Home Blog Page 3570

Latifi: Kosova e dyta në rajon për numrin e testimeve, pas Sllovenisë

0

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ë Kosovës lidhur me situatën me pandeminë tha se të gjitha vendimet për masat vijnë pas diskutimeve me ekspertë shëndetësorë.

Latifi theksoi se kanë vendosur kufizime në sektorë të caktuar që janë me rrezik të lartë dhe po presin të shohin si zhvillohet situata në spitale.

“Natyrisht se çdo ditë e vlerësojmë këtë dhe do t’i marrim masat konform këtyre zhvillimeve. COVID-i është gjithë andej”, tha ministri.

Ajo që e dallon Kosovën nga vendet tjera është numri i madh i testeve, vendi i dytë në rajon pas Sllovenisë.

Ministri i Shëndetësisë po ashtu tha se sipas trendit aktual shihet se Kosova ka shumë më pak raste të vdekjes se vendet tjera.

“Mesatarja javore deri më tash 0.5 raste në 1 milion banorë me vdekje”, tha ai.

Latifi po ashtu theksoi se sipas të dhënave të djeshme janë 130 mjekë dhe 160 infermierë të infektuar me coronavirus.

Shqipëria ndër 99 shtetet më të shtrenjta në botë

0

Shqipëria është një ndër 99 shtetet më të shtrenjta në botë, nga 136 që ka listuar “Numbeo”, databaza më e madhe në botë për kostot së jetesës. Këtë vit Shqipëria ka një përmirësim me 10 vende në krahasim me janarin e 2021.

Përllogaritjet e këtij viti tregojnë se në Shqipëri kostot e jetesës janë sa 35,5 % e shpenzimeve që duhen për të jetuar në New York, pa përfshirë Tiranën ishin sa 40.5% e mesatares së New York-ut.

Në raport me vetveten, Shqipëria nuk është bërë më e lirë për të jetuar në vitin 2022, por çmimet në New York janë rritur me ritme më të shpejta se në Shqipëri.

Në raport më rajonin, Shqipëria ishte vendi më i shtrenjtë pas Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjes, ndërsa më të lira janë Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Kosova, renditet në vendin e 134, është më e lira në Evropë dhe ndër 6 më të lirët në botë, me 27% të mesatares së New Yorkut.

“Numbeo” përllogarit se kostot mujore të një familje me katër anëtar në Shqipëri janë 167,392 lekë pa qiranë.

Kostot mujore për një person të vetëm janë 47,720 lekë pa qiranë.

Në krahasim me ShBA, kostoja e jetesës në Shqipëri është mesatarisht 49 % më e ulët, ndërsa qiraja në Shqipëri është mesatarisht 79 % më e ulët se në Shtetet e Bashkuara.

Në Tiranë, kosto e jetesës në janar 2022 përllogaritet 7.5% më e lartë se mesatarja kombëtare, pasi kostot mujore të vlerësuara për një familje prej katër anëtarësh janë gati 180 mijë lekë pa qira dhe kostot mujore për një person të vetëm janë rreth 60 mijë lekë. Tirana është 61.05% më e lirë se New Yorku, raporton Klannews.

Në botë, 10 vendet më të shtrenjta janë Bermuda, Zvicra, Norvegjia, Islanda, Barbados, Izraeli, Danimarka, Bahamas, Singapor.

Ndërsa shtetet më të lira janë Algjeria, Kolumbia, India, Afganistani, Pakistani./GazetaSinjali/

Infektologu Dreshaj kërkon nga Qeveria që vaksinimi kundër COVID të bëhet obligativ

0

Infektologu dhe njëherit deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, gjatë seancës së sotme ka kërkuar nga Qeveria që vaksinimi antiCOVID të bëhet obligativ.

“Vaksinimi masiv është dalja nga situata. Numri aktual i të vaksinuarve brenda 24 orëve vetëm prej disa mijëra dozave është vërtetë brengosëse kur e dimë që kapacitetet i kemi mbi 20 mijë doza vaksinë për 24 orë. Ju rekomandojë që vaksinimin ta bëni obligativ, në veçanti për institucionet publike, gjë që e kanë bërë shumë vende të Bashkësisë Evropiane dhe shumë vende të rajonit tonë, nga sot edhe Shqipëria”, ka deklaruar ai.

Dreshaj ka thënë se ditëve të fundit një numër i madh i punëtorëve shëndetësorë në Klinikën Infektive janë infektuar me virus.

Tutje, Dreshaj ka paralajmëruar edhe rritje të numrit të pacientëve të hospitalizuar në ditët e ardhshme.

“Dihet sëmundja ndërlikohet rrallë para ditës së pestë, zakonisht nga dita e shtatë deri ditën e dhjetë, prandaj numri i rasteve të hospitalizuara pritet të rritet në katër pesë ditët e ardhshme e me to fatkeqësishtë edhe rastet që do të kenë ecuri të pafavorshme. Po thuhet që shumica e rasteve janë nën moshën 19-vjeçare, është e pritshme. Kjo grupmoshë është grupmosha më aktive që ka vendi dhe njëkohësisht nuk ka një shkallë të lartë të vaksinimit. E njëjta vlenë edhe për grupmoshën deri në 12-vjeç, këta as që i kemi pasur në program për t’i vaksinuar”, ka deklaruar ai.

Kujtojmë që dje është shënuar rekord i rasteve të reja me COVID-19 për dy muajt e fundit.

/GazetaSinjali/

99% aprovohet, politikani shqiptar optimist në miratimin e njohjes së patentë shoferëve të Kosovës nga Gjermania

0

Politikani shqiptar në Gjermani, Besnik Kelmendi i cili është edhe anëtar i CDU-së në qytetin Essen, është optimist në miratimin e njohjes së patent shoferëve të Kosovës nga Gjermania.

Çështja e patent shoferëve është futur në rend dite për seancën e ardhshme të Bundesratit, e cila do të mbahet më 11 shkurt 2022.

Në një prononcim për Indeksonline, Kelmendi thotë se deri më tani çdo gjë është pozitive. Ai u shpreh optimist sa i përket miratimit, që sipas tij 99% kalon.

“Krejt punët janë duke u kryer, po të mos ishte drafti pozitiv nuk do të arrinte të hyjë as në rendin e ditës. Kjo është thuaja finale, para se të bëheshin pajtimet paraprake nuk kish ardh deri këtu hiç, kjo është një punë shumë e gjatë, ka vite. Unë në këtë grupin punues jam nga 2018, dhe është një punë e madhe. Besoj që do kalojë. Optimist jam shumë, dmth 99% kjo është vetëm punë e kryer. Është diçka thuaja e mbyllur, vetëm kërkohen shumica e votave“, u shpreh Kelmendi.

Kjo marrëveshje kosovarëve ua lehtëson punën, jetën dhe kryerjen e aktiviteteve në Gjermani, pasi që një numër i madh i qytetarëve të Kosovës janë gjobitur nga autoritetet vendase në mungesë të kësaj marrëveshje.

Ideal për nerva, gjak dhe dhimbje: Të gjitha përfitimet e çajit të majdanozit

0

Çaji i majdanozit qetëson nervat, lehtëson dhimbjet, lehtëson fryrjet, pastron gjakun dhe këto janë vetëm disa nga efektet për të cilat mjekësia popullore e përdor gjerësisht.

Majdanozi është një bimë erëzore mesdhetare, e cila për shkak të gjetheve të tij jeshile të ndezura shpesh luan një rol të madh në dekorimin e ushqimit, por nuk është thjesht një zbukurim, por një ilaç nga natyra.

Majdanozi rekomandohet gjithashtu si një pije ideale në luftën kundër temperaturës, sëmundjeve të veshkave, sëmundjeve të traktit urinar, diabetit, inflamacionit të syve, pickimeve, pickimeve, madje edhe impotencës.

Dihet gjithashtu se ngrënia e majdanozit largon aromat e pakëndshme nga goja, dhe nga kjo bimë përdoret gjithçka – gjethet, rrënjët dhe farat.

Aftësia e kësaj bime për të stimuluar nxjerrjen e lëngjeve nga trupi është e mahnitshme, ndaj është shumë e dobishme për shëndetin e veshkave dhe të gjithë rrugëve urinare. Rrënja e majdanozit vepron si diuretik, prandaj përdoret për të trajtuar forma të ndryshme të grumbullimit të tepërt të lëngjeve në trup.

Përveçse stimulon nxjerrjen e lëngjeve, stimulon edhe nxjerrjen e kripërave në organizëm dhe ndikon në uljen e presionit të gjakut. Për arsye të ngjashme, mund të ndihmojë në luftimin e obezitetit. Më pas, çaji i majdanozit rrit elasticitetin e enëve të gjakut, gjë që redukton rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zakonshme kardiovaskulare.

Receta për çajin e majdanozit

Hidhni një lugë çaji fara, gjethe ose rrënjë majdanozi me 200 ml ujë të vluar, lëreni për 10-15 minuta dhe kullojeni.

Pini çajin e nxehtë midis vakteve 2-4 herë në ditë./FrontOnline/

Kurti thotë se po synojnë që brenda mandatit ta krijojnë programin për banim social

0

Kryeministri Kurti mori pjesë në tryezën e rrumbullakët për Programin e banimit adekuat social për Kosovë

Kurti, në hapje të tryezës së rrumbullakët për Programin e banimit adekuat social për Kosovë tha se banimi social është infrastrukturë kritike për të ngritur mirëqenien dhe sigurinë e qytetarëve, për barazi sociale e për të fuqizuar e zhvilluar komunitetet.

Me ç’rast ai theksoi edhe se funksioni i banimit social shkon përtej strehimit të njerëzve në nevojë, sigurimit të banimit të përballueshëm për komunitetet me të ardhura më të ulëta dhe përmirësimin e mirëqenies së tyre të përgjithshme.

Qeveria është duke punuar në këtë drejtim dhe programi i banimit social parashihet edhe në Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës 2021-2025.

Me këtë rast sipas komunikatës për medie nga zyra e kryeministrit thuhet se Kurti, ta ketë theksuar se brenda mandatit, synojnë ta krijojnë programin për banim social, si dhe të mundësojnë banim të përballueshëm për 4 mijë familje.

“Kjo do të arrihet përmes skemës “120×120” dhe “150×150”, ku familjet përfituese do të bëhen pronarë të banesave me këste mujore prej vetëm 120 respektivisht 150 eurove maksimumi dhe për një periudhë kohore prej jo më shumë se 120, përkatësisht 150 muajve. Kostoja vjetore e këtij projekti është rreth 22 milionë euro, mirëpo kjo shumë gradualisht i kthehet institucionit, i cili do të themelohet dhe ngarkohet me zbatimin e projektit”, thuhet tutje.

Protesta e specializantëve, Zajmi: Buxheti i shtetit po tentohet të kursehet në kurriz tonë

0

Edhe sot një grup i specializantëve kanë protestuar para Ministrisë së Shëndetësisë, kjo pasi që ata vlerësojnë se diskriminimi i tyre veçse është thelluar edhe më shumë.

Kryetari i Këshillit të Specializantëve, Arianit Zajmi ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet bartëse që strategjinë e premtimeve ta konvertojnë në strategji të veprimit të realizimit të kërkesave të tyre.

Me këtë rast ata kanë theksuar se kërkesat e tyre do të mund të realizoheshin në një afat të shkurtër kohor por që sipas tyre mungon vullneti politik.

“Kërkesa jonë është që specializantët me subvencione të kenë statusin e specializantit të rregullt me marrë një pagë të dinjitetshme, me marrë në fillim të muajit ashtu siç e marrin të gjithë punëtorët shëndetësorë për shkak që ky grupi i margjinalizuar i specializantëve po diskriminohen dhe nuk po i marrin pagat me kohë, nganjëherë iu vonohen e nganjëherë nuk i iu dalin fare. Ne kërkojmë që çdo kujdestari t’iu paguhet për shkak që sot specializantët kujdestarojnë në vikend dhe ditë feste dhe nuk marrin asnjë cent”, shpjegoi Zajmi.

Ai theksoi se pas takimit që kanë pasur me ministrin e Shëndetësisë kanë pritur që veçse të fillojë realizimi i kërkesave të tyre por që një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Madje ai ka theksuar se po tentohet që buxheti i shtetit të kursehet në kurriz të specializantëve.

“Jemi të detyruar me protestu rrugës për të drejtat dhe kushtet elementare të jetesës që nuk po plotësohen tash e një vit pothuajse. Këto kushte për të cilat ne po luftojmë me u plotësu do të mund të mund realizohen brenda një periudhe një ditore apo dy ditore mirëpo po mungon vullneti politik për me i realizu kërkesat tona elementare me një far forme po tentohet që buxheti i shtetit dhe paraja publike me u kursy në kurriz të specializantëve

Kemi kërkuar takim dhe kemi prit nga ministri i Shëndetësisë që të realizoj premtimin e tij i cili ka thënë se në fillim të janarit do të realizojnë kërkesat tona por nuk janë realziu. Dhe mund të them se strategjia kryesore që po përdoret me i relaizu kërkesat tona është strategjia e premtimeve dhe unë u bëjë thirrje institucioneve që me ndërru këtë formë të strategjisë dhe strategjisë së premtimit me konvertu në strategjinë e veprimit drejt realizimit të kërkesave tona”, tha Zajmi, raporton kp.

Kërkesë tjetër ishte edhe se nëntë specializantët që vijnë nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria të fitojnë të drejtën e pagesës për punë që ata bëjnë.

Specializantët kanë bërë të ditur që nuk do të ndalen së protestuari derisa të plotësohen kërkesat për ata po detyrohen të protestojnë.

Osmani: Përkujtimi i holokaustit është obligim njerëzor

0

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka përkujtuar sot holokaustin, ndërsa theksoi se në kohët më të errëta për hebrenjtë shqiptarët hapën zemrat dhe dyert, duke demonstruar fisnikëri e humanizëm.

Osmani në një postim në Facebook shkruan se përkujtimi i holokaustit është obligim njerëzor i secilit.

“Përkujtimi i Holokaustit është obligim njerëzor i secilit, jo vetëm për t`i nderuar viktimat, por edhe për ta mbajtur zgjuar ndërgjegjen njerëzore që akte të tilla të mos përsëriten kurrë më.

Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, nderojmë miliona jetë të humbura të popullit mik hebre.

Në kohët më të errëta për ta, shqiptarët hapën zemrat dhe dyert, duke demonstruar fisnikëri e humanizëm.

Në kujtim të kësaj dite jemi fuqimisht të vendosur kundër urrejtjes e diskriminimit dhe vazhdojmë përkushtimin tonë për promovimin e mesazhit: Holokausti, kurrë më!”, shkruan Osmani.

Shkolla e futbollit ” Drini i bardhë”, pjesëmarrëse në turnirin ndërkombëtar në Split të Kroacisë

0

Për të dytin vit me radhë, në qytetin bregdetar korat, Split, do të mbahet turniri ndërkombëtar i futbollit për grupmosha të reja ” Dalmatinko cup 2022″. Sikurse edhe në premierë të këtij turniri, edhe sivjet pjesë e kësaj ngjarje sportive do të jenë edhe të rinjtë e shkollës së futbollit ” Drini i bardhë” nga Hasi.

Njoftimi për pjesëmarrje në këtë turnir, është bërë publik në faqen zyrtare në facebook të SHF ” Drini i bardhë ” ku shkruhet se ” Ju njoftojmë se shkollës tonë të futbollit i arriti ftesa për pjesëmarrje në edicionit e dytë për ne ,,Dalmatinko Cup 2022″-Split,Kroaci i cili mbahet nga data 02.06.2022 deri me datë 05.06.2022.

Shpresojmë që do ta perfaqësojmë qytetin tonë Prizrenin dhe Kosovën denjësisht në arenën ndërkombëtare.”, shkruhet në këtë njoftim.

Rusia dhe Ukraina dakordohen të vazhdojnë bisedimet për armëpushim

0

Negociatorët rusë dhe ukrainas kanë rënë dakord se një armëpushim i përhershëm në Ukrainën lindore duhet të respektohet “pa kushte”. Njoftimi erdhi pas bisedimeve disa orëshe në Paris.

Atje u zhvillua një bisedë katërpalëshe midis përfaqësuesve nga Ukraina, Rusia, Gjermania dhe Franca.

Kryenegociatori i Moskës, Dmitry Kozak tha se armëpushimi duhet të respektohet “pa kushte”, por se shumë çështje të tjera në Ukrainën lindore mbeten të pazgjidhura, raporton CNN.

Kurse negociatori ukrainas, Andriy Yermak bëri të ditur se të gjitha palët ishin në mbështetje të një armëpushimi të përhershëm dhe Ukraina ishte e gatshme të negociojë gjatë gjithë kohës për të parandaluar luftën dhe për të de-përshkallëzuar tensionet rreth kufirit.

Sipas tyre, bisedimet do të rifillonin pas rreth dy javësh në Berlin.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort