Home Blog Page 3565

BERZH jep 1 milionë euro për bizneset e vogla në Kosovë

0

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) nënshkroi një paketë të asistencës teknike prej 1 milion Euro, e financuar nga Bashkimi Evropian (BE), për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) në Kosovë. NVM-të lokale tani mund të përfitojnë nga shërbimet këshilluese të përshtatura, të dizajnuara për t’i ndihmuar ato të ndërtojnë kapacitetet e tyre të eksportit dhe të kenë mundësi të reja për rritje dhe zhvillim.

Paketa e asistencës teknike është pjesë e Programit për Mbështetjen e Konkurrueshmërisë së NVM-ve në Ballkanin Perëndimor, përmes të cilit BERZH-i ofron kredi dhe BE-ja kontribuon me grante nxitëse.

Edhe pse Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme në Kosovë përbëjnë 99.8 % të bizneseve të regjistruara dhe pothuajse 80 për qind të punësimit, ato vazhdojnë të përballen me sfida që pengojnë aftësinë e tyre për të konkurruar në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare.
Programi do të fokusohet që t’ju ndihmojë këtyre ndërmarrjeve për të sjellë në standardet e BE-së kapacitetet e tyre prodhuese, cilësinë e produktit dhe qëndrueshmërinë mjedisore.

Projektet këshillimore do të mbështesin rimëkëmbjen e SME-ve dhe do t’i ndihmojnë ato të kompensojnë ndikimin negativ në biznesin e tyre duke i ndihmuar ato të ndërtojnë aftësi kyçe në menaxhim, modele biznesi, komunikim, menaxhim të zinxhirit të furnizimit dhe diversifikimin e shitjeve, ndër të tjera.

Aktivitetet e zhvillimit të tregut dhe sektorit do të implementohen me synimin për të nxitur një mjedis për ndërmarrësi, duke ofruar trajnime dhe seminare për ngritjen e kapaciteteve për të përmbushur nevojat e ndërmarrjeve dhe konsulentëve, duke ndihmuar në të njëjtën kohë shoqatat e biznesit dhe sektorit t’u shërbejnë më mirë klientëve të tyre SME.

Neil Taylor, Shefi i BERZH-it për Kosovë tha: “Bashkëpunimi ynë i vazhdueshëm me BE-në na mundëson të ndihmojmë më shumë ndërmarrës në Kosovë që të ndërtojnë aftësi të reja, të eksportojnë më shumë dhe të bëhen më të gjelbër. Nxitja e sektorit privat është prioriteti ynë i parë në strategjinë tonë të re të BERZH-it të miratuar këtë javë.”

Ambasadori Tomáš Szunyog, Shef i Zyrës së BE-së/Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë shtoi: “Financimi shtesë për shërbimet këshillimore sinjalizon mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për NVM-të e Kosovës dhe do t’u mundësojë atyre të bëhen konkurrente në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare”.

Kosova u bë anëtare e BERZH-it dhe vendi i operimit në dhjetor 2012. Që atëherë, Banka ka investuar 545 milionë euro në Kosovë.

Në Kosovë, 40 për qind e popullsisë ka probleme me sigurimin e ngrohjes

0

Në mesin e nëntë anëtarëve të Komunitetit të Energjisë, Kosova ka numrin më të madh të familjeve të varfra me energji, deri në 40 për qind, dhe Mali i Zi më të vogël, nga 8 në 15 për qind, sipas një studimi për trajtimin e varfërisë energjetike në mesin e anëtarëve të Komunitetit të Energjisë.

Përpjekjet për të adresuar problemet e konsumatorëve ose konsumatorëve të cenueshëm nga energjia, të cilët nuk mund të plotësojnë në mënyrë adekuate nevojat bazë të energjisë janë pjesë e nismës së drejtë të tranzicionit të Komunitetit të Energjisë. Qëllimi i nismës është të sigurojë që tranzicioni energjetik të jetë i drejtë social për të gjithë ata që janë prekur, duke përfshirë kryesisht punëtorët dhe banorët në rajonet e qymyrit, por edhe të gjithë qytetarët që nuk mund të paguajnë faturat e tyre për energjinë që konsumojnë.

Sipas projektit Partnership for Smarter Stoves, druri dhe qymyri përdoren për ngrohjen e ndërtesave të banimit në tre milionë soba. Ballkani Perëndimor mbështetet dukshëm më shumë në biomasa për ngrohjen e shtëpive sesa BE-ja, me Bosnje dhe Hercegovinën (62.9 për qind) dhe Kosovën (60.5 për qind) në krye.

“Gjithçka që djegim krijon ndotje – e njëjta gjë vlen edhe për djegien e drurit. Fakti është i thjeshtë: djegia e drurit ndot ajrin që thithim, si brenda ashtu edhe jashtë. Njerëzit sëmuren nga ndotja, sëmundjet kronike përparojnë që çojnë në vdekje të shumta të parakohshme të panevojshme. Nga pikëpamja shëndetësore, Ballkani Perëndimor duhet urgjentisht të kalojë drejt ngrohjes shtëpiake me efikasitet energjetik, më të pastër dhe më të shëndetshëm”, tha Vlatka Matkoviç, një këshilltare e lartë për shëndetin dhe energjinë në aleancë.

Sfida e varfërisë energjetike

Shumë familje në rajon mbajnë soba me biomasë si një opsion rezervë, në rast se vështirësitë ekonomike i shtyjnë në varfëri energjetike. Në Kosovë, 40 për qind e popullsisë po lufton të mbajë shtëpitë e tyre të ngrohta, e ndjekur nga Shqipëria me 37 për qind, Maqedonia e Veriut me 33 për qind dhe Mali i Zi dhe Serbia me 10 për qind secili, ndërsa mesatarja e BE-së është tetë për qind. Pjesa më e madhe e popullsisë së varfër me energji është në Kosovë dhe Shqipëri.

Në rrugën drejt një të ardhmeje më të shëndetshme, varfëria energjetike është një sfidë e madhe për Ballkanin Perëndimor, e cila nuk mund të injorohet, theksojnë autorët. Shumë prej tyre ende djegin çdo lloj karburanti të ngurtë si mobiljet e hedhura, drurin e mbetur, qymyrin dhe mbeturinat.

“Shumë familje në Ballkanin Perëndimor mbështeten te druri si burim energjie, ndërsa në të njëjtën kohë nuk janë në gjendje të ngrohin siç duhet shtëpitë e tyre, gjë që e bën këtë tranzicion energjetik edhe më sfidues. Kjo do të thotë që politikëbërësit duhet të jenë të vendosur për të nisur një tranzicion efektiv, duke e vënë tashmë shëndetin e njerëzve si prioritet”, shtoi Matkoviç, PhD në Shkenca Biomjekësore./FrontOnline/

Avullah Hoti: Të ndryshohet menjëherë vendimi që kërkon 3 vaksina për të hyrë në Kosovë

0

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se ka pranuar mesazhe dhe thirrje nga Kukësi, Lugina e Preshevës, Shkupi e Tetova në lidhje me kërkesën për tre doza të vaksinës për të hyrë në Kosovë.

Day Travel
Hoti e ka quajtur shqetësuese mungesën e koordinimit të qeverisë së Kosovës me qeveritë në Tiranë, Shkup dhe me Luginën e Preshevës, raporton Gazeta Express.

“Këto ditë kam pranuar mesazhe dhe thirrje nga Kukëksi, Lugina e Preshevës dhe Shkupi e Tetova. Kërkesa për tri doza të vaksinës për të hyrë në Kosovë është vërtetë e pakuptimtë. Shqetësuese është mungesa e koordinimit të Qeverisë së Kosovës në marrjen e vendimeve të tilla me Qeverinë në Tiranë dhe atë në Shkup, si dhe me Kryetaren e Preshevës”, ka shkruar Hoti.

Ai ka thënë se vendimi duhet të ndryshohet menjëherë.

Molliqaj për protestën e së shtunës: S’do të ndalemi derisa ZRRE-ja e kthen prapa vendimin

0

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka folur për protestën e paralajmëruar për të shtunën nga kjo parti, kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), për shtrenjtim të energjisë elektrike.

“Ne si PSD, nesër do të mbajmë protestën duke filluar nga ora 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”, e cila pastaj do të ketë marshutën e saj drejt objektit të Qeverisë, aty ku do të mbahen edhe aktivitetet edhe fjalimet e protestës, ku do të adresohen poashtu kërkesat e kësaj proteste”.

“Kemi një propozim nga ZRRE-ja i cili në fakt nuk është i tyre, por është i qeverisë së Kosovës i cili tashmë mund ta konfirmojmë nga të gjitha takimet që kemi pasë në qytete të ndryshme që është jo veq i papranueshëm dhe i padrejtë, por ka shkaktuar edhe një irritim të paparë tek qytetarët, pasi është shumë i shtrenjtë”.

Molliqaj përmes një konference, tha që nuk do të ndalen së protestuari derisa ZRRE-ja e kthen prapa vendimin.

“Kërkesa e kësaj protestë është të hudhet poshtë ky propozim i ZRRE-së, sepse ky propozim në njërën anë i favoziron ata që kanë shumë dhe i ndëshkon dhe ju qet barrë të rëndë atyre që janë shumica në këtë vend. Nesër ftojmë secilin qytetar, partitë opozitare dhe kushdo qoftë tjetër që ndan bindjen me ne t’i bashkohet protestës. Nuk do të ndalemi derisa ky vendim të mos jetë në fuqi pasi është skandaloz dhe i padrejtë”, tha ai.

Kosovarët po u thonë PO martesave me të huajt

0
Wedding rings of Urs and Viviane I., pictured on August 22, 2009 in Bissegg in the canton of Thurgau, Switzerland. (KEYSTONE/Gaetan Bally) Hochzeitsringe von Urs und Viviane I., aufgenommen am 22. August 2009 in Bissegg im Kanton Thurgau. (KEYSTONE/Gaetan Bally)

Për një vit mbi 3 mijë e 500 kosovarë janë martuar me shtetas të huaj.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës (MPB), ka treguar se në vitin 2021, gjithsej 3.510 qytetarë janë martuar me shtetas të huaj.

Sipas të dhënave nga MPB, ka më shumë gra që janë martuar me të huaj sesa burra, megjithatë diferenca nuk është shumë e madhe.

Në përgjigjen e MPB-së për rtv21 thuhet se në vitin që lamë pas gjithsej 1 mijë e 663 burra kosovarë janë kurorëzuar me gratë e shtetësive të huaja, kurse 1 mijë e 847 gra kosovare janë martuar me burra që kanë shtetësi të një shteti tjetër.

Kur jemi te shtetësitë e huaja, sipas të dhënave të MPB-së të siguruara burrat kosovarë kanë aplikuar të martohen me gratë që kanë shtetësi të: Gjermanisë, Maqedonisë së Veriut, Austrisë, Italisë, Zvicrës, Serbisë, Amerikës, Belgjikës, Francës dhe Kroacisë.

Kurse, gratë kosovare gjatë vitit 2021 i thanë po martesave me burrat e shtetësive nga: Gjermania, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Austria, Italia, Franca, Suedia, Kroacia dhe Rumunia.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2020 janë regjistruar gjithsej 14 mijë e 738 kurorëzime, kurse në muajin nëntor të vitit 2021 ASK-ja ka regjistruar gjithsej 1 mijë e 366 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), ku krahasuar me muajin tetor, ka rënie të numrit të çifteve të kurorëzuara për (-19%)

Togerja Liridona Baftjari-Jashari shpallet studentja më e mirë ndërkombëtare në Stamboll

0

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se togerja Liridona Batfjari-Jashari, është shpallur studentja më e mirë ndërkombëtare në Stamboll.

Ajo pranoi këtë çmim në ceremoninë e diplomimit në Institutin e Luftës Tokërore në Kursin e Oficerit Shtabor në Turqi. Mehaj u shpreh krenar për gratë dhe vajzat ushtarake të Kosovës dhe i uroi suksese studentes.

Njoftimi i plotë:

Shumë krenar me gratë dhe vajzat tona ushtarake!

Sot, oficerja jonë, Togere Liridona Baftjari-Jashari, në ceremoninë e diplomimit në Institutin e Luftës Tokërore në Kursin e Oficerit Shtabor në Stamboll, u shpall Studentja më e mirë ndërkombëtare.

Togere Baftjari- Jashari ka hyrë edhe në historinë e këtij instituti si oficerja e parë ndërkombëtare me një sukses të tillë!

Shumë urime Togere dhe të gjithë jemi shumë krenar me ty!

Vazhdojmë drejtë sukseseve të reja!

Këto janë aplikacionet më të sigurta të komunikimit në 2022

0
Die Social Media- und Instant-Messaging-Apps: Facebook, WhatsApp und Instagram auf einem Smartphone, fotografiert am Donnerstag, 14. Januar 2021, in Zuerich. Instagram und WhatsApp gehoeren zur Facebook-Gruppe. (KEYSTONE/Christian Beutler)

Padyshim se komunikimi është pjesa me e rëndësishme e jetës se përditshme, përmes se cilës ne ndajmë biseda, foto, video dhe materiale tjera shume te rëndësishme. Kjo e bën shumë të rëndësishme që komunikimi ynë të mbetet privat i ruajtur dhe i sigurtë.

trendi i fundit me shumë aplikacione jo-publike te cilat “shesin” idenë e “komunikimit të sigurt” e qe praktika ka treguar qe nuk janë. Si rasti i fundit i shënuar me aplikacionin ANOM, i krijuar nga FBI dhe i shitur ne DarkWeb si zgjidhje e përsosur për komunikim të sigurtë.

Pajisjet ANOM përbëheshin nga një aplikacion mesazhesh që funksiononte në telefonat inteligjentë Android që ishin modifikuar posaçërisht për të deaktivizuar funksionet normale si komunikimet me zë, posta elektronike ose shërbimet e vendndodhjes-geolocation. Te gjitha te dhënat mund te shkatërroheshin me vendosjen e një PIN-i te caktuar, gjersa te dhënat vet-shkatërroheshin pas një periudhe të caktuar kohore.

Me poshtë gjeni 10 aplikacionet me sigurinë më te lartë dhe Snapchat nuk është në mesin e tyre!

E ku pjesa dërmuese e tyre janë pa pagesë. Dhe qëllimi ishte te ofrojnë një liste te përzgjedhje pa pagesë apo me kosto të ulët.

1.Signal (Android, iOS: Free)

Signal është zgjidhja e parë për komunikim të sigurtë. Është një zgjidhje falas e mesazheve, telefonatave dhe bisedave në grup.

2.Threema (Android, iOS: $3.99)

Threema është një aplikacion shumë i sigurt me pagesë, që përdor bibliotekën e kriptografisë NaCl për të mbrojtur komunikimet tuaja.

Kur aktivizoni aplikacionin, ai gjeneron një çelës unik Threema ID, duke ju lejuar të përdorni aplikacionin plotësisht në mënyrë anonime (nuk kërkohen emra). Ju mund ta lidhni llogarinë tuaj me një adresë emaili ose numër telefoni, gjë që e bën më të lehtë për përdoruesit e tjerë Threema t’ju gjejnë.

3.WhatsApp (Android, iOS: Free)

Një nder aplikacionit me shfrytëzimin më të madhe në botë, i cili ofron komunikim mjaftë të sigurtë.

4.Telegram (Android, iOS: Free)

Telegram tanimë është shumë më tepër sesa thjesht një aplikacion komunikimesh. Ai është rritur në një platformë të mediave sociale, me grupe të mëdha përdoruesish.

Ajo që duhet të DINI është se enkriptimi nuk është aktivizuar në komunikimet standarde në Telegram. Për të pasur një komunikim plotësisht të sigurt ju duhet të shfrytëzoni modalitetin e bisedës sekrete.

5.Silent Phone (Android, iOS: $9.95 per month)

Një aplikacion me pagës, i cili synon të ofroj siguri në komunikim. Përvojat e klientëve janë nga më të ndryshme sa i përket shërbimit dhe sigurisë se ofruar. Pavarësisht se është ne TOP 5, aplikacioni mjaft i “shtrenjtë” në krahasim me aplikacionet tjera te cilat ofroj te njëjtin nivel te sigurisë pa pages apo me një pagesë shumë më të ulët.

6.Wire (Android, iOS: Free)

Aplikacioni përpos që ofron një nivel të lartë të sigurisë së komunikimit, gjithashtu ofron sinkronizim ndër-pajisje me shumë platforma dhe mbështetje për llogari të shumta, duke iu lejuar të ndani komunikimet personale dhe të punës.

Është zgjedhja e duhur për komunikimet të shumëfishta nga e njëjta platformë.

7.Wickr Me (Android, iOS: Free)

Wickr e merr më shumë seriozisht privatësinë e përdoruesit, duke përdorur enkriptim të fortë dhe duke fshirë Meta të dhënat si p.sh. të dhenave gjeohapësinore dhe të dhenave mbi komunikimet.

Përdoruesit mund të konfigurojnë se sa kohë duhet që mesazhet të vetëshkatërrohen. Aplikacioni ka shtyrë me tej verifikimin dhe sigurimin e bashkëbiseduesve me “çelësa sigurie”.

8.Viber (Android, iOS: Free)

Përkundër të gjitha sfidave Viber me futje enkriptimit, bisedave sekrete dhe vetëshkatrrimit të mesazheve ka rikthyer besimin e humbur.

9.Facebook Messenger (Android, iOS: Free)

Facebook Messenger duket mjaftë ulët në rangim, edhe pse ofron nivel të lartë të sigurisë, kontroll të çasjes, bisedat sekrete dhe vetëshkatrruese.

Dust (Android, iOS: Free)
DUST, dikur Cyber Dust, shfrytëzon sigurinë dhe enkriptim disa shtresorë, në një përpjekje për të ruajtur privatësinë e përdoruesit.

Dhe ky aplikacion njofton përdoruesit, për “screenshot” të komunikimit.

“Zgjoi” nën ethet për Oscar deri më 8 shkurt

0

Çmimet Oscars kanë hapur zyrtarisht votimin për nominime të filmave, derisa filmi kosovar “Zgjoi” po pret të fitojë nominimin, pasi është në listë të ngushtë të filmave ndërkombëtarë.

Nga 27 janari, 9,487 anëtarë të Akademisë së Çmimit Oscar mund të votojnë për të zgjedhur se cilat nga filmat do të nominojnë për këtë çmim prestigjioz.

Këtë vit mbahet edicioni i 94-të i Çmimit Oscar. Ky çmim ndahet për 24 kategori të ndryshme, përfshirë një kategori të veçantë për filma të huaj (jo të prodhuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës).

Emrat e filmave të nominuar pritet të bëhen të ditur më 8 shkurt.

Ceremonia e ndarjes së Çmimit Oscar do të mbahet më 27 mars.

Filmi kosovar që pret sukses në Oscar

Filmi “Zgjoi” bën pjesë në listën e ngushtë të 15 filmave ndërkombëtarë për Çmimin Oscar.

Ky film me regji të Blerta Bashollit është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetesën e familjes.

Ajo e fillon këtë angazhim duke u përballur me një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë.

Rolin e Fahrijes e luan aktorja kosovare, Yllka Gashi.

Ky film është shpërblyer me çmime të shumta përfshirë edhe tri çmimet kryesore në Sundance Film Festival.

Nëse fiton nomimin për Oscar, “Zgjoi” do të bëhej filmi i dytë nga Kosova që do ta arrinte një gjë të tillë, pasi më 2016, filmi “Shok” me regji dhe skenar të regjisorit britanik Jamie Donoughue, i luajtur nga aktorë të Kosovës, i xhiruar në Kosovë, ishte filmi i parë që përfaqësoi kinematografinë e Kosovës në Oscar.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e quajti sukses të jashtëzakonshëm futjen në listën e ngushtë për nominim të filmit “Zgjoi”.

Ky film pati premierën më 2021 në festivalin prestigjioz amerikan “Sundance Film Festival”.

Sipas këtij festivali, filmi ‘Zgjoi’ “është një perlë e cila thekson fuqinë në personazhet e tij, duke dëshmuar që asgjë nuk mund t’i ndalojë gratë në një mision”.
Historia frymëzuese e “Zgjoit”

Historia e Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe i la përshtypje regjisores dhe skenaristes kosovare, Blerta Basholli.

Lufta e fundit në Kosovë, Fahrijen e kishte lënë të ve dhe pa shtëpi.

Në mesin e dhimbjes dhe sfidave ajo themeloi kooperativën bujqësore të grave ‘Krusha’.

Përmes biznesit të saj, i ndihmoi edhe gratë e tjera të veja nga Krusha e Madhe.

Ndjenjat e Fahrijes pas shikimit të filmit ishin të përziera. Ajo i rijetoi të gjitha ato momente, por edhe u ndje krenare për atë që ka arritur.

“Ka qenë rikthim edhe njëherë. Kanë qenë momente shumë të vështira që unë e kam prezantuar për pesë minuta një moment timin. Por, në ato pesë minuta, në atë rol, kam ndierë edhe shumë momente të tjera. Ka qenë për mua pak e zorshme, por megjithatë është krenari që është bëj një film për personazhin tim”, tha Fahrije Hoti.

Në anën tjetër, për aktoren Yllka Gashi, “ky rol për të ka qenë përvoja më e mirë profesionale”.

“Kur ke të luash një person që është njeri i vërtetë, që ende jeton, që e njohim, që e kemi parë neper intervista, është më e vështirë dhe më e rrezikshme në kuptimin e mirë të fjalës sepse mundesh të gabosh”, tha Gashi.

Sipas regjisores Basholli, historia e paragjykimit dhe diskriminimit të grave ka bërë që të prekë edhe audiencat e huaja.

“Mendoj që është temë universale, fillimisht gratë dhe vajzat në gjithë botën mendoj që identifikohen se ka diskriminime në fusha të ndryshme, në kultura të ndryshme, por diskriminimi është i pranishëm, stereotipizimi është i pranishëm, paragjykimi është i pranishëm gjithkund në botë”, u shpreh Basholli, raporton REL.

Zhduket një person në Prizren

0

Një person është raportuar i zhdukur në Prizren.

Rastin në polici e ka raportuar babai i tij i cili ka thënë se para dy muajve ai është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Rasti është duke u hetuar.

Mjeku jep një paralajmërim për qëndrimin për një kohë të gjatë në dush

0

Është e lehtë të humbasësh ndjenjën e kohës kur bën dush, sepse larja në ujë të ngrohtë është relaksuese.

Praktika e përditshme sjell përfitime të shëndetit mendor dhe fizik, por kujdes mos të kaloni kohë më gjatë se që duhet në dush. Dr. Rekha Tailor lëshoi ​​një paralajmërim shëndetësor për dushet e këndshme.

“Ndërsa dushi është sigurisht një mënyrë e nevojshme për të larë djersën dhe qelizat e vdekura të lëkurës, për të hequr papastërtitë dhe për të parandaluar erën e trupit, dushi i përditshëm gjithashtu mund të ketë një efekt negativ në lëkurën tuaj”, shpjegoi ajo.

“Larja e lëkurës shumë shpesh dhe për periudha të gjata kohore mund të heqë vajrat natyralë dhe të ndikojë në bakteret natyrore që rriten atje për të mbështetur sistemin tuaj imunitar”.

Kjo pikëpamje është bërë jehonë nga organet shëndetësore, si Harvard Health.

Sipas Harvard Health, lëkura normale dhe e shëndetshme ruan një shtresë vaji dhe një ekuilibër të baktereve “të mira” dhe mikroorganizmave të tjerë. Larja dhe fërkimi i largon këto, sidomos nëse uji është i nxehtë, paralajmëron organizmi shëndetësor.

Përveç komprometimit të sistemit tuaj imunitar, heqja e baktereve natyrore mund të shkaktojë probleme të shumta. /Telegrafi/

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort