Home Blog Page 3569

Nagavci: Me COVID-19 janë 1,489 mësimdhënës dhe 6,684 nxënës

0

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka folur për situatën me COVID-19 në sistemin parauniversitar.

Në Kuvendin e Kosovës, ajo ka theksuar se gjatë tërë kohës kanë punuar që të ketë menaxhim të koronavirusit.

“Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka ndërmarrë veprime konkrete që mësimi të zhvillohet në të gjitha nivelet sipas kushteve dhe respektimit të masave të vendosura nga IKSHPK-ja, po ashtu edhe duke i respektuar të gjitha vendimet e Qeverisë së Kosovës”, ka thënë Nagavci.

Tutje, ajo ka theksuar se ka shkolla, të cilat mësimin janë duke e zhvilluar online, por ka edhe shkolla të tjera që mësimin janë duke e zhvilluar fizikisht.

“Për më shumë në ministri i pranojmë raportet ditore për situatën, në bazë të raportit të ditës së sotme, nga 775 institucione edukative arsimore, janë 90 shkolla që punojnë sipas skenarit C. Ndërsa sa u përket rasteve aktive, 1,489 mësimdhënës janë pozitivë me COVID-19, 187 individë janë personel tjetër, si dhe 6,684 nxënës janë pozitivë dhe janë të izoluar”, ka deklaruar Nagavci.

Ajo ka thënë se në të gjitha shkollat e vendit kanë shpërndarë maska dhe dezinfektues.

Deputetët e LVV-së kërkojnë lehtësim të masave anti-COVID

0

Sikurse deputetët nga opozita, edhe ata të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ndajnë mendimin e njëjtë se kufizimet e ashpra dhe mbyllja si pasojë e përhapjes së virusit COVID-19, nuk është zgjidhje.

Eman Rrahmani nga Lëvizja Vetëvendosje, thotë se kufizimet e ashpra të kufijve nuk po ndikojnë në ulje, prandaj kërkon që masat brenda Kosovës të jenë të ngjashme sikurse të vendeve tjera përreth.

“Andaj do doja të kishim masa të njëjta me vendet e rajonit, e jo kaq të ashpra sa janë”, ka thënë ai në fjalën e tij gjatë seancës së sotme plenare.

Derisa deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, thotë se mbyllja vetëm se po e rëndon situatën për qytetarët e Kosovës.

“Mbyllja nuk është zgjidhje. Ne me mbyllje jemi duke e rënduar situatën, në mendim psikologjik, fakti se me 3 vaksina duhet të kenë njerëzit me hy në Kosovë është e papranueshme. As tre vaksina, nuk garantojnë se nuk sëmuret personi përsëri, andaj ku është poenta të ndalojmë njerëzit? Sot me masa të Covid ne krijojmë ndarje e mbyllje në lëvizje, sa studentë vijnë nga Lugina e Preshevës, e që në vikend kanë qëlluar në shtëpi”, ka thënë ajo.

Se lehtësimi i masave për qytetarët të cilët kanë marrë dy dozat e vaksinës, është i nevojshëm, e thotë edhe deputeti tjetër i LVV-së, Visar Korenica, i cili ka kërkuar nga Komiteti që të lehtësohen masat antiCOVID.

“Ora policore, aktualisht prodhon efekte negative për bizneset e aspektin psikik për qytetarët, një masë e tillë nuk prodhon efekt”, ka thënë ai.

Sipas Korenicës, pas dy vitesh të pandemisë dhe menaxhimit të deritanishëm të saj, është koha për masa të moderuara duke marrë shembuj nga Bashkimi Evropian dhe duke u bazuar në rekomandimet e OBSH-së.

“Konsideroj që duhet të lejohen me kapacitet të plotë ngjarjet sportive dhe kulturore, hyrja t’iu lejohet vetëm të vaksinuarve me dy doza dhe maska të jetë obligative. Fitneset poashtu të jenë të lejuara për të vaksinuarit me dy doza”, tha ai.

Një nxënës ther me thikë një prind në oborr të shkollës në fshatin Bresanë të Dragashit

0

Një nxënës në fshatin Bresanë të komunës së Dragashit ka therr me thikë një person të moshës madhore në hyrje të oborrit të shkollës.

IndeksOnline mëson se fëmija ka sulmuar me thikë një prind i cili kishte shkuar t’i merr fëmijët nga shkolla.

Vlen të ceket se viktima ka probleme mendore.

Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë në rajonin e Prizrenit ka bërë të ditur për IndeksOnline se viktima po merr trajtim mjekësor në spitalin rajonal.

“Rasti ka ndodhur në ora 12:10 minuta në hyrje te oborrit të shkollës të fshatit ku një fëmijë i ka shkaktuar lëndimë trupore një përsoni madhor. Ai ka marrë ndihmën e parë mjekësore në QKMF në fshat pastaj është dërguar në spitalin rajonal për trajtim të mëtutjshëm.

Njësitet po mirren me rastin”, tha ai.

Hashim Thaçit i vazhdohet paraburgimi

0

Përmes platformës online “Zoom”, shefja e Informimit dhe Komunikimit Publik në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), Angela Griep ka bërë të ditur se kjo gjykatë ia ka vazhduar masën e paraburgimit ish-presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit.

Në konferencën për media të mbajtur të enjten, Griep ka dhënë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ajo ka bërë të ditur se në rastin Thaçi dhe të tjerët, të martën, me 25 janar, një version i redaktuar publik i vendimit i gjykatësit të procedurës paraprake u dorëzua, me të cilin urdhërohej mbajtja e mëtejme në paraburgim e Hashim Thaçit.

“Gjykatësi i procedurës paraprake konstatoi që rreziku se i akuzuari të pengoj procedurat ose të kryej krime të tjera mund të zbutet mjaftueshëm përmes kornizës për monitorimin e komunikimit të objekteve të paraburgimit të Dhomave të Specializuara”, ka thënë Griep.

Tutje, ajo bëri të ditur se të premten, më 21 janar, trupi gjykues 1 urdhëroi mbajtjen e mëtejshme në paraburgim të Salih Mustafës .Sipas saj, gjykatësit konstatuan se rreziku i pengimit të ecurisë së procedurës vazhdon të ekzistojë, përfshirë rrezikun e ndërhyrjes në viktima dhe dëshmitarë.“Më 25 janar 2022 dëshmitari i dytë i fundit i thirrur nga prokuroria dëshmoi në rastin Salih Mustafa për zingjirin komandues, modalitetet e komunikimit dhe lëvizjet e UCK-së në rajonin e Gollakut.

Përveç kësaj dëshmitari dëshmoi për njësitin BIA të UCK-së dhe rolin e funksionin e tij në prill 1999. Ai më tej dëshmoi për ofensivën e forcave serbe në zonën e Zllashit gjatë gjysmës së dytë të prillit 1999”, ka thënë ajo.

Griep tha se dëshmitari ka dëshmuar pa masa mbrojtëse. Ndërkaq, shtoi se javën e ardhshme, më 1 shkurt 2022, dëshmitari i fundit i thirrur nga prokuroria pritet ta fillojë dëshminë në këtë rast.

“Prokuroria pritet të mbyll çështjen me 4 shkurt. Me 11 shkurt mbrojtja dhe avokati i viktimave do t’i paraqesin listat e tyre përkatëse të dëshmitarëve dhe të provave”, ka thënë ajo.Ajo ka thënë se më 17 dhe 18 shkurt trupi gjykues do të mbajë një konferencë mbi ecurinë e çështjes në prani të prokurorisë, mbrojtjes, avokatit të viktimave dhe zyrën administrative për të diskutuar për fazat e ardhshme të çështjes.

Sipas saj, më pas trupi gjykues do të vendosë për numrin dhe modalitetet e dëshmitarëve që do të dëgjohen, për datat dhe orarin e seancave.Kurse tha se në rastin Gucati dhe Haradinaj, dëshmitari i tretë i thirrur nga mbrojtja e Haradinajt dëshmoi të premten, më 21 janar.“Dëshmitari dëshmoi për fushën e përkufizimit dhe jurisprudencën e sinjalizimit.

Dëshmitari i katërt i thirrur nga mbrojtja e Haradinajt e filloi dëshminë e tij të hënën me 24 janar përmes videolidhjes”, ka thënë ajo.Sipas saj, dëshmitari i katërt ka dëshmuar për operacionet e kontrollit dhe sekuestrimit në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë.“Dëshmia e tij do të vazhdoj të premten me 28 janar, në orën 8:00.

Pas kësaj dëshmie trupi gjykues do t’i dëgjoj parashtresat e mbrojtjes dhe të prokurorisë për hapat e ardhshëm që do të ndërmerren në këtë rast”, bëri të ditur Griep.Ndryshe, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, çdo të enjte, në orën 14:30, përmes platformës online “Zoom” mbajnë informim javor ku ofrojnë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë.

Një muaj paraburgim për të dyshuarin nga Planeja, gjuajti me armë dhe rrezikoi policët

0
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton se gjyqtari i procedurës – Skender Çoçaj, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 25.01.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 24.02.2022, ndaj të pandehurit V.Ll., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 dhe veprën penale shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 356 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:

– Me dt. 29 dhjetor të vitit 2021, në fshatin Planejë, Komuna e Prizrenit, i pandehuri V.Ll., posedon armë në kundërshtim me ligjin për armë 05/L-022, në atë mënyrë që pa lejen e organit kompetentë ka mbajtur në pronësi dhe posedim armën – pushkë automatike të llojit AK-47 dhe pushkën e gjuetisë të tipit të panjohur, të kalibrit 12 mm.Gjithashtu me datë 29 dhjetor të vitit 2021, në fshatin Planejë, Komuna e Prizrenit, i pandehuri V.Ll., me armë pushkë automatike të llojit AK-47 shkakton rrezik të madh për jetën e njerëzve, në atë mënyrë që derisa patrulla e policisë kufitare ishte e ndjekur atë, duke u larguar shtënë disa herë në drejtim të papërcaktuar, me ç’ rast vë në rrezik të madh jetën e zyrtarëve të policisë kufitare të sektorit të Vërmicës dhe inspektorëve të Ministrisë së bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e veprave penale të cilat janë të natyrës së rëndë, për shkak të dënimeve që parashikohen për këto vepra penale si dhe faktit se i pandehuri është shtetas i Republikës së Shqipërisë dhe nuk ka ndonjë vendqëndrim të deklaruar në Republikën e Kosovës, po ashtu i njëjti edhe gjatë ndjekjes nga zyrtarët policor dhe inspektorët e Ministrisë së Bujqësisë ka rezistuar me përdorim të armës dhe ka arritur që të ik deri sa është arrestuar me datën 25 janar 2022, ndërsa veprën penale dyshohet se ka kryer me datën 29 dhjetor 2021, në këto rrethana ekziston rreziku i ikjes së të pandehurit apo fshehjes së tij në ndonjë vend të panjohur nga organet e ndjekjes penale me qëllim që ti shmanget përgjegjësisë penale.

Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se në rastin konkret caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, për zhvillimin e rregullt dhe normal të procedurës penale, duke pasur parasysh faktet dhe rrethanat e lartpërmendura, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale., dhe ka për qëllim parandalimin e përsëritjes së ndonjë vepre penale.

Shënim: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore në Prizren.

Reduktime të ujit në të gjitha lagjet e Prizrenit, ky është njoftimi i plotë

0

Përmes një komunikate K.R.U.“HIDROREGJIONI JUGOR“ SH.A PRIZREN njofton konsumatorët se për shkak te kushteve të pavolitshme atmosferike që kanë mbretëruar për një kohë të gjatë dhe mbretërojnë aktualisht, me temperatura të ulëta dhe ngrica, kemi zvogelime të ndjeshme të kapaciteteve ujore dhe përkeqësim të furnizimit me ujë të pijes.

Përkundër përpjekjeve të vazhdueshme për shmangje nga reduktimet gjenerale, për arsyet e sipërshënuara, jemi të detyruar në zgjerimin e aplikimit të reduktimeve në të gjitha zonat e qytetit të Prizrenit sipas këtij orari:

· Lagjja Tusuz nuk do te ken furnizim me uje per shkak te reduktimeve prej ores 10:00 deri ne ora 15:00:

· Lagjja Kurilla nuk do te ken furnizim me uje per shkak te reduktimeve prej ores 10:00 deri ne ora 15:00:

· Lagjja Janina ,Petrova, rruga Flamurit, Edit Durham pjesa e eperme prej rrethit te vogel deri te Qylhani nuk do te ken furnizim me uje per shkak te reduktimeve prej ores 09:00 deri ne ora 18:00:

· Lagjen Jeta e re, Bajram Curri dhe nje pjes e Lagjes Arbana nuk do te ken furnizim me uje per shkak te reduktimeve prej ores 17:00 deri ne ora 22:00:

· Lagjja Dardania nuk do te ken furnizim me uje per shkak te reduktimeve prej ores 13:00 deri ne ora 18:00:

· Bulevardi Vellezerit Frasheri, Lagjja Ralin, Rr. Kosoves, Rr. Saraqeve, Rr. Fehmi Lladrovci, Rr. Zahir Pajaziti, Rr. Edit Durham pjesa e poshtme prej rrethit te vogel Rr.Xheve Lladrovci, Rr. Remzi Ademaj nuk do te ken furnizim me uje per shkak te reduktimeve prej ores 08:00 deri ne ora 13:00:

· Rruga Ahmet Prishtina ,Murat Kabashi, Regjep Kabashi Nen Tereza Rruga Agron Bytyqi nuk do te ken furnizim me uje per shkak te reduktimeve prej ores 18:00 deri ne ora 01:00:

Kompania, me të gjitha kapacitetet në dispozicion, është në angazhim të plotë për sigurim të furnizimit të domosdoshëm e të balancuar për qytetarët e Prizrenit. Me rastin e përmirësimit të kapaciteteve ujore do të rikthehet furnizimi i rregullt me ujë, thuhet në komunikatën e “Hidroregjioni Jugor”

Prokuroria serbe propozon aktakuzë kundër deputetit Shaip Kamberi

0

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar se Prokuroria Speciale e Nishit ka propozuar që t’i ngrihet aktakuzë me pretendimet për tejkalim të apropriacioneve të buxhetit, sa ka qenë kryetar i Bujanocit. Kamberi ka thënë se s’mund ta ndalin me presione, kërcënime e shantazhe.

Deputeti Kamberi ka thënë se me këtë aktakuzë po trajtohet puna e tij si opozitar në Kuvendin e Serbisë e jo si kryetar i Bujanocit dhe se këtë hall e ka regjimi i Vuçiqit.

“Dje u njoftova zyrtarisht se Prokuroria Speciale në Nish paska propozuar që të ngritet akuzë ndaj meje për “tejkalim të apropriacioneve të buxhetit” përderisa kam ushtruar detyrën e kryetarit të Bujanocit më 2018 dhe 2019. Kjo tregon se në fakt këtu nuk po trajtohet puna ime si kryetar i Bujanocit, por si opozitar në Kuvendin e Serbisë. Këtë hall ka regjimi i Vuçiqit. Nuk e ka hall korrupsionin. Madje halli i tij është pse s’jam i korruptuar. Duke qenë autoritar, ai e ka hall kundërshtimin tim. Pamundësinë që e ka parë këto vite sa jam deputet për të më heshtur dhe nënshtruar”, ka thënë Kamberi.

Njoftimi i plotë:
NUK MË NDALNI ME PRESIONE, KËRCËNIME DHE SHANTAZHE!
“A po ke presion, shantazhe dhe kërcënime nga shteti?”

Kjo është pyetja që viteve të fundit më kanë shtruar më së shumti të afërmit, miqt, mediat, qytetarët etj.
Nuk kam dashur që personalja ime të mbivendoset ndaj temave dhe interesat kolektive. Prandaj edhe jam deklaruar se nuk kam presion, ndonëse të gjithë janë dëshmitarë se ka vite që segmentet e kontrolluara nga pushteti në Serbi, si mediat, përbaltin vazhdimisht punën dhe emrin tim.
E paralelisht është aktivizuar edhe ajo që quhet gjyqësor dhe drejtësi, duke “hetuar” punën time ndër vite.
E dje u njoftova zyrtarisht se Prokuroria Speciale në Nish paska propozuar që të ngritet akuzë ndaj meje për “tejkalim të apropriacioneve të buxhetit” përderisa kam ushtruar detyrën e kryetarit të Bujanocit më 2018 dhe 2019.
E para:
Pra, fjala është për realizimin e projekteve infrastrukturore në territorin e Komunës së Bujanocit, të përcaktuara me Vendimin për buxhetin e kësaj komune më 2018 dhe 2019.
Me rëndësi është të dihet se këto projekte realizohen në faza, për shkak se se Komunat e pazhvilluara në Serbi nuk kanë buxhet të mjaftueshëm që t’i realizojnë projektet me vlerë më të madhe brenda një viti. Prandaj edhe realizimin e tyre e bëjnë me faza, për dy apo më shumë vite.

Pra, Prokuroria propozon ngritjen e akuzës duke u bazuar në faktin se në momentin e nënshkrimit të kontratës për realizimin e këtyre projekteve, në buxhetin e Komunës, nuk ka pasur mjaftueshëm mjete sa ka qenë vlera kontraktuese e këtyre projekteve. Në fakt, edhe më 2018 edhe më 2019, për projektet në fjalë, është bërë pagesa për punët e kryera vetëm në lartësinë e mjeteve të cilat kanë qenë të planifikuara me buxhet.
As edhe një cent i vetëm më tepër!

Por, Prokuroria paska zbuluar se me marrjen e obligimeve në vlerë më të madhe se mjetet e planifikuara “paskam rënduar buxhetin e Komunës”.
Po qe se do të nënshkruanin kontrata e planifikonin punë vetëm me mjetet vjetore që i kanë në dispozicion, asnjë prej Komunave të Luginës së Preshevës (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), ashtu edhe asnjë prej Komunave me të ardhura të përafërta nuk do të mund të realizonin kurrë asnjë projekt madhor në të mirë të qytetarëve. Që e bën ndjekjen e Prokurorisë absolutisht absurde!
E dyta:

Është interesant se si në shtetin ku lidhjet e mafias dhe krimit të organizuar me pushtetin po bëhen përditshmëri, Prokuroria Speciale merret vetëm me mua për një praktikë që ekziston dhe realizohet në shumë Komuna të Serbisë!
Kjo madje pak muaj para zgjedhjeve të reja parlamentare në Serbi.
Kjo tregon se në fakt këtu nuk po trajtohet puna ime si kryetar i Bujanocit, por si opozitar në Kuvendin e Serbisë. Këtë hall ka regjimi i Vuçiqit. Nuk e ka hall korrupsionin. Madje halli i tij është pse s’jam i korruptuar. Duke qenë autoritar, ai e ka hall kundërshtimin tim. Pamundësinë që e ka parë këto vite sa jam deputet për të më heshtur dhe nënshtruar.
Sidoqoftë. Nuk më befasojnë. E prisja.
Do të ishte e palogjikshme që ky pushtet autoritar të ndalet me kaq.
Por kot e keni!
Siç e thoshte Gandi: “Në fillim të shpërfillin, pastaj të përqeshin, mandej të luftojnë, e në fund ti fiton”
E zërin tim nuk mund ta heshtni. Veprimin tim nuk mund ta ndalni. Nuk më nënshtroni!
Shihemi në betejat e radhës. Në gjykatë, në parlament etj.
Deri në fund për drejtësi, liri dhe barazi. Kudo dhe kurdo!

6 të vdekur e 3917 raste me Covid-19 në Kosovë

0
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹNë 24 orët e fundit janë dhënë 4.623 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹPrej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
ℹ1.764.421 doza të vaksinës.
ℹDeri më sot 803.638 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹDeri më sot janë dhënë 68.526 doza përforëcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
ℹNga 15.268 testime, 3.917 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹGjatë 24 orëve të fundit, nuk janë shënuar 6 raste të vdekjes.
ℹSot janë shëruar 617 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 162.950.
ℹNë total numri i rasteve aktive është 28.751.
➡Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

“Mbrojtja e pyjeve 2022”, Policia flet për planin operativ

0

Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka vazhduar së zbatuari planin operativ ,,Mbrojtja e pyjeve 2022”, lidhur me prerjen e pyjeve, transportin dhe shitjen ilegale të drunjëve .

Në lidhje me këtë policia, pas disa informacione të pranuara në një objekt në fshatin Doganaj të Kaçanikut ka hasur një sasi të konsiderueshme të drunjëve që ishin blerë ilegalisht dhe me vendim te Prokurorit nga Prokuroria Themelore e Ferizajt ndaj dy personave me inicialet M.M (M/K) 33 vjeçar dhe N.M (M/K) 29 vjeçar është iniciuar rasti penal ‘’Blerje, pranim ose fshehje e sendeve të përfituara nga kryerja e veprës penale’’, ndërsa sasia e drunjëve është konfiskuar nga zyrtarët e pylltarisë.

Ndërkaq, pas një pune intenzive hetimore, polica ka identifikuar dy persona tjerë me inicialet A.B (M/K) 36 vjeçar dhe V.K (M/K) 28 vjeçar të cilët dyshohet se kanë kryer vjedhjen e këtyre drunjëve dhe ndaj tyre është iniciuar rasti penal ‘’Vjedhje e pyjeve’’

Pas intervistimit nga ana e policisë, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, personat e dyshuar lirohen për procedura tjera hetimore.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aksione të tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim të prerjeve të pyjeve, transportit dhe shitjes ilegale të drunjëve, si dhe apelon te qytetarët që, saherë hasin persona që prejnë, transportojnë dhe shesin ilegalisht drunjë, të njoftojnë menjëherë policinë , stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Nga Shqipëria në Serbi, sekuestrohen 300 kg drogë në Tërnoc, arrestohen pesë persona

0

Policia serbe ka realizuar një operacion kundër drogës në Tërnoc të Madh, ku sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme në Beograd, janë kapur 300 kilogramë drogë.

Lënda narkotike thuhet se vinte nga Shqipëria në drejtim të Serbisë.
Anëtarët e Shërbimit Kundër Drogës në Serbi në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë në Nish, bëjnë me dije se nga ky operacion janë arrestuar pesë persona.

Sipas mediave serbe, në pranga kanë rënë EN (1972), MA (1987), FL (1993), BS (1982) dhe AT (1953).
Gjatë kontrollit u gjetën 87 pako me marihuanë, të përgatitura për shitje të mëtejshme.

Të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë. Më pas, ata do të dërgohen në prokurori.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort