kushteve

0

Spitali pediatrik kirurgjik “Sheikha Fatima”, i cili është donacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ndonëse u përurua në shtator të vitit të kaluar, ende nuk është vënë në funksion.

Investimi në këtë spital, i cili do të ofrojë shërbimet më moderne për diagnostikimin e sëmundjeve te fëmijët dhe shërimin e tyre, kap shifrën e 22 milionë eurove.

E funksionalizimi i tij sipas Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) varet nga tre hapa të cilët ishin përcaktuar në takimin e fundit të Komitetit drejtues të projektit për spitalin “Sheikha Fatima”.

Në një përgjigje për Telegrafin nga MSh kanë bërë të ditur se në mesin e këtyre hapave është që SHSKUK duhet të dorëzojë aplikacione për dy leje përkatëse.

“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) do të dorëzojë aplikacione për dy leje përkatëse (certifikatë për përdorim spitalor dhe kërkesë për Agjencinë për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore); sipas informacioneve SHSKUK ka qenë në proces të realizimit të këtyre dy kërkesave”, thuhet në përgjigjen e MSh-së.

Hap tjetër, sipas MSh-së të cilët duhet plotësuar për të filluar punën spitali pediatrik është edhe prezantimi i planit të veprimit nga ana e SHSKUK-së.

“SHSKUK të prezantojë planin e veprimit për transferimin e shërbimeve në klinikën e re (duke filluar me shërbimet ambulatore) dhe të ofrojë planin e veprimit të investimeve tjera (në shërbime jo mjekësore dhe mbështetëse që duhet të realizohen nga SHSUKU për funksionalizimin e plotë të klinikës”, thuhet në përgjigjen e MSh-së për Telegrafin.

Ministria e Shëndetësisë më tej ka theksuar se pasi të jenë përfunduar këta hapa, MSh do të krijojë komisionin për pranimin teknik të spitalit dhe fillimin e shërbimeve.

“Kjo çështje është trajtuar me prioritet nga ministri Latifi dhe palët e involvuara kanë marrë obligimet që spitali të funksionalizohet sa më shpejt”, kanë deklaruar nga Ministria Shëndetësisë.

Punimet për ndërtimin e spitalit pediatrik “Sheikha Fatima” kanë nisur në mars të vitit 2016, kurse marrëveshja për ndërtimin e tij ishte nënshkruar në prill të vitit 2015 gjatë një vizite të ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, në Abu Dhabi. /Telegrafi/

Lufta e Onkologjisë me sëmundjen e kancerit në Kosovë, sfidë rritja e numrit të rasteve të reja

0

Klinika e Onkologjisë në QKUK është qendra kryesore për luftimin e kësaj sëmundje në Kosovë. Ndonëse ka avancuar në shërbime dhe me pajisje, sfida kryesore mbetet rritja e numrit të rasteve të reja me kancer

Madje në Kosovë numri i të prekurve nga kanceri përgjatë vitit 2021 kishte shënuar një rritje, ku në Klinikën e Onkologjisë në Prishtinë, u diagnostifikuan 1625 pacientë.

Mbi 21 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

167 pacientë të hospitalizuar nga COVID-19 në QKUK dhe spitale të përgjithshme
Në një intervistë për Gazeta Shneta, drejtori i klinikës dr. Ilir Kurtishi tha se gjatë vitit që lamë pas kishim një rritje të rasteve me kancer.

“Në vitin 2021 i kemi regjistruar 1625 raste, në krahasim më vitin 2020 ku kanë qenë 1440, pra kemi një rritje e cila mund të jetë edhe më e madhe duke e pas parasysh që mund të ketë pasur raste që janë diagnostifikuar dhe trajtimet i kanë marrë në klinika private”, u shpreh Kurtishi.

Sipas Kurtishit kjo rritje mund të jetë si pasoj e pandemisë, ku pacientet janë grumbulluar pasi kanë qëndruar në shtëpi dhe nuk janë paraqitë në spital si frikë nga virusi.

Rritje në numrin e të prekurve nga virusi si duket e shënon edhe janari i këtij viti, ku deri tani në klinikë janë diagnostifikuar gati 100 pacientë.

Sipas drejtorit ky është një numër i madh i të prekurvë për një përiudhë kaq të shkurtë, ku dominues i kancereve është ai i gjirit.

“Në mesin e të prekurve nga kanceri, dominon kanceri i gjirit, ka dominuar çdo muaj e po ashtu në total, ku në fund të vitit 2021 kanë qenë 405 raste me kancer gjiri të moshave të ndryshme”, tha ai për GSH.

Përveç kancerit të gjirit, në një numër më të madh të pacientave, ka të prekur edhe nga kanceri i mushkërive dhe i zorrës së trashë si dhe i oganeve gjenitale të femrave, ka bërë të ditur Kurtishi mes të tjerave.

Ndonëse moshat e prekura nga kanceri i gjirit janë kryesisht mbi 50 vjeç, drejtori thekson që ka edhe raste ku gratë preken edhe në moshë më të hershme. Madje, ai tregon që pacientja me moshën më të re që kanë trajtuar me kancer gjiri ka qenë 18 vjeçe.

Sipas Kurtishit tretmani me rreze është një avancim për klinikën, gjithsesi klinika ende ka nevojë për hapësirë dhe për mjete të sofistikuara që do të ndihmonin në trajtim të pacientëve.

“Kemi bërë një trajtim mjaftë të sofistikuar që quhet Bright Therapy që është për herë të parë në Kosovë, dhe tretmanit të ri me rreze IMRT, por kur është fjala për pajisje klinika duhet të ketë akoma hapësirë për shumë mjete të reja. Madje në kemi bërë kërkesa edhe të mëhershme që të ndryshohet një pjesë e inventarit dhe disa pajisjeve që i përdorim për kimioterapi”, u shpreh ai.

Tutje, drejtori i klinikës thekson se pajisjet e reja të cilat janë premtuar nga kuvendi do shërbejnë në të mirë të klinikës dhe se në vitet e ardhshme do jenë një ndihmë për lokalizim të të gjitha tumoreve.

“Në pesë vitet tjera do të kemi mundësi t’i lokalizojmë të gjitha format e tumorëve të të gjitha lokalizimeve me teknik të avancuar të rrezatimit, përjashtim të ndonjë formë më të rrallë të ndonjë sëmundje malinje apo metastazave të vogla që kërkojnë një rrezatim edhe me të sofistikuar”, tha ai për fund.

E, ashtu si çdo fushë tjetër edhe Klinika e Onkologjisë u përballë me pandeminë, ku sipas drejtorit kishte një numër të konsiderueshmë të pacientëve që u prekën nga virusi, gjithsesi nuk kishte raste të rënda.

Ndërsa sa i përket stafit mjekësor, vala e fundit e variantit Omicron nuk ka kursyer as infermierët ku në dhjetë ditët e fundit tetë prej tyre ishin pozitiv me COVID-19./Gazeta Shneta/

Naser Ramadani infektohet me COVID-19

0

Naser Ramadani infektohet me COVID-19

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, është infektuar me virusin Covid-19.

Kjo është bërë e ditur nga deputetja e VV-së, Fatmire Kollçaku, në Komisionin për Shëndetësi ku po raportohet për situatën epidemiologjike në vend.

Kollçaku ka thënë se Ramadani është ftuar në mbledhje, por se nuk ka mundur që të marrë pjesë për shkak të infektimit me Covid-19.

Zemaj-ministrit të Shëndetësisë: Po vazhdoni të rrini komod me situatën me pandeminë

0

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovë, Armend Zemaj, në mbledhjen e sotme të Komisionit Parlamentar për Shëndetësi ku po raporton ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë për gjendjen me pandeminë COVID-19.

Ai ka thënë se ministri Latifi po vazhdon të ndihet komod me situatën pandemike në vend.

“Ne jemi në situatë pandemike dhe duke u përballur me një rritje të jashtëzakonshme të numrit të infeksionit. Na intereson nëse është nga paaftësia qeverisëse të shohemi çfarë mundemi me ndihmu në këtë pjesë, nëse është nga mungesa e informacionit dhe neglizhenca që është parë nga këta tre muajt e fundit, pa dashur që detyrimisht të ju bëjë juve pjesë të kësaj, sepse këtë logjikë e kemi parë edhe në pjesën e parë të vitit të kaluar ku pasojat janë evidente verës, që ndërlidhen edhe me masat, që masa e sfidonte masën, dhe kjo logjikë duket se ju është dërguar dhe ju e keni përkrahur në muajin janar”, ka deklaruar Zemaj.

Zemaj tutje ka kritikuar ministrin Latifi për masat kufizuese Anti-COVID, derisa ka thënë se kjo i ka futur në “konflikt” me shqiptarët e Shqipërisë, Maqedonisë e Luginës së Preshevës.

Kosovari dënohet me tri vjet e tetë muaj burgim për terrorizëm

0

Gjykata Themelore e Prishtinës ka njoftuar se ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit me inicialet K.D, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.

Ai është shpallur fajtor dhe dënuar me tri vite e tetë muaj burgim, të cilin dënim do ta vuajë në afat prej 15 ditësh aps plotfuqishëmërisë së këtij aktgjykimi.

Në dënimit e shqiptuar do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 17 korrik 2021.

“Me aktvendim të veçantë PS.nr.53/21, të datës 26 janar 2022, gjykata komform nenit 367 paragrafit 1 nënparagrafi 1.1 paragrafi 6 dhe 7 të KPPRK-së, të akuzuarit i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më shumë se shumë se dënimi i shqiptuar me Aktgjykimin e Gjykatës Themelore. Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit përmës Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i Gjykatës:

Gjykata ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit K.D për veprën penale Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist

Prishtinë 26 janar 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit K.D. për shkak të veprës penale Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist nga neni 143 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari K.D është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej tri (2) vite e tetë (8) muaj, të cilin dënim do ta vuan në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, ndërsa koha e kaluar në paraburgim nga data 17 korrik 2021 e tutje, do ti llogaritet në dënimin e shqiptuar.

Me aktvendim të veçantë PS.nr.53/21, të datës 26 janar 2022, gjykata komform nenit 367 paragrafit 1 nënparagrafi 1.1 paragrafi 6 dhe 7 të KPPRK-së, të akuzuarit i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më shumë se shumë se dënimi i shqiptuar me Aktgjykimin e Gjykatës Themelore. Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit përmës Gjykatës Themelore në Prishtinë

Qytetarët protestojnë kundër shtrenjtimit të rrymës

0

“Asnjë cent ma shumë”, është moto e protestës kundër shtrenjtimit të rrymës, e cila po mbahet në Prishtinë.

Në këtë protestë do të kërkohet të mos aprovohet bllok tarifa e propozuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) dhe që të nacionalizohet Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS).
Deri më 28 janar 2022, ZRRE-ja ka hapur diskutimi publik për tarifat e reja të rrymës.

Ndërsa, kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu për katër orë ka raportuar në Komisionin për Ekonomi e ku e ka arsyetuar propozimin për shtrenjtimin e rrymës nga 1 shkurti 2022 deri më 1 mars 2023, i cili tha se kanë qenë të obliguar për këtë.

“ZRRE duke u bazuar në legjislacionin në fuqi ka prezantuar raportin konsultues për caktimin e tarifave. Të gjithë e dimë që kriza energjetike e ka përfshirë të gjithë Evropën, ashtu që edhe Kosova nuk është imune ndaj krizës, ka qenë e nevojshme edhe shqyrtimi i tarifave sipas mandatit që e kemi”, ka thënë Fejzullahu.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka propozuar që të rikthehen bllok-tarifat e energjisë duke propozuar që çmimi i energjisë për ata që konsumojnë mbi 600 kWh të dyfishohet. /Telegrafi/

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort