Home Blog Page 3571

Kërkohet paraburgim për dy të miturat që torturuan bashkëmoshataren e tyre në Prizren

0

Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të miturave që dyshohen se torturuan bashkëmoshataren e tyre, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe sot pritet të mbahet seanca për caktimin e masës së sigurisë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Marcel Lekaj.

Dy të miturat dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “kanosje”, ndërsa një prej tyre dyshohet edhe për veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Të dyshuarat janë arrestuar nga Policia e Kosovës më 25 janar, pas publikimit të pamjeve ku shihet se torturojnë një të mitur.

Afro 8 mijë nxënës e mësimdhënës të infektuar me coronavirus, 99 shkolla kanë kaluar në mësim online

0

Rritja e rasteve me coronavirus ka bërë që 99 shkolla në Kosovë të kalojnë në mësim online. Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësja e Ministrisë së Arsimit, Iliriana Pylla.

“Të dhënat e fundit që i kemi marrë dje pasdite nga drejtoritë komunale të arsimit tregojnë se 99 shkolla në Republikën e Kosovës, kanë kaluar në mësim online”, ka thënë Pylla.

Ajo ka bërë të ditur se përveç 99 shkollave që kanë kaluar në mësim online, 8 shkolla të tjera janë në skenarin A kurse në skenarin B janë 11 të tjera.

“Nga 664 shkolla që punojnë me skenarin me rikthim, 99 prej tyre kanë kaluar në skenarin C ku mësimi është duke u realizuar në platformën online. Sipas të dhënave në skenarin A janë 8 shkolla, skenarin B, 11 dhe në skenarin C, 99 shkolla”, u shpreh Pylla.

Zëdhënësja e MASHTI-t bëri të ditur se numri i nxënësve dhe mësimdhënësve të prekur me COVID-19 është afro 8 mijë.

“Aktualisht janë 1 mijë 375 mësimdhënës të infektuar aktiv dhe 6 mijë e 344 nxënës . Ministria e Arsimit ka marrë vendim që task-forcat e shkollave në bashkëpunim me drejtoritë Komunale të Arsimit varësisht nga gjendja që paraqitet me pandemi të marrin vendim për kalimin e mësimit në platformën online”, u shpreh Pylla.

Pavarësisht kësaj situate, Pylla ka bërë të ditur se drejtuesit e institucioneve shëndetësore atyre të arsimit dhe njohës të çështjeve të arsimit kanë vlerësuar se shkollat duhet të jenë të fundit që do të mbyllen.

Kujtojmë se Task Forca në nivel të MASHTI, në mbledhjen e mbajtur më 20 janar 2022, nxorri rekomandimin që të shqyrtohet mundësia për kalim të klasës përkatësisht shkollës në skenarin C (mësimi online) në njërin nga këto raste:

•Nëse brenda 3 ditësh konfirmohen 2 ose më shumë raste të infektimit të nxënësve me virusin SARS-Covid-19 brenda një klase;

•Nëse më shumë se 5% e nxënësve të shkollës janë aktualisht të infektuar me virusin SARS-Covid-19;

•Nëse shkalla e infeksionit në mesin e personelit të shkollës është e tillë që mungesat nga puna pamundësojnë organizimin e procesit mësimor me prezencë fizike.

Dje në vendin tonë janë konfirmuar 4 mijë e 397 raste të reja me coronavirus. /Telegrafi/

Lumi i Vjosës dhe i Shalës shpallen zona të mbrojtura në Shqipëri

0

Ministrja e Turizmit dhe e Mjedisit në Shqipëri, Mirela Kumbaro deklaroi sot se Këshilli i Ministrave vendosi përditësimin e të gjithë territorit, rishikim, rivlerësim i zonave ekzistuese të mbrojtura të të gjitha kategorive, që nga monumentet e kulturës, monumentet e natyrës dhe parqet kombëtare.

Pas mbledhjes së qeverisë, Kumbaro tha se “një punë shumë e gjatë e kryer nga Ministrja e Turizmit dhe e Mjedisit dhe nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, që prej më shumë se dy vitesh ka punuar në terren për të bërë një përditësim të të gjithë territorit, rishikim, rivlerësim të zonave ekzistuese të mbrojtura të gjitha kategorive që nga monumente e kulturës, monumentet e natyrë, parqet kombëtare apo rezervatet, duke pasqyruar në këtë rishikim gjithçka ka ndodhur në territor në 30 vitet e fundit ku shpeshherë nuk janë pasur parasysh kriteret mbrojtëse, nuk janë respektuar këto koordinata dhe kishim një mospërputhje të realitetit me ndryshimet që kanë ndodhur qoftë për shkaqe urbanistike, demografike, natyrore në territor me listën e monumenteve të natyrës apo zonat e mbrojtura”.

Kumbaro shtoi se ky proces pasi ka kaluar në të gjithë institucionet publike por dhe bashkitë, pas miratimit të Këshillit Kombëtarë të Territorit në 2020 u përfundua me të gjitha saktësimin dhe harta përkatëse në dy vendimet e sotme.

Ajo tha se u shpallën zona të reja Park Natyror lumi i Vjosës, lumi i Shalës, Alpet e Shqipërisë dhe Munella.

“Jemi gati duke bërë edhe dy vendime të tjera që do të procedohen më tej. Me këtë proces rishikimi kemi jo vetëm përditësim të atyre çfarë kishim, por kemi shpallje të reja, siç është lumi i Vjosës. Aq shumë i debatuar, dua të them se është një kontribut i përbashkët i shumë aktorëve.

Apo siç është lumi i Shalës, lugina. Pra në kështu shkojmë me dy zona të reja të mbrojtura në nivelin Park Natyror, çfarë na jep mundësinë të bëjmë një planifikim më të mirë dhe një organizim më të mirë të aktiviteteve turistike ekonomike që mund të zhvillohen. Kemi një lajm të mirë, që shpallja me këtë vendim e parkut Alpet e Shqipërisë ku kemi një organizim të disa hapësirave të copëzuara më parë, siç është Thethi apo lumi i Gashit apo Valbona duke i përfshirë në territor më të gjerë që shkon në 20 mijë hektarë.

Në total nga 18 % të territorit që kishim në letra me zona të mbrojtura sot kemi 21 % të territorit dhe me dy vendimet e tjera që janë në proces verifikimi mbërrijmë në një aset kombëtare, dhe në vitin 2022 do ta përfundojmë me koordinatat. Një tjetër, Park Natyror që shpallet është dhe zona e re, Munella, me rreth 20760 hektarë”, tha ajo./Atsh

Vodhi veturën dhe e shiti në deponinë e hekurit, arrestohet i dyshuari

0

Është arrestuar një person i cili kishte kryer vjedhjen e një veture para dy ditësh në Pozharan të Vitisë.

I njëjti, ka pranuar se veturën e vjedhur e ka shitur në një depo për grumbullim e hekurit.

“Fsh. Pozheran Viti, 24.01.2022 – 08:00. Me 26.01.2022 vjedhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti ka pranuar se ka vjedhur një veturë dhe e ka shitur në depo për grumbullimin e hekurit. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtj”, thuhet në raportin e PK-së. /Telegrafi/

Malishevë, policia i gjen një nxënësi revole dhe fishekë

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shoqëruar në stacionin policor në Malishevë, një nxënës pasi që tek i njëjti është gjetur armë.

“Te një i dyshuari mashkull kosovar (nxënës) është gjetur dhe konfiskuar një revole me tre fishekë.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe pasi intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.

Arsyet pse duart dhe këmbët tuaja janë vazhdimisht të ftohta

0

Ftohjet e gishtave të duarve dhe këmbëve janë mjaft të zakonshme, veçanërisht te femrat, dhe nuk duhet të tregojnë ndonjë gjë të rëndësishme.

Por mund të jetë edhe një shenjë e problemeve më serioze shëndetësore.

Ja se cilat mund të jenë disa nga problemet:

Diabeti
Përveç faktit që duart tuaja janë shpesh të ftohta, ndonjëherë ju ndjeni ndjesi shpimi gjilpërash në pëllëmbët dhe këmbët tuaja – këto mund të jenë shenjat e para të diabetit. Pasojat mund të prekin pamjen e gjakut, por edhe sistemin nervor.

Gjëndra tiroide
Ngadalësimi i punës së gjëndrës tiroide çon në një ngadalësim të metabolizmit dhe shpesh shoqërohet me pëllëmbët dhe këmbët e ftohta. Lodhja, ngurrimi, përgjumja e shpeshtë, ngadalësia e trupit dhe lëvizjeve dhe toleranca e dobët ndaj temperaturave të larta janë shenjat e këtij çrregullimi.

Anemia
Me gishtat e duarve dhe këmbëve të ftohta, shpesh lodheni, keni dhimbje koke dhe lodhje – në rast se ju ndodh kjo, është koha të kontrolloni numërimin e gjakut sepse mund të keni mungesë hekuri. Është përbërësi kryesor i hemoglobinës, një molekulë që çon oksigjenin në gjak dhe i jep atij një ngjyrë të kuqe. Prandaj, ekstremitetet e ftohta mund të jenë shenjë e anemisë ose anemisë.

Headache.

Stresi
Stresi gjithashtu mund të jetë shkaku i duarve dhe këmbëve të ftohta. Rrit adrenalinën, e cila nga ana tjetër ngushton enët e gjakut dhe dobëson qarkullimin, kështu që duart dhe këmbët janë më të ftohta.

Krasniqi: Në mars pritet të funksionalizohet Spitali i ri i Pediatrisë, kemi larguar listat e pritjes në shumë klinika

0

Drejtori i Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka thënë se ka kohë që në disa Klinika i kanë larguar listat e pritjes për pacientë.

Krasniqi për EO ka thënë se lista të pritjes ka në Kirurgji Vaskulare dhe në Ortopedi, për të cilat thotë se pandemia i ka rënduar më shumë.

Ndërsa për Spitalin e ri të Pediatrisë i cili u përurua më 13 shtator të vitit të kaluar, Krasniqi ka thënë se kanë mbetur të kryhen disa punë të karakterit administrativ dhe të pranimit të objektit.

“Disa nga klinikat që kemi arritur t’i zvogëlojmë në minimum kohën e pritjes janë klinika e oftalmologjisë për disa  shërbime të caktuara, klinika e Kirurgjisë Pediatrike, Kirurgjia Abdominale kështu me radhë. Listat më të gjata tani për tani i kemi në kirurgji vaskulare dhe në ortopedi të cilat jemi duke i adresuar. Mos të harrojmë qe ka lista të pritjes të klinika të caktuara nga viti 2017-2018, edhe pandemia e ka rënduar këtë gjendje, megjithatë ne kemi arritur që gjatë gjithë vitit 2021 përjashtuar tri javët e para të shtatorit kemi arritur që shërbimet t’i mbajmë të plota, shpresojmë që edhe viti 2022 të jetë më i lehtë nga ana e pandemisë që të mund të trajtojmë edhe këto lista të pritjes në mënyrë intensive”, u shpreh Krasniqi.

“Ministria e Shëndetësisë ka ngritur disa komisione profesionale për të përfunduar këto punë, dhe disa investime pajisje të teknologjisë së IT brenda hapësirave dhe planet janë që të funksionalizohet gjatë muajit mars. Jemi duke bërë përgatitje intensive për këtë, kemi hartuar planin e transferimit të shërbimeve që do të kalojnë në spitalin e ri pedriatik dhe po shpresojmë që gjithçka të shkojë sipas planit”, ka thënë ai.

Ekstradohet në Kosovë i dyshuari për vrasjen e vëllezërve Puka para 10 vitesh

0

Ekstradohet në Kosovë i dyshuari për vrasjen e vëllezërve Puka para 10 vitesh
Bujar Demaj, i dyshuari për vrasjen e vëllezërve, Bekim e Vllaznim Puka, si dhe plagosjen e Nazim Pukës, është arrestuar nga autoritetet belge dhe dje është ekstraduar në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Fletarresti ndërkombëtar ndaj tij ishte lëshuar më 30 prill të vitit 2014.

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se i dyshuari, pasi i është ekstraduar autoriteteve të Kosovës, është dërguar në mbajtje.

“Mahalla Qok, Junik 16.05.2012 – 14:25. Me 26.01.2022 lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili kishte bërë vrasje të rëndë dhe ishte arratisur nga Kosova. I dyshuari është arrestuar në Belgjikë dhe sot i është dorëzuar autoriteteve të Kosovës. Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.”

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazetasinjali/

Djali kërcënon me vrasje prindërit e tij në Prizren

0

Një person është arrestuar dje në fshatin Petrovë të Prizrenit pasi dyshohet se ka shkaktuar dhunë në familje.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, i dyshuari i ka kërcënuar dy prindërit e tij me vrasje.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar rasti “Dhunë në familje”.

Sekuestrohen mbi 12 mijë euro në kufi me Kosovën

0

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vazhdim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut dhe kontrolleve me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Benz” , me drejtues shtetasin A. K., 34  vjeç, banues në Slloveni.

Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e tij të dorës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 12.700 euro, 2150 dinarë të Maqedonisë së Veriut dhe 100 franga zvicerane,  të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Kukës, u procedua penalisht drejtuesi i mjetit, shtetasi  A. K., 34 vjeç, banues në Slloveni, për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort