Home Blog Page 3564

Distria në finale të garës në Portugali

0

Xhudistja Distria Krasniqi do të paraqitet në finale të garës Grand Prix që po mbahet në Portugali.

Në gjysmëfinale të kategorisë deri 52 kilogramë, Distria e mposhti portugezen Joana Diogo.

Distria deri më tani i ka tri fitore, ndërsa xhiron e parë e kaloi pa luftë.

3617 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

0
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹNë 24 orët e fundit janë dhënë 4.316 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹPrej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
ℹ1.769.170 doza të vaksinës.
ℹDeri më sot 804.251 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹDeri më sot janë dhënë 72.122 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
ℹNga 13.928 testime, 3.617 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹGjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.
ℹSot janë shëruar 1.344 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 164.294.
ℹNë total numri i rasteve aktive është 31.021.
➡Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

Dogana e Kosovës: SHBA-të bëhen tregu kryesor eksportues i Kosovës

0

Në takimin e mbajtur me anëtarët e komiteteve të Odës Ekonomike Amerikane, drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, u shpreh se komunikimi në mes të institucionit që ai drejton dhe bizneseve është gjithmonë i mirëseardhur, duke shtuar që sugjerimet dhe rekomandimet nga ana e bizneseve janë të rëndësishme për këtë institucion.

Drejtori Llugaliu theksoi që në vitin 2021, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë bërë tashmë tregu kryesor eksportues i Kosovës.

‘’Një ndër objektivat kryesore strategjike të doganës është lehtësimi i tregtisë në të cilin ka pasur progres të dukshëm vitin e kaluar, por që gjithmonë ka çështje në të cilat duhet fokusuar më tepër’’, theksoi drejtori i doganave, Agron Llugaliu, duke shtuar që Dogana ka për synim vendosjen e standardeve të reja në lidhje me kërkesat e prodhuesve të cilat do të pranojnë përgjigje brenda dy javëve në lidhje me autorizimet.

Sa i përket investimeve të huaja, drejtori Llugaliu tha se kohëve të fundit po vërehet një interesim i madh nga ana e investitorëve të huaj për bashkëpunim me prodhuesit e Kosovës.

Ai shtoi që dogana është në dispozicion dhe e hapur për të gjitha kërkesat në mënyrë që investitorët të mos hasin në pengesa apo barriera në Kosovë.

Në takim u diskutuan edhe shume aspekte të rëndësishme në lidhje me aspekte që u konsideruan thelbësore për operimin e bizneseve, përfshirë edhe shtimin e bashkëpunimit për luftimin e ekonomisë joformale. /Telegrafi/

Kontrabanda me heroinë, zbulohet pika kryesore në Ballkan

0

Sipas raportit të Iniciativës Globale Kundër Krimit të Organizuar Transnacional, në vitin 2020 përveç marihuanës, heroina ka qenë droga që është sekuestruar më së shumti në Serbi. Raporti përmend se qyteti i Nishit është pika kyçe për trafikimin e heroinës në Ballkan e që vie nga Turqia.

Raporti vlerëson se rreth 65 ton heroinë kalojnë nëpër Evropën Juglindore çdo vit.

“Ballkani është një korridor i krijuar prej kohësh i trafikut të drogës, veçanërisht heroinës, e cila hyn në rajon nga Turqia në rrugën e saj për në Evropën Perëndimore. Vlerësohet se 60-65 ton heroinë kalon nëpër Evropën Juglindore në vit – me vlerë më shumë se 960 milion euro në vitin 2020. Flukse të mëdha heroine kalojnë përmes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, me Nishin që është një qendër kryesore tregtare në Serbinë jugore” thuhet në raport, shkruan Kossev.

Sipas këtij raporti, një kilogram heroinë në Ballkanin Perëndimor vlen dy herë më shumë se në Turqi dhe dyfishohet në vlerë kur shitet në BE.

Nga ana tjetër, sipas të dhënave të marra, kanabisi është droga më e përdorur dhe e sekuestruar në Ballkanin Perëndimor.

Megjithëse Shqipëria mbetet prodhuesi më i madh në rajon, kultivimi në ambiente të mbyllura është raportuar gjithashtu në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Serbi. Sipas raportit, plantacioni më i njohur në Serbi është “Jovanjica”.

Në Serbi, rasti “Jovanjica” tërhoqi vëmendje të konsiderueshme në nëntor 2019, kur në një fermë të madhe u zbuluan 1.6 ton kanabis psikoaktiv të cilësisë së lartë.

Pas kanabisit, heroina është droga më e sekuestruar në Serbi me 35 kilogramë. /GazetaSinjali/

Voziti makinën pa leje për më shumë se 70 vjet, 84-vjeçari në Britani të Madhe nuk u dënua asnjëherë

0

Për më shumë se 70 vjet voziti pa patentë shofer, por s’u kap asnjëherë. Bëhet fjalë për një burrë në Britani të Madhe, të cilin Policia e ndaloi derisa po patrullonin.

Shoferi i lindur më 1938, u tha Policisë se kishte vozitur pa patentë dhe sigurim, por kurrë policia s’e kishte ndaluar, raporton BBC.

E mira e gjithë kësaj është se 84-vjeçari nuk kishte pasur ndonjë aksident, për gjithë këto vite, njoftoi tutje Policia.

“Fatmirësisht ai kurrë nuk kishte pasur një aksident, nuk i kishte shkaktuar dikujt një lëndim dhe kurrë nuk bëri që dikush të humbiste financiarisht, duke i goditur ata ndërsa nuk ishte i siguruar. Sigurohuni që dokumentet tuaja të jenë të rregullta sepse do t’ju kapin… një ditë”.

Identifikohet dhe arrestohet e dyshuara në Prizren për “vjedhje në tentativë”

0

Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se më 27.01.2022 , Policia në Prizren,kishte pranuar një informatë se  në rrugën “Osman Rexhepi” në Prizren, në orën 21:55 ,viktima deklaron se në podrumin e shtëpisë së tij kishte hasur një person të gjinisë femërore.

Pas pranimit të informacionit, në lidhje me ketë rast, reagimi policor ishte i menjëhershëm  duke arritur të identifikohet personi  i dyshuar:

B.,e datëlindjes 1986 f/r/k

Të dyshuarën Policia e kishte shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren, e kanë intervistuar  lidhur me rastin dhe në konsultim me prokurorin kujdestar rasti është hapur i cilësuar si:

“Vjedhje në Tentativë” dhe e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt. Rasti është nën hetime thuhet në njoftim./tvprizreni.net/

MASHT-i apelon për vaksinim të të gjithë fëmijëve mbi moshën 12-vjeçare

0

Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHT), Edona Maloku – Bërdyna, ka njoftuar se mbi 1400 mësimdhënës dhe mbi 6 mijë nxënës janë të infektuar me COVID-19 në gjithë Kosovën.

Në një konferencë për media, Maloku – Bërdyna, ka apeluar për vaksinim të të gjithë fëmijëve mbi moshën 12-vjeçare.

“Nga 23 mijë e 90 mësimdhënës, me COVID-19 janë 1489 mësimdhënës. Nga 298 mijë nxënës, janë mbi 6 mijëtë infektuar me COVID-19. Me skenarin rikthimi me prani fizike janë 672 shkolla, me skenarin A 7 shkolla, me skenarin B janë pesë shkolla, ndërsa në skenarin C janë 90 shkolla”, tha ajo.

Ajo ka folur edhe për dy marrëveshjet ndërkombëtare në fushën e arsimit të cilat janë miratuar ditë më parë në Kuvend.

Merret vendimi, ShSKUK tash i pranon testet rapide

0

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, ka vendosur të njohë testet rapide për stafin shëndetësor.

Ky vendim është marrë dje në Komitetin e ShSKUK-së, por është bërë i ditur nga ky shërbim.

“Bazuar në konkluzionet e Komitetit të ShSKUK-së të datës 27 janar 2022 për ngritjen e gatishmërisë dhe menaxhimit të situatës me Covid-19 -Çdo të punësuari të ShSKUK-së ( personeli shëndetësor dhe jo shëndetësor) i njihet testi rapid si test konfirmues për Covid-19 pozitiv, por i njëjti duhet të bëhet brenda institucionit, të regjistrohet në librat e protokolit dhe të lëshohet raport me shkrim nga mjeku i klinikës, spitalit apo institucionit përkatës. Për rezultatet e testeve duhet të njoftohet IKShPK konform normave rregullative”, thuhet në njoftim.

Fillimisht, ky test me rezultat pozitiv në COVID-19 tek mantelbardhët nuk shërbente si dëshmi e besueshme për eprorët e tyre. Ndaj si konfirmim i kësaj u kërkohej testim shtesë, atë me PCR.

157 pacientë me COVID-19 të shtrirë në QKUK e spitale, 7 pacientë në Spitalin e Prizrenit

0

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka njoftuar se në QKUK dhe spitalet e përgjithshme janë të shtrirë gjithsej 157 pacientë të konfirmuar me COVID-19.

Me oksigjeno-terapi janë 108 pacientë, kurse në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive janë të shtrirë 3 pacientë

Sipas komunikatës, 9 prej këtyre pacientëve, janë fëmijë të shtrirë në Klinikën e Pediatrisë.

Ndërkaq, në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike janë të shtrirë 13 pacientë.

Njoftimi i plotë:

Të shtrirë, 157 pacientë të konfirmuar me Covid-19

157 pacientë të konfirmuar me Covid-19 dhe 4 pacientë të negativizuar nga Covid-19 janë të shtrirë për trajtim mjekësor në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Me oksigjeno-terapi janë 108 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë të shtrirë 3 pacientë,

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 78 pacientë

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë

Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 13 pacientë

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë

Spitali i Pejës, 11 pacientë

Spitali i Prizrenit, 7 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 15 pacientë

Spitali i Ferizajt, 9 pacientë

Spitali i Gjilanit, 14 pacientë

I dha ryshfet policisë 10 euro në Vërmicë, i kushton me 6 muaj burgim me kusht e 500 euro gjobë

0

Shtetasi i Republikës së Shqipërisë, Miri Duka u dënua me 6 muaj burgim me kusht dhe 500 euro gjobë, pasi pranoi se ia dha 10 euro ryshfet policit në pikën kufitare në Vërmicë.

Aktgjykimi ndaj tij u shpall të enjten nga gjykatësja Raima Elezi, pasi Duka fillimisht u deklarua fajtor.

Në seancën fillestare të mbajtur në po të njëjtën ditë, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Mehdi Sefa dhe pas konsultimit me avokatin e tij Avni Berisha, i akuzuari Duka pranoi fajësinë për veprën penale të dhënies së ryshfetit.

Në këto rrethana, gjykatësja Elezi më pas shpalli aktgjykimin, sipas të cilit dënimi me burgim nuk do të ekzekutohet nëse Duka nuk kryen vepër tjetër penale brenda 1 viti.

Ai gjithashtu obligohet të paguajë 50 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 50 euro në emër të programit për kompensimin e viktimave të krimit.

Gjykata gjithashtu vendosi për konfiskimin e kartëmonedhës prej 10 euro, si mjet i kryerjes së veprës penale, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësja Elezi bëri të ditur se palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit, në afat prej 15 ditë nga dita e pranimit të së njëjtit në forme të shkruar.

Ndryshe, me shpalljen e aktgjykimit ndaj të akuzuarit u ndërpre masa e paraburgimit, ne të cilën gjendej nga 8 janari.

Aktakuza e Prokurorisë Themelore në Prizren, e ngritur më 19 janar 2022, e ngarkon Miri Dukën se më 8 janar 2022, rreth orës 00:15 minuta, në vendkalimin kufitar të Vermicës, në mënyrë të tërthortë i ofron përfitim personit zyrtar, policit kufitar Abdullah Shala, në mënyrë që ai të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare.

Gjithnjë sipas aktakuzës, Duka gjatë kalimit të Pikës kufitare të Vërmicës nga Republika e Shqipërisë për në Republikën e Kosovës me kamionetën e tipit “Mercedes”, për t’i krijuar lehtësirë vetes pasi nuk kishte autorizim të vulosur për drejtimin e kamionetës nga pronari Milaim Thaqi, i prezanton dokumentet e kërkuara nga ana e zyrtarit policor, ku në mes të dokumenteve në lejen e qarkullimit të automjetit kishte vendosur 10 euro ryshfet.

Për këtë, sipas prokurorisë ai ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit” nga neni 422, paragrafi 1 të Kodit Penal, e cila është e dënueshme me gjobë dhe me burgim deri në pesë vjet.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort