Home Blog Page 3567

Gati 29 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

0

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 28,751.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 162.950, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,008 persona

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.623 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.764.421 doza të vaksinës.

Deri më sot 803.638 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 68.526 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19

Gabriel Escobar: ShBA nuk po i kërkon Kosovës “kompromis” për territorin dhe sovranitetin, Asociacioni duhet të bëhet

0

Gabriel Escobar, emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, njëherit Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, ka folur në një intervistë ekskluzive për Gazetën Online Reporteri.net duke përcjellur mesazhe të prera që i adresohen Kosovës. Esobar, në këtë intervistë të gjatë dhe të parën për ndonjë medium në Kosovë, foli në veçanti për dialogun Kosovë-Serbi dhe zotimet që priten nga të dyja palët për njëra-tjetrën.

Pak ditë para vizitës së tij të parë në Kosovë, Escobar tha se në udhëtimin e tij në Prishtinë e Beograd do të theksojë se dialogu i lehtësuar nga BE-ja duhet të jetë prioritet i të dy vendeve. Kjo pasi, siç thotë ai, status quo-ja po i dëmton të dy vendet.

“Më 2 shkurt do të udhëtoj për në Beograd dhe udhëheqësve në të dy kryeqytetet do t’ua përcjellë të njëjtën porosi: mënyra me e mirë që udhëheqësit e të dy vendeve të përmbushin premtimet para qytetarëve të tyre është duke i dhënë prioritet dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Kjo gjendje e tanishme e ngrirë, status quo, nuk po funksionon, siç po e shohim nga eksodi i vazhdueshëm i të rinjve që besojnë se e ardhmja e tyre është diku tjetër.

Shpresoj që udhëheqësit në Serbi dhe Kosovë ta kuptojnë rëndësinë e të ecurit përpara, e jo prapa, përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja drejt normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve të tyre, që mbetet thelbësor për rrugëtimin e tyre përkatës drejt BE-së”, tha Escobar në intervistën ekskluzive për Reporteri.net.

Tutje Escobar deklaroi se Kosova e Serbia duhet të respektojnë marrëveshjet e nënshkruara deri më tani.

GABRIEL ESCOBAR PËR REPORTERI: ‘STATUS QUO’ NË DIALOG PO E BOSHATISË KOSOVËN, NJERËZIT PO IKIN – ASOCIACIONI NUK E CENON SOVRANITETIN

“Vazhdojmë t’ju bëjmë thirrje si Kosovës, ashtu edhe Serbisë që të zbatojnë plotësisht marrëveshjet dhe zotimet e dhëna në Bruksel. Një gjë e tillë kërkon fleksibilitet, kreativitet dhe në disa raste, kompromis”, tha Escobar.

I dërguari i Presidentit Biden ka rikonfirmuar se për SHBA-të marrëveshja finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe e përqëndruar në njohjen e ndërsjellë.

Reduktohen lëvizjet kufitare me Shqipërinë, shkak masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës

0

Që prej hapjes së pikës së kalimit kufitar të Morinës midis Shqipërisë dhe Kosovës, më shumë se dy dekada më parë, kjo javë ka shënuar fluksin më të vogël të lëvizjeve në dy anët e kufirit.

Kjo i faturohet masave të vendosura nga Qeveria e Kosovës për të pasur tri doza vaksinimi për këdo që hyn në territorin e Kosovës.

Edhe ato pak makina që lëvizin një pjesë të pasagjerëve i lënë në kufi, pasi nuk lejohen të kalojnë.

Zëvendëskomandanti i pikës kufitare të Vermicës, Ismet Hodaj, konfirmoi për A2 reduktimin e ndjeshëm të lëvizjeve.

Masat e Qeverisë së Kosovës kundër përhapjes së Covid-19 kanë ndikuar më së shumti te lëvizjet dhe ekonomitë familjare të qytetarëve shqiptarë, të cilët punojnë dhe kryejnë vizita shëndetësore në qytetet e Kosovës.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka miratuar të premten, 21 janar, masa të reja për luftim të pandemisë së koronavirusit, pas rritjes së numrit të rasteve të infektimit në vend.

Në vendim është thënë se situata epidemiologjike është e qetë, mirëpo rreziku mbetet pasi varianti Omicron është dominues.

Sipas vendimit të qeverisë, qytetarët që hyjnë në Kosovë duhet të jenë të vaksinuar plotësisht dhe të kenë edhe dozën përforcuese.

Parashikimi i motit për sot dhe nesër në Prizren

0

Sot do të mbajë mot kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë as rrezet e diellit nëpër disa zona.

Vranësirat herë-herë do të shoqërohen me riga shiu të përziera edhe me flokë bore, ndërsa sot në viset malore parashihen reshje bore të intensitetit të dobët deri mesatar, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës

Derisa për të shtunën parashihet mot më stabil, ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius.

Policia arreston përgjegjësin e autoritetit pyjor në Komunën e Prizrenit

0
Foto: Arkiv/TV Prizreni

Një zyrtar i Komunës së Prizrenit është arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Policia ka njoftuar se arrestimi është bërë gjatë ditës së sotme pas marrjes së disa informatave për prerje të drurëve në mënyrë të kundërligjshme.

“Pas pranimit të këtyre informatave autoritete policore kanë filluar menjëherë me veprime hetimore në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ashtu që në proces janë hasur persona duke prerë dru, ku në vendngjarje është gjetur një kamion i ngarkuar me rreth 15 metër kub dru, si dhe shumë dru tjera të prera”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Tutje Policia ka njoftuar edhe se tre persona janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve ndërsa janë siguruar edhe dëshmi që mbështetin dyshimin e arsyeshmen se përgjegjësi i autoritetit pyjor në Komunën e Prizrenit ka vepruar në kundërshtim me detyrat e tij.

“I dyshuari në pozitën Përgjegjës në Autoritetin Pyjor në Komunën e Prizrenit, ka vepruar në kundërshtim me vendimin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Prizren dhe kërkesën e kësaj drejtorie, se drutë duhet të dërgoheshin në hapësirat e Shërbimit të Pylltarisë, e me pas Komuna të vendose tutje, ndërsa i dyshuari i kishte mundësuar që drutë rreth 60 metër kub i janë dhënë një kompanie private”, thuhet në njoftim më tutje.

Sipas Policisë, në proces të prerjes dhe bartjes kanë qenë edhe një masë tjetër e konsiderueshme e drurëve që pritej të dërgoheshin te një kompani private dhe me këto veprime ekziston dyshimi i arsyeshëm se i arrestuari ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Për të gjitha veprimet e Policisë është njoftuar edhe prokurori i shtetit. Me urdhër të këtij të fundit i arrestuari dërgohet për 48 orë në mbajtje.

 

Nesër mbahet Mbledhje Komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të profesorit prizrenas, Masar Shporta

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, përmes një shkrimi në facebook ka njoftuar se nesër do të mbahet Mbledhje Komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të profesorit prizrenas, Masar Shporta.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për Mbledhjen Komemorative, me rastin e ndarjes nga jeta të profesorit prizrenas, Masar Shporta

Nesër, me datën 28.01.2022, në orën 10:00, në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, do të mbahet Mbledhje Komemorative, me rastin e ndarjes nga jeta të veteranit të arsimit dhe intelektualit të njohur prizrenas, Masar Shporta.

Krasniqi: PDK-ja nuk merr pjesë në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës

0

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, deklaron se nuk do të marrin pjesë në protestën kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, e cila organizohet këtë të shtunë nga PSD-ja.

Por, Krasniqi, në Rubikon, deklaroi se subjekti që drejton nuk është kundër organizimit të këtyre protestave.

“Ne kemi vlerësuar të drejtën e protestimit edhe në kohën kur Lëvizja Vetëvendosje ka thirrur protesta. Por, normalisht jo të drejtën e dhunës në protesta dhe të krejt atyre veprimeve që zakonisht i kanë përcjellë ato protesta të tyre, është një prej shprehjeve më demokratike protesta dhe marrja pjesë në protesta, por, protestë ka pasur më duket edhe dje, e ka organizuar një organizatë joqeveritare, nesër apo kur është një proteste tjetër. Mund të ketë edhe ndonjë tjetër më vonë, kjo nuk do të thotë që ne duhet ta mbështesim atë protestë, por nuk jemi as kundër saj”.

“Pjesëmarrja në protestë është e drejtë për secilin qytetar, jo vetëm për ata që i mbështesin partitë opozitare, por edhe partinë në pushtet Vetëvendosjen, bile ata e dinë edhe ma mirë qysh me protestu, kanë përvojë”.

“Besoj që secili i ri e secili i vjetër, secili qytetar që ndjehet që është duke iu cenuar e drejta ose mirëqenia e tij në rastin e ngritjes së tarifave të energjisë është absolutisht e drejtë që me dalë e me protestu, por ne si PDK nuk do ta bëjmë këtë punë, pra të jemi pjesë e kësaj proteste,” tha Krasniqi.

Kryetari Totaj ngushëllon familjen Shporta

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka ngushëlluar anëtarët e familjes Shporta, pas vdekjes së familjarit të tyre, Masar Shporta.

Postimi i plotë:

Ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, atdhetarit prizrenas, Masar Shporta!

Veterani arsimit, Masar Shporta ka qenë ish i burgosur politik, ka luftuar për të drejtat arsimore shqiptare në Kosovë, duke ngritur zërin kundër regjimit serb, në mbrojtje të arsimit në gjuhën shqipe.

Kontributi i tij për zhvillimin e vendit, lufta e tij e vazhdueshme kundër mohimit të të drejtave të shqiptarëve të Kosovës që të arsimohen dhe gatishmëria për flijim për ideale do të mbeten në kujtesën e qytetarëve të Prizrenit përherë.

Për meritat e tij dhe kontributin për vendin ai u dekorua me medalje presidenciale nga Presidenti Hashim Thaqi në vitin 2018.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës, për të cilën dha shumë!

Tahiri: Qeveria Kurti e painteresuar për Ligjin e Pagave

0

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se Qeveria aktuale e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti nuk është e interesuar që ta shtyjë përpara Ligjin e Pagave.

Tahiri duke folur në një intervistë për Telegrafin është shprehur se ky Ligj krijon një hierarki të pagave në sektorin publik.

“Duhet të shtyhet Ligji i Pagave. Nuk ka vullnet të shtyhet Ligji i Pagave, por pa marr parasysh ne e mbështesim dhe kërkojmë që të shtyhet. Ky Ligj e krijon një hierarki të pagave, i rrit pagat në disa sektorë, në veçanti për policët, mjekët e shumë të tjera”, tha Tahiri.

Ai ka theksuar se pagat në sektorin publik janë në një gjendje të tmerrshme.

“Sektori privat është në gjendje të tmerrshme. Rrogat janë minimale, ka paga 200 euro. Ka një vit që kryeministri Kurti nuk është marr me këtë çështje”, ka theksuar ai.

Në këtë intervistë, Tahiri po ashtu ka folur për krizën energjetike në vend, politikën e jashtme dhe dialogun me Serbinë.

Peci: Lista “Guxo” formalizohet gjatë muajit shkurt

0

Faton Peci, nga Lista “Guxo” ka thënë se kjo listë do të formalizohet gjatë muajit shkurt.

Peci këtë deklaratë e ka bërë në “DESKU” të KTV-së, duke thënë se planifikohet që të kryhen të gjitha procedurat e nevojshme dhe pas gjashtë muajsh të mbahet edhe Kuvendi zgjedhor i partisë.

“Lista Guxo do të formalizohet gjatë muajit shkurt, ne aplikojmë për formalizim pastaj është një afat 30 ditor kur do të jemi edhe formalisht si subjekt politik dhe mandej do të ndjekim procedurat. Ne kemi një pjesë të konsolidimit në shumicën e qyteteve kryesore të Kosovës, mirëpo gjatë gjashtë mujorit pas shkurtit synojmë një konsolidim më masiv, duke organizuar kuvende zgjedhore në shumicën e komunave, duke e finalizuar me një kuvend zgjedhor pas gjashtë muajsh”, ka thënë Peci.

Ai ka shtuar se janë duke punuar intensivisht në platformën politike por edhe në statusin dhe rregullat e brendshme.

Lista “Guxo” sipas tij do të mbetet ideologjikisht e djathtë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort