Home Blog Page 3566

Varianti Omicron në Kosovë, Raka: Virusi po lokalizohet kryesisht në rrugët e sipërme të frymëmarrjes, vaksinohuni

0

Mikrobiologu Lul Raka ka bërë të ditur se vaksinimi antiCOVID mbetet një komponent kyç për të ulur ndikimin e Omicronit, që ka shënuar rritje masive në Kosovë dhe botë.

Kështu ka shkruar mikrobiologu Lul Raka në një postim në Facebook.

Raka më tej thekson infeksionet me Omicron kanë pasqyrë më të lehtë klinike, pasi që virusi lokalizohet kryesisht në rrugët e sipërme të frymëmarrjes dhe se inkubacioni mesatar është shkurtuar në 3 ditë.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Varianti Omicron ka shënuar rritje masive në Kosovë dhe botë. Ky variant mund të shmangë pjesërisht veprimin mbrojtës të antitrupave të krijuar nga vaksinimi ose nga infeksioni natyror duke rezultuar në përhapje masive të rasteve me COVID-19 në komunitet.

Në raportin e fundit të ECDC (European Center for Disease Control), që përfshin periudhën kohore 10-23 Janar 2022, Kosova ka incidencë prej 1157 rasteve në 100.000 banorë. Nga shtetet e rajonit, Shqipëria ka 997 raste, Maqedonia 1099, Serbia 2805 e Mali i Zi 3798.

Në Evropë prijnë Danimarka me 7554 raste në 100.000 banorë, Franca 6661, Portugalia 5773, Sllovenia 5661, Zvicrra 4783, etj. Incidencën më të ulët e kanë Azerbejxhani dhe Bellorusia me 120, respektivisht 210 raste në 100.000 banorë.

Shkalla aktuale mesatare e rasteve në BE është 2.621 raste për 100 000 banorë. Prej tyre janë shtrirë në spital 1.14% , për kujdes intensiv kanë pasur nevojë 0.16% dhe kanë vdekur 0.06% e pacientëve. Në disa raste pacientët e shtrirë në spitale janë diagnostikuar rastësisht me Covid-19; d.m.th. janë pranuar për shkaqe të tjera në spital.

Gjatë kësaj periudhe shkallën më të ulët të vdekjeve në 1 milionë banorë e kanë Kosova (5.01) dhe Gjermania (5.13). Shtetet e rajonit kanë këtë shkallë vdekshmërie në 1 milionë banorë: Shqipëria 23, Serbia 52, Maqedonia 89, Mali i Zi 132 dhe Bosnja 146. Në Evropë, prinë Bullgaria me 161 vdekje/1 milion banorë.

Infeksionet me Omicron kanë pasqyrë më të lehtë klinike, pasi që virusi lokalizohet kryesisht në rrugët e sipërme të frymëmarrjes. Inkubacioni mesatar është shkurtuar në 3 ditë.

Shkalla e shtrimit në spital dhe vdekshmëria janë më të ulëta sesa në valët e mëparshme pandemike. Një rol të rëndësishëm këtu ka luajtur edhe vaksinimi.

Por, përhapja masive në komunitet ka shkaktuar mbingarkesë të konsiderueshme në sistemin shëndetësor dhe në kategoritë e tjera esenciale të shoqërisë për shkak të mungesave masive në punë dhe mësim.

MASAT KUFIZUESE

Masat kufizuese varen nga faktorët shëndetësorë (numri i rasteve, spitalizimet, vdekjet, shkalla e vaksinimit), ekonomia, kapaciteti i shtetit për subvencione, shëndeti mental dhe të drejtat e njeriut.

Balancimi i gjithë këtyre faktorëve është i vështirë dhe nuk është i njëjtë askund. Vendimet duhet të merren duke u bazuar në të dhënat epidemiologjike në kohë reale.

Masat kufizuese në Evropë- https://covid-statistics.jrc.ec.europa.eu/RMeasures

(Rumania dhe Austria kanë pasur orë policore për të pavaksinuarit).

ÇKA DUHET TË BËJMË?

VAKSINOHUNI!

Personat e pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar kanë rrezik më të lartë për sëmundje të rëndë dhe spitalizim. Prandaj, vaksinimi mbetet një komponent kyç për të ulur ndikimin e Omicronit.

ZBATONI MASAT PARANDALUESE- mos humbni kohë duke e kërkuar fajtorin kujdestar për gjendjen e sotme, sepse atë mund ta gjesh kudo, duke filluar prej vetes tënde e deri te Paria e vendit.

Fuqizoni INSPEKTIMET e zbatimit të masave parandaluese dhe vendimeve në terren bashkë me KOMUNAT!

Stimuloni të vaksinuarit kudo dhe kurdo!

Stop politizimit të COVID-it!. /Telegrafi/

Ka 13 vite që nuk e konsumon mishin e kuq, Sabri Fejzullahu: Çelësi i vitalitetit është të mos hash atë që ke qejf dhe të hash sa më pak

0

Këngëtari i njohur shqiptar, Sabri Fejzullahu, shquhet për vitalitetin e tij dhe të qenit në top formë, ani pse ka shtatë dekada mbi supe.
I pyetur për çelësin e jetëgjatësisë, këngëtari i hitit “Pranvera në Prishtinë” thotë se jeta e shëndetshme dhe kujdesi në ushqim e bëjnë që të ruajnë freskinë edhe në pleqëri.

Në një intervistë të fundit për “prive”, Sabriu tha se sekreti qëndron në të konsumuarit sa më pak ushqim.
“Çelësi i vitalitetit është të mos hash atë që ke qejf dhe mundësisht sa më pak të hash në jetë është aq më mirë”, theksoi ai.

Ndërkohë, i pyetur nëse ka ndonjë kategori të ushqimit që nuk e konsumon fare, ai tha se është mishi i kuq përbërësi që ka eliminuar përfundimisht nga tavolina e tij e të ngrënit.

“Ka ushqime që nuk i konsumoj, që 12-13 vite mish të kuq fare nuk ha”, deklaroi këngëtari i hiteve të shumta.
Në po të njëjtën intervistë, ai i kërko falje publike bashkëshortes së tij, Nera, për faktin që ia ndërpreu dëshirën për t’u marrë me muzikë në rininë e saj.

Sabriu tha se në atë kohë e kishte bërë nga xhelozia, gjë për të cilën është penduar shumë. /Telegrafi

Opozita i reagon ZRrE-së për mosshtrenjtimin e rrymës në veri: Po shkelet Kushtetuta, rast i paprecedent

0

Nga 1 shkurti qytetarëve të Kosovës faturat e energjisë elektrike është paralajmëruar që do t’iu vijnë më shtrenjtë.

Kjo për shkak që Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), ka propozuar që të ketë tarifa ndryshe nga ato që kanë qenë më parë, raporton FrontOnline.

E, në këto tarifa do të ketë dallime.

Derisa, një familje që konsumon energji deri në 600 KWh, nuk do të paguajë me rritje të tjerat do të preken nga ky vendim.

Por, një “privilegj” për këtë do t’i bëhet pjesës veriore të vendit.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë nuk i ka përfshirë fare katër komunat veriore të Republikës së Kosovës në raportin e vetë në të cilën u shqyrtua dhe propozua rritja e çmimit të energjisë elektrike.

Kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, teksa ka raportuar në Komisionin për Ekonomi, e ka arsyetuar një vendim të tillë, duke thënë se janë në proces gjyqësor me Avokatin e Popullit.

“Edhe ajo pjesë ka qenë e përfshirë në tarifat e energjisë elektrike deri në vitin 2018. Avokati i Popullit ka ngrit një ankesë dhe e ka paditë ZRRE-në për të cilën jemi në proces gjyqësor. Ajo kosto nga viti 2017, dhjetor të vitit 2017 është hequr apo nuk është barrë e konsumatorëve dhe ajo ka kaluar përmes buxhetit të Kosovës, pastaj është mbuluar nga KOSTT-i dhe ZRRE-ja. Meqenëse ia ka ndaluar gjykata që ta përfshijë këtë kosto, ne nuk e kemi marrë parasysh as në kalkulimet e mëhershme meqenëse jemi në proces gjyqësor”, ka thënë Fejzullahu.

Përjashtimin e katër komunave veriore në raportin e ZRrE-së, nuk e kanë komentuar nga Qeveria e Kosovës.

Ata nuk kanë kthyer përgjigje për FrontOnline, kur janë pyetur se a do të pranojnë propozimin, që katër komunat veriore të përjashtohen nga ky vendim.

Por, një gjë të tillë ashpër po e kundërshtojnë opozita.

Deputeti i PDK-së: Përjashtimi i komunave veriore nga shtrenjtimi i energjisë shkelje e rëndë ligjore dhe pabarazi

Shkelje të rëndë ligjore dhe ndërhyrje po e konsideron përjashtimin e katër komunave veriore nga shtrenjtimi i energjisë elektrik, deputeti i PDK-së, Ferat Shala.

Shala, në një prononcim për FrontOnline, thotë se kjo nuk duhet të pranohet pasi që është diskriminim.

“Kushtetuta është e qartë, ligjet janë të qarta se kjo është ndërhyrje, ne e kemi thënë edhe atë ditë në Komision edhe sot që këtu po bëhet shkelje, është pabarazi, është diskriminim dhe nuk guxojmë të pranojmë që territorialisht t’i largojmë katër komunat nga planifikimet tona strategjike e as nga një lloj planifiku tjetër, jo vetëm energjetik por as social, as ekonomik e as arsimor”, ka deklaruar Shala për FrontOnline.

Ndërsa, ka treguar se çfarë do të ndërmarrin në rast se merret ky vendim.

“Tani për tani kemi një rast të paprecedent, të paraparë deri më tani ku raporti i ZRrE-së në koordinim me Qeverinë del jashtë ndikimit institucional, jashtë ndikimit social, ekonomik në ato katër komuna, pra është një shkelje e rëndë ligjore dhe pabarazi. Ditëve në vijim do t’i bashkërendojmë të gjithë hapat institucional dhe të shohim e të presim sepse është draft raport dhe të presim vendimin final”, është shprehur ai, për FrontOnline.

Bunjaku e LDK-së: Nëse katër komunat s’përfshihen në shtrenjtim të energjisë, Qeveria po e ndanë Kosovën

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku në një prononcim për FrontOnline ka deklaruar se nëse katër komunat veriore nuk përfshihen në raport të ZRrE-së, e cila ka propozuar shtrenjtim të energjisë atëherë Qeveria po e bën vet ndarjen e Kosovës.

“Edhe pjesa veriore është Kosovë dhe nëse ata e ndajnë kështu atëherë e kemi nda Kosovën. Këta vetvetiu po e ndajnë Kosovën. Ne jemi kundër dhe e kemi thënë mendimin tonë. Realisht ne jemi kundër shtrenjtimit të rrymës”, ka thënë ajo për FrontOnline.

Kurse, thotë se të gjitha institucionet janë kapur nga Qeveria dhe i kanë bërë pronë të tyre.

“Realisht kjo Qeveri u ardhë me atë kauzën që do ta bëjë lirimin e rrymës dhe është ardh me atë kauzën që qeveritë e kaluara nuk e kanë pas qasjen e duhur me veriun, po e ndajnë Kosovën. Tash këta janë në Qeveri dhe i kanë krejt edhe le ti bëjnë të gjitha punët sepse të gjitha institucionet i kanë kap dhe i kanë të vetat. Për Lidhjen Demokratike të Kosovës kjo është e papranueshme”, është shprehur Bunjaku.

Duda Balje: S’duhet të ketë diskriminim në faturat e energjisë

Deputetja e grupit multietnik, Duda Balje po ndihet e diskriminuar pasi që katër komunat në veri të vendit nuk do të përfshihen në shtrenjtim të energjisë elektrike në rast se pranohet propozimi i ZRrE-së.

Balje, në një prononcim për FrontOnline, thotë se përpos kësaj është edhe kundër shtrenjtimit të energjisë.

“Nuk mund të ketë diskriminim në bazë të një regjioni të Kosovës, do të thotë nuk kam parë arsye që të ndodhë kjo, ZRrE-ja e ka dhënë këtë informatë dhe në momentin që kam dëgju kam reaguar menjëherë do të thotë unë mendoj që duhet me gjet zgjidhje mos me pas tarifa më të larta se tash të rrymës. Po bëhet shkelje e Kushtetutës, është shkelje e të drejtave të njeriut, është një mendim jo normal ndaj kësaj sepse edhe nëse ndodhë kjo unë dua të di pse kjo, po ndodhë”, ka deklaruar ajo.

Deputetja e AAK-së: Qeveria t’i përdorë ligjet edhe në pjesën veriore

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të përdor ligjet njëjtë edhe në pjesën veriore, edhe sa i përket energjisë elektrike.

“Me këtë tarifë që po e propozon Qeveria me rritjen e çmimit të energjisë elektrike të lirohen serbët e pjesës veriore të lirohen edhe komunitetet tjera sepse duhet të ketë një superkomunikim mes komuniteteve dhe këtu po bëhen dy lloj diskriminimesh edhe ndaj komuniteteve tjera jo shumicë por edhe ndaj pjesës tjetër. Ne duhet të paguajmë të gjithë dhe Qeveria duhet ta përdorë të drejtën e vet edhe ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës dhe ta shtrijë ndikimin e vet edhe në pjesën veriore”, ka deklaruar Kadrijaj për FrontOnline.

Sipas saj, është pikërisht Lëvizja Vetëvendosje partia në pushtet e cila ë kohën sa ishte në opozitë kishte kundërshtuar në masë të madhe mospagesën e rrymës në pjesën veriore.

Sipas propozimit të ZRRE-së, tarifa për konsumatorët me 800 kËh rrymë të shpenzuar në muaj do të rritet në vlerë prej 13.31 eurosh, derisa konsumatorët që shpenzojnë 1000 kËh rrymë në muaj, do të përballen me një rritje prej 24.62 euro të çmimit të rrymës.

Ndaj, shtrenjtimit të energjisë elektrike dje në Kosovë është organizuar një protestë nga qytetarët të cilët kanë kundërshtuar këtë, duke i kërkuar kryeministrit Albin Kurti që të ndalojë një gjë të tillë.

Në protestë qytetarët kanë kërkuar të mos aprovohet bllok tarifa e propozuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) dhe që të nacionalizohet Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS).

Kurse, një protestë tjetër e thirrur nga Partia Socialdemokrate do të mbahet këtë të shtunë.

Pjesëmarrjen në këtë protestë e kanë konfirmuar edhe partitë opozitare./FrontOnline

Prokuroria Themelore në Prizren kërkon paraburgim për zyrtarin e arrestuar të Autoritetit Pyjor të Komunës së Prizrenit

0

Prokuroria Themelore në Prizren në një komunikatë për media ka njoftuar se , Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Prizren ndaj të pandehurit I.O., i cili me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.

Sipas kërkesës, i dyshuari I.O me datë 27.01.2022 në cilësinë e personit zyrtar – si përgjegjës, përkatësisht inxhinier i pylltarisë pranë Autoritetit Pyjor në kuadër të Komunës së Prizrenit vepron në kundërshtim me kërkesën e Drejtorisë së Shërbimeve Publike të kësaj komune, e cila kishte kërkuar që drunjtë e prerë në parkun e qytetit të Prizrenit, duhej të dërgoheshin në hapësirat e Shërbimit të Pylltarisë, por i njejti nuk e përfill kërkesën në fjalë me ç’rast vëllimin prej 60 metër kub të drunjëve ia jep një kompanie private.

Duke vepruar në këtë mënyrë, i njejti dyshohet të jetë përfshirë në kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), thuhet në njoftim.

Policia me aksion në Prizren, 27 vërejtje për bizneset që nuk respektuan orarin

0

Gjatë natës së mbrëmëshme, Policia në Prizren ishte e angazhuar në zbatim e masave anti-covid-19 në disa lokacione të Prizrenit, Suharekës dhe të Dragashit.

Gjatë kryerjes së detyrave të tyre, janë inspektuar Sheshe, rrugë të frekuentuara, qendra tregtare si dhe lokalet e gastronomisë etj.

Në zbatim të këtyre masave janë dhënë 27 vërejtje si dhe për mos respektim te orarit te kufizimit te lëvizjes janë shqiptuar 5 gjoba prej 200 euro. Veprimet policore janë duke u bazuar në ligjin 07/L-006.
Aktivitete të tilla do të jene në vazhdimësi thuhet në njoftim nga Policia Rajonale e Prizrenit, raporton TV Prizreni.

Policia dënon 112 persona në Prizren, nuk respektuan masat antiCovid

0

Gjatë 24 orëve të datës 27 janar 2022 , duke u bazuar ne Vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër pandemisë anti- Covid- 19), Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, ka zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19.

Gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti-covid-19, janë kryer në stacionet policore ne Prizren, Prizren-Veri, Suharekë dhe Dragash.
Gjatë kryerjes së detyrave janë inspektuar Sheshe, rruge te frekuentuar, qendra tregtare si dhe lokalet e gastronomisë etj. Në zbatim të këtyre masave janë shqiptuar 112 gjoba personave fizik. raporton TV Prizreni.

Sot shënohet përvjetori i lindjes së Ismail Kadaresë

0
TO GO WITH STORY BY LAURENT LOZANO Albanian novelist Ismail Kadare gestures during an interview with AFP on February 8, 2015 in Jerusalem. Born in 1936 in the Albanian mountain town of Girokaster, Kadare has won a number of prestigious prizes including the first international Man Booker Prize in 2005. AFP PHOTO/ GALI TIBBON

Më 28 janar të vitit 1936, 86 vjet më parë, u lind poeti dhe shkrimtari i shquar shqiptar, Ismail Kadare.

Ai lindi në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm. Kadare është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për çmimin “Nobel” në letërsi.

Ai shquhet për novela, romane, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe sprova.

Në vitin 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës, për të vazhduar më pas në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” (1958-1960). Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë botërore bashkëkohore.

Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja) ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore. Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit Frymëzimet djaloshare, 1954, “Ëndërrimet”, (1957), por u bë i njohur sidomos me vëllimin Shekulli im (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: Përse mendohen këto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976). Vepra poetike e Ismail Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal; rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare.

Në fushën e prozës, Ismail Kadare ka lëvruar tregimin, novelën dhe romanin. Vepra e parë e rëndësishme e Ismail Kadaresë në prozë është romani “Qyteti pa reklama”, që nuk u lejua të botohej i plotë deri në vitin 2003. Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike. Ideja e romanit Gjenerali i ushtrisë së vdekur (1964) është shpirti liridashës i popullit shqiptar. Temën e shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin Kështjella (1975). Në romanin Kronikë në gur (1970) Kadare kritikoi psikologjinë provinciale dhe traditat prapanike.

Probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela Emblema e dikurshme (1977), Ura me tri harqe (1978) dhe Gjakftohtësia (1980). E veçanta e talentit të Ismail Kadaresë shfaqet sidomos në trajtimin, nga një këndvështrim i ri, i temës historike dhe në tingëllimin e mprehtë aktual që është i aftë t’i japë asaj. Një nga krijimet më të shquara të Ismail Kadaresë dhe të të gjithë letërsisë së re shqiptare është romani Pallati i ëndrrave (1981). Shumica e veprave të Ismail Kadaresë janë përkthyer e botuar në mbi 45 gjuhë të botës dhe janë pritur shumë mirë nga publiku lexues. Ai është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë.

Në vjeshtën e viti 1990 Ismail Kadare vendosi të largohet nga Shqipëria dhe të qëndrojë në Paris. Shkrimtari në atë kohë e përligji këtë largim me “mungesën e ndryshimeve demokratike”. Autoritetet e kohës e dënuan largimin e Ismail Kadaresë, por krijimtaria e tij nuk u ndalua. Në vitin 1990 e më pas vepra e tij bëhet shprehja më e fuqishme e vlerave gjuhësore dhe artistike të shqipes letrare. Letërsia e Ismail Kadaresë pas vitit 1990 bart të njëjtat tipare thelbësore të asaj të mëparshme: frymën etnografike dhe shpërfaqjen e identitetit shqiptar.

Ismail Kadare është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare. Që nga v. 1994 I.K. është anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës dhe anëtar i jashtëm i ASHAK.

Ka qenë delegat në Kongresin e Drejtshkrimit (1972).Në vitin 2005 fitoi çmimin “The Booker Prize Man”.Ismail Kadare është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”.Ismail Kadare më 23.06.2012 u nderua me Çmimin e madh spanjoll, “Princi i Asturias për Letërsi”, një nga çmimet me prestigjioze letrare në botë. Ai doli fitues mes 31 kandidateve nga 25 vende të ndryshme të botës ku dallohet emri i Milan Kunderas apo italiani Antonio Cabucchi. Ismail Kadare shkroi edhe veprën e njohur “Gënjeshtër nga dashuria e Galdimi ndaj Arife-s” 2013.

Krasniqi: Buka në Kosovë mund të shtrenjtohet deri në 1 euro

0

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka kritikuar Qeverinë Kurti se nuk po vepron në mënyrë proaktive për të parandaluar rritjen e çmimeve. Krasniqi tha se në rast të përshkallëzimit të konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës, vendi ynë do të përballet me kriza të reja, duke përfshirë edhe rritjen e çmimit të miellit.

“Nëse vërtet përshkallëzohet konflikti Rusi-Ukrainë, situata le që do të përkeqësohet për energjinë, ne do të kemi situata të reja të përkeqësimit të situatës, po e marr një shembull, do të ngritët çmimi i miellit dhe si pasojë çmimi i bukës. Unë besoj deri në 1 euro ka me u bo buka në Kosovë nëse kjo situatë ndodh, qeveria duhet të blejë rezerva, por ata nuk merren me këtë punë, nuk ua pret mendja, kjo është temë që edhe në nivel të Bashkimit Evropian diskutohet,” tha Krasniqi në Klan Kosova.

Duke folur për rritjen e çmimit të energjisë elektrike në vend, Krasniqi tha se opozita nuk mund ta ndalë ZRRE-në, por në rast të rritjes do t’i drejtohen edhe Gjykatës Kushtetuese.

“Çmimi i rrymës është shumë problematik, opozita nuk mund ta ndalë ZRRE-në, ne kemi kërkuar edhe shkarkimin e tyre nëse vjen deri te kjo, por ne votat s’i kemi shkarkuar. E dyta, nëse ndodh vendimi, ne do ta atakojmë përmes gjykatave deri në momentin kur ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese, sepse instrumentet këto janë”, tha Krasniqi.

KEDS-i në Krajk të Prizrenit, kap në flagrancë konsumatorë duke keqpërdorur energjinë

0

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji (KEDS), ka njoftuar se ka zënë disa konsumatorë në flagrancë duke keqpërdorur energjinë elektrike.

Sipas njoftimit, lokacionet ku janë ndërmarrë aksione janë Deçani i Pejës, Krajk të Prizrenit dhe Bardhoshi i Prishtinës.

“Deçani i Pejës, Krajku i Prizrenit e Bardhoshi i Prishtinës, ishin vetëm disa nga lokacionet ku KEDS ndërmori aksione së fundmi kundër keqpërdoruesve të energjisë elektrike, ku disa konsumatorë u zunë në flagrancë duke keqpërdorur shërbimet e energjisë.

Përkundër krizës me të cilën po përballet vendi, një pjesë e konsumatorëve po vazhdojnë që ilegalisht të shfrytëzojnë shërbime të energjisë, duke rrezikuar jo vetëm sistemin energjetik, por edhe sigurinë e përgjithshme të qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Tutje, KEDS-i ka bërë me dije se përveç që keqpërdoruesve po iu shqiptohen gjova, rastet po procedohet edhe për gjykatë, ku të njëjtit rrezikojnë të dënohet deri me tri vite burgim.

“KEDS apelon te konsumatorët që në asnjë rrethanë të mos keqpërdorin energjinë elektrike dhe në rast se hasin në raste të tilla, të shfrytëzojnë kanalet e komunikimit përmes Qendrës së Thirrjes në 0800 791 00 apo duke na shënuar në rrjetet sociale, ku secili rast do të trajtohet me konfindencialitet të plotë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

KEDS po vazhdon luftën ndaj keqpërdoruesve të energjisë elektrike

Me qëllim të vendosjes së rendit dhe rregullit, të eliminimit të humbjeve dhe ofrimit të shërbimeve sa më kualitative, KEDS po vazhdon luftën ndaj keqpërdoruesve të energjisë elektrike. Ky mision po realizohet me ekipet në terren të cilët janë të pakompromis ndaj çdo konsumatori që e keqpërdor atë. Identifikimi i tyre po bëhet lehtësisht përmes sistemit të sofistikuar e të integruar në stabilimentet energjetike.

Deçani i Pejës, Krajka e Prizrenit e Bardhoshi i Prishtinës, ishin vetëm disa nga lokacionet ku KEDS ndërmori aksione së fundmi kundër keqpërdoruesve të energjisë elektrike, ku disa konsumatorë u zunë në flagrancë duke keqpërdorur shërbimet e energjisë.

Përkundër krizës me të cilën po përballet vendi, një pjesë e konsumatorëve po vazhdojnë që ilegalisht të shfrytëzojnë shërbime të energjisë, duke rrezikuar jo vetëm sistemin energjetik, por edhe sigurinë e përgjithshme të qytetarëve.

Shfrytëzimi i pakontrolluar i energjisë elektrike, përpos që po shkakton mbingarkesa në rrjet, po rrezikon edhe komplet infrastrukturën energjetike.

Kjo ka bërë që KEDS të intensifikojë edhe më shumë aksionet duke organizuar kontrolle të shumta te konsumatorët e dyshuar për keqpërdorim. Ndaj tyre, përpos që po shqiptohen gjoba, por procedohen edhe për gjykatë, ku sipas ligjit në fuqi, nga kjo vepër ata rrezikojnë të dënohen deri në tre vite burg.

Për çdo vit, KEDS ngrit rreth pesë mijë kallëzime penale ndaj atyre që shfrytëzojnë ilegalisht shërbimet e energjisë elektrike.

KEDS apelon te konsumatorët që në asnjë rrethanë të mos keqpërdorin energjinë elektrike dhe në rast se hasin në raste të tilla, të shfrytëzojnë kanalet e komunikimit përmes Qendrës së Thirrjes në 0800 791 00 apo duke na shënuar në rrjetet sociale, ku secili rast do të trajtohet me konfindencialitet të plotë.

KEDS nuk do të ndalet me këto aksione deri në eliminimin e tërësishëm të kësaj dukurie.

Më 4 shkurt do të mbahet ankandi i Letrave me Vlerë

0

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 4 shkurt të këtij muaj do të mbahet ankandi i parë për vitin 2022.

Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 25 milionë euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen 3 vite dhe është tërësisht i liruar nga tatimi. Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë, transmeton Klankosova.tv.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort