Home Blog Page 3568

Escobar për Asociacionin: Për të vendos Qeveria e Kosovës

0

I dërguari special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin nga Kosova dhe Serbia të respektojnë marrëveshjet e nënshkruara gjatë dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Në intervistën për Reporterin, Escobar ka thënë se zotimet e mëhershme duhet të zbatohen.

I pyetur nëse krijimi i Asociacionit ka alternativë, zëvendës ndihmës sekretari amerikan Escobar ka theksuar se Qeveria e Kosovës është zotuar që të ketë Asociacion, ani se SHBA-ja nuk do të diktojë për kompetencat e tij.

“Presim që si Kosova, ashtu edhe Serbia, t’i respektojnë zotimet e mëhershme. Qeveria e Kosovës është zotuar që të ketë një Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe (AKS). Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë dhe nuk do të diktojnë se çka duhet të bëjë ky asociacion e as cilat duhet të jetë kompetencat e tij. Ky është vendim sovran që duhet ta marrë Qeveria e Kosovës”, tha Escobar.

Tutje Escobar ka deklaruar se SHBA-ja nxit Qeverinë e Kosovës të shqyrtojë modelet e shumta për asociacionin.

“Ka shumë modele që funksionojnë, duke përfshirë modele të shumta që do të lejonin bashkërenditje më të mirë lokale, pa një nivel tjetër të qeverisë ose pushtetit ekzekutiv. E nxisim Qeverinë e Kosovës që t’i shqyrtojë me kujdes këto modele”, deklaroi Escobar.

LAMTUMIRË PROFESOR MASAR SHPORTA

0

Shkruan: Bashmir Xhemaj

Prizreni sot humbi një pjesë të ndritshme të historisë së tij. Humbi luftëtarin e përjetshëm të të drejtave të shqiptarëve, veteranin e arsimit, të burgosurin politik të Goli Otokut e mbi të gjitha – qytetarin e dashur e njeriun e mirë, Masar Shporta.

Nuk ka njeri e familje në Prizren që ska dëgjuar e takuar axhën Masar. Si nxënësi i gjeneratës së parë të shkollës shqipe të Koliqit (1941) në Prizren dhe matematicienti i parë i diplomuar me 1954, ai u persekutua, u arrestua dhe u denua me 6 vite nga famëkeqi Rankoviq ku 5 vite i vuajti në burgun e Goli Otokut. Ditën që e liruan kujton axha Masar, shefi i ndërrimit i kishte thënê “ikë tash në Turqi se atje e ke vëllaun”. “Do ti vazhdoj punët ku i kam lënë në gjysmë”, ishte përgjigjja. E këto punë nuk u ndalën për dekada.

Dhuna e barbaria e ushtruar sikur i dhanë edhe më shumë forcë e dashni për popullin e vet. Ai vazhdoi të luftoj për të drejtat kombëtare dhe arsimore deri në ditët e fundit të jetës ku mbylli sytë përjetësisht në moshën 94 vjeçare.

Për meritat e tij jetësore, intelektuale e kombëtare ai u dekurua nga Presidenti Thaçi në vitin 2018.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

Aprovohet pilula e Pfizerit kundër COVID-19

0

Agjencia Evropiane e Barnave njoftoi se është aprovuar pilula anti-COVID e kompanisë Pfizer.

Agjencia ka rekomanduar përdorimin e medikamentit Paxlovid, për pacientët që s’kanë nevojë për oksigjenoterapi por që janë të rrezikuar.

Një ilaç i tillë, siç raportojnë mediat ndërkombëtare, përdoret me qëllim të reduktimit së riprodhimit të virusit. Kjo do ia vështirësonte sëmundjes përhapjen.

Në dhjetorin e 2021-s, kompania Pfizeri kishte deklaruar se Paxlovidi i ul rastet e vdekjeve nga koronavirusi.

Ndërroi jetë profesori prizrenas, Masar Shporta

0

Sot në moshën 94 vjeçare ka ndërruar jetë profesori nga Prizreni, Masar Shporta. Ai ishte nxënësi i gjeneratës së parë të shkollës shqipe të Koliqit (1941) në Prizren dhe matematicienti i parë i diplomuar me 1954.

Për meritat e tij jetësore, intelektuale e kombëtare ai u dekorua nga Presidenti Thaçi në vitin 2018 për kontributin e dhënë para dhe pas luftës në fushën e arsimit

Masar Shporta, në vitin 1954 ka përfunduar fakultetin e Matematikës në Beograd. Si luftëtar i të drejtave arsimore shqiptarë – kosovare e kishte ngritur zërin haptas në tubimet e studentëve në Beograd, kundër mohimit të drejtave arsimore e kombëtare shqiptare – kosovare nga ana e regjimit totalitar të Aleksandar Rankoviçit.

RTK parasheh të punësojë edhe 98 persona në vitin 2022

0

Ndonëse ishte kritikuar për  “mbipopullim”, Radiotelevizioni i Kosovës në projeksionin buxhetor për vitin 2022 ka parashikuar rekrutimin edhe të 98 punëtorëve, për të cilët do të ndahen 536 mijë e 631 euro.

Ky projeksion, i cili është  miratuar në bordin e RTK-së, ka paraparë që të ketë të hyra 10 milionë e 537 mijë euro. Nga to 8 milionë e 960 mijë euro të ndara nga buxheti i Kosovës.

Në projeksion-buxhetin e RTK-së thuhet se 8 milionë e 854 mijë euro do të shkojnë për paga, kontrata kolektive, mëditje, kontributet dhe tatime.

2 milionë e 240 mijë euro më pak i ka ndarë Qeveria e Kosovës RTK-së për vitin 2022.

RTK-ja për vitin 2021 kishte pasur 11.2 milionë euro buxhet për të shpenzuar.

Më 19 janar bordi i RTK-së kishte shkarkuar drejtorin gjeneral, Ngadhnjim Kastrati. Në arsyetimin e vendimit për shkarkim thuhet se Kastrati kishte dështuar për tre vite rresht të hapë konkurse për të rekrutuar punëtorët e nevojshëm për funksionim siç duhet të RTK-së.

Gjatë vitit të kaluar deputetët kishin kritikuar numrin e madh të punëtorëve në RTK.

Në atë kohë drejtori i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati, kishte thënë para Komisionit për buxhet se planifikon të rrisë numrin e të punësuarve në RTK.

Sipas të dhënave nga projeksioni buxhetor për vitin 2022 në RTK janë rreth 760 punëtorë.

KALLXO.com ka kërkuar të dhëna nga mediat vendore në lidhje me numrin e punëtorëve.

Dardan Belegu, drejtor i Radio Televizionit të Dukagjinit, ka thënë për KALLXO.com se në këtë media punojnë 146 persona.

Ndërsa, Eugen Saraqini nga Media 21 ka thënë se kanë 186 punëtorë.

“Në kuadër te Media 21, operojnë 6 kanale televizive, web faqe, portal”, theksoi ai për KALLXO.com

Ndërkaq sipas një publikimi të vitit të kaluar nga ministri i Financave, Hekuran Murati, Grupi Koha ka 253 të punësuar.

Sipas të dhënave nga ARBK, Klan Kosova ka 190 punëtorë ndërsa Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese, (BIRN) ka rreth 70 të punësuar.

Sindikata e Pavarur e Radiotelevizionit të Kosovës ka deklaruar gjatë javës së kaluar se rreth 150 persona janë duke punuar pa kontrata pune në këtë  institucion tash e 21 ditë.

Sipas kësaj Sindikate cilido veprim i bordit të RTK-së do të jetë shkelje ligjore për shkak se nuk ka dhënë përgjigje me kohë për këtë çështje.

Ndërsa KALLXO.com i ka dërguar Radiotelevizionit të Kosovës pyetje nëse të njëjtëve u është vazhduar kontrata por deri në publikimin e këtij artikulli nuk kemi pranuar përgjigje.

 

Albena Reshitaj propozon të bëhen teste rapide falas në kufi

0

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të rishikojë masën për hyrjen në Kosovë, për çka propozoi që kjo masë të zëvendësohet me bërjen e testeve rapide falas në kufi.

Reshitaj u shpreh se po të aplikoheshin testet rapide para festave të fundvitit tashmë vendi do të ballafaqohej me një numër më të ulët të rasteve pozitive.

”Nga përvoja e deritanishme kemi kuptuar se individët infektohen dhe bëhen bartës të infeksionit edhe me dy doza të vaksinës që do thotë edhe me dozën e tretë mund të bëhesh bartës i infeksionit. Ata që kanë marrë dozën e dytë apo që kanë kaluar një variant të virusit dhe kanë ende imunitet, kushtimisht nuk mund të marrin dozën e tretë dhe tjetra, ka shumë vende që frekuentojnë vendin tonë dhe nuk kanë arritur të organizohen për marrje masive të dozës së tretë. Prandaj, unë i propozoj Qeverisë së Kosovës që të rishikojë këtë masë dhe në vend të kësaj të vendos në kufijtë tonë tokësorë dhe ajrorë testimet rapid falas për qytetarët që hyjnë në vendin tonë me ç’rast në besueshmëri prej 90% për pak minuta mund të kuptojmë se ndonjë person i infektuar mund të futet në Kosovë. Po të kishte ndodhur një masë e tillë para festave të fundvitit jam e bindur që do të kishim një situatë krejt tjetër pa numër kaq të rritur të të infektuarve dhe me një monitorim më të mirë të situatës”, tha ajo.

Nga java tjetër fillon vaksinimi edhe në QMF- Reçan

0

Përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook, komuna e Prizrenit, njofton se Drejtoria Komunale e Shëndetësisë nëpërmjet QKMF-së ka planifikuar që duke filluar nga data 31.01.2022 të dërgojë një ekip mobil të vaksinimit në QMF Reçan për të ofruar vaksinimim e Komunitetit Boshnjak. Poashtu ky ekip do të funksionoj dhe si ekip mobil për qytetarët me nevoja të veçanta të këtij rajoni, që nuk mund të shkojmë në QMF, duke i mundësuar çdo qytetari të Komunës së Prizrenit vaksinimim.

Orari i punës së këtij ekipi do të jetë nga ora 8:00-16:00, thuhet në postimin e komunës së Prizrenit.

Policia e Shqipërisë i nxjerr qentë në shitje, kaq kushtojnë

0

Instituti për Përgatitjen e Qenve të Policisë së Shtetit në Shqipëri ka hapur ankandin për shitjen e tyre. Vendimi është nxjerrë në Fletoren Zyrtare dhe sipas tij ankandi zhvillohet gjatë orëve të mesditës së datës 9 shkurt dhe bëhet fjalë për 19 qen të moshave të ndryshme.

Më të vjetrit kanë lindur në vitin 2013, kurse të tjerët në vitin 2020. Ofertat nisin nga 8 mijë lekë për qentë më të vjetër deri në 20 mijë lekë për më të rinjtë.

Ankandi nis me qenin me emrin “Lisa” dhe oferta fillon nga 20 mijë lekë, ndërsa qeni me emrin “Lukas” për shembull është më i vjetër dhe ofertat nisin nga 8 mijë lekë.

Nga lista duket se policia është duke shitur të gjithë ekipin e qenve që kanë në dispozicion, ndërsa mbetet për t’u parë se cilët do të jenë hapat për zëvendësimin e tyre.

Prizren, të dyshuarit e fajdeve të shtrirë përtokë

0

Në një video të publikuar nga Kallxo.com shihen pamjet e të dyshuarve për fajde duke u arrestuar.

Murati, opozitës: Koronavirusit i përgjigjemi me masa dhe vaksina

0

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka kritikuar opozitën të cilët kanë thënë fjalë jo të mira sa i përket menaxhimit të situatës me COVID-19 nga Qeveria Kurti.

Në Kuvendin e Kosovës, ai ka theksuar deputetët duhet të jenë të vendosur në kërkesat e tyre ndaj ekzekutivit, pasi sipas tij, ata janë kundër vendosjes së masave anti COVID, por kundër edhe rritjes së numrit të rasteve.

Ai pohon se nëse largohen masat atëherë nuk kanë të drejtë të akuzojnë qeverinë se po rriten numrat e rasteve me koronavirus.

“Një gjë që është dëshmuar është se vaksinat kanë pasur efektin e vet deri me tani. Deri tani nuk dëgjova asnjë deputetë që bën thirrje për vaksinim të qytetarëve, po e shohim se kemi numër të madh të rasteve me koronavirus, por fatmirësisht kemi numër të vogël të fataliteteve. Duhet të bëjmë thirje që të vaksinohen të pavaksinuarit, dhe ata që janë të vaksinuar të marrin dozën e dytë dhe të tretë”.

“Masat funksionojmë e kemi parë nga e kaluara, ato funksionojnë pas një apo dy jave, këto janë metodat e vetme si mundemi t’i përgjigjemi virusit. Vaksinat dhe masat, asnjë qeveri nuk ka mundur të menaxhojë më ndryshe”,ka thënë Murati, njofton Klankosova.tv.

Ai ka potencuar se në deklaratat e deputetëve ka hipokrizi.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort